Ndoshta jo për faj të Haxhinastos, por prioriteteve të qeverisë, ish-ministri i Transporteve u largua nga detyra me një bilanc negativ. Në krye të tre viteve, shikohet qartë se prioriteti kryesor i qeverisë, ka qenë rilindja urbane dhe rregullimi i qendrave të qyteteve, dhe jo ndërtimi me intensitet i rrugëve të reja.
Por pavarësisht kësaj, qeveria ka shpenzuar miliona euro për rrugët, duke paguar së paku rreth 200 milionë euro nga rrugët e papaguara të Berishës dhe duke investuar në projekte rurale, të cilat janë bërë kryesisht me Fondin e Zhvillimit.
Por ajo që ishte e qartë gjatë këtyre tre viteve, ishte shmangia e Drejtorisë së Rrugëve nga partner i qeverisë, dhe kalimi në plan të parë i Fondit të Zhvillimit si prokurues dhe mbështetës i projekteve rrugore, kryesisht rurale, ose rrugë në qytet, i cili për hir të së vërtetes ka dëshmuar profesionalizëm dhe cilësi.
Kjo ka bërë që për tre vite Ministria e Transporteve dhe Drejtoria e Rrugëve, të harxhojnë lekë në mënyrë dispropocionale për makiazhin e rrugëve dhe shumë here më pak, me ndërtimin e rrugëve të reja. U hodhën shumë lekë në sinjalistikë, siguri rrugore dhe përmbyllje rrugësh të nisura, duke ia lënë Fondit të Zhvillimit ndërtimin e rrugëve të reja.
Kjo situatë duket se ishte rezultati i një lufte të ftohtë që ekzistonte mes Haxhinastos dhe Kryeministrit, lidhur me prioritetet e tyre për rrugët.
Së paku tre akse kryesore që duhet të mbyllen deri më 2017, janë të rrezikuara të mos mbyllen. E para është rruga Tiranë-Elbasan. Me një indiferentizëm të pashpjegueshëm, qeveria ka lënë pa zgjidhur probleme ligjore dhe administrative me kompaninë greke “Actor”, e kontraktuar nga koha e Berishës, për shkak të një problemi që ka dalë me rrëshqitjen në Krrabë dhe nevojën për një projekt të ri.
Kur BERZH ka pas dhënë kredinë për rrugën, ka pas akorduar disa milionë euro më shumë se sa e mori fituesi, por qeveria e re i zbriti këto shifra nga kredia pasi operatori kishte filluar punën. Kështu që, me daljen e problemit të rrëshqitjes, mbetej zbuluar financimi i rrugës dhe duhej rinegociuar kredia, ose duhej ritenderuar rruga. Kjo gjë shkoi deri në dy vjet dhe me një indiferentizëm gati-gati neveritës për tempin që duhet të ketë një administratë për të zgjidhur probleme të tilla.
E njëjta situatë është krijuar dhe me Bypass-in e Fierit dhe Vlorës. Nënkontraktori i këtij Bypass-i me kompaninë italiane, është një nga ato kompanitë e njohura që merrte tendera me telefona të Sandrit e Zenit, dhe prej vitit 2013, ka ngadalësuar punimet në këtë segment rrugor, duke u kthyer në një makth për udhëtarët që ecin drejt Jugut, sidomos në sezonin veror. Vetëm tani në fund, qeveria ka ndërhyrë, duke ndërruar nënkontraktorin dhe duke e çuar çështjen në gjyq, duke shpresuar se deri vitin tjetër, Bypass-i do të ndërtohet.
Akoma dhe më banale është historia e rrugës Kardhiq-Sarandë (Delvinë). Rruga ka përfunduar 9 km nga Saranda deri në Vergo, në drejtim të Qafës së Skërficës, dhe 7 km nga Kardhiqi në drejtim të Sarandës. Ngelen ende dhe 15 km, plus një tunel më pak se një km, me gjerësi 7 m.
Për gati tre vite nuk u bë asnjë prokurim serioz, përveç disa fondeve të mirëmbajtjes, me arsyetimin se rruga ose duhet ribërë me katër korsi, ose duhet dhënë me koncesion. Në fakt, rruga duhet të mbyllet siç ka nisur, pasi as duhet me katër korsi dhe as ka ndonjë të marrë ta marrë me koncesion. Ajo nuk kërkon më shumë para se sa janë harxhuar për ta çuar deri aty.
Ajo është një nga rrugët që do të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar drejt Sarandës, pasi së bashku me Bypass-in e Fierit, ajo e bën rrugën Sarandë-Tiranë për gati 2 orë e 30 minuta. Ngrirja për tre vite e punimeve të saj duke bërë llogari me gishta se sa lekë duhen, është banale dhe tipike për një administratë pa prioritete.
Personalisht kam qenë një nga lobuesit e asaj rrugë qysh në vitin 2006 kur u ideua, dhe shpresoj që qeveria së paku të ketë vullnetin ta fusë në këtë buxhet përfundimin e saj. Nëse jo, ajo do të jetë një nga njollat e zeza të qeverisë në Jug, dhe një nga pyetjet që nuk marrin dot përgjigje, duke ja futur kot me shifra dhe me gënjeshtra të trasha, duke trefishuar buxhetet për të trembur gjithë palët.
Për gjithë këto arsye mendoj se ministri Haxhinasto dhe kryeministri Rama, nuk kanë qenë bashkëpunues dhe kanë funksionuar si dy ministra rrugësh më vete. Rama i ka bërë rrugët që ka dashur me Fondin e Zhvillimit, dhe Haxhinasto ka hequr viza të bardha dhe ka vënë mbrojtëse me ata që ka dashur. Nuk di të them kush është përgjegjës për këtë situatë, por e vërteta është se rrugët vazhduan të mbeten rrugëve, edhe me Ramën, edhe me Haxhinaston. Shpresoj që Dervishi dhe Rama të gjejnë gjuhën bashkë dhe të shkrijnë “dy ministritë” në një, së paku për të mbyllur ato rrugë që janë nisur.
Mbasi mbaron artikullin te duket sikur rama-haxhinasto jane barazuar me ndyresirat berisha-basha.
Mero ka harruar se Rama mori nje buxhet minus dhe nuk i mjafton “bibilushi Zahos” as per nje lek investim…vetem me borxhe dhe kredi.
Por ajo qe eshte kriminale… e perseris KRIMINALE e mazhorances dhe ambasdoreve qe jane bere si KOLONELE BIZNESI eshte mos burgosja e dyshes bash -berisha per rrugen e kombit/korbit qe eshte vjedhja me e dokumentuar…
MALI i shkeljeve ligjore të Lulzim Bashës me Rrugën e Kombit
Tashmë dihet se Lulzim Basha ka një faturë prej 191 milionë euro në shpinë, për të cilën duhet të japë llogari përpara drejtësisë shqiptare, herët apo vonë.
Bëhet fjalë për abuzimet me ndërtimin e Rrugës së Kombit nga kompania amerikane Bechtel.
Balkan Insight ka publikuar një investigim për këtë çështje dhe ka publikuar dosjen e përgatitur nga prokuroria për Lulzim Bashën, që në atë kohë ishte Ministër i Punëve
Publike, por që aktualisht drejton Partinë Demokratike. Në përfundim të analizës, prokuroria vlerëson se abuzimi kap vlerën stratosferike të 191 milionë eurove.
“Si përfundim vlen të përmendet se materialet e paraqitura (zërat e punimeve) me çmimet për njësi nuk janë sipas analizave të manualeve shqiptare e konkretisht:
1.Pagesa e infrastrukturës nga sipërmarrësi është vlerësuar 10% të vlerës së përgjithshme, në një kohë që në praktikën shqiptare kjo masë vlerësohet me 2.1% të vlerës së përgjithshme.
2.Vlerësimi i çmimeve të betoneve është bërë afërsisht 2 herë më i lartë se çmimet e përdorura në betonime nga firmat shqiptare.
3.Ka zëra punimesh që përsëriten në 2 forma si psh. analiza nr.5-a; analiza 6 deri në analizën 11.
4.Elementet e përforcimit të tuneleve, si shtanga e armatimit dhe sigurimi i fiksimit të barrierave, nuk detajohen në përmasat e tyre.
5.Nuk është pasqyruar TVSH prej 20% si element i domosdoshëm i vendosur nga ana e ligjit tatimor i Republikes së Shqiperisë.
Diferenca sipas llogaritjeve që kemi bërë është: 418.333.986 – 226.473.494 = 191.860.492 euro,” thuhet në dosjen e prokurorisë. “Ky fakt tregon më së miri se kontrata e lidhur dëmton rëndë interesat e shtetit shqiptar, pasi paratë dalin nga buxheti i shtetit dhe shpërdorohen. Mospjesëmarrja e përfaqësuesit shqiptar në tenderin ndërkombetar z.Niko Naska, i cili mbronte interesat e shtetit në tender dhe mungesa e anëtarit shqiptar në komisionin e vlerësimit të tenderit ka sjellë pasoja shumë të rënda. Është lidhur kontrata me çmime njësi shumë herë më të larta se tregu shqiptar dhe në kushte të disfavorshme për Republikën e Shqipërisë. Komisioni ka qenë i përbërë nga 4 shtetas të huaj, të cilët nuk njihen me kushtet dhe çmimet aktuale të tregut shqiptar.
Ministri Basha ka qenë në dijeni të faktit të dorëheqjes së Niko Naskës nga anëtari i tenderit, pasi Niko Naska ia ka paraqitur vetë personalisht ministrit dorëheqjen. Dorëheqja është miratuar më pas nga ministri. Vetë ministri ka pasur dijeni për tenderin ndërkombëtar që po zhvillohej, pasi dhe ai vetë ka qenë pjesëmarrës në çeljen e tenderit, ku është bërë dhe një ceremoni në MPPTT”.
Por ky nuk është i vetmi abuzim dhe e vetmja shkelje ligjore e Lulzim Bashës.
Një tjetër shkelje është përzgjedhja e kompanisë konsulente Ecorys, e cila përmendet një muaj përpara se të dilte VKM për përcaktimin e saj.
“Gjithashtu mospërputhje vërehet dhe midis datave të VKM nr. 460 dhe 481, pasi vendimi i parë që mban datën 10.07.2006 ka caktuar si konsulente Ecorys Group, në një kohë kur në datën 14.06.2006 me VKM 481, përmendet kjo shoqëri, e cila ka bërë propozimet për kriteret e klasifimit të tenderit ndërkombëtar për Rrugën Rrëshen – Kalimash (pra një muaj para caktimit me VKM, konsulenti Ecorys Group është përmendur në VKM nr.481).”
Një tjetër skandal i rëndë është edhe fakti që kompanisë Bechtel i është dhënë paradhënie 100 milionë euro, edhe pse ligji përcakton se i duhet dhënë vetëm 10 përqind e kontratës.
“Paradhënia nuk mund të kalojë jo më shumë se 10% e vlerës së kontratës (në rastin konkret vlera fillestare e cmimit të synuar të kontratës ishte 418.333.986 euro), pasi në rastin konkret i janë dhënë sipërmarrësit mbi 100.000.000 euro.
Pra është shkelur ligji duke u dhënë mjete monetare nga buxheti i shtetit mbi vlerën e garancisë së kontratës (garancia e kontratës ka një vlerë për të tre segmentet prej 29. 284.000 euro)”.
Pasi gjithë ky zullum u trash shumë, Lulzim Basha u justifikua duke u mbrojtur me ligjin anglez, duke shkaktuar një tjetër shkelje ligjore.
“Pra lidhja e kontratës dhe zbatimi i kontratës pa projekt zbatimi, pa supervizor, kufizimi i përgjegjësisë civile për sipermarresin (deri në 10% të vlerës së kontratës), kufizimi i përgjegjësisë nga taksat dhe tatimet, mospajisja me leje mjedisore, mungesa e oponencës teknike, dhënia e mjeteve monetare mbi 10% të vlerës së objektit, etj, etj, nuk mund të justifikohen me zbatimin e ligjit të huaj anglez që përmend kontrata.
Shkelje tjetër është dhe fakti se një pjesë e dokumentave të paraqitura për pagesë si dhe të dokumentacionit në përgjithësi janë në gjuhën angleze çka përbën një shkelje të ligjit për prokurimet publike.
Shkelje tjetër është fakti se çmimi i kësaj rruge prej 418.333.986 euro është një çmim i synuar (çmim në njësi) dhe jo çmim përfundimtar,” thuhet në dosjen e prokurorisë.
Kjo dosje shkoi deri tek shkallët e gjykatës dhe nuk hyri kurrë brenda. Megjithatë ajo është sërish në prokurori dhe rëndon.
Nuk ka vend ne glob bile as ne republika t e humbura te paqsorit qe “miqte e Lulit ” te vjedhin hapur fare miliarda dollare ne 2 vende shqipfolese me te varferat e Europes.
Besoj Mero te kujtohet kur shkruaje para 7-8 vjetesh qe ambasadorja amerikane Rais shkonte te ministri transportit Lul Fazllic Basha disa here naten ne shtepine e tij deri sa “I mori firmen” per miratimin e Rruges Kombit…
Ja cfare shkruajne gazetat me fakte dhe prokuroria duhet qe neser duhet te marre te pandehur Lul Bashen..
Qe ketu paralamenti dhe ambasada amerikane duhet te mbeshtese kriminalizimn nqs se nuke ka farse.
Do dokumente Adriatik Lalla Edi Rama dhe zoti Donald Lu ti mbeshtese..
Bujrum ja i keni faktet se boll mashtruat ate popull
Bechtel: Dell – Frank Wisner-Lul Basha US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –
Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor,
BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj.
Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.
Tenderi i shpejtë
Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri. Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell.
Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.
Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë. BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”. Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës. T ë gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.
‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’
Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm e jashtë kontrollit. Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim. Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.
“Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska. “Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.
Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe. Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Shikoni..jo vetem idiot ,jo vetem “kaubojs por dhe kriminel.
Prandaj e bene “cope-cope” Enver Hoxhen duke e share per 30 vjet me rradhe..dhe sa me teper e mallkojne qa me te larta dhe ne progression gjeometrik jane super vjedhjet..Turp e neveri per te gjithe ato subjekte qe po merren me mender dekriminalizimin dhe krykriminelat Bash Berisha dhe nja dy xhambasdore jo vetem kane vjedhjur milijarda por po tallin bythen me ate popull hapur fare..
(sekuenca nga Foreign Policy NY| the Global Magazine of News and Ideas)
Zoti Baze! Me kete shkrim ke pershkruar ne menyre strategjike aq shume politike transporti sa nuk kemi degjuar nga qeveria per tre vite me rradhe, as nga Edi e as nga Edmondi. Tani, kur verej se nje gazetar flet me shume e me mire per strategjite e transportit sesa kryeministri se bashku me ministrin perkates, e me te gjithe administraten nga pas, me vjen mire per cilesine e gazetareve, dhe turp per cilesine e drejtuesve. Por qeveria mund te pajtoje ndonje kompani PR-i, sikurse ai merhumi i shkuar e hajdut i shkruar, e ti mbuloje gropat me lule a flamure, e madje te na mbushe mendjen te gjitheve ne, popullit, qe jemi te zgjuarit e dheut, se edhe zabelet jane rruge te denja te vendit qe Evropa po ia ha hakun e nuk e le te bashkohet me te! (Tani ajo puna ka faj apo jo ministri, eshte qe keta fare ministrash jane fajtore qe pa u bere ministra, meqenese nuk kane as personalitet e as dinjitet njerezor, se perndryshe nuk beheshin ministra!)
Sakte Mero..
“e haruat lulin….”
Or tiiii…ne biznes por edhe ne politik ka nje ligj mbi ligjet…i cili thote…per 2 vjet cdo investim duhet te kthet prapsh..keshtu dhe ne politik..2vitet e para”falen” pastaj kerkohet puna dhe premtimet.Po e kupton mire…po se kupton …prap mire!
Cili je ti mor zuzar ” e harruat Lulin e MR” ? Kujton,se kemi kohe te merremi me hartimet e tua. Bej ndonje koment per te qene e ik lipsu… Shko qetesoji nervat diku tjeter se nuk t’a kemi ngene
Se pari nuk e di cfare kohe folje eshte: ka pas akorduar qe perdoret dy here.
Se dyti, gjerat thuhen troc sepse nuk ka buf qe nuk e kupton qe Rama nuk i hynte dot ne pjese LSI dhe prandaj e ka dubluar minstrine me FshZh.
Brockulla nga te gjitha anet.Levizje kaotike, kuturu injorantesh pa vizion.Pasi i mbollen PALMAT ne “autostraden” Tirane -Kashar, tani vjen shkulja e tyre se rruga do te zgjerohet edhe me nje korsi e gjysem per cdo ane.Po parate qe u harxhuan? Po mbikalimet e bukura qe u ndertuan, qe dalin jashte perdorimit?Sa keqe per kete rrumpalle , kur Ministrine e rrugeve e drejtojne injorantet e fushesh.Qe te jemi asnjanes (pra te besueshem) le te kujtojme c profesion kishin ministrat e rrugeve:Basha-jurist hahaha,Olldashi-gazetar hahaha, Haxhinasto-mesues anglishteje hahaha, Dervishaj-mesues anglishteje hahaha.E c mund te pritet nga keta?Nuk ka vend qe kane vene dore qe te kete respektuar parametrat bashkekohore europiane.Mjere vendi nga kjo politike pa sy, pa vesh, pa tru(sigurisht nje pjese e trurit punon vetem ne rolin e shatit)
Ajo qe te terheq me shume vemendjen, eshte puna e disa Ministrave e perqendruar tek “Lishencat”,e thene troc tek marrja e rryshfetit pa u lodhur !
Nuk e di si do ti shkoj filli “autobuzave”,ne muajin janar,por them me bindje se Ministri se ka vrare mendjen per hapjen dhe funksionimin e terminaleve (anxhensive te dikurshme)per veturat dhe autobuzet.
Shteti humbet,ministri fiton miljona nga biletat e udhetarve !
Presioni per udhetimet vetem me autobus eshte skandaloz,kur ministrat i nderojne veturat e shtrenjta,si mbreti grate !
Rreshqitja e Krabes ishte nje preteks,por ndalimi i punes ne pjeset e tjera,sidomos kalimi tek “TEGU”,eshte mosfunksionim korupsioni.
Z.Baze! Nuk jam minister, por sot fillova hapjen e nje rruge te re. Mu desh me demtu pyllin por ishte sakrifice per tu be . Pse?! Toka ime eshte mes malesh, pa drite , pa uje, cdo vit demtohet nga erozioni dhe pamundesia per tu kujdesur! Kishim dhe nje rruge dikur por u bllokua nga tre familje per probleme mes njera tjetres! I kam kerkuar shtetit hapjen e rruges, por me thone nuk mundemi sepse nuk ke certifikate toke, keshtu me thone! U detyrova te hap nje rruge tjeter! Kam 4 vendime per kthimin e tokes , me I rendesishmi vendimi I gjykates, por ka dy vjet(2 vjet) qe kam paraqit letrat dhe Agjensia Qendrore dhe ajo lokale vetem tallen, nuk zbatojne asnje ligj por vetem urdhera te jashteligjshme dhe antikushtetues te mafies politike! I jam drejtuar kryeministrit, ministrit te drejtesise , avokatit te popullit: pergjigje as mish e as peshk! Ti do te pyesesh cfare lidhje ka komenti yt me artikullin? ASGJE, por verej qe jo vetem partite politike(te gjitha) punojne kunder Kthimit te prones tek pronari I ligjshem por as ju gazetaret nuk po e ngreni kete shqetesim ! E pra, ne pritje te ministrit te rruges , une e hapa nje rruge te re! Ne nje shtet normal nuk do kisha nevoje, por e bera nga halli! Jetoj jashte dhe mire eshte tja heqedh vizen atij vendi nje ore e me pare, dhe nuk e ka djeg vetem Doktor MORTJA por dhe ju te tjeret me te , politikane e gazetare!
Pershendetje Mero, ato qe shkruani ju, ne pjesen me te madhe jane te verteta (ne pjesen me te madhe, pasi ke dhe pasaktesi, si psh qe kredia e Tirane – Elbasan eshte marre nga IDB dhe jo nga BERZH dhe raste te tjera). Keto jane vetem maja e ajbergut dhe vetem ato qe shikohen nga opinioni dhe media, pasi nen te ajsbergu ka dhe 9/10 qe nuk shikohen. Kjo eshte aresyeja qe, ky shteti shqiptar, qe megjithese ka investuar “pjesen e Luanit” nga xhepat e taksapaguesve per rruget dhe infrastrukturen e transportit ne teresi, ka nje rrjet rrugor te coroditur, sepse keto pune i drejtojne politikanet dhe jo specialistet. Qe 1000 vjet (10 shekuj) me pare, i famshmi Omar Khajam, shencetar, matematicien, astronom, filozof dhe shkrimtar e poet ka shkruar:
…Dhe fati i rrejshem njezit e ndershem ndjek, i ngre nalt te poshtrit te denje per ti urrejt
o vdekje afromu, e ambel eshte jeta vertet, kur SKIFTERET bien perdhe, PATAT fluturojne perpjete.
Nje perkthim i hatashem i Nolit te pavdekshem.
Tek ne i dashur Mero, PATAT (kupto politika dhe politikanet e dhjamosur si patat) vendos per gjithshka, edhe per rruget edhe per portet, atje ku hyn interesi dhe leku edhe per ty edhe per mua. Sigurisht tani qe SKIFTERET (njerzit e ditur, intelektualet, shkencetaret, inxhinieret etj) kane vdekur. Per pak vite me kete ritem, nuk do te kemi nevoje as per shkencetare, as per njerez te ditur, as as per projektues, as per inxhiniere, pasi keto pune do ti bejne me politikane juriste e avokate, ekonomiste e analiste, qe prodhojme pa fund, me gomere ne vend te kuajve. Mjer ky vend, qe pasi ka shpenzuar mbi 4-5 miliard dollare ne infrastrukture ne kete periudhe tranzicioni, jo vetem eshte ne telashe, por s’dihet ku i del fundi me kete drejtim krejt te gabuar dhe skandaloz, “ku drejtojne pata dhe skifteret kane rene perdhe”.
Ne pergjithesi edhe mund te pranohet si artikull por nuk e kuptova mire pjesen ku qeveria na u fuska e hiqka nenkontraktoret sipas qejfit te saj. Besoj se kete z. Baze e keni shkruar nen efektin e ndonje gjaknxehtesie momentale se perndryshe shteti i se drejtes qe aq shume reklamoni ne shkrimet tuaja do te vazhdonte te mbetej nje utopi edhe per shume vite te tjera.