Gjëja më  e pasigurt në Shqipëri, janë shoqëritë e sigurimit

28 Gusht 2016, 20:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Paralajmërimet se qeveria ka ndërmend të fusë në skemën e sigurimit të detyrueshëm, banesat dhe pasuritë e tjera të paluajtshme, nga fatkeqësitë natyrore, siç janë zjarret, tërmetet apo përmbytjet, është një zhvillim që duhet të trajtohet me përgjegjësi. Realisht tregu i siguracioneve në Shqipëri, është i kufizuar, por dhe përgjigjia e tyre ndaj problemeve të të siguruarve, është thuajse minimale. Rritja e këtij tregu nuk mund të vijë nga masa të detyrueshme shtetërore dhe një institucion si AMF nuk mund të jetë iniciatore për hartime ligjesh. Institucionet që kanë të drejtë për iniciativë ligjëvënse në vend, janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë dhe agjensitë nuk hyjnë në këtë listë.

Po përse duhet të jemi të matur në këtë pikë?

Shqipëria është ende një vend në zhvillim dhe pasuritë e paluajtshme të shqiptarëve, janë ende produkt i zhvillimit kaotik të vendit, mes informalitetit dhe iniciativës së qytetarëve për zhvillim. Bumi i ndërtimeve ka ardhur jo vetëm si nevojë, por dhe si mundësi për t’u investuar më lehtë të ardhurat e tyre.

Fatkeqësitë natytore në Shqipëri, siç janë tërmetet apo përmbytjet, janë dispropocionale në raport me fuqinë që kanë shqiptarët për të paguar në mënyrë të detyrueshme një prim sigurimi për to. Ato duhet të vazhdojnë të jenë si alternativë për ata shqiptarë apo biznese që janë të aftë të paguajnë dhe kuptojnë rëndësinë e asaj pagese, por jo për çdo qytetar shqiptar, që mezi ka mundur të sigurojë një pasuri të patundshme dhe në shumicën e rasteve, ka në dorë një pronë joefikase, të ndërtuar pa ndonjë ide të qartë biznesi apo strehimi.

Edhe pse gogoli i tërmeteve apo përmbytjeve bëhet evident pas fatkeqësive të tilla si ai i Italisë, kjo nuk duhet shfrytëzuar për lobimin e shoqërive të sigurimit tek qeveria, duke i shkelur syrin njëri-tjetrit, kundër mundësisë që kanë qytetarët shqiptarë për ta paguar atë.

Ajo që duhet të bëjë qeveria, është të forcojë instrumentat e kontrollit mbi ndërtimet dhe të mos licensojë apo japë leje shfrytëzimi, për ndërtime jashtë kushteve sizmike, së paku deri në 9 ballë në Shqipëri, çka garanton jetën e qytetarëve dhe sigurinë e ndërtimeve. Shqipëria është një vend me risk mesatar nga pikëpamja sizmike, dhe ku fatkeqësitë mund të shmangen nga kontrolli shtetëror mbi cilësinë e ndërtimeve, dhe jo nga të qeverisurit rrumpallë dhe pastaj nga taksimi për të blerë frikën, nga ajo që ke bërë, përmes sigurimit të detyrueshëm.

Është e vërtetë që duhen gjetur të gjitha format e ndërgjegjësimit edhe për ta nxitur sigurimin ndaj fatkeqësive, por kjo s’mund të jetë sigurim i deyrueshëm. Një policë sigurimi ndaj fatkeqësive natyrore, duhet të ketë prim të lartë pagese, nëse do të jetë reale, dhe nuk mund të sigurohet nga parimi “të paguajnë të gjithë nga pak, për ata që do kenë hall kur të ndodhë fatkeqësia”.

Nëse i bën një analizë reale tregut të sigurimeve në Shqipëri, shikon se pjesa më e madhe e shoqërive të sigurimit nuk zotërojnë raporte likuiditeti, që do të thotë se ne kemi shumicën e shoqërive të sigurimit piramida të pastra, që vetëm vjelin ca taksa të detyrueshme, ose japin ndonjë kontratë me lobim personal.

Ekspertët thonë se shumica e shoqërive të sigurimit që operojnë në treg, nuk zotërojnë aftësi paguese në nivelin e kërkuar nga ligji dhe nuk mbulojnë “provigjonet teknike”, sipas kriterit ligjor. Në Shqipëri raporti mes dëmit dhe primit të paguar është ende shumë larg standardeve që rekomandohen nga tregjet normale të sigurimeve. Nuk e di sa kontrolle ka mundur të bëjë Agjensia e Mbikqyrjes Financiare tek këto subjekte, që të kishim një analizë reale risku, por është e sigurtë se tregu ynë i sigurimeve është fallco dhe nuk mund të injektohen tek ai, të ardhura me dhunë nga popullsia, që të forcojmë disa piramida.

Qeveria duhet të jetë në anën e qytetarëve dhe bizneseve, jo duke i detyruar të paguajnë për këto piramida, por duke i garantuar në vendin që jetojnë, që të jenë më të sigurta në banesat që bëjnë dhe më të paprekshëm nga fatkeqësitë natyrore në zonat ku banojnë. Ajo duhet të investojë më shumë në bonifkimin dhe argjinaturat kundër përmbytjeve, më shumë në kontrollin e cilësisë së ndërtimeve, më shumë në pyllëzimin e vendit, dhe jo më shumë në shoqëritë e sigurimit.

Unë jam një qytetar me të ardhura normale që mund ta paguaj këtë prim sigurimi, por nuk jam i gatshëm t’ia jap këto para dikujt që bën sikur më siguron, kur sa herë që më është dëmtuar vetura ime nga aksidentet, apo dhe kur ma kanë djegur, asnjëherë nuk jam drejtuar tek shoqëria  e sigurimit, pasi e kam pasur zero shansin për të marrë ndonjë para.

Mbi të gjitha, qeveria nuk mund t’i japë një produkt kaq voluminoz prej miliona eurosh për sigurimin e detyrueshëm të banesave, një tregu për të cilin nuk ka asnjë analizë risku serioze, asnjë transparencë për pagesat e tij dhe asnjë siguri që ata do t’i përgjigjen pasigurisë sonë.

Gjëja më e pasigurtë ende në Shqipëri nuk janë banesat apo ndërtesat, por shoqëritë e sigurimit. Rregulloni një herë ato, pastaj kërkoni para, pasi unë vazhdoj të besoj më shumë tek zoti, e të mbetem në dorë të tërmeteve, se sa në dorë të këtyre kompanive që kanë një “sig”, para apo pas.

24 komente në “Gjëja më  e pasigurt në Shqipëri, janë shoqëritë e sigurimit”

  1. josephina says:

    Analizë e drejtë dhe e saktë, bravo Mero.

    1. babo says:

      Vetem nje qeveri qe e ka ndare mendjen qe nuk do ti fitoje zgjedhjet e ardhshme, mund te ndermare nje mase kaq idote per realitetin shqiptar sic eshte sigurimi i detyrueshem i banesave, qofte dhe 10 mije leke te vjetra ne vit te jete.

  2. Artani says:

    Shkruajtur drejt dhe sakte. Biznesi i sigurimit ne Shqiperi eshte bere nje trust malokesh me ortak kryeministrin e rradhes.Ata vetem mbledhin para dhe sherbimi qe kane per detyre te japin eshte skandaloz.

  3. deshmitari says:

    Shoqerite e sigurimeve jane piramida.Nje shokut tim i goditi autoveturen nje tjeter.Policia rrugore dhe ekspertet e nxorren te pa fajshem dhe personi pergjegjes e kish siguracinin te shoqeria ATLLANTIK.
    Vleresuesit e kesaj shoqerie ja cuan makinen per tja riparuar.Demi kushtonte 400 000 lek te reja.Ata i dhane servisit paradhenie 15 000 lek te reja.Pas 1 muaji servisi riparoi makinen dhe kur shoku im desh ta marre,ata nuk e lejuan.Arsyeja ish se Shoqeria e Sig.ATLANTIK nuk u kish dhene diferencen prej 250 000 lek.Per nje periudhe prej me shume se 3 muaj makina mbahej peng tek servisi pasi ai nuk merrte parate e riparimit nga shoqeria e Sigurimit.
    Mbas presionesh te medha dhe sherresh deri ne kercenime per dhune fizike u detyruan qe te paguajne servisin dhe te lirohet vetura.Te tilla shoqeri sigurimi kemi ne.

  4. maliqi says:

    komb shkerdhat!

  5. samir mane says:

    Sakte mero…vazhdo dhe me tej ti japesh mend kompanive te sigurimeve dhe qeverise cfare duhet te bejne!!!!
    Ironia eshte se,te gjithe te huajt qe bejne bisnes ne shqiperi nuk tregihen serioze por vine vetem per te vjedhur.me mbrojtjen e kancelerive te veta …kryeministri e fut koken ne bythen e radhes,per pushtetin e vet.
    Me pak fjal erdhen kompani serioze ne shqiperi dhe vashdojne te mos mbajne vete rriskun per aksidentet por ja transferojne klientin e tyre atij qe ka fajin.
    Dmth leket mi jep mua ,behu klienti im por kur ke hall shko trokit te tjetri.

  6. Piramide says:

    ti bie shkurt
    shoqerite e sigurimeve jan nje piramide e madhe , me te medha se vefa xhaferi apo sudja para 97
    ti besh me detyrim sic bene taksat e detyryeshme te automjeeteve eshte nje krim I madh per kedo qofte, edhe per te pasurit pasi edhe sikur te ndodh e keqja shanset jan qe ti do marresh ose 1 per qind ose leshte e currit , po jo vetem kaq por te mendosh sa duhet te sorrollatesh neper zyra neper telefona bridh lart e poshte eshte krim psikollogjik qe I behet te siguruarit
    le te dalin ato kurva qe rrine ne parlament dhe te deklarojne kshu e ka Europa apo amerika pasi asnje shtet ska sigurime te vendosura me ligj
    nga mua edhe ta beni me ligj lesht e k…,. keni per te marr
    germojeni thelle kete situate se dikush ne qeveri ka marr thelen e majme ta miratoje kete ligj
    gjithashtu te gjendet shkaktari kryesor qe vendosi te beje me ligj te detyruar siguracionet makinave

    ju shkerdhefsha te gjalle edhe te vdekurit ne vare inicatoreve te kesaj katastrofe familjare qe u behet 90 % te shqiptareve

  7. I vojturi says:

    Nje histori nga jeta ime.Para 2-3 vjetesh nje person me goditi makinenduke dale nga nje rrugo jo kryesore.Raporti i policise me te drejte e nxori fajtor.Por shoqeria e tij e sigurimit Atllantik ku kish sigurimin,ne vend te me demshperblente filloi te me sorollaste duke shfrytezuar hapesirat ligjore qe linte Ligji.
    Ne fillim me tha se ka te drejte deri ne 40 dite per te me cdemtuar.
    Pas 40 ditesh me tha se nuk ish dakort me raportin e policise dhe i lindete e drejta ta kundershtonte.Ekundershtoi dhe priste pergjigjen .
    Pasi i erdhi i njejti raport tha se do ti drejtohej gjykates.Nderkohe makina rinte ne garazh e demtuar.
    Duke pare gjithe keto sorollatje dhe procesin gjyqesor qe mund te vazhdonte me vite,u detyrova ta riparoj me shpenzimet e mija.Nuk kisha nerva te meresha me ata plera.

  8. katarakti says:

    Sigurimi i shtepive nga zjarri dhe permbytjet edhe ne vendet e zhvilluara perendimore nuk eshte i detyrueshem, por fakultativ. Vetem sigurimi i automjetit eshte i detyrueshem. Qeveria duhet te kete parasysh edhe mundesite e njerezve per te paguar. Ndryshe humbet pike dhe vota kot se koti. Vetem per tu bere qefin disa lobisteve te shoqerive te sigurimeve. Idiotllik me brire.

  9. Sul Pumi says:

    Faleminderit Z Mero per shkrimin . Dua te them nja dy gjera shtese.Ne te gjithe boten perendimore, eksistojne sigurimet e shtepiave, ose te fabrikave ,ku siguracioni ka te depozituar miliardat e eurove ,te pastra dhe te pergjigjen per kete pa burokraci dhe menjehere .E natyrisht kontrollohen me serjozitetin me te madhe nga shteti , keto shuma te medha, qe disponojne siguracionet plus , flene rehat keto shuma te medha ne banka serioze., . Jo para se gjashte muajve, pata ne shtepine time ,difekt jo nga une ,por nga rrjeti qendror ,ku do punoni pa tjeter brenda shtepise time., siguracioni erdhi ne sekonte , e rregulloi menjehere dhe ne fund me thane do dergojme pastruesen, tja u leje shtepine si ne gjendjen e mepareshme . Ska problem e pastroje vete ,ska me shume se gjysem ore pune e faleminderit , ju pergjigja une .Ata iken dhe per cudi nga siguracioni ,pa kerkesen time mi prune 57 euro leket e pastrimit qe e kisha pastruar vete . U habita . Dhe e dyta Z i nderuar Mero , ne asnje vend, te pakten ne europe, nuk te detyron njeri me urdher te pagush siguracionin ,( Behet fjale siguracion shtepishe e dyqanesh ) por eshte me deshire..Cjane keta morracake, pa as edhe nje kacidhe ne xhepa, qe duan te fitojne , e skane as morra per tu pergjegjur, e vetem , per tu bere me para ne kurriz te shumices .Eh si po luhet vallja me kete popull te mjere, e pa besueshme . Jeni lodhur ,per te ndihmuar kete popull Z Mero , por kjo ceshtje i takon shtetit te nderhyje me transparencen e me rigorozitetin me te madh perballe ketyre morracakeve pa dine e imane . Respekte Z Mero.

  10. Nje shqiptar says:

    Zoti Mero, ne kete shkrim i keni bere analizen e duhur dhe shpresoje qe te ndihmoni ne parandalimin e nje gomarlleku sikurse eshte propozimi per sigurimin i detyruar te banesave. Nje ligje i tille do ti kushtonte politikisht shume rende te majtes ne pushtet ndersa popullesia do te humbiste me miliona euro. Faleminderit dhe respekt.

  11. mmoisiu says:

    Te kontrollohen projektet e ndertimit me rigorozitet dhe pergjegjesi nga zyrat perkatese ,si dhe gjate fazes se ndertimit ,
    te verifikohen llogaritjet sipas zonave dhe per sizmicitetitin .Perse u dashka paguar me detyrim ,ndodh ne Itali ku objektet ,per te ardhur keq qe nuk shikoje asjne kollone beton arme qe te perballonte keto ngarkesa horizontale .dhe shpejt e shpejt mafia e sigurimeve u zgjua ,doli prap fati te fitojme akoma.Hiqni more dore nga keto grabitje qe i beni popullit popullit (doli dhe Bashkia e Tiranes te privatizoje Ujesjelles dhe Kanalizime),punoni te justifikoni rrogat qe merni ,eshte kthyer zyrtari ne nje parazit ,mendon si te nxjere ndonje lek.Shtetin jepeni me koncesjon po nuk qete te afte te drejtoni ! Bejeni me referendum dhe te shikoni si do te vendose Populli !

  12. PLAKU says:

    PO DHE PERVEç SA THUHET NE SHKRIM NE KETE QERTHULL FUTEN SI TE BARABARTE TE GJITHE TA LARE E TE PA LARE

  13. Mirnjohje Z Mero says:

    Shume mirnjohes per rastin konkret Z Mero Baze
    Eshte nje nga plaget seroize qe perballet sot cdo njeri me keto fantazma siguracione Zhvatese

  14. Andrea says:

    Mafia e sigurimit eshte mafia e pronave .pronar I shoqeri Atlantic eshte dritan cela , nga vlora pronar I shpk riviera qe e ka ber rrugen lukove vlor cop cop, qe nuk pagun as edhe nje nenkontraktor perfituesi I projektit lungomare ne vlor ,hajdut I tokave ne kakome te sarandes ,keto vemje kerkojn te grabisin leket nga zhepat e popullit shqiptar, me miratimin e palloshit te gjat edi rama .mos pranoni te paguni per dicka qe eshte e sigurt qe ne rast fatkeqesie nuk keni per te mar asnje sherbim asnje vot per te gjatin nqs insiston per kete padrejjtesi ne kurriz te popullit .protestoni dhe I gjati ben pas si dhjaks

  15. un,ti,ai,ajo,ne,ju,ata,ato says:

    si u siguroka nje shtepi ne maj te malit nga permbytja?apo nje shtepi qe digjet per shkak te shkendijes elektrike kur tensioni ka luhatje te cmendura dhe te djeg shpin?un duhet ti jap para ketyre kompanive kur shtepin ma djeg o.s.sh?apo duhet ti jap para ketyre kompanive sigurimi per te me sigururar shtepin nga termeti ,kur shtepin ma shkaterron termeti i bankersit qe ben shperthime dhe pagun ca lek ne televizjone dhe thot qe ishte termet.un jam nga fieri dhe thua sijur te jetej ne japoni!
    do te thoja shtet servil por do te ishte me mire shtet kurv qe te eshte mbushur goja dhe bytha me palla dhe nxierr lloj e sorollop skemash si e si te grabitesh popullin.o popull dele qe krenarin e keni vec per futboll do te vi nje moment ,qe me kete trend,do te na kerkohet te paguajm takse dhe per ajrin qe thithim dhe perseri ne do te rrim ne vend me nje gisht ne goj e nje gisht ne byth duke thene “ca te bejme” ?a nuk mendoni te gjith ,boll me taksa,boll me gjoba qe na ve shteti yn i degjeneruar ?paguajm taks per pronen ton ,pron e fituar me gjakun e katragjyshit dhe te ruajtura me gjakun e stergjyshit.me luftra e luftra pa pushim me te huaj e te vendit.dhe ardhka nje qeverri e cila na kerkon te paguajm per kete pron.gjat gjith historis vet populli ka rrembyer armet per ta mbrojtur kete pron,jo ushtria.apo shteti qe na kan braktisur ne momentin e pare kur nje kercenim nga matan detit ka mberritur.si te pretendojme se jemi patriot apo atdhetare per nje vend ku jemi te gjith jabanxhinj.paguajme qera dhe per ajrin qe thithim !?
    ca kuptimi ka patriotizmi kur skllaverohemi dita dites ,shfrytezohemi per te punuar me shum?per cfar ?per te fituar disa te holla me shum qe te paguajm disa taksa me shum?te gjitha skemat e qeverris jan abuzive.25 vjet qe abuzohemi ,dhunohemi,pwrdhunohemi sistematikisht nga servilet e peshtir qe na hipin mbi krye,nuk i zgjedhim por na zhedhin,o popull frikacak dhe pa byth.qe trimeri tregon duke copetur gruan tende me sepat,motren tende qe e dergon ne rrug per te ngrur kembet,ti qe grabit ate pensioniste qe mezi qendron mbi kemb,ti qe lepin palla e zbath bythen per nje vend pune te aluizni e gjetk,ti qe mbledh karta identiteti ne koh fusgatash per tu kenaqur me nje kock apo nje vend pune te zjarrfiksit.me ty o injorant fshatar qe ben fushat dhe cubin ne kutit e votimit qe te zesh nje vend pune si roje dhe qe nje muaj paguegesh dhe kater muaj jo.ti qe rri gjith diten me nje kafe te llotua e lagjes duke mbajtur syt nga dy mij lekshja e mamit.apo ti student pa pik prespektive pretendon se studion dhe do te kapesh majat por qe fillon e mburresh me loqen e cecos.
    o fantazma qe i rendoni tokes.hani flini dhe dhisni!
    dilni ne rruge dhe kerkoni ate qe eshte e juaja.un njehere e provova dhe pikerisht ju qeshnit e zgerdhiheshit madje disa prej jush mund te me ket quajtur dhe sii cmendur.pikerisht ju qe mbani duart ne byth dhe vuani nga sindroma e stokolmit.

  16. Aso says:

    Eshte e vertet se Kompanite e sigurimeve ne Shqiperi Jane veten per te mbledhur leke. Veprimtarite e tyre nuk kontrollen nga askush. Per pasoje, paguajme tere jeten sigurime shendetsore dhe kur shkojme e operohemi te privati duhet te paguajme kokerr me kokerr, se nuk na njihet asgje.
    Ligjet Jane shume te rendesishem, pasi konsumojne leke, angazhojne forca dhe percaktojne ecurine e sigurimeve per vite apo dekada. Prandaj para se te Merren vendime te tilla gjerat duhen studjuar. Me pas ngrihen projekte pilot per te pare problemet qe dalin ne praktike, behen rregullimet perkatsine dhe pas kesaj vendoset nese do te behet ligji.
    Po ne kete vendin tone, Mbushur me njerez te zgjuar, kopetente, intelektual e profesore, studimet dhe vendimet behen e merren nga nje I ashtuquajtur komision parlamentar. Prandaj ne nxjerrim nga nje ligj cdo dite dhe nuk zbatohet asnje. Kurse bota per te marrre nje vendin te tille konsumon vite, angazhon institute studimi dhe alla arrijne ne nje perfundim.

  17. Blerim says:

    Bekim
    Shkrim i mrekullueshem problematik. Shoqerite e sigurimeve tek na funksionojne qe te kene fitime te pamerituara prej 500 perqind e me shume.Me pare tarifat e siguracionit te makinave i percaktonte AMF,ndersa tani i caktojne vete kompanite e sigurimeve,te cilat i rrisin pa dhene llogari askund,por vetem sipas interesit te tyre qe con ne rritjen e fitimeve te pamerituara me pretekstin se jane rritur aksidentet. Kjo eshte e vertete,por vetem gjate stines se veres kur shtohet trafiku nga ardhja e turisteve.
    Ne shumicen e rasteve gjate veres, aksidentet ndodhin nga turistet a po emigrantet te cilet nuk i jabe siguruar makinat ne shoqerite tona te sigurimeve,pra shtimi i aksidenteve eshte nje bllof i kompanive te sigurimeve. ANF duhet te kerkoje e te kintrollojr staristikat e aksidenteve,shpenzimet per riparimet dhe te ardhurat qe meren nga primi i sigurimit prej klienteve te tyre.Keto shifra te behem transparente per publikun e jo te thuhet se jane rritur aksidentet,prandaj te rritet cmimi i siguracioneve.
    I njejti problem eshte dhe per sigurimin e shtepive,ku pjesa ne e madhe e tyre jane amortizuara e te ndertusra jashte kushteve teknike,te cilat kur te prishen nga fatkeqesite natyrore,nuk do mund te mbulohen nga te ardhurat e siguruara nga primet orej 50 eurosh ne vit per cdo shtepi.
    Artikullshkruesi e ngre me te drejte ceshtjen qe qeveria te mare masa per kontrollin e shtepive ekzistuese bese jabe ndertuar sipas kushteve teknike dhe me studime gjeollogjike,a po jane ndertuar pa keto kushte,ose ne zona qe permbyten nga lumenjte,shirat e rrembyeshem etj…
    Ku lloj primi eshte i nevojshem,pir pasi te jene siguruar kushtet qe thame,dhe te mos jepen leje ndertimi per banesa te reja pa permbushur kriteret e lartperme dura e te tjera qe i dine specialistet.
    Pa keto kushte,siguracionet jane vetem nhe grabitje me force e parave te shqiptareve te varfer per siguracione,qe do te cojne ne pasurimin e pamerituar te kompanive te sigurimeve.Per permbytjet,perderisa shteti te mos mare masa parandaluese te tyre,e ka per detyre ti perballoje vete.Pasi te jete mare masat si per termetet,ashtu dhe per permbytjet,i takon cdo pronari shtepie a po toke te siguroje pronen me detyrim,ndryshe kerkesa per keyo prime eshte e padrejte.

  18. Blerim says:

    Bekim
    Shkrim i mrekullueshem problematik. Shoqerite e sigurimeve tek ne funksionojne qe te kene fitime te pamerituara prej 500 perqind e me shume.Me pare tarifat e siguracionit te makinave i percaktonte AMF,ndersa tani i caktojne vete kompanite e sigurimeve,te cilat i rrisin pa dhene llogari askund,por vetem sipas interesit te tyre qe con ne rritjen e fitimeve te pamerituara me pretekstin se jane rritur aksidentet. Kjo eshte e vertete,por vetem gjate stines se veres kur shtohet trafiku nga ardhja e turisteve.
    Ne shumicen e rasteve gjate veres, aksidentet ndodhin nga turistet a po emigrantet te cilet nuk i kane siguruar makinat ne shoqerite tona te sigurimeve,pra shtimi i aksidenteve eshte nje bllof i kompanive te sigurimeve. AMF duhet te kerkoje e te kontrollojr statistikat e aksidenteve,shpenzimet per riparimet dhe te ardhurat qe meren nga primi i sigurimit prej klienteve te tyre.Keto shifra te behem transparente per publikun e jo te thuhet se jane rritur aksidentet,prandaj te rritet cmimi i siguracioneve.
    I njejti problem eshte dhe per sigurimin e shtepive,ku pjesa me e madhe e tyre jane te amortizuara e te ndertuara jashte kushteve teknike,te cilat kur te prishen nga fatkeqesite natyrore,nuk do mund te mbulohen nga te ardhurat e siguruara nga primet orej 50 eurosh ne vit per cdo shtepi.Pra ketu luhet me bllofin.
    Artikullshkruesi e ngre me te drejte ceshtjen qe qeveria te mare masa per kontrollin e shtepive ekzistuese nese jane ndertuar sipas kushteve teknike dhe me studime gjeollogjike,a po jane ndertuar pa keto kushte ne zona qe permbyten nga lumenjte,shirat e rrembyeshem etj… pa asnje kriter.
    Ky lloj primi eshte i nevojshem,por pasi te jene siguruar kushtet qe thame,dhe te mos jepen leje ndertimi per banesa te reja pa permbushur kriteret e lartpermendura, e te tjera qe i dine specialistet.
    Pa keto kushte,siguracionet jane vetem nje grabitje me force e parave te shqiptareve te varfer per siguracione,qe do te cojne ne pasurimin e pamerituar te kompanive te sigurimev,te cilat nuk do te munden te shlyejbe masen e demit te shkaktuar per shkaqe natyrore.Per permbytjet,perderisa shteti te mos mare masa parandaluese te tyre,e ka per detyre ti perballoje vete.Pasi te jene mare masat si per termetet,ashtu dhe per permbytjet,i takon cdo pronari shtepie a po toke te siguroje pronen me detyrim,ndryshe kerkesa per keto prime eshte e padrejte.

  19. kleptofagos says:

    Te lumte o Mero, qe ke trajtuar me profesionalizem vjedhjen dhe mashtrimin e Kompanive te Sigurimit ne ortakllek me shtetin.
    Por, ne Shqiperi ka aq shume vjedhje dhe mashtrime sa qe kjo e sigurimeve edhe sikur shteti te ndergjegjesohet per kete aspekt, nuk ka per te ndryshuar ndonje gje te madhe ne jetesen e shqiptareve. Nuk ja vlen ketu, te rendisesh vjedhje te tjera edhe me te medha, sepse dihen shumica dhe jane sterthene neper media. Problemi i madh qe duhet zgjidhur eshte se akoma nuk ka filluar ndeshkimi per vjedhjet dhe mashtrimet si dhe te gjitha papergjegjshmerite qe e kane burimin tek organet shtetrore ne radhe te pare, sidomos drejtuesit e tyre. Ti Mero e di me mire se une qe peshku qelbet nga koka. Kur te futen kokat ne burg, atehere do filloje edhe per ne, shteti qe kerkojme dhe nuk po e gjejme dot…

  20. arian says:

    Mero:Te mbeshtes ne idete e tua per shkrimin,por vetem nje shkrim eshte shume pak.A duhen bere objekt debati te tilla rritje cmimesh ne menyre te frikeshme.Sepse keu qytetari i thjeshte,ai qe eshte pagues i rregullt i taksave vidhet ne te gjithe menyrat.A duhet sensibilizuar qeveria e majte (e djathte) per kete cmenduri te kompanive te sigurimeve te cilet e unifikojne cmimin menjehere.A duhet qe dhe shteti te mbante nje kompani sigurimesh ne menyre qe tju bente presion ketyre kompanive me nje cmim ndryshe.

  21. Agron says:

    Jetoj ne Boston, USA. Kam marre $400.000 borxh nga banka per te blere shtepine. Kuptohet qe banka do garanci qe shtepia te jete ne gjendje te mire qe ne rast se une nuk e paguaj kuoten mujore, te kete mundesi te ma marre shtepine e ta shese per te nxjerre te pakten leket e veta. Per kete aresye te thjeshte, sigurimi i shtepise eshte i detyrueshem. Nese nuk e paguaj (afrom $1000/vit) banka ka te drejte te me marre shtepine. Dy vjet me pare shtuan me detyrim edhe sigurimin nga permbytja (flood insurance – shume i shtrenjte; rreth $1000 shtese ne vit) dhe nuk kam nga ja mbaj por e paguaj.
    Nese shtepia do ishte 100% e paguar dhe banka do dilte jashte loje, une do kisha te drejten te mos paguaja sigurim shtepie dhe ta merrja riskun mbi vete.
    Ne menyre te ngjashme, nese qytetari shqiptar e ka shtepine te paguar, ne asnje menyre nuk duhet te detyrohet me force ta siguroje, sidomos kur keto kompanite e sigurimit duket se jane varjante te reja te Sudes!
    Ama, nese shtepine e ke blere si puna ime me para borxh nga banka, eshte llogjike qe banka te kerkoje te paguash sigurim per te ruajtur leket e saj. Kuptohet ne kete rast kompania e sigurimit duhet te beje publike dhe te garantoje qe eshte serioze dhe ka fonde te mjaftueshme per te perballuar demet ne rast fatkeqesie.

  22. Agron says:

    Nese ke marre para borxh nga banka per shtepine qe ke dhe nuk i ke shlyer ende, ka kuptim qe banka te te detyroje te paguash sigurimin e saj pasi ne rast termeti, psh, shtepia shkaterrohet dhe ajo qe demtohet me shume eshte banka qe nuk i merr dot me parate mbrapsht. Kuptohet qe shoqerite e sigurimit duhet te jene serioze dhe te garantojne fondet e disponueshme si ne tere vendet e botes.
    Nese shtepia eshte e shlyer, qytetari ne asnje menyre nuk detyrohet te bej sigurimin. Nese do e ben nese nuk do nuk e ben dhe merr riskun mbi vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje