Përse Basha nuk e bashkoi dot PD?

15 Gusht 2016, 21:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sherefedin Shehu është një kandidat i mirë për Bashkinë e Dibrës. Përveçse është deputet i asaj zone, ai vjen nga një përvojë e lakmueshme administrative në qeverinë qendrore.

Por vendimi i tij për të kandiduar në Dibër, duket se ka lidhje me një farë ftohtësie me të cilën Basha po trajton ish-figurat e vjetra në PD. Shehu, i cili e ka ndjerë mos kandidimin e tij për deputet në zgjedhjet e ardhshme, duket se ka bërë një zgjedhje personale, duke sakrifikuar të kandidojë për Bashkinë, me shpresë se do të mbetet në politikë dhe tre vjet të tjera. Dhe për këtë PD duhet t’i jetë mirënjohëse.

Por ende pa filluar fushata, e cila duhet të jetë një shembull se opozita duhet të funksionojë e bashkuar, krerët e PD, dhe duket deri tek zyra e Bashës, kanë filluar të shfaqin pasiguritë e tyre për mungesën e një PD-je të bashkuar në Dibër dhe janë të përqëndruar më shumë ndaj “armiqve të brendshëm”, se sa ndaj kundërshtarit.

Paloka kërcënoi me represion ndaj atyre që do të hezitojnë të japin mbështetje, ndërsa një portal i njohur si produkt propogandistik i familjes “Berisha”, bëri akuza të forta ndaj ish- kreut të PD në Dibër, Rrahim Kaleci, se ka marrë 200 mijë euro nga kryetari i PS në Bulqizë. Akuza përveçse banale dhe e papërgjegjshme, është dhe panikuese për PD dhe opozitën në tërësi, pasi poshtëron një ish- drejtues të PD që ka qenë deputet dhe ka qëndruar në opozitë si kryetar i PD. Kaleci i përket brezit të vjetër të demokratëve në Peshkopi, që ka pas punuar në Shërbimin Informativ dhe që ka ndikimin e vet mbi strukturat e PD. Por sulmi poshtërues mbi të, bëhet për të përdhunuar mbështetësit e PD, të jenë ose pro pa kushte, ose të trajtohen si hajdutë dhe kriminelë të shitur tek pushteti.

Por mbi të gjitha kjo është një shenjë se Basha nuk e bashkoi dot PD-në, dhe sipas shkollës së Berishës, po përpiqet t’i dhunojë mbështetësit e PD, duke i detyruar të jenë ose pro tij, ose t’i shpallë armiq.

Akuza e bërë ndaj ish-kryetarit të shkarkuar të PD, mund të bëhet objekt gjykimi penal, por kjo ka pak rëndësi, pasi Basha është kujdesur që dhe shifrat që jep, të jenë aq të pabesueshme, sa mesazhi të jetë i qartë, ose me ne, ose do të trajtojmë si kriminel.

Ky është një detaj që tregon se lufta e klaneve brenda PD ka ngelur e paprekur, dhe Basha në vend që ta bashkojë PD, po i hedh benzinë zjarrit, duke e bërë më të rëndë situatën. Dhe në këtë rast, nuk djeg vetëm një ish- kryetar PD-je, por dhe një kandidat serioz për kryetar bashkie si Shehu, të cilin mezi priste ta shikonte jashtë grupit parlamentar.

Kjo vjen për shkak se Basha po përpiqet më shumë ta spastrojë PD-në, se sa ta bashkojë atë. Atij i duhet më shumë një parti e vogël, por e sigurtë si e tij, se sa një parti fituese e të gjithëve. Atij i duhet më shumë një parti pa kundërshtarë, se sa një PD në pushtet. Fillimi i kësaj fushate në Dibër e bën të qartë këtë.

14 komente në “Përse Basha nuk e bashkoi dot PD?”

  1. Spartaku says:

    Ne 2017-en,pd-ke do ta shohe vehten,te kthyer totalisht ne nje shoqate te venitur.Mjafte me me pd-ke.Populli u ngop me mashtrime e genjeshtra,me vjedhje e me vrasje..Kushdo e di se pd-ke ASNJEHERE nuk i ka fituar zgjedhjet,por i ka vjedhur votat e shqipetareve,dhe hapur fare.Sali Berisha,si trim,u thoshte njezeve “he kini çfare te me beni? Une i vodha votat tuaja,po jua mbajti hajdeni matuni me mua se u beje fytyren si kepuca”.Me gjithe ato te zeza qe ka bere Berisha,pd-ke nuk vjen me ne pushtet.Sot pd-ke eshte bere nje parti e urryer,madje me e urryer se PARTIA E BALLIT KOMBETARE,partia qe hante pula dhe vriste partizan.

    1. Skypion says:

      Zgjedhjet ne Diber i fiton Partia Demokratike.Pa as me te voglin dyshim.Cdo analize e bazuar ne logjiken e fakteve te con ne kete perfundim.
      Arsyeja e pare,eshte se Partia Demokratike ka epersi ndaj kundershtarit te vet ne Diber.Historikisht.Fitorja e Shukriut brekegrisur te Aleances se Qelbesirave,me shume se nga bashkimi i forcave PS-LSI,erdhi si pasoje e percarjes se PD-se atje.Kjo percarje nuk ka vlere me.Zhvillimet e fundit,qe pas skandalit te brekeve te Shukriut, e kane bere nul percarjen.
      Arsyeja e dyte,eshte se Levizja Socialiste per Integrim,LSI-ja pra,nuk do ta mbeshtese ne terren kandidatin e Rames.Edhe pse formalisht do te jete ne favor te kandidatit te koalicionit.Ilir Meta do t’i ktheje reston Edi Rames,per pabesine e tij ne zgjedhjet e 2015,kur edhe pse ky i fundit e mbeshteste formalisht kandidatin e LSI-se,e sabotonte ne terren.Te njejten gje do te beje Meta ne Diber.Kjo eshte e sigurte si vdekja.
      Arsyeja e trete,eshte se Koalicioni i Qelbesirave ka deshtuar ne te gjitha aspektet ne lidhje me Dibren.Sidomos me Rrugen e Arbrit.E lene totalisht ne harrese.Nuk po flasim per problemet e panumerta qe i ka sjelle Dibres ashtu si gjithe Shqiperise ky qenef-koalicion.
      Pra,shkurt e me pak fjale,fitorja e PD-se ne Diber eshte e sigurte.Absolutisht.
      Por…
      Ka nje por.Dhe nje Por te madhe bile.
      E kjo ka te beje me Edi Ramen.
      Edi Rama do te beje gjithcka qe mundet,gjithcka qe ka ne dore,qe te fitoje Dibren.Ketu e kam fjalen,jo per “gjithckate” legale,por per ato te jashteligjshme.
      200 mije euro eshte kesti i pare qe Edi Rama ka hedhur per Dibren.Vetem kesti i pare.Behet fjale per miliona.
      Keto miliona qe Rama do ti hedhe ne zgjedhjet e Dibres,jane,si per te percare PD-ne e atjeshme,si per te blere votues sa te mundet e ku te mundet.
      Eshte,dhe per kete jam i sigurte,hapi i fundit fatal qe po ben Edi Rama.Cdo gje eshte ne vezhgim te rrepte.Cdo gje do te dokumentohet.Ne kohe reale.Me ze dhe figure.
      Nese Edi Rama,zuzaret qe i rrine pas,si politike dhe mediatike,mendojne se do t’i fitojne zgjedhjet ne Diber,sic i kane fituar ne 2015 ne shume bashki ne Shqiperi,gabohen rende.Gabohen shume rende.Gjerat kane ndryshuar.Nuk do te lejohet nje gje e tille.Ne asnje menyre.Me asnje cmim.
      Ne cdo rast,Partia Demokratike eshte e fituar ne Diber.Ketu kam parasysh edhe rastin kur Rama do te hedhe shumat marramendese te milionave per te blere voten.
      Per mua,rasti i dyte,eshte edhe me i leverdisshem per PD-ne,sepse,jo qe keto para do t’i shkojne huq,por do te jete shkaku qe opozita te mos negocioje me me Edi Ramen per asnjegje.Qe do te thote se zgjedhjet e ardhshme,nuk mund te zhvillohen,vecse pa Edi Ramen Kryeminister.
      Nese sot ka lekundshmeri ne lidhje me kete vendim qe ka marre zoti Basha dhe PD-ja,edhe pa u bere procka ne Diber,nese ndodh,atehere kjo dot e zhdukte cdo medyshje e dyshim nga spekptiket e qeverise teknike,qe dmth,pa Ramen Kryeminister.Pike.
      Per t’iu kthyer edhe njehere percarjes se shume perfolur dhe shume trumbetuar,si nga qenefet e Rilindjse se qelbesirave,si nga bashibozuket e tyre mediatike,jua them me siguri absolute,qe NUK do te ndikoje aspak tek elektorati i djathte ne Diber.
      Nje qe blihet nga paret e Edi Rames,nuk mund te quhet demokrat.Nuk mund te perfaqesoje demokratet.Nuk mund ta pranojne demokratet.Eshte nejsoj si nje zuzar i rilindjes.
      Prandaj eshte nonsens,eshte e paktiptimte,eshte e palogjikshme qe,nje blerje nga qelbesirat e rilindjes,ta quash percarje ne PD!
      Eshte e pakuptimte,e palogjikshme,qe nje zuzar qe blihet nga qenefet e rilindjes,ta quash si mendim “kunder” ne PD!
      Sepse,eshte si te quash mendim kunder nje rilindjot.
      Sepse,eshte si te quash mendim kunder mendimin e zotit Baze, kur perpiqet i ngrati te beje diversion ne PD…!!!
      E ne fund kam nje urim per te gjithe socialistet .
      Nga qendra ne Baze.Nga Kryeqenefi i qendres,deri tek brekegrisurit e Shukriut ne baze: hajt met mira e ju knoft bira!
      …bira qe ju la Shukriu,kuptohet.

    2. peçua says:

      Të keqen, ere Spartaku i nënies Parti, të ka ngelur ora në 42-shin e shekullit të kaluar. Po atë të flamosurën PPSH, që ty nuk të pëlqen ta zëç me gojë, hiç fare nuk e urren ky popull? Po pse, PD që ti e urren kaq shumë, nuk ka dalë nga pidhi i PPSH si dhe simotra e saj PS? Po paskeni pasur shtatë shpirtra, kur do vdisni ju mutër që vazhdoni të qelbni dynjanë me psikologjinë tuaj të përçarjes dhe urrejtjes së shqiptarit për shqiptarin?

    3. keli says:

      O Spartak, paske te drejte sepse keto 3 vjet gjetem qetesi absolute, rrogat na u rriten, siguria na u shtua, jetojme si ne europe e sa te mirakemi pare qe kur ka ikur saliu, jetojme shume mire nuk ka me mire se ku te veje

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Analize e mire Mero..

  3. Skypion says:

    Zgjedhjet ne Diber i fiton Partia Demokratike.Pa as me te voglin dyshim.Cdo analize e bazuar ne logjiken e fakteve te con ne kete perfundim.
    Arsyeja e pare,eshte se Partia Demokratike ka epersi ndaj kundershtarit te vet ne Diber.Historikisht.Fitorja e Shukriut brekegrisur te Aleances se Qelbesirave,me shume se nga bashkimi i forcave PS-LSI,erdhi si pasoje e percarjes se PD-se atje.Kjo percarje nuk ka vlere me.Zhvillimet e fundit,qe pas skandalit te brekeve te Shukriut, e kane bere nul percarjen.
    Arsyeja e dyte,eshte se Levizja Socialiste per Integrim,LSI-ja pra,nuk do ta mbeshtese ne terren kandidatin e Rames.Edhe pse formalisht do te jete ne favor te kandidatit te koalicionit.Ilir Meta do t’i ktheje reston Edi Rames,per pabesine e tij ne zgjedhjet e 2015,kur edhe pse ky i fundit e mbeshteste formalisht kandidatin e LSI-se,e sabotonte ne terren.Te njejten gje do te beje Meta ne Diber.Kjo eshte e sigurte si vdekja.
    Arsyeja e trete,eshte se Koalicioni i Qelbesirave ka deshtuar ne te gjitha aspektet ne lidhje me Dibren.Sidomos me Rrugen e Arbrit.E lene totalisht ne harrese.Nuk po flasim per problemet e panumerta qe i ka sjelle Dibres ashtu si gjithe Shqiperise ky qenef-koalicion.
    Pra,shkurt e me pak fjale,fitorja e PD-se ne Diber eshte e sigurte.Absolutisht.
    Por…
    Ka nje por.Dhe nje Por te madhe bile.
    E kjo ka te beje me Edi Ramen.
    Edi Rama do te beje gjithcka qe mundet,gjithcka qe ka ne dore,qe te fitoje Dibren.Ketu e kam fjalen,jo per “gjithckate” legale,por per ato te jashteligjshme.
    200 mije euro eshte kesti i pare qe Edi Rama ka hedhur per Dibren.Vetem kesti i pare.Behet fjale per miliona.
    Keto miliona qe Rama do ti hedhe ne zgjedhjet e Dibres,jane,si per te percare PD-ne e atjeshme,si per te blere votues sa te mundet e ku te mundet.
    Eshte,dhe per kete jam i sigurte,hapi i fundit fatal qe po ben Edi Rama.Cdo gje eshte ne vezhgim te rrepte.Cdo gje do te dokumentohet.Ne kohe reale.Me ze dhe figure.
    Nese Edi Rama,zuzaret qe i rrine pas,si politike dhe mediatike,mendojne se do t’i fitojne zgjedhjet ne Diber,sic i kane fituar ne 2015 ne shume bashki ne Shqiperi,gabohen rende.Gabohen shume rende.Gjerat kane ndryshuar.Nuk do te lejohet nje gje e tille.Ne asnje menyre.Me asnje cmim.
    Ne cdo rast,Partia Demokratike eshte e fituar ne Diber.Ketu kam parasysh edhe rastin kur Rama do te hedhe shumat marramendese te milionave per te blere voten.
    Per mua,rasti i dyte,eshte edhe me i leverdisshem per PD-ne,sepse,jo qe keto para do t’i shkojne huq,por do te jete shkaku qe opozita te mos negocioje me me Edi Ramen per asnjegje.Qe do te thote se zgjedhjet e ardhshme,nuk mund te zhvillohen,vecse pa Edi Ramen Kryeminister.
    Nese sot ka lekundshmeri ne lidhje me kete vendim qe ka marre zoti Basha dhe PD-ja,edhe pa u bere procka ne Diber,nese ndodh,atehere kjo dot e zhdukte cdo medyshje e dyshim nga spekptiket e qeverise teknike,qe dmth,pa Ramen Kryeminister.Pike.
    Per t’iu kthyer edhe njehere percarjes se shume perfolur dhe shume trumbetuar,si nga qenefet e Rilindjse se qelbesirave,si nga bashibozuket e tyre mediatike,jua them me siguri absolute,qe NUK do te ndikoje aspak tek elektorati i djathte ne Diber.
    Nje qe blihet nga paret e Edi Rames,nuk mund te quhet demokrat.Nuk mund te perfaqesoje demokratet.Nuk mund ta pranojne demokratet.Eshte nejsoj si nje zuzar i rilindjes.
    Prandaj eshte nonsens,eshte e paktiptimte,eshte e palogjikshme qe,nje blerje nga qelbesirat e rilindjes,ta quash percarje ne PD!
    Eshte e pakuptimte,e palogjikshme,qe nje zuzar qe blihet nga qenefet e rilindjes,ta quash si mendim “kunder” ne PD!
    Sepse,eshte si te quash mendim kunder nje rilindjot.
    Sepse,eshte si te quash mendim kunder mendimin e zotit Baze, kur perpiqet i ngrati te beje diversion ne PD…!!!
    E ne fund kam nje urim per te gjithe socialistet .
    Nga qendra ne Baze.Nga Kryeqenefi i qendres,deri tek brekegrisurit e Shukriut ne baze: hajt met mira e ju knoft bira!
    …bira qe ju la Shukriu,kuptohet.

    1. Luli! Sa eshte Ora? says:

      Ere se u bere bajat..
      Edi ka per tja u fut keq edhe ket rradh, qe baba duret.
      Ka perenduar Koha e Sales qe e conte PD me fitore.
      Tani esht Koha e SHQUPIT DHE E Lulit qe nuk qullosin dot gje.
      Flasim pas zgjedhjeve daku
      Mos u ngrefni kot

      PS. Luli! Sa eshte Ora?

    2. nn says:

      Skypion une them qe ta postosh edhe njehere se e treta eshte edhe e verteta……………………………….

  4. Bekim says:

    Bekim
    I nderuar z.Mero ! Ke qene dhe mbetesh njesh ne gazetari me analizat tua qe godasin ne shenje.
    Edhe analiza e sotme eshte brilante,sidomos konkluzioni se 2B-te nuk luftojne te bashkojne e forcojne PD-ne per nje fitore te pergjitheshme,por perpiqen te mbajne nje PD te vogel qe nuk mund te vije ne pushtet,por mjaft qe te zbojne opozitaret brenda saj me menyra te ndryshe,ku njera prej tyre eshte kandidimi i z.Sh.Shehu,qe ata te ndjehen te sigurte si krere te nje particke qe pret mos i bien bolet LSI qe ti perlajne per te mare pushtet. Por me sa duket jane larg pashket.

    1. keli says:

      o bekim po shiko punet tende mos u merakos shume per pd-ne se ka kush merakoset, ha pilaf ha

  5. Claus says:

    Po leri o Mero keto editoriale sepse nuk t`i lexon me kush. Nuk eshte e thene dhe aspak detyrim qe te besh nje editorial ne dite.
    Nuk ke kolege te tjere valle?
    Nuk mund te mbahet Rama ne kembe ne keto dite te “nxehta” gushti as me brockullat e Stefanit per luften dhe ballistet dhe as me monotonine tende te te berit editoriale qe jane bere te palexueshem.

    Me ty jam plotesisht dakort, qe opozita natyrisht eshte per ibret dhe mysybet dhe opoziten me te mire ndaj pozites po e ben vete Rama me vendimet e tij klanore duke dhene ku te mundet koncesione, ah harrova, “partneritet publiko-privat” dhe duke prishur dhe shkaterruar gjera qe per banoret e Tiranes kane qene mos te shenjta gjera i lidhnin me boten e tyre te brendshme.
    Prish dhe nderto kulla!!!!
    Eshte bere Tirana vend kullash, eshte bere Tirana dhe kam besim se do te behet akoma me keq, nje qytet qe te vret syte nga betoni dhe kaosi urbanistik.
    Tani do te behet dhe sheshi qendror perseri kantier ndertimi. Nuk e di sa here eshte hapur dhe mbyllur ai shesh dhe fundin nuk ja kane gjetur akoma
    Tirana-beton, Shqiperia-hashash. Kjo eshte tashme epilogu i “Rilindjes” pa zene ne goje krimin dhe vjedhjet e bankave qe tashme jane bere rutine.

    Gjendja eshte katastrofale i nderuar Baze.
    Pra ne keto kushte nuk ke nevoje per opozite.
    Rama dhe qeveria e tij tashme e kane ngrene vetveten.
    Jane si ato semundjet autoimune qe prodhojne trupa qe ushqehen me indet nga kane dale.
    Ne kete faze jemi.

  6. dibrani says:

    PS ne Diber –do fitoj . Shukriu –nuk perfaqson e as perlyen te majten atje sado ti zmadhoj e ngjyros gjerat PD e LUL BERISHES (jo ai I burgut )..Dibranet jan aq te mencur qe te mos I ngaterrojne gjerat. Rraca e pushtetareve me vision e mbeshtetes te SALIUT , LULIT ,PALOQES E SHESHEREFENDINIT NUK MERITOJNE ME TE DREJTOJNE POPULLIN. DO ZOTI TE MOS RRITEN ME MENDJEN E TYRE –GJITE FEMIJET E TYRE SE AI SALIANJI SIKUR E KA PJELL LIRI E SALIUT DITEN E KRIJIMIT TE –PD.

  7. Kirurgu me emer te mire si familje dhe si profesionist do fitoje padiskutim ne zgjedhjet e 11 Shtatorit. Ekonomisti-agrar i SHQUP-it ka probleme me Dosjen para 1991, se shpejti ne Nentor hapen Dosjet dhe Sherefedini i Berishes e Bashes iken nga syte-kembet me cfare ka ne dosje…

  8. logjika says:

    Besoj se populli nuk eshte me aq i paditur sa te votoje pd-ne apo ps-ne. Populli Dibres te votoje njeriu qe i duhet per te zgjidhe hallet e tij. KJo eshte logjika, pastaj tifozlleqet le ti lene per sportin meqense do te kemi dhe Korabin ne kategorine superoire. Keshilla i me eshte: njerez, hiqni dore, sidomos ne zgjedhjet lokale, se ky i perket kesaj apo asaj partie. Zgjidhni njeriun per vete tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje