“Gjoba” e Metës për Ramën dhe Bashën!

26 Tetor 2016, 19:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Aleati kryesor i Partisë Socialiste në qeveri, Ilir Meta, ka kërkuar një ridimensionim të marrëveshjes politike me Partinë Socialiste duke lënë të kuptohet se do të kërkojë postin e kryeministrit, ose do të preferojë të jetë kryetar i opozitës. Në intervistën e tij të fundit, në A1 Report, Meta theksoi se ka objektiv të jetë më shumë se kaq sa është në zgjedhjet e ardhëshme, nëse do të qëndrojë në këtë koalicion, ose do të preferonte më mirë të ishte kryetar i opozitës më të madhe në vend.

Deklarata e tij është kaluar në heshtje nga Partia Socialiste e cila ka marrë dhe sinjale të tjera të pretendimeve të LSI, për kryeministrin e ardhshëm. Të paktën dy rivalët formalë të Metës në LSI, duket se janë në garë vetëm për të përsëritur këtë kërkesë. E gjithë kjo e bën të pasigurtë marrëveshjen e re të koalicionit pas pranverës së vitit të ardhshëm, dhe e lë të hapur vazhdimin e qeverisjes së deritanishme me konflikte dyshime dhe frymë të fortë mosbesimi mes palëve.

Por ajo që është dhe më e fortë tek deklarata e Ilir Metës është fakti se ai e konsideron rival të fortë Edi Ramën, por nuk e përfill fare ekzistencën e opozitës më të madhe në vend, Partinë Demokratike. Me një vetëbesim të deklaruar, Meta e konsideron skenën politike si një betejë mes PS dhe LSI dhe e konsideron qysh tani Partinë Demokratike një forcë të tretë politike. Pretendimi i tij se do të jetë ose kryeministër ose kryetar i opozitës nënkupton se PD është forcë e tretë në vend.

Ky është në të vërtetë një pretendim i fortë nga LSI, por dhe një dorashkë e hedhur për dy forcat kryesore politike që pretendojnë pushtetin, PS dhe PD.

Të dyja e kanë dëgjuar Ilir Metën dhe asnjëra nuk ka folur. Edi Rama nuk ka dëshirë të flasë, pasi bën sikur nuk e ka mendjen, ngaqë i ka votat rezervë për t’u mbrojtur nga një krizë e parakohshme. Ndërkohë koha është në favor të tij, pasi askush nuk pret të fusë vendin në zgjedhje, disa muaj para zgjedhjeve normale.

Nga ana tjetër Lulzim Basha është në një pozitë qesharake. Ai përveçse ka ditë që kërkon aleanca dhe bashkime të gjera nga poshtë dhe nga lart, në fakt sytë i ka nga Ilir Meta. Ai është i vetmi aleat i mundshëm që i jep shpresë se edhe mund të fitojë. Por pretendimi i Ilir Metës është i qartë. Kushdo që do t’i kërkojë atij aleancë, duhet t’i ofrojë postin e Kryeministrit, përndryshe ai del i vetëm në zgjedhje dhe pretendon se nëse nuk fiton është forca kryesore opozitare.

Kjo e çon PD në skalionin e tretë në politikën shqiptare, ose e detyron ta dorëzojë pushtetin ende pa e marrë, duke i ofruar Metës postin e Kryeministrit.

Ka shumë kritikë të Metës në këtë rast, që ia konsiderojnë këtë si një megallomani paraelektorale, por në fakt, ai është duke treguar se çfarë kërkon. Kërkon më shumë se kaq dhe më shumë se kaq për të dy palët, është të dorëzojnë Kryeministrin.

Nëse nuk u pëlqen, kanë dhe një rrugë tjetër. Të ulen kokë më kokë të dy, Rama e Basha dhe t’i ofrojnë Presidentin që t’i lërë të qetë. Nëse nuk janë të qetë!

27 komente në ““Gjoba” e Metës për Ramën dhe Bashën!”

  1. endri says:

    o mero, meta eshte i pari qe e di se edi rama ne 2017 fiton edhe vetem!

    1. kush po i ngre lapidarin enver hoxhes prej diamanti ? says:

      DOKUMENTI I MEPOSHTEM TREGON MADHESHTINE E ENVER HOXHES PERBALLE KESAJ KLASE POLITIKE

      BASH BERISHA KRIMINEL

      EDI META TRADHETI KRIMINALE

      PANELI DIPLLOMATIK … TOLERIM KRIMINAL KLANIT BERISHAJVE

      LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB.
      Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
      Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
      Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”.
      Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:
      Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
      “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE.
      Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.
      Grupi parlamentar i PD dhe kryeministri SALI BERISHA po kundërshtojnë dhe po bllokojnë projekt-ligjin e Biberajt, mbasi po të hapen dosjet, del se në krye të listës së spiunëve dhe agjentëve anti-shqiptarë në shërbim të të huajve është vetë kryeministri. Kam prova të plota, se SALIU ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane, me zbulues e agjentë rezidentë të huaj. SALIU ka frikë nga miratimi i projekt-ligjit të dosjeve të spiunëve, mbasi e di mirë, që do ta pësojë ai dhe gjysma e kabinetit qeveritar dhe e grupit parlamentar të PD. Unë këto akuza i kam deklaruar edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për diskutimin e ligjit të hapjes së dosjeve

      1. Skypion says:

        Tashme duket qarte per te gjithe: Edi Ramen e kane leshuar nervat perballe presionit te Ilir Metes!
        Kur analisti yne arrin deri aty ,sa t’i beje thirrje Bashes qe te bjere dakord me Ramen,per t’i dhene institucionin e Presidentit Metes,s’besoj se ka ndonje qe, te mos e kuptoje qe nervat e Rames e kane te veshtire te perballojne presionin e Metes.
        Gjithe cka thote Ilir Meta eshte ne funksion te luftes se eger,te paparimte dhe te ndyre mes tij dhe Rames.Eshte qesharake perpjekja e analistit tone,per ta zhvendosur tek Basha poshterimin qe Meta po i ben diteperdite Rames.
        Basha eshte lider i opozites se djathte.Rama dhe Meta jane lideret e pozites se majte.Kur Meta kerkon t’i zere vendin Rames,eshte idiotesi te te duket e cuditshme e aq me shume fyese ( per BAshen) qe,ne rast mospermbushje te qellimit te pare dhe kryesor te te qenit i pare,te pakten,te jete i dyte.
        Presionin e madh qe Meta pi i ben Rames dhe leshimin e nervave te ketij te fundit si pasoje,spindoctor-et e ketij te fundit duan ,qe me ane te diversionit,t’ia shkarkojne artificialisht Bashes.
        Kot lodheni,zoterinj bashibozuke!
        Mbi Bashen nuk ka kurrfare presioni.Madje,per mua,Basha eshte ne poziten me komode qe mund te kete qene nje opozite.
        Eshte pikerisht ky komoditet,pervec te tjerash,qe e ben Bashen te beje nje opozicion te tille kaq europianist; cilesine e te cilit opozicion po ia njohin edhe analiste te majte madje.
        Oferta qe Rama i ben Metes,me ane te zotit Baze,eshte nje vazhdim nervaleshuar i lojes se presioneve reciproke mes tyre.Padyshim.
        Mendoj,ashtu sic edhe shume te tjere mendojne,qe Meta nuk eshte aq i trashe sa Bamir Topi (qe e pat pranuar edhe vet se eshte i trashe,kur pat deklarura publikisht qe :”me bene President,per te me larguar”) sa te lere thesarin e tij me te madh, LSI-ne,per tu bere President.Kjo eshte shume e qarte per te gjithe.Por,e thashe qe te kuptoni se ne c’degradim ka rene Rama,sa te beje diversione te tilla kaq mjerane.
        Kjo lufte e eger,Rama-Meta,eshte lufte e tyre dhe vetem e tyre.Me kot mundohen te perziejne Bashen.Me kot mundohen te joshin Bashen.Me kot,sepse nuk ka asnje perfitim politik,Basha.Mjafton kerrleshja mes tyre.Ky eshte perfitimi i vetem i Bashes;edhe ky nese mund te quhet i tille.
        Por,ajo qe i nervozon shume,te dy ,Ramen dhe Meten,bile bile po aq sa c’i shqeteson edhe fati i luftes mes tyre,eshte zbulimi rrenqethes qe kane bere: Basha nuk po tregohet i padurueshem per pushtet.Basha nuk po tregohet i deshperuar per pushtet!
        Dhe,kjo mungese deshperimi per pushtet e Bashes,u prish shume pune ne skemat e tyre bizantine te lojes se deshperuar per pushtet.
        Basha,per paradoks,ka nje fuqi te madhe,megjithese te paverejtsheme,ndaj dy kundershtareve te tij politike: ka fuqine e te mos qenit i deshperuar per pushtet.Te qenit te tille,me ane tjeter,i ben Ramen dhe Meten,me vulnerabel sesa Basha.
        Per ata qe se kuptojne,i ftoj te shikojne shenjat.Shihni qetesine e BAshes me nje ane,dhe nervozimin e Rames dhe Metes,me ane tjeter.Ky i fundit,Meta,kot lodhet per te na mbushur mendjen per qetesi dhe dashuri.Eshte si ajo bisha e eger,qe ne momentin e pare qe e nuhat se eshte ne rrezik,terbohet.
        Basha ka edhe nje perparesi tjeter,shume te madhe,ndaj Rama-Metes.
        Raporti sekret i OSBE-se,i vertetuar menjehre pas kontestimit nga ShBA nepermjet ambasadorit te vet atje,nder tre lideret kryesor te politikes shqiptare,Edi Rama,Lulzim Basha,Ilir Meta – flet vetem per Edi Ramen dhe Ilir Meten,si dy te korruptuar ne shume marramendes.Bile per Edi Ramen jep edhe shifren tronditese prej 200.000.000 (dyqindmilione) eurosh.
        Por,nuk thote asgje per Lulzim Bashen.Asgje fare.Hic.
        Kjo eshte shenje e qarte e mbeshtetjes perendimore qe gezon Basha.
        Nderkohe,qe kundershtaret e tij,megjithese bertasin bashke me tellallet e tyre papushim per te kunderten,e kane humbur qekuri ate.
        Ata ,tashme,kane vetem mbeshtetje rajonale.Edhe ajo teper teper e dyshimte.
        Edi Rama,ka mbeshtetjen e Serbise,te siguruar tashme nga miku i tij ,kryeministri serb,zoti Aleksandar Vucic.
        Ilir Meta,me levizjen e fundit karshillekese qe i beri PDIU-se se Cameve,ka siguruar mbeshtetjen e Greqise.
        Rama duket ne avantazh ndaj Metes,meqenese,pervec Serbise se zotit Vucic,dihet se ka edhe mbeshtetjen e Turqise se zotit Erdogan.
        Le te ndihen Rama dhe Meta nga serbe,greke e turq.
        Hollandezi yne simpatik,ka Perendimin…

    2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      SHQUP-sat ndënë hije
      rrinë belbëzojnë
      Pika që s’u bie
      Te Luli besojnë.
      .
      Kokën e skraparit
      Ëmbël masturbojnë
      Ç’ farë do rrjedhë
      Të mbarsen shpresojnë.
      .
      SHQUP-sat ndënë Lule-n
      Zgjuar ëndërrojnë
      Pika që s’u bie
      Se më kot që rrojnë.

    3. Skypion says:

      Tashme duket qarte per te gjithe: Edi Ramen e kane leshuar nervat perballe presionit te Ilir Metes!
      Kur analisti yne arrin deri aty ,sa t’i beje thirrje Bashes qe te bjere dakord me Ramen,per t’i dhene institucionin e Presidentit Metes,s’besoj se ka ndonje qe, te mos e kuptoje qe nervat e Rames e kane te veshtire te perballojne presionin e Metes.
      Gjithe cka thote Ilir Meta eshte ne funksion te luftes se eger,te paparimte dhe te ndyre mes tij dhe Rames.Eshte qesharake perpjekja e analistit tone,per ta zhvendosur tek Basha poshterimin qe Meta po i ben diteperdite Rames.
      Basha eshte lider i opozites se djathte.Rama dhe Meta jane lideret e pozites se majte.Kur Meta kerkon t’i zere vendin Rames,eshte idiotesi te te duket e cuditshme e aq me shume fyese ( per BAshen) qe,ne rast mospermbushje te qellimit te pare dhe kryesor te te qenit i pare,te pakten,te jete i dyte.
      Presionin e madh qe Meta pi i ben Rames dhe leshimin e nervave te ketij te fundit si pasoje,spindoctor-et e ketij te fundit duan ,qe me ane te diversionit,t’ia shkarkojne artificialisht Bashes.
      Kot lodheni,zoterinj bashibozuke!
      Mbi Bashen nuk ka kurrfare presioni.Madje,per mua,Basha eshte ne poziten me komode qe mund te kete qene nje opozite.
      Eshte pikerisht ky komoditet,pervec te tjerash,qe e ben Bashen te beje nje opozicion te tille kaq europianist; cilesine e te cilit opozicion po ia njohin edhe analiste te majte madje.
      Oferta qe Rama i ben Metes,me ane te zotit Baze,eshte nje vazhdim nervaleshuar i lojes se presioneve reciproke mes tyre.Padyshim.
      Mendoj,ashtu sic edhe shume te tjere mendojne,qe Meta nuk eshte aq i trashe sa Bamir Topi (qe e pat pranuar edhe vet se eshte i trashe,kur pat deklarura publikisht qe :”me bene President,per te me larguar”) sa te lere thesarin e tij me te madh, LSI-ne,per tu bere President.Kjo eshte shume e qarte per te gjithe.Por,e thashe qe te kuptoni se ne c’degradim ka rene Rama,sa te beje diversione te tilla kaq mjerane.
      Kjo lufte e eger,Rama-Meta,eshte lufte e tyre dhe vetem e tyre.Me kot mundohen te perziejne Bashen.Me kot mundohen te joshin Bashen.Me kot,sepse nuk ka asnje perfitim politik,Basha.Mjafton kerrleshja mes tyre.Ky eshte perfitimi i vetem i Bashes;edhe ky nese mund te quhet i tille.
      Por,ajo qe i nervozon shume,te dy ,Ramen dhe Meten,bile bile po aq sa c’i shqeteson edhe fati i luftes mes tyre,eshte zbulimi rrenqethes qe kane bere: Basha nuk po tregohet i padurueshem per pushtet.Basha nuk po tregohet i deshperuar per pushtet!
      Dhe,kjo mungese deshperimi per pushtet e Bashes,u prish shume pune ne skemat e tyre bizantine te lojes se deshperuar per pushtet.
      Basha,per paradoks,ka nje fuqi te madhe,megjithese te paverejtsheme,ndaj dy kundershtareve te tij politike: ka fuqine e te mos qenit i deshperuar per pushtet.Te qenit te tille,me ane tjeter,i ben Ramen dhe Meten,me vulnerabel sesa Basha.
      Per ata qe se kuptojne,i ftoj te shikojne shenjat.Shihni qetesine e BAshes me nje ane,dhe nervozimin e Rames dhe Metes,me ane tjeter.Ky i fundit,Meta,kot lodhet per te na mbushur mendjen per qetesi dhe dashuri.Eshte si ajo bisha e eger,qe ne momentin e pare qe e nuhat se eshte ne rrezik,terbohet.
      Basha ka edhe nje perparesi tjeter,shume te madhe,ndaj Rama-Metes.
      Raporti sekret i OSBE-se,i vertetuar menjehre pas kontestimit nga ShBA nepermjet ambasadorit te vet atje,nder tre lideret kryesor te politikes shqiptare,Edi Rama,Lulzim Basha,Ilir Meta – flet vetem per Edi Ramen dhe Ilir Meten,si dy te korruptuar ne shume marramendes.Bile per Edi Ramen jep edhe shifren tronditese prej 200.000.000 (dyqindmilione) eurosh.
      Por,nuk thote asgje per Lulzim Bashen.Asgje fare.Hic.
      Kjo eshte shenje e qarte e mbeshtetjes perendimore qe gezon Basha.
      Nderkohe,qe kundershtaret e tij,megjithese bertasin bashke me tellallet e tyre papushim per te kunderten,e kane humbur qekuri ate.
      Ata ,tashme,kane vetem mbeshtetje rajonale.Edhe ajo teper teper e dyshimte.
      Edi Rama,ka mbeshtetjen e Serbise,te siguruar tashme nga miku i tij ,kryeministri serb,zoti Aleksandar Vucic.
      Ilir Meta,me levizjen e fundit karshillekese qe i beri PDIU-se se Cameve,ka siguruar mbeshtetjen e Greqise.
      Rama duket ne avantazh ndaj Metes,meqenese,pervec Serbise se zotit Vucic,dihet se ka edhe mbeshtetjen e Turqise se zotit Erdogan.
      Le te ndihen Rama dhe Meta nga serbe,greke e turq.
      Hollandezi yne simpatik,ka Perendimin.

  2. aqif tahipi says:

    O Mero ,ne sistemin qe jetojme ambiciet e lsi jane normale ,por duhet te fitoje votat nese e pretendon ate post te larte. Nje shtim te konsiderueshem lsi pati ne 2013 ,kur nje sere zyrtaresh dhe te punesuarish ne administrate nga pedeja per te shpetuar nga ndonje pushim nga puna u kthyen me lsi. Ky lloj migrimi eshte teper i veshtire te ndodhe nga ps drejt lsi ,pra e vetmja mundesi per te hequr vota ps eshte sponsorizimi i partive si ajo e blushit ose e dukes.Megjithate ,ps eshte parti me e votuar dhe besoj se i fiton zgjedhjet e ardhme .Lsi mund edhe te dale parti e dyte para pedes ,pasi luli ne keto tentativa qe po ben per te konsoliduar kryetarllekun e tij po krijon hendek me nje pjese te zyrtareve te vjeter te pedes qe jane ustallare ne proceset zgjedhore dhe fushatat.Kjo mund ta demtoje shqupin ne zgjedhje.

  3. kleptofagos says:

    Nese votohet Meta perseri ne zgjedhjet e ardhshme, atehere ky popull nuk ka me asnje shprese….
    I meritojme plotesisht dhe ligjerisht Hajdutet qe na rjepin dhe tallen me ne prej 25 vitesh.

    1. Goni says:

      Meritojnë më keq. Ah, a ke shkuar me parë si po ecën ndërtimi i hales, më fal, xhamisë?

  4. Sami says:

    Kjo LSI dhe hajduti Meta i ka marre nga PS edhe kupen edhe lugen edhe supen. Ne zgjedhjet e ardhshme kjo parti do te puthet me Milon? Partia Socialiste ka bere reforma te rendesishme. PD dhe LSI akoma po mundohen te pengojne dhe zvarrisin reformen ne drejtesi dhe populli e shikon kete maskarade te ketyre haduteve antishqiptare.

    1. adi says:

      Me reforma rilindja vetem asadin ja kalon ne bote.
      Po edhe ai nuk ka faj se luften ja cuan te tjeret te dera e shtepise
      Se reformat behen qe njerzit te jetojne me mire te kene me shume shprese.dhe kur nga reformat e tua njerzit ikin nga syte kembet sikur jane ne lufte.
      Zakonisht bota keto nuk I quan reforma po babezi barbare per te rrjepur.

  5. Vezhguesi says:

    Zoti Baze!
    Ju e dini, se Berishes nuk i intereson aspak nje PD e cila nuk e sjelle ate ne kryeministri. Me kete deklarate te Metes behet e qarte se Berisha as qe ka me interes per te ardhur PD ne pushtet si force kryesore. Ajo qe i intereson dhe ai e ka patur synim konstant eshte shkaterrimi perfundimtare i forcave realisht te djathta ne shqiperi. Tashme kete ai e ka arritur plotesisht.Tek e fundit ky ishte edhe misioni i tij perfundimtar qe i ishte ngarkuar ne vitin 1990, mision te cilin, duhet pranuar ai e kreu me korrektesine me te madhe. Ajo qe i intereson me shume tani Berishes eshte si te cimentoje te majten perjetesisht ne pushtet. Dhe kjo mund te arrihet kur forca kryesore politike te jene PS dhe LSI. PD nuk mund te vije me kurre ne pushtet. Tani PD atij i intereson qe te kete deputet vetem njerzit e tij dhe asgje me shume. Duke u forcuar LSI dhe dalja e saj force e dyte ne vend pas PS, i krijon atij nje mundesi, qe ky grupim i mbeturinave Berishiste ne PD te kete mundesi te kthehet ne pushtet nepermjet LSI. Pra, PD ka filluar perpjekjet per te fuqizuar LSI dhe pas zgjedhjeve te vije ne pushtet si aleate e saj. Praktikisht Berisha si orjentim politik do te synoje nderrimin e vendeve me LSI. Ai e di se me Lulezim Bashen kurre nuk mund te pretendoje me teper. Por ajo qe te habit me shume, me kete deklarate Ilir Meta, cuditerisht i sinqerte, ja ka hequr perfundimisht peten lakrorit. Ai e beri fare te qarte kete synim, i cili as qe mund te mendohet se eshte i pakonsultuar me Berishen.

    1. trojani says:

      Edhe mund te mos jete ashtu, berisha per te shpetuar burgun dhe rruajtur ato qe ka vjedhur mund te pranoje aleance me meten duke i afruar edhe kryeministrin.keshtu i jep jete vetes edhe per 4 vjet, se reforme ne drejtesi me meten dhe saliun mos prit.
      Ne qoftese berisha eshte a qe dihet,dhe ndonjehere eshte me burrerore te tregosh se kush je ne te vertet, meta eshte koplet ndryshe, ai eshte kameleon.
      Dy partite e medha nuk formojne dot qeveri pa ndimen e metes, duke ditur kete lsi loz me to dhe ve kushte.
      Ne nje shtet te rregullt ai duhet te ishte tek 7 penxheret.
      Meta per fatin tone te keq eshte “rregullatori”i situates politike ne shqiperi dhe do vazhdoje te jete, per sa !!!??? koha do ta tregoje.

  6. ushtari nga Skrapari says:

    Ka dhe nje zgjidhje tjeter
    Dritan Prifti Te publikoje vidion rezerve dhe kete pushtin Ta shofim mbas hekurave dhe pasurite te sekuestruara.

  7. katarakti says:

    Ndofta, ndofta e gjithe loja e Metes ka te beje, siç thote edhe Baze, me postin e presidentit. Ose me beni president para zgjedhjeve te reja, ose do te keni “pune” me mua, paralajmeron Meta!

  8. vito says:

    Ka edhe nje rruge tjeter pervec atyre dy qe ti Mero shkruan. Te ulen koke me koke Rama,Basha dhe te rihapin dosjen e video-skandalit te vjedhjes. Nqs PS-PD bien dakord Meta shkon direkt ne burg.Ekspertiza e e FBI-se u- hodh poshte per tu zevendesuar me “ekspertet” e Metes.

  9. Mentari says:

    Ilir Meta uhet te shkoje ne burg se ka vjdhur parate e Kompanise Elektrike shqiptare me nga 5 ceqe 60000.00 dollareshe qe eshte e barabarte me 300000.00 dollar.Ky bandit vitin tjeter duhet ti jepet prokurorise per vjedhje qe eshte krim dhe e dyta te denohet per votimin ne favor te Cezit qe shqiperia humbi 472 milione Euro kur Cezi u largua.Ky bandit vodhi Florinjte e Krrabex,ky bandit vodhi fondet e Ruuges Durres-Rrogozhine me 2002 kur ky ishte kryeminister duke e bere ate rruge nga 4 linja ne 3 linja dhe me ato para ndertoj nje vile ne Golem,ky superhajdut ka vjedhur tokat publike ne Qarkun e durresit etj.Ky bandit bent allishverishe me Dritan Priftin duke I dhene Kontrata apo tendera nje fare Gimce nga Korca apo pogradeci per ryshfet.Ky matrapaz ka spekulluar ne shtetin shqiptar vetem e vetem per te Rjepur taksat dhe pronat e shqiptarve te shtetit shqiptar,ketij atntati do te ishte nje meshire ky duhet te shkoj ne burg derisa te vdesi ,ta e vuaj sepse eshte kryekrimineli me I madh qe ka pasur shqiperia ne pushtet

  10. adriatiku says:

    Ilir Meta nuk fiton dot, por per keto qe ka bere deri tani, une do te preferoja qe: partia demokratike te çoje kandidate te rinj dhe jo ata qete e vjeter per deputet dhe ne kushte te tilla, ps e pd te formojne koalicionin si ne Gjermani dhe Ilir Meten ta lene ne opozite per 15 apo 20 vjet. Megjithese dihen bemat e pd-se, eshte Ilir Meta ai qe i ka hequr zvarre shqiptaret qe nga 2005, me shume e me kriminal 2008 dhe po ashtu dhe 2013. Kjo parti qe po shkaterron vendin me lojen e saj duhet eleminuar.

  11. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    PD-ja ka vetem nje rruge per te frenuar LSI-ne,kualicion me PS-ne ,ne te kundert ,PD kalon ne force e trete politike !

  12. Petro says:

    Padrinoooooooooooooooooooo, o Mentar!

  13. Tetanozi says:

    Pas heqjes se gjendres se madhe kanceroze në 2013
    uroj qe shqiptaret te heqin dhe gjendren e fundit qe ka mbetur në politiken shqiptare në zgjedhjet e ardhshme pa e lene te kaloje në metastaze. Vota per Meten do ishte fatale per te ardhmen e vendit tone.

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Ps-ja ti thote: Kur te duash e si te duash.. President e Kryeminister ti shohi me dyllbit e Kreshnikut..

  15. tomsojeri says:

    Jam plotesisht me kleptofagosin dhe ska as presje per korigjim ! Nese ky popull vazhdon te hiqet per hundesh ,te blihet e shitet ,te ndaj voten mes banditeve qe te sjell nje kryebandit te ri ne pushtet, qe te qendroj i varur prej tyre perjetesisht, ateher ne te semes vafshin e kurr hajer mos pafshin ! Kto ftyra te ndyra tashme e kan ekspozuar vetveten dhe ska gomar qe nuk i njeh ma kush jan,cfar synemesh kan e ku duan ta cojn kte popull ! Mero je i qart e i paster ne mendime ,sepse esht shum e thjesht llogjika qe mbeshtetet te e verteta dhe faktet !Ka 30 vjet qe na vjedhin e mashtroj e fatkeqesia fatale ,perseri na vin verdall dhunusit tan ,kryekrimineli dhe tradhtari historik qe vazhdon te intrigoj e te kurdis me eskorden e tij qe la pas ,Ferrin shqiptar ! E nese ky popull vazhdon te ushqej krokodila te pameshirshem qe meren vesh me njeri tjetrin per pushtet qe ti shpetojn ndeshkimit te pashmangshem, ateher po e perseris ne Djall vafshim !

  16. LORA says:

    Bilanci qe do te bejne zgjedhesit per kete mandat qeverises do te kete si komponeneten me fundamentale reformen ne drejtesi dhe rezultate te prekshme dhe te besueshme te saj ,para se te zgjedhin se si do te hedhin voten e tyre.
    Pra votuesi nuk e ka peshoren me kurvlliqet e integrume te mbetjeve te pariciklueshme majtas-djathtas ne politike,,,,por e ka me ndeshkueshmerine e pameshirshme te banditeve dhe antishqiptareve qe e zhyten me krye ne hi nje Komb te tere ,per dy dekada.
    Keshtu qe nxitimi (tete muaj para zgjedhjeve 2017) per hartimin e lloj-lloj skemave qe nuk kane te bejne me prioritetet e shumices se shqiptareve ,eshte deshmia me e vertete e frikes se tyre te lemerishme prej vullnetit sovran,me I pagabueshmi kur lexohet e respektohet vote me vote.

  17. AAA says:

    Lulezim Basha ta harroje perkrahjen e demokrateve po beri kualicion me LSI. Humbja e zgjedhjeve nuk eshte ndonje tragjedi dhe atij nuk i rrezikohet posti ne asnje menyre po i humbi zgjedhjet i vetem . Ne rast se po mendon te beje ndonje kulise per bashkepunim me LSI me bekimin e amerikaneve kariera e tij merr fund edhe po fitoi edhe sikur te humbase. Gjeja qe do ta plotesonte me shume do te ishte te kalonte keto muaj Partine ne zgjedhje duke konkuruar edhe per postin e tij . Ai per momentin i fiton i qete zgjedhjet brenda Partise ndaj nuk ka arsye te vihet ne presion . Duke u rizgjedhur futet i qete ne zgjedhje. Po mori mendjen e Sali Berishes qe te futet ne zgjedhje me tezen e hashashit dhe me perkrahjen e Metes Basha e ka te sigurte Amsterdamin ndersa ne te tjeret e kemi te sigurte Afganistanin. Ndaj zoti Basha kur te pije kafe ta pyesi personin perballe me cfare emri e kane regjistruar numrin e Ilir Metes . Shumica e miqve te Bashes e kane regjistruar me AAAShefi.

  18. Tralala says:

    Ilir Meta genjen veten. Me ato qe ka bere, nuk ka shanse per kryeminister. Ngjarjet e mundshme jane: Iliri, Berisha dhe hajdutet e tjere ti pastroje reforma ne drejtesi. Duke shkuar pa ta ne zgjedhje, rezultati eshte I qarte.
    NE se kjo nuk ndodh Iliri kalon patjeter ne opozite. Kohe e gjate ne pushtet, prej 8 vjet, kerkon qe LSI te kaloje patjeter ne opozite. Kalimi do behet ose permes koalicioni te gjere PS-PD ose PS-PDIU etj.

  19. ledia says:

    LSI eshte rrezik kombetar…

    1. -the real truth says:

      i nderuar /a ledia

      LSI nuk eshte rrezik kombetar por eshte JELEKU I PLUMBIT ME INTELIGJENT QE MBRON BANDITIN BERISHE..

      Kur u largua nga koalicjoni me berishalene pikerisht ne mars 2013..u ndane me duar ne qafe….dhe atehere mero baze e denoncoi me te drejte..por pastaj u be parrulla bashkpunim edhe me qelbesirat…per te rrezuar kry kriminelin berishe..por tani dridhe Like

      shkurt muhabeti:

      Ilir meta eshte nje gur (koqe) kandari qe sa here do te nderroje pushtetin mbreti i rruges elbasanit (sot quhet DONALD LU BASHA) atehere i shkelin syrin Metes dhe i japin ndonje Ben Blush me vehte…..kaq per sot per shqyptaret dhe qiptaret…se shqiptaret e vertete duhen te merren ne mbrojtje nga UNESKO si rrace ne zhdukje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje