Duke ëndërruar për “Gërdecë” të tjerë!

21 Gusht 2016, 21:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Disa kohë pas tragjedisë së Gërdecit, në Gjirokastër u shemb një pallat dhe vrau katër vetë. Një kompani ndërtimi kishte marrë një leje ndërtimi në anë të rrugës dhe kishte filluar gërmimet, pa pyetur për rreziqet rrotull, duke shembur një pallat. Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, fluturoi urgjent për në Gjirokastër, mori në krah kryebashkiakun socialist dhe i pikëlluar shqiptoi për herë të parë shprehjen “Ky është Gërdeci i dytë, është një aksident i tmerrshëm që duhet ta përballojmë”.

Ishte kulmi i hetimeve për tragjedinë e Gërdecit, ku i biri i tij ishte i pari dhe i fundit pronar i padeklaruar i atij biznesi, dhe Berisha i ishte kundërvënë shtetit shqiptar, për të mbrojtur djalin. Kishte vënë në shënjestër Presidentin, Kryeprokuroren dhe gjithë gazetarët që hetonin për çështjen. Mbylli gazeta, emisione televizive, sulmoi fizikisht dhe verbalisht gazetarë, ofendoi publikisht këdo që e pyeti për atë çështje, por nuk u qetësua dot. E vetmja gjë që duket se e qetëson është që të ketë dhe një “Gërdec” tjetër, që ai të mos iki i vetëm në atë botë, me atë krim monstruoz mbi shpinë. Ishte kjo arsyeja pse fluturoi me aq urgjencë dhe ishte aq miqësor me përgjegjësit e atij krimi në Gjirokastër. Ishte duke u treguar, si duhet të silleshim me djalin e tij.

Sot familja e tij është rizgjuar sërish me shpresa. Në fillim ai vetë, si me gjysmë zëri, pastaj e dashura e djalit të tij, kanë filluar të bëjnë një paralele mes tragjedisë së një djali në landfillin e Sharrës me “Gërdecin”. Arditi 17- vjeçar, i cili ka humbur jetën në kushte çnjerëzore, po zhvarroset nga hijenat e “Gërdecit”, për ta mbajtur nëpër dhëmbë këto ditë që “Gërdeci” u është rikthyer si një produkt Hollivudi për të mos u harruar kurrë.

Për të treguar se “Gërdec” ka gjithnjë, dhe se nuk janë vetëm Berishët që e bëjnë atë, tashmë kanë zhvarrosur Arditin duke sajuar kauza banale, jo vetëm publike, por dhe gazetareske.

Problemi që ka Berisha është se në historinë e këtij vendi nuk do të ketë një “Gërdec” të dytë, pasi nuk do të ketë një Berishë të dytë.

“Gërdeci” nuk është i rëndë vetëm se u vranë dhe varrosën të gjallë 26 vetë, por se u vra shteti dhe shpresa për të hetuar një krim të atyre përmasave.

Gërdeci nuk është i rëndë se ju prish magazina Mihalit dhe Fahriut, por shteti i gjithë u detyrua të nxirrte nga burgu  Mihalin, që të shpëtonte djalin.

“Gërdeci” nuk është i rëndë se shkruajtëm ne, disa gazetarë, dhe zbuluam që pas tij qëndonte i biri i Berishës, por se gjithë drejtësia nën urdhërat e Berishës, u mobilizua ta mbulojë të vërtetën dhe të mos hetojë kurrë autorët e krimit.

“Gërdeci” është i rëndë se ai ndau historinë e politikës shqiptare në dy kohë, në para dhe pas “Gërdec”, dy kohë që bëjnë diferencë nga fakti se si një shtet i tërë mund të nënshtrohet nën dhunën e një Kryeministri, që do të mbulojë një krim të familjes së tij.

“Gërdeci” shkatërroi historinë e Partisë Demokratike dhe shpresat që ajo parti mund t’ia ridilte të qeveriste me duar të pastra, por përfundoi me duar të gjakosura. Ajo parti pas “Gërdecit”, shkëmbeu Delijorgjin me Rusmalin, Rezart Taçin me Ridvan Boden, Selmanllarin me Aldo Bumçin e kështu me radhë, duke u kthyer në një parti ku vlenin vetëm sekserët dhe sponsorët e Lirisë, Argitës dhe Shkëlzenit.

“Gërdeci” nuk është histori thashethemesh dhe mitomanësh delirantë, as pronarësh, trafikantësh TV-je apo gazetarësh që ankohen për papunësi në një vend që prodhon vetëm lajme. “Gërdeci” është betejë e vetme e shoqërisë sonë për të mbrojtur një të vërtetë, që akoma nuk ia ka dalë.

Berisha shpreson se çdo tragjedi që mund t’i ndodhë çdo pushteti në këtë vend, çdo i vrarë fëmijë apo i rritur, çdo jetë  e humbur në aksident apo punë, mund të quhet “Gërdec” dhe ai të barazohet me përgjegjësit e tyre. Që të barazohet me këta, duhet që këta në fillim duhet të vrasin dhe pastaj të bëjnë gjithë ato që bëri Sali Berisha, që nga djegia e makinave, gazetave, rrethimi i redaksive me policë, përdorimi i banditëve kundër gazetarëve, e deri tek kërcënimi i Presidentit, Kryeprokurores dhe gjykatësve që kishin në dorë fatin e të birit të tij.

“Gërdeci” nuk ka kuptim si tragjedi, por si betejë e pushtetit për të mbrojtur dhe fshehur një krim dhe si e tillë, është një betejë e pangjashme. Pasi ka vetëm një autor që mund ta bëjë atë, dhe është Sali Berisha.

E vetmja shenjë e mirë është fakti që i kujtohet ende dhe i del në ëndërr gjithë familjes së tij . Të paktën meqë nuk i dënuam dot ne, t’i dënojë zoti. Të çmenden duke parë duart e përgjakuara si Makbethi, me të cilat nisën të vidhnin dhe pastaj, vranë për të vjedhur.

19 komente në “Duke ëndërruar për “Gërdecë” të tjerë!”

  1. Memaj says:

    Mero mos u ngut, se Gerdeci mund te perseritet me te vertete. Te gjithe shkaqet qe ne mars 2008 cuan ne -pasojen “Gerdec” ekzistojne dhe sot. Etja per para e Xenit sot eshte zevendesuar nga etja e Olsit. Papergjegjshmeria dhe gadishmeria per tu zhgerryer ne llum e “kurves” Fatmir eshte zevendesuar nga papergjegjshmeri dhe gadishmeri per te vjedhur e virgjereshes-rilindase, Mrika e Lulzimes. Mero rrezimi i helikopterit mini Geredc eshte apo jo? Tahmaja e Olsit dhe papergjegjshmeria e Mrikes desh e perseriten Gerdecin, kesaj rradhe me emrin Haj Amin 1. Lavdi zotit qe na e zgjidhen hallin kroatet ne Portin Rasa diku andej nga Istrija, se dhe betoni pa hile i Vanxhuxh Dakos zor se do t’i rrezistonte vales goditese ore Mero djali!!!
    . Mero more mik gjendja sot ne kohen e te birit te dentistes eshte me zi sesa ne kohen e te birit te Sheqeres, kooperativistes. Atehere mire keq ishte nje Bode dhe nje Rusmajl qe me cerek zeri e kundershtuan Fatmir “kurven” duke u hequr se nuk e dinin qe pas Fatmirit kopilit te faturinos se trenit ishte vete Xeni, ndersa sot ekipi i Rilindjes, megjithese i mbushur plot me pederase nuk e ka qe nuk e ka nje Rusmajl!!!

    1. vito says:

      Shko moj bushter Berishiane thyej qafen andej nga Gazeta 55.

      1. USalifornia Dreamin' says:

        Artikull-shkruesi lodhet me te drejte per te fajesaur kupolen Berishiane por harron se ai ka lidhjet teper te fuqishme me disa sekte te fuqishme antishqiptare ne Washington dhe Bruksel dhe brezat qe do vine do kene rastin te mesojne per nje tolerim kriminal qe po i bejne miqte tane kesaj monstre..

        Ajo qe fajson palen amerikane zyrtarisht eshte dhenia e vizes amerikane gjeneral Luan Hoxhes qe ishte i denuar jo vetem nga drejtesia shqiptare por dhe nga karaduzi i Sales,Sypeshkaqeni qe i kishte then troc se do t’ja beje si Kosta Trebickes..dhe keto nuk jane filma por fakte te dokumentura.

        Prandaj Donald Luja si flamurtar i reformes ne drejtesi dhe dekriminalizmin duhet te filloje operacjonin nga Aleksander Arvizu dhe eksperti I virxhinias (usa) qe beri ekspertizen mafjoze…dhe ka fakte te bolleshme qe keto te merren te pandehur nga drejtesia amerikane…Pra zoti Mero dhe te gjithe gazetarucet ne Shqiperi duhet ta fillojne me gerdecin dhe pikerisht me te PAPREKSHMIT…arvizu dhe eksperti i Virxhinias ku rendon akuza e dhenies se nje vize ilegale dhe per prokurorin e virxhinias Mashtrim me pasoja shtet-shkaterruese dhe bashkpunim me mafjen berishiane

        Vetem ballada e meposhtme eshte nje turp jo vetem kombetar por dhe i dipllomacise perendimore qe po tolerojne nje nga speciet me horror qe ka nxjerre shoqeria njerzore dhe nuk ka enver apo hitler te mbuloje krimet e tij…

        Ku e ke djalin nene Jovanka ?
        Ne Tirane, tek Sllobodanka,
        Na eshte kthy dhendrri n’pushtet
        Tash do te dalim n’selamet.
        Dobro doshli, daj Fazllici !
        E uron Shkelzen-o-vici
        Zdravo unuka Argite !
        Te gezojme qe erdh kjo dite !.
        Tash fitojme c’far t’na doje zemra:
        Pare t’pista, prona, tendera,
        Me rrite normen e fitimit,
        Jem bashkue me boten e krimit.
        2.
        Babe Salihi jep udhezimet,
        Si me i shtue superfitimet:
        “Gjithsecili ne klanin tone,
        T’angazhohet ne korrupsion !”
        Ne mandat te pare si president,
        Jam tregu koqe, pa mend,
        Me duket vetja anormal,
        Pse nuk vuna kapital !
        Eshte momenti te fitojme sot,
        Vitet qe na iken kot,
        Due me u ba pasanik,
        Me jetue si sheik!!
        Objektiv i madh per mu:
        Keto milionat me i fitu
        Si ti fusim ne xhepin tone,
        Ka metoda ti pastrojme.
        Arme, droge e kontrabande,
        Jane per burrat: pune e rande,
        Ketu , Argite mos i fut hundet,
        Kem Shkelzenin per kesi punesh.
        More Shkelzen, t’ka baba trim,
        Je i lind per demontim,
        Ti Argita, bija ime,
        Fokusou n’ privatizime.
        Sokoleshe, ti moj malesore,
        Na e hap studion ligjore,
        Gjithe projektet qe ka shteti,
        Do i perlajme t’ tana per vedi.
        C’fare ka prona ky milet,
        Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
        Turru pra, ti moj azgane,
        Me i kalu n’llogarine tane.
        Thuri planet me ngadale,
        Futju bregdetit me radhe,
        Nga Ksamili ne Velipoje
        S’leme parcele te na shpetoje !
        Ty Jamarber t’kam si djale
        T’i zaptosh tokat ne Jale
        Per Zenin kam tjeter plan
        Jane dy mije hektare ne Seman
        Nuk na vjen me fati ne dere,
        Ta shfrytezojme per te fundit here,
        Te mos mbese aset pa shit,
        Te mos leme prone pa grabit.
        Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
        Do ta shtyj ne maksimum.
        Po te na bajne neve anetar,
        S’mund te vjedhim si me pare.
        Do veme kapital pa mase,
        Do fitojme para me thase,
        Me i pastrue sipas ligjit,
        Kemi firmat e Fazllicit.
        Shkina ime, moj Argite,
        Mire i “qan” keto “sukses fite”
        Cdo projekt qe konsulton,
        Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
        Nga qe pronat ke synim,
        Po te jap mendimin tim:
        Toke me çmim “badiava”
        Veç n’ Porto Romano ka.
        Jane pronare ca katundare,
        I genjejme me pak dollare.
        Bejme nje Vendim historik:
        E kthejme n’ Park Energjetik.
        Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
        Rritet çmimi 300 here !!
        Sa firmos nje V.K.M.
        Pare te madhe fitojme ne !!
        Shkelzeno, qepju Gerdecit,
        Eshte mbreti i biznesit.
        Gjithe mafjozat ma t’nderu
        N’trafik armesh jane perqendru.
        Eshte biznes fantastik !
        Demontim dhe trafik.
        Do ta bejme ne menyra te fshehta,
        T’ mos leme gjurme ne evidenca.
        Trafikojme edhe raketa,
        Sa te doje Al-Qaida.
        Ne rruge sekrete permes Cadit,
        I cojme arme edhe Xhihadit.
        Nuk na duhen ne uzinat,
        Fillo, e ngre llamarinat.
        Perdor mjetet e ushtrise,
        Ke dhe ciken e Farise.
        Kam mendu per proceduren,
        Gati ke infrastrukturen.
        Alibe e Aldo Bumce,
        I ke vartes n’ grupin e punes.
        Mos humb kohen me licencat,
        Ti jep baba kompetencat.
        Qeveria, perfshi mua,
        Do te jete nen urdherat tua !!
        Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
        Veç me mbush thaset me dollare,
        Non-stop, n’supervizion,
        Baxhanakut i takon.
        Per fitimin maksimal,
        Nuk njoh ligj, as moral,
        Puna del me leverdi
        Kur shfrytezohen gra e femi.
        Keto jane pune qe leverdisin,
        Pasunohemi me tane fisin,
        Fitim te tille nuk ka pare bota,
        Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
        3.
        Kam kerkese nga njerzt e grues:
        T’u jap serbve akses n’Durres.
        Kam mendue qe per Serbine
        Te baj aksin Lac-Morine!!
        Kosovaret nuk i due hiç,
        Sepse jane anti-Fazlliç.
        Cmendurisht une kam dashni,
        N’dajallaret e femijve t’mi.
        Rruga qe i sherben vatanit,
        Do kalonte grykes Komanit.
        Ky opsion nuk me pelqen:
        Me demton si biznesmen.
        Une nuk jam aq rrote budalli
        Me e ndertu nga thote Topalli.
        Rruga bregut lumit Drin,
        Le pa pune tragetin tim.
        Jam i lute prej Erdoganit,
        T’kaloje rruga bregut Fanit.
        Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
        Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
        Pra, Kosova eshte sebepi,
        Perfitues jane turku e serbi.
        Do ta haje buxheti i shtetit,
        Edhe xhepat e miletit.
        Nga miliardat qe do hedh,
        Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
        Jemi te “ndershem” ne publik,
        Eshte projekt patriotik !!
        Do ta nisim me nxitim,
        Pa projekt e preventiv,
        Keshtu nuk kapet abuzimi,
        N’xhepat tane shtohet fitimi.
        Gropes se zeze te korrupsionit,
        I veme emrin “Rruga e Kombit”
        Se ky popull eshte i trashe,
        E ha sapun per djathe.
        Keshtu, per dite vjedhim miliona,
        Me parullen :“ rrofte Kosova”.
        Plan biznesi me te mire s’ ka,
        Miliardere ka me na ba!!
        Eshte projekt qe suporton,
        Cdo lloj vjedhje e korrupsion.
        Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
        I mashtrojme dhe per fushate.
        Une jam Sale talebani,
        Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
        Me sebep te inagurimit,
        Dy dite para votimit !!
        (Dasem te madhe do te banim,
        Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
        Po u ba ndonje padi,
        E dergojme Sollakun n’shpi.
        Me mbrojt fort korrupsionin,
        Kemi gati “lustracionin”.
        Kemi eksperience nga bota,
        Sic vepronte Penelopa.
        Keshtu do bajme me tunelin,
        E ndertojme pastaj e shembim.
        Sic na meson arithmetika,
        Kete e thote edhe Argita:
        Qe te fitohet sa me shume,
        Duhet rrit puna n’volum.
        Sukses-fija eshte derivat,
        Punet e vogla japin pak.
        Po kur shifra eshte me billiona.
        Cahen brinjesh llogarite tona !!
        4.
        Nga Argita due’ i projekt:
        Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
        T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
        Se ua dhame amerikaneve.
        Nga Teksasi, nje firme hiçi,
        Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
        Koperture n’afera krimi,
        Rezart Taçi esht me kopili.
        Thirre Taçin me urgjence !
        Fillo, jepi konsulence !
        Te startoje, me korrupsion,
        T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
        Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
        Fonde sjell nga Azerbaijani.
        Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
        Mire se te vijne nga mafia ruse !
        Vlere fiktive veme n’ offerte,
        Me u “pague” per 5-6 vjet,
        Po u zbuluem nga konkurentat,
        I nderron Ruli dokumentat.
        Nuk e ban ai per shoqni,
        Ai ka ketu pjesen e tij,
        “Druri i arres” qe nje nxitim,
        Sot e kam ortakun tim.
        Per “OK”-n ne parlament,
        Duhet ba nje marifet:
        Vec te kete emerin “garanci”
        Boshe e fallco, s’ka rendesi.
        Grupi im parlamentar,
        Jane ca koqe, e ca gomare,
        S’jane te zot as “per nje pune”,
        Miratojne ç’far u tham une.
        Pse jane arti, politika ?!
        I blejme ca nga opozita,
        Kur ta mbyllim kete pazar,
        U çojme ftesat per iftar.
        Per parate, s’kemi siklet,
        ARMO-n e marrim pa leke,
        Po t’na pyese ndonje gazete,
        “Jane pague”, por jo n’buxhet.
        Po e teproi ndonje gazetar,
        Do ta shpalle une tradhetar,
        Do ia djeg gjithe pasurine,
        Me shtypshkronje, e me makine.
        Per transferta kriminale,
        Kemi banken personale,
        Me Tan Santo e Elvane,
        Kryebandit Adrian Fullane.
        I bajme ligjet si t’i dona,
        Qe ARMO t’jete e jona.
        Ky qe plani, me startuu,
        Eshte sukses i garantuu !!
        ESHTE PROJEKTI I FITORES !
        JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
        5.
        Merakoset nene Jovanka:
        Motra ime, Sllobodanka !
        Mos ma lini n’balte Fasllicin,
        Pse e kemi Kryeministrin?!
        Sal Berisha mban fjalimin:
        Mos ma ngucni “gospodinin”
        Mbyllni gojen deputete !
        Se ua sjell ketu n’ parlament.
        Nis veprimet paranoja:
        O Damir, o “srdce moja” !
        Merre çarterin per Tirane
        Je ne bes’time n’ TV Klan.
        Ne aeroport shtrohet tapeti,
        Me urdher te nalte nga shteti,
        Zbret me nderet e nje princi,
        Dora vete: druzhe Fasllici.
        Angazhohet i gjithe shteti,
        Policia e prefekti,
        Shantazhojne Sala e Liria:
        Te rrije urte prokuroria !!.
        Se eshte koke, per koke te mikut,
        Eshte koka e trafikut,
        Kontrabanda e Ballkanit,
        Kontrollohet prej “viganit”.
        6.
        Fakte te reja kan dale ne drite:
        Kush e nxori Azemin ne prite,
        Kush e shfrytezoi arkivolin,
        Me ba 14 shtatorin !.
        S’e harrove o Sale, traditen,
        Keshtu e vrave edhe Trebicken,
        E verteta po del ne pah,
        Kush e çoi Kosten “per gjah”.
        Po te zbardhet prej fillimit,
        Tragjedia e 2 Prillit:
        Dora qe gjakosi Shkodren,
        Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
        Kur Kosova ngrinte krye,
        Behej shqipja “lesh e li”,
        Luks i madh per Serbine,
        Kur shtie n’kaos Shqiperine.
        Hej Sali, miku i Fazlliçit,
        Ia kalove Karaxhiçit,
        Karburant i dhe Serbise,
        Me vra djemte e Dardanise!!
        U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
        Kundra trimave te Kosoves
        I gjithe populli u çudit
        Kur i shpallet “terroriste” !!
        Trimat, ne lufte me dushmanin,
        Ti, biznes me Arkanin.
        Dosja jote ne Beograd,
        Filloi te jape rezultat.
        Kur Kosoves po i vinte fati,
        Direktiven jep lugati.
        Me urdher te UDB-se
        I the “jo”, Rambuje-se.
        Ti ke ba nje mal me krime,
        Vrave popullin ne lufte civile,
        Mbolle ngjarjen me vrastare
        “Hiroshimen” gerdecare.
        Tym e helm mbushe kete vend:
        Bloze qymyri, nafte e cement,
        Ke dhe plane me mizore,
        Me centralet berthamore !!
        Si familje, je ba llum
        Ju ka vene mafia perfund:
        Delijorgji, Medi dobiçi
        Rezart Taçi e Fazlliçi.
        Qe ta themi hapur fare,
        Eshte gjithe mafia nderkombetare,
        Kriminelet ke ortak,
        Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
        7.
        Jam Sali, Sali “qendresa”
        Vrava, vodha gjithe sa desha
        Per pushtet, une djeg Shqipnine,
        Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
        Madje jam shume i vendose,
        Per nje tjeter katastrofe !
        Me barut u ba shume buje,
        Kete here do jete me uje !!
        Shkodren do ta bej det ,
        Ta mbaje mend perjete !
        Tragjedi qe s’e ka pase,
        Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
        Vi nga kulla e Vicitolit.
        Jam nga shpella e Mit Sokolit,
        Qe ju turr topit per ment’ krese,
        Tu mendue se eshte n’sigurese !
        As kurkujt nuk ia kam friken,
        E kam “tredh” une opoziten
        N’ unison me Edi Ramen,
        Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
        Le t’vazhdoje me batuta,
        Tu tregue perralla me flutura
        Nuk me tremb mue Johni II-te,
        Une nuk pyes per Amerike !!
        Derisa t’permbyset globi,
        Me rruen trapin “Silvia Konti”,
        Se ia marr erzin n’publik,
        Ia kam ba nje vidioklip !
        Me gjyqsorin skam problem
        Aty kam une klanin tem ,
        Bamirit ia kam ba bene ,
        Do t’ia marr dhe KLD-ne.
        Me i vu krimit kapak,
        Mua m’ duhet edhe nje mandat
        Kam nje plan te sterholluu,
        Me lane popullin pa votue.
        Kur te vije dita per votim,
        Jam usta n’manipulim.
        E ujdis dhe me Europen,
        N’qeveri me kokelopen.
        8.
        Mire ia ban more faqezi,
        Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
        Se çdo popull ne planet
        Nuk do te sillte me ne pushtet.
        Per faturen dhjetra mijera
        Brenga, plage edhe viktima,
        Per gjithe krimet ndaj vatanit,
        Do ta benin si Sadamit.
        9.
        Hapi blloqet moj Argite :
        A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
        Nga vemendja si na doli ?
        INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
        Duhet te kesh n’vemendjen tate,
        Dhe repartet ushtarake.
        C’fare ka: toke e ndertim,
        Ta kthejme ne perfitim!!”.
        Te punojme ma me kujdes,
        Po na dalin letrat n’shesh.
        “Bomba” e pare qe faksi djalit,
        Tash, e-mailat e Ansarit !
        Ne publik erzin na muaren,
        S’na paguan as faturen,
        Me aferatt qe t’zbuloi Tema
        Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
        Per cdo gje, rrofte kapari,
        Se ta fusin si arabi
        Ta kesh rregull n’punen tane:
        Leket merren paradhanie !
        Mos u ban more babe zevzek,
        I thote t’jatit çika e vet:
        “Vec me tenderat qe kam n’proces,
        Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
        Asetet qe ti permende,
        I kam te shkrume n’listen teme.
        Une i bej punet me grafik,
        I kam ne plan per kete vit.
        Nuk pajtohem me kritikat,
        Mos mi humb baboo meritat.
        M’ gjej nje tjeter ne Planet,
        Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
        Per cdo prone qe eshte kthy,
        Une e Zeni kem nderhy.
        Ne cdo projekt e investim,
        Aty eshte dhe emri im !!
        Koncesione e tenderime,
        Kane kalue ne doren time.
        S’jam mjaftue si konsultare,
        me perqindje, jam pronare !!
        A e ke pa si po hedh shtat,
        QTU-ja e re ne Farke ?
        Veper qe se ka Shqipnia,
        Ashte tu u ba me leket e mija !
        Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
        I kam une nen kontroll !
        Po s’pagoi taksen tek une,
        S’fiton asnje konsorcium !!
        Fantazia ime s’ndalet,
        Kam fillue te zaptoj dhe malet:
        Dajt, Terbun e Velecik,
        Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
        Me ndihmen e dajes Fazllic,
        Kem ba lek e fitue miq:
        Mishkovicin e Arkanit,
        Dhe djalin e Sllobodanit !!
        Kam arrite me menaxhu,
        Procesin me te korruptu.
        I rashe vize VITOL gjigandit,
        Ia dhashe ARMOn Tacit mamit.
        Edhe pse jam billionare
        Ne shume projekte, aksionare,
        Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
        Vete e deshen borgjezine !
        Pra c’ka lidhje me terrenin,
        E godisim bashke me Zenin,
        Ti kujdesu vec per vedi:
        Mos me ra nga pushteti
        Qe t’i gezojme na pasunite,
        Mos prano me i hap kutite.
        Se po i hape, fiton Rama,
        E na i konfiskon te tana !!
        Po erdhi ai n’pushtet,
        E sigurte: burgu na pret.
        Krimet tona sa nje mal,
        Nuk mjafton kodi penal.
        Qe te shpetojme duhet me ik,
        Ne azil politik,
        Nese duem nje vend tamam,
        Shkojme drejt e n’Teheran.
        ***
        Zonje e madhe Jozefin,
        Ke merita n’sigurim,
        Qe kur re ne banane,
        Ti je ba pulitikane.
        Nga besimi europiane,
        Ne politike je talebane,
        Per te tjerat je hibride,
        Nuk e flet as gjuhen shqipe.
        Si kryetare je e dhunshme,
        Nga fjalori: e paturpshme !
        Histerike si nje vrasese !!
        I njeh mire dhe lendet plasese !!
        ***
        Kush e solli kete cunam ?
        Kryeministri sharlatan !
        “Hena blu” as “dielli gri”,
        Dora vete shoku Sali !
        Hapi syte o milet,
        Pse fajtore jemi vete:
        Se cdo vote per ate lubi,
        Eshte burim per tragjedi !!
        Moj malesia e Gjakoves,
        Ke pas qene e pararojes,
        Ti ke pase burra model,
        Turp, qe nxore ate kriminel !
        Do t’mbuloje Sale turpi i zi
        Per afera e per tradheti,
        Do te mbetet brez pas brezit:
        “Kryeministri i Gerdecit”.
        Para teje ne tradheti,
        Jane zhyt Zogu e daja i tij.
        Por s’kane bere te tilla pazare!!,
        Me ujrat territoriale .
        Kjo do te thote se n’ qeveri
        Esat Pasha na eshte kthy.
        Problemi qe ka sot vendi:
        A do vi dhe Avni Rustemi ?!
        Jeni nje tufe me kusare,
        Me Ballinje e Selmanllare,
        Delijorgje dhe Fazllicё,
        Taç e mac e berishiçe.
        Kjo eshte klike qeveritare,
        Eshte nje bande kriminale,
        Ruli, Basha dhe Mediu,
        Kapobanda eshte Saliu.
        Sa krimet i keni ba,
        Me lekure keni me e la.
        Do ta zbojme ne korrupsionin,
        Bashke me Gerdec-kualicionin.
        ***
        Moj PD – e bija e “nanes”,*
        Paske qene ti “piçka e s’ames”.
        N’kryesine tende ka hyp llumi,
        Me shume turp ty po t’vjen fundi !

      2. akil says:

        Ne vend te nje shkrimi per vdekjen e nje te mituri ne landfillin e sharres dhe shfrytezimin barbar te dhjetera e tjereve deri dhe te moshes 10 vjecare, te parregjistruar, te pa siguruar , te pa trajnuar. Sot lexojme nje shkrim pse landfilli i Sharres nuk qenka Gerdec. Nuk po kuptoni qe po humbni cdo lidhje me realitetin dhe nuk mund te perdoret Gerdeci si alibi per te gjitha deshtime deri dhe vrasjet e te miturve qe vijne nga korrupsioni i Erionit. Gazetari mercenare e shpifur dhe e zhveshur nga cdo moral. Gazetaret e vertete i hoqen nga puna pse deshen te hetonin. Ty te mbushin xhepat qe te shkruash se ska problem se vdesin femije.

    2. noor says:

      dinak i madh qenke,e paske gjetur alibine e Gerdecitë por keto qethua pervec Saliut askush tjeter nuk i beson, as ti vete..

    3. nn says:

      po ky Rujsmajli qe keishin keta, ku vajti tani qe ia kane nevojen …..

      apo duhej vetem per cerek zerin e Gerdecit, dhe tani e degdisen kushedi se ku….. aman mos na hap barkun more Memaj …..

  2. king says:

    Po po,mire e ke…..

  3. Spartaku says:

    Bravo,bravo,bravo zoti Mero! Te lumt pena e holle.

  4. Jimi says:

    Cili eshte Olsi!?

    1. Zonjusha Fufu says:

      Vellai i Edvin Rames.

  5. mirjam says:

    Z.Mero, mos u lodh se foluri per Gerdecin. Ke folur kur te tjeret heshten, mos hesht kur te tjere do te llapin. Gerdeci vrau 26 qytetare te ketij vendi, qe u vrane e u rivrane nga e njejta dore. Shkrimet tuaja dhe mbehsteja e te gjitheve le tu beje pak drite shpirtrave te pafajshem. Problemi ehste se keta huligane kane ajuar kete ligjin efamshme zgjedhor me lista, ku gjithe dora e zeze e Gerdeceve ne kete vend ka gjase te mbetet gjithmone ne politike, paralmant ku behen ligjet e natyrshem drejtesi per ta nuk do te kete.

  6. dashamires i Meros says:

    Mero botoji keto qe te shkruajme e kupton qe po kthehesh si 55.e ke vene me te gjithe dhe me Ne qe te mbeshtesnim deri dje,mos ju servilos me corapekuqit po merr fund ai Mero,kur ate nuk e duam me ne kristianet shqiptare vajmedet per ate ….. te gjatin prandaj botoi keto qe shkruajm qe te mos marresh dhe ti te gjatin,Nuk preket me populli per Gerdec e 21 janar .Populli do buk Merooooooo nga ata qe qeverisin sot.

  7. Mentari says:

    Dridhe o Like se e ke pike; Gerdeci ne radhe te pare ishte nje aksident teknik dhe ne radhe te dyte ata qe e kishin prone Grdecin ishin Ortodoksit e Edvin Rames qe merrnin Tendera nga PS dhe Ministri Majko ne ushtri.E dyta djali I Berishes nuk ka asnje gje te perbashket me Gerdecin sepse skerbythjey dhe armiqte e Berishes kane 3 vjet ne pushtet dhe nuk kane zbuluar asnje krim I bere nga djali I Berishes ne ate Gerdec.Ata nuk kane zbuluar se as Delikurva (Delijorgji qe ishte fajtori kryesor I moszbatimit te sigurimit teknik e abuzimit te punetoreve me meditje qe punonin per ate) pa lere te tjeet.Dridhe o Mero per inat te Saliut po na shpik “Historiana” me Konspiracione detektivesh por e verteta eshte krejt ndryshe.Pse nuk I ben pyetje Edvin Rrugacit dhe Tahir Droges per Fakte kunder Berishes dhe djalit te tij.Por ne te vertet nuk ka asnje fakt kunder tyre prandaj Berisha dhe djali I tij jane te pafajshem ne tragjedine e Gerdecit.Ata qe I dhane Tendera Delikurves jane vetem Ortodokset si ne Kombinat per nderime pallath ashtu edhe ne Ushtri dhe ata jane pergjegjesit kryesore q Deli-Krimi eshte sot jashte burgut ku duhej te ishte.Dridhe o Like se e ke pike.

    1. noke says:

      Zeni, qëkur qenke bërë Mentar ? Gomar do të shkonte më shumë…

      1. nn says:

        qenka goxha Ment-gomar ky se e ka shpjeguar shume mire ngjarjen, ngaqe e di mire si ka ndodhur; vetem se ben sikur ngaterron pak emrat …..

  8. Lloji says:

    Eshte e cuditshme qe, sahere pena e Meros godet ne zemer te problemit jane pikerisht ATA te zotet e problemit me mercenaret e tyre qe qendrojne vigjilente per zhvleresimin e faktit, zhvleresim te asaj qe te gjithe e pame me figure e me ze…Jane te investuar maksimalisht ne mbrojtje te ATYRE moterqirave qe per fat te zi ende komandojne rugeve te Tiranes..!

  9. dash says:

    Usalifornia Dreamin’ ..i forte ,vazhdo keshtu mos u lodh se shqipot harrojne shpejt…

  10. Endri says:

    O PO MOS U LODHNI KOT SE I KANE RREGULLUAR PUNET E VETA KTO.
    SHKRIMET JANE THJESHT USHIMI I DITES PER NJERZIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje