Kombëtarja, si maskë për të grabitur kampionatin kombëtar!

10 Shtator 2016, 20:55Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Suksesi historik i ekipit Kombëtar të Shqipërisë, është i panatyrshëm dhe nuk mund të jetë jetëgjatë, nëse ne nuk ndërtojmë një kampionat të denjë futbolli në Shqipëri. Suksesi i derisotëm i dedikohet trajnerit italian Xhani De Biazi dhe lojtarëve të talentuar në shumicë nga Kosova, të rritur në Perëndim, që përfaqësojnë në ekipin tonë ngjyrat e flamurit shqiptar, por vlerat e futbollit europian.

Që ekipi ynë kombëtar të jetë i sigurtë, i matshëm, i llogaritshëm dhe i parashikueshëm si ekip serioz, ai duhet të mbështetet mbi vlerat e kampionatit tonë kombëtar, i cili siç po del dhe nga raportet e fundit të UEFA-s, është tërësisht jashtë çdo standardi.

Vetëm ekipi kampion ka trukuar mbi 50 ndeshje dhe është bërë i tillë falë mbështetjes financiare, politike dhe imunitetit për të mos u ndëshkuar përballë trukimeve.

Kjo ka bërë që shqiptarët të boshatisin stadiumet dhe lojërat e kampionatit tonë kombëtar, të jenë objekt kureshtjeje, vetëm për bastexhinjtë dhe presidentët e klubeve. Futbollistët janë katandisur në disa të punësuar që paguhen nga llotot e lagjeve, ndërsa presidentët në shumicë janë biznesmenë problematikë, që i përdorin klubet për të justifikuar dështimet e tyre në biznese dhe pastrim parash.

Skandali i trukimeve dhe qetësia me të cilën opinioni publik e shikon këtë skandal, tregon se tifozët shqiptarë kanë hequr dorë nga shpresa për të pasur një kampionat kombëtar.

Dhe e vetmja gjë ku kuptohet qartë kjo, është kur luan ekipi kombëtar. Ekipi kombëtar mbush stadiumet dhe tifozët e kanë ndjekur si rrallë ndonjë ekip tjetër, deri në Francë, ndërsa të njëjtët tifozë, nuk denjojnë të shkojnë në mes të Tiranës në stadium gjatë kampionatit kombëtar.

Kjo, pasi Federata Shqiptare e Futbollit ka investuar që ta përdorë ekipin kombëtar, si kartolinë suksesi, për të maskuar dështimin e kampionatit kombëtar dhe kthimin e tij, në një bastore të madhe të krimit të organizuar në Shqipëri.

Thuajse gjithë ekipi kombëtar përbëhet nga talente që luajnë në Perëndim dhe në shumicë nga Kosova, dhe kampionati kombëtar përfaqësohet në ekipin kombëtar, sikur të jetë pakicë etnike, me një ose dy lojtarë, dhe ata falë talentit të tyre personal, ende pa u blerë nga ndonjë ekip i huaj.

Braktisja e stadiumeve dhe institucionalizimi i basteve si e vetmja arsye përse presidentët e falimentuar në bizneset e tyre, udhëheqin ekipe futbolli, i jep përgjigje gjithashtu dhe fodullëkut të Federatës Shqiptare kundër lojtarëve që ikën të luajnë me Kosovën, pas formimit të ekipit të saj kombëtar. Për Federatën ka shumë rëndësi të krijojë imazhin e një suksesi përmes një ekipi kombëtar që nuk është meritë e saj dhe të mbulojë kështu dështimin më të thellë që ka pasur ndonjëherë kampionati shqiptar i futbollit, me stadiume të boshatisura, ndeshje të shituara, rezultate të fiksuara, përzierje të politikës me krimin, të evazionit me votën dhe të bizneseve personale në konflikt interesi me sportin.

Përpjekja për t’u dukur që kemi ekip kombëtar për të fshehur mungesën e kampionatit kombëtar, është një argument tjetër, se ata që e shkatërruan futbollin shqiptar, kanë pasur të qartë planin dhe si ta fshihnin krimin. Ata po përpiqen të fshihen pas suksesit të De Biazit dhe futbollistëve shqiptarë të Perëndimit, për të cilët nuk kemi asnjë meritë, përveçse herë pas here i turpërojmë me lajme të tilla nga atdheu i tyre.

11 komente në “Kombëtarja, si maskë për të grabitur kampionatin kombëtar!”

  1. Prudentino says:

    Por dhe per te grabitur stadiumin qe u be ne mes te Tiranes.
    Mero bej nje shkrim ku te kerkosh publikisht kush jane aksionet, pra financuesit zyrtare te Stadiumit te ri.
    Kane m2 nga sheshi Italia dhe as qe u rruhet per futboll.
    Rama eshte i kapur koke e kembe.

    1. S.O.S. Albania says:

      Nuk e kuptoj pse kjo “egersi” kaq e madhe e Meros ndaj kampionatit shqiptar?!

      Nuk e kuptoj pse zoti Mero e mban veten kaq te virgjer dhe pala tjeter ato kriminelet Berisha dhe Duka qe vrane sportin & futbollin jane fajtore..dhe ne lexuesit,,komentuesit dhe botuesit jemi shenjtore..

      Nuk e diskutoj qe cfare eshte shkruar ne kete artikull eshte e drejte por…me POR TE MADHE….cdo fushe e jetes..cdo sector eshte katandisur ne nje kolere kombetare qe nuk ka shtet apo aleance ne bote qe ta rregullojne pa thene te verteten e cila eshte:

      Qe ne mars 1992 (qe dikush thote fitoi demokracia) filloi shkerdhatokracia dhe Shqiperia jo vetem humbi sovranitetin dhe dinjitetin me duar te veta por nuk ka as :
      mbrojteje
      financa
      banka te pavarura
      arsim
      kulture
      shkence
      mjeksi
      nafte
      krom
      baker
      pyje
      dipllomaci
      plantacjone
      sera
      transport
      hidrocentrale
      bonifikim
      albanologji
      gjykata
      drejtesi
      moral
      dinjitet etj etj

      Pra me nje fjale sic kemi kampionatin kombetar nje vrime te zeze (black hole) ashtu eshte shteti shqiptar,shoqeria civile dhe mediat..

      Mos me keqkuptoni
      Kam qene ne rrjeshtat e para ne barrikadat per ndryshonin sistemin e 1945-1990 dhe para levizjes te shpifur artificjale studentore te dhjetorit 1990….por mos harrojme se sporti dhe futbolli ne kohen e socjalizmit u vu ne baze shkencore dhe arritjet ishin 100% “made in albania” ishin ne te gjitha fushat e sportit edhe pse sportistat kishin nje trajtim te dobet me shtetet e tjera..Kush I kujton derbin(shumes) midis skuadrave te Tiranes ne shume sporte futboll-baskeboll-volejboll etj dhe mbusheshin stadiumet dhe pallatet e sportit si ne ndeshje nderkombetare..Sa palestra-fusha futbolli-kende lojrash –klasa sportive jane zhdukur sikur te ishim pushtuar nga hordhite e Genghis Khan-it qe ka nje surrat njelloj si berishjanet e tropojes..
      Nuk dua te lavderoj ate sistem te kaluar se as me intereson por per sportin dhe futbollin duhet te themi nje fjale te mire ne ate kohe qe edhe pse ishte e veshtire kishte nje atdhetarizem qe bota na kishte zili..
      Nje pjese e krimit gjithekombetar (duke pershire dhe sportet dhe sidomos futbollin )1992-2013 akoma vazhdon te mbulohet me kanibalizmin e papare per sistemin /regjimin e enver hoxhes ku dhe Mero eshte spartakngjelizuar me hordhite vampiroide te tij…
      …………..
      Futbolli dhe sportet tek ne duan disa dhjetvjecare te rregullohen por ajo qe ka rendesi eshte se pergjegjsit kryesore me ne krye Genghis Khan-in e Tropojes duhet te dalin ne nje gjyq nurembergu dhe pas clirimit nga mortja berishiste te filloi rindertimi I vertete midis te cileve dhe sporti I vertete..
      Nqs se nuk denohet kjo bande antishqiptare fundja fundit ,le te krijojne dhe skuadra te tjera dhe ato 3200 muxhahidinet e Sali Rames .. te behet nje skuader greke me Himaren..nje skuader me islamiket e xhamive dhe mos harrojme dhe serbet e shkodres apo te libofshes..

      Mbaji lotet zoti Mero se si futbolli ka shkuar per lesh nje komb I tere derisa kemi arritur qe ylli ne ngjitje ne sportin e politikes shqiptare neser shenon golin e pare kunder edi rames.. me ndihmen e atyre invatareve “inteligjente” qe vune kameren ne breket e grisura te Xhelilit…me bedelen e tyre
      shkurt..jemi bere si “breket e xhelilit” qe dibranet neser do ti veshin perseri per turp
      ose do ja perplasin surratit yllit ne ngjitje Lul Serbashes

      1. niko says:

        Duhet te kesh ndonje moter te mir ti. Se Dukesh nga komenti qe Ben

  2. Spartaku says:

    Bravo! Shume e drejte zoti Mero! Vendi yne po renkon nga te gjitha llojet e semundjeve,qe ndonjehere mund te thuash te pasherueshme.Shkak per keto semundje te renda,eshte politika e qelbur e politikaneve tane.Duhen,jo vetem medikamente te fuqishme,por dhe nje bisturi per nje operacion te thelle.Kushe do ta ndihmoi shqiperine? Zoti?

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kam patur fatin te degjoi projektin e pare ,per privatizimin e futbollit,ne vjeshten e vitit 90. Ka qene i deshtuar qe ne start,mendimi ndryshe te etitekonte “komunist”, pa qene anetar partie,falangat berishjane po zaptonin edhe sportin !
    Katraura e largimit te trajnerve profesioist,ishte ne rendin e dites,sukseset e tyre nuk jane arritur as sot,pas 26 vitesh.
    Futbolli,sportet e tjera u fshine nga faqja e dheut,u pranua te trajtohet ne menyre ilegale nga bashkit,kryetaret e tyre u zgjodhen President futbolli,sepse financonin nga tenderat dhe buxheti shpenzimet e futbollisteve.
    Nga ndeshja ne ndeshje,stadiumet po zbrazesin,kurse thirjet:”Arbiter te q….. motren shtoheshin” Policia berishjane deklaronte se gjyqtari nuk kishte “moter” !
    Numeri I bastexhinjeve ne lloto-sportet,po I kalonte tifozet ne stadiume !
    Koha ishte per te bere lek,jo sport,nepermjet mekanizmave anti sportiv.
    Duhet nje nate dimeri ti tregosh te gjitha.

  4. labi says:

    !00% e vertete , po nje gje nuk kuptoj,pashe rastesisht ne internet ndeshjen e dites se merkure Skenderbeu – Flamurtari ,gjykim skandaloz , po mire Duka , Bode e kompani se kane interesat e tyre ekonomike, po arbitrat çne , ata a jane si trup gjykus apo jo ? Edhe ata duhet te jene te perfshire ne skandale…Nuk ka mundesi te jene kaq trima te tallen e hedhin poshte sakrificat e nje qyteti te tere ,aty jane derdhur djerse,leke,mund e ata pa ju bere syri terr sillen e japin vendime skandalose …ata bijen shume ne sy me veprimet e tyre hapur fare p.sh. anesori ne pjesen e pare ish afer vijes mesit fushes e jap apsajt kur loja zhvillohej afer zones se Skenderbeut ne nje kundersulm te Flamurtarit ,nga e pa ai ,le qe s’ish apsajt fare ,ose kryesori per goditjet e denimit skandal , po ata te dy qe komentonin ndeshjen thuase luante nje ekip shqipetar me ndonj ekip Serb a ku di se çfare , e bene si Ismet Bellova ne kohen vete kur luante 17 Nentori – Flamurtari qe thosh : – Tani topin e kane tanet ( per 17 nentorin) , pastaj e marrin ata kundershtaret tane…..se kush ishin tanet e kush te huajit ec e merre vesh…Thame me ardhjen e demokracise i lame pas historite me gjyqetar si Plorant Kotherja e Besnik Kaini qe i mirrte 17 Nentori me vete ne autobuz per te arbiteruar kudo qe shkonte…apo rastet e seleksionimit te kombetares ( s’me kujtohet viti ,mbas vitit ’85 – ’86) , kur organizohej nje minikampionat : – Kombetarja A , kombetarja B , Perfaqesusja e Tiranes dhe Perfaqesusja e rretheve ….e kete minikampjonat me tre ndeshje e fitonte Perfaqesusja e rretheve e golshenusi me i mire dilte Vasil Ruci e Vasil Ruci s’luajti asnje dite e asnje min me kombetaren …po sulmus me kombetare ish tjeterkush qe sdua ti permend emerin se s’eshte me e me vjen keq se si person ka qene djale shume i mire, pavaresisht se me kombetaren ne 10 a 12 vite me duket se ne ndeshje zyrtare vetem nje gol ka bere….Se fundmi per sot per federaten , ka boll material prokuroria po te doje . FBI beri arrestime brenda ne zyrat e FIF-es per me pak gjera e jo me prokuroria jone qe ka nje mal…

  5. karamamund elefanti i trete says:

    O Prudentino mos ha kot, se Rama dje erdhi dhe futbolli ka 25 vjet qe eshte dhjere,mere me federaten dhe jo me Ramen se ai te pakten i beri dy stadiume si duhen dhe po bene te tretin,stadiumin kombetar.Nuk eshte Rama qe i beri te boshatisen stadiumet por dallkauket si Ridvan Bode me ne krye ate ndyraqin e ndyre ,kafshen e shpellave Sali qelbesiren.Ato banda hajdutesh dhe mafiozesh qe shkateruan futbollin qe u ngriten ne kohen e qelbesires.

    1. Prudentino says:

      Asgje nuk ke kuptu. Tre stadiume per te ndihmu mafien e futbollit per te riciklu paret me gjasme kampionat futbolli.
      Nese nje kryeminister don me i mbyll shtigjet mafias se futbollit mjafton te arrestohen per evazion fiskal : Takaj, Zeqo ( edhe e shoqja At Nikolla per riciklim ) dhe Gaz Demi. Historia mbyllet ketu
      Ate Presidentin e Terbunit te Pukes e beri dhe deputet te Rilindjes bile. Te kujtohet besoj.

  6. bastexhiu says:

    Qe te kuptoshe sa i korruptuare eshte futebolli shqiptare shikoni firmat me te medha qe merren me baste sportive qe Jan mbi nje miljone ne bote, kampionatin shqiptare e kane vetem 5 a 10 firma te tilla dhe ato qe e kane i shikojne koficentet dhe i kontrollojne shumat qe vihen me shum kujdes.

  7. naku says:

    Z. Mero! Shume sakt. Ndihemi si njerze pa asnje vlere ne kete vend ku nje grup horrash na shkelin,na dhunojne,perdhunojne,grabisin,vrasin,mosperfillin e bejne cka ju do b…a dhe skan frike dbe skan pse ken sepsr jane ligji e maluqi. Ne komentojme thneshte per cfryrje por askush nuk pjerdh se cthemi e cmendojme ne,populli. Mendoje se ky vend ka dhene prove per 100 e kusur vnet qe NUK BEHET. Jemi nje hale ne perenrim te Gafushullit te Ballkanit.

  8. karamamund elefanti i trete says:

    Prudentino,qenka e kote te flasesh me ty,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje