Mosvotimi i gjashtë prej shtatë ligjeve që bëjnë funksionale “Reformën në Drejtësi”, janë mesazhi më i paqartë që një forcë politike serioze i çon mbështetësve të vet, duke tentuar t’i bindë ata se gjenden para një “Konspiracioni” të gjerë organizuar nga Perëndimi.
Tre më muaj pas miratimit të reformës, Partia Demokratike dhe kryetari formal i saj, duhet të sqarojnë mbështetësit e Partisë Demokratike se çfarë i detyroi të ndërrojnë mendje për reformën në drejtësi dhe të ilustrojnë çdo gjë me gjestet kundër Perëndimit?
Argumenti se shumica po ndryshon thelbin e reformës me këto ligje nuk qëndron, pasi PD nuk negocioi me shumicën më 21 korrik, por me SHBA dhe Bashkimin Europian, dhe ata janë dhe hartuesit e shtatë ligjeve dhe mbështetësit e tyre.
Aq më qesharake bëhet kjo, kur PD jep një votë formale për SPAK, një strukturë hetimi kundër korrupsionit, dhe thekson se kjo u bë falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, ndërkohë që mos-miratimi i gjashtë ligjeve të tjera, sidomos çuarja në Kushtetuese e “Vetting”-ut, e bllokon zbatimin e këtij ligji, po për shkak të PD.
Edhe përpjekja për të sulmuar dy ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri, Romana Vlahutin dhe Donald Lu, si persona privatë, që veprojnë “duke i ngulur thikën pas shpinës” BE dhe SHBA, është më shumë se sa qesharake. Dy fushatat denigruese ndaj tyre, ajo ndaj Vlahutinit kur u miratua reforma dhe kjo ndaj Donald Lu tani që po miratohen ligjet, është një mesazh çoroditës për mbështetësit e opozitës, pasi ua ka ngrirë buzëqeshjen në buzë deklarata e fortë e Bashës më 21 korrik, kur ka bërtitur “fitore”, “fitore” për reformën në drejtësi. Tani ata nuk dinë më çfarë është fitore, miratimi i reformës apo lufta ndaj Perëndimit.
Po e paqartë është dhe mënyra se si mbështetësit e paktë të reformës brenda PD, u vunë në pozitë të vështirë sot, duke u detyruar të dalin nga salla bashkë me PD. Është e vërtetë se vota e tyre nuk kishte rëndësi historike, por duket se PD me këtë rast, tentoi të zhdukë dhe disidencën politike pro-perëndimore brenda partisë, duke e kthyer atë në objektiv të saj madhor.
Dhe këtu nuk mund të mos mungonte dhe një detaj banal, që është sëmundja sekrete e Eduard Halimit.
Të gjithë e mbajmë mend, se në kulmin e diskutimit për reformën në drejtësi dhe punën në Komisionin e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, PD zëvendësoi befas Eduard Halimin nga Komisioni me arsyetimin se ai “është i sëmurë” dhe do udhëtojë jashtë shtetit për kurim. Në atë kohë ne shkruajtëm se kjo mund të jetë një truk, por PD na agresoi duke na thënë se po fyeni një të sëmurë dhe botoi dhe detaje nga turizmi mjekësor i Halimit.
Sot Eduard Halimi tentoi të tregohej i sinqertë me sëmundjen e tij, por PD, me sa duket donte me çdo kusht t’i thoshte Donald Lu dhe Romana Vlahutin, se atëhere Halimin nuk e hoqën si të sëmurë, por për të bllokuar reformën dhe e detyruan ditëziun të dalë e të thotë që nuk kam qenë i sëmurë dhe se bëhet fjalë për dikë që i ka vdekur nga familja.
Ky dhunim i jetës së një deputeti vetëm për t’i bërë karshillëk partnerëve ndërkombëtarë dhe për të dëshmuar distancën me reformën në drejtësi, mund të ndodhë vetëm në Kore të Veriut, dhe kompleton më banalitet, siç e meriton PD, gjithë qëndrimin e saj çoroditës ndaj reformës, duke i lënë mbështetësit e saj të mendojnë se Perëndimi ka projektuar një reformë kundër lidershipit të PD.
Kjo mund të vlejë për të mobilizuar shpresat tek një parti nacionaliste antiperëndimore dhe të ngrejë peshë militantët e saj. Kjo vlente për partitë nacionaliste në Ballkan, të Tugjmanit, Miloshevicit apo dhe Iztebegoviçit. Por PD nuk është parti antiperëndimore. Baza e saj e ka kompleks të hyjë në konflikt me SHBA, sidomos pjesa që vjen nga ish- persekutimi komunist. Berisha e pa në vitin 1997, se si e braktisi gjithë ish-qeveria dhe baza, për shkak të konfliktit me Perëndimin. Dhe ai e ka futur tani Bashën në të njëjtin gjiriz. Se vetëm aty e ka të sigurtë që e ka të vetin.
PD …..?…….ka mbaruar pune !ka vdek ……e meriton ,se eshte nji bande ne sherbim te UDB se !
Asnji njeri me gjak shqiptari , nuk duhet tu jap vota nga tani e tutje !
Tashme eshte e qarte per te gjithe se, ate qe sociopati Rama me ekspertet e tij sejmene dhe bashibozuket mediatike,nuk ia arriti me 21 korrik,per te perjashtuar opoziten,nga votimi i reformes ne drejtesi en bloc,po mundohet ta beje me votimet e vecanta,ligj per ligj.
Deri me 21 korrik 2016,sociopati Rama pati bere gjithe c’kishte ne dore,per te perjashtuar opoziten nga reforma.Perdori cdo gje per te demoralizuar opoziten.Deri edhe tek provokimet me te turpshme dhe me qesharake.Nderkohe,gjithe makineria propagandistike qeveritare,ku ne radhe te pare,si gjithmone,ishte bashibozukeria mediatike aq e preferuar prej tij,cdo dite,bertisnin me te madhe: opozita eshte kunder reformes!
Opozita nuk u intimidua.Nuk u terhoq ne asnje cast.Per asnje detaj madje.Perkundrazi.
Reforma ne drejtesi u miratua.U miratua me ndryshimet thelbesore qe i kishte bere opozita.Te cilat ndryshime,te kerkuara nga opozita pra,u bene me nderhyrjen vendimtare,te zyrtareve te larte amerikane dhe europiane.
Qe do te thote te eproreve direkte te ambaqsadorit Lu dhe ambasadores Vlahutin.Ky fakt ishte vecanerisht i pakaperdishem nga sociopati Rama dhe merhumet e tij,sepse,gjithe propaganda qe kishin bere muaj e muaj me radhe,sikur opozita na qenkesh kunder reformes,u shkermoq para syve te tyre e para syve te mbare publikut shqiptar.
Ishte kjo arsyeja,se pse sociopati Rama,me 22 korrik 2016,u shfaq ne Parlament totalisht i shperfytyryar,sikur t’i kishte ndodhur gjema me a madhe ne jete!
Ishte kjo arsyeja,se pse tek grupi i deputeteve socialiste,tek qeveria e tij tek partia e tij,dukej sikur kishte zi!
Kete gje e vune menjehre ne pah mediat.
Dhe,te gjithe ata qe i pane,thane: po keta pse nuk gezojne?!Pse nug gezon Rama?!Pse nuk gezojne deputetet dhe ministrat socialiste?!Pse nuk gezojne rilindjotet?!
A nuk eshte kjo reforma ,me te cilen kane muaj e muaj qe mburren me te?!
E c’eshte me e cuditshmja: pse gezon Lulzim BAsha?!Pse gezon opozita?!Pse gezojne demokratet?!
A nuk ishte kjo reforma,kunder se ciles, na thoshte Rama,ishin keta qe po gezojne sot?!
I derrmuar psikologjikisht,sociopati Kryeminster,kjo monster e pashoqe ne ligesine e vet,megjithate,e paskej menduar edhe variantin “B” ,per te mbajtur gjalle propaganden kunder opozites si antireforme.
E ky variant,na paskesh qene,tek votimet rast pas rasti te ligjeve te vecanta,ku bashibozuket e tij eksperte,te fshehur pas nderkombetareve,do te benin gjithe c’kishin ne dore,per t’i sjelle ne ate forme ligjet,te cilat nuk do te kishte opozite ne bote qe te mos i kontestonte.
Une jam i bindur se,qe ne kete moment djallezor te imagjinates se tij,sociopati Rama ka ndjere kenaqesine e rrengut.Mund te kete buzeqeshur madje…
E vetedijshme se ky eshte kurth,megjithate,opozita i kontestoi.Ky eshte nder ato kurthe,te cilave nuk mund tu shmangesh.
Megjithate,reagimi i opozites eshte ligjor,juridik,kushtetues.Eshte e vetmja menyre,qe edhe pse ne pamje te pare,duket sikur ke pranuar sfiden e kurthit,eshte ,ne thelb ,krejt e kunderta.
Jemi ne rastin klasik,kur ai qe i ngre kurthin tjetrit,bie vete brenda.
Duhet te theksojme, per shkak se duke folur keshtu mund te krijohet pershtypja,nga ana ime,e nje opozite ideale,te pagabueshme ne ekspertize etj etj;jo,nuk dua te them as nenkuptoj kete.
Ajo qe dua te them,eshte se opozita,te pakten me reformen ne drejtesi,e gjithe c’lidhet me te,ka te drejte.Opozita ka te drejte.Opozita eshte me te drejten.Pikerisht,ketu,qendron forca e saj dhe jo tek ndonje burim mistik intrisekt.
E kur te jesh me te drejten per nje ceshtje qe ka lidhje,sidomos,me drejtesine,fitoren e ke absolutisht te garantuar.
Si perfundim,do tu kerkoja,me dashamiresine dhe sinqeritetin me te madh,atyre analisteve me integritet dhe qe e shikojne disi me skepticizem qendrimin e opozites,duke u bere padashje pjese e lojes coroditese te qelbesirave te pushtetit(jo votoi nje ligj, e nuk voton ca te tjere etj,idiotesira kesolloji),qe te mos shqetesohen shume per impaktin negativ qe mund te kete ky qendrim i opozites,ndaj ligjeve qe i kane ndotur mercenaret e Rames.
Nese ka impakt negativ perceptues,kjo eshte nje barre e opozites.Ju nuk keni pse te ndjeni peshen e saj.Aq me teper,kur ky nuk eshte nje argument.
(P.S:e thashe kete te fundit,sepse,kam vere re keto dite,qe analiste me te vertete te mire,per cudi,nxjerrin si argument te mosaprovimit te tyre ndaj qendrimit te opozites,kete “perceptimin negativ” ndaj saj,qe mund tu krijoka ne opinionin publik…duket pak si e cudtishme,apo jo?!)
Epo demi qe i beni ju PD, fort i nderuari Zoti Skypion, me kete menyre te analizuari te problemeve nuk ka kandar qe ta ngreje. Po dhe nje femije e ka te qarte se kur ju thoni “sociopati Rama”, as qe keni parasysh fare Ramen, por ambasadorin amerikan dhe ate te BE Ju jeni kaq, po kaq i indoktrinuar nga menyra komuniste e te gjykuarit, sa mund te cudisni te madhe e te vogel. Si cdo komunist, ju endrrat i merrni per realitet, deformoni qellimisht faktet,vet pyesni dhe vet pergjigjeni, i interpretoni ato sipas oreksit dhe interesit, duke bere me kete rast te jeni vite drite larg te vertetes. Me ty , o shpirt, eshte e kot te grumbullosh force dhe energji per ta cuar lexemin e asaj qe shkruan deri ne fund. Cdo gje qe ti thua eshte bere ne format e edukimit ne kohen e komunizmit. Ti je thjesht sherbetor or mik, dhe nuk ke asgje te perbashket me te verteten. Pra, shkurt, ju vertet e quani vehten Skypion, por ne fak jeni thjesht nje skorpion ne duart e Berishes. Por te vjen vertet keq, kur mendon sa shume eshte plakur zoti Berisha dhe nuk e ve re, se me nje arme si ju ne duar, vec urrejtje mund te fitoj ne opinionin publik.
Me semundjen tende te zen mend te gjith politikanet se zoti i shikon hajdutet ordiner si ty o Ed Halimi.
Po mire on Mero, ti nuk merresh me keta qe na qeverisin dhe, me kryesorja, si na qeverisin, por vetem hallin e opozites ke, duke hap e mbyll “Editorial” me trimat e Berishes?! Fiksimi te keq ke, qe as ti nuk te ben te besueshem, as lexuesve te tu nuk u hyne ne pune fare!
Te dashur zonja e zotrinj te nderum deputetsh.. Sot do flas per kazanin, por ky s’ka kapak. Kazani me kapak apo kazani pa kapak s’ka pak rendesi. Se me I then qe ai eshte nje injorant dhe I drogum qe di me ba vetem zhgarravina eshte e kote.. Une si Doktorr, Agronom, Kuzhinjer, Notar-Rekormen dhe se fundmi me dipllome Kristali per Ekonomist. Po ky s’ka iden nga ekonomia mer !! Ne e lam me 58% borxhin publik. Banka Boterore ka thane e kemi tek 71% dhe 8-9% te fshehura te papaguara.. Po c’fare jane keta te Bankes Boterore me te mire se Ridvani ?!?! Po Ridvani ka dipllome me te qarte se Kristali mor..!! Ku vajti ajo ndrikulla ku vajti..?!?! Ja dhe kunati foli..!! Po ju keni marr fund mor horra..!! A e votum ligjin e Votingut ne ?!?! Po, e bam me ndergjegjje te plot.. Prit prit pak.. Por c’fare ndodhi ?!?! Kur I biri xhelatit pa qe ne e votuem, ai ka ardh nga Currelli ne mes t’nates me shpejtesine e plumbit qe vrau Hekuran Deden e me shoke dhe I ka ba kopje celsit te Ilir Mets dhe ka hy nga dera mbrapme dhe ka ndrru procesverbalin.. Po po !! Po mor zotri po !! Me lejoni ju mue me ju than nje histori.. Por kjo asht e vjeter, kur kam qen I vogel.. Kam pa me shume nga vrima e celsit se me ba ate akt kriminal te Edvin Kristaq Rams.. Me thoni ju mue, ne cilin vend te botes ka ndodh kjo ?!?! Posho ti moj e bija e kasapes.. Po ai eshte idjot mor. Prit pak prit se kam edhe nje histori ne jutube qe du me ju tregue. Asht nji kang por eshte e censurume ma ka dergue “muzikanti dixhital”.. O Flori, po me ler pra.. Se nuk lini as opozit tash me fol gjuhen e liris.. A jemi demokraci apo jo ?!?! Po pra, duhet te me nigjoni.. Ahh po ikni se s’ju pelqen se c’fare ju them huh horra ?!?! Mir mir vazhdoni ju se kam me ju qit dhembet me dare nji e nga nji qe tgjitha.. Javes tjeter kam me ju tregue se si Baroni i Drogs ka infiltrue me CIA-n ne Kazanin e Shqup-it dhe ka vjedh te dhenat e “Dhendrit Dixhital”.. Stay tunned..SB..
Pras kryetari i PD eshte Sali Kim Jong Berisha.
Publiku pret ,me padurim fillimin e funksionimit te Reformes ne Drejtesi,te kompletuar si pakete ligjore.
Se cfare percartjesh ben nahija kusaro-bandite dhe antishqiptare shqup-se,,,,kujt I plasi.
Sesi ata kane zgjedhur rrugen e mender-karrieres se tyre,nepermjet filtrit brekedhjere te dr,mortjes,,,eshte treguesi me qashter I motos se tyre 26-vjecare,-“perreth flamurit te krim-kuserimit te Shqiperise e shqiptareve,te perbashkuar”.
E.halimi eshte vetem nje cope integrale,i dakortesuar me vullnetin e tij te plote ,me kete karar brekedhjeresh dhe antishqiptaresh te perbetuar.Kujt I plasi atehere ,per dhunimin transparent qe I bejne atij,brenda asaj nahije te felliqur.
Reforma ne Drejtesi,vetem fillimi dhe suksesimi I pandalshem I saj ne pastrimin e qelbit dhe kancerit te organizmit te shtetit te shqiptarve,,,vetem ajo merr rendesine e nje frymemarrje jetike per ne.
Meqense nuk kemi opozite. Dhe ti (Mero Baze) meresh pa pushim me ta. Mos do ishte me mire ta benit ju gazetaret opoziten ? Per femijet tuaj dhe gjithe shqiperine, meqense keni fatin te ndriçoni mendjet e popullit. POR JO, JU VETEM MENDONI SI TE PASUROHENI DUKE LEPIRE BYTHE. Ti mund te kesh dhe te besh shume leke, po kurr nuk do jetosh i qere kur te rethojne skuthet si ty.