Bujar Nishani do të takohet me përfaqësues të shoqërisë civile që po protestojnë me të drejtë kundër ligjit të importit të mbetjeve në Shqipëri, për të justifikuar votën pro PD, dhe për ta maskuar atë si votë pro protestës qytetare
Por historia e importit të mbetjeve në Shqipëri në fakt nis me një ligj të firmosur nga Bujar Nishani. Dokumentet që botohen sot në gazetë, provojnë se Bujar Nishani në detyrën e ministrit të Drejtësisë, ka aprovuar dhe argumentuar dobinë e ligjit të vitit 2011, i cili ishte shumë herë më radikal dhe i pakontrollueshëm se ky i sotmi.
Përpara se Nishani t’i “dëgjojë” protestuesit e shoqërisë civile, ata duhet ta dëgjojnë atë se çfarë ka menduar ai në vitin 2011, që ka argumentuar miratimin e ligjit dhe çfarë gjen sot në këtë ligj që nuk e ka gjetur në vitin 2011.
Me këtë nuk dua të bëj të skuqet Bujar Nishani, por dua që të mos luhet më ky teatër i shëmtuar, ku palët bëjnë sikur merren me plehrat dhe në fakt merren me riciklimin e figurave të djegura politike.
Bujar Nishani nuk ka nevojë të “konsultohet” me shoqërinë civile, pasi ky ritual i ngjan procesit kur ai bën “sikur mendohet”, për ndonjë ligj që nuk e do Partia Demokratike dhe që në fund nuk zhgënjen askënd, por vepron njësoj sikur ka vepruar PD. Kështu ka bërë me çdo ligj apo qëndrim dhe në veprimtarinë e tij si President, nuk ka asnjë nuancë të ndryshme nga qëndrimet politike të PD.
Kështu që konsulta me shoqërinë civile është një hipokrizi.
Por po kaq hipokrizi është dhe shkuarja e shoqërisë civile në Presidencë, nëse ata besojnë se kjo gjë është në dorë të Nishanit. Ata nuk duhet ta bazojnë betejën e tyre tek procedurat e Presidentit, por tek bindja e opinionit publik kundër qeverisë, për këtë çështje.
Presidenti është duke bërë politikën e PD dhe në këtë rast është duke përdorur laramanët e shoqërisë civile, të cilët po ashtu janë të ndarë në qëndrimet e tyre politike.
E vërteta e thejshtë është se ligji është në dorë të shumicës dhe jo në dorë të Nishanit. Në dorë të Nishanit është propaganda politike e PD dhe për atë, askush të mos dyshojë që Nishani do bëjë detyrën e tij. Por nëse qeveria nuk tërhiqet nga ligji, shoqëria civile bën teatër kot tek zyra e Nishanit. Ligji i kthyer nga ai, nuk është një ligj që mund të mos riaprovohet nga Kuvendi. Ai është thjesht një gjest politik, që ai e bën me urdhër të Berishës, dhe shoqëria civile në këtë rast, i shërben si maskë për t’u dukur që ai “pasi u mendua”, edhe u “konsultua”.
Shkuarja tek Nishani mund të justifikohet vetëm nëse ata shkojnë që ta detyrojnë të kërkojë ndjesë për atë që ka bërë dhe të ikin. Nëse shkojnë për teatër, thjesht na mbushin mendjen që plot prej tyre nuk e kanë seriozisht, por politikisht këtë betejë.
Te gjithe kane nderruar rolet, edhe Nishani edhe Rama. Po Mero merret vetem me te djathtet. Shoqeria civile ka te drejte deri ne fund te kerkoj opsionet e veta. Nese Presidenti kthen ligjin, atehere presioni bie perseri mbi parlamentin ku palet duhet te pozicionohen qartazi. Me 63 vota nuk e kalojne dot me ligjin, duhen 71. Likja, Idrizi, te pavendosurit e PS, do duhet te ndajne shapin nga sheqeri dhe aty protesta duhet te jete sh e madhe.
Tani keto i kupton edhe nje injorant. E Mero nuk eshte injorant. Fakti qe ben sikur nuk i kupton e nenkupton se cfare roli ka vendosur te marre ai ne kete mes.
Diten e protestes,ndersa bundrat dhe perverset e rilindjes benin paraden e veshjeve te shtrenjta dhe tuqkave ne Xibrake,aktivistet e shoqerise civile vajten para zyres se Presidentit,per t’i kerkuar atij kthimin e ligjit famekeq Rama-Shalesi,te plehrave.
Eshte ky detaj qe ka nervozuar se tepermi Partine Socialiste,kryetarin dhe mbeshtetesit e saj.Ata nuk e durojne dot faktin,qe keta aktiviste,qe u perdoren dikur poshterisht prej saj,per te bere lojen politike kunder qeverise se PD-se se asaj kohe,sot,pas 3 vitesh,t’i kerkojne Presidentit qe vjen nga PD-ja kthimin e ligjit te plehrave.
Eshte kjo arsyeja,se pse analisti yne i nderuar,zoti Baze,po fyen per te disaten here,ashtu si edhe Rama me rilindasit e tij,keta aktiviste ambientaliste,duke i quajtur sharlatana,laramane,te shitur tek PD-ja(!!),interesaxhinj etj etj gjera kesolloji qe thuhen ne raste kesolloji per lojen e ndyre te politike te kesollojte.
Se cfare do te thote Presidenti ne takim me aktivistet,kete e marrim me mend te gjithe.Ne njefare menyre,eshte parathene.
Prandaj,edhe ky editorial i analistit tone me duket i tepert.Kam pershtypjen se eshte,mbase,edhe per te kaluar radhen e editorialeve te perditshme.
Por,me ane tjeter,eshte edhe per arsyen qe e permenda dje e qe ka te beje me intimidimin e aktivisteve te shoqerise civile,qe pasi i kane humbur tashme dhe nuk i kontrollojne dot,qelbesirat e rilindjes,duan qe ne asnje menyre te mos krijohet qofte edhe afrimiteti me i vogel i tyre me opoziten.
Jemi ne rrethanat,kur opozita,vete lideri i saj politik,jo vetem qe ka kerkuar ndjese publike,rast i paprecedente dhe fatlum per demokracine shqiptare,por edhe i ka shtrire doren shoqerise civile duke i ofruar ndihmen e vet;ndihme te cilen e konkretizon me nismen per referendumin.Ate referendum qe ua dha si te drejte kjo e djathte,kur ishte ne pushtet e qe ua hoqi kjo e majte sapo erdhi ne pushtet.
Referendumin qe ua hoqi Partia Socialiste,po ua jep Partia Demokratike.
Referendumin qe ua hoqi Rama,po ua jep Basha.
Jo vetem kaq.Por,zoti Basha,ka bere oferten e tij publike per bashkepunim me shoqerine civile per cdo ceshtje e ne cdo aspekt.
Megjithe perpjekjet e e palodhshme te rilindasve dhe merhumeve te tyre mediatike,duket se qendrimi ri politik i zotit Basha dhe oferta e tij e hapur per bashkepunim per cdo shqetesim te shoqerise civile,po ze vend,si e besueshme tek shqiptaret.
3 vite opozite ,nje opozite e paprecedente,ne te gjitha aspektet,krejt ndryshe nga cdo opozite e meparshme,si e djathte ashtu edhe e majte,duke mbajtur ,ashtu me qetesi e dashuri,por palekundshem te njejtin kurs,zoti Basha ka filluar te bind bindshem,madje edhe nga skeptiket e deriparadokohshem,se po ben me te vertete nje opozite ndryshe.
E kane te kote mercenaret mediatike te rilindjes,kur perpiqen te argumentojne te kunderten.Qendrimi politik,faktohet nga vete sjellja politike konkrete.Qendrimi politik i BAshes,eshte faktuar nga sjellja e tij politike.Te tjerat jane llogje rilindasish te mllefosur.
Te gjithe,pavaresisht ngjyrave,kerkojne nje politike te re,europianiste,perendimore.Lulzim Basha po ua ofron kete.Jo vec me fjale,se me fjale edhe Rama ua ka ofruar dikur.Por,me vepra.Me sjelljen e tij konkrete politike,me qendrimet dhe aksionet e tij konkrete politike.
Le te dale ndonje dhe te thote,te pakten vetem nje qendrim te BAshes keto 3 vite qe devijon nga fryma europianiste(natyrisht,perjashtoj trushpelaret mavi ketu).Nuk ka asnje.
Prandaj,kane frike rilindasit,sepse kjo fryme e re politike,e tipit europianist qe po fut Basha ne poliitike,eshte bash ajo qe kerkon shumica e shqiptareve,perfshi edhe aktivistet e cdolloji te shoqerise civile.
Keshtu,edhe analisti yne,me shume se me Presidentin Nishani,e ka me aktivistet e shoqerise civile.
Godet Presidentin Nishani,per te lenduar aktivistet e shoqerise civile.
Fyen Presidentin Nishani,per te poshteruar aktivistet e shoqerise civile.
Iken qe iken nga PS-ja,qe ua kapitalizonte protestat deridje;te pakten t’i lendojme – ja , vec kjo u ka mbetur.
Shume i nderuar zoti Skypion!
Nder te tjera ne komentin tuaj ju permendi shprehjen “qelbesirat e rilindjes”. Desheroj tju kujtoj se kjo shprehje nisi te perdoret nga figura te PD, qe e kishin zerin e larte, kur Ilir Meta doli nga qeveria e Berishes dhe kaloi ne krahun tjeter. Ne ate kohe PD e quajti qelbesire, shkaktar i performances se dobet te PD (duke ja veshur atij korrupsionin) etj etj. duke u perbetuar se “kurre me me Iir Meten”. Ne fakt kandari i fjales qelbesire ne shprehjen koalicioni i qelbesirave rendonte dhe cilesonte LSI-ne. Kjo ishte menyra si e shprehen mllefin ata qe nga levizja e Metes pane te humbnin karriket. Per hater te Ilirit (kupto pushtetit se pa Ilirin nuk do ishin ne pushtet) qeveria e Saliut masakroi 4 vete para ca vitesh ne bulevard. Humbjen e zgjedhjeve e cilesuan si pagese te koalicionit te gabuar.
Por qe te jemi realiste, nuk shoh aresye qe Ilir Meta sot te mos jete “qelbesire”, por sidoqofte PD eshte e gatshme prape ti hedhe krahun per qafe atij, vetem te vije dhe ti sjelle ne pushtet. Kjo lufta e pushtetit dhe teatri qe luajne politikanet mua me ngjallin neveri ne ate mase, sa mendoj se sdo te ishte keq ti kapja ne nje thes, e nga helikopteri ti hidhja ne det.
Ky eshte opinioni im, por duke u kthyer tek perdorimi termit qelbesire, ne kontekstin e perdorur i bie qe te dyja palet te jene qelbesira edhe LSI edhe PS sepse perdoret numri shumes. Une me te drejte do thoja, se edhe po qe se PD do te lidhe koalicion me LSI e te fitoje zgjedhjet e ardhshme, atehere qendron qe ti themi edhe per ta “koalicion i qelbesirave”. Keshtu qe ndaç perdridhu si te duash koalicioni i qelbesirave do mbetet, por thoja pak edhe Lulzim Bashes kete te lutem – zoti Skypion se ndoshta nga ty do ta besoje.
Lere ore Mero rahat Nishanin me mustaqe, por merru me ate “nishanin” e gjate se eshte bere i padurueshem si Sala.
Kapteri i p.d.se dihet nga te gjithe qe eshte njeri pa integritet dhe pa palc,,si nje ushtar i parulur para shpellarit do vazhdoje ti lepije kepucet deri ne diten e fundit qe do te jete ne ate karrige,,nga te gjithe presidentet ky eshte me i dobeti dhe me frikacaku.
Shoqerise ne kete moment nuk i intereson shume lojerat politike qe po luhen me kete teme. Ne qofte se vajtja te Nishani ndihmon praktikisht qe ligji te kthehet dhe te mos hyje ne fuqi, takimi do quhej i suksesshem dhe qellimi i arrire. Loja “plehrash” i pranon te gjithe, mjafton te behesh pleh, por kjo pak i intereson publikut te gjere.
Zoti Mero !Me vjen shume keq kur shikoj se pothuaj teresisht mediat jane pozicionuar kunder kryeministrit . Fatkeqesishte te njejten gje bejne edhe ambietalistet dhe shoqeria civile dhe te tjeret. Te ndjekesh Sali Berishen , Bashen , Ristanin e te tjeret eshte budallallek . Ata jane te rrjedhur fare. Para pak minutash e degjova Sali Berishen te thoshte se plehrat dhe mbetjet jane e njejta gje . Ai dhe ata jane te pakten 10–15 vjete mbrapa botes se qyteteruar. Bota e qyteteruar i ndan plehrat ne tre grupe duke filluar qysh nga familjet dhe prodhuesit e tjere te tyre. Keshtu plehrat ne teresin e tyre ndahen ne mbetje te riciklueshme dhe ne ato te pa riciklueshme tecilat tashme mund te quhen plehra . Kudo kuprodhohen plehra ne boten e qyteteruar jane vendosur dy kosha apo kazane ne njerin prej te cileve hidhen te riciklushmet dhe ne tjetrin plehrat.Te riciklushmet pastaj u shiten impianteve qe i kthejne ne materiale perdorimi. Kur mbetjet e riciklushme jane paketuar sigurisht sipas llojeve kthehen ne lende te pare per tu perpunuar ne dispozicion te kompanive qe merren me gjetjene tregjeve sipas kerkeses dhe ofertes te cilat dalin jashte kufijve te nje shteti . Te bllokosh punen e ketyre impianteve si rezultat i mungeses se perkoheshme te lendes se pare , sic po perpiqet te behet aktualisht, do te thote te kthehemi ne groposjen dhe djegien e tyre.
Meroja dhe ti i kuptoni te gjitha por ty te levertis te flasesh keshtu, z. Erald.
Nuk jane vetem plehrat politikan qe riciklohen sepse per keta mashtrimi dhe genjeshtra eshte zanati i tyre dhe ne kete menyre ata mbajne karriken e vjedhjes se parave tona.
Politikanet ate qe dhjesin sot e hane neser dhe kenaqen,por puna eshte se nepermjet ligjit plehrave po riciklohet dhe populli plehr,dhe shikoni ata qe deri dje kur qoftlargu me hajdutet e tij aprovonin ligjin qe ai mashtrus nuk ja dinte rrezikun,trushplaret e tij e mbronin me pathos dhe ishin gati te dilnin garant se nuk na kanoset asnje rrezik,dhe trushplaret e opozites se atehershme argumentonin me pathos rrezikshmerin e plehrave.
Dhe cndodh sot?trushplaret kane ndruar rolet.Ata qe embronin ligjin sot e shajne ata qe eshanin sot e mbrojne.
Prandaj ketu jo vetem politikanet jane mashtrus ,por edhe populli pabuks eshte mashtrus.
Mero, si gjithmone i sakte dhe inteligjent!
Erald, nuk eshte ashtu; ligji aprovohet me 50% te prezences ne parlament dhe s’ka nevoje per vendime te tjera apo 71 vota. 71 vota duhen kur zgjidhet presidenti nga parlamenti se presidenti nuk eshte mbetje te zgjidhet me 50% te prezences ne parlament. Ky eshte ndryshimi midis mbeturinave dhe presidentit shqiptar.
shume e sakte analiza e Meros ne kete rast. Me duhet ta shtoh edhe faktin qe palacot e shoqerise civile, thjesht e shfrytezojne kete rast per credencialete tyre. U duhet te tregojne sikur e bejne ndonje pune edhe ata. E duke qene se deri tani nuk kane levizuar asnje kembe ne lidhje me ceshtjen e plehrave ne shqiperi. Nuk i kemi pare as edhe njehere te dalin e te protestojne kur ishte basha ne krye te bashkise qe e beri tiranen nje plehrane te vertete. Nuk i kemi pare as edhe tani kur ne krye eshte ky palaco tjeter qe e ka kthyer ne monopol vetem te per vejedhur ceshtje e mbetjeve, sa humbi jeten edhe nje 17 vjecar. Nuk i kemi pare as edhe njehere te dalin e te protestojne per manaxhimin e mbetjeve ne vend!! E tani zgjerdhin rrugen me te shkurter te thurrin teori konsiprative, e filma horror me importin e mbetjeve te gjelberta. Pra te gjithe luajne, PD, e shoqeri civile, e populli i shkrete tulatet nga padituria.
si cdo dite MERO ke rracionin e M
Analizë racionale!