"...E fituam, borohorite dhe për tokë u përpëlite...”

25 Korrik 2016, 21:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sjellja e pasreformës e Berishës, më kujton një hall të vjetër të Azemit, sa herë takoheshim. Azemi ishte në luftë të egër me Berishën prej vitit 1991 derisa vdiq. Përveçse nuk e honepsnin dot njëri tjetrin, halli i tij ishte, që unë të mos u tregoja të tjerëve, që Azemi me Berishën shkonin keq, nëse më pyesnin. Bënte çtë ishte e mundur, që nëse ishte dikush tjetër në bisedë, të më pyeste duke shkelur syrin për “marshallin” dhe të tregonte se dje, kur doli nga Presidenca, takoi tek oborri “filan fistekun”. Në fakt shkonte rregullisht në godinën e Presidencës, në oborrin e pasëm të së cilës, ishte një bar-bufe ku mund të pije kafe dhe të haje panine me sallam. Dhe sa herë ishte në krizë, Azemi i linte takimet me njerëzit, para derës Presidencës nga ana e ish-bllokut, që kur dilte nga bar-bufeja, për t’u dukur që po vinte nga takimi me Doktorin. Ky ishte halli i tij derisa vdiq.

Berisha më duket se tani ka të njëjtin hall. U bënë pesë ditë që reforma në drejtësi u miratua dhe duket se Berishës akoma nuk i ka dalë e keqja, e betejës me perëndimorët, sidomos me SHBA. Qysh në fillim të këtij procesi, ai ishte i qartë që Edi Rama nuk do kishte shans të kapte sistemin pasi nuk e linin perëndimorët, por kjo nuk e frikësonte . Frika e tij më e madhe ishte se sistemi do të kontrollohej nga Perëndimorët. I bindur se me Edi Ramën ose dikur do bënte pazar, ose do të ndryshonte vendet, ai ishte i qetë. Frika ishte nëse sistemi kontrollohej nga të perëndimorët.

Ndaj dhe ai nuk bërtiti fitore pas propozimit të zonjës Nuland që balanconte politikisht Komisionin. Ai pa tek ai propozim, pikërisht atë që kishte pasur frikë prej kohësh, kontrollin ndërkombëtar të seleksionimit të kandidatëve. Dhe e hodhi PD në sulm kundër reformës pikërisht për këtë gjë. Që mos ta bëjmë të lodhshme historinë, pasi tani është histori suksesi, ai nuk ia doli dot. Kontrolli ndërkombëtar mbi procesin mbeti dhe është po aq i fortë sa u parashikua qysh në fillim. E vetmja gjë që i ka mbetur Berishës, është se si të mbyllë të çarën që hapi me SHBA dhe Brukselin, me veton e tij kundër tyre dhe si të mos e kuptojnë këtë të tjerët. Fiks si halli i Azemit me të dikur.

Dhe tani duket se po gjen një zgjidhje për këtë çështje. I ka ndarë perëndimorët në dy pjesë, në pro shqiptarë dhe antishqiptarë (albanofobë). Në pro shqiptarë janë shefat e mëdhenj të shteteve, Merkel, Obama, Kerry, Hahn etj. Antishqiptarë janë Donald Lu, Romana Vlahutin dhe gjithë zyrtarët perëndimorë që u morën me negociatat. Në fjalimin e tij në Kuvend, sot e qartësoi këtë tezë, duke konsideruar humbës pikërisht të huajt që u morën me negociatat për reformën në drejtësi.: “Humben ata pak …te huaj albanofobë, qe donin qe ne Shqiperi te huajt të benin ligjin e drejtësisë,” , tha ai në fjalën e tij.

Nuk ka asgjë të keqe që sillet si njeri në hall se në fakt nuk është hall i vogël. Problemi i tij është si të na mbushë mendjen të gjithëve se nuk i ka punët keq me të mëdhenjtë, as ai, as Basha. Ja për shembull: Basha ka siguruar një ftesë për tek Konventa e Demokratëve të Klintonit të majtë, ndërkohë që Partia e tij është aleate e Republikanëve të djathtë të Trumpit, dhe ata as i ka përshëndetur fare për konventën. Puna është të shkoj të pijë një kafe aty e të bëjë një selfie që të duket që ka qenë në Amerikë (Si Azemi në Presidencë). I ka dërguar dhe një letër atij të Venecias, të duket që gjithçka e bëri për atë. Shpresoj të ketë dhe ndonjë seminar të EPP në Bruksel javën që vjen ose ndonjë shkollë vere, të dalë dhe një herë andej, të duket se dhe me ata nuk i ka keq punët. Kështu mund t’i gënjejë delet e veta në vathë e t’u thotë që kjo betejë kundër Perëndimit ia vlejti, pavarësisht disa perëndimorëve antishqiptarë. Tani për tani është i interesuar mos të kuptohet që është mërzitur me ta.

Nuk e kuptoj pse e ka gjithë këtë siklet, se njeriu që thotë “fitova”, i lexohet në fytyrë lumturia, nuk ka nevojë ta përsërisë çdo ditë, për t’i nxjerrë frikën vetes nga lumturia. Ky më shumë ngjan me atë maratonomakun që përshkruan Noli: E fituam, borohorite dhe për tokë u përpëlite…”

20 komente në ““…E fituam, borohorite dhe për tokë u përpëlite…””

  1. DETARI @ says:

    NO COMENT -per antishqiptaret se na kane merzitur sumen…….

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-uuut☆ says:


      E fituam
      Ulërite
      Dhe në mut
      U përpëlite…
      .
      Shum durove
      Prite e prite
      Si bacë Zeni
      E Bac Argite
      Si gjithmonë
      E arrite
      Gishtërinjtë
      Lart i ngrite!
      .
      Gjith Malcinë
      E korrite
      Mut pas kpuce
      Na u ngjite!

  2. qerosi i perralles says:

    O Mero pse e kursen kaq shume ate Ilir Mete bythqimin? Per hir te vellazerise PS-LSI, apo ke frike se ta mban nend Ilir Koktul Meta?

    1. lulja says:

      Kurr nuk mund te ket shenje barazimi midis HAJDUTIT, TRADHETARIT E KRIMINELIT lulush me I. M.

  3. ermal says:

    META DHE BASHA JANE TE FTUAR NE KONVENTEN DEMOKRATE NDERKOHE DHE MAJKO NGA PS KAQ MJAFTON

  4. Injoranti says:

    Ka njè shprehje te vjeter Kercen prifti nga belaja

  5. undefined says:

    Fiks si ky shkrim eshte gjendja e te terbuarit Sali…te pakten te mos flase me.Pershendetje z. Mero e pres shkrimin e radhes.

  6. realisti says:

    Tregojne se nje here ,ne kohen e diktetures, dikush i shpetoi djalin sekretarit te pare te rrethit. Djali po lahej ne lume dhe e merr ryma . Ky personi gjendet aty prane dhe e shpeton. Sekretari i e therret dhe i thote -Cfar nderi kerkon prej meje ndonje autorizim per televizor apo per lavatrice apo frigorifer (gjera qe sot duken per te qeshur ) – Ne fakt -ithote ky – mua me duhet nje autorizim per shtepi tek pallati i ndermarjes – Kjo eshte e veshtire- i thote sekretari- sepse pallati eshte i ndermarjes dhe ne si komitet nuk kemi apartamente tek ai pallat. Kete pune e rregulloj vete- i thote ky – Po si? – e pyet i cuditur sekretari i parts se rrethit- Sot mbasdite kur te kalosh tek kafja me thirr ne emre dhe me thuj ne sy te tegjithev nje fjale ne vesh ,pastaj te tjerat i rregulloj vete .-Po cfar te te them ne vesh – Po asgje ore mjaft qe ta shohin te tjeret qe jam njeriu yt i afert i besuari yt.

    1. ARIU says:

      O rrena-list!
      Se pari na rrufsh bythen per mendte qe ke.
      Se dyti ti na tregosh si e mori shtepine nena jote,pas takimit te saj me kryetarin e komitetit.
      Se treti,trego se sa here fle ne hotel ne nje dhome me shefin,gruaja jote sekretare,kur del jadhte shtetit.

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Per meron
    U roptove u coptove
    Maratonen e mbarove
    Me vjen keq asgje S’fitove
    Nuk le asgje pa treguar
    Nuk le gje pa spiunuar
    Askush s’te paska degjur
    Komunistet u bashkuan
    Refirmen e miratuan
    Edhe 50 vjet i siguruan
    Atje poshte tatepjete
    Sic ka qene ashtu do te jete.

    1. Gramozi says:

      Mero si gjithmone dhe kjo analize shume e sakte.

  8. joel shkodra says:

    Nuk me duket krahasim i goditur me “maratonomakun” sepse, pavaresisht se vdiq, maratonomaku fitoi. Pra, edhe Sala ka fituar, por Merua ngul kembe se s’ka fituar.

  9. Mersin says:

    Mero edhe e ke mire edhe nuk e ke. Kam nje fare bindje se ketu nuk ka per tu bere drejtesi. Te besh drejtesi do te thote te cosh Saliun per gjykim. Por kjo duket nuk ka per te ndodhur. Saliu vazhdon te krekoset dhe te akuzoje ye tjeret.

  10. demo says:

    E humbi Vucidoli gjithe stanin me minj te drejtesise! Tani s`ka kush ja pret litarin.

  11. Petriti says:

    shume sakte Ilva Taresi gjithnje.

    Vec nderkombetareve dhe Edi Rames, nje merite te vecante kane deputetet e djathte si Ed Selami, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Agron Duka, Nard Ndoka e ndonje qe per momentin nuk me kujtohet dhe i kerkoj ndjese. Keta jo vetem qe nuk arriti lidershipi i PD-se ti veri ne rresht, por qene keta me integritetin, ndershmerine, shkallen e larte te pergjegjesise ndaj vendit qe i vune deputetet e tjere te djathte ne rresht qe te votonin reformen. Keta do mbeten ne histori si deputete qe sfiduan kercenimet dhe shantazhet. Populli i di te gjitha sepse gjerat jane zhvilluar ne syte e te gjith shqiptareve.
    Respekt per keta njerez.
    Turp per ata qe shkuan e votuan si te dhjere (“te dhjere por me nder”)

  12. Thanas L. Gjika (USA) says:

    I nderuar z. Mero, tek ty kam pasur shpresa qe kur bashkepunoje te gazeta RILINDJA e Kosoves qe delte ne Tirane. U shfaqe si nje gazetar i talentuar me prirje demokratike te hapura. Mirepo pak vite me vone, kur une isha larguar nga Shqiperia, ti ne gazeten ALBANIA i thurrje lavde z. Sali Berisha, e levdoje per cdo gje, sa qe dhe gabimet ia numeroje per trimeri e zgjuaresi. Me vone u ndave prej tij, pastaj u armiqesuat. Ai, sipas mentalitetit te tij perdori dhunen kunder teje, kurse ti e mprehe penen kunder tij dhe ne gazeten TEMA cdo veprim e mendim te Berishes fillove ta interpretoje dhe e interpreton me syze te errta. Bashke me Berishen, qe mesa duket e kerkon te burgosur, ose te vdekur; ke vene ne shenjester dhe z. Lulzim Basha, i cili duhet ta pranosh qe ka karakter krejt te ndryshem prej Berishes dhe ka merita si politikan i opozites.
    Tani ne kohen e realizimit te reformes ne drejtesi edhe ju gazetaret duhet te beni katarsen tuaj, mjaft me me sulme per asgjesim. Duhet te tregoni dhe te analizoni veten tuaj dhe te zbuloni kur dhe pse keni qene pjese e atij krimi qe u krye keto 25 vjet tranzicioni, pse nuk u realizua prej shqiptareve krijimi i shtetit ligjor, ku ka gabuar Mero Baze dhe gazetaret e tjere.
    Te lutem filloje ti kete rruge, sepse ke shume per te treguar dhe shpresoj se ti di si t’i tregosh e si ta gjykosh veten me mire se gazetaret e tjere.

  13. ALBAN DEGA says:

    Opinione :

    AMERIKA E BEKUAR NA KA PUSHTUAR ZEMRAT… !

    – As ne nuk qendrojme mbrapa… E Bukura e Dheut, Shqiperia ka pushtuar zemrat e udheheqjes amerikane

    – Shqiperia me siguri do te behet !

    – Nga Alban e Agim Dega, Nju Jork

    Pas nje beteje te cmendur me kucedren me nente krere shqiptaret kunder shqiptareve per mustaqet e Celos me ne fund Reforma jetike e Drejtesise per shqiptaret u miratua.
    Arkitekti dhe zbatuesi i saj eshte vetem nje : Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe udheheqja e saj aleate e mike e koheve te veshtira. Nuk ka e nuk kishte se si te ndodhte ndryshe
    Pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes sot Shqiperia nuk do te ekzistonte si shtet i pavarur ose edhe nese po me mire te mos ekzitonte.
    “Une kam nje vote dhe ajo do te jete per Shqiperine” deklaroi ketu e gati 95 vjet me pare miku i madh i popullit tone te vogel Wodrow Wilson.
    Jo vetem Reforma u miratua, por qeveria amerikane i ka paraprire ne bashkepunim me qeverine shqiptare zbatimit te saj.
    Byroja Federale e Hetimit, FBI , ka filluar pergatitjet dhe po punon per zbatimin e saj sa me pare duke nisur me Byrone Kombetare te Hetimit.
    Kur syshqiponjave e FBI-se amerikane, Majes boterore te Hetimit u bashkohen qe ne djep shqiponjat e “Vendit te Shqiponjave” suksesi eshte i paragarantuar!!
    Ne gjithe kete sage frojdiane ka vetem nje falenderim te merituar nga thellesia e zemres se cdo shqiptari :
    Thank You USA!
    Thank You Mr. Donald Lu!
    U jemi borxh si popull e si komb me dashurine dhe mirenjohjen tone pa kushte e perjete!
    Te tjerat vecanarisht per Lulezim Bashen jane llogje Kavaje e kortezira diplomatike absolutisht te pamerituara sa edhe qesharake !
    Shembulli me tipik eshte mesazhi i ambasadorit Italian Cotunio qe nuk u degjua qofte edhe nje here te perkrahen Reformen. Ishte ne letargji… Edhe mesazhi per Bashen duket se eshte bere ne kllapi!
    Shkurt: me ka cue nana per te lare gojen

    Per lirine jap edhe dashurine… !

    Themi me dashurine tone sepse nje nga heronjt tane te perbashket ne luften tone te perbashket kunder nazi- fashizmit i shkroi te fejueares se tij vetem pak caste para se te dilte perballe skuadres se ekzekutimit:
    -Per dashurine jap jeten!
    Per lirine jap dashurine!
    Nuk mund te kete as jete e as dashuri pa lirine!
    Nuk mund te kete as dashuri, as liri, as jete pa drejtesi, pa barazine para ligjit nga shtetasi me i fundit e deri tek kryetari i shtetit !
    Ky eshte shpirti, zemra, thelbi i pushtetiit “Ne Populli, Me Popullin, Per Popullin” qe e ka emrin e ndritur DEMOKRACI= PUSHTET I POPULLIT “.
    Askush me shume se ky popull, 95 per qind ” edhe me proamerikan se edhe vet amerikanet”, sic shprehej nje nga Institutet me prestigjioze Amerikane pas sondazheve te tij jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e trojet shqiptare ne Maqedoni.

    Kjo eshte Amerika !

    Po ju sjell nje pervoje te perjetuar…
    Ne shtatorin e vitit 1990 fitova nje konkurs te UNDP , Programit te Informimit Publik te OKB- se . Dy muaj gjithsejt!
    Pasi jam kthyer kam shkruar nje analize, pershtypje udhetimi me titull ” Dy muaj ne Amerike”
    Ia dergova gazetave kryesore te asaj kohe ” Zeri i Popullit” dhe ” Bashkimi” diku nga data 15 nentor 1990.
    “Zeri… “nuk e botoi kurre!
    “Bashkimi” me kryeredaktor Qemal Sakajeven e botoi ne dy a tre numra pothuajse te plote nese nuk gabohem me 13- 15 dhjetor..por gati nje muaj mbrapa, vetem pas kishin filluar protestat historike te dhjetorit !
    Sic do me tregonte ish-kolegu im i nderuar me ATSH, gazetari i talentuar Genc Kondi pas disa vitesh ketu ne Nju Jork, ai i biri i Pirro Kondit te respektuar dhe nipi i nje ish- refugjati ne SHBA e kishte redaktuar qe ate dite dhe bere gati per botim… Ishte hequr tri here nga faqja
    Pse ? Censura e bishes se plagosur komuniste nuk kishte hapur driten jeshile te botimit as Qemalit as Gencit deri pas 9 dhjetorit historik!

    E duam Shqiperine si Amerika demokratike … !

    Lajmin e te cilit na e dha Fidel Castro Ruz ne ” Shtepine e pushtuar prej shqiptareve” pra ne Ambasaden e Shqiperise ne Kube po ate nate kur beja perkthyesin dhe gazetarin e Reiz Maliles se ndjere!
    Nder te tjera ne ate shkrim barazoja 18 vjet shkollim te meparshem ne Universitetin e Tiranes, ne Institutin e Gjuhes se Pekinit, ne Universitetin e Pekinit, i themeluar nga amerikanet qysh ne vitin 1904, ne UNAM te Meksikos me ate cka mesova per ato “Dy muaj ne Amerike “
    Pothuajse te gjithe Profesoret perfshi babain e gazetarise bashkekohore dhe njekohesisht Babai i ” The New York Times” Sulzberger na dhane mesime ne formen e bashkebisedimeve!
    Nuk e kam tepruar aspak me kete perfundim.
    Kjo eshte Amerika! Kjo eshte fuqia e saj cudiberese!
    A ka deshmi me te madhe per kete se nje nga parullat, kushtrimi kryesor i heronjeve te dhjetorit ishte “ e duam Shqiperine si e gjithe Evropa”
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike
    Prandaj miratimi me kulac e me fort me kerbac se me konsesnsus “keshtu e kurrsesi ndryshe!” ndaj atyre qe nuk kane konsensus me veten e vet, me familjen e vet, me partine e vete, me shtetin e vet, me aleatet e vet eshte jetike. eshte clirimi e pavaresia e dyte e Shqiperise nga korrupsioni e impuniteti, nga kusaria e vrastaria!
    Perzgjedhja, financimi, shkollimi, edukimi i djemve dhe vajzave tane shqiponja BKSH-se- National Bureau of Investigation, nga syshqiponjat e Federal Bureau of Investigation – FBI-ja amerikane eshte ndihma me e madhe, investimi me i fuqishem ne Shqiperi i aleatit strategjik dhe mikut tone me te madh ne Bote, Shteteve te Bekueme te Amerikes,sic i quante gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
    Ai eshte pjese e ndritur e superinvestimit politik, strategjik, shpetimtar, te gjithanshem nga Ambasadori Donald Lu, nga Zj. Viktoria Nuland, nga Sekretari i Shtetit John Kerry, nga Zevendespresidenti Joe Biden, nga Presidenti Barack Obama!

    Me shqiptar se vete shqiptaret!

    Nuk mund te harrojme kurrsesi kandidaten e nderuar per Presidente te SHBA-se Hillary Clinton me mesazhin me patriotik e me atdhetar se te cdo politikani shqiptar nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane: “Duajeni vendin tuaj te bukur!”
    Me shqiptar se cdo shqiptar
    E ndaj kujt!?
    Ndaj nje populli e kombi me proamerikan se vete amerikanet!
    Nje simbioze, bashkejetese, nje aleance strategjike e nje miqesi e pakthyeshme dhe e pathyeshme!
    Nje aleance strategjike me interes te ndersjelle midis udheheheqjes me proshqiptare se vete ne shqiptaret te superfuqise boterore SHBA-se me popullin me proamerikan se vete amerikanet te Shqiperise se Vogel si diamanti por te bukur si floriri!
    Amerika na i ka pushtuar zemrat e shqiptareve!
    As ne nuk qendrojme mbrapa!
    Shqiperia e bukur “ e Bukura e Dheut” sic e kane quajtur rilindasit tane, ka pushtuar zemrat e udheheqjes se Amerikes!
    Shqiperia me siguri do te behet!
    Faleminderit SHBA …. !

  14. Stela says:

    Merua thote :” fitimtarit i duket ne fytyre lumturia”.
    Po Rames kush eshte i afte t’ja shohe kete Lumturine ne fytyre ?
    Sic duket vetem Merua dhe Keti Bazhdari.

  15. lu+nuland = lul udbashi k/m 2017 says:

    DY FJALE PER THANASIN GJIKLESHIN E USAS

    me beri pershtypje ideja juaj kriminale se lul basha qenka ndryshe nga berisha.

    jo zoteri..thjesht ato qe e prune ujk- berishen nga katakombet e beogradit ne 1992 po e zevendesojne me gjarperin e lobit grek-amerikan aty ne amerike

    edhe nese lul udbashi ka patur dikur nje pashaporte amerikane ne hollande…edhe pse I tha I ziu arvizi “yll ne ngjitje” eshe pse zonja nuland e lka puthur tre here kete kriminel…nuk mund ti heqin vulen e tradhetise..

    autopsia e lul kriminelit

    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
    17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “REFORMEN NE DREJTESI” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..

  16. Samiu says:

    Dakord jam Mero per Berishen por per PD kjo ishte nje lloj fitore por “Fitore si e Pirros”….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje