Ardit, të duam të vdekur sepse kështu vlen!

19 Tetor 2016, 19:56Editorial TEMA

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

Te dielen e 7 gushtit kur qielli i mesnates nxinte nga yje te vobekte, ne argetoheshim si te cmendur atje poshte ne diskotekat e Dhermiut. Muzike, alkool, pjeshka qe sperdridheshin, shtellunga hashashi, cica dhe bythe te rrumbullakosura, pjatanca me viza kokaine, naçu me tatuazhe,flirtime. Nje moment erresiren perverse e çau si rrufete nje klithme femije qe renkoi me shpirt dhe Dj ndaloi muziken. Altoporlantet e diskotekave te Jugut heshten dhe oshetima e nje brenge u rrotullua ci cunam neper tavolina, gota koktejlesh, kercime te cmendura dhe u largua e u tret mes dallgeve te zeza te detit ngjyre blu. Te dehur e te droguar te gjithe nuk pyeten cfare ishte ajo klithme ndihme dhe Dj nuk pertoi. Vazhdoi muziken dhe bashke me muziken vazhdoi edhe argetimi i shthurrur. Mes berllogut te plehrave te Sharres ne Tirane nje fadrome kishte ndaluar siper trupit te nje njomezaku 17 vjecar dhe ia shtypte me radhe kembet, krahet, gjoksin…

Argetimi ne Jug vazhdonte, dhembja ne Sharre shteroi.

Mengjesi i dites tjeter na gjeti buze detit shtrire ne shenzlloget e shtrenjte, mengjesi i dites tjeter e gjeti Arditin shtrire mes plehrave. Ne vazhdonim te argetoheshim me shkuma party ndersa mes plehrave te Sharres se Tiranes degjoheshin vetem lehjet e qenve dhe nje zile e mbytur celulari. Ne poshte ne Jug pozonim e mburreshim me selfie-t e celulareve tane, ndersa nje tjeter celular i ngjeshur mes gjoksit te Arditit tringellonte pa fund. Ne bertisnim nga lumturia, Arditi nuk fliste. Ne klithnim nga shthurrja, Arditi lengonte i mbytur ne gjak. Telefonat tane nuk rreshtin nga fotot dhe mesazhet mburravece, telefoni i Arditit nuk rreshtte nga thirrjet e nenes, babait, vellait, xhaxhait, shokeve.

-Ku jeni?-na pyesnin ne. Ne Dhermi, ne Himare, ne Sarande, ne Korfuz…

-Ku je Ardit?-pyesnin familjaret e ndersa Arditi jepte shpirt degjohej vetem tik-taku i zemres se tij tek u jepte lamtumire familjareve, qytetit, plehrave, botes, ajrit.

Vdiq Arditi o njerez, nje adoleshent qe shkonte ne shkolle dhe punonte per te pastruar plehrat tona.

Arditi?

Maloku tropojan?

Maloku pabuks?

Maloku pleraxhi?

Maloku koketrashe?

Maloku zhuls?

Cfare pune kemi ne me malokun e vogel. Ai nuk e dinte ku binte Blloku, ai nuk ishte gangster i bandave te Stresit apo Noizyt. Ai nuk kishte makina te shtrenjta. Ai nuk kishte lindur e jo me te bente vrasje ne Tropojen e 1997-es. Ai nuk votonte se ishte i vogel. Ai punonte te plehrat e Sharres dhe nuk kishte as leke, as shoqni bobash, as leke, as hashash, nuk kishte cuar kurva dhe droge ne Belgjike. Arditi nuk ishte si ne, ishte qytetar i dores se dyte te nje shoqerie te ndyte.

Dhe keshtu mbaruan pushimet e cmendura te gushtit e ndersa ktheheshim ne Tirane degjuam qe edhe poltika i ishte kthyer avazit te vjeter.

Arditin e vrau partia, e vrau bashkia, e vrau qeveria. Na duhet vdekja e ketij te vobekti se nuk kemi sulm tjeter pervers keto kohe. Harruam qe kazanet e plehrave, rruget e qyteteve, qoshet e lagjeve jane plot e perplot keto 26 vjet me femije jugore e veriore, me femije me ngjyre e pa pigmente, me femije te braktisur dhe brekegrisur. Jo,jo ne na duhet vdekja e Arditit. Na duhet kjo vdekje plot dhimbje per te sulmuar komshiun jo veten tone. Ne duam te lajme mutin me shurre dhe yrrysh ne sulm.

Vdiq Arditi, maloku, pabuksi, pleraxhiu,zhulsi?

Jo,jo. Vdiq Arditi. Engjelli, i pafajshmi, punetori, hallexhiu, sakrifikuesi. Vdiq Arditi dhe o burra mos te sherojme plagen sociale por ta fshehim. E fashojme dhe tek dalin ne siperfaqe njollat e gjaku si gjithmone atakojme kundershatrin. Vdiq Arditi dhe kjo vdekje na duhet mot ne fushaten elektorale te sulmojme partine, bashkine, qeverine. Vdiq Arditi dhe harrojme se fadroma qe ia shtypi gjymtyret, koken, gjoksin, shpirtin, endrrat, jeten nuk kishte vetem nje shofer. Ajo fadrome te kishte dhe ty shofer, me kishte mua, kishte ata, ishte fadrome me shume timonë. Ne nuk kemi nevoje per patente e licence te vozisim fadromat e vdekjes. Ne kemi ligesine perverse brenda vetes qe edhe vdekjen e tjetersojme sipas rrethanave derisa nje dite fadroma do te na shtype me rradhe te gjitheve, te pasur e te varfer, jugore apo veriore, te majte e te djathte, kurva apo hipokrite, legena apo bandite.

Ardit une e di qe shpirti yt shume shpejt do ngjallet e do shetise bashke me ajrin e vjeshtes se Tiranes kudo ne qytetin tone. Por ti mos e bej kete gafe. Rri aty ne parajse ku te çoi Zoti pa hater e pa miqesi. Ne te duam te vdekur sepse keshtu ia vlen. Po u ngjalle dhe te pame rrugeve do fillojme avazin e vjeter: maloku, koketrashi,pleraxhiu. I vdekur ti je nje engjell. I gjalle je nje djall or djal’!

10 komente në “Ardit, të duam të vdekur sepse kështu vlen!”

  1. Albi_I says:

    Po Bledo po, plot ishin diskot e Dhermiut. Ishin plot me mjaftistat e Erit qe sot jane bere drejtora dhe qe denden ne kokaine nga Tirana deri ne Jug sa here te keni mundesi. Keta jane ata qe kane firmosur edhe per kontratat e Bashkise.

    1. Edkari says:

      Kush e deshi te vdekur nuk e permend vrasjen e tij

    2. Edkari says:

      Harrova Neten..
      coj te falat e mia

  2. bimbashi says:

    Keto jane kontrastet e jetes ne Shqiperi. Fatkqesisht shumica jane ne anen e varfer te shoqerise, por vdesin per nje selfie dhe harrojne gropen ne te cilen jetojme.

  3. endri says:

    hej Migjeni je ti!? Bravo!

  4. D. Didani says:

    Nuk do mjaftonin male me gazeta per te shkruar jeten dhe vdekjen e dhjetra dhe qindra “Arditeve” qe vdesin cdo dite neper Shqiperi…Ne cdo vdekje ka fatalitet,absurditet,korrupsion,droge,alkohol,aventure,urrejtje,cmenduri,poshtersi,pabesi,nje makine me shpejtesi,nje rruge e bere keq,nje fjale e ndyre e perdorur,nje interes meskin,nje gardh i shtyre pak centimetra,nje borc i palare,depresion dhe strese,lajthitje,nje vendim i keq gjykate,nje shprese e humbur….! Pra nuk eshte vetem Arditi!!!

  5. xhemilja says:

    O katunar muti, cop pabuksi, qe ke ardh’ m’Tiron nime me ket’ mut “demokracie”, se Enveri mostrat si puna jote i conte neper interrnime. M’koh te Lavdishmit, ti mor bythlepires, nuk kishe shonc as me pastru halet publike t’Tirones, jo mo me shkrujt surrati jot neper gazeta.
    As e mora mundimin me t’lexu, po qe nga titulli ti je per rehabilitim!!!!! Si mund te ironizosh (pika ironia jote…) me jeten e nje femije 17-vjecar, nderkohe qe per humbjen e kesaj jete eshte FAJTOR kryesor pushteti, opizita qe ngre zerin tani per pike, shoqeria shqiptare, e cila eshte totalisht indiferente e qe mbi te gjitha, lexon edhe shkrimet e nje katunari psikopat si puna jote.

  6. bledi says:

    Je me i ndyri qe mund te pjelle nje femer

  7. mirel says:

    Ska nevoje te besh elegji per vdekjen , ti pis i pushtetit.
    Fadromen qe e vrau e drejtonte shteti, Ramiu dhe Veliu.
    Varferia ska nevoje per elegjine tende te peshtire, se e fyen.
    Lerini varferise te pakten dinjitetin e njerezores. Varferia di vuaje dhe te heshte, pa u shkalavitur si puna jote per nje titull karriere.
    Ne vend te elegjise bej gazetari..mos lejo qe pushteti te drejtoje fadromat e vdekjes.
    Mos lejo qe pushteti te kurdise shperthime me duar femijesh.
    Cdo gje ndodh hapur. Dhe ju heshtni derisa diku dikush vdes..dhe papritur kujtoheni te beni zemerthyerin.
    Pisa te keqardhjes. Ne thirrjen per bashkefajesi kolektive kerkon te heqesh pergjegjesine direkte te shtetit. Kerkon te fshehesh bashjefajesine e gazetarise ne qelliminper te humbur gjurmet e kriminelit qe sot ka karrigen e bashkiakut dhe te bosit te tij Ramiut.
    Atje duhet te ishin ata ne vend te Arditit…
    Ata pleraxhinjte, qe po mbulojne jo vetem Arditin, po nje popull te tere.

  8. Spartaku says:

    BLEDI! Ke noten 10 me yll per kete shkrim.Bravo,shume bukur.Pene dhe mendjeholle. Qe ne fillim me pelqeu shume artikulli yt.Bravo.Respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje