Kosova dhe Shqipëria, jashtë Ramës!

22 Tetor 2016, 21:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Unë ndoshta jam gazetari më jetëgjatë që kam punuar për shtypin e Kosovës, nga viti 1992. Për një kohë të gjatë më ka shqetësuar një lloj antikosovarizmi i vërejtur në Shqipëri, here- herë gati në formë racizmi. I tillë sidomos në vitet ‘90. Lidhej here- herë politikisht, me mënyrën se si Berisha përdorte Kosovën, por ishte edhe jo politik. Ishte një distancë që vinte nga izolimi dhe nga prezantimi i keq i Kosovës në Shqipëri me disa biznesmenë mashtrues apo trafikantë të rëndomtë. Dhe komunikimi thuajse mungonte.

Por ajo që binte në sy, ishte klasa politike e Shqipërisë. Edhe pse për të kemi shumë rezerva, dhe pse mes tyre janë thellësisht të ndarë, ata ishin bashkë për Kosovën. Rugovën e kam shoqëruar kur e kanë pritur socialistët në vitin 1995, dhe socialdemokratët e Gjinushit, dhe ishin super korrekt me të.

Por shoqëria kishte një lloj distance.

Viti 1999 ishte viti, ku siç e thotë Kadareja, “Ra ky mort e u pamë”. Eksodi i dhunshëm i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri, ishte një fat i madh historik nga ana tjetër. Edhe pse nuk komunikonin dot lirshëm me njëri- tjetrin, eksodi i afroi shumë palët, dhe pas vitit 1999, unë nuk e kam ndeshur më në Shqipëri atë lloj antikosovarizmi që ishte deri në atë kohë. Jo se u fshi, por u zbeh shumë.

Në Kosovë nga ana tjetër, kam vërejtur qysh në atë kohë një fenomen të kundërt. Klasa politike atje ishte shumë e distancuar nga Shqipëria. Njerëzit e LDK fjala vjen, mezi prisnin konfliktin Berisha-Rugova për të shpërthyer kundër Shqipërisë. Kundërshtarët e tyre politikë, partitë e dala nga UÇK, duket se do ta thyenin këtë traditë. Ata jo vetëm që filluan karrierën politike të prodhuar nga paria politike e Tiranës, kryesisht Partia Socialiste, por dhe kishin një lloj orientimi nacionalist që u shkonte të dukeshin më afër Shqipërisë. Kur u shpall pavarësia më 2008, Hashim Thaçi e shmangu nxjerrjen e flamurit të Kosovës deri në mesnatë, me qëllim që të festohej me flamurin e Shqipërisë, ndërsa disa gazetarë, përfshi dhe disa nga këta të flaktit e “kosovarizmit”, nuk pranonin as ta shikonin “leckën” blu. Në fakt mua më ka pëlqyer flamuri i Kosovës, si një flamur pa kuptim, siç i shkon historisë së atij shteti. Mbaj mend kur në mesnatën e 17 shkrutit 2008, ja tregova flamurin e Kosovës, Fadil Krasnqit, një ish-luftëtari që tani merret me biznes rrugësh, e shtyu tutje me bezdi. “Është për ata që janë në punë shteti”, më tha, unë jam privat, kam flamurin tim.

Kjo që ndodhi javën e fundit, në të vërtetë provoi rregullin që funksiononte dhe më parë. Ndryshe nga Shqipëria, ku poshtë tek njerëzit ka pasur një farë distance nga Kosova, kurse tek klasa politike ka pasur vëmendje, në Kosovë paria politike ka një tendencë të jetë e distancuar nga Tirana, ndërsa njerëzit e thjeshtë dhe qytetarët janë shumë më pro Shqipërisë, se klasa politike.

Nga aq sa kam parë në reagimet në Kosovë, kam frikë se Edi Rama sot në Kosovë, është më i votuar se politikanët e Kosovës, ndërsa këta të fundit, duken më të frustruar nga ideja se mund t’u rrezikohet posti i “të parit të katundit”.

E gjithë kjo tregon se një problem në raportet Kosovë-Shqipëri ka ekzistuar gjithnjë. Por nëse në Shqipëri distanca që ekzistonte poshtë tek njerëzi e thjeshtë po shkon duke u fshirë, dhe klasa politike vazhdon të jetë e vëmendshme për Kosovën, në Kosovë, njerëzit e thjeshtë dhe qytetarët janë përherë e më të vëmendshëm për Shqipërinë, ndërsa klasa politike, përfshi dhe segmente të shtypit, janë konstant të distancuar nga Shqipëria.

Kjo nuk ka lidhje as me vizitën e Edi Ramës në Serbi dhe as me vizitën e Thaçit në Tiranë, por me një realitet që ne duhet ta pranojmë dhe sikur të mos ekzistojnë këto emra. Është një realitet i vështirë 25-vjeçar, qyshkurse na është ridhënë mundësia të komunikojmë. Të “bësh të fortin” ndaj Tiranës në Prishtinë, është biznes, të bësh të përkujdesurin në Tiranë ndaj Prishtinës, është detyrim. Pavarësisht se si i bëjnë të dy palët këto detyra!

19 komente në “Kosova dhe Shqipëria, jashtë Ramës!”

  1. Nexhi says:

    Jeni gazetari me me objektiv Z.Baze.Te pershendes

    1. €piriiiiii says:

      Jini Teper OBJEKTIV zt Baze. Per mendimin tim Parine PolitikoGazetareske te Pridhtenes me mir ta humbesh sesa ta gjesh. Nuk vlejne. Per popullin se di por sipas disa komentusve Kosovar te ketyre ditve kam frik se i njejti kandar vlen edhe per ata por shpresoj te gaboj.

    2. Skypion says:

      Eshte e vertete kjo qe thote zoti Baze.Ai eshte nje nder gazetaret me eksperiencen me te gjate ne ceshtje te ndryshme te lidhura me Kosoven dhe problematikat e saj,pas shembjes se regjimit komunist.
      Arsyeja e kesaj eksperience,ka nje emer.Nje emer qe eshte bere mallkim,ka ca vite,per zotin Baze.
      Ky eshte Sali Berisha.
      Dhe,ja se pse:
      Kush ka punuar me Sali Berishen,duke filluar qe ne vitin 1990,e ka pasur si kusht,ta pashkruar,por fuqishem te nenkuptuar,qe te njohe dhe te militoje per ceshtjen e Kosoves.Te gjithe ata qe kane punuar me Berishente gjithe bashkepunetoret e tij,ne vite,e kane pranuar dhe e kane zbatuar,pa asnje medyshje,kete kusht te pashkruar.
      Zoti Baze,duke qene nje nder me te spikaturit e atyre qe i kane sherbyer Sali Berishes,ka treguar edhe zellin me te madh ne perkushtimin ndaj ceshtjes se Kosoves,per te treguar besnikerine dhe devotshmerin e tij ndaj Sali Berishes,ne radhe te pare.Une nuk mund te perjashtoj,edhe arsye te tjera,por kjo eshte kryesorja.
      “Kosovarizmi” ,nese mund ta quajme keshtu,i zotit Baze,e ka shtysen e vet tek deshira per tu dukur sa me pro-kosovar ne vecanti dhe sa me patriot e nacionalist ne pergjithesi,perpara shefit te tij,Sali Berishes.
      Eshte kjo arsyeja,se pse zoti Baze,eshte nder njohesit me te mire(hajt mo) te ceshtjeve kosovare,se shume kolege te tij ne Shqiperi.
      Ne,ia njohim kete patriotizem.Por,nuk mund te certifikojme sinqeritetin e tij patriotik.
      Arsyeja se pse nuk mund te certifikojme patriotizmin e zotit Baze,perseri ka te beje me Sali Berishen…
      Por,si ka te beje,mund te me pyese naivi i perhershem hipotetik e trushpelare?!
      Ka te beje,sepse,nese Sali BErisha,e beri,me hir e pahir,zotin Baze nje patriot qe te doje kosovaret dhe Kosoven,te njohe problematikat e saj me mire se koleget e tij,eshte prishja e marredhenieve me Sali Berishen,qe e ka bere zotin Baze te bej ca “korrektime” ne rastin me te mire,dhe te ndryshoje qendrim ne rastin me te keq,ne qasjen qe ka patur ndaj Kosoves dhe patriotizmit apo nacionalizmit,ne pergjithesi.
      Ish-sherbetori i dikurshem,qe per t’i deshmuar besnikeri padronit,bente nacionalistin e thekur,duke e pare ceshtjen e Kosovesn nga kendveshtrimi i nje te djathti – tani qe eshte arratisur nga oborri i padronit te dikurshem,ndryshon,duke i pare problematikat kosovare nga kendeveshtrimi i majte…
      Nje vertetim te ketij ndryshimi,pa u zgjatur shume,na e ben vete analisti yne,kur nga nje mbeshtetes i dikurshem i Rugoves dhe LDK-se se tij,tani na eshte kthyer ne nje simpatizant te kundershtareve politike te Rugoves,Thaqit dhe partise se tij!
      Me kot mundohet ta beje sa me pak te dukshme kete,kur hipokrizisht ,megjithese vaket shume vaket,akoma mban qendrim pozitiv ndaj Rugoves.Por,qe ky pozitivitet,behet nul,kur i shan partine e tij,trashegimine e tij politike.Eshte interesant me keto bythzgjuarit!

    3. Prizrenasi says:

      Replike me komentuesin Migjen Thaci
      Migjen une e kuptoj qe ti kete shqetesim e ngre nga shqetesimi dhe nga deshira per te ndryshu dhe per ta pare Kosoven mire e me mire, por ne anen tjeter e ekzagjeron aq shume,sa pastaj i bie qe as mos te jete as 10% e vertete.Megjithese besoj e ben nga qellimi i mire keshtu qe mire eshte te permendim edhe te metat dhe dobesite, por pa e ekzagjeruar. Ke shume te drejte per ate “RRokum TV”,por meqenese shumica nuk e di ca po flet, jepe informacionin te plote, nejse po ta plotesoj une. “Rrokum TV” eshte nje TV pronar i seciles eshet Migjen Kelemendi,nje nga 3 “baballaret” e krijimit te termit “komb Kosovar”.Kete pune,cuditerisht apo rastesisht, te tre keta,Migjen Kelemdni,Halil Matoshi,Nexh spahiu, e bejne prej kohes kur ishim te pushtuat nga Millosheviqi.Pra jo pas pavaresise, e as pas debateve te fundit por shume vite para vitit 1999,pra ky fakt flet shume per dyshimin e qellimit te ketyre 3 gazetareve. Pasi Migjen Kelmendi nuk u pranua dhe as nuk u lexua me nga shumica dermuese ne Kosove, ky anti-shqiptar,nuk e di as ku i gjeti parate,hapi nje nga TV e pakta n e Kosove, dhe per tu bere tv me i shikuar, mori shume gazetare te njohur,i paguan mire,e beri TV nder me te shikueshmit,sidomos per te rinjte,ngaqe futi shume emisione rinore, “moderne” etj, dhe tani po perdor nje metodetjeter per ta fut me dhune idene e tij te percarjes, pra gjoja te krijimit te kombit kosovar.Aq sa gazetaret ne emisionin e tij jane te detyrum me fol gegnisht!!(turp dhe e pabesueshme). Ky aq percares eshte sa si nje nga gazetaret ka punesu,me rroge te majme, edhe Kastro zison nga Shqiperia,qe per ata qe e njohin Kastron eshte nje anti-kosovar i terbuar,dhe ironi rracizmi ndaj Kosoves ka leshu shpesh edhe publikisht as pa iu skuq fytyra.Migjen Kelemndi s kishte kete problem, perkundrazi e mori e punesoi, per ta bere edhe me te shikueshem TV e tij. Dhe me ate te gegnishtes se gazetareve qe paguan,dhe qe i detyron ne flasin ne gegnisht edhe kur japin lajme,si dhe ne anen tjeter varferia e tejskajshme ne Kosove kur te rinjte ,mbi 70% e te cileve jane te papune, e gjejne veten tek emisionet rionore te ketij tv apo tek Hip Hopi i rrugeve,edhe ky ne gegnishte, te shume hip hopisteve kosovar, kjo ndikon dhe e vertete qe nuk duhet nenvleresuar, ne percarje, sepse me vone,sic edhe e kerkon edhe tani, ky Migjen Kelemdni mund te insistoje qe ne kosove te perdoret dialekti geg si gjuhe zyrtare.Jo qe do arrihet, por perpjekje percarese ky spiun serb po ben.Duhet te merremi me seriozisht me keta tipa percares

  2. Dyrrahu says:

    Nje analize shume e perkryer juaja, zoti Mero.
    Une e di qe ne te dya anet ku jetojne shqiptaret ekziston rivaliteti i lidereve per te mberri autoritetin dhe perkrahjen sa me te madhe gjithandej ku ka shqiptare. Me thjeshte cdonjeri perpjeket qe te jete baba me i madh i kombit.
    Njerez te papergjegjeshem ka ne te gjitha trojet shqiptare, ka karrieriste te tmerrshem, ka avanturier te rrezikshem, por ama keto i bejne njerezit e vegjel ne pozita te medha.
    Gjate gjithe kontakteve te shqiptareve te Shqiperise e Kosoves kishte miqesi dhe gezime, por kishte edhe lavdrime e mashtrime. Nuk kishte gjithcka te perkryer, por kishte mirekuptime dhe ndihma. Mikpritja qe iu bene shqiptaret vellezerve te tyre nga Kosova me rastin e eksodit ne vitet 1998 e 1999 eshte per tu regjistruar ne anale. Kete duhet ta dijne edhe politikanet nga Kosova ngase populli e din sepse e ka perjetuar pritjen me krahhapur.
    E kam thene edhe me heret, Edi Rama eshte personi qe e ka thyer unin dhe superioritetin serb ndaj shqiptareve. Politikanet e Kosoves e kane pare kete te vertete, por nga gjelozia dhe destruktiviteti e kane kundershtuar.
    Punetori i rendomt punon tere diten asgje nuk duket, mjeshtri nje bllok e ven ne mur ai duket dhe nese e ven bukur, “mjeshtri” tjeter e gjelozon.
    Cfare injorance po tregohet ne Kosove!!!!!!
    Kam bindjen se ky skenar eshte aranzhuar nga Sali Berisha ngase zoti Rama u pranua nga politika Europiane e Amerikane, u be lider i Ballkanit, u be nje erudit politik.

  3. Elio says:

    O Zot, mrekulli!!!
    Meroja nuk permend Berishen dhe Bashen ne nje artikull ?

    1. Maloku says:

      Se ke lexuar artikullin siç duket!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Politika Kosovare eshte ne piken e saj me te ulet. Po flas per politiken e brendshme. Keta duhet ta falenderojne Ramen qe po futet ne mes dhe po I tregon Serbit qe megjithese vllezerit tane kosovar politikane kane probleme te brendshme, Shqiperia nuk lejon askend nga situata te brishta ne Kosove. Por politikanet kosovare po tregohen legena dhe nuk shohin qe te mblidhen dhe ti therrasin mendjes. Jane bere si hajna me veprime harbutesh. Jo I Edi Rames, por interesi eshte I Shqiperise. 10-te Edi Rama te vijne e te ikin, Kryeministri I Shqiperise ashtu do flasi.. E dini pse o hajna politikane kosovare ?!?! SEPSE DO POPULLI SHQIPEFOLES..

  5. Blerina says:

    Edhe ky shkrim, eshte vazhdim I stilit tuaj te berit zhurme per asgje, mbulimi i qiellit me shoshe ne emer te servilizmit jargavites per pushtetaret. Ke mbetur I njejte, o Plaku Mere!
    Po ku ke te ndenjura Ti dhe Rama te flisni per Kosoven, eshte kafshate qe nuk mund ta perdini. Bej nje nder , n.q.se te ka mbetur ndonje fije, mbylle ate gazete, eshte shume deshperuese niveli ku ka rene.

    1. katarakti says:

      U moj Blerina, se e mençur qenke! Megjithese shqipen nuk e njihke si duhet. Thuhet ” ta kaperdini” dhe jo “ta perdini”. Ti paske kuptuar edhe nivelin e gazetes!!! Meros besoj se i ka rene pika nga konstatimi tend. Me siguri qe do ta mbylle gazeten, meqe dashke ti. Shko tund ate lecken blu, ate bej ti, se nuk ke mend me shume se nje laraske. Sado qe te te pelqeje vetja.

  6. dash says:

    O Elio ,Po ke te permend sipas te .,te jemen e zeqos ne maje te thanes? ..ishin dhe Jane ata qe e fundosen dhe tani e pengojne vendin te beje perpara.Edi Rama ne pol. e jashtme Po ben histori…ndersa Brenda vendi nuk shte e thjeshte me ate katraure qe gjeti.Sa per kosoven editoriali i MEROS i thote te gjitha.Eshte nr. 1…pershendetje

  7. Tr says:

    Te gjitha cfare shkruan Mero per Kosoven qendrojne . Gjate kohes se Komunizimit ne nuk kishim kontakt me njeri tjetrin ,por imazhin per kete popull e kishim shume te mire nga historia . Ata ishin njerez te beses ,te dashur ishin trima , patriot te medhenj .Ne vitet 90 filluan te vinin ne shqiperi shume prej tyre , por ata bene nje paraqitje shhme td keqe ne Shqiperi . Pyetja e pare qe benin ishte : A KA FEMRA SHQIPERIA ,A KA ARME . FEMRAT FILLZAN TI MASHTROJNE ME PAK LEK ,HIQESHIN SI PASANIK GJERMANIE , SHUME TE TJERE ISHIN TE MARTUAR ME FEMIJE DHE PUNONIN NE ZVICER ,POR GRUAJA ME FEMIJET JETONTE NE KOSOVE . ATA MASHTRONIN VAJZAT TONA DHKE U MARTUAR ME ATO , I MERRNIN ME VETE NE ZVICER DHE MBAS DISA MUAJSH E MERRNIN VESH GRUAJA ,QE BURRI I SAJ ME TRE FEMIJE ISHTE MARTUAR ME NJE VAJZE NGA TIRANA ,OSE DURRESI . ATO KANE BERE SHUME MASKARALLIQE ,SA U HAP NJE PANIK TEK NE, NE ATE
    KOHE ..KUJDES NGA KOSOVARET !!!!!
    POR TASHME KETO PROBLEME NUK JANE ME NE SHQIPERI , KA NDRYSHUAR GJITHESHKA . PROBLEMI I RI QE KA LINDUR DHE PO PERHAPET ME SHPEJTESI NE KOSOVE DUKE I BERE SHPLARJE TRURI POPULLIT NAIV , QE NE JEMI SHTET I PAVARUR DHE KEMI KOMBESINE TONE DHE FLAMURIN TONE . JEMI SHTET ALEAT ME SHQIPERINE .BESOJ QE CDO VIT, THACI NEN RROGOZ BEN LUFTE ME ANE TE MEDIAS ,QE POPULLI TE JETE KUNDER BASHKIMIT SHQIPETAR ,KJO BEHET PER INTERESA TE NGUSHTA PER PUSHTET .POPULLI I KOSOVES DO TE BJERE SHUME SHPEJT NE KETE KURTH , 70% KA RENE ,KA MBETUR DHE NJE PJESE E VOGEL .
    KJO ESHTE POLITIKA E NDYRE !!!

    1. Migjen Thaçi says:

      Për ata “Shqiptar” që nuk patën rastin të njohin nga afër “Kosovarin” ua them unë tre arsyet, përse është ai siq është dhe jo ashtu siq duhej.
      1. Analfabetizmi në Kosovë është përafërsisht 70%. Nuk do të thot që ai që njeh alafabetin, nuk është analfabet. 85% e Kosovarëve nga mbarimi i shkollimit nga ai fillor deri te ai univerzitar nuk kanë pasur më “libër n’dorë”, por informatat i marrin nga “rrokum”, “top-news” etj..
      2. 80% e popullatës janë me tipare fshatari dhe sapo dalin nga fshati mbeten pa mburojë regjionale, dhe
      3. me që nuk lexojn “shqip” e kanë problem komunikimin ndërshqiptar. Unë njohë personalisht njerëz që kanë diplom univerziteti dhe u ikin bisedave me njerëz nga “Shqipëria”, sepse e kanë vështirë të u përgjigjen atyre.
      Prandaj derisa arsimi n’Kosovë është në këtë gjendje primitive, ku arsimtari me mbarimin e studimeve i hudhë librat dhe kohën e lirë e kalon n’bastore dhe n’kafene duke shikuar “rrokumin” dhe të tilla, vështirë të ndryshojn raportet.

      1. Be says:

        Migjen ! Kosova ka ndryshuar shume ,nuk eshte me Kosova e analfabeteve , njoh shume njerez inteligent ,student te zote dhe shume te dashur dhe te respektueshem , Kosovaret kane filluar te vishen shume bukur . Ka dhe tek ne, shume studente qe kane marre diploma fallco por jane idiot te medhenj . Nuk duhet te shajme njeri tjetri
        Te gjithe shqipetaret jane njesoj ka shume te zgjuar dhe injorant kudo .

  8. TJ says:

    Z. Mero si gjithmone i sakte dhe koncis! Shikoni! Une vij nga nje familje me origjine serbe! Kam lindur ne Shqiperi dhe jam 100% shqiptar nga te gjitha anet! Jam rritur dhe edukuar si shqiptar me friken e mos te qenurit shqiptar dhe me dashurine e njerezve te mij ne ish Yugosllavi! Babai im vdiq pa i pare njerezit e vet qe nga 1948! Kur kam shkuar per here te pare andej nga 1993 kam pare ndryshimin e madh nga te gjitha anet! Por zhgenjimi i madh ishin Kosovaret! Per arsye dashurie per kete popull te pervuajtur me kombesi shqiptare ,nuk dua te them se cilat ishin keto arsyet e zhgenjimit! Populli kosovar si komb shqiptar duhet te kulturohet me tej!

  9. Bernabeu says:

    Mero Baze je vetvetja c’rendesi ka si te perceptojne ne kohe reale. Ti je shume objektiv. Djali tim vetem 17 vjec pa e ditur dhe njohur Ti ka ate qasje per Kosoven dhe kosovaret…mban qeleshen verirore ne Stadium ku luan Kombetarja pa e ditur qe nuk eshte qeleshja barianti i Jugut…Tani Buzhdalet dhe Matoshet po ja kujtojne…shume cudi

  10. Kritiku says:

    Ia ke futur kot Mero, me kete artikull. Kjo tregon aftesite e tua shume te dobeta per te njohur njerezit dhe situatat. Por te kishe me shume njohuri, ti nuk do qendroje per nje kohe shume te gjate ne krah te Berishes dhe u bere !armik” me te vetem kur tu cenua interesi vetiak. Si gati te gjithe gazetaret shqiptare edhe ti nisesh gjithnje nga interesi vetjak per te gjykuar njerezit dhe gjerat dhe kjo te pengon qe te shikosh realitetin ashtu siç eshte.
    Nuk eshte e vertete qe antikosovarizmi u zbeh mbas luftes se Kosoves, por perkundrazi, ai u shtua akoma me shume, sepse shqiptaet i pane me mire nga afer se kush jane kosovaret ne te vertete. Shqiptaret hapen dyert dhe i priten me te gjitha ato qe kishin edhe vete, ndersa kosovari, ne vend qe te ishte mirenjohesh, filloi qe te kerkonte kushte shume te mira.
    Se kush jane kosovaret ne te vertete, me shume e di Fieri dhe Elbasani, qe kishin nje numer shume te madh te tyre, qe mbeten pas Luftes se Dyte. Sidomos ne Fier, krimet e kosovareve jane te pashembullt dhe vazhdojne akoma.
    Mos na hapni barkun me shkrime te tilla! Po te kishe aq njohuri njerezore dhe profesionale, ti Mero nuk do te mbushje gazeten tende me analfabete funksionale! Mos jep mend kur nuk ke per vete.

  11. lili says:

    Na lodhet me me kush e ka situé me mire e ma prépara kush eshte ky e kush eshte ai:jemi shqiptare,me po aq dallime nderveti sa nje kuksian me nje gjirokastrit,apo nje i rrafshit me nje i bjeshkes!..jemi shqiptare e nuk na ndryshon kete Pune as je qeveritar:u munduan sultan et 500 vete, u munduan bulgare, u munduan tash edhe titistet,mundohet edhe hashimi i klika e tij ndoshta po kot mundohen:jemi shqiptar….per inat te parise politike edhe jurnalistike,qe shitet e blihet kollaj,pra per inat te tyre ndoshta populli’analfabete’ kembngul ne identitetin e tij shqiptare tash e 2000 vjete….

  12. bureto says:

    Eshte e vertete ajo qe shkruan Mero sidomos kur u referohet mendesise se njerezve te thjeshte. Ne vitin 1999, koha e krizes, nje kolegu im tiranas, me te cilin punonim ne nje zyre, por me kulture te cunguar, m’u shpreh: “E ç’na duhen ne keta kosovaret?”. Qetesisht i dhashe nje qind arsye pse nuk duhej te shprehej ashtu. Dhe sigurisht qe ai nguli kembe ne disa gjoja ‘argumente’ te tija. Kur e pashe qe ishte shume e veshtire te kuptonte i thashe jo pak me nervozizem: Nuk na duhen kosovaret, do t’i ‘varim’ te gjithe, por na duhet Kosova, or budalla. Nuk di sa e kuptoi thelbin e asaj qe i thashe, dhe a u bind, por me pa ne sy dhe heshti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje