E kam njohur kur ishte student i vitit të parë në Fakultetin e Gjeologjisë. Ishte nga ata djemtë hokatarë që bënte ç’ishte e mundur të kuptohej që ishte në Fakultetin e gabuar. Bënte humor me lëndët e vështira, me pedagogët e rreptë, dhe të qënurit aksidental aty. Ishte një gjendje që unë e kisha tejkaluar si student i Gjeologjisë dhe kisha mundur të gjeja veten duke shkruar në gazetën “Studenti” dhe duke u bërë dhe pjesë e redaksisë së saj.
Një ditë pranvere të vitit 1988, Gilmani më kërkoi të bisedonim seriozisht, nëse ai mund të botonte disa përkthime në gazetë. Si profan që isha nga gjuhët e huaja i thashë “po” menjëherë, pa ditur çfarë kishte përkthyer.
-Janë do gjana me spec,- më tha.
-Po bjeri, se si shikon njeri tek gazeta jonë, – i thashë.
Kështu përfundoi në gazetë një përkthim nga Niçe, për të cilin nuk u ndje askush. Gilmani u gëzua shumë dhe vazhdoi të sillte përkthime të tjera, kryesisht nga gjermanishtja.
Më pas u bëmë më shumë miq dhe ma përmendi si vlerë që gazeta “Studenti” po botonte gjana “me spec” .
Në fakt nuk ishte kurrfarë heroizmi, por injoranca ime për Niçen, ishte e vetmja meritë. Maksimalisht e dija filozof reaksionar, siç e quanin ata të katedrës së Filozofisë së Fugës.
Gilmanit nuk i ngjiste Gjeologjia dhe mezi gjente rast të fliste për letërsinë botërore, për përkthimet, por sidomos për botën gjermane të letërsisë.
Pas vitit 1991 më humbi nga sytë. Për tre vite rresht nga vitit 1992 deri më 1995, provoi të gjente veten në Itali dhe Gjermani si emigrant. U rikthye në Shkodër më 1995 për ta rinisur gjithçka nga e para.
Në vitin 1996, Universiteti i Shkodrës krijoi departamentin e gjermanistikës, si degë “bijë” e Universitetit të “Karl-Franzens” të Graz-it në Austri. Ëndrra për të cilën Gilmani kishte marrë rrugët e Evropës, tani kishte trokitur në derën e tij. Ai i rihyri gjermanistikës dhe vitin e katërt e përfundoi në Graz të Austrisë.
Pas kësaj u emërua Pedagog i letërsisë dhe përkthimit në Departamentin e Gjermanistikes në Shkodër, dhe paralelisht filloi punën për Doktoraturën në Graz. Më 17 Qershor të vitit 2004, ai ishte tani Dr.Phil. në Universitetin e “Karl-Franzens” të Grazit dhe u emërua Drejtor i Departamentit të Gjermanistikës në Universitetin e Shkodrës.
Ky ishte një shans dhe për të ndjekur disa specializime si në shkurt të 2004 në Universitetin e Little Rock-ut në Arkansas dhe një tjetër në Gjermani.
Ndërkohë ishte njeri shumë aktiv në Universitetin e Shkodrës dhe në jetën e qytetit. Ishte një katalizator i raporteve mes Grazit e Shkodrës në nivel universitar, një qytetar aktiv, një iniciator i disa projekteve në fushën e arsimit dhe sidomos në debatin për futjen e Sistemit të Bolonjës në sistemin unievrsitar shqiptar në atë kohë.
I ruaja nga larg kontaktet me të. Ishte martuar kishte dy vajza dhe një grua që e çmonte shumë.
Në pranverën e vitit 2005, u ripamë.
Ferit Hoti, një ish deputet i PD dhe njeri i afërt i Berishës, më kërkoi të isha krah tij, “nëse ai i propoznte emrin e Gilmanit”, Berishës, për deputet të PD në Shkodër.
U gëzova shumë. I thashë nëse ka folur me Gilmanin për këtë çështje dhe më tha se gjithçka ishte në rregull, por unë duhet të isha një argument më shumë.
Në fakt nuk është se binda Berishën për diçka rreth Gilmanit. Kur e gjeta Ferit Hotin në zyrë të tij, e kishin kaluar temën e Gilmanit dhe po diskutonin për Arencën. Vetëm se Berishës, i qe mbushur mendja se këta ishin të dy miq të mi dhe më tha, -“mi gjej pak ku janë dhe mi thirr”.
-Gilmanin kam mik i thashë, por po përpiqem ta gjej dhe Arencën.
Dhe atë ditë vendosa kontakte me të dy. Me Gilmanin fola në telefon dhe e ftova të vinte në Tiranë të flisnim për fushatën e tij, ndërsa Arenca ishte në Austri dhe mu desh të shkëmbeja e-maile për një intervistë promovuese.
Kandidimi i tij zgjoi goxha reaksion brenda PD dhe aty e kuptova, përse i duhej emri im Ferit Hotit. Jo për ti mbushur mendjen Berishës, pasi atij ia kishte mbushur vetë, por që kur të thonin “ku e gjetën”, përmendesha dhe unë. Dhe këtë pjesë e qante Berisha me këdo që e zgjidhte vetë.
Kur flisja me Gilmanin, gjatë fushatës, bënte më shumë humor me PD e Shkdorës, se sa me kanddatin përballë. Më tregonte se sa vështirë ishte të ndiqte ato rregulla dhe atë tip fushate. Tregonte se si “këshillohej”, të premtonte, të premtonte, dhe të thoshte shifra.
-“Si me kenë autokombanjë” veç me qit kashtë thoshte me humor.
Berisha ishte i kënaqur nga emri i tij dhe i sidomos i fisit të tij. Dukej se kjo i bënte punë. Por sapo filloi të qeveriste, mes tij dhe Gilmanit u ngrit një mur. Natyra liberale e Gilmanit që më shumë interesohej për “Karnavalet e Shkodrës” se sa për një konferencë të PD, pushteti i fortë i Topallit në Shkodrër dhe eklipsimi i ndikimit të deputetëve të tjerë në vendimarrje atje, e la atë në hije.
Në prill të vitit 2007 më kërkoi të uleshim seriozisht. Qëndruam gjatë në kafe në “Rogner”. Ishte vrerë. I dukej gjëja “ma e marrë” që kish ba në jetë që ishte bë deputet.
-Kam gënjyer njerëzit, tha. S’u kam bë asgjë, që u kam thënë. S’më pyet kurrkush. Nuk çoj dot në punë askënd pa leje të asaj Zojës. …Du me ik!
Ky ishte vendimi që duket se e kishte marrë.
I dhashë të drejtë, por i thashë të përpiqej të bënte ndonjë betejë aty brenda.
-Ashtë, si me fol me muret,- tha. Kurrkush nuk të dëgjon. Du me ik…!
E përsëriste këtë sikur donte të kërkonte leje.
Ramë dakord të rrinim në kontakt për çfarë do bënte.
Pak më vonë pas Berisha ju turr Top Channel-it, dhe i krijuan një konflikt me një antenë përforcuese në Shkodër. Gilmani u shfaq tek stacioni i antenave duke ngritur çelsin. Ishte në betejë të hapur me pushtetin. Kishte muaj që kishte dalë publikisht kundër PD dhe ndjehej i qetë me veten.
Në vitin 2009 tentoi të rikandidonte nën siglën e LZHK. U përpoqa ta ndihmoj sa munda. Në Prill të vitit 2009, Berisha lëshonte çdo ditë ndonjë nga ato mufkat plot delir që trondisnin vendin. Një e tillë ishte dhe ajo se do të ndërtonte një central atomik në Shkodër. E kishin thënë diku në shtypin kroat. Gilmani thirri një protestë në Shkodër, për ta kundërshtuar projektin. Hija e rëndë e pushtetit e izolonte dhe tentonte ta paraqiste si “një të marrë” që është dëshpëruar nga pushteti. E ftova në emisionin tim ditor tek “Vizion Plus” dhe u përpoqa t’i krijoj sa më shumë hapësirë në media, për këtë çështje. Ende njihej pak dhe shtypi ishte nën diktatin e pushtetit të Berishës, që hartonte lista censure dhe për ata që kishin rezerva për qenin e Shkëlzenit.
Zgjedhjet në Shkodër ishin një turp. Gilmanit nuk i lanë as votën e vet në qendrën ku votoi. Harruan me sa duket që duhet të linin së paku tre vota, të atij të gruas dhe nënës.
Prej asaj dite hoqi dorë nga politika.
Henri Çili ju gjend pranë duke e marrë pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës dhe ai rigjeti veten dhe lirinë e tij mes librave përkthimit dhe jetës së tij atë sportive, që niste nga shetitjet me biçikletë buzë Liqenit dhe përfundonte në rrugëtime në Bjeshkët e Kelmendit.
E jetoi jetën me aq shumë pasion dhe vërtetësi, sikur ta dinte që do ikte papritur. Ashtu dhe siç e mendotne ikjen e tij. Jo duke e pritur ai vdekjen, por duke e pritur vdekja atë.
Iku dhe tani nuk ka fuqi të ndreqë më asgjë që ka lënë në mes. As betejat e nisura, as paqen që kishte gjetur me veten dhe familjen e tij dhe as nderimin e atyre që nuk e deshën kurrë.
Cuditerisht ne kete vend sulmohen njerzit e dijes , eshte e trasheguar brez pas brezi dhe ndoshta nuk do te shkulet kurre .
Te gjitheve,pa dallim,u ka ardhur i befasishem lajmi i ndarjes nga jeta te Gilman Bakallit.Te gjitheve u ka ardhur edhe keq.Mbi te gjitha per moshen e re.Por edhe per natyren e tij simpatike.
U duk sikur kjo fatkeqesi i beri bashke te gjithe.Pa dallim.Ra ky mort,e u bashkuam – po te perifrazonim Kadarene – me erdhi ne mend ne reagimet e para ndaj kesaj fatkeqesie njerezore.
Por,sa qenkesha gabuar!
Akoma pa u percjelle ne banesen e fundit i ndjeri,nekrofilet e gazetarise dhe politikes,menjehere filluan nga keqperdorimi politik i fatkeqesise.
Akoma pa u kallur ne dhe!
Po si eshte e mundur, bre!Po a nuk ju pritej te pakten sa te varrosej,bre?!Po pse kaq te pashpirte, bre?!Po c’soj njerezish jeni ju ,bre?!Po a jeni njerez ju,bre?!
Jam dakord me zotin Baze kur flet per natyren pozitive dhe karakterin e mire te te ndjerit.Une e kam njohur vetem nga ekrani.Tip shume simpatik.Perhere i qeshur.Pozitiv.Tipik shkrodrani me energji pozitive.Keto qe shkruan zoti Baze per te,si mik dhe i njohur i vjeter i tij,vertetojne pereptimin tim per te.
Deri ketu shume mire.
Por,po te kisha qene prane analistit tone te nderuar kur e ka shkruar shkrimin per mikun e tij,do ta kisha keshilluar,qe ta kursente nga perdorimi politik.Sepse,eshte shume e pabukur.Eshte e shemtuar.Eshte mosrespekt per shokun,per mikun.Eshte,ne fund te fundit,nje fyerje bash ne kulm te pikellimit.
Nuk eshte e ndershme,qe njohjen qe ke per dike qe sapo ka nderruar jete,dhe hollesite e kesaj njohjeje,t’i perdoresh per te bere politiken;aq me pak,kur eshte edhe krejt e panevojshme.Aq me pak kur nuk ka asnje lloj benefiti( oh zot c’tmerr kur je i detyruar ta shkruash kete fjale!) politik.
Por ,vetem e vetem per ta perdorur per te derdhur mllefin e madh ndaj dikujt tjeter…!!!
Kush e ka lexuar shkrimin,ka pare te permendet Sali Berisha…!!!
Po,po edhe ketu,edhe ne kete rast,edhe ne kete fatkeqesi,edhe ne mortin e mikut te tij,analisti yne,nuk mund te rrije pa permendur Sali Berishen…!!!
Cdo lexues,te gjithe lexuesit e ketij shkrimi,tek kane hasur tek emri Sali BErisha ne ,menjehere,ne menyre ta pavullnetshme kane bere asosiacionin me ate shprehjen famekeqe te shpikur nga Rama: fajin e ka Saliu…!!!
O zot i madh,c’tmerr!Deri ketu ka vajtur puna!Edhe nje rast te tille kaq te dhimbshem,qe asnje njeri normal,asnje hasem,asnje armik normal nuk do te guxonte ta bente,kete asosiacion ,kete aludim te turpshem,e bejne gazetaret nekrofile te Rames!
Une nuk kam fjale,per vete!Keta,se edhe u lodha duke e perseritur,te lene pa fjale!
Skypion,
Kam ndjekur edhe komente te tjera nga ana juaj ne media te ndryshme. Ke fituar simpatine dhe adhurimin tim per qartesine e mendimit, cilesine e larte te te shprehurit dhe pastertine e gjuhes. Do uroja qe te ashtuquajturit “Gazetare Profesioniste” te kishin te pakten 1/10 e mases ne keto cilesi (Krahasuar me ju).
Sa te dhemb Saliu , more diteziu Skypion ! Te mos guxoje kush ,
me ia permen emnin ,se perndryshe ka pune me Skypionin !
Koment me shume vend Skypion. Merua mund te kete arsyet e veta per te kritikuar Berishen, por vitet e fundit e shikoj fare obsesiv. Nuk ka shkrim ku te mos dale emri i tij. Edhe ne te tilla raste fatkeqesish, e gjen momentin te godase Berishen, qe ne rastin konkret eshte fare periferik. Mjere ai qe iku, pa keta te tjeret do te vazhdojne te hane buke e te hane koken e tyre
Pak aventurier me duket por me cka shkruhet ketu shpreh keqardhjen perr ikjen e tij te shpejte,jo se i nevoitej kujt,por te pakten te shijnte dhe pak ate jeten e filluar vone.
Hajde palle hajde.Nuk i nevojitej kujt thote vemja.Shko mbytu ne ndonje kanal te ujrave te zeza qe te mos ndjehet era jote e qelbur.
O Agim, je i marre apo ben vete. Nuk paske kuptu asgje nga shkrimi, dhe mbi te gjitha nuk ke kuptu qe njerez si Gilmani ky vend qan perdite sepse i mungojne dhe i nevojiten shume.
Agim, njerez si Ai i nevojiten Shqipetise me mijëra. Po ku ti marresh?! Ai ishte nje shpirt i lire , i pakompromentur idealist.
Nderim e respekt nje qytetari te denje dhe intelektuali te vertete si Gilman Bakalli.I qofte i lehte dheu.Ngushellime familjes.
Analize brilante.
Ngushellime familjes, i qofte dheu i lehte.
Nje burre i vertete, njeri me parime, qe donte ma fort Shkodren se herezine e pd, qe jetonte jeten bukur per vehte e bente po aq te bukur per tjeret, qe e kishte vulosur me buzeqeshjen e vet brilante si qielli i Shkodres. We fight for the same reason even we didn’t ever meet. See you soon free spirit !
Mero, po e ke vene re, te qenit student i Gjeologjise eshte vlere me vete por qe te pakten jane te pakte ata qe kane qene bukshkale me kete vlere. Mediu eshte hurdhra. Ndjehem mire qe te te njoh si student i kohes sone.
Njeri i madh ne te gjitha drejtimet e jetes ,pervec politikes..!.Cudia me e madhe eshte se ka qene shume aktiv dhe sportiv,por trupi i tij nuk i ka pranuar te mirat qe sporti propogandon…Ndofta shume gjera jane reklame!…Njerzit e sportit nga ana statistikore vdesin me te rinj se sa ata qe nuk bejne sport asnje dite te vetme ne jeten e tyre
Gilmani eshte nje humbje e madhe per familjen,me vjen shume keq per familjen e tij,ashtu sic me dhembset jeta dhe fati i nje njeriu te vecante ! Ngushellime!
Gilman Bakalli eshte I pavdekshem se te pavdekshme ishin idealet e tij
Gilmanin e tradhtonte mbiemri.
Si profan qe je ne gjuhet e huaja po te njoftoj qe ne shqip nje fjale e huaj shkruhet ashtu sic shqiptohet.
Shakespeare nga anglishtja e shkruajme Shekspir ne shqip, e njejta gje eshte dhe per gjermanishten, Graz ne gjermanisht dhe Grac ne shqip.
Per gabimet e tjera o Mero nuk po shkruaj me tutje.
Deputeti nuk zgjidhet per te futur njerzit ne pune por per te shvilluar politika punesimi
Plotesisht dakort! Tek ne, si shoqeri qe I mungjojne aftesite kritike, vdjekja I ben te gjithe njerez me virtyte te papara. Une nuk e kam njohur mire Bakallin dhe sigurisht me vjen keq per vdekjen e shpejte. Duhet te them qe nga kontaktet e pakta me te me eshte dukur arrogant qe I pelqente vetja me shume se ishte.
Pamvaresisht personalitetit, Bakalli ka qene nje person publik dhe ka pasur mundesit te beje dicka. Por, nje deputet nuk duhet te vere ne pune njerez sic paska dashur te beje Bakalli dhe sigurisht ky nuk eshte virtyt as democratic as emancipues dhe as shenje ndryshimi. Faktikisht, Bakalli e paska pesuar nga PD jo sepse donte te bente gjerat ndryshe, por sepse donte te bente pikerisht ate qe benin te tjeret, dhe nga e cila e pesojme te gjithe si shoqeri. Shkurt, na vjen keq per Bakallin si individ, por ju lutem ti leme menjane lavdet per personin politik.
Eshte kanibalizem qe komentuesi Skypion edhe ne raste mortore “ka perveshur menget”
Na kujton thenien lapidare te kry-kriminelit saleh berishaj qe ne funeral ne Fushe kruje tha:
“JAM I GEZUAR QE MARR PJESE NE HIDHERIMIN TUAJ”
A kane ndjenja njerzore keto monstrat e Shqupit berishalese ?!
I lehte qofte dheu per te ndjerin Bakalli qe ne nje fare shpetoi nga kjo bote e mbushur me gjarperinj dhe skypione te kenetes te saliqenefit
boll skypion-kanibale te shqupit ! jeni me shume se c’njerzore jeni vampiroide …
Qe kure une e njoh Gilin, Mero me duket pak i vone. Per ta perforcuar e jo per ta kontestuar Meron,une Gilin (siç e therrisnim ne ) e kam njohur ne bankat e shkolles “Jordan Misja”. Ishim moshatar.
Eshte zakon ose hipokrizi qe pas vdekjes kujdo i thuren levdata por me Gilin ndryshonte. Zgjuarsia,zhdervjelltesia,dashuria,respekti dhe humori e benin te veçnte. Ishte universal pse jo edhe muzikant ku sa e sa her na kenaqte me fizarmoniken e tij te kuqe.
Lajmin e vdekjes e perjetova keq, biles shume keq. Pyeta vehten me mijera km rruge qe bera dje pas lajmit dhe spo gjeja pergjigjigje “Perse Gilin ???”
Tashti sme mbetet asgje tjeter veçse t’i shpreh familjes ngushullimet e mia, te aferme dhe te gjithe atyre qe e deshen, qe e respektuan dhe atyre qe kurre s’e kuptuan. Shko Gili u pushofsh ne paqe,le pas nje dore shokesh qe te deshen por do gjesh atje po nje dore shokesh qe edhe ato nuk jetojn ma. R.I.P
Skypion: Je ca si kodosh ti por kuptohesh shume shpejte se je edhe piçke dhije. Te ardhka keq pse del emri i kryekreminelit shqiptar ne nje artikull ,jo mor jo por ti je nje rufjan qe shokun nuk e ke,megjithate ta shohim!!!!