Presidenti “socialist” Ilir Meta

17 Shtator 2016, 20:45Editorial TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të shoqërohen nga një tjetër takim i rëndësishëm politik, i cili e bën verën e 2017, një moment të veçantë për nga profili institucional e politik. Zgjedhja e kreut të shtetit do të përkojë me atmosferën e votimeve parlamentare. Madje nëse i hedh një sy kalendarit të dy proceseve, ato pleksen me njëri-tjetrin, në një mënyrë të tillë saqë bëhet e pamundur të negociosh për njërin, dukë shpërfillur tjetrin.

Orët e fundit ministri i jashtëm Bushati dhe deputetë të Partisë Socialiste, kanë shprehur në media idenë se kandidatura e Ilir Metës për President do të ishte një zgjidhje e duhur për vendin. Më shumë se një konstatim, kjo ishte një gati-ftesë për kreun e Kuvendit, që të shqyrtojë një mundësi të tillë pas rreth dhjetë muajsh.

Nga ana e tij Meta ju përgjigj mesazheve që i erdhën nga PS, me stilin e njohur të kriptuar që është tashmë “markë” e tij. Ai ja delegoi replikën një zëri periferik të grupit të tij parlamentar, ku thuhej formalisht se Meta ndjehej i vlerësuar nga fjalët e aleatëve, porse ai kishte ende për të përmbushur detyrën e kreut të Kuvendit dhe se ishte në pragun e një fushate zgjedhore brenda partisë, për mandatin e tretë në krye të LSI.

Ishte e pritshme dhe e natyrshme që nga Ilir Meta të vinte kjo përgjigje dhe jo diçka tjetër. Madje edhe vetë Bushati dhe deputetët socialistë, zor se prisnin një “haber” tjetër nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo, për arsyen e thjeshtë se negociata për kreun e shtetit nuk mund të fillonte përmes ftesash publike dhe aq më pak e ndarë nga negociatat politike mes PS e LSI, për çeshtjen madhore të pushtetit pas korrikut 2017.

Në fakt Edi Rama ka kohë që kërkon publikisht, që këto bisedime për të ardhmen e koalicionit të nisin herët, mundësisht para pranverës së vitit të ardhshëm. Dhe përgjigja e thatë e LSI ka qenë gjithmonë se “koha pret, vendi ka prioritete të tjera”. Duke nxitur bashkëpunëtorët e tij për të hedhur në publik idenë e zgjedhjes së Metës president, duket se Edi Rama po tenton të provokojë një shbllokim të negociatave me aleatin e vogël, duke i rënë “shtegut” tjetër: atij të kreut të shtetit. Ai po mundohet të shkundë statu quo-në aktuale, përmes sinjaleve të vazhdueshme që i dërgon aleatit të tij më të vogël.

Është e kuptueshme që pozita e Ramës gjatë vitit të ardhshëm do të jetë tejet delikate. Më delikate se e Ilir Metës, i cili nuk do të përballet drejtpërdrejt me mbrojtjen e bilancit katërvjeçar të qeverisjes dhe që do të ketë, si përherë, pozitën komode të atij që përcakton numrat në Parlamentin e ardhshëm (nëse skemën nuk arrin ta prishë PDIU).

Në këto kushte është e pritshme që të jetë PS ajo që do të shtojë trysninë mbi LSI, për të marrë një vendim në lidhje me takimet e rëndësishme politike e institucionale të vitit 2017. Dhe ftesa e Bushatit e të tjerëve duket se synon pikërisht këtë gjë.

Në fund të fundit, hedhja e emrit të Metës si kandidaturë e fortë presidenciale shënon në fakt indirekt një tjetër të ftesë që Rama i bën aleatit aktual: atë të një marrëveshjeje “bis” për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 2017. E kjo duket se kalon përmes kushtit që Ilir Meta ta këmbejë ambicjen historike kryeministrore, me postin që nga aspekti protokollar është më i larti i Republikës së Shqipërisë, Kryetarin e Shtetit. A do ta pranojë Ilir Meta këtë “karrem”? Apo do të hedhë në erë gjithçka duke dalë vetëm në zgjedhje dhe duke ja lënë procesin presidencial rrethanave dhe momentit?

Deri tani duket se kreu i Kuvendit nuk ka marrë ende një vendim sesi ka vendosur të shkelë mbi tokën e minuar të vitit 2017. Pas lëkundjeve të forta që aleanca pësoi në pragun e kalimit të Reformës në Drejtësi, duket se Rama dhe Meta kanë mes tyre një paqe të ftohtë, por jo ende një atmosferë të tillë që do të lejonte zgjatjen e “martesës me kontratë” të 1 prillit 2013. /Javanews/

17 komente në “Presidenti “socialist” Ilir Meta”

  1. Meroqelbsina says:

    Mallkuar o zot,kur ju shkon ne mendje nje gja e tille. Popull tutkun, milet injorant dhe fshatar.

    1. Qeveria says:

      Rama po i degjeneron socialistet fare. Nuk i mjaftoi 4 vjet qe i dha lsise me shume poste sesa socialisteve, por tani i lutet ta beje president. Pu pu pu cfare turpi. Vetem pak jave me pare u sulmua ish presidenti sepse hengri dreke me Meten, kurse Rama vete i sherben Metes si kamarier. Pse nuk sulmohet Rama qe ben keto poshtersira me Meten? Pse nuk sulmohet qe i fali pushtet Kokedhimes dhe Doshit? Kurse kur Koco, Doshi, Meta largohen nga Rama sulmohen nga gazetaret e oborrit si te jene kriminele. Para 4 vjetesh u justifikua koalicioni me lsine sepse ishte Berisha kryeminister.
      Po tani qe Berisha nuk eshte me as kryeminister por bashkekryetar?
      Po tani qe kqzn nuk i ka me Berisha?
      Tani qe ministrine e Brendshme e ka Rama?
      Tani qe nuk i ka arsimtaret Berisha.
      Tani qe nuk i ka te fortet Berisha.
      Si justifikohet koalicioni me lsine tani?
      Ska asnji justifikim. Asnji.
      Eshte skandal ku ka perfunduar partia socialiste prej Rames.
      Socialistet jane akoma ne opozite, ne pushtet eshte koalicioni lsi, pdiu, g99.
      Skam per te votuar kurre pd, por nuk votohet kjo qeveri qe tallet me socialistet.

  2. Toni says:

    Rama duhet te beje aleance me kedo per ta hequr qafe kancerin LESH E LI, dhe ta coje ne burg koklopen. Shqiptaret duhet ta kuptojne qe kjo organizate hajdutesh eshte pengese per cdo gje ne ate vend.

    1. alb says:

      nuk behet president meta se nuk eshte budalla ,,keshtu sic eshte mban peng nje politik te tere,, president do behet kur te shkoje 70 vjec ,,presidenti nuk ka asgje ne dore vetem rrogen merr,, meta ka gjysmen e partise ne administrate kontrollon komplet shtetin ,, lsi e tanishme eshte nje parti administrate e te korruptuarve te ps dhe te pd ,,,,ilir meta flet si engjull thua se ky eshte me i miri dhe i ndershmi ,, eshte me i koruptuar se fatos nano familja berisha dhe ky edi qe beri nje vile kushedi sa milion euro me shitjen e librit,,atehere kadare cfare do kishte ndertuar mqns librat e tije shiten ne shum gjuh te botes?meta sic eshte tani klasa politike i bie qe te jete ne pushtet per gjith jeten , me 10% te votave nqs nuk mund te bej gabim ,,, nuk e kuptoj isha ne shqiperi gjendja eshte e mjeruar dhe njerezit mbeshtesin keto lloj alternativash ,,,,keta kopjuan sali berishen se me te fortet dhe te korruptuarit qendron me shum ne pushtet,,,,,,,nuk kam votuar asnjehere sepse nuk ka rastisur te jem atje ,, por me besoni qe do zgjedh nje parti e cila nuk ka qene dhe nuk eshte ne parlament,, le te shkoje dem vota ime , ashtu sic ka vajtur dhe vota juaj per keta qe po i rjepin lekuren popullit,,urimi im eshte te mblidhen te gjith ata djem dhe vajza qe studjione jashte shtetit..te krijohet nje levizje e re pa njerez te infektuar nga korrupsioni, me nje nje rini plot gjalleri dhe dashuri per vendin e tyre , dhe te hedhim ne kazanin e plehrave keta qe mbajne peng te ardhmen tuaj dhe femijeve tuaj,,

      1. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

        @alb komenti ma i bukur.
        Te bosh Meten President do te thot te legalizosh ozurpimin e Administrates nga militanet medioker te Leshit te Monikes dhe te kapitullosh para hajduterise.

    2. Spartaku says:

      Toni! Me pelqen shume mendimi yte.Vetem futja ne burg e ketyre lesh e linjet e zgjidh problemin.Atehere e merre vesh mir Meta per president.Ai dhe Berisha duhen futur ne nje kotec (qeli),dhe te rrin e te bejne llogarit e “shtetit” nga burgu,dhe te bejne koalicione para dhe pas zgjedhore po te duan.

  3. takuinas says:

    Zoteri analist!
    Une te ftoj te besh nje analize dhe te na ofrosh rezultatin. Per tere keto fjale te shpenzuara dhe qe perfundojne me pyetje, me fal por kete mund ta bej edhe une, pa harxhuar internetin dhe korentin. Ju nuk jeni analiste. Tregtare tymi e llafesh, ja se c’jeni!

  4. adi says:

    O cun
    per ke e mer ilir meten ti per taulant ballen apo per bujar nishanin???
    ti o cun po vazhdon presionin qe ramistet rilindas po i bejne metes .
    po ca do beje meta ne presidence do lozi domino ??? apo te talli trapin rama me te sidomos tani mbas reformes ne drejtesi qe presidenti ka vetem celsat e kashtes.
    meta e tha prere dhe qarte pa pak ditesh te Ilva tare une do kandidoj per kryetar te LSI dhe posti i kryetarit nuk vete me postin e presidentit.

    1. META KANCERI I sHQIPERISE says:

      kur te ze kanceri LSI, sdi ca flet….prandaj, duhet te zhduket kanceriLSI dhe bashke me te edhe ata qe e mbartin ate…..

      pse tallesh me veten, o njeri..kur thua po kantidon META per kryetar..ne qofte se te eshte shplare truri ty pse kerkon te infektosh te tjeret..o kanceroz i LSI.

  5. agim says:

    Kesaj nuk i thot njeriu analize,kesaj i thone dokulla ose fjale koti,megjithate me duket se dicka shkruasi ka marre e mire boll dhe per kaq:
    Me vjen keq qe analizat po behen pa nivel,kjo tregon se nuk kemi gazetar te nivelit te duhur:
    Sa te shiten diploma me leke duket se sdo kemi as analist as specialist te fushave te tjera.

  6. alban says:

    Zoti Minxhozi, si analist exelent qe je ke harruar se Meta, po pranoi presidencen do te lere LSI, pa te cilin nuk rron dot. Se dyti, ne presidence ai do te falimentoje financarisht sepse nuk i ka ato mundesi fitimi si ne pushtet. Dhe se treti, e ke pyetur ambasadorin Lu? Sikur mbi tavolinen e tij qendron nje dosje e nxehte per z. Meta.

  7. MeteH says:

    META DUHT TE TREGOHET I ZGJUAR PER TU BERE PRESIDENT.SE AI ME SB DUHET TE ISHIN NE BURG.QENJA E LIKES KR.TE LSI I PRISHBPUNE LSI,PS DHE KUALICIONIT TEVMAJT PASI META E DREDH BISHTIN E SHKON NGA PD-JA SA HERE JA LYP INTERESI POLITIK.KJO U PA NE REFORMEN NE DREJTESI KU GATI SHKOI NE PRERIN E SALIT..SE KERKOI QEVERI TEKNIE…QE DO TE THOT ZGJEDHJE TE PAEAKOHESHME.META PRESIDENT E KA SHUME…AI DUHET TE LARGOHET NGA POLITIKA BASHK ME SB QE TE DY E KEQA E KETIJ VENDI

  8. BUJARI JU DEGJON says:

    Trimeria e Ilir Metes eshte ne proporcion te drejte me intesitetin e terheqjes se veshit te tij nga Zoti LU…
    Te mos harrohet “vettingu” dhe Reforma…
    Nuk keni pare gje akoma… ?

  9. guri says:

    Iliri e ka vendin ne burg.

  10. LORA says:

    Mero,keqardhje qe e le ndonjehere vendin e editorialit ne shkrime koti.
    Por kjo e ke edhe nje te mire,,,keshtu me jep mundesine te di edhe me mire vleren tende si mjeshter editoriali.

  11. Pallatet Agimi says:

    O zoteri analist. Je ne krize e nuk di se c’shkruan. Apo me mire hap kompjuterin e shtyp germa ashti si e jema e Zeqos. Sepse je nje gazetar qe kupton dhe e njeh te verteten po s’ke bythe te perballesh me te. E meqenese, sidoqofte e kerkon privilegjin e analistit, perpiqesh te na gerricesh prapanicen me ca skema vulgare qe mundohesh si debil ti komplikosh e ti ktheshe ne xhalo. Ik ore e na le ne hallin tone. Frikacak i dhier e krenar.

  12. Blerta says:

    O popull shqiptar! Rishiko edhe nje here vidion e Like floririt me Dritan Priftin. Si mund te zgjidhet Ilir blloku president?!
    Turp! Turp Edi Rama per kete felliqesire qe po i ben Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje