Shtyjeni dhe pak linçimin, se s'ka lezet!

31 Korrik 2016, 19:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Artur Zheji është i dobishëm këto kohë. Prej tij kupton jo vetëm çfarë mendon Basha, çfarë hallesh ka ai, çfarë e mundon e çfarë nuk thotë dot, se i vjen zor,  por dhe çfarë do të bëjë, por që e ka të vështirë ta bëjë. Ka qenë veçanërisht i dobishëm në betejën për mosmiratimin e reformës në drejtësi, ku qartësonte çdo skenar përveç atij të miratimit duke luftuar për perspektivën e një koalicioni mes PD dhe LSI, më shumë se të dyja bashkë.

Por kryedobia e tij mbetet fakti që ai nuk i fal ata që u bënë shkak për t’u dorëzuar Lulzim Basha dhe që sipas tij janë disa deputetë të Partisë Demokratike, që ishin gati të votonin reformën. Ai po bën thirrjen, që nuk guxon ta bëjë dot Basha me zë të lartë. Po kërkon të linçohen!

Ky nuk është ndonjë lajm i ri për PD. Nuk do jenë as të parët dhe as të fundit. Nuk është as ndonjë problem politik për vetë ata, pasi e dinë që do linçohen.

I vetmi problem këtu, është për PD dhe sidomos për Bashën në këto momente. Ai duhet të ndalojë njerëzit e vet, që çdo bisedë private ta bëjnë publike, sidomos kur vjen fjala për linçimin e kritikëve të tij, në lidhje me reformën. Jo se përkeqëson marrëdhëniet mes tyre, por ai akoma nuk ka mbaruar “festën” e fitores së miratimit të reformës, dhe po kërkon të linçojë të vetmit deputetë që ishin pro reformës në PD me zë të lartë.

Të gjithë e dimë se ata ia prishën gjakun Bashës, e detyruan të gjunjëzohej dhe të firmoste, i nxorën bojën para ndërkombëtarëve, dhe u bënë baza e formulës hibride të zonjës Nuland, pasi i kërkuan asaj përmes ambasadorit Lu,  atë formulë që ajo solli, që të shpëtonin nderin e PD. Të gjithë e dimë se ajo që ndodhi krijoi një krisje të fortë në PD, që nuk ka për t’u ngjitur, por problem nuk është tek fati i tyre. Burrat dhe gratë e fortë, e zgjedhin vetë fatin e tyre. Problemi është që PD ta shtyjë linçimin së paku dhe disa muaj, sa të miratohen këto ligjet e reformës, që të mos duket sikur mezi priti të ndëshkojë ata që janë pro reformës. Se realisht nuk e ka inatin me ata për reformën, por diku gjetkë. Se pastaj do ta ketë më të vështirë t’i thotë zonjës Nuland, që përjashtova nga PD disa albanofobë që donin të cenonin sovranitetin, apo broçkulla të tjera nga ato që ai thotë pa pasur shumë turp.

Në këtë pikë Lulzim Basha duhet të kujdeset që së paku të duket i qetë dhe ta mbajë brenda vetes inatin, se dhe një vit gjë është, erdhi sërisht koha e listave dhe mund të mos i fusë më.

Por siç e thashë, ai realisht nuk është aq shumë I hidhëruar nga mbështetja e tyre për reformën, sa të bëjë si Erdogani duke prerë koka pas “grushtit të shtetit”.

E dimë që nuk e donte reformën, e dimë po ashtu se tentoi ta përdorë atë për të hedhur bazat e një aleance politike me LSI, dhe mbi të gjitha dimë se këta katër a pesë deputetët, më shumë se sa pro reformës i urren se nuk do t’ia japin dot votën për ndonjë qeveri pakice të mundshme me LSI. Kjo është e qartë dhe kam frikë se në këtë pikë ka më shumë se katër-pesë deputetë brenda PD. Kjo i bën nervozë të gjithë, pasi dobëson fuqinë shantazhuese të Bashës kundër ligjeve të reformës, dhe e bën atë të pafuqishëm.

Zheji po ashtu i urren këta deputetë më shumë për këtë gjë, se sa për dëshirat e tyre pro reformës. Ato po linçohen për t’i detyruar të thonë “Po” ose “Jo”, pikërisht për këtë skemë dhe jo më për reformën, pasi për atë formalisht duhet të gëzohen të gjithë.

Basha thjeshtë duhet të flasë për  këtë çështje dhe të sqarojë njerëzit e PD dhe ashtu siç e ndau PD “pro” dhe “kundër” reformës, të tentojë ta ndajë “pro” dhe “kundër” LSI. Mund të jetë e dhimbshme, por është më e ndershme se sa thirrjet për linçim.

8 komente në “Shtyjeni dhe pak linçimin, se s’ka lezet!”

  1. aqif tahipi says:

    Mero ,per ne votuesit e ps ka dy momente te kenaqshme ne keshillat e thurit ,per aleatin konsensual lylin. Mendoj se pedeja me kursin e shkrirjes qe ka nisur me te majten (konsensuale ) do dale parti e trete ne 2017.Nese lyli tenton te lincoje deputetet proamerikane ,qe bene te mundur miratimin e reformes nuland do sjelle percarjen e pedese dhe eksodin e dyte drejt lsi ,pas atij qe pame ne 2013 . Deri tani ketij pllani te thurit + lulit ,po i prishin pune deputetet proamerikano europiane te pedese.

  2. Endri says:

    Deputetet qe duken ndryshe nga llumi I PD duken te jene :
    MAJLINDA BREGU
    ASTRIT PATOZI
    GENC RULI
    Te tjeret Jane te gjithe aq lum saqe edhe keta te tre te duken te ndotur.

    1. Grigor says:

      Ne vend te Genc Rulit duhet te vesh Eduard Selamin. Neqoftese Selami do behej kryetari i PDse mbas Lul Bashes une do hyja ne politike me PD per t’i bere oponence Edi Rames sepse besoj qe Selami do krijonte nje opozite serioze per te cilen ka nevoje vendi yne. I zoti ai qe do nxjerre Berishen nga politika.

  3. andromeda says:

    O Mero! Po ç’i jep kaq shumë vlera zhulsit të gazetarisë sonë, Artur Zheji.Lëre të gjorin të fitojë ca para se i duhen për bixhoz.

  4. ALBAN DEGA says:

    OPINIONE :
    KULAC… PO ME KE !?

    -… Me ata qe njohin dhe perdorin
    vetem gjuhen e kerbacit. !?

    – Ata rrejne edhe babain e rrenave
    Nastradinin….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryetari i Kuvendit te Shqiperise Zoti Ilir Meta deklaroi perseri me 21 korrik ” duhet te kemi konsensus”!
    Jam plotesisht dakord me qendrimin e tij.
    Gjithnje konsensusi, mirekuptimi, marreveshja, pelqimi eshte rruga me mire per zgjidhje te cdo problemi ne familje, shoqeri… shtet e mbare Boten !
    ” Nga lufta midis vellezerve humbasin te gjithe ” ka thene filozofi mendjendritur i kombit shqiptar Akademiku i shqiptarise Rexhep Qosja!
    Nga luftat civile jane shuar fise, qytete… shtete!
    Nga luftrat Boterore eshte tronditur mbare Bota .
    Lufta dhe dhuna, kacafytja dhe perplasja jane nena e te gjitha te keqijave!
    Ky eshte realiteti universal….
    Po realiteti i Shqiperise !?
    Cka thone sot nuk e thone neser.
    Cka pohojne sot e mohojne neser.
    Cka e miratojne paradite e mohojne pasdite !
    Cka e ndertojne diten e cartin naten tamam si tek Legjenda e Rozafes!
    Aga e rrejne edhe babain e rrenave Nastradinin !
    Ata nuk kane konsensus me vetveten.
    A mund te kete konsensus me njerez qe nuk kane konsensus me vetveten!?
    A mund te kete mirekuptim me persona qe nuk kane mirekuptim ne partine e vet!?
    A mund te kete pelqim me individe qe nuk kane pelqim me veten e vet, me popullin e vet . me aleatet strategjike dhe miqte e sprovuar te popullit, te shtetit e kombit te vet !?
    A mund te kete konsensus me kete “bande gangsteresh”!?
    A mund te kete konsensus me “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
    Askush nuk don nje reforme te miratuar ne menyre te njeanshme! Askush!
    Eshte Kushtetuta e Shqiperise jo e Edi Rames apo Sali Berishes, Ilir Metes apo Fatmir Xhafes, Ylli Manjanit apo Oerd Bylykbashit, i cili e ka aq frike gjuhen anglo- amerikane sa gjyshi i tij ish- shef i SS “Rrezikun angloamerikan per Shqiperine”!
    Ishalla Berisha, Basha, Strazimiri, Bylykbashi nuk nxjerr si kusht te ri per miratimin e ligjeve te saj futjen e cirilicave te RIA-s ruse e BIA-s serbe !!!
    Konsensus, konensus me cdo cmim e me cdo kusht !
    Vecse edhe te ikish si kryetar Kuvendi “nese votohet me shantazhe dhe presione ndaj deputeteve” ne keto momente historike e jetike per shqiptaret e Shqiperine nuk mund te quhet konsensus!
    Shantazhi eshte shantazh, edhe kur behet me qetesi e dashuri !
    Ndaj si vella i nje gjaku e i nje gjuhe ju lutem qe ne emer te Atdheut, te Bijve te tij, te Shenjtores Shqiperi dhe Shpirtit atdhetar shqiptar, deshmoju shqiptareve dhe Botes se Ilir Meta ishte, eshte dhe do te mbetet “Buldozeri” i politikes shqiptare, percaktori i saj !!!
    Pse i drejtohem pikerisht Ilir Metes!?
    Sepse asnje politikan Shqiptar nuk e ka provuar si ai ne mishin dhe shpirtin e tij kerbacin e gangstereve dhe nacalnikeve te Gazidedes dhe bosit te tij! Ne lulen e rinise!
    Shqiptaret dhe Shqiperia kane me shume nevoje se kurre per buldozere jo per destroyers, per ndertimtare per shkaterrimtarit, jo per rrenimtare!
    Uashingtoni e Brukseli kane sot me shume nevoje se kurre per to !
    Jo per vete… Per ne miqte dhe aleatet e tyre!
    Jo per 8 per qind te shqiptareve qe e kane marre peng drejtesine e ligjin, mbare Shqiperine me impunitetin e tyre, me kusarine e tyre, me vrastarine e tyre , me korrupsionin e tyre qe nuk njeh fund e ane !
    Per 92 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen ne Drejtesi !
    Jo per 5 per qind te shqiptareve antishqiptare e antiamerikane, antiperendimore!
    Per 95 per qind te shqiptareve qe e duan Ameriken e Perendimin !
    Ua kemi pru ne maje te hundes me mashtrimet e poshtersite, me hajnite e maskaralleqet, me kusarine e vrastarine tone, me piruetat e hedhjet dege me dege!
    Ua nxorem gojen mbrapa veshit!
    Ua qitem qumeshtin e nenes nga
    hunda!
    Ata e duan gjithe kulacin vetem per
    vete!
    Ata njohin dhe kuptojne vetem
    vetem gjuhen e kerbacit !
    Enough it’s enough! Boll me!
    Sot!
    Neser eshte vone!
    Neser eshte kurre !

    1. Petro says:

      Nje koment qe fillon ketu dhe mbaron ne maje te thanes- thote populli.O Alban! Bjeri shkurt, apo s arrin deri ketu:Kjo eshte vepra e rradhes e trashegimtareve te legjendares qe lindi me mami serbe me 1941.Baballaret dhe gjysherit e ketyre qe vendosin sot, pa perjashtim, zbriten nga malet gjoja si clirimtare, dhe u shndrruan papritmas nen mesimet e gjeneralsimiit Tito dhe Stalin ne roberues te gjysmes se popullit.Dashuri me serbet, pastaj me ruset, pastaj me kinezet, pastaj me forcat e veta (me ne krye injorantet lopcare, teneqexhinj, kovace, shofere etj etj) qe e cuan vendin ne zgrip te ekzistences.Pastaj nje manover dinake per te shpetuar veten, per te rrembyer pasurine dhe me tej.Beje keshtu analizen dhe pastaj nxirr perfundimin.Ata jane pa dallim pjella te se keqes.Mjera ne,- thoshte nje personazh i romant “Qyteti i fundit” i Petro Markos.

  5. Ben Dibrani says:

    Luli eshte kukull dhe si i tille nuk mund te kete ndjenja, as urrejtja, as dahsuria, e aq me pak hakmarrja nuk mund te jete e tij. Ai thjesht percjell ato emocione apo ide qe i rregjistron “ustai”. Ai eshte problemi deri ne vdekje.

  6. ALBAN DEGA says:

    CKA NUK PJELL MENDJA E DJALLIT! ?

    – NESER AKEKSANDER FRANGAJ MUNDT’NA NXJERRE SHTATEZENE EDHE AMBASADORIN LU!!!!

    – NGA ALBAN DEGA, NJU JORK

    KLANI MEDIATIK NE MBROJTJE TE KLANIT POLITIK, JURIDIK, KUSAR E VRASTAR ANTISHQIPTAR E ANTIAMERIKAN
    KLANI LINDI NGA KUSARIA DHE MASHTRIMI, KORUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR…
    TE GJITHE DERRAT THOTE SOVRANI NJE FECKE KANE…
    ASHTU DHE KRIMINELET POLITIKE..,, EKONOMIKE, MEDIATIKE NJE TURI KANE…
    KUJTONI SI LINDI DHE SI U FUQIZUA, SI MAFIA MEDIATIKE E ALEKSANDER FRANGAJT HODHI SHTAT DUKE BASHKEPUNUAR ME GAZIDEDEN DHE FALANGAT E MURRME TE BERISHES NE DJEGJEN E KOHA JONE, ME VJEDHJEN ME MASHTRIM E NE BASHKEPUNIM TE KLANIT, ME VENIEN NE SHERBIM TE CDO SUNDIMTARI TE RADHES, ME GERDECIN, ME AUTOSTRADEN E KOMBIT, ME TENDERAT KORRUPTIVE, ME REKLAMAT QEVERITARE. DHE SIDOMOS ME 21 JANARIN 2013 … PER TE KUPTUAR SE KUSH ESHTE KLANI, SE CFARE PERFAQESON KLANI…
    LE TE BEJE NJE HETIM AMA SI VEPRON KLANI ME FILMAT QE SHFAQ, SE SI NJE SERI TE ERTUGRUL APO FATE TE KRYQEZUARA E NDAN NE DYSH, TEESH APO KATERSH DHE E MBUSH ME REKLAMAT PA FUND PER TE SHTUAR ME MASHTRIME SHIKUESHMERINE PER TE KUPTUAR SE DERI KU SHKON KORRUPSIONI DHE MASHTRIMI MEDIATIK….
    KKONKRETISHT SHIKONI NE YOUTUBE QE CDO SERI E ERTUGRUL ESHTE NGA 2- 2.5 ORE. NE KLAN PO TI HEQISH REKLAMAT CDO SERI E SE DIELES ( ME E GJATA ) SHKON MAKSMUMI 1 – 1.3 ORE. PRA MASHTRIM E SPEKULLIM I DY- TREFISHTE NGA KLANI….
    PSE KLANI HETON DHE SULMON SOT VLLAHUTIN!?
    KA QENE NJE FILM KINEZ ME TITULL. ” SULMI NE VERI GODITJA NE JUG…”
    SULMOHET VLLAHUTINI PER TE GODITUAR REFORMEN NE DREJTESI!?
    PSE!?
    SEPSE ASHTU SI SHQUP-I EDHE KLANI KANE FRIKE,LEMERI NGA REFORMA NE DREJTESI SI SHEJTANI NGA TEMJANI !
    KLANI ESHTE NJE OERANDORI E NGRITUR MBI DJERSEN E GJAKUN E DLIRE SHQIPTAR, MBI MASHTRIM E KRIM, MBI KORRUPSION E VJEDHJE, MBI KUSARI E VRASTARI!
    KLANI ESHTE BASHKEAUTOR I TE GJITHA KRIMEVE DHE PLACKITJES SE SHQIPTAREVE DHE SHQIPERISE QE KUR U VODH NGA ALEKSANDER FRANGAJ E CO!
    MAFIA MEDIATIKE ESHTE PJESE E MAFIAS POLITIKE DHE JURIDIKE QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT !
    SOT KRYEMAFIOZI MEDIATIK ALEKSANDER FRANGAJ SULMOI VLLAHUTININ!
    MOS U CUDISNI ASPAK NESE NESER ALEKSANDER FRANGAJ, ARMAND SHKULLAKU, ARTUR ZHEJI, PREC ZOGAJ,…. NA NXJERRIN SHTATEZENE EDHE AMBASADORIN E NDERUAR AMERIKAN ZOTIN DONALD LU !E NDOSHTA EDHE PRESIDENTIN E SHBA-SE BARACK OBAMA
    CFARE NUK PJELL TRURI I KRYETEMPULLARIT TE DJALLIT APO NOHANIT BARBAR MONGOLOID ALEKSANDER FRANGAJ E CO!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje