Një shpjegim për “arrogancën” e Ramës me Greqinë

2 Nëntor 2016, 20:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqipëria dhe Greqia po zhyten në spiralen e patetizmit dhe nervozizmit të ndërsjelltë, për shkak të nevojës që kanë ish-përfaqësuesit politikë të pakicës greke në Shqipëri, për t’u faktorizuar përmes problemeve sociale të një pjese të elektoratit të tyre. Një grup banorësh të Himarës, që kanë probleme me planin e ri urbanistik të qytetit, kanë angazhuar Athinën zyrtare, në një betejë nervangritëse ndaj qeverisë shqiptare, duke “urdhëruar” autoritetet shqiptare, se çfarë duhet të bëjnë në Himarë.

Kjo ka sjellë nga ana tjetër një përgjigje po aq provokative dhe nervangritëse nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka devijuar debatin nga plani urbanistik i Himarës tek plani urbanistik i Akropolit. Bile ka premtuar se do të vazhdojë debatin me ta ditën e enjte në Kuvend.

Por a janë këto arsye për të pasur tension mes dy vendeve?

Mes Shqipërisë dhe Greqisë ka probleme të rënda të historisë, të cilat gradualisht po tejkalohen dhe gjatë këtyre 25 viteve situata është normalizuar. Mes dy vendeve ka një Traktat të Miqësisë dhe një bashkëjetesë normale mes dy popujve në Greqi dhe Shqipëri. Problemi i genocidit mbi popullsinë çame, problemi i shkollimit të ndërsjelltë të grekëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në Greqi në gjuhën amtare, çështjet e pronave të ndërsjellta të qytetarëve mes dy vendeve, çështja formale e Ligjit të Luftës me Shqipërinë, si dhe roli që Shqipëria ka luajtur si urë kalimi për komunistët grekë të ndihmuar nga Moska në vitin 1949 në Gramoz, janë çështje që realisht trazojnë vazhdimisht raportet mes dy vendeve.

Por debati i javës së fundit nuk ka lidhje me këto tema realisht të forta në raportet mes dy vendeve, por me një banalitet të dikujt, në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, që ka vënë bast t’i ngrejë nervat Tiranës, për një problem administrativ puro shqiptar, që nuk ka asnjë prapavijë etnike apo antigreke siç është zbatimi i një plani urbanistik. Bile disa nga personazhet e këtij grupimi që po ankohet në Athinë për prishjet në Himarë, deri disa vite më parë kanë fituar vota si “antigrekë” në Himarë.

Pra zanafilla e këtij debati është elektorale dhe ka të bëjë me segmente të veçanta në Ministrinë e Jashtme të Greqisë që kanë në patronazh PBDNJ në Shqipëri, të cilës duan t’i japin një dorë me shpresë se do rifutet në Kuvend. Ndërsa deri më 2010 mekanizmi kryesor elektoral në Shqipëri ishin vizat greke dhe pensionet, tashmë me përçarjet brenda faktorit grek në Shqipëri dhe largimin e figurave të rëndësishme intelektuale që ka pasur ajo parti, çështja e futjes së tyre në Kuvend, është çështje pazari. Ata duhet t’i fusë ose PS ose PD. Herën e fundit i ka futur Partia Socialiste.

Me sa duket PBDNJ po përgatitet të hyjë në koalicion me Berishën dhe ka nevojë të prodhojë një vatër tensioni për vota në Himarë.

Nga ana tjetër Athina zyrtare është angazhuar me qejf në këtë histori, për shkak të afërsisë që Partia Socialiste ka krijuar me Partinë e komunitetit çam në Shqipëri, dhe mundësinë që të dalë me ta në zgjedhje si aleatë.

Kaq është e gjitha.

I gjithë tensioni, patetizmi, nervozizmi, karshillëku dhe beteja me historinë, në fakt ka të bëjë me shpresën nga Athina se do kemi një deputet të PBDNJ në Kuvend, dhe frikën po nga Athina, se mos do kemi deputetë të shtuar të partisë që përfaqëson çamët në Shqipëri.

Dhe karshillëku i Ramës është po aq elektoral. Ai ka hyrë në betejë si publicist dhe jo si politikan, pasi vetë çështja që i kanë hapur ata si debat, nuk e pengon atë, të thotë çfarë të dojë. Problem do të ishte nëse Rama do diskutonte me Greqinë realisht për problemet që kemi mes dy vendeve, për litarin jashtë që ka lënë Berisha me varreza dhe histori të munguara reciprociteti. Për shkak të origjinës së tij nga Bregu, familjes ortodokse dhe mungesës së komplekseve ndaj Greqisë, ai natyrisht është shumë herë më dinjitoz në këto raporte se sa Berisha që i djegur “nga qulli” i viteve 90, i frynte dhe “Kosit” në vitet 2000 me Greqinë. Rama e di se po diskuton me Greqinë, për problemet që kemi ne brenda vendit, për raportet tona elektorale, për pazare deputetësh dhe presione koalicionesh, dhe jo për raportet shtetërore mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai e shikon këtë përfshirje të Greqisë si një çështje klientelizmi të dikujt që merr rrogën në Athinë vetëm për PBDNJ në Shqipëri. Dhe po u përgjigjet me arrogancë. Sikur po flet me Vangjel Dulen dhe Nikollaq Neranxin!

27 komente në “Një shpjegim për “arrogancën” e Ramës me Greqinë”

  1. dash says:

    Te lutem Mero,ta beje per cfare te doje, shqiptaret per Here te pare u ndjene te mbrojtur dhe te barabarte me te tjeret ,ne djall diplomacirat apo kujdeset e tepruara se “mos merzitim gjitonin”.Kur gjitoni eshte i poshter nuk ke cfare te humbesh,te humbur e te humbur jemi…pershendetje

    1. Krio says:

      Jepi voten se per voten tende e ben. Dhe Enveri trim ishte po te harruan fare. S na e varen fare. Na izoluan. Na ben si Korea Veriut sot

  2. Adriatik says:

    Kryeministri drama per votat e turkoshqiptareve kerkon revansh ndaj grekeve. Nuk filloi tani. Filloi kir ngriti zerin te konferenca peifterinjve si te ishte te mejnania vet, kur filloi te merret. E prishje kishash e provokime.

    Ai e di qe greket e ortodokset shqiptare jane njerez te bute larg kontigjentit te krimit. Nuk i ka frike. Po te ishte trim mind te prishte nje nga 700 dhami ilegale te ndertuara per popullon turkoshqiptar. Nuk e ben ate. Dhe i inkurajuar nga padroni rexhepi…dhe nga kriza ekonomike e greqise kunton se do jete i suksesshem te revanshi. Harron qe kete e ka marre me ahpulla sqliu sa ka dashur. Greket nuk te kane frike drama. Me veton nuk te lene ne evrope, 1 milione qytetare ti kane pagezuar dhe greqizuar. Ti u kinton akropolin….po cdo qytet antik ne kete vend nga greket e ke. Edhe pamvaresine e ke nga ata se ndryshe territor oaman do ishe. Edhe Tsipras kryeministri ste ka folur fare. Nuk do merret me legena ai. Po vazhdo kruaje se ne 2017 perjashta je.

    1. liku says:

      “Panvaresine” nga “greku” hahahajaha ik ore i semure psiqik pa shqiptate nuk kishte jo Greqi po as Helade more pic derr pa shqiptare do te kishit sot Erdoganin per President hahahaha dhe ti na trego panvaresine eshte e kunderta more hale 300 more hajvan

    2. razo says:

      E vertet qe qyqeterimit grek te vjeter nuk i ka borxh vetem shqiperia por gjithe evropa.. Por, greket e sotem nuk jane greket e vjeter te para 2 mij vjeteve qe i dhuruan botes shume thesare. Greket e sotem jane pjelle e primitivizmit otoman, ne thelb te korruptuar deri ne gen e shtet fanatik fetar orthodox. Jane turpi i evropes dhe sikur grekt e vejter ta dinin qe greket e sotem ju lepihen gjermanve te fiseve barbabare ne ato kohera per disa euro do i kishin vene flaken akropolis vete.

      Te vijne zorret ne gryke dhe shtet fundurrine qe merret me himaren kur gjysmen e qipros dhe gjysmen e Turqise se sotme nuk guxojne as ta cojne ne mendje ta permendin e jo me te kerkojne “te drejtat”. Fundurrin shtet!
      Sa per grekerit ne shqiperi mos te haj shume meraku se e dime shume mire qe jane njerez te bute, te urte, punetore e te shkolluar. E dime sepse kemi krushqi me ta sepse kane nje zakon qe ende sot e mbajne nuk martohen brenda ne fshat por nuset dhe dhunduret i marrin jashte fshatrave te tyre. Nuk i marrin ne Greqi jo sepse minoritaret e Dropollit e te Sarandes grekerit e sote m nuk i shohin dot me sy por i marrin tek fqinjet e tyre ne shqiperi. Sa per disa ne Himare te thote mire Merua qe jane te njejtit njerez qe deri dje ne zgjedhje e kaluara ishin anti-greke. I ke me emra e mbiemra ik edhe konfirmoji. Placo njerez e palaco shtet qe kekron percarje ne njerez.

    3. Mondi says:

      S’e marr vesh cfare jeni ju mer jahu? Dmth a jeni gjakprishur, a jeni fare e skaduar e jevgjeve , a ju ka bere prifti pordhe mendjen me ndonje tegel nga mbrapa. Dmth ti ne cfare kuadri flet ketu, se te thote njeriu kaq budalliqe varda. S’e cfare eshte kjo ortodokset e bute? Vetem ti e di. Ortodokset e Greqise qe vrane e prene femije e gra e pleq came? Eshte gjynah te flasesh per dredhit dhe per pabesite e ortodoksve. Tani me po njihen ne nivel europe. Ata 1 milion shqiptar le te pagezohen sa te duan, prape shqiptar kane ngelur. Madje shumica e tyre per shkak te zezave qe kane hequr i kane greket hal ne sy.

    4. Turi says:

      O Adriatik te rente samari. Ik o koke tope ik. Ciprasi jote eshte eksperimeti qe i beri bota eladhes tende te dhjere. Sa per mardheniet jan greket qe e kruajn bythen me shqiptaret jo ne me greket. Prandaj o adriatik o deyi i zi o deti mesdhe. Mos ha shume se te ben deme

    5. Elton1 says:

      Pse ne Europe esht greqia e sotme? ?
      A nuk thoni qe jeni vllezer me ruset e azise?
      Kush ju pjerdh ju ne BE mor aman?

    6. Zorzi says:

      Mekat qe nuk e ke mesuar gjuhen shqipe

  3. kombi says:

    Ama dhe Greqia po urdheron dhe kercenon ,njesoj si me vartesit e tij . GREQIA PO TE JETE E ZGJUAR NUK DUHET TE NDERHYJ NE CESHTJET E SHQIPERISE .
    ABSURDE.

  4. Gjon Leka says:

    Deri sot është kënduar historia sipas avazit grek. Përse mos ta dëgjojnë variantin shqiptar grekët e të dashuruarit pas grekëve? Por edhe shqiptarët (arvanitët, arbëreshët, mërgata e ré shqiptare, të asimiluarit e rinj e apostatët shqiptarë të vetshpallur grekë).

  5. leka says:

    Rama eshte me shume se diletant ne politiken e jashteme:
    Pasi kerkoi Shqiperine e madhe,kafshon gjuhen dhe me mbas me nje gjuhe me se rrugacerore,pa pasur asnje shkak,vetem per ti pelqyer obames, vete dhe perflet keq Trump,dhe per te bere ´´politik´´vehtjake, gjithmone mundohet te duket me islamist se islamistet duke ja futur gjithmone kristianeve te ´´vet´´.
    Harron keq i gjori qe nuk eshte kryeministri i shtepise se vet.por i gjithe Shqiperise.

  6. Usa1 says:

    Kur ministria e jashtme greke te thot ty se si do merresh ti me shtetasit shqipetare me te njejta tone ju pergjigj dhe qeverria shqipetare . Kur greqia deshiron te ngrej 8000 varre ne shqiperi , te njejten gje duhet te kerkoje dhe qeverria shqipetare te ngrej nje memorial per camet e vrare nga greku . Kur greku do te kujdeset per bashkombsit e tij ne shqiperi , te njejten gje duhet te bej dhe qeverria shqipetare te kujdeset per pasurin e cameve qe kane lene ne greqi dhe per ata pak alvanitas qe e mbajne veten per shqipetare. Kur greqia te kerkoje te ve kufirin ne shkumbin , ne duhet ta vem kufirin ne preveze.
    Dhe sa per histori tu kethej nje pergjigje tgrf me shoke , greqia eshte si shtet 20 % greke te vertet , 30 % jevge te ardhe nga azia, 20 % vllahe dhe 30 % shqipetare.

  7. Nga brigjet e Adriatikut says:

    Edhe Adriatik edhe Grek. O ndro emrin, o meso te mendosh dhe shkruash shqip!

  8. Rr. B. Gramshi says:

    Skypion, ku je? Nuk ke mare 15 rrugen e diteshit?

  9. Kola says:

    E mbeshtes politiken e jashtme te Rames. Greqia po nguli nje gozhde diku, do i bjere asaj gozhde perjetesisht. Ne Shqiperi ajo nuk ka vetem nje gozhde. Qenrimi mosperfilles i Rames ndaj Greqise eshte dinjitoz, po aq sa eshte femijnor debati e tij i fundit, ku le politiken dhe merr rrolin idiot te historianit te nervozuar. Politika do nerva celiku. Ajo eshte per t’i zgjidhur problemet e jo per t’i acaruar me tej, aq me teper kur ke te besh me partner kapricoz.

  10. Greece & Turkey are shit says:

    Te lutem Edi Rama. me bej mua minister te mbrojtes!!!!!! vetem 2 jave!!

  11. spectrum says:

    Mero problemi eshte krejt tjeter , shume e qarte perendimi po ushtron presion me ane te greqise per zbatimin e menjehershem te reformave qe kalojne perfundimisht shqiperine ne pjesen perendimore elitat e vjetra te tiranes nuk pranojne se kane marre fund,

  12. Ben Dibrani says:

    Mos e relativizo problemin Mero, Greket po “kruhen” vete dhe sa me shume ta kruajne, aq me keq per ta.
    Arroganca (bashke me idiotesine e pashoqe) eshte nga ana e tyre. Arroganet eshte te imponosh genjeshtren si te vertete, jo te guxosh te thuash te verteten qe e dine te gjithe.
    Athina nuk ka asnje qeveritar qe ne njohim sot qe te mos jete Shqiptar, eshte kaq e thjeshte hiqi “-s”, “-os” ne fund dhe “i del peta lakrorit”.
    Rama po perfaqeson me dinjitet te verteten dhe ndjeshmerine me te madhe te shqiptareve. Na eshte rrembyer dhe tjetersuar territori, popullsia dhe historia e lashte.
    Nuk eshte fjala per plus minus nje deputet
    Eshte e turpeshme te heshtesh ne keto rrethana.

  13. alphade says:

    Z. Meri mbreme pashe ne TV grek ,fsktorin rus, Lavrovi i ” i kenaqur”
    nga qendrimet pro-ruse te Greqise ne gjirin e BE.-s dhe kjo eshte nje
    sfide e Greqise ndaj NATO-s . Pra faktoret lidhen ngushte . Rama i ka
    llogaritur mire sfidat me Greqine . Rama , nga ana tjeter eshte aq i afte
    dhe une do te thoja se eshte nje politikan i thekur pavaresisht opinioneve
    qe e cilesojne si jo poplitika, sa qe brenda dites t’i permiresije m-dh me
    Tsipras dhe kete Ai e ben me nje aftesi te habiteshme . Une besoj ne afte-
    site e Rames si politikan i paarritshem deri me sot nga cdo politikan tjeter.

  14. Bond says:

    Ja cfare shkruhet me siper ne kete palo shkrim:
    “Mes Shqiperise dhe Greqise ka probleme te renda te historise, te cilat gradualisht po tejkalohen dhe gjate ketyre 25 viteve situata eshte normalizuar”.

    Ku i gjen keto ‘perfundime’ o Mero djali? Gjate ketyre 25 viteve situata per Shqiperine eshte renduar jashte mase deri ne kercenim te hapur te sovranitetit dhe integritetit territorial te Shqiperise. Flamuri dhe gjuha greke valeviten dhe perdoren kudo pas asnje lloj takti e kriteri, a thua se jemi territor grek! Shqiperia eshte mbushur me varre te sajuara greke, nderkohe qe agjentet dhe trupat ekstremiste e paramilitare greke hyjne e dalin sipas qejfit ne Shqiperi dhe mbjellin urrejtje e separatizem kudo ku shkelin. Agjentet e Asfalise jane ulur kembekryq dhe kane pushtuar strukturat shteterore, parlamentin, partite, shoqatat politike, etj. Ne ndihme te tyre eshte kleri orthodoks me ne krye Janullen si dhe investimet strategjike te biznesit grek ne Shqiperi.
    Ndersa Shqiptaret, pervecse kane humbur rende ndaj grekerve keto 25 vjet, s’kane fituar asgje pervec punes si argate per nje cap buke ne Greqi. Shume prej tyre kane lene kockat maleve e kantjereve te ndertimit.
    Shqiperia eshte tashme de-facto’ e pushtuar nga Greqia (jo me tanke) dhe do te jete shume e veshtire shkeputja prej saj dhe rifitimi i pamvaresise se humbur pa ndihmen e aleateve te medhenj si SHBA, Itali e ndonje tjeter!

    1. james says:

      zoti Bond
      nuk do komentoja por keto qe shkruajE SAKTE me lart me ngacmojne kujtesen.
      ———-
      Mendoj se kjo loje me grekun eshte nje skenar per largimin e Rames me “kopili-theksi ne fund”.KUJTONI DHE LARGIMIN E BEN BULLSHITIT NGA PS 8 muaj para votimeve
      Eshte identike me salimutin ne 1995 kur futi ca minorikare ne burg. dhe pas 2005 saliqeni pothuajse e nxorri ate vend ne ankand..
      _______
      Nuk eshte sekret te thuhet qe lobi grek ne Amerike eshte 1000000 here me i forte se lobi shqiptar. dhe keto bejne ligjin sot ne shqiperi.KURSE LOBI SHQIPTAR ME CA ELEZBIBEROAMERIKARE eshte pak ti thuash tradhetare
      Kujtoni donald lune dhe lu bashn qe takojne komunitetin grek ne washington & ny me shume perzemersi.
      SE CFARE KANE BERE GREKET PER CEREK SHEKULLI E TREGON KY MATERIALI I MEPOSHTEM
      (UROJ QE GREKET TE MOS KENE MARRE SKELETIN E GJYSHIT MEROS DHE E KANE CUAR NE VARREZAT GREKE NE KELCYRE)
      Shërbëtorët e Athinës mes klasës politike në Shqipëri, mbajnë kokën ulur, ndërsa Greqia realizon planin e saj afatgjatë të asimilimit e nënshtrimi të shqiptarëve si komb dhe si truall

      WORCESTER, MA – Politika shoviniste Greke nuk ka të ndaluar. Edhe në ditët e sotme. Një orkestrim i shkëlqyer si nga Athina, ashtu edhe nga segmente politike shqiptare që u ka mbetur qejfi se nuk janë pjesë e qeverisë së re shqiptare. Më 16 Gusht 2013, në Përmet të Shqipërisë pas një maratone 16 vjeçare të gjyqeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ekzekutimin e vendimit për lirimin e objektit të Pallatit të Kulturës Naim Frashëri që mbahej me forcë prej Kishës Ortodokse të qytetit u bë e mundur në përputhje me rregullsinë ligjore të zbatohej vendimi i formës së prerë. U rihap Pallati i Kulturës. Kuptohet, organet shtetërore shqiptare kanë bërë qorrin dhe shurdhin për kaq vjet edhe për një arsye tjetër, sepse në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare është Anastas Janullatos me kombësi greke i kurorëzuar si kreu i Ortodoksisë jo në kishë, sepse thirrjet “Noli!, Noli!” , apo Anaksos dhe kënga patriotike “Për mëmëdhenë!” bënë që shpura e Ortodoksisë ta kurorëzonte në hotel Tirana edhe me pëlqimin e Athinës e të Patriarkanës Ekumenike të Stambollit si për fillim përkohësisht, por, ja që na mbeti peshqesh i vërtetë!
      Presidenti i atëhershëm Sali Berisha nuk dha ndonjë mesazh pëlqimi. Pra, karrikja e Ortodoksisë u uzurpua prej 21 vjet e ca ditë sot nga Janullatos, një prift me kombësi Greke duke shkelur me të dy këmbët statutin e Kishës Ortodokse Shqiptare të cilën Fan Noli e bëri realitet themelimin e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe ndarjen përfundimisht nga ndikimi i Athinës fetare dhe zyrtare.
      Përse Athina zgjodhi Janullatos më 1991? I vinte keq për shqiptarët e besimit ortodoks? Po ç’ndodhi më pas? Në në të njëjtën kohë, më 1992 Konstantin Micotaqis, Kryeministër i Greqisë i parashtron Tiranës zyrtare (pozitës së djathtë plebishitare më shumë) si kusht ngritjen e varrezave greke në Këlcyrë të Përmetit, Ersekë, Korçë dhe Bularat, Gjirokastër me eshtrat e ushtarëve grekë që ranë në përpjekje me Italianët në Luftën Italo-Greke.
      Shqipëria, ndërkohë aspironte të fillonte negociatat me BE. Dhe Tirana zyrtare u nënshtrua para Greqisë dhe firmosi kushtin e Varrezave Greke në Shqipëri për të filluar implementimin e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit. Marrëveshja në fjalë u nënshkrua nga qeveritë e të dy vendeve në vitin 2008, kur u vendos që të ngriheshin dy varreza, një në Bularat të Gjirokastrës dhe një në Këlcyrë të Përmetit. Kisha Ortodokse (Janullatosi) do të administronte anën humanitare të varrezave në këto dy vende?!
      Bamir Topi, President i atëhershëm firmosi dekretin: “Dekretoj shpalljen e ligjit nr. 10 256, datë 25. 03. 2010 “Për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës Greko – Italiane të viteve 1940 – 1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.
      Deputeti Tritan Shehu, i cili, duke ftuar deputetët ta votojnë atë, ka theksuar se me këtë hap shteti shqiptar respekton të rënët në luftë. “Ne nuk duhet të ngatërrojmë gjërat, ndaj duhet të miratojmë marrëveshjen si shenjë respekti ndaj të vrarëve në luftë”, – tha në Kuvendin Popullor, Shehu. Shihni sa bukur!
      Marrëveshja kaloi në Kuvendin e Shqipërisë me vetëm 5 vota kundër të deputetëve të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të cilët e cilësuan të papranueshme “legalizimin” e disa varrezave inekzistuese të një ushtrie pushtuese. ” sipas shkrimit “Skandali i varreve, Greqia pranon ekzistencën e varreve pa identitet”, tek gazeta Kombëtare e datës 25 Janar 2013.
      Pra, Kosina e Përmetit dhe konflikti që ajo shkaktoi, kur në maj 2006 u zhvarrosën eshtrat e fëmijëve dhe grave të zonës me pretekstin e gjetjes së varreve të ushtarëve grekë, nuk e ndalën projektin e Athinës për të krijuar varreza ushtarësh në disa vise autoktone shqiptare të Jugut.
      Në varrezat e manastirit të Grykës së Këlcyrës, bashkë me eshtrat e ushtarëve grekë ishte planifikuar edhe vendosja e eshtrave të zhvarrosura në fshatrat e Përmetit. Atje, para se të cilësoheshin zyrtarisht si Varreza Greke me marrëveshje shtetërore, kanë qenë vetëm 36 varre të ushtarëve grekë të vrarë në betejën e malit të Golikut nga trupat e batalionit Italian, “Ujqit e Toskanës”. Ndërsa sot janë varrosur në manastirin e Këlcyrës edhe eshtrat e fëmijëve dhe grave shqiptare të Kosinës!! Ndërkaq në marrëveshjen shtetërore shqiptaro-greke u përfshi të varrosej në Shqipëri edhe personeli teknik apo klerikët që shoqëronin ushtrinë greke gjatë asaj luftës Italo-Greke në tokën shqiptare.
      Pas hapjes së pikës kufitare të Kakavijës, kur Karolos Papulias, ishte ministër i Punëve të Jashtme (me origjinë shqiptare nga Voshtina e Çamërisë), sot President i Greqisë e ndali vrapin në vizitën e parë zyrtare në tokën arbërore tek varret e ushtarëve grekë në Qafën e Kiçokut në Veri të malit të Trebeshinës. Pra, këtij Papulias i është shpëlarë gjaku i paraardhësve. Edhe Theodhor Pangallos po me origjinë shqiptare po njëlloj të shpëlarë e kishte gjakun përsa i përket Çështje Shqiptare kur kreu detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë. Dhe ligji i luftës që është ende në fuqi as që i shqetëson!
      Pra, ne Shqiptarët e Shqipërisë të keqen e kemi edhe nga këta funksionarë të lartë grekë me origjinë shqiptare që kanë patur e kanë jo pak rol në ngrirjen e marëdhënieve shqiptaro-greke edhe sot.
      Problemi nuk është kaq i thjeshtë sa duket. Filloi një sulm total i Athinës zyrtare pas 1991. Në vitin 1992 filloi zbatimi në praktikë i MegaEladhës. U krye incidenti i Peshkëpisë dhe filloi një luftë e pamëshirshme diplomatike greke për lirimin e anëtarëve të OMONIA. Ndërkohë, vërshuan bankat greke të instalohen në Shqipëri për të thithur edhe ato pak remitanca që sillnin shqiptarët emigrantë dhe u bënë investime për të marrë lëndë të para nga toka shqiptare. U joshën edhe shqiptarë me pensione greke nëse deklaroheshin me dokumenta se kishin kombësi greke. Filloi kumbarizimi i Shqiptarëve të Greqisë që me dashje dhe me detyrim i bënë që të ndërronin emrat shqiptarë në grekë. U hapën shkolla greke në Korçë dhe në Himarë. U ndihmua e u ngjall OMONIA. Zëvëndësministrat e Jashtëm grekë apo edhe deputetë nuk janë kursyer të vrapojnë në Himarë sa herë atje kishte zgjedhje vendore a qëndrore apo dhe artificialisht sikundër e ndihu qeveria e djathtë shqiptare njohjen e minoritetit grek në Himarë. Së fundi, në Gusht 2013, Berisha në Facebook, shkroi për herë të parë se nuk ka patur ndonjëherë minoritet grek në Himarë.
      Klasa politike e Tiranës në këto 23 vjet me firma shtetërore dhe mbështetje totale e ka çuar ujin në mullirin grek të ringjalljes së fantazmës Vorio-Epirit. Ja praktika e Greqizimit të Shqipërisë së Jugut: Me Varrezat greke në Këlcyrë dhe Bularat,me Agimin e Artë që erdhi në varrezat e Këlcyrës e provokoi si dhe bëri thirrje për luftë çlirimtare në Himarë , me mitingjet progreke të Korçës, me Kryqin e varrezave të Boboshticës, me Himarën artificialisht të incidentuar sa herë edhe me ndihmën e OMONIA, me traktet në Jug të Shqipërisë kur kryeministër ishte Aleksandër Meksi, me ndalimin e shtetasve shqiptarë të lindur në Çamëri për moshyrje në Greqi , me racizmin më të egër të këtij mijëvjeçari në Europë pas Serbit, me nota verbale diplomatike karshi shtetit shqiptar, me vrasje e torturim të shqiptarëve të pafajshëm të Greqisë që u mbahet peng statusi i nënshtetësisë greke, sepse janë kombësia e Dytë dhe në total me Arvanitët arrijnë deri edhe katër milionë banorë dhe përbëjnë rrezik për prishjen e ekuilibrit artificial nacionalist grek, me oreksin e aneksimit të Shkëmbit Barketa në detin Jon pa e respektuar kufirin detar sipas shelfit kontinental për interesa gjeoekonomike e politike, etj si këto.
      Por ç’është më e keqja qeveria e Berishës u përfshi edhe në skandalin e firmosjes së një marrëveshje për ujrat detare midis Greqisë dhe Shqipërisë. Edhe më herët në deklaratat publike për mediat, zyrtarë të lartë të shtetit grek kanë përsëritur apelin drejtuar Shqipërisë për të zbatuar marrëveshjen shqiptaro-greke të 27 prillit 2009 për delimitimin e zonave të firmosur nga ministrat e Jashtëm të atëhershëm, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis. Por me kërkesën e Partisë Socialiste, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e quajti të pavlefshme.
      Muajin e kaluar, në korrik 2013, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos ka theksuar, se ratifikimi i marrëveshjes për kufirin detar me Shqipërinë do të jetë një nga prioritetet e ngutshme të diplomacisë greke. Ja si nënvizon shtetari grek:
      “Me Shqipërinë, prioriteti ynë bazë është të rikthehemi në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të marrëveshjes për zonat detare, pas bllokimit nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë, deklaroi Venizelos para komisionit të politikës së jashtme dhe mbrojtjes së parlamentit grek. ”
      Pra, Greqia po i sheh interesat e saj me strategji të largët asimilimi e nënshtrimi të shqiptarëve si komb dhe si truall. Edhe pse i sorollat si shqiptarët e Greqisë dhe shtetin shqiptar deri sa të realizojë me çdo lloj mënyre qëllimet ekspansioniste dhe shoviniste, edhe hapur, edhe para Brukselit, edhe para Amerikës!
      Në të njëjtën kohë Çështja Çamëria u la pas dore nga klasa politike e Tiranës, që ishte e kapur edhe nga Athina zyrtare për interesa finaciare të oligarkëve të rinj shqiptarë që kanë lidhje tregtare me Greqinë. Turpi më i madh kur udhëhiqnin socialistët , më 2004-ën dhe vitin që shkoi është sjellja antikombëtare e deputetëve shqiptarë për Rezolutën Çame e cila, nuk u botua as në Fletoren Zyrtare dhe as që u diskutua për funksionimin e saj. Pra, me një telefonatë të Athinës, Kuvendi Popullor bashkë me Kryesinë që pretendon se e bënë votimin e Rezolutës Çame nuk bënë zyrtarisht botimin?! Pra, të shitur kokë e këmbë para interesave greke si të Djathtët dhe të Majtët e politikës shqiptare.
      Kështu do edhe Athina, t’ja shtrëngojnë edhe dorën Janullatosit, siç ja shtrënguan për 100-vjetorin e Pavarësisë. Bile, edhe ta dekorojnë siç bëri Bamir Topi me Urdhrin e Flamurit! Sa bukur! Lum shqiptaria për këtë klasë politike që ka sot Shqipëria që është shfaqur më së shumti si shërbëtore e Athinës.
      Të vimë tek zbatimi i ligjit për lirimin e objektit të Pallatit të Kulturës Naim Frashëri në Përmet më 16 Gusht 2013. Si ka mundësi që Janullatosi heshti? Pse? Nuk është aq budalla Janullatos! Bile, Greqia zyrtare thotë se u bë pa miratimin e qeverisë shqiptare! Po a nuk është kjo ndërhyrje e pastër e Greqisë në punët e brendshme të një shteti sovran si Shqipëria? Si nuk u ndje Ministria e Jashtme greke dhe Presidenti grek Papulias me origjinë shqiptare kur bashkëkombasi i tij, anëtar i Agimit të Artë bëri thirrje për luftë çlirimtare në Himarë? Si ka mundësi? Po Brukseli a trupi diplomatik a ka dijeni për këtë ngjarje?
      Pra, pse ka kaq shqetësim Athina? Kur nuk lejohen fëmijët shqiptarë të kalojnë në Greqi edhe pse kanë lindur në Greqi?
      Përkujdesja e qeverisë greke dhe heshtja e Janullatos janë kalkuluar mirë, që Janullatos të mos njolloset se e kemi dekoruar me Urdhrin e Flamurit Kombëtar, të atij flamuri gjigant që u shpalos në Këlcyrë më 27 Tetor 2012 para Agimit të Artë si dhe flamurit që u rivendos tek Pallati i Kulturës Naim Frashëri në Përmet.
      Është kaq delikate marrëdhënia Greko-Shqiptare sepse më shumë zjarrin e shtyjnë grekët e Athinës, por edhe shërbëtori i tyre Janullatos që josh segemente të politikës shqiptare me kryqin e legjionarëve të shenjtë që erdhën nga burgjet e Kretës dhe dogjën e plaçkitën 300 fshatra shqiptare e therrën shqiptarët e pafaj në Grabockë të Korçës, në Peshtan dhe Hormovë të Tepelenës, në Kuqar dhe Kosinë të Përmetit, në Delvinë etj njëqind vjet më parë në Shqipërinë e Jugut me masakrat greke në emër të fantazmës Vorio-Epir.
      Ka një heshtje varri nga Tirana zyrtare sa herë që në truallin tonë shqiptar ç’varrosen eshtra shqiptare si në Kosinë apo përdhosen varre si në Boboshticë, ka shkelje të hapura të sovranitetit me thirrje në tokën shqiptare apo dhe në mes të Athinës me këngë antishqiptare!
      Pra, kjo është Greqia e përkëdhelura e Europës që na keqtrajton si më 1913-1914? Pse çdoni ju shtetarë shqiptarë të bëjnë më shumë se kaq? Ëndrrën e tyre? Me tjetërsim harte në favor të tyre?
      A nuk e shikoni se ujrat edhe ngrohen e zbuten nga Janullatos apo nga interesat e ndyra financiare të shtetarëve grekë që rropën tokën shqiptare, pasurinë tonë kombëtare e deri sovranitetin me varreza greke në kufijtë e Epirit të Vjetër që është tokë shqiptarësh si dhe Çamëria e përdjegur dhe e përndjekur!
      Prandaj, zotërinj shtetarë grekë nuk mban më kurrizi i Shqiptarëve të Greqisë, i tokës shqiptare nën sovranitetin e Republikës së Shqipërisë që varret sipas oreksit Tuaj dhe merr po bekimin Tuaj me Janullatosin e kompani.
      Qeveria e re socialiste shqiptare, e cila është pasardhëse e problemeve që krijoi Berisha dhe Nano apo edhe shtetarëve të tjerë të të dy palëve Greke e Shqiptare duhet së pari të jetë me vetëdije kombëtare për të ngritur me forcë problemin e Çamërisë, të statusit të Shqiptarëve të Greqisë si dhe të shkuljes dhe shpënguljes së Varrezave Greke në BE dhe OKB duke i kërkuar falje edhe popullit shqiptar për këto pamendësi kombëtare.
      Të shpresojmë që deputetët shqiptarë të rinj do shfaqen si kombëtarë të vërtetë! Se Greqia nuk ka turp edhe pse e dimë ç’lojë shovinizmi bën edhe kur na buzëqesh në Athinë apo në Bruksel dhe lobet e tyre ne Washington dhe Bruksel.

  15. Xhixhi says:

    I heq kalelen zotit Kryeminster Rama!!! Bravo per qendrimin e tij patriot she dinjitoz!!! Po ti kishim thene Athine ne se c’fare te beje ne shtepine e vet? Si do reagonte Athina? Greket e duan nje ton te forte nga politika jone qe ta marrin vesh se nuk kane te bejne me njeres te frikesuar si Berisha me shoke (Lubonjen) se do humbin mbeshtetjen dhe leket nga Athina! Mjaft me na kane PERSEKUTUAR si komb! I kane trajtuar Shqiptaret si SKLLEVER ne Greqi pa as edhe nje te drejte! Leri Shqiptaret qe hapen bythesh ne Shqiperi se kane jete te mire. Ata nuk e dine se c’eshte jeta e mire, te jesh i lire, dhe me te drejta te plota! Kane me dekada qe rroptohen ne pune ne Greqi, kane paguar sigurime shoqerore dhe nuk marrin asnje pension. Lere nje here qe para policise dhe drejtesise Greke nuk je asgje tjeter por nje qen qe mezi presin ti vene nje gur ne qafe dhe ta hedhin ne lume. Na duhen politikane me bythe si Edi Rama dhe Ditmir Bushati ti tregojme vendin aty ku ju takon atyre qe flasin sikur jane te zotet e shtepise se tyre ne shtepine e tjetrit! Ne rradhe te pare Rama nuk e ben kete gje per publicitet dhe nacionalizm dhe as per vota, se toni i tij ka qene i qarte qe ne fillimet e qeverisjes se tij me Greqine dhe me Serbine!

    Edi Rama, Shqiptaret jane me ty kudo qe jane, na jep emrin Shqipetar!!!!

  16. Para Laci says:

    Edhe Rama metodat e Enverit po perdor. Sa here qe e kercenonin Enverin, ai mbante fjalime qe ti thoshte armiqve se e kam popullin me vete. Edhe kur Hrushovi erdhi ne shqiperi, Enveri nxori popullin qe ta priste e percjellte per ti thene mos guxo te me sulmosh se e kam popullin me vete. Kur Greqia erdhi ne kufij, Enveri ju tha, futuni brenda kufirit dhe do leni kockat neper malet e shqiperise si gjermanet ne Stalingrad – parti, Enver jemi gati kurdohere brohorisnin njerzit.

    Sa here e sulmojne Ramen, ai i fut nje fjalim apo mesazh ne FB qe ti thote grekut se e kam popullin me vete.

    Ndryshimi eshte se Enveri i kishte nja 3 million ushtare me vete, kurse Rama ka Naton dhe Turkun.

    Vazhdo O Ed, dhe mos ndalo kur te mbarojne zgjedhjet.

  17. a.f. says:

    Ku i gjeti Shqiperia burrat e kombit, pervec Gjergj Kastriotit?
    Feudalet shqiptare qe ropen popullin dhe zhduken gjuhen me ndihmen e Turkut dhe ndrrimin e fese se te pareve?
    Ahmet Zogu qe erdhi ne fuqi me ndihmen e Serbit dhe grabiti e braktisi atdheun kur filloi lufta?
    Enver Hoxha qe na izoloi neper kampe internimi dhe varferoi popullin ne ekstrem me diktaturen komuniste?
    Sali Berisha qe na vodhi e mashtroi sa deshi dhe tallet sot e kesaj dite me shqiptaret?
    Apo Edi Rama qe mori pushtetin me hajdutin dhe ortakun e Berishes, per te vazhduar vjedhjen?
    Morali: Cdo popull i meriton hajdutet qe ka zgjedhur vete per ta qeverisur…

    1. kanani says:

      burrat e kombit jane dy ” diktatoret ” gjergj kastrioti dhe enver hoxha sepse vetem ne kohen e tyre kishte ushtri kishte dinjitet dhe sovranitet.kape nje cike kete qe i fuste ate mikun grekut:

      KUR ENVERI I FUSTE GISHTIN GREKUT…

      ……..
      Krahesoni dy ushtrite:
      USHTRIA ENVER HOXHES
      “Provokacioni” grek i 2 gushtit 1949, agresion luftarak për pushtim
      Sipas dokumenteve faktike, në sulmin e 2 gushtit 1949, grekët përdorën kundër Shqipërisë ushtrinë me topa, avionë, ushtri tokësore e gjithçka që përdor çdo ushtri që synon të pushtoj një vend tjetër. Ushtria shqiptare, madje edhe populli i cili në regjimin “hoxhist” quhej “popull ushtar e kufitar vigjilent”, iu kundërpërgjigj sulmit pushtues grek, me luftë të armatosur, në mbrojtje të kufijve e trojeve që u sulmuan. Ishte një luftë e përmasave dramatike. Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar. Siç dihet, Greqia ka pasur historikisht pretendime e synime për rrëmbim territoresh shqiptare, të cilat në 100 vitet e fundit i ka manifestuar edhe me provokacione e diversione ushtarake, duke tentuar të zaptoj forcërisht trojet shqiptare. Këto diversione e sulme ushtarake, kanë qenë sistematike veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë në vitit 1912 dhe sidomos pas vitit 1913, kur “Konferenca e Londrës”, caktoi kufijtë zyrtar shqiptar, duke mbyllur kapitullin e kufijve mes Greqisë e Shqipërisë. Një nga aktet më famëkeqe luftarake greke kundër Shqipërisë, ka qenë sulmi ushtarak i nisur në 2 gusht 1949 në jug të vendit, me objektiv pushtimin dhe aneksimin me forcë të asaj toke shqiptare, që grekët e quajnë “Vorio-Epir”.

      KARNAVALET E SALI BYTHISHES
      Me 10 prill te 1994 i realizua masakra e pergjakur nga skuadro komanda “Pirro 1” Komando përbëhej nga 7 persona te armatosur me armatim te ushtrisë greke Pjesa tjeter qëndroi ne greke.Ne mesnatë u bë krimi, kunder një reparti me 130 rekrute te rinj dhe te parmatosur.Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Nata e 10 prillit 1994 do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Vendi ynë atëherë u gjend përballë një sulmi ushtarak. Një repart komando hyri nga Greqia 4 kilometra në tokën shqiptare. Pasi kishte studiuar më parë planin, njerëzit që mbanin veshur uniforma ushtarake, sulmuan postën kufitare të Peshkëpisë. Bilanci dy të vrarë, tre të plagosur dhe disa dhjetra ushtarë të traumatizuar. Komandoja greke kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë. Dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Më parë maskat kishin ekzekutuar edhe ushtarin Arsen Gjini. Tre rekrutë të tjerë mbetën të plagosur gjithashtu. Nën këcënimin e armëve maskat që flisnin greqisht duke përmendur Vorio Epirin, i mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër..
      Me forta eshte se sot nje nga terroristet Fredi Beleri jo vetem qe nuk u denua…jo vetem vetem nuk ka frike por hodhi kandituren per votime…ne Himare
      “”””””””””””””””””
      Pse kane turp te thone sot atdhekaret e poltikes dhe mediave se ne kohen e enver hoxhes qe kishte sovranitet te plote,ushtri moderne dhe krenari kombetare ja bente grekut tete me dy:
      Si I poshtronte enver hoxha korofillaket greke ne 1967
      (PJESE NGA FJALIMI)
      “Ne u themi monarko-fashistëve grekë:
      Nuk kanë lindur akoma as dje dhe as sot ata burra që të frikësojnë shqiptarët.
      Kufijtë e Shqipërisë dhe tokat shqiptare i mbron një popull dhe një ushtri
      që u derdh plumb në gojë të gjithë atyre që do të guxojnë ti prekin.
      Ndaj uleni bishtin, s
      e në rast se do të hyni në aventura,
      do t’ju ndëshkojmë rëndë;
      nëqoftëse ju do të goditni kufijtë tanë,
      ne do t’ju kthejmë në kërma!”.

  18. allhade says:

    Nje bravo kozmike per K/ministrin Rama . Ai e shpjegoi qarte fushaten
    antikombetare te Vangjel Dules . Gjithemone Greqia ka gjetur nje Daut
    Hoxha per te justifikuar nje ” casus belli’ me Shqiperine . Kjo eshte edhe
    veper e Opozites destruktive shqiptare ,me ne krye tradhetarin dhe krye-
    krimineli Sali Melloshevic – Fasllicin. E gjithe kjo shamata dhe zallamahi
    qendron ne faktin se delinkuentet duke filluar nga Berisha,Basha,Ilir Muti,
    etj . duan t’ i shpetojne vettingut ,. Po valle ato triumfoje Drejtesia apo
    Korrupsioni ne te tre ” brenche-” e shtetit ??? Kush do te fitoje ??? Ne
    keto kushte shpresa e shqiptareve mbetet vetem nderkombetaret ne zba-
    timin e Ligjit te Vetingut , Amerika dhe BE- ja ….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje