Protesta laramane e Himarës!

14 Gusht 2016, 21:08Editorial TEMA
Protesta laramane e Himarës!

 

Nga Mero Baze

Ka një problem serioz në përzierjen që i bëhet problemit të kompensimit të pronave në Himarë, me elementë etnikë, politikë dhe qarqe ekstremiste greke të bezdisëshme dhe për vetë Greqinë.

Nikollaq Nerënxi ka të drejtë të ndjehet pronar, nostalgjik madje edhe politikan, kur bën thirrje për protesta. Ai ka problem me planin urbanistik, me çmimin e kompensimit, ose dhe me planet e tij urbanistike në zonë dhe për këtë ka të drejtë të protestojë. Po ashtu ka të drejtë t’u bëjë thirrje gjithë atyre që ndjehen si ai, të protestojnë.

Por ajo që bën përshtypje nga protesta e së djelës në Himarë, është se protesta po paraqitet si një plan kundër ndonjë pakice greke në Himarë, ose dhe si problem politik i PBDNJ, që tenton të përfaqësojë pakicën greke në Shqipëri.

Shqipëria është një vend i hapur tashmë dhe nuk ka problem me tipin e protestave. Protesta në Himarë mund të jetë dhe si protestë greke, dhe si protestë ish pronarësh dhe si protestë sociale, kundër planeve urbanistike, por jo pak nga të gjitha, pasi humbet prioritetin dhe nuk bën asgjë në finale.

Për më tepër në qeveri nuk është më as Sali Berisha, i cili “I djegur nga qulli, i fryn dhe kosit”, kur vjen fjala për grekët. Në krye të qeverisë siç e thotë dhe Nerënxi, është një komshi i tij, po nga Bregu, që jo vetëm nuk ka komplekset e Berishës në këtë drejtim, por nuk ka as mëshirën e duhur, për të mos prishur ndërtesa dhe për t’i hapur rrugë ideve të tij për zhvillimin urban.

Kështu që për të qenë efiçent kundër Edi Ramës, protestuesit duhet të zgjedhin çfarë kostumi protestuesi duhet të veshin, pasi duken shumë laramanë.

Nga fjalimi i Nerënxit, dukej sikur kishte probleme komshinjsh me Edi Ramën. Ky është problem lokal dhe nuk ka shumë vemendje kombëtare. Pastaj erdhi fjalimi i Dules, që ishte një fjalim më politik ku foli për kapje të Kryeministrit nga interesa mafioze. Ky është një debat më i gjerë politik kombëtar, dhe ia vlen të debatohet, duke përfshirë dhe opozitën nëse e kanë seriozisht që është problem i qeverisë. Pastaj një kandidat për kryetar bashkie në Himarë, që e kap ligji i “dekriminalizimit”, pasi ka qenë nën akuzë për vrasje ushtarësh shqiptarë, nuk e di çfarë kërkoi, por kam idenë se ai ngjante si specialist për prishje kufijsh me armë.

Kjo histori duhet të marrë fund në të mire të himarjotëve, por që zëri i tyre të dëgjohet, duhet shmangur kakofonia dhe përpjekja për të bërë nga një sherr çdo mesgushti, sa herë vijnë emigrantët nga Greqia. Ata janë të lirë të protestojnë, edhe si ish pronarë, edhe si qytetarë, kundër një qeverie që nuk u pëlqen, madje po deshën dhe si grekë nëse ndjehen të tillë. Por jo me nga të gjitha nga pak, pasi në vend të solidaritetit, do të zgjojnë emocione etnike, nacionaliste dhe fetare dhe nuk do merret askush me problemin real të tyre. Nëse kanë të tillë!

18 komente në “Protesta laramane e Himarës!”

  1. aqif tahipi says:

    Ky event duket si sinkronizim midis nik bythqir gage ,,ambicieve politike te ish -ave ,te atyre qe jane sot ne politike dhe me duket se ka edhe pak perkrahje te fshehte nga ata qe shiten detin .( kane gjetur konsensus) Rama ne rradhe te pare te filloje te mbledhe sic duhet taksat dhe tatimet e kompanive me fitime gjigande si e ish -it , gjithashtu edhe kompanive ne zonen e jorgucatit (minoritetit ) ,Duhet te mbledhe sic duhet taksat dhe tatimet e hoteleve dhe restoranteve ne ato zona .Ne kete periudhe te gjithe keta pronare i stermbushin kasafortat me para dhe euro nderkohe paguajne tatime njesoj me plakat qe shesin majdanoz e presh. Ka ardhur koha qe te gjithe duhet te jene te barabarte para ligjit ( edhe atij fiskal ) ,pastaj secili mund te kerkoje cfare ti doje @ari brenda ligjit. Sa per historine e himares ,ate e dime te gjithe se eshte 100 % shqiptare ,por per fat te keq ne shqiperi nuk kane munguar asnjehere renegatet ne cdo krahine .

    1. COHU ENVER NGA VARRI.. says:

      Ceshtja qe ngrihet nga keto antishqiptare per Himaren eshte e lexueshme qe ka nje prapavije per rrezimin e qeverise Rama,ose dobesimin e tij per votimit te 2017 qe do kryhen pas disa muajsh pra jane ne prag.
      —————
      Por ajo qe eshte me shqetesuese eshte se ambasadori LU para se te vije ne shqiperi takon ‘BUZE ME BUZE” lobin me antishqipar ne bote ku Gery Kokalari shpreh nje shqetësim për një takim, të z.Lu, të cilin e ka përmendur edhe më parë në dhjetorin e vitit te kaluar. Ja si shkruan z.Kokalari:

      “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke
      ________
      Por me tragjikja eshte se tradhetori i Deti Jon Lulzim basha ne nje vizite ne amerike puthet dhe ai “BUZE ME BUZE” me stilin e donladit me keto lobe /loqe antishqiptare

      Përse Lulzim Basha nuk e bëri publik takimin me lobin grek në SHBA
      23 March, 2016, 21:45

      Lulzim Basha u takua në New York me një përfaqësi të lobit greko himarjot të SHBA, të njohur për qëndrime ekstremiste
      ndaj Shqipërisë. Duke qenë një lob i mirëorganizuar, ata kënë dhe mbështetjen e dy tri kongresmenëve amerikanë.
      Ne nuk mund të paragjykojmë takimin që Basha ka bërë me lobin grek, pasi politikanët mund të takojnë të gjitha palët. Ajo
      që bie në sy është fakti që Basha nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për këtë takim dhe nuk ka postuar asgjë zyrtare në facebookun e vet.
      Cfarë fsheh Lulzim Basha nga ky takim dhe përse ai ka kompleks ta bëj publik? Aq më tepër që ai shoqërohej dhe nga deputeti Strazimiri, i cili nëse ka diçka që nuk shkon “për interesin e SHqipërisë”, në çdo rast ja raporton Berishës. Duke mos folur për atë takim ai fyen dhe miqtë grek që e pritën dhe i rregulluan disa takime gjatë vizitës në SHBA. Ata nuk meritojnë të jenë miq ilegalë të tij, pasi janë personalitete të lobit grek në SHBA. Nëse nuk i respeketon mos i tako, por nuk mund ti takosh me solemnitet në SHBA dhe ta mbash sekret ne Tirane.
      ______________
      Por ajo qe e ben te papranueshme nga shoqeria civile.nga shtypi shqiptar dhe nga intelektuale tip KARDARE apo Pellumb Kurlla te cilet jo vetem tolerojne ne menyre kriminale TERRORISTIN FREDI BELERI por dhe poshtrojne kombin shqiptar

      Ish kandidati për bashkinë e Himarës Fredi Beleri që vjen nga PBDNJ-OMONIA, ka mbajtur disa tubime elektorale në Greqi.
      Në rreshtin e parë kanë qenë ulur përfaqësuesit e partive dhe organizatave ekstremiste greke që promovojnë aneksimin e jugut të Shqipërisë si: Maqis Voridhis, kryetari i partisë Fronti Grek, i cili sot është deputet i partisë Demokracia e Re, gjeneral–lejtnant Stefanos Gjikas, deputet i DR, ministri i shtetit Terenz Kuik që i përket partisë së djathtë ekstremiste të Pano Kamenos, ish deputetin e LAOS, Athanasios Plevris, Harallambos Karafanos, kryetar i shoqatës së Vorio Epirit, Eleni Dhimu, kryetare e Rinisë së Vorio Epirit, etj.
      Strukturë mbështetëse Fredi Beleri ka siguruar edhe nga Konsullata greke në Gjirokastër, të cilët disa herë e kanë takuar në Himarë.
      Pra, e gjithë makineria mbështetëse e Fredi Belerit nuk janë himarjotët, por grupet ekstremiste të politikës greke të cilët janë nxitësit e marrëdhënieve të ftohta midis dy vendeve.

      Çfarë pune kanë deputetët dhe politikanët e Greqisë që fusin hundët në punët e brendshme të Shqipërisë gjatë fushatës parazgjedhore? Kush është interesi i kapuçonëve shtetërorë të Athinës që mbështesin kaq fuqishëm Fredi Belerin, një ish-i dënuar për vepra të rënda kriminale?
      Beleri dy vite u stërvit në Manastirin e Konicës nën kujdesin e Mitropolitit të njohur antishqiptar, Sebastianos. Ai shkoi në Qipro disa muaj në vitin 1994, për t’u stërvitur në kampet ushtarake të sigurimit grek nën kujdesin e kryetarit të MAVI-t, Dhimitri Dhimalezi. Dhimalezi ka qenë agjent i zbulimit dhe kundërzbulimit grek, familja e tij prej 100 vitesh i ka shërbyer agjenturës greke nga gjyshi, babai edhe vetë ai. Për vdekjen e parakohshme të Dhimitër Dhimalezit u fol se e eliminuan për të mbyllur qarkun e grupit terrorist MAVI në vitin 1999, pasi u zbuluan nga CIA dhe agjentura e Shqipërisë.

      Si figurë, Fredi Beleri njihet më shumë për masakrën e Peshkëpisë në Prill 1994 dhe për përdhosjen e simboleve shqiptare në Tetor 2003.
      Ka informacione të besueshme se ish-shefi i shtabit të ushtrisë greke, Frangos Frangulis, i ka siguruar Fredi Belerit njerëzit që ditën e zgjedhjeve do vijnë në bashkinë e Himarës për të shantazhuar votuesit dhe për të krijuar incidente të rënda deri me armë.
      Gjatë këtyre ditëve në Himarë dhe rreth fshatrave janë parë paraushtarakët e Agimit të Artë të udhëhequr nga Robert Hajdis (Hajdhi) nga Lukova. Janë identifikuar edhe njerëz të tjerë që janë të pajisur me armë.
      Vetë Beleri flet një shqipe të çalë dhe nuk di të shkruajë dhe të lexojë rrjedhshëm.

      Fredi Beleri me gjeneral-lejtnant Stefanos Gjikas, deputet i Demokracisë së Re, Maj 2015, Korfuz

      Fredi Beleri me kryetarin e Demokracisë së Re, Andoni Samaras, Qershor 2015, Athinë

      Fredi Beleri me diplomatët e lartë grekë në Tiranë dhe Gjirokastër, Prill 2015

      Fredi Beleri, me ish shefin e Shtabit të ushtrisë greke, gjeneral-lejtnant Frangos Frangulis dhe disa drejtues të organizatave ekstremiste greke, 17 Maj 2015, Athinë

      Tubimi i Fredi Belerit, në rreshtin e parë deputetë dhe politikanë ekstremistë grekë, 14 qershor 2014

      Prill, 1994, Kakavie, Fredi Beleri pranë Mitropolitit të Konicës, Sebastianos

      Fredi Beleri me politikan grek të ekstremit të djathtë, ish deputeti Athanasio Plevris i partisë LAOS të Jorgo Karaxhaferit, shkurt 2015

      Fredi Beleri me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë

      Gjeneral-lejtnant Frangos Frangulis hap fushatën e Fredi Belerit, 17 Maj, Athinë

      Beleri është dënuar nga gjykatat shqiptare për ngjarjet e Himarës në vitin 2003, ku u dhunuan simbolet tona kombëtare.
      Por shtetasi në fjalë është arrestuar nga policia greke në vitin 1994, në tentativë për organizimin e një sulmi ushtarak në repartin e fshatit Peshkëpi në Gjirokastër.

      Ky sulm terrorist i mbetur në tentativë, ishte i dyti pas sulmit të organizuar në po atë vit që njihet si Masakra e Peshkëpisë.
      “Masakra e Peshkëpisë” ndodhi mesnatën e 10 prillit të vitit 1994 në repartin e Peshkëpisë në Gjirokastër, 4 km në thellësi të tokës shqiptare.
      Një komando greke u fut në tokën shqiptare, brenda në kazermën ku flinin 130 ushtarë dhe oficerë, duke hapur zjarr me kallashnikov.
      U vranë oficeri, Kapiteni i Parë Fatmir Sali Shehu dhe 20-vjeçari Arsen Llazar Gjini.
      Në ikje, komando greke e identifikuar më pas me emrin “Pirro i Parë”, rrëmbeu armë dhe municione luftarake.
      Gjykatat greke i dënuan vetëm për “armëmbajtje pa leje”.
      Më pas, këta terroristë të lirë, u panë në Shqipëri në fushata elektorale në jug të vendit.

  2. sarandioti says:

    Mero bene gabiim nuk jane ishpronar por pronar ,keta u cojne certifikat pronsie ne shtepi pushtusave me legalizimet dhe pronarve te ligjshem te bregut nuk u japin as vertetime hipotekore ,rastesi .ti ke pervoj dhe je i mirinformuar per kakomen dhe te falmderojm.

    1. Alpet Blu says:

      Editoriali Laraman i Mero Bazes Për Himarën!

      Ja ku i erdhi radha prapë Mero Bazes që të flasë për Himarën, dmth që të flasë për problemin etnik të Himarës, dmth që të flasë për greqizimin e Himarës, dmth që të flasë për ndërhyrjen e shtetit grek për Himarën si strumbullarin ku lidhet Vorio Epiri me Bregun, ku cicëron greqisht dhe helenisht sorra e zezë Janulla dhe ku ka hedhur edhe çengelat Nikola Kejxh i lobit grek antishqiptar të Amerikës.

      Dhe sa herë që i zë derën kjo temë dhe ka detyrën të shpërndajë mjergull me nga cazë helm për çdo aspekt të agresionit grek për Jugun e Shqipërisë, Meros i zihet goja, fillon bërbëlit, e humb llogjkën e spikatur të tij, bën sillogjizma, dhe arrin deri në absurditete.

      Ata janë të lirë, thotë Meroja për himariotët , po e perifrazoj atë, që të protestojne qoftë si ish pronarë, qoftë si qytetarë që nuk u pëlqen qeveria e tyre, qoftë edhe si grekë nëse ndjehen të tillë, por jo ti përzjejnë të tëra këto, pasi po t’i përzjenë të tëra këto, në vënd të solidaritetit do të zgjojnë emocione etnike, nacionaliste dhe fetare dhe nuk do merret askush me problemin e tyre.

      Absurdi i dukshëm këtu është, më së pari, se sipas Meros, nëse himariotët dalin me kostume laramane dhe i përzjejnë këto gjëra, do ngjallin emocione etnike dhe nacionaliste, por nëse ndjehen grekë dhe zgjedhin të dalin dhe të protestojnë vetëm si grekë, dmth vetëm me kostume greke dhe mundësisht nga ato të kamuflazheve të paramilitarëve vorioepirotë, athere do të zhduken si me magji emocionet etnike, nacionaliste dhe fetare dhe shqiptarët dhe qeveria e tyre do të merret me problemin e “grekëve” të Himarës dhe të ngritjes së flamurit grek në Himarë, që është edhe një nga ëndrat e ekstremistëve të Megali Idheas, ekstremistë të cilët, na informon Meroja, shkaktojnë një bezdi të madhe edhe në Greqi.

      Zoti Mero, mos merr pozat e avokatit të “grekëve” të Himarës dhe, aq më pak, mos merr rolin e këshilltarit të tyre se si të realizojnë axhendat e greqizimit të Bregut dhe popullatave shqiptare të tij. Ata nuk të duan ty për këto role sepse aksionet e tyre politike dhe etnoreligjioze planizohen, orkestrohen dhe financohen nga qëndrat e specializuara të Athinës, me përvoja shekullore të akaparimit të teritoreve të fqinjëve dhe zgjerimit të Greqisë nëpërmjet tjetërsimit të etnoreligjoz të popullatave të këtyre teritoreve.

      Publiku kërkon dhe pret nga ty zoti Mero, si gazetar por, sidomos si shqiptar, të sqarosh se përse dhe nga kush ngatërrohen çpronësimet dhe investimet në Himarë me pretendime etnike dhe religjioze.

      Ky publik kërkon dhe pret nga ty zoti Mero, të bërtasësh dhe të kërkosh llogari se përse një i inkriminuar si vrasës i ushtarëve shqiptarë si Bejleri, jo vetëm nuk është pas hekurave, por lejohet të livadhisë dhe të kandidojë për kryetar bashkije në Himarë si dhe të tundë armë dhe flamure greke ditën për diell në teritorin e Shqipërisë.

      Ky publik kërkon dhe pret nga ty zoti Mero, të marrësh një pozicion të qartë dhe pa ekuivoke ndaj pranisë tashmë 25 vjeçare të Janullatosit në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare dhe të rolit të tij në greqizimin e ortodoksisë shqiptare si pjesë integrale e planit të rrezikshëm të legjitimimit të teritoreve kompakte me etni dhe religjion dhe kisha greke në Jugun e Shqipërisë, për të realizuar autonominë dhe më pas bashkimin më Greqinë të këtyre teritoreve.

      Frazat me gjysëm kuptimi dhe tautologjite e mjegullta të editorialeve tuaj mbi Janullatosin dhe veprimtarinë e tij, mbi ndërhyrjet greke në probleme tërësisht të brëndëshme të shtetit dhe të popullit shqiptar dhe mbi memecllëkun e politikës dhe shtetit shqiptar përballë rrezikut imediat grek ndaj Shqipërisë, janë tashmë një aktakuzë e rëndë për ty, si botues, si gazetar dhe si politolog me lidhje të hapëta dhe të fshehta me qarqe vendim-marrëse shqiptare, qarqe të cilat, me veprimet ose me mosveprimet e tyre, janë përgjejgjës për absurdin grek në Shqipëri dhe për sorrën e zezë Janulla që krokollis në kubetë e kishave ortodokse në të gjithë Jugun e Shqipërisë.

      Komitetit të kamufluar grek të Komunitetit te Himarës, i duhet vënë përballë një Mero prokuror publik gojëmprehtë dhe demaskues dhe jo një Mero belbacuk dhe, aq më keq. një Mero këshilltar se si të bëjnë publikun të merret me problemin e tyre, dmth me problemin se si të legjtimojnë një Himarë etnorelogjioze greke.

      Himara është kristalisht shqiptare, aq sa janë shqiptare këngët dhe vajet e himariotëve, ato këngë të ardhura nga thellësitë e shekujve bashkë me autotoktoninë dhe gjuhën shqipe të tyre.

  3. al paci says:

    Himarjotet ben gabime dhe vazhdojne akoma ti bjene fyellit gabime, deri sa kohe himarjotet te bejne protesta me flamure greke dhe te mbaje fjalime ai qe duhej te ishte ne burke perjet per vrasjen e ushtareve shqiptare, himarjoteve keshtu nuk do tja kuptojne njeri hallet qe kane dhe nuk ka per tjua zgjidhur njeri.

  4. mirjam says:

    E ke zbutur shume Mero. por prape shenjes I ke rene. TE mos hane shume me keto greqizime e palaqizime se do te piqen ndonje gusht per se mbari. Hatri ehste tek sjellja e befte e ketij Edit, qe me 2015 theu tabne dhe fitoi Hmaren nje qyatatr qe nuk thote jam grek. Per dhjetra pale zgjdhje me rradhe, PpDNj behej me PS ose PD dhe fitonte rregullisht. PS dhe PD kane ne ate zone gjithsej 67-74%, pjesa qe mbetet shumicen e ka PpDNj. Hileja e Bollonizimit ishte e tjeshte: lakejte e tiranes ja falnin himaren nje pseudo greku qe ta kishin mire me athinen. me 2003 kur skema thuajse u prish pasi PS perseri foti, u zhgarraviten ca flete dhe PD me gjyqtare e me dreqer arrtiti te anulonte zgjdhjet per te fituar kandidati I koalcionit PD-PpDnj. Rregullisht keshtu deri me 2015. Nuk kam ndonje simpati per Ramen por sa I takon pretendimve greke per Bregun ua ka hedhur ne kosh te plehrave me fjale e fakte. Keta laramanet e Meros jane koalcioni I lakejve qe per 15 vite me rradhe e lane me dhune Himaren nen drejtimin e nje greku te naturalizuar.

  5. andrea says:

    Zoti ,Mero Baze, ju jeni dakort qe njerezit te nxirren jashte nga shtepite e tyre, te mos u jepet tokat , dhe ligjin ta beje mafja e perligjur nga shteti , pse disinformoni opinonin publik duke mos thene te verteten ,

  6. kombi says:

    Nuk mund te bejne ligjin ne kete vend ,ne token shqipetare ca GREKEQIRA TE SHITUR . HIKU KOHA E ANTISHQIPETARIT SALI QEN BERISHES .TE GJITHE KETA ARMIQ I PRET VETEM BURGU.

  7. Ilia says:

    Mero vertet eshte sic thoni ju! Bateri ne dhkarkim e siper te ngjyrave te laramanit!

  8. safo says:

    Mero perghithesisht objektiv, kur vjen puna per Himaren flet marrezira nacionaliste. Asnje here nuk bazohet ne fakte reale. Psh kembana qe i bie Merua kunder Belerit eshte nje tregues. Merua duhet ta dije se kur nje jep pafajesine nje gjykate nuk mund te akuzosh persoonin per nje akuze ka rene! Me civilizim zoto Mero!

    1. tt says:

      Kush ja dhane kete pafajsi atij turku me mbiemer Bejleri qe me mbahet edhe per “grek” Gjykatat e Greqise qe jane me te korruptuara se keto tonat ik ore toc kuklle mos na bej kompetentin ketu ben muuuuuu qe je nga ata b…leperesit 300 mercenare brekdhjere

  9. KORCARI says:

    Kete mut bejleri perse e lene te shije i lire ? Ne greqi Ilia Karelin e rrahen deri ne vdekje sepse vrau nje polic grek te korruptuar, ndersa ky mut ka vrare USHTARE SHQIPTARE NE KRYE TE DETYRES, KA MARE PENG USHTARE SHQIPTARE ME KERCENIMIN E ARMEVE, KA SHKELUR KUFIRIN SHQIPTAR I ARMATOSUR KA QELLUAR ME ARME BRENDA TERRITORIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE , KA KRYER SULM TE ARMATOSUR NE REPART USHTARAK SHQIPTAR . DUKE THIRRUR PARRULLA ANTISHQIPTARE, PRA TE GJITHA KETO SHKELJE PERBEJNE TRADHETI TE LARTE KOMBETARE DHE DENOHET ME PUSHKATIM.

  10. METLAJ says:

    rdhenije me greqin po na ndodhe sic theme qe prushi eshte gjithemon nen hi dhe atje nga pa dija e rrezikut digjen duare dhe kembe Me e keqja eshte se kur isemuri ( paraqitet tek dokoe dhe infermier ( te huajte dhe shteti jone ) ata ne vende qe tja kuroj me pomadea jafute ne uje tenxhete duke e demtuare me teper POR jane femijet e konbit tone qe e ripertije me veten me me te rrinje( kjo nga pjesa e popullit dhe jo nga politikanet)) qe e bejne te exsistojne mundesit e vazhdimsis normale SI dote sillej qreqia jo ne grupimet politike por edhe nje individ po te perkrante shqiperi ne e dime mire

  11. Petrosa says:

    Vellezerve leber te Himares une ju drejtohem me thirrjen per te kuptuar nje here e mire se VorioEpiri eshte nje ender ne diell donkishoteske.
    Greqia ka hyre ne Himare edhe ne luften e pare boterore kur tere Laberia duke perfshire edhe shume himariote kane luftuar kunder grekut qe do gji 190 fhatra dhe vrau e therri qindra civile te pafajshem, ne Hormove e gjetiu
    Greku hyri ne Himare e Shqiperine e jugut dhe perseri iku edhe ne luften e dyte, por himarjotet nuk u bene me ta por u lidhen me Luften Antifashiste shqiptare.
    A duhen shume mend te kuptosh se endrat e Vorioepirit kane marre fund pa lindur akoma, thuajse 200 vjet me pare (komenti im eshte korekt, prandaj ju lutem mos ma hiqni sic beni nganjehwere)?.

  12. DETI JON says:

    Qëllimi Sistematik:
    Pavaresisht Shkalles & Dukjes,
    I Shovinizmit Grek ndaj Shqiperise,
    I Shtetit Grek te te Gjitha Ngjyrave Politike,
    I Kishes Greke dhe Oficer/Majorit Ushtarak te DEAS Greke Anastasios Janullatos;
    Ka qene dhe eshte: Anarkia e Shqiperise, Asimilimi, Grekezimi i Jugut te Shqiperise.
    Pervetesimi i Historise se Epirit te Lashte; Ngritja e Flamurit Laraman Grek ne Trojet Shqiptare.

  13. TROJET TONA says:

    Flamur Autokton Kuqezi me Shqiponje.
    apo
    Flamur Ardhacak blu/bardhe Laraman.

  14. HIMARA AUTOKTONE SHQIPTARE says:

    LARG DUART E QELBURA TE SHOVINIZMIT GREK NGA TROJET SHQIPTARE !
    -të laramashëve epiqirimaties paragogjis sovinistiqis elliniqis ependhisis,
    -të laramashëve anthropos të konvertuar grek për 300 të qelbura evro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje