Komisioni Europian pritet të japë nesër rekomandim pozitiv për Këshillin Europian lidhur me hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Burime diplomatike në Bruksel bëjnë të ditur, se Komisioni ka përfunduar draftin e propozimit të tij pozitiv dhe ka rekomanduar hapjen e negociatave, me kusht që Shqipëria të zhbllokojë situatën rreth ligjit të “Vettingut”, i cili për shkak të vullnetit politik të PD, është sot i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.
Propozimet e Partisë Demokratike, që hapja e negociatave të bllokohet deri sa të përfundojnë zgjedhjet dhe “të zbatohet” ligji i dekriminalizimit, nuk janë marrë në konsideratë, përkundrazi, i vetmi kusht ka të bëjë me një akt politik të ndërmarrë nga PD kundër reformës në drejtësi.
Beteja e paprecedentë e opozitës për ta bllokuar procesin dhe për ta përdorur bllokimin si fitore elektorale, duket se ka dështuar. E vetmja “fitore” e delegacionit të opozitës, duket beteja kundër Majlinda Bregut, të vetmes deputete të opozitës, e cila këmbënguli që opozita të mos marrë atë vendim që mori.
Tani Lulzim Basha nuk ka shumë rrugë për të shpëtuar fytyrën para shqiptarëve.
Më e lehta është të përdorë faktin që ka pasur Aldo Bumçin kryetar të delegacionit të opozitës dhe ta marrë lehtë këtë punë para shqiptarëve, duke thënë që “Aldua, kaq di, kaq bën”.
Nuk është se nuk do ta besojmë, por do ta kuptojmë që ka pasur një strategji, derisa ka caktuar një budalla në krye. D.m.th është përgatitur dhe për këtë ditë.
Një tjetër rrugë, bile ajo më klasikja e tij, është t’ia fusë një të duartrokitur nesër në mesditë dhe të thërrasë “Fitore”, “Fitore”, si në rastin e reformës në drejtësi, dhe t’u thotë shqiptarëve, “ja, doli e vërteta në shesh, Komisioni propozoi hapjen e negociatave dhe i kushtëzoi ato me ligjin e “Vettingut””.
Për këtë të fundit le të akuzojë Gjykatën Kushtetuese dhe të bëjë sikur ka harruar që e ka çuar vetë aty.
Biles për ta bërë dhe më bindëse çështjen, të dalë në Rinas dhe të fillojë përqafimet me delegacionin, duke përqafuar të parën Majlindën, që të tregojë se ajo ka qenë linja e PD. Të tjerët kanë vepruar me kokë të tyre!
Ndërsa më seriozja do të ishte të thoshte atë që ka ndodhur vërtetë. Që Sali Berisha imponoi tërësisht qëndrimin e PD, duke i dhënë zemër Lulzim Bashës ta kundërshtonte deri në fund zyrtarisht hapjen e negociatave në Bruksel, me shpresë se kështu do të fitonte pikë para shqiptarëve. Kjo së paku nuk do ndikonte në procesin europianizues të Shqipërisë, por në procesin europianizues të PD.
E dimë që kjo është pak e vështirë, por meqë e ka këshilluar ky Gjekmarkaj “ji vetvetja”, edhe mund ta bëjë këtë.
Në fakt ironi e fatit është se PD, është autosugjestionuar aq shumë nga ato që thotë vetë për qeverinë dhe Shqipërinë në selinë e saj, sa tani, kur Perëndimi zgjedh të jetë me Shqipërinë dhe kundër saj, i bie që të akuzojë BE për gjithë dështimet e saj si opozitë. Tani i bie që me rekomandimin pozitiv, BE të jetë përgjegjëse për çdo akuzë të PD kundër qeverisë, pasi ajo mes akuzave të PD dhe propozimeve të qeverisë, ka zgjedhur këto të fundit.
Në të vërtetë, PD ka zgjedhur të ndihmojë Shqipërinë, dhe ky është hapi i tretë i madh dhe i parafundit që Shqipëria po bën drejt vendit anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Partia Demokratike është bashkëautore dhe bashkëkontribuese në dy hapat e tjerë, në nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit dhe në marrjen e ftesës për vend kandidat për anëtar të Bashkimit Europian. Ndarja e saj nga ky proces në hapin e parafundit, nuk tregon asgjë të keqe për Shqipërinë, por për faktin se një plak i ikur, jo vetëm nga pushteti, por dhe nga mendja, mendon se do marrë me vete në varr Shqipërinë për shkak të motos së tij “pas meje qameti”. Aldon mund të marrë maksimumi!
Kollaj fare- ishte absolutisht merita e PD që u çelën negociatat. Pse ç’prisni ju, të bëjë ‘mea kulpën’?
Vendin per kandidat per anetare te BE, e mori PS ne fillim te mandatit je gabim mero.
Ke folur si profet…jam shume kurioz dhe do pres te shikoj ca do beje Basha neser, ka shume mundesi te beje 90 % te atyre qe the…flm Mero.
O Mero eshte per tu cuditur se si pedeja ben te tilla levizje qe jane kunder frymes integruese te popullit shqiptar ne be.I vetmi shpjegim eshte se ata jane tmerruar krejt nga reforma ne drejtesi dhe po bejne cdo levizje te mundshme kunder saj. Me sa duket e kane kuptuar se asgje nuk e ndal dot me reformen dhe bejne veprime te tilla antishqiptare .Me kete rruge politike qe po ndjekin ,vitin tjeter rrezikojne te dalin parti e trete pas lsi.
Mero, gjithnje e tregon, qe nuk ke ndonje njohuri mbi njerezit dhe gjerave. Ti nuk arrin qe te kuptosh drejte gjerat ashtu siç jane. Ti vazhdon akoma me mendimin qe Basha, Berisha dhe ndonje shpellar tjeter i PD-se nje dite do te ndryshoje dhe do te behet njeri i mire. Po te kishe pak njohuri mbi njerezit, ti nuk do te rrije aq gjate mbas Berishes dhe vetem kur t’u prish interesi vetjak fillove qe ta sulmosh.
Berisha dhe gjithe PD-ja jane tradhetaret numer 1 te Shqiperise dhe duhen qe te marrin denimin e merituar. Çdo lloj mendimi tjeter eshte keqberes ndaj shqiptareve.
Me kete qe beri PD.ja, duhet qe te gjithe shqiptaret qe duan zhvillimin,te ngrihen dhe te kerkojne varjen e te gjithe PD-se ne mes te Tiranes. Tradhetari duhet qe te marre denimin e merituar dhe jo me te tolerohet.
Basha ka kohe qe eshte nga “fshati” i gruas , eshte “hollandes” !
Perfaqsuesi me I manipulushem dhe i papergjegjshem,Aldo Bumçi, “besniku” I familjes Berisha,perfaqson regresin dhe kundershtarin e PD kunder BE-s,me gomar burre nuk gjen !
Respekt per ish ministren e integrimit Bregu,qendrimi dinjitoz I saj, respektohet nga miljona shqiptare,qe presin me padurim lajmin e hapjes se negociatave.
epo duam , s’duam pak dem e kane bere ata.
E keqja do ta beje punen e saj,por koken e vet do haje.
MAJLINDA KA MBAJTUR QENDRIM TE PERGJEGJSHEM DHE
DINJITOZ , PER VENDIN DHE PER VETEN E SAJ !
Mero noji gje per permbytjet apo ste plas fare
nuk do ndodhe as e para, as e dyta e as e treta. e kuptoj qe ne rastin ne fjale merua do te ruaje etiken. po me Ke? dihet fare mire se te besh pjese ne shqup, nuk eshte se nuk e di nga shkon timoni. je i pregatitur qe me pare per kete. perndryshe do ishin divorcuar siç e kane bere te tjere. kot thoni se i mban saliu. saliu mund te mbaj ushkurin e brekeve te tij, po te tjeret s’i mban dot. ata jane aty me koshience, se keshtu u pershtatet natyra prej jenash. duket se ben perjashtim ndonje bregu apo selami. po te tjeret jane me zi se aldo fisheku. ore, po e kuptoni qe per ata europe do te thote shkerrmoqje e pd ne me pak se nje vit . ju mjafton te shikoni se si drejtojne e si ndertojne , per te kuptuar se ata jane me afer me talebanet, se me perendimin e qyteteruar. po lidhjen islamike e harruat o njerez. po si mund te jene dakort kata kur lidhja arabe me bashkimin europian jane dy gjera diametralisht te kunderta. dhe sa per bashen, ai çdo gje e ben me koshiencen e tij. nuk ka nevoje qytetari hollandez, miku i argites e i fazlliçit, ti tregoje rrugen sali jeleku. ai e ka tejkaluar edhe saliun me bemat e tij. ne moshen e tij saliu vetem sa i gezohej ndonje dreke gratis te shtepia hysniut. ndersa luli ne kete moshe , me nje firme u ngrys milioner. firmosi tradhetine me shitjen e detit. si dhe eshte urdheruesi direkt i vrasjeve ne bulevard. do bertase fitore thote mero. kjo edhe mund te ndodh. ne fakt platforma e tyre qe perputhet me serbizimin si rryme, edhe e ben. serbet pas çdo bombe qe hidhej nga nato, kercenin e kendonin. se ç’do bejne ata ne shqup, kjo pak ose aspak nuk duhet te na merakose. puna eshte ç’do bejme ne. do vazhdojme te riciklojme berishe e aldo akoma? do shohim nul moken qe del ne parlament me mbishkrimin ne balle , jam idiot, hapuni. apo do riciklojme gra qe qajne ne kor se u humbi doktori i zemres. kete te mendojme ne. nese duam te kemi nje te ardhme. nese jo, atehere le ta gezojne kete vend frangajt e ballnjte. e ca me keq, palokat e nokat gjysmake.
Historia na ka treguar fundin e nje tradhetari. Pd sot vertetoj kete gjeneze te sajen. Qe me emer te bukur te partise ka 20 vjet qe manipulon kete popull.Si vazhdoni dhe i quani politikan keta njerez te poshter qe shesin pasuri te kombit,vrasin popullin,vjedhin pasurit e tij dhe gezojne qe i poshtrojne .Mero je moshe e pjekur ti, mos ja lejo vetes keto lajthitje me idrejtperdrejt me keta(rob…a).ky eshte mbiemri ityre.Gjithe jeten nuk e votoj me PD.
Nuk e di kush ka mare persiper ta shkatrroje pd, basha apo berisha. Demokratet shqiptare munde te falin cdo gje po jo kete qe ti kerkoshe evropes qe te mose pranojne shqiprine, ky veprime si hapen dhe si nuk hapen negocjatat coje ui ne mullirin e rames. Pd duhet ta kuptojne qe sa me shme afrohesh me BE aqe me e veshtire behet per ramen vjedhja e votave. Dhe pd duhet te veprojne dhe mos te bejne sikur skuptone vota bleu vetem lsi dhe partija came. Pd qe te rritet si parti duhet te denojne ilir hajdutin qe bleu vota hapur ne zgjedhjet e kaluara. Pd nuk duhet te ikin me me shprese se ilir meta do ngrihet nje mengjes dhe do thojne shkojm e bejm kualicion me pd.
A di ndonjeri te me shpjegoj se cfare fitoi Shqiperia me kete marreveshje qe qenka nenshkruar? Cfare do jete ndryshe per nje Qytetar te thjeshte??