Raportet “sekrete” dhe një histori me Kokëdhimën

2 Tetor 2016, 20:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kam pas një kuriozitet të fortë, për faktin pse u “mërzit” Kokëdhima me Edi Ramën. Koço Kokëdhimën e kam sulmuar qysh ditën që kandidoi për deputet i PS, dhe kam botuar i pari dosjen që çoi mandatin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Edi Rama gjatë gjithë kësaj kohe nuk është se ka ndërhyrë tek unë për shkak të shkrimeve, por nuk ka lënë rast pa më dëshmuar, se Kokëdhima është në vendin e duhur. Prej kohës që Gjykata Kushteuese e nxori nga Kuvendi, nuk jam marrë më me të, as me lëvizjet e tij të çoroditura politike, por kurioziteti për të kuptuar se çfarë ndodhi mes tij dhe Ramës, ishte ende i fortë.

Pyeta gjatë rreth kësaj çështjeje, dhe të gjitha faktet më çuan tek një skenar qesharak, por i denjë për Koçon dhe lajthitjet e tij, plot paranoja dhe skema konspirative.

Dikush, i ka njohur Koços vesin e tij më të suksesshëm, fobinë nga “shërbimet sekrete” dhe “ambasadat”. E ka thirrur në një drekë dhe i ka treguar një tekst anglisht, me tre paragrafë, pa kokë lart dhe pa nënshkrime poshtë.

-Është “kabllogramë” e ambasadës amerikane, i ka thënë. Ata i kanë kërkuar Edi Ramës të të eliminojë ty, se ke lidhje me kinezët dhe po nxit mbjelljen e hashashit në Shqipëri.

Teksti anglisht që i kanë servirur ishte i shkruar sipas gjuhës së kabllogrameve të zbuluara nga Wikileaks disa vite më parë.

Dhe pas kësaj ka vazhduar skenari, se si Edi Rama i ka dhënë fjalën “amerikanëve”, se do ta eliminonte Koçon për të mirën e partisë, dhe e bëri.

Është tmerrësisht qesharake si skenë, por fatkeqësisht është e vërtetë dhe ka funksionuar, duke bërë një mrekulli. Duke ndarë Koçon nga Rama, qoftë dhe përkohësisht.

Nuk është ndonjë fitore e madhe sa i përket Ramës, pasi kam idenë që atij i mungon Kokëdhima si projekt politik, por është impresionuese, se si një i sëmurë plot vese të rrezikshme për politikën, mund të nxirret jashtë loje vetëm me metoda të sëmura.

Tezat e tij për liberalizmin e hashashit nën tagrin e njeriut më të afërt të Edi Ramës, në fakt bënë një dëm të madh në Shqipëri dhe po përballin vendin dhe pushtetin me një sfidë që nëse dorëzohen një ditë, ky vend do ta paguajë shtrenjtë. Ideja se nga canabisi do të vijnë mrekullira ekonomike, janë ide vetëm të njerëzve që pinë hashash dhe nuk mendojnë se ç’vjen pas saj. Kriminalizimi i sturkturave të rendit përballë ofertës marramendëse të trafikantëve, kapja e shtetit, shkatërrimi i bujqësisë, dhe krijimi i një modeli fallso për ekonominë, janë pasoja vdekjeprurëse, njësoj si “Piramidat” e Berishës më ‘97, madje me efekte më afatgjata.

Kokëdhima me sofizmat e tij të “kanabisit mjekësor”, që qenka i mirë dhe me shanset që Shqipëria paska nga ky mekanizëm ekonomik, ishte një rrezik publik, ndërsa identifikohej me pushtetin.

Sot nuk është më. Sot është një i lajthitur që mendon se planin e tij të madh reformist e asgjësuan shërbimet sekrete amerikane pasi i “blenë” Edi Ramën.

Dhe pas kësaj, ai ka filluar luftën kundër armiqve që ia prishën këtë ëndërr. Më ka sulmuar mua disa herë, por jam zbavitur me marrëzitë e tij, siç jam befasuar, se sa e lehtë paska qenë për ta hequr qafe, me tre paragrafë të shkruar me anglishte të mirë.

Sot e pashë teksa i qe lëshuar Ministrit të Brendshëm, të vetmit që i bëri rezistencë dy vite më parë, për betejën e hashashit.

Dhe duket se mendon se gjithkush mund të nxirret nga loja me të njëjtën skemë që doli ai. Duke shpikur një raport të shërbimeve sekrete, tashmë jo më me tre pargafe për Koçon, por me tre faqe për Tahirin.

E ka pas bërë këtë dhe një herë në vitin 2007, kundër të ndjerit Olldashi, duke botuar një raport përshkrues për trafiqet e drogës në Shqipëri, i cili ishte përdorur më 2005 kundër Fatos Nanos. Por Olldashi e çoi në gjyq dhe Koços iu desh të bënte sqarime e përgënjeshtrime, deri sa të bënte pazar me të.

Koçua tani mendon se i vetmi mekanizëm që të bën të rëndësishëm ose të shkatërron është një raport shërbimesh. Nuk është se e ka keq, kur ato egzistojnë. Por ai është nga ata që është vetvrarë, pa pasur plumb në pistoletën që i kanë treguar. Dhe mendon se kështu mund të marrë hak ndaj të gjithëve. Paska qenë aq e thjeshtë të kuptohej se kush ishte dhe jemi lodhur aq shumë ta marrim seriozisht. Biles dhe si mafioz.

15 komente në “Raportet “sekrete” dhe një histori me Kokëdhimën”

  1. Mirëmëngjes says:

    Ke të drejtë mbi Koçon, Mero. Një sharlatan që e di veten pasha.

    Por mbi hashashin e ke gabim. Vetëm legalizimi e shpëton Shqipërinë nga mafia, sepse mafia ushqehet me faktin se është e vetmja që bën biznes kur diçka dënohet me të paktën 7 vjet burg.
    Po të legalizohej nuk do kish më nevojë njeri që ti paguajë policëve, prokurorëve dhe gjykatësve pjesën e tyre. Sa më shumë vite burg dënimi, aq më shumë do të ketë motiv për ryshfete.

    Nëse nuk legalizohet, Shqipëria do të ngelet përgjithmonë në dorë të kriminelëve sepse ata janë më të zotët të bëjnë punë kur ligji e ndalon diçka.

    Në fund, marijuana është pak a shumë aq e dëmshme se alkooli. Po deshe lexo në internet, psh http://mobile.nytimes.com/2016/08/13/opinion/a-small-victory-for-more-sensible-marijuana-policies.html

    1. Skypion says:

      Eshte hera e pare,pas akuzave te kolegeve te tij gazetare si bashkepunetori me i ngushte mediatik i Rames,qe zoti Baze thote nuk ka nderhyre.
      Eshte bash e kunderta.Gjuha vete ku dhemb dhembi.Ate qe e mohon me vetedije,e pohon nenvetedija.
      “Edi Rama gjate gjithe kesaj kohe nuk eshte se ka nderhyre tek une…” – thote zoti Baze,cka deshmon katerciperisht,se eshte bash e kunderta.
      Por pse e thote nje gje te tille,dhe per here te pare zoti Baze?!
      Sepse,informacioni qe ka marre analisti yne per Koco Kokedhimen,i eshte servirur pikerisht nga Edi Rama.Eshte Edi Rama ai qe i ka folur BAzes tone per “paranojen” e Kocos.Eshte Edi Rama,qe ka bere nderhyrje,si ato te zotit shyti te sharlatanit vehbi,tek Bazja yne perhere per te bere editoriale diskretituese per Koco Kokedhimen.
      Ky informacion qe e publikon zoti Baze,nuk eshte thjeshte per te bere qesharak Kokedhimen,por per t’i bere SHANTAZH atij.Shantazh publik.
      Eshte kjo arsyeja,se pse koleget e quajne analistin tone gjobvenes.
      Mesa duket,ceshtja “Koco”, per Ramen, po merr permasa serioze,perderisa i jep zotit Baze informacione te tilla.
      Me perpara,ndryshe nga c’thote zoti Baze,ishte laperi i tij qe e perdor per denigrime,bled trafikanti,turpi i gazetarise.Ky rrugac rrugaceronte kunder Kokedhimes,duke i share edhe gruan dhe vajzat.
      Kete rrugac,zoti Baze e perdor per ta lehtesuar ne punen e tij denigruese dhe gjobvenese.Dhe,ne fakt,e ka lehtesuar shume.Por,kur ceshtjet jane te mprehta,analisti yne,nuk ia perton te beje punen qe i eshte ngarkuar hamallit te tij.
      Kokedhima,me te vertete ka folur per legalizim hashashi,por nuk ka asnje faj per kanabizimin e Shqiperise.Fajin per kanabizimin e Shqiperise e kane Rama dhe merhumi i tij Saje Qorri.
      Kokedhima,mesa di une, e mesa dime te gjithe,nuk para eshte perfolur per lidhje kinezerishte.Ai qe eshte perfolur dhe perflitet,madje edhe me fakte e dokumenta,eshte vellai i Edi Rames.Eshte Olsi Rama.I cili,ndersa eshte bere milioner tashme,rreket te behet multimilioner apo miliarderi i pare i Shqiperise,me parate e taksapaguesve shqiptare.

      1. Kushje? says:

        Eshte nje e vertet e madhe kjo që po thua. Do te doja t’ju falenderoja.

  2. Robert says:

    Koqon e ka mbulu llumi dhe ligsia. Te gjitha intrigat dhe ligesite qe ben Koqo K kane per ti dal nga hundet. Femrat e shpise i sh*erdhehen me koleget e tij “miq” nderkohe qe ai si vemie perpiqet te ngreje kurthe ne te cilat bie vete ne finale

  3. andueli says:

    Koco Kokedhima ose derri nga Qeparoi mori vendin e merituar. Me pak vonese, por perfundoj atje ku e ka vendin, ne koshin e plerave. Nuk e shihni se cfare idioti eshte. Kerkon rritje ekonomike mbi drogen. Dmth te behemi se afermi si Kolumbia dhe 2K te jete Pablo Eskobari Shqiptar. Ky trap po i ben shume deme kolosale Shqiperise me idete e tij, prej Shvejku. Te na shporret sa me pare bajga.

  4. tedi nasto says:

    Koco ka dylber mua edhe Ervis Mocken. Tashme qe babi yne iku kush do kujdeset per ne :'( . Mallkuar qofsh o Edi Rama. Anduel Tahiraj nuk do te jete me dylberi i Kocos se ai shkon vetem me ata qe jane ne pushtet. Tani Koco ka rene ne depresion. Po ngushellohet vetem me konet Laura Ferati, Atenisa Caci, Alma Bakiu, Nertila Selimaj. I ka ngel haremi nivel ordiner.

  5. butrinti says:

    Ka dhe te tjera mero por qe nuk mund te ti them. Gjithsesi ai meriton edhe me shume .Eshte ne te mire te shoqerise sone.

  6. Korabi says:

    Po mire o Mero na e zgjidhe dhe kete mister. Po ate misterin e ligjit te “mbetjeve” a do na e zgjidhesh? A do intervistoni ndonje specialist qe ta zbertheje ate listen “e gjelbert” te Rames? Apo nuk ben se e shkel ne kallo, dhe ketu ka gisht Mafia?

  7. lexues says:

    Meqe Meroja kete “editorial” ja kushton maredhenieve te Kocos me Edin, per “kuriozitet” e lexova a do ta permende apo jo Berishen. Perseri edhe ne kete shkrim Meroja nuk i ndahet Berishes. Per “kuriozitet” do te pyesja lexuesit e kesaj gazete : A ka ndeshur ndonjeri prej tyre ndonje numer te kesaj gazete ku te mos permendet Berisha ?

  8. faraxhiu Anduel says:

    Po pse mbarojne pislleqet dhe shantazhet e dylbereve te kocos. A e dini ju qe Anduel Tahiraj, my birbo i rri ne lojen politike, ka vendosur drejtor Aluizni Vlore Egon Velen nje krye demokrat. E vendosi me kusht qe Egoni te hedh firma dhe Andueli te vere gjoba. Habitem se si nje faraxhi si Andueli kerkon te ngribet kaq larte. Hahahahaha pune te mbare ne rrugen e gjobvenies o farraxhi. P.S. Kujdes se edhe koco donte te behej Eskobari Shqiptar, por e shikon ku u katandis, ne kazan plehrash.

  9. Dreamerdays says:

    U konsumove Z. Mero. Fillove te besh filtra dhe ti ne portalin tend. Kjo tregon se je i varur nga burimi qe paguhesh.

  10. Kuzum Baba says:

    Zbulimi i fundit…
    Bima narkotike Kanabis Sativa e lidhur me mutacion gjenetik
    Shkencëtarët nga Universiteti i Australisë Perëndimore kanë identifikuar se përdorimi i kanabisit mund të ndryshojë strukturën e ADN-së të një personi, duke shkaktuar mutacione të cilat mund ti ekspozojnë ata përballë sëmundjeve të rënda, dhe të kalojë tek fëmijët e tyre të disa brezave të ardhshëm.
    Edhe pse lidhja mes përdorimit të kanabisit dhe sëmundje të rënda, të tilla si kanceri, ka qenë më parë e dokumentuar, por se si ndodhte kjo dhe implikimet që shkakton përdorimi i kanabisit për gjeneratat e ardhshme, kjo nuk ishte kuptuar më parë.
    Profesor Stuart Reece dhe Profesor Gary Hulse nga Shkolla e Psikiatrisë dhe Shkencave Klinike Uwat përfunduan një analizë të gjerë të materialit letrar dhe kërkimor për të kuptuar shkaqet e mundshme dhe zbuluan informacione alarmante. …

  11. we people says:

    Fillimisht ne gop te semes shkofte koqo kokdhima nje njeri i peshtire sa dhe berisha por me nje ndryshim ndersa KOQO ESHTE MAFJOZ..kurse berisha eshte mafjoz tradhetar dhe kriminel
    .
    dallimin le ta beje lexuesi..
    Sot shtrohet pyetja:
    Pse duhet te kryqzojme mafjozin Koqo per te prure kriminelin SALI BASHA-NOKA..LE TE MERREMI ME KETE TE FUNDIT…KU MERO BAZE EDHE PSE KA DHENE PROVA AUTENTIKE QE FLAMUR NOKA ESHTE SPIUN I DOKUMENTUAR….me kete shkrim i bie qe mero thote;;
    ..
    IK O KOQO ME RAMEN
    .
    HAJDE O LUL KRIMINELI ME SPIUN NOKEN

    ………………………….
    Per shembull;

    A eshte normale te emrohej nga saliserbi ministri i mbrendshem Flamut Noka qe eshte nipi i nje gjenerali te UDB nga me antishqiptaret ?

    A eshte normale qe dhe sot Flamut Noka eshte nenkryetari i sigurise kombetare me kryetar spartak BRAHO qe me shume eshte i semure se ne pune dhe ka lene te pare NIPIN E GJENERALIT myrteza zhvinki

    ————————

    Pra me qarte perse shoqeria civile ,mediat dhe gazeta Dita nuk i shkon deri ne fund spiunit Feim Murati ( Flamur Noka) qe eshte derivat i gupit kriminal bash berishe.

    Perse nuk kerkohet arrestimi ne flagarance i Flamur Nokes por jepen keto material te para 70 vjeteve ku ramiz alia me biciklete ne kalane e beratit qenjka bere James bondi i ketij anastagjarperit qe sic duket edhet njeri pa identitet kombetar.

    Kush eshte kryetari i sotem reali I sigurise kombetare te ligjevenesve se spartak brahos i ka rene DAMLLAJA ???

    Flamur Noka theu kufirin komunist shqiptar (në vitin 1991?!) dhe hyri në territorin e ish Jugosllavisë, duke rrezikuar jetën e tij! Kjo gjë dhe ky fakt nuk i kishte shkuar kurrë në mendje Flamur Nokës, si në kohën që e bëri aktin e arratisjes, por as edhe sot që u zbulua se çfarë ka bërë 25 vjet më parë. Dhe kur e bëri këtë kalim të paligjshëm të kufirit?! Pikërisht kur Berisha kishte marrë frenat e të ashtuquajturës “opozitë”, dhe që me ditë pritej të bëhej President i Republikës së Shqipërisë, republikë të cilën më pas, “de facto”, e bëri pjesë të pandashme dhe të influencuar në çdo aspekt të jetës prej Serbisë.
    Foli i pari Berisha, sepse plaga kanceroze e fenomenit “Noka”, nxjerr infeksionin e rëndë kundërshqiptar të Berishës, zbulon të qënurit e tij agjent potent serb, hedh dritë mbi arsyet e vërteta pse Berisha e bëri Flamur Nokën ministër të Brendshëm në qeverinë e tij të viteve 2009-2013, për cilat qëllime dhe me çfarë urdhri.
    Fenomeni “Noka” e tmerron Berishën, e ka lënë pa gjumë atë, duke nxjerrë kështu në shesh qëllimin e vërtetë se përse ky person organizoi 2 prillin e 1991 ku vrau 4 shqiptarë në Shkodër, pse bëri thyerjen e embargos së OKB për furnizimin me naftë dhe me armë të Serbisë, e cila kryente gjenocid në Bosnjë dhe më pas Kosovë, pse bëri 26 dhe 28 majin 1996, përse hapi depot e armëve dhe nxiti luftën civile me 7000 të vrarë e qindra të tjerë të gjymtuar në vitin 1997, pse bëri grushtin e shtetit në 1998, pse vrau mbi 26 veta dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë në Gërdec, pse vrau 4 qytetarë të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.
    Ky vend nuk ka struktura të shtetit, nuk ka shërbim shtetëror informativ e nuk ka organ akuze. Ato janë vënë prej kohësh në shërbim të kryeagjentit të Serbisë Berisha, ndaj nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël kombëtare, ligjore e morale për të mbrojtur dhe ruajtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurinë e tyre kombëtare.
    Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!
    A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?!
    A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?!
    Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?!
    Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?!

    Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare.

    EPILOG

    Te nderuar moderatore dhe botues te Temes

    merruni me spiunin e dokumentuar Flamur noka dhe harrojeni perkohesisht ndyresiren KOQO KOKDHIMA
    pra i nderuar Mero merru me kriminelet spiunet dhe tradhetaret BERISHA-NOKA-BASHA dhe leri keto “bomba atomike” me te ziun koqo qe eshte piketuar te eliminohet si dhjetra figura te PS per te prure kriminelin Lul ne2017 sic vepruan qarqe antishqiptare me lobet serbo -greke-amerikane ne 1992 dhe 2005.

  12. labi says:

    Sa për krimalizimin e policisë, nga trafikantët Koço ka të drejt. Policia e shteti është palë në të gjitha parcelat me kanabis, burim i sigurt.

  13. ” We people” keni te drejte sa lexoj ne kete shkrim- koment. Pika duhet vene atje ku pikon catia dhe, se pari; zihet pika me e madhe, ajo qe thoni ju, po mos harro, shkaktarin e ketyre pikave. pikerisht ndaj behen “zhurma”me Kokdhmen, qe jo se eshte pa gje,po s’eshte ky kryesori. Ceshtia eshte “maria e kalase nga brenda” kete s’po e kuptojne,ata qe duet ta kuptojne… Natyrisht kopetentet jo ne, pa “are” qw na dhimbet “ARA e madhe”-SHQIPERI.
    Dashamiresi D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje