Gjithë mashtrimet antikushtetuese të Bujar Nishanit

4 Gusht 2016, 19:32Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Por ku qëndron problemi i mashtrimeve të Bujar Nishanit me ligjin?

Në së paku tre raste të ndryshme, Bujar Nishani u referohet ligjeve të ndryshme, por jo të duhurit, për veprimet e tij.

Kështu në rastin e Dibrës, Nishani i referohet Kodit Zgjedhor dhe jo Kushtetutes. Meqë e ka merak Kushtetutën, ajo e përcakton qartë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese, hyjnë në fuqi pas botimit në Fletore Zyrtare dhe çdo gjë tjetër, është thjeshtë një informacion por jo akt ligjor.

Pra nëse ai do ti referohet Kushtetutës, ai ka bërë një shkelje të Kushtetutës duke dekretuar zgjedhjet, ende pa hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës. Por për t’u dukur sikur është në rregull, ai i referohet Kodit Zgjedhor, a thua se zgjedhjet në Dibër janë zgjedhje normale, dhe jo të diktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Në rastin e vendeve vakant, që jane krijuar prej 3 vitesh në Gjykatën e Lartë, ai nuk i referohet ligjit të Gjykatës së Lartë, që parashikon vlerësimin dhe rankimin e kandidaturave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtesi, por thekson se respekton vetëm Kushtetutën. Nëse ai do të zbatonte Ligjin e Gjykatës së Lartë, ai do të kishte plotësuar me kohë tre vakancat dhe gjithçka do të ishte në rregull. Për të justifikuar edhe këtu shkeljen e tij ligjore, ai bën sikur i referohet Kushtetutës. Në gjithë deklarimet që ai ka pasur gjatë këtyre tre viteve për këtë çështje, ai flet duke iu referuar një parimi kushtetues dhe jo ligjit të Gjykatës së Lartë, me të cilin rregullohet vakanca në Gjykatë.

Por ka dhe një rast të tretë, ku ai nuk pyet, as për Ligjin dhe as për Kushtetutën. Ky është rasti i zgjedhjes së zv/kryetarit të KLD. Në këtë rast Nishani nuk i referohet as Kushtetutçs e as ligjit, por pretendon se po zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke e lënë për 3 vjet institucionin pa zv/kryetar. Madje tashmë rezulton se funksioni kushtetues i zv/kryetarit te KLD është  uzurpuar në kundërshtim me Kushtetutën nga vetë Nishani.

Pra kemi tre precedentë të ndryshëm të zbatimit të ligjit nga Nishani. Kur duhet t’i referohet Ligjit Organik, i referohet parimit kushtetues, kur duhet t’i referohet parimit Kushtetues, i referohet ligjit, dhe kur do që të uzurpojë një post siç është ai i Nënkryetarit të KLD, nuk i referohet as Kushtetutës dhe as ligjit, por vendimeve politike.

Përpjekja e tij e fundit për të sabotuar reformën në drejtësi dhe për të prodhuar një skemë politike që të diktojë pushtetin e tij mbi emërimet në Gjykatën e Lartë duhet ndaluar. Shumica duhet të injorojë thirrjet e tij për konsultime politike në këtë pikë dhe të detyrojë Presidentin të zbatojë Ligjin për Gjykatën e Lartë kur vjen puna për Gjykatën e Lartë, ligjin për Gjykatën Kushtetuese, kur vjen puna për vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjin për KLD kur vjen puna për KLD. Ai nuk mund të shpikë referenca ligjore, duke bllokuar sistemin e drejtësisë për pazaret e veta me Berishën. Vendet bosh janë prej tre vitesh në Gjykatë dhe ai nuk ka dashur t’i zëvendësojë, pasi nuk ka pasur kontrollin mbi kandidaturat. Dhe nuk i duhet dhënë ky shans më!

14 komente në “Gjithë mashtrimet antikushtetuese të Bujar Nishanit”

  1. babo says:

    Drejtsia ne dore te kapter Nishanit, idotit te dobishem te Berishes. Zot na ruaj… Qerojeni nga posti kete sakat politik se late name.

    1. Epiriiii says:

      O Zot i Madh, kur do ta Çlirosh vendin tim(se Ne nuk jemi te zoté) nga keta njerez te Djallezuar qe per Pushter, Kolltuk, Ofiqe kane bere Pakt edhe me Djallin. O njerez merni Fatin ne duart tuaja, merni Shembull ng Rugovasit e Kosoves.

  2. aqif tahipi says:

    O Mero nuk besoj se ka shance katundaria qytetare e shqypnise , te shmange zbatimin e reformes Nuland. Natyrisht qe ShBA ju kane lene disa hapesira milimetrike formale (ne forme dhe jo ne permbajtje ) kllouneve shqiptare te politikes ,ku secili luan nje rol te vetin ,per konsum te brendshem politik. Ne kohen e paracaktuar nga zonja Nuland (ShBA ) do shohim se si konfliktuali +konsensuali+ danoci+kryetari qe ka kryetar dhe gjithe te tjeret , sovraniste krenare por te dhjere do i binden Nuland. Kjo ka per te ndodhur ne realitet ,ndersa anal istet ,[email protected] dhe shumellojshmeria e mediatikeve bythelepires te politikaneve do mundohen te na mbushin mendjen per rezistencen dhe trimerine e gjergj elez alive tane. Zgjedhjen me te thjeshte dhe frytdhenese e beri rama ,duke ju njetrajtesuar qendrimit te ShBA dhe BE. Natyrisht qe ky eshte qendrimi i peshkut me te madh (ShBa dhe BE ) dhe si i tille eshte i vetmi qe ata do lejojne te zbatohet.

  3. astrit says:

    Mos i bini ne qafe ketij fakirit sepse ashtu e ka urdheruar Saliu ne bashkepunim me Halimin dhe Bylykun.

  4. emilio says:

    Mero, nuk u lodhe duke shkruajtur per nje dordolec ? Per nje njeri fare pa vlera dhe krejt te pa dobishem ? Kot qe lodhesh , ai eshte fare pa personalitet dhe nuk I bejne pershtypje fjalet e tua. Na shkruaj pak per hajdutin me bllok, per zoterine 700000 euro. Per ujkun qe ka veshur lekuren e deles.

  5. Emigranti says:

    Ky soi presidenti, qe diten qe saliu e emeroi president, pa konsesus me opoziten me 71 vota, ka qene dhe mbetet jo vetem i mangut juridikisht, pore gafat e tije dhe qendrimi i njeanshem ne fafor te PD dhe ne dem te demokracise dhe mazhorances se sotme. Mjerishte, qe mazhoranca e ka lene ne krye te detuyres, kete soi, qe ne mjafte raste e i ka turperuar shqiptaret, kudo ku jane.

  6. Sex and the city says:

    E ka frustrim seksual kete mungese ekuilibri, odeta merru me hallin e burrit moj, mos shif vec veten

  7. Franci says:

    A ka familjare dhe njerez te afert ky dordolec qe ti flasin.Nuk e shikojne ata qe Berisha e ka kthyer ate ne nje LOLO !

  8. dash says:

    Keq e mosmekeq me keta presidentet ne..si s’doli njeri i sakte,se mos me kryeministrat e ndritem…(akoma nuk i kam hequr shpresat te ky i fundit,jo per ndonje gje Po s’kemi tjeter per momentin).Te pakten te beje sitemin e drejtesise ,shume i rendesishem per mbarevajtjen e ekonomise…

  9. Fieraku says:

    Mero i di te gjitha , nuk le pa shkruar budallalleqe

  10. demo says:

    Kur nje lolo e vendos veten ne krye te puneve per te prishur pune,atehere ai nuk eshte me lolo. Lolo eshte shumica qeverisese me 1 miljon vota,qe nuk di te perdore vullnetin e qytetareve,qe ka arritur ne ate pike sa ta qorrollepse kapterri me tre pseudonime.Ne kete rast do te doja te kisha kryeminister Mero Bazen,qe ja tregoka mire kompetencat.O Edi tryfyli! Te pakten nxirri ne reforme juristat qe mban dhe rrogen e tyre jepja Mero Bazes!!!

  11. Mentari says:

    Kush duhet zbatur me pare Ligji I Parimit te Kushtetutes apo Vendimi I Gjykates se Larte? Natyrisht Ligji I parimit te Kushtetutes,kjo I mbyll te gjitha argumentat qe ka Baze “Eksperti” me Presidentin.Gjykata e Larte nuk eshte gje tjeter vetem se nje Zberthyese dhe Interpretuese e Ligjeve te Kushtetutes dhe asnje gje tjeter as me shum dhe as me pak. Lere Presidentin rehatse eshte I vetmi president pozitiv dhe active ne mbrojtje te kushtetutes se Republikes tone qe deri me sot asnje tjeter nuk k qene me I afte se ky qysh prej vitit 1939 e deri me sot.Edhe nje mandate tjeter per zotin Nishani,e meriton dhe besoj se do te zgjidhet perseri sepse Ilir Floriri (Mafiozi) eshte gati te vjedh karriken e presidences shqiptare dhe atehere do tejet katastrofa me e madhe antishqiptare.

  12. pjatalarsi says:

    Nje njeri asnjanes kupton nga ky shkrim i shkurter se ligjet ne Shqiperi jane corap dhe ne kundershtim me njeri-tjetrin, si ligjet e zgjedhjeve dhe kompetencave te caktuara, por edhe ato themeltare (kushtetuese), biles keto te fundit me mangesira. Nga kjo vetevetiu del se shkrimi eshte i njeanshem, pra tendecioz, gje qe e provojne edhe komentet pasuese te publikut pa njohuri ne jurisprudence, gje qe duhet ti jepte autorit (Bazes) vetreflektim ne permbajtjen dhe qellimin e shkrimit te tij! Po te llogarisim se ne gazeten e tij (Bazes) nuk eshte botuar es edhe nje shkrim qe kritikonte reformen ne drejtesi (te tille ai ka marre disa), kjo tregon se demokracia per ‘te dhe gazeten e tij eshte nje fjale goje. Mjere ky vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje