Tre “Nishanë” për të njëjtën punë

3 Gusht 2016, 20:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Bujar Nishani ka tre qëndrime të ndryshme në raport me Kushtetutën, për të tre dekretet e tij kohët e fundit.

Qëndrimi i parë ka të bëjë me ligjin e “dekriminalizimit”. Ligji u miratua në Kuvend, një ditë pas ndryshimeve kushtetuese. Ligjin e “dekriminalizimit”, e kërkoi një ditë më pas PD, me shpresë se Partia Socialiste do kapej formalisht pas Kushtetutës dhe nuk do ta pranonte por do ta shtynte për dy javë. PS e pranoi dhe ligji u miratua nën arsyetimin se Presidenti e kishte deklaruar më parë hyrjen në fuqi të ndryshimit kushtetues ditën që do miratohej. Kjo nuk është ligjore, por është një rast kur konsesuesi politik shkel mbi Kushtetutën.

Rasti i dytë ishte me ligjin e “Vettingut”. Duke iu referuar precedentit të “dekriminalizimit”, ndërkombëtarët dhe socialistët kërkuan që “Vettingu” të miratohej më 27 Korrik, nën precedentin e mëparshëm të miratimit të ligjit menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese të 21 Korrikut. Këtu Presidenti ndryshoi qëndrim dhe iu bashkua qëndrimit të PD, për të respektuar afatet kushtetuese. Madje për ta bërë dhe më të qartë qëndrimin e tij kundër, u mendua dhe ndonjë javë në “shezlong”, derisa e firmosi me qëllim që të shtynte afatet.

Ky i djeshmi është qëndrimi i tretë. Gjykata Kushtetuese ka lënë në burg Shukri Xhelilin, çka lind nevoja për zgjedhje të reja në Dibër. Vendimi i Gjykatës është publikuar onlinë më 1 Gusht, por ende nuk ka dalë në Fletoren Zyrtare. Neni 132 i Kushtetutës thotë qartë se: “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”. Botimi online apo deklarimi me gojë, janë thjeshtë për qëllime informuese dhe jo ligjore.

Por Presidenti jo vetëm që e quan të ligjshme këtë, por është i çuditur, se si guxojnë ta kritikojnë për qëndrimin e tij.

Tani kjo puna që t’i thuash Nishanit “e bën se të thotë PD” është bërë bozë. Po aq banale është bërë ta trajtosh si budalla, ngaqë mban tre qëndrime të ndryshme për të njëjtën procedurë.

Zgjedhjet në Dibër për t’u bërë kanë, dhe nuk u prish puna dhjetë ditë më herët apo më vonë.

E vetmja gjë që prish punë dhe që nxjerr zbuluar PD dhe Nishanin në këtë histori, është se vetëm për ligjin e “Vettingut”, ai përdori procedurat kushtetuese për ta shtyrë dhe për të ndihmuar PD të mos detyrohej të shkonte në seancë për ta votuar. Bëhet fjalë për ligjin që PD tashmë ka rreshtuar nja dhjetë kundërshti që lidhen me faktorin ndërkombëtar dhe që nuk ka ndërmend ta votojë, edhe pse mund të mos ia dalë pasi duhen vetëm 84 vota.

Nishani u kujtua për afatet dhe procedurën kushtetuese vetëm për të shpëtuar PD nga “Vettingu”. Tani duhet të zgjedhë, kë precedent duhet të mbroëj, këtë që po bën me Dibrën dhe atë që ka bërë me “dekriminalizimin” apo atë që bëri për të shtyrë  votimin e ligjit të “Vettingut”? Se duket sikur janë tre “Nishanë” për të njëjtën punë. Jo për gjë, por nëse i qëndron kësaj që bëri dje, le të mbledhë Kuvendin nesër e të miratojë “Vettingun”. Të paktën e shkel që e shkel Kushtetutën, ta shkelë për një qëllim të mirë, jo vetëm kur i duhet PD.

14 komente në “Tre “Nishanë” për të njëjtën punë”

  1. pellumbi i rrefenjave te marikes says:

    Te lexosh bemat e Nishanit ,Bashes,Berishes,Frangajt,Imamit e company ne artikujt e Meros te krijohet pershtypja (dhe ashtu eshte vertet) se jemi te pushtuar nga kjo bande kriminale…
    Por ajo qe e shton pesimizmin jane tre faktore:
    1-Ndryshimi i pushtetit ne 23 qershor 2013 nga nje revolucjon modern ne vota per rrezimin dhe denimin e dyshes kriminale te Berishajve ,ka kohe qe eshte kthyer ne nje tallje makabre ku duket sheshit : tradhetia (impotenca biblike) e Edi Rames,mashtrimi kriminal i Ilir Muetes dhe hipokrizia 25 vjecareve e rajersoneve,wolfartet,sequite,arvizute dhe deri te Lu-te qe po prezantohet qe ne fillim si nje kripto- berishist
    2-Presioni i lexueshen i nderkombetareve ndaj dyshes Rama-Meta qe jane “urdheruar’ te bejne cdo reforme ne ate vend me perjashtim te nje detyrimi : Te mos preket asnje fije floku banda kriminale bash-berisha pra po kryhet nje poshtrim kombetar nga nderkombetaret duke mbrojtur nje bande me cdo cmim..
    3-Shoqeria civile dhe posacerisht mediat (ku perfshihet dhe zoti Baze) jo vetem qe po shplajne trurin e atij populli non stop 24/24 ore por nuk po shikojne qe operacjoni per rrezimin e Edi Rames nga perbindeshi Berishe ka filluar ne menyren me agersive te mundeshme duke na kujtuar 1991,1997,1998,2005,dhe 2011 dhe le te permendim disa sekunenca pikante:

    a-Dalja para 4 ditesh ne parlament e Ujkut Berishe ne paralmentin e Deleve duke kercenuar me jete direkt ministrin Tahiri tregon se Ilir Meta eshte nje kale i ndyre troje dhe Edi Rama nje frikacak legjendar…pa permendur deputetet dhe ministrat qe lane vetem ne balte zotin Tahiri parr krimineleve me kollare dhe atyre mamurrazakeve kanibale te rruges
    b- Dalja e Edi Palokes dhe Shkullakut ( cfare fytyre dhe mbiemri i frikshem) duke deklaruar se Ministri Tahiri ka lidhje me krimin dhe bombat jane lufte bandash qe i perkrah ministri tregon se shteti shqiptar jo vetem ka rene por kane filluar hijenat te ushqehen me qeverine e vdekur.
    c-Takimi i ambasdorit te ri Amerikan Lu me kriminelin Berishen per te zgjidhur “ngercin” e krijuar vecse nga ky perbindish tropoje ka lene me goje hapur dhe me proamerikanin ne Shqiperi dhe nuk ka nevoje per koment…kaq budallenj na dine keto nenpunes qe gabimisht i quajme ambasadore ?
    d-Tellalli qe foli dje nga zeri amerikes (ik) per hapjen e dosjeve ka bere nje xhest me te shemtuar se ikja e tij tragji-komike ne france ne 1990….Kush e urdheron kete shkrimtar ( te madh) qe te hape dosjet e boshatisura te sig. shtetit dhe te mos kerkoje dosjen e sherbimevet te huaja dhe te mos kerkoje hapjen e dosjes kriminale te berishes dhe bibereve per 1991,1996 dhe me rradhe ?
    e-Fletushkat-trakte te debatikaseve te tropojaneve te Vlores per rrezimin e qeverise Rama eshte nje tregues se Sali serbi qe eshte dirigjenti i tyre ka kaluar ne paranoje por e keqja eshte se kjo paranoje mbeshtetet nga shume kamikaze berishiste qe te kujtojne ISIS-IN e kalifatit te tropojes
    f-Akti terrorist i talebaneve ne fshatin Ferras ku salibanet sulmuan autokollonen e ndihmave humanatare dhe ministrat e qeverise nuk ndodh as ne Sudan me Boko Harram..
    g-Perversiteti me i madh ndodhi me dy PS-ista te rrjedhur si Blendi Mane dhe Ben Blushi qe po sulmojne “socjalistet frikacake” por..duke firmosur rregullisht rrogat e majme te Edi Rames nje si drejtor dhe tjetri si deputet..pra kur jane kundra keto “te shtepise” cfare duhet te mendojme me qindra mijra te pakenaqur me impotencen e Rames..qe po ben harakiri
    gj-ky qendrim i trefishte i diteve te fundit nuk ben me pershtypje ai po luan 100% rolin si nje manekin i berishes..dhe manekinet nuk shahen ..
    —————
    dhe tani nje lajm i minutave te fundit:
    Ne gazeten Dita u shfaqen komentet per nje artikull te zotit Pellumb por u fshine si dikur flete rrufete me spec qe viheshin e ne kohen e enverit…..Imagjinoni hiqen komentet nga gazeta Dita qe mbahet me e mira e shtypit shqiptar….komentin e vazhdon e lexuesi..

    1. Sula says:

      O Pellumbo..po qenke i palodhur more.. Sa mllef paske ndaj Berishes more. Ngele duke shkruajtur komente si romane. Te pellcash, dosjet do hapen dhe e para ka per te qene e jotja. Edhe ne e ke zhdukur te njohin te gjithe se kush je.

  2. Azio says:

    Z.Mero
    Ti ke shume te drejte me analizen qe ben.por Nishani eshte mishan.
    I shkreti ben ate qe I thone Sala dhe te tjeret te p d.
    Kam patirr te drejte kur thashe se ne shqiperi nuk ka president.

  3. babo says:

    Me fantazem president se Bujar Nishani s’ka per te pas ndonjehere shqiperia. Jo se prisnim qe do vinte ndonje gjeni, profesor apo intelektual – qe te zgjidhej kapteri me i bindur i PD-se President – turp.

  4. Gimi says:

    Mero si eshte e mundur qene gazeten tende nuk ka as dhe nje lajm per
    Kryelajmin e dy diteve tw fundit per pasurine perrallore te kryeprokurorit. Ne cdo vend te botes ky do te ishte nje lajm qe do dominonte te gjitha mediat madje edhe shoqerine civile ndersa ketu tek ne te gjithe heshton. E ngjashme me superskandalin e vdekjes se pese pacienteve tek i vetquajturi spitali amerikan

  5. Briklona says:

    Eeeee, sa ta marim vesh ne kush i mbron keta “burra shteti”” dhe ” yll ne ngjitje” Shqiperine e ka mare lumi dhe e ka perveluar zjarri.
    I zente mallkimi i nenave shamizeza te 97!
    Izente mallkimi i jetimeve te 21 janarit
    U pervelofshin dhe hedhshin ne ere femiet e tyre, ashtu si femijet e Gerdecit!
    Mund t’i pergjigjet dikush popullit shqiptar si shpetuan kata kriminele?
    Prandaj dridhet e perdridhet edhe b… e Jarit !

    Mire ja thua i nderuar Mero, por ti e di me mire se ne se kush e mbeshtet, pervec genjeshtrave qe thote.

  6. alphade says:

    Tre ”Nishane” nga nje ane , me nje nane, me syte ne hene ….!!!

  7. altini says:

    O mero gazetari,
    Po pse o gazetar nuk flet fare per drogen-hashashin e Tepelenes?
    Na ke zhgenjyer fare…

  8. joel shkodra says:

    E di qe nuk kane rendesi per ty, o Mero (e per gazetaret e tjere), gabimet gjuhesore, por, te perseritura, te kritikuara, te shpjeguara, tregon se nuk i kupton (kuptoni) ose se jane rrenjosur aq thelle ne “gjuhen” tuaj, saqe duhet shume kohe qe te shrrenjosen. Peremri pyetes “kush?” (i,e kujt; kujt, ke, prej kujt) perdoret vetem per njerez, prandaj nuk mund te thuhet “ke precedent”, por duhet “cilin precedent”. Aq me keq se ketu e ke perdorur si mbiemer.
    Me te mira e mos kini turp ta botoni. (Ta pakten une nuk perdor fjale te ulta e te pista, siç botoni pa kursim).

  9. joel shkodra says:

    E merrja me mend se nuk do ta botonit komentin tim. Nuk i pranoni kritikat, sidomos kur jane gjuhesore, sepse tregojne nivelin tuaj. Te shohim a do ta botoni edhe kete. Nuk kam shprese.

  10. logjika says:

    Po sikur ka nje ligj tjeter kushtetues qe kur shkel kushtetuten presidenti, shkarkohet. Kush duhet ta shkarkoje dhe pse s’behet, por vazhdojme me e lagu s’e lagu? Kush duhet ta mbroje kushtetuten tjeter? Ne qoftese nuk e zbatoni mos u zini me ne goje dhe caktoni Nishanin ne vend te kushtetutes.

  11. Shqupi says:

    Solidarizim me Presidentin “Bujari ju Degjon”

    Ne anetaret e klubeve te asociuara te SHQUP-it:

    “Klubi i ‘anal’-isteve homoseksual social-politik” dhe “Klubi-Ec përpara të çafsha ballin”, solidarizohemi nje zeri me qeverine teknike te kryeministrit Rexhep Mejdani, i cili sakrifikon shume nga dinjiteti i tij(Xhepi eshte shume me dinjitoz kur shetit qenin e tij neper Tirane se sa kur flet broçkulla).

    Me kete rast i bejme thirrje KryeKa..t te PD, Lulëzim “Barba FondoSchiena”, qe te zgjohet nga gjumi qe e ka zenedhe nen shembujt e patjetersueshem te Mareshallit tone legjendar, te beje nje “pastrim on xheneral”(sikurse Prefekti i Tirones-Qazim Mulletja) ne rradhet PD.
    PD duhet te pastrohet nje here e mire nga tradhetaret e shitur te Koka e Meduzes-Rama. Me poshte listat e anetareve te solidarizuar, sipas klubeve:

    A)Lista e anëtarëve të “Klubi i ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”:

    -Kryetari -Arkitektit popullor, i shpifurit – Fatos Lubonja,
    -Nën Kryetari- Ironikut lolo-president i republikes – Artan Hoxha,
    -Sekretarja-Bukuroshja e fjetur e TV AGON – Sonila Meço,

    Anetarët e asociuar:
    1) Pinjolli i klanit Kapo(Berisha) – Andi Bushati,
    2) Orangotangu – Armand Shkullaku,
    3) Injoranti noterik -Çlirim Peka (Alias Çim Peka),
    4) Akadem-iku që çalon -Artan Fuga,
    5) E Dhirta- Desada Metaj,
    6) Pinjolli i padenjë i familjes-Artur Zheji,
    7) Sindroma “Bari Falliu”, Star Rakia-Ylli Rakipi,
    8) Haleja alla turka – Frrok Çupi,
    9) Bejtexhiu shakaxhi-Andi Bejtja,
    10)Përç Shkrimtari –Preç Zogaj,
    11)Katundar Hamza Çili- Alias Henri Çili,
    12)Kaçi i zi që Thyen Kafkave-Pushti politik i Ramizit dhe Saliut-Kastriot Islami,
    13)Komunisti Antikomunist-Sindroma “Rrudhat e Ballit”- Bari Falliut(Alias Fari Balliut)
    14) Junior Sali-konia e oborrit te SaliQënit- Ervin(jo Edvin)SaliHani,
    15)Qemal (Sagajava)Sakajevo-“Tigri” i sgurimit, lecca culo i oborrit-Alias Qamil Sakajeva

    B) Lista e anëtarëve të “Klubi-Ec përpara të çafsha ballin”

    -Kryetari i klubit “Bujari ju dëgjon”-Bujar Nishani,
    -Nën Kryetari- “Toqja që qesh”-Arja Çani ,
    -Sekretarja-“Kape për leckash, qite jasht”- Jozefina Topalli(Çalamani), dhe

    Anëtarët e asociuar :
    1) Fytyra e vrenjtur, me sy të vegjël”, pushti politik- Oerd Bylyk(Kiçi)Bashi,
    2) Fytyra e qeshur”, pijedashësi – Arben Ristani,
    3) Dy-pllom-ati i tredhur”, miku i Sypeshkaqënit-Aldo Bumçi,
    4) Tutto muscoli, niente cervello”-loloja i oborrit-Flamur Noka,
    5) Arkitektit popullor” – i shpifuri – Fatos Lubonja,
    6) Njëkërcu në Londër” – Njëpllomati – Gjol Berisha(Alias Mal Berisha),
    7) Merre me lëng, se mishi mbaroi”- Sqapi -Agron Gjekmarkaj,
    8) Mendja e madhe e keqja e të zot”- Veshëgjati – Besnik Gjongecaj,
    9) Bukuroshja e zgjuar”-E para e K.ç.k. -ve – Grida Suma(Duma),
    10)Gazetari dhe ’Anal’-isti i pa arritshëm shvejkjan -Genc Burimi,
    11)Derri i butë ha në dy hale”-“KokëTuli”- Genc Gjokutaj,
    12)Po me urën ç’patën?” “Kalorësi i fytyrës së Vrejtur” -Alias Nic RedBlack- Kreshnik Spahiu,
    13)Dhallë dhallë moj bukuroshe, unë hidh ujë ti po Bardhoshe”-Bozaxhiu i oborrit- Adriatik Llalla
    14)I vogël Artist, i rritur Qeros Lecca Culo”- Pistolero i oborrit-Genti Strazimiri.

    Megjithese nuk jane antaresuar akoma ne klubet me siper, , jane solidarizuar me ne kandidatet
    per tu anëtarësuar:

    -Edi Paloka, -Eduard Halimi, -Sherefedin Shehu, -Albana Vokshi, -Jonida Tabaku, -Luçiano Boçi,-Enkeled Alibehaj, -Genc Ruli, -Fatmir(Çami)Mediu.

    Në emër të klubeve:
    Presidenti i Nderit i të dy Klubeve:
    MARESHALLI-Kashei i pavdekshëm-SALI

  12. dash says:

    Eshte rrenjqethes komenti yt “PELLUMBI I RREFENJAVE…” Por me e keqja eshte se me duket se ke te drejte…

  13. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nje Nishan kemi,por kur ja kerkon Berisha, vepron me Maliqin,kur ja kerkon Rama vepron me ligjin !
    Pa personalitet,100% paterice e Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje