Të gjithë ata, që nuk janë në betejë, për plehrat...!

27 Shtator 2016, 20:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Më poshtë po ju rreshtoj disa nga kontradiktat që përmbajnë qëndrimet publike të disa politikanëve dhe gazetarëve në raport me importin e plehrave në Shqipëri, që dëshmon se ata nuk kanë asgjë me plehrat, por thjesht e kanë me faktin që nuk i kanë sjellë dot vetë.

Ankesa e parë ka ardhur nga Sali Berisha. Ai ankohet se Edi Rama i ka vjedhur fjalimet e vitit 2011, kur Berisha miratoi ligjin për importin e mbetjeve në Shqipëri, duke futur aty dhe mbetje të diskutueshme për rrezikshmërinë e tyre. Ai nuk pranon se atëhere kishte gabuar, por ankohet se Rama po i vjedh idetë.

Edi Rama nga ana e tij ankohet se Basha po i vjedh fjalimet e vitit 2011 Ramës, dhe po lexon ato fjalime kundër importit të plehrave. Kjo sipas Ramës tregon se opozita udhëhiqet nga një lider pa ide.

Basha vetë ankohet se Berisha nuk e ka pyetur në vitin 2011 kur ka miratuar ligjin, por tani ai nuk e “pyet” më Berishën dhe do ta kundërshtojë atë.

Ben Blushi ankohet se Erion Veliaj nuk e ka lënë të realizonte projektin e tij në qeverinë “Nano” për importin e plehrave nga kompania e Francesko Becchetit në vitin 2004, e cila ishte thuajse ortake zyrtare me familjen dhe kabinetin e Fatos Nanos. Ai akuzon Erion Veliajn se me ato sulme kundër projektit të plehrave të qeverisë Nano-Beccheti, Veliaj shpejtoi rënien e socialistëve nga pushteti. Blushi e thotë me aq shumë dhimbje faktin që Veliaj ua dogji projektin e plehrave, sa synon të bëjë aleat dhe Bashkim Finon, që në atë kohë paska hëngër një vezë nga “Mjaft”. Nuk di çka me Bashkimin, por ai është konseguent, pasi si atëhere, dhe tani, pro ka qenë.

Veliaj ankohet se Blushi po i vjedh sot kauzën e vitit 2004 dhe është 12 vjet pas tij, duke tentuar të bëjë politikë me plehrat.

Kandidati për kryetar i LSI, Përparim Spahiu, ka shpallur ndërkohë platformën e tij elektorale dhe si pikë të parë ka protestën kundër plehrave. Ilir Meta ka abstenuar në votim, dhe nuk dihet ende qëndrimi i tij, por është e sigurt, që nëse nuk i del Meta përballë, Rimi e ka gati kundër kujt ta bëjë fushatën, pra kundër Ramës. Kështu pëlqehet dhe më shumë në LSI.

Andi Bejtja, gazetari më i spikatur kundër Ramës, është prishur keq me të, pasi ish-pronari i TV Agon Channel, Francesko Beccheti, u shpall në kërkim nga Prokuroria e Shqipërisë. Familja Beccheti është monopolistja më e madhe e përpunimit të plehrave në Itali dhe disa pjesëtarë të kësaj familje, janë në burg për afera me plehrat. Beccheti u zhvendos në Shqipëri të realizonte një projekt me Fatos Nanon për importin e plehrave nga Italia në vitin 2004. Projekti i tyre filloi me blerjen e mediave kryesore në vend përmes një fushate reklamash të majme dhe korruptimin e figurave kryesore të qeverisë. Paradoksi i Bejtes është se ai është konfliktuar me Ramën për Becchetin, ndërsa tani rrezikon të konfliktohet me Becchetin si tradhtar i çështjes së plehrave.

Edhe Artur Zheji është tani një kundërshtar i importit të plehrave, ndërkohë që në fushatën më të madhe për importin e plehrave pa doganë në vitin 2004, drejtonte TVSH dhe ishte në krah të kryeministrit Nano për këtë fushatë. Ai ishte mbrojtësi më i zjarrtë i kësaj fushate, ku kabineti “Nano” angazhoi dhe personel të tij në koorporatën e plehrave. Ende sot ka atavizma të lidhjeve familjare Nano-Beccheti për shkak të kësaj historie.

Frrok Çupi, i ricikluar si demokrat pasi ka drejtuar nga viti 2004 gazetën e fushatës së plehrave “Agon”, e financuar nga Beccheti, e cila megjithëse ishte një gazetë paçavure, kishte çdo ditë dy faqe reklamë për nevojën e importit të plehrave dhe prodhimin e energjisë me to në Shqipëri. Gazeta lindi dhe vdiq me shpresë se do t’ia dilte të sillte plehrat në Shqipëri. Tani që gazeta është mbyllur, Frroku është ricikluar në një luftëtar kundër plehrave.

Koço Kokëdhima ka qenë iniciator për krijimin e një konsorciumi për importin e plehrave në vitet 2000 së bashku me disa biznesmenë të tjerë, por konflikti i tij me Fatos Nanon e mënjanoi dhe në skenë doli Beccheti. Pas kësaj ai ju bashkua betejës kundër importit të plehrave, biles financoi dhe shoqatën e krijuar në atë kohë. Prej atëhere, nuk ka pasur ndonjë shans tjetër për import plehrash dhe është kundër rivalëve të vet në këtë fushë.

Kjo listë mund ta vazhdojë dhe më gjatë, për të treguar se shumë nga personazhet publikë që po mbajnë gjallë një debat për importin e mbetjeve të seleksionuara si lëndë e parë, dhe që po ankohen se nuk kanë mbështetje popullore në thirrjet e tyre, duhet të shikojnë problemin që kanë me vetveten dhe sponsorët e plehrave në karrierën e tyre. Ndryshe nga këta që përmenda si inkoseguentë, ka dhe gazetarë dhe media që mbeten konseguentë, siç është Blendi Fevziu dhe TV Klan, të cilët kanë menduar gjithnjë siç ka menduar qeveria për këtë çështje.

Jashtë kësaj liste ka plot gazetarë kritikë me qeverinë e sotme, por që së paku kanë qenë konstantë në qëndrimin ndaj importit të mbetjeve në Shqipëri.

Nuk po ua përmend emrat pasi nuk dua t’i përziej me betejën e plehraxhinjve, e cila s’ka asnjë lidhje me betejën kundër plehrave në Shqipëri.

22 komente në “Të gjithë ata, që nuk janë në betejë, për plehrat…!”

  1. Mirëmëngjes says:

    Kjo tregon se çfarë lloj palaçosh kanë zënë vend në Shqipërinë e tranzicionit.
    Turp për ne që i kemi lënë vend.

    1. Skypion says:

      Ne pritje te protestes se lajmeruar te ambientalisteve,Edi Rama,ka mobilizuar te gjithe qelbesirat e tij,per te zbutur efektin e jashtezakonshem qe pati Mashtrimi i Madh i tij me plehrat.
      Kudo,ne shtyp,televizione,rrjetet sociale,verehen bashibozuket politike,te cileve si kurre me pare,u jane bashkuar edhe renegatet ambientaliste,per turpin e tyre te madh, qe mundohen te bejne apologjine e plehrave.
      Gjithe kete fushate ne mbrojtje te plehrave e udheheq Edi Rama,dora vete;te cilin me te drejte populli po e quan KRYEPLEHRA e Shqiperise.
      Po perdoren te gjitha mjetet dhe menyrat e mundshme ne kete fushate plehu.Nga me te habitshmet,nga me te pacipat,nga me fyeset per inteligjencen e njeriut.
      Por,”arma” kryesore qe po perdorin bashibozuket e Rames,eshte ajo e baltes.
      Eshte BANALIZIMI.Banalizimi i ceshtjes.Banalizimi i kauzes.
      Kjo “arme” famekeqe,kemi pare te perdoret shume keto 3(tre) vite qeverisje socialistesh.Ne cdo skandal te madh qeveritar,ne cdo beme a gjeme “rilindasish”, banalizimi ka qene arma kryesore me te cilen jane mbrojtur qelbesirat.
      Te gjithe jemi njesoj – ja,kjo eshte qitja e kesaj arme kaq te dashur per qelbesirat!
      Te gjithe jemi me balte ,te gjithe jemi plehra,te gjithe jemi qelbesira – ja keshtu thone plehrat rilindjote dhe bashibozuket e tyre mediatike!
      Te gjithe jemi plehra,edhe opozitaret ,edhe gazetaret dhe analistet,edhe ambientalistet,te gjithe te gjithe – ja,keshtu thone plehrat rilindjote dhe plehrat e tyre mediatike!
      Une jam plehre – thote Edi Rama!Ama edhe ju qe me quani plehre,jeni si une,jeni plehra…!!!
      Ne jemi plehra – thone bashibozuket e tij mediatike! Ama edhe ju qe na tregoni me gisht,jeni si ne,jeni plehra…!!!
      Gjithe shkrimi i zotit Baze,permblidhet ne dy a tri fjale: te gjithe jemi plehra…!!!
      Jo,zoteri Baze jo,nuk jane te gjithe plehra!
      Akuza juaj me duket e pabaze,zoti Baze.
      Nese ju dhe zoti Rama e quani vehten plehra,dhe ndjeheni si plehra,kjo nuk ju jep te drejten t’i quani edhe te tjeret keshtu.Eshte e padrejte,djalli e mori!
      Pertej gjithe baltes e plehut qe po hedhin plehraxhinjte e Rames,megjithate,ay,Rama pra,po shkelqen ne gjithe shemtine e tij politike si i vetmi lider politik shqiptar,si i vetmi kryeminister shqiptar,qe ka bere mashtrimin me te madh ne historine politike te ketij shteti.
      Mediat,shtypi dhe televizionet,rrjetet sociale publikojne cdo dite,me mijera e mijera here,PERBETIMIN e Edi Rames ne vitin 2013 KUNDER importit te plehrave dhe SHKELJEN e ketij perbetimi sot ne vitin 2016 PRO importit te plehrave.Me ze dhe figure.
      Aq qarte e shkoqur ka folur Rama,sa nuk ia vlen te behet asnje koment sqarues.Me ze dhe figure.Shqip,qarte,paster sa s’ka ku te veje me.
      Sa here i shikojne shqiptaret dy qendrimet diametralisht te kunderta te Rames,aq here gerditen nga poshtersia e tij.Nuk u ka ndodhur kurre me pare te mashtrohen kaq hapur,kaq sy per sy,kaq brutalisht e poshtersisht.KURRE.
      Po ndodh me Edi Ramen.
      Ne kete rrethane,sado te perpiqen plehrat e Rames per t’i bere apoligjine atij,eshte e kote.
      Edhe arma e baltes,perbaltja,eshte e paefektshme ne kete rast.
      Mashtrimi i Madh i Edi Rames me plehrat,i ka tronditur aq shume shqiptaret,i ka shokuar aq shume ata,sa nuk ka efekt me asnje lloj taktike per ta mbuluar ate.

      1. Raimond vlonjati says:

        Po c’rendesi ka nese ke qene konsekuent apo jo dic pretendon ky artikull qesharak , qe te kujton biografite qe benin spiunet ne kohe te Dulles

        Ky artikull e trajton kete problem me mendesi primitive

        Se ne kemi plot shembuj ne Boten moderne qe shtete moderne denokratike kane bere aleanca me shtete kriminale re cilat i shanin perdire , per te luftuar nje e keqe me te madhe qe oaraqiste nje shtet tjetet

        Edhe sot nuk ka rendesi fare , nese dije ke qene pro plehrave , e rencishme esht qe sot je kunder plehrave dhe kjo ndihmon kauzen e pergjithshme ne favor te te ardhmes shqiptare

        Gjithmone ne perkrahje te kauzave te drejta Afrohen edhe aleate qe nisen nga baza morale te dyshimta dhe karieriste te tyre , qe duan ta perdorin per qellimet e karieres se tyre politike por kjo esht nje gje plotesisht normale ne shoqerine njerezore dhe nuk ka azgje te keqe
        Kushdo mundohet te beje kariere me nje ceshtje qe e mendon se i sherben , e rendesishme esht qe ai ne rugen e tij te karieres nuk shkel ligjin , te tjerat nuk kane rendesi fare

        Pra , e rendesishme esht qe ata sot jane ne krahun e ndihmes, per te ndaluar kete Kolere plehrash qe kerkon ti hedhi Shqiperise ky bastardi 200 milionesh i Kryeministrise

        Dhe esht komplet qesharake por edhe plot ligesi primitive te fillosh tani e tu besh biografine ketyre njerezve te ” dyshimte” ne perkrahjen qe i bejne kauzes se drejte kunder plehrave

        Ne fakt kjo lloj biografie qe ju ben Mero ketyre tregon tamam te meten tipike te shqipove qe nga koha kur ishte Ismail Qemali kryeminister

        Qe atehere shqiptaret ne politike vuanin nga” mendimi steril ” ne berjen e politikes , dhe ljo tregonte qe nuk ishin te pjekur politikisht , pra nuk ishin shtet formues
        Sepse shtetin e perbejne te gjithe , ndaj duhen perdorur te gjithe ne dobi te shtetit pavaresisht nga backgroundi i tyre i meparshem , e rencishme esht qe ata te pranojn ti sherbejn vendit

        Me kujtohet se atehere anglezet i thane Ismail Qemalit se duhet ti futesh e gjithe faktoret politike shqiptare brenda qeverise dhe aty te drejtosh , sepse duke i lene jashte disa nga ata do e sabotonin , ndersa po ti fuste brenda ne qeveri atyre do u perkedhelej sedra e karierieres dhe do i sherbenin vendit

        Mirpo Ismail Qemalin ishte nje politikan ” i drunjte” ( ai e donte te gjithe Suksesin per vete ), qe nuk dinte te bente aleanca me faktorin poltik shqiptar , ndaj dhe u be Shqiperia copa nga te huajte
        Sepse ata qe ngelen jasht qeveris se tij filluan ta sabotonin e te lidheshin me fqinjet

        Nejse por kjo e mete qe reflektohet ne ket artikull per te gjetur njerez me moral ” steril” tregon se ne akoma vuajme nga semundja :..Ligesia primitive

        Dhe kur te sherohemi nga kjo semundje atehere do te kemi mundesi te krijojme nje shoqeri produktive per veten dhe per kombin tone , ku ” Plehrat” dhe ” avokatet” e tyre do e kene vendin tek Plehrat , jo ne krye te vendit

  2. Erald says:

    Ti nise me te miret, me ata qe protestonin ne 2011 e 2013. Nise me ata per te treguar qe nuk jane te gjithe plehra. Nise me ata dhe per te treguar qe ne fakt Rama nuk ka perballe ca plehra si puna e tij, po ca njerez me parime. Nuk jane perballe tij “maloket” dhe hajdutet e vendit, po ajka e qytetarise.

    1. Spineless M says:

      Nuk mund ta nise, sepse i duhet te beje diversion per llogari te rames! Se per cfare iu duhen shqiptareve keto, merua e di shume mire, perderisa lodhet te na tregoje gjurmet dhe jo ujkun! Kujton se shqiptaret jane dele dhe kane harruar se cfare monstrash jane nano, berisha, blushi, basha, zheji, frroku e te tjere! Boll u perpoqe te shmangesh vemendjen e te krijosh fronte periferike mero, shqiptaret sot betejen e kane me plehrat e rames dhe jo me ato te se shkuares! Perndryshe do t’iu duhej te merreshin edhe me ty! C’ndryshim ke ti nga keta qe permend? A nuk i sherbeve deri dje berishes dhe fillove ta sulmoje kur tu cenuan interesat dhe jo se ishe ndonje parimor i madh?!

  3. santiago says:

    ke harruar Nikoll Lesin

  4. Nje shqiptar says:

    Industria e plehrave, qe punon me kapacitete qe kerkojne IMPORTIMIN nga jashte, vret shendetin dhe te ardhmen e asaj popullesije qe deshiron te jetoje ne Shqiperi. Plehrat kerkojne te fitojne me plehra dhe te ikin nga ky vend.

    1. Lacjani says:

      Shkoni ne grykederrdhje te lumit Mat afer Patogut te shihni se sa mire mund ti menaxhojne zyrtaret tane te korruptuar pleherat. Nje mal me plehera eshte atje duke rrezikuar jeten e banoreve dhe nje kercenim ekologjik per gjithe rajonin. Cfare turizmi pret te zhvillohet ne bregdet te mbushur me plehera. Asnje zgjidhje nuk do marrin te gjitha keto plehera te komunes Fushe_kuqe. Ato jane hedhur ne grykderrdhje te lumit Mat duke pritur perbytjet qe ti cojne ne det. Kjo qeveri qe nuk zgjidh dot pleherat e nje komune ne Fushe-Kuqe si mundet te zgjidhe pleherat e Europes. Ky edhte krim i organizuar. Kjo quhet Mafje. Dergoni nje televizor ne Fushekuqe te shikojne njerezit se sa nerrezik jane.

  5. kleptofagos says:

    Mero!
    Po ti, je me, apo kunder plehrave? Publiku e kerkon mendimin “sade” ose “shqeto”.
    A mund te zgjidhet me mire me referendum kjo maskarade?

  6. razo says:

    Ky eshte debati me idiot qe po ndodh dhe per ne qe jetojme jashte shqiperise eshte absurditet… E kuptoni cfare po thoni e shkruani o njerez? Beni debate pse importohet lende te riciklueshme si letra apo plastika ( e cilat blihen me para, nuk jane plehra pa vlere) te cilat pasi perpunohen eksportohet jaste shqiperise si lende e pare? O zoti madh kaq te trashe mund te jene disa njerez qe as kaq gje te thjeshte nuk e kuptojne.. Te vjen turp qe i thua vetes shqiptare.

  7. Taras Bulba says:

    Mor Erald o trap o injorant o bythlepires i pleraxhijve po kush qenka ajka per ty mor ……etj Zheji,Cupi,budallai Andi Betja dashnorja e Becchetit ,Lesi,apo dy kriminelet Sali Sheqere Rame Berisha ,Lulzime Basha

    1. Erald says:

      Jo ore militant injorant, jane ata dhjetera te rinj e te reja, te cilet ti mbase nuk i njeh se nuk kapadaisen te Opinion e te Kol Balla te enjteve, qe formuan ne 2011 AKIP – Aleancen kunder importit te plehrave. Nje organizate kjo qe Rama shkoi dhe i lavderoi disa here, qe morren medalje nga ambasada e USAs per aktivizmin e tyre dhe qe jane po sot kundra Rama per ligjin.

  8. martin lutter king (albanian version).3 says:

    Eshte bere si rroman policor ky editorial dhe ne fund te gjithe dalin te lumtur.

    Habia qendron se kur mori pushtetin Rama ne shtator-tetor 2013 ne vend te gjente nje tufe me lule ne tavoline..miqte tane te leshit i vune dokumentin per firme te plehrave kimike LHL.

    Cudia atehere qendronte te mengperveshuri Arvizu qe diten ishte me Ramen dhe naten flinte me Lulin derisa ne 15 nendor 2013 me shume ardhja e LHL ishte per te rrezuar Ramen duke patur Heroin Lul Bash Suma qe i shkelte vijen e kuqe horrorable-s Arvizu.

    Ndyresia sot qendron ne faktin se organizma ne hije qe monitorojne dhe menaxhojne Shqiperine qe nga 1992 po vene perseri ME DETYRIM ne tavolinen e Rames nje ligj te ndyre te plehrave dhe i thone kryeministrit kriminel te ardhshmen Lul Bash Sumes qe te lehe neper ekrane dhe te veje RAMEN ME “SHPATULLA PER MURI” …

    ***

    mendoj se PLEHU ME I MADH NE SHQIPERI ESHTE SALI MONSTRA ME LUL SUMEN E TIJ QE DUHET ZHDUKUR NGA KY VEND.

    .
    KA 25 VJET QE BANDA E AMBASADOREVE E AKREDITUAR NE TIRANE
    DHE BANDA E ANALISTAVE & BOTUESVE GAZETAVE & BOSSAT E MEDIAVE VIZIVE
    PO MBROJNE KRYEPLEHUN SALI BERISHA QE KA ARRITUR PARAMETRAT E NJE BOMBE ATOMIKE NERVO-PARALIZUESE

    MENDOJ SE FAJI KRYESOR SOT ESHTE I DIPLLOMACISE EURO-ATLLANTIKE QE NE MENYRE TE DENUESHME JO VETEM QE E KLLONUAN MONSTREN BERISHE POR PO E MBROJNE ME CDO CMIM DERI NE POSHTRIM KOMBETAR
    JEMI PUSHTUAR NGA SHUME ARMIQ NE SHEKUJ POR KERRKUSH NUK NA KA POSHTRUAR SI EUROATLLNATIKET ME SALIMONSTREN E TYRE..

    PRA sot kryesorja qe eshte DIZINFEKTIMI I SALI QENIT…denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e BANDES 2B per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.
    Pa u arrestuar ky Frankestein Monster keto Dacibaot tuaja jane thjesht nje leter higjenike duke perifrazuar thenien e Sali Qenit ndaj gazetes me prestigjoze ne bote NY-Times.
    .
    1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.
    .

    2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.
    .

    3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.

    Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:

    4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
    5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
    6–Tradhetia kombetare me detin Jon
    7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
    8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
    9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
    10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
    11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
    12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
    13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
    14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
    15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
    16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
    17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
    18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
    19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
    20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
    21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
    22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
    23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
    24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
    25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
    26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
    27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
    28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
    29-Krim ekonomik me Albetrolin
    30-Krim ekonomik me Kromin
    31-Krim ekonomik me Albetrolin
    32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
    33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
    34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
    35….vazhdon rromani i krimeve…
    Por qe te behet kjo duhet thene e verteta shume e hidhur qe eshte:
    Dipllomacia amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente dhe strategjike te tyre pa harruar dhe fushen e biznesit jane pergjegjeset kryesore per katandisjen e kombit shqiptar ne kete katastrofe biblike morale dhe ekonomike.!

    perfundimisht:
    Eshte turp per dipllomacine dhe sherbimet inteligjente euro-atllantike qe akoma mbrojne me cdo kusht DRAKULEN E TYRE TE VIQIDOLIT.

    Eshte turp per dyshen OBAMERKEL qe edhe pse drejtojne dy shtete te fuqishme dhe demokratike jo vetem kane gabuar ne shqiperi me doktrinen elezbiberiste te salisatanait por dhe jane pergjegjesiyt kryesore per kete menxyre shqiptare te pa pare ne historine e kombeve.
    .
    Sali qeni eshte nje monster qe nuk ka plumb litar apo fuci bitumi ti laje krimet e tij..fundja fundi..cojeni ne ndonje ishull perrallore me gjithe pasurite e tij me qen e me me mace por vetem me nje kusht..MOS TJA SHOHIM ME SURRATIN DHE ZERIN KETIJ DEVILI….JO PER NDONJE GJE POR ..nqs se ky devil mbahet akoma nga ana juaj.atehere me lejoni te them se Enver Hoxha jo vetem eshte shqiptari me I madh ne historine e shqiperise por dhe BURRSHTETASI ME I MADH BOTEROR PER TE GJITHA KOHRAT..

  9. E kam thene edhe nejhere tjeter qe politikanet dhe interesaxhinjt servila,hipokrite, te ashtuquajturit patriote ,ate qe e dhjesin sot e hane te nesermen me garuzhde.
    Po e keqja ketu eshte se jo vetem keta interesaxhinj jane plehra qe ne nuk po shpetojm dhe nuk kemi per te shpetuar sepse edhe populli eshte i tille dhe i pelqen hajduti dhe interesaxhiu i vet se i hedh ndonje kocke.
    Ketu shume jane kunder ardhjes se plehrave(dhe mire bejne)dhe shume do dalin ne proteste,por po ti pyesesh se cfare bere ti me plehrat e tua sot,jame i sigurt se asnje nga keta moraliste nuk i ka hedhur tek kazani i plehrave te lagjes,por dikush i ka hedhur nga dritarja,dikush ja ka lene komshiut tek dera,dikush tjeter i ka lene tek garazhi i perbashket i pallatit,dikush i ka cuar tek kazani dhe nuk i ka hedhur brenda……..
    Dhe mos te flasim se nuk ndahen vec plastiket(se jane jevgjit qe e bejne duke na zene edhe trotuaret me thaset e tyre)apo inertet kur prishim muret,apo pemet qe i presim dhe i leme bashke me plehrat tek kazani.
    Dhe te mos flasim per hedhjen e letrave apo bishtat e cigareve kudo dhe nga kate te ndryshme qe na bien mbi kok ,edhe sa e sa shembuj te tjere.
    Sa nga keta moraliste i kane fol dikujt pse i hedh plehrat kudo ,dhe ne rast se e ka bere cfare pergjigje ka mare nga ata qe kane zbritur nga malet(dhe cdo njeri nga ne eshte gati te te vrase po i kerkove llogari ose i bere vrejtje per sjelljen e tij prej rrugaci).Sa nga keta moraliste kane hedhur plehra nga makina dhe i kane shkuar tjetrit tek xhami i makines………….
    Prandaj keta moraliste e bejne per kredo politike ,sa here qe jane ne opozite pergjerohen per vendin dhe popullin dhe kur marin karriket fillojne te hane me garuzhde.
    Keta majmuna pas 100 vjet kane per tu bere njerez me plehra apo pa plehra ,po nuk pastruam plehrat qe e dredhin sa andej ketej nuk kemi gje
    Plehrat qe kemi ne parlament jane me te rrezikshem dhe me helmus se plehrat qe do na vijne nga Europa ku synojme te shkojme.
    Plehrat plotikan shkatrruan vendin dhe i bene njerezit me trushplare se kurre dhe jane gati te vrasin njeri tjetrin po i shave hajdutin e tij.

  10. psy says:

    J’a u paske dhene nje dush sot o Mero!

  11. lina says:

    vreri qe vjellin analistat tani, shoqeria civile, apo edhe politika ben qe shqiptaret e shkrete te cordoten fare e te mbeten ne nivelin e injorances si para nje shekulli. O njerez, pavaresisht se cfare thote Mero. Akoma nuk e keni kuptuar rendesine e industrise se riciklimit per pastrimin e vendit????? akoma nuk e keni kuptuar qe nese nuk do ishte kjo industri, landfilded tona do te mbusheshin per nje muaj, edhe i kishim zene gjitha tokat e lira me landifilde, duke qene se 1 shishe plastike do 1000 vjet te tretet?
    Pislliku edhe plehrat verdalle o njerez jane pergjegjesi e pushtetit vendor, ata nuk dine ta bejne punen e tyre. Eshte turp injoranca qe perhapet verdalle

    1. Erald says:

      E kuptojme rendesine. Mund ta fillojne nga plehrat e vendit.

  12. butrinti says:

    I nderuar Mero! Historia e perpunimit te plehrave ne Shqiperi nisi si Alla shqiptarshe Pa njohuri apo dijeni dhe pa pergjegjesi qytetare dhe shteterore.te gjithe ja futen kote , dhe ishte me e mira gje qe u ndaluan totalishte .Praktikisht edhe sot ne jemi te pa pergjegjshem si shoqeri civi ashtu dhe shtet , mazhorance dhe opozitepara problemeve qe rrjedhin prej grumbullimit e trajtimit te plehrave. Ne te gjithe boten e qyteteruar ( ndoshta mund te jene te pakten shtetet si puna jone ) grumbullimit dhe perpunimit te plehrave (mbeturinave ) u kushtohet rendesi e vecante ,( Nuk dua tu kujtoj arsyet pse: qe ju i dini fare mire ) Ato grumbullohen ne vende te caktuara per cdo shtepi apo apo grumbuj shtepish ne tre grupe .m mbeturina te pa riciklushme . riciklushme dhe metale etj. Ndersa mbetjet e rrezikeshme perbejne nje kapitull me vete dhe trajtohen ne rruge te tjera per te cilat nuk kam dijeni por kam degjuar se per to ( per hir te kostos se larte kerkohen nga grupet ) Persa i perket mbetjeve te riciklushme dhe disa mbetjeve te metaleve ato pasi grumbullohen u cohen impianteve te pastrimit. Si per keto ashtu dhe per produktet qe dalin nga impiantet e pastrimit behet regjistrimine rruge elektronike ku kompani te vecanta merren me levizjen e tyre deri ne riciklimin e plote te tyre duke u kthyer ne lende te pare. Une kam nje mikun tim qe punon ne keto kompani i cili me ka treguar se si keto mbetje levizin neper shume shtete te Botes .Me kete dua tju them zoti Mero qe tju thoni tru boleve te shoqerise civile dhe politikaneve te majte e te djathte qe te mos behen merak per keto llloj mbetjesh por te shqetesohen mw shume per fraksionimin e mbetjeve ne fshatrat dhe qytetet tona .

  13. Adr says:

    Mero,
    Komenti im nuk ka te beje me artikullin, po me webiste’in e gazetes
    Na grive kompjuterat o burr i dheut. Sa here futem ne faqen tende (e vetem ne tenden) me bllokohet nja gjysem ore. Tani futem goxha me rralle e vetem nga celulari.
    Gjeji nje zgjidhje kesaj pune, se nuk do te te lexojne me…

  14. prisni se skeni pare gje akoma says:

    Ku eshte ai psikopati i permutit blendi mane. Spo na ben noi pamflet per plerat????
    Rama ka bere me shume se gjithe kryeministrat paraardhes.
    Na solli armet kimike te sirise
    Na solli muxhahedinet.
    Plerat.
    Kryeministri me i suxesshem.
    Rofte rama

    1. 92820161039 says:

      per komentuesin ” prisni se skeni pare gje akoma”

      i nderuar,pikesepari ju sugjeroj te shkruani drejt gjuhen shqipe dhe jo ta maskroni ne kete menyre.

      e dyta:
      Edi Rama po tregon nje impotence kriminale per denimin e berishes per te cilen mori votat pas 2013.

      Edhe pse dipllomacia e huaj perendimore po tregon nje tolerim KRIMINAL E PERSERIS… TOLERIM KRIMINAL edi rama nuk duhet te rrije me breke te pshurrura gjithe kohen..fakti qe ka pranuar pa kushte ligjin e plehrave tregon se ai ka kapitulluar plotesisht

      e treta:
      per muxhahidinet e ke gabim..ato i pranoi i pari saliqeni…por ky eshte me teper faji i amerikaneve qe ne nje vend mikroskopik po bien (prune) mbetejet njerzore teper te rrezikeshme te Iranit.

      Dokumenti meposhtem tregon se berishisti i terbuar DR jo vetem qe na i rrasi 220 muxhahidine atehere por beri dhe fushate elektorale te piste shiko daten 15 qershor 2013..para votimeve dhe ky berishist nga shtepia e bardhe ben “dirty job”

      Kongresmeni amerikan: Amerika i është mirënjohëse SERBerishës
      ..
      15 Qershor 2013 – 13:51( AP)

      SHBA “Një minutë mbi Shqipërinë”, ishte fjala që mbajti dje kongresmeni amerikan, Dana Rohrabacher në Kongresin amerikan. Gjatë fjalës së tij, kongresmeni theksoi se Shqipëria si anëtare e NATO-s vazhdon të kontribuojë me trupa në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan, si dhe aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian.
      *
      “Amerika mund t’i jetë veçanërisht mirënjohëse kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, i cili ka qenë një aleat i palëkundur i kombit tonë.(aleat pordhe.. shenimi im)

      Kohët e fundit, kur SHBA kishte nevojë për vende të gatshme për t’u ofruar azil anëtarëve të MEK, të bllokuar në Irak, kryeministri Berisha ra dakord për të pranuar mbi 210 anëtarë të atij grupi – shumë më tepër se çfarë ishte i gatshëm të merrte çdo vend tjetër. Ajo ishte një shenjë e besimit të mirë dhe miqësisë që ata njerëz nuk do ta harrojnë shpejt. Kryeministrit Berisha iu desh kurajë e vërtetë… ( kurajo leshi) për të bërë këtë ofertë bujare. Në këto kohë të pasigurta, është e rëndësishme të dimë cilët janë miqtë tanë. Kryeministër Berisha, faleminderit që jeni një mik besnik i Amerikës”,….. (por kriminel i shqiperise)

      Nqs perendimi e kthen shqiperine ne kosh gjigand plehrash…fashizmi dhe komunizmi jane lule para ketij regjimi te ndyre ambasadorial me kuislinge sali&lul krimineli dhe edirame impotenin.ap harruar dhe gomarin e cepanit si kale troje

  15. mirel says:

    Mero po krahason Ramutin me Salen.
    Filozofon per plerat..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje