Përfundimisht Basha po konsolidon një traditë të re në politikën shqiptare, duke u përpjekur paraprakisht, më shumë për të bërë gati alibitë e humbjes, se sa për të gjetur rrugët e fitores.
Ai po justifikon publikisht mos-angazhimin e tij për reformën elektorale, si një “bashkpërgjegjësi” që i vjen nga koha kur Berisha dhe Rama votuan këtë sistem, duke përgatitur kështu alibinë e tij në rast të humbjes së zgjedhjeve më 2017.
Në takimet e tij publike ditët e fundit, ai ka filluar e flet për problemet që ka ky sistem për “shkak të keqpërdorimit” nga Edi Rama, duke lënë të kuptohet se PD po mendon më shumë se si të mos shkojë në zgjedhje, se sa si do t’i fitojë ato.
Në një takim që ka pasur në njësinë 7 disa ditë më parë, Basha ka folur për mundësinë e bojkotit të Kuvendit në muajin që vjen, për ta tensionuar situatën para zgjedhjeve dhe ndoshta për t’i bojkotuar ato.
Është saktësisht e njëjta skemë që përdori para zgjedhjeve lokale të vitit 2015, dhe që i rezultoi fatale. Edhe 9 muaj para zgjedhjeve lokale, Basha filloi të radikalizojë qëndrimet, të braktisë Kuvendin, të bëjë thirrje për bojkot, të betohet se nuk do marrë pjesë në zgjedhje, dhe pastaj në minutat e fundit shkoi në zgjedhje dhe doli 45 me 6.
Justifikimi ishte se nuk kishin kohë të përgatiteshin, nuk e pranonte reformën territoriale, kundërshtari kishte manipuluar etj.
Tani po përsërit të njëjtën skemë. Po bën gati PD ta nxjerrë nga Kuvendi, nuk votoi ligjet e reformës në drejtësi, nuk do marrë pjesë seriozisht në debatin për reformën elektorale, do të ruajë këtë sistem që është dhe në fund do shkojë zvarrë drejt zgjedhjeve duke i humbur ato, me justifikimin paraprak, se “të gjithë e panë si shkuam në zgjedhje.”
Deri tani propozimet e tij për reformën elektorale janë thuajse të papërfillshme, dhe që nuk prekin asgjë thelbësore në Kodi Elektoral. E vetmja gjë e re, është se ai po pranon se Berisha dhe Rama kanë gabuar kur e kanë bërë Kodin, pasi nuk kanë parashikuar që Rama do ta keqpërdorte. Në fakt të njëjtën gjë ka thënë dhe Rama pas 2009-s, kur ngeli sërish në opozitë pas alencës PD – LSI, duke akuzuar Berishën për keqpërdorim të Kodit. Edhe ai pranoi përgjegjësinë për Kodin dhe tha se ishte gabim.
Tani meqë të dy palët e kanë pranuar se është gabim, çfarë i pengon ta ndryshojnë?
Me siguri nevoja për të pasur një alibi për humbjen. Dhe në këtë rast Rama është i gatshëm t’ia japë këtë alibi Bashës, meqë i duhet. Nuk ka investim më të mirë për të se sa ta mbajë opozitën me Berishën si kryetar real dhe Lulin si kryetar formal. Për këtë dhe Rama është gati të kërkojë falje prapë për Kodin. Me kusht që të mos ndryshojë!
Dhe Basha është i gatshëm të çojë PD në humbje për të shpëtuar vetë. Vetëm ky Kod i siguron atij mundësinë që të shuajë çdo rrebelim brenda PD, pasi përmes tij, i nxjerr nga politika përmes listave. Çdo Kod tjetër që i jep lirinë deputetëve të vendosin vetë për fatin e tyre, mund të bëjë PD fituese, por zbon Bashën nga kreu i PD. Ndaj dhe Bashës i duhet ky Kod, i duhet tani, dhe i duhet për të shpëtuar veten, jo PD.
O Mero ,pse ju jep keshilla kot anetareve te shqupit ?? Ata e kane ndare mendjen qe do rrine gjate ne opozite dhe synojne vetem te ruajne pozitat e tyre te privilegjuara.
Jo shume larg por keto 24 oret e fundit shikojme nje shkumezim..ca ulurima te cakallit serb Lul Bashic
Dje ky monster tha:
1-Rama po ben politikë armiqësore me maturantët
2-PD ka filluar strategjinë së saj për të rrëzuar Kryeministrin Rama
3-përsëriti akuzat për lidhje të Ramës me krimin.
4-Rama ka një aleancë të çimentuar tashmë me krimin dhe drogën.
…………………
Pra vetem te analizosh keto 4 kercenimet e ketij banditi buze-qumesht gjeja e pare qe mendon eshte?
A ka ngelur ndonje shqiptar I vertete ne ate territor me shqipfoles ti tregoje vendin ketij krimineli shumedimensional ??
A ka harruar zoti Mero malet me akuza per dyshen kriminale 2 B….Bashe –Berishe qe iu shtua dhe nje 2B tjeter Ben Blushi…
A KENI HARRUAR
“PROFILIN E LARTE” KRIMINAL
TE DEVILIT LUL
…QE I ZIU ARVIZI
E QUAJTI YLL NE NGJITJE
PA U THARE
GJAKU I 21 JANARIT NE BULEVARD
A
-Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.
B
-Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..
C
-Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
D
-Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret
E
-Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…
F
-Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje
G
-Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment
J
-Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..
M
-Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …
“PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL
-LUL LEGENI
Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules
LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…
-LUL MALOKARI
.Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.
LULI KUQ
Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…
LUL I AMBASADORES
Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.
Ne kete kontekst te sotem kur Doshi-Gate qe eshte me teper nje hipnoze pa asnje fakt dhe po merret me vrull te papare nga prokuroria (nuk dihet kush qendron pas kesaj bombe antishqiptare) ne fillim duhet te merremi me ato qe kemi fakte.Thjesht qe te behet dekriminalizimi I pari qe duhet te merret I pandehur nga prokuroria eshte Lubasha & Serberisha qe kane qindra dosje ku me kompletuara eshte ajo e rruges Beograd Durres dhe le te thirren si deshmitare dhe ato ambaasdore apo politikane perendimore qe kane afera me keto “dirty job”..dhe kam besim qe prapa skenareve me serialet televizive “BENI BLUSHI ECEN VETE DREJT SALES“ jane ato ben bullshitat e Lulit ne perendim qe kane partner Damir Fazllicin qe eshte mik shtepie I Sali kerricit dhe Lul Ogicit.
Epilog:
duke qene se me 21 janarin 2011 zoti Mero mori nje lavdi te merituar kunder hordhise Nazi-Berishiste..shikojme qe pas 23 qershorit 2013 duket nje zbythje e pafaleshme.
Sot mund te themi:
-Viktimat dhe jetimet e 21 janarit po shurrohen nga berisha-basha-meta me koqet e edi rames-donald luse dhe mero bazes.
-23 qershori 2013 ishte nje fitore artificjale..ishte nje tragjedi..ishte nje tradheti e bere ne bodrume ambasadash..ndoshta kjo “fitore tragjike” ishte poshtrmi me i madh qe I behet ketij kombi qe nga koha e gjergj kastriotit.
Jam I bindur se :
dhe me proamerikani ne Shqiperi apo me antikomunisti ne Amerike mendojne me vehte kur shikojne kete shperfyterim kozmik te shtetit dhe perdhosje te dinjitetit kombetar se Enver Hoxha nuk ka gabuar fare kur I fuste dajakun ketyre atdheshitesve shqipfoles dhe ketyre dipllomateve perendimore qe e kthyen ate vend ne Kolumbine e Europes dhe WC e botes..dhe kur shikojne nje super-monster si Lu Basha qe ja ka kaluar ne krimet e tij dhe xhaferr deves dhe ne tradheti Esat Pashe Toptanit.
O fitoi shqupi zgjedhjet jane te ndershme po nuk fitoi SAL LULI zgjedhjet jane vjedhur fitoi krimi . Po haroin sa kan vjedhur sa kan Vrare e sa kane persekutuar gjate ketyre 25 vjeteve
O fitoi shqupi zgjedhjet jane te ndershme po nuk fitoi SAL LULI zgjedhjet jane vjedhur fitoi krimi . Po haroin sa kan vjedhur sa kan Vrare e sa kane persekutuar gjate ketyre 25 vjeteve BASHA ESHTE KRYEHAJDUTI haroi si e mori Bashkin haroi 21 janarin
O fitoi shqupi zgjedhjet jane te ndershme po nuk fitoi SAL LULI zgjedhjet jane vjedhur fitoi krimi . Po haroin sa kan vjedhur sa kan Vrare e sa kane persekutuar gjate ketyre 25 vjeteve BASHA ESHTE KRYEHAJDUTI haroi si e mori Bashkin haroi 21 janarin,,,,,,,,,,,,,,,,
Rilindje?
Dhe mundet:
Por, hë për hë,
Është në tunelin Vaginal!
.
PeDe?
Nuk tundet:
Ka qenë
Është
Dhe do të jetë
Në tunelin Sal Anal!
MNero ! Per ty dhe te gjithe mediat sherbetore te se majtes kane ardhur dite te veshtira dhe te mundimshme.
Me te gjitha menyrat, me te gjitha format dhe me te gjitha forcat jeni vene ne nje pune titanike per te retushuar deshtimet e Qeverise dhe te Edvinit, perpiqeni te largoni vemendjen e publikut me shkrime si ky apo te ngjashem me kete, por e keni kot.
Populli edhe di te SHIKOJE, edhe di te DEGJOJE dhe me kryesorja di te ARSYETOJE pa “ndihmen” tuaj.
Kryetarit ”de jure” te PD Lulëzim Basha(aspirant per kryeminister):
Kryetar ”de jure” te PD te ben Mareshalli, por kryeminister nuk te ben dot ai. Kupton?
EU, ku Shqiperia perpiqet te beje pjese, e monitoron Shqiperine ne te gjitha fushat.
Ne EU, cilido Kryeminister jep doreheqjen edhe per nje mos deklarim, plagjiature apo edhe per nje perfitim te padrejte(prej qindra eurosh). Shembujt te tille, ti qe je i dalur dhe e njeh europen, ke pare e degjuar mjaft. Pyetja eshte:
Ti mendon qe je i pershtatshem per kryeminister i ardheshem, vetem pse keshtu ka vendosur Mareshalli? Eshte shume qesharake! Ti je i koshient per thesin e mbushur plot me korrupsion, vrasje dhe antishqiptarizem, qe mban mbi shpatulla:
-Ish Minister i Komunikacionit- Je i akuzuar nga KLSH per vjedhje ne Rrugen e Kombit(mbi 250 miljon euro) dhe i pa gjykuar per proçedure.
– Ish Minister i Brendeshem- Akuzohesh per vrasjen e kater te burrave te pafajshem nga dritaret e kryeministrise. Akoma i pagjykuar.
– Ish Minister i Jashtem- Ke firmosur marreveshjen me greqine per ndarjen e kufirit detar, duke pranuar shitjen de fakto te rreth 300 km katror nga pjesa e Shqiperise. Rrezimi i marreveshjes nga Gjykata Kushtetuese, te ngarkon me pergjrgjesi penale. Akoma nuk je gjykuar per kete veper si anti shqiptar.
Thirri mendjes sa je ne kohe! Mos prano postin e kryeministrit edhe sikur te te falin!
Mos u bej vegel qorre e marreshallit! Ai gjithmone, per interesat e tija, ka shitur dhe eleminuar edhe bashkepunetoret me te afert(Mareshalli-”Qëni që të ha tinëz”-imiton diktatorin Hoxha). Shembujt te tille nuk eshte nevoja te t’i permend, apo jo?
-Si duken bathet PD nuk fiton dot ne zgjedhjet e 2017. Kjo eshte nje favor per ty.
-PD-ja, si te gjitha partive drmokratike qe u krijuan ne europen lindore mbas pembysjes se komunizmit(qe sot jane te gjitha te shperndara), e ka mbaruar misionin dhe eshte ne shperberje. Ti e di mire kete. PD-ja ekziston vetem si parti e familjes berisha dhe do te jetoje sa ai te kete dhembe te kafshoje, po e late ju te tjeret.
-Supozojme(per absurd) se ti behesh kryrministri i ardhshem. Mund te pranoje EU ne nje vend europian, nje kryeminister qe ka pune me drejtesine? Ligji i dekriminalizimit, po nuk u zbatua per ty, per ke mund te aplikohet? Per disa fakire trafikante femrash, etj.?
-Se fundi, nje keshille per pamjen e jashteme. Sado qe mbahesh si djale i pashem, ki kujdes me mjekren. Shiko te kryesh nje opracion plastik per t’i ndyshuar formen, qe te kujton ”fondo schiena”.
Sugjerim per komentuesin “Shqipe”
i Nderuar ke shkruar bukur ..por ja ke bere si puna e Lopes qe derdh kusine me qumesht …
Ju beni gabim qe i drejtoheni nje krimineli manekin….ne fakt duhet ti drejtoheni per momentin zotit Donald Lu qe eshte
flamurtari i dekriminalizimit…dhe kete bash-kriminelin e ka bere ndihmes per mender reformen e drejtesise.
Gabimi i dyte eshte se thoni per Enverin te ha tinez..e ke gabim shume gabim…ai te qinte nonen vetem po ti shkelje vijen ose ti tentoje
ti merrje karriken…
Nqs se do te krahesosh se kush ha tinez si monstra berishe..ai e ka emrin Ahmet Zoogoli…ku ndyresi e tij me e madhe eshte kur dhea urdher PER VARJEN E KLERIKUT DOM GAZULI….DHE PASI U SIGURUA QE DHA SHPIRT….NXORRI DEKRET PER FALJE….DHE JU SHQIPKARET I MGRINI LAPIDAR…NJIHU ME MONSTREN AHMET ZOGU SI VARTE TINESISHT PATRIOTET E ASJA KOHE QE JU I KENI HARRUAR
Ahmet Zogolli nuk e ndërpreu asnjëherë luftën kundër Klerit Katolik. Jo rastësisht ipeshkvijtë i drejtoheshin më 1933 (kur i patën zanë “dritën” shkollat katolike) se, “Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarë atëherë shqiptarë edhe sot”. Gjoni leu në Dajç të Sapës (Zadrimë) me 26 Mars 1893. Mësimet e para i bani në shkollën e fshatit, që e kishte çelë dom Ndre Mjeda. Si vijoi të mesmën në Shkodër, studimet e matejshme i ndoq në Itali dhe Austri, ku ishte edhe vëllaj tjetër, Nikolla. Ai u Shugurue Meshtar me 4 Gusht 1919 në vendlindje, në Dajç. Mbas një shërbimi të shkurtë në Gjadër të Lezhës, e çuen në Qelëz të Pukës. Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 dom Gjoni u zgjodh deputet. Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta, “Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer … hasëm të kulturës …”; ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet Zogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bej Kryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes.
Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952. Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë. Jo rastësisht një ndër votuesit e tij kryesorë, pse zgjedhjet në atë kohë baheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut: “Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhe”. Vrasja e Avni Rrustemit çoi në trazimet e qershorit 1924 dhe ramjen e “popullores”. Zogolli u strehue në Beograd. Diçka duhet t’u thotë kjo atyne që kanë vesh me dëgjue e sy me pa: Mjaft të lexoni marrëveshjen ma sipër në mes Pashiçit dhe Zogollit.
Dhe prej atje, me paret e Serbisë dhe ruset e bardhë të Wrangelit “rimori” Tiranën”. Vallë as këto fakte historike që i ka në dorë një Europë mbarë mbi tradhëtinë e Zogollit historianët tanë nuk i dinë?! Dom Gjoni nuk u largue kur në Shqipni u rikthye Zogu me hordhitë serbe e bjellogardistët. Nuk iku as atëherë kur Zogu i vrau miqtë e tij ma të mirë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin. Atë, mbasi iu desht të përballej në krye të pukjanëve të Qelzës me boshibozukët e Pëllumb Lleshit, që shkonin tue gjuejtë kudo ndeshnin Kryqat e tue vra edhe pukjanët e pafaj tek ktheheshin me bagëti a prej mullinit, në shkurt 1926 e transferuen dhe e çuen në Koman. E puna e parë që bani sa u vendue atje ishte me hapë edhe aty një shkollë. Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak.
E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, katolikët e maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”. Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit. Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli: Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar! Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit! Dom Gjon Gàzulli, në pamundësi me ndejë ma në Koman, pse rrezikohej jeta e tij, u strehue në Kalivare. I thanë të largohej nga Shqipnia, nëse donte të shpëtonte kryet. Po jo: Ai nuk do ta linte kurrë truellin amtar!
Ai, në luftë me Nënprefektin anadollak të Pukës për çashtje të shkollës që mbante në Koman, Ai, që ishte i mbuluem me nder prej Hasit në Zadrimë, tashti ishte rrethue prej çakejsh e nuk mund të kthehej ma as deri në famullì. E Zogolli nxitoi t’i thurte të gjitha kurthet: së pari, një hoxhë fanatik, që rrejti një njeri qyqan e mendjeshterpë tue e nxitë t’i bante një padi; sekreatri i Prefekturës Ismaijl Axhemi (me origjinë turke), nënprefekti Abedin Sakiqi, komandanti i rajonit Rexhep Aliaj – të gjithë të angazhuem me provue “fajsinë” e tij. Dom Gjon Gàzulli, dom Nikollë Gàzulli, dom Lekë Dredha u arrestuen në Kalivare me 28 dhjetor 1926.
Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe shokët e tij se: 1) kishte organizue kryengritjen; 2) kishte shpërnda armë ndër male; 3) kishte pre telin e telefonit. Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit! Vendimi i gjyqit: Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar. Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen. Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë. Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të fesë, por si politikanë. Ja pra: “Sa dëshirë do të kisha me i varë… “ Pjesa e pashkrueme e atij vendimi gjyqi kishte ma shumë randësi se dënimi me varje i Dom Gjon Gàzullit. Me atë varje barbare Zogolli u thonte të gjithëve: Ose rrini urtë, ose të gjithë në litar si prifti! Ja një fragmente nga intervista dhanë të revistës gjermane “Korrespondez des Priestergebetsve” nga oficeri i ngarkuem me varjen e Dom Gjonit, Xhemal Dibra: “Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin ende të rrahuna prej njerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, pse donte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë.
E kuptoj çfarë do të ndodhte. Një françeskan me Sakramend ndej para tij (At Martin Gjoka, shënim im). … Françeskani kishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës. …… Ai i kapi dorën Atit e i tha: “Pater Martin, tash ke me më rrëfye”. Ati iu lut ushtarëve të mbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – “Dom Gjon, rrëfeju, pra, latinisht a italisht”. – “Jo, Pater, i përgjigjet Gàzulli, të mbramin rrëfim due me e ba në gjuhë të Nanës”. E kështu ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët, pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij. Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini me një përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret. Tash u çil dera e burgut, e u nisëm. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë. Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten të dy me za të naltë, por unë muejta me vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë. Një trimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time. Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes.
Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. E ta kisha lanë me shkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Mue më duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem me ndje predke! Foli fjalët e mbrame. Mjaft! Atëherë ai çoi zanin edhe ma e tha: Vetë po vdes i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e vërtetë”. Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun! – Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927.” Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën. Nuk e di nëse ishte Shejt apo jo. Di po, se edhe sot mbas 85 vjetësh Varri i tij në “Rrëmaji” në Shkodër asht qendër pelegrinazhi e Shqiptarëve e se Ai ishte Atdhetar, aq sa në gjyq pat lanë atë thanjen e tij lapidare: “I vetmi faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë Atdheun deri në flijim për të”. Pat shkrue më 1942 At Gjon Shllaku për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gàzullin:
“Fatosa të vramë dy herë, nji herë kur i mbyten, dhe nji herë kur i lanë në harresë”. Po jo, nuk do të harrojë populli i Shkodrës, i krishten apo musliman qoftë. Do të jetë gjithmonë dikush që do të çojë lule tek ai varr, dikush që do të ndezë një qiri, dikush që do t’i drejtohet në heshtje: Dom Gjon, lutu për ne, se përsëri sot po vazhdojmë me ju vra. Nuk po dijmë çka bajmë, Dom Gjon, po rivrasim të vramët e po vritemi edhe mes të gjallëve