Erdogani, me i qartë se puçistët, për “Grushtin e shtetit”!

16 Korrik 2016, 20:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ushtarakët turq që tentuan të bënin një grusht shteti, ishin shumë larg paraardhësve të tyre të ushtrisë turke, që mbronin sekularizmin, dhe shumë afër grupeve bastarde terroriste, që duan të marrin pushtetin me dhunë. 24 orë pas përpjekjes së tyre, ende nuk ka një qëndrim politik të tyre, lidhur me arsyet që i çuan drejt vendimit për të rrëzuar me dhunë një qeveri të ligjshme. Ata nuk demonstruan asnjë ide në emër të Republikës, përse po e bënin këtë akt, dhe duket se ishin një hap pas Erdoganit, dhe kur bombarduan Pallatin e tij.

Ndryshe nga vendet e tjera të botës, ushtria turke ka një traditë “konstruktive” të spostimit nga pushteti përmes ushtrisë, së qeverive që prekin sekularizmin dhe orientojnë Republikën drejt religjionit, duke rrënuar bazat e Qemalizmit. Grushti i fundit i shtetit, ai i shtatorit të vitit 1980, nga gjenerali Evren (edhe ky me origjinë shqiptare nga Kosova), vendosi një regjim ushtarak derisa i rihapi rrugën zgjedhjeve të lira dhe vazhdimit normal të jetës politike në Stamboll. Kushtetuta turke u ka pas dhënë të drejtën gjeneralëve të Shtatmadhorisë së ushtrisë turke, të ishin gardianë të sekularizmit dhe akti i tyre i fundit është nxjerrja jashtë ligjit e partisë së Erbakanit në vitin 1995, dhe arrestimit të vet Erdoganit, si një nga të zgjedhurit e asaj partie.

Partia e re e Erdoganit është ngritur mbi rrënojat e partisë islamike të Erbakanit dhe vazhdon në rrugën e saj, por tashmë me një fuqi të re.

Falë naivitetit europian, Erdogani e përdori kërkesën e Turqisë për t’u anëtarësuar në BE, si një mënyrë për të hequr qafe autoritetin e ushtarakëve mbi Kushtetutën dhe të drejtën për të mbrojtur sekularizmin, duke e hequr atë kompetencë të tyre dhe duke bërë spastrime të mëdha në radhët e ushtrisë. Ai i hoqi Turqisë, siguresën institucionale kundër islamizimit të vendit dhe kundër triumfit të Anadollit mbi pjesën europiane turke.

Vetë partia e Erdoganit, është një triumf i islamizmit mbi vlerat sekulariste të Turqisë dhe një tendencë që e bën  Turqinë, përditë e më shumë islame se sa europiane. Beteja e intelektualëve turq, e gazetarëve dhe shoqërisë civile, është e pashpresë. Përballë tyre është fuqia e verbër e votave të Anadollit, që e shikojnë shpëtimtarin e tyre, si të dërguar të Allahut.

Kjo u pa sot fare qartë pas dështimit të grushtit të shtetit.

Brenda katër orësh, Erdogan ka shkarkuar nga detyra rreth 2700 gjyqtarë. Është e qartë se ai ka qenë më gati se puçistët, për puçin, dhe më i përgatitur se ata, për të përdorur gjakderdhjen për të hedhur dhe një hap më tej në grushtin e shtetit. Ai po ashtu po spastron deri në qelizë ushtrinë nga kasta konservatore e sekularistëve që nuk e pranojnë islamizimin e Turqisë. Ai duket se ka qenë me lista gati.

Pas dështimit të dhunës së disa oficerëve turq, Turqia po përjeton grushtin e vërtetë të shtetit, ku presidenti Erdogan, po spastron gjykatat, ushtrinë, median dhe shoqërinë civile, në emër të grushtit të shtetit.

Ushtarakët që bënë grushtin e shtetit, nuk shpalosën asnjë ide politike dhe asnjë qëndrim të qartë për qëllimin e grushtit të shtetit, duke na e bërë kështu të gjithëve edhe më të mjegullt shkakun e asaj marrëzie, ndërsa Erdogan është shumë i qartë se ata vetëm disa orë pas dështimit të tyre. Ai po forcon pushtetin në kurriz të shtetit, me një shpejtësi të frikshme.

Në vitin 1995, kur partia e Erbakanit fitoi zgjedhjet dhe ushtria e nxorri jashtë ligjit, një editorialist i “Figaro”-s shkruajti një artikull mbreslënës, ku thoshte se: Turqia nuk mund të jetë “edhe demokratike, edhe properëndimore”. Nëse është demokratike, atje fitojnë antiperëndimorët, e nëse duam të jenë aty në pushtet properëndimorët, duhet të mbështetemi tek gjeneralët e ushtrisë, që natyrisht nuk janë demokratë. Por fatkeqësisht sot Turqia nuk është, as demokratike dhe as properëndimore. Aty janë vrarë disa ushtarakë që një dreq e di se çfarë deshën të bënin, por është në këmbë një Sulltan që shikohet qartë se çfarë po bën: Thjesht po thellon grushtin e shtetit në emër të pushtetit.

32 komente në “Erdogani, me i qartë se puçistët, për “Grushtin e shtetit”!”

  1. P2P says:

    Shume bukur z. Baze!

    Jeni me i kthjellet, me elokuent dhe para se gjithash me objektiv, kur komentoni ngjarjet ne vendet e tjerat dhe politikat nderkombetare, ndoshta dhe per shkak te distancimit, qe ju mungon shpesh kur shkruani mbi politiken e brendshme…

  2. tfgs1 says:

    Mero,mire i ke radhitur gjerat per turqine,por beni detyren tuaj[per te ardhmen e femijeve tuaj] me plehrat turkoshake qe nxijne politiken ne shqiperi.
    Eshte e njejta fare e keqe sunite qe gjakosin dhe mbajne peng reformen ne drejtesine shqiptare………..

    1. Alpet Blu says:

      Foli dhe ky qelbesira tfgs 1, bytha e cpuar e Janulles, i cili e ka punesuar ate bashke me shume grekqire te tjere tek gazeta Tema, ne marreveshje me Mero Bazen.

      Dhe nuk perbente me sekret per askend.
      Gazeta Tema eshte shnderuar perfundimisht ne nje nga gazetat me reaksionare te vendit dhe vete Mero Baze po provon katerciperisht se kariera e tij si Eminenca Gri prane te gjitha puneve te ndyra te Berishes ne fillimet e epokes postkomunuste ne Shqiperi, nuk ka qene nje rastesi por tipar karakterial i Meros.
      Botues i gazetes reaksionare shqiptare Tema, Mero Baze, po shfryn dhe turfullon, po shkumbezon dhe jargezon, po cirret dhe eshte ne nje krize terbimi te paprecedent, per shkak se deshtoi grushti ushtarak i shtetit per te permbysur qeverine demokratike te Turqise.
      Dhe, ata qe e duartrokasin te paret dhe me zell te terbuar jane, kush do thoni ju, e pra jane pikerisht grekqiret zuzare e zorzope si ky bytheqiri tfgs 1, te gjithe te punesuarit e djallit te zi Janulla, prane Gazetes Tema te Mero Bazes.
      Dhe fiksoni fjalet dhe modelin qe Mero Baze i sjell publikut per te justifikuar terbimin e tij qe deshtoi nje grusht ushtarak shteti kunder nje qeverie te zgjedhur demokratikisht si dhe rreshtimin e tij me pucistet, si dhe cgenjimin e tij qe ata nuk diten se si ta organizojne dhe realizojne me sukses pucin ushtarak dhe nuk e eliminuan Presidentin Erdogan te Turise.
      Mero ne sjell kete teze reaksionare nga cdo ane qe ta kapesh dhe ta analizosh:
      “Nje Turqi demokratike nuk eshte properendimore, qe te jete properendimore duhet te qeveriset nga juntat ushtarake te gjeneraleve tek te cilat ne duhet te mbeshtetemi”

      Kjo edhe eshte kuintensenca e moralit publik te gazetarit dhe botuesit Mero Baze.
      Geringu, shefi nazistet i propogande se Hitlerit, ka pas treguar me shume etike dhe profil profesional ne prononcimet publike te tij.
      Mjafton kaq, qe Mero Bazen ta rreshtos me frontin e gjeneral El Sisi-it, monstren gjakatare te diktatorit Egjyptiian dhe, me pas ne kohe, me diktatorin kilian, gjeneralin duarpergjakur Pinicet dhe me te gjitha Juntat ushtarake qe pergjaken Ameriken Latine ne vitet ’60-’80, dhe akoma me pas ne kohe, me diktatoret Franko e Salazar te Gadishullit Iberik, gjate e pas LIIBoterore.
      Tek ky profil i palavdishem i Mero Bazes une gjej edhe spjegimet e aleances se tij me Janullen dhe frontin greko-panortodoks qe po gerryen ortodoksise shqiptare dhe po kercenon integritetin teritoria te Shqiperise.
      Por, qetesohu zoti Baze, edhe pse kete rradhe puci ushtarak ne Turqi deshtoi me sukses te plote, ti duhet te jesh krenar sepse, ketu, ne frontin shqiptar te pucit ushtarak anti-Erdogan, ti e ke kryer me nder e me lavdi detyren dhe misionin e ngarkuar dhe ne bashkveprim te plote me Janullatosin e Vorio-Epirit dhe bashkpuntoret online te tij, e keni bere telef, e keni denigruar dhe baltosur, e keni coptuar dhe sakatuar Presidentin Erdogan, edhe pse ai dhe shteti turk qe ai perfaqson, jane aleati i vetem strategjik natural i shtetit shqiptar dhe i kombit shqiptar.

  3. artiles says:

    Analize brilante! Nje zhvillim me tej i idese se nje gazetri anglez (me lart ne kete faqe) qe e quante “grusht shteti teater”, qe me shume gjasa eshte pergatitur nga vete Erdogani!

  4. Epiriiiii says:

    Gjithcka eshte e STISUR nga Erdogani, Teater i Vertete, edhe ka shume mundesi qe Sherbimet Inteligjente Europiane kane Informacion prandaj edhe nuk Prononcohen, vete Gyleni ka bere te qarte qe ska lidhje me Grushtin e Shtetit. qe sot e tutje kemi 1Car(Putini) ne Rusi dhe 1 Slltan(Erdogani) ne Stamboll. Qe Sot Turqine e kemi Arabe ne Fe e Kultur dhe se bashkon asgje me Europen pervec Stambollit qe edhe ai duhet Rimare nga Europianet EDHE PROBABILITETI ME I MADH ESHTE QE SHUM SHPEJT STAMBOLLI DO TE JETE VATRA E VETME KUNDER SULLTAN ERDOGANIT, gjithcka mbetet per tu pare……

  5. babo says:

    Shume e qarte ai editorialisti i Figaros “Turiqia nuk mund te jete edhe demokratike dhe properendimore”. Mendoj se pjesa tjeter e ushtrise ka qene ne pritje te rezultatit te grushtit te shtetit pas dites se pare, por fakti qe nuk arrestuan apo ekzekutuan Erdoganin beri qe grushti te deshtoje dhe ushtria mos angazhohej. Gabim bejne se sa me teper vonojne te heqin qafe Erdoganin aq me teper ai do islamizoje Turqine.
    Sot qe flasim regjimi me laik ne lindjen e mesme, mbetet ai i Presidentit te Sirise.

  6. Alfred says:

    …puci perendimor mori ate qe meritonte. …te qenit konfuze e pucisteve ka te beje me faktin qe se bene me zemer ate qe bene. Ata thjesht ishin te imponuar urdheruar ta benin…sigurisht pa nxjere koken e gjarperit qe e ka jo ne turqi po diku ne perendim…
    Ne mbeshtetje te kesaj eshte dhe dizinformimi mbareboteror qe bene mediat perendimore duke deklaruar marjen e pushtetit dhe mos pranimin e presidentit turk nga Gjermania… A nuk eshte kjo perhapje paniku ne popull ne menyre qe njerezit ti kapte paniku e mos reagonin…kujt i sherbente? Perse fshiheni tani? I vrate naten turqit, tani qe doli dielli po i qani…..Puciste.

  7. bobi says:

    Mero je i mathe, ke bere pershkrimin me te drejte per turqin dhe ertoganin. Turqia thjeshte eshte nje vende me shumice islamike fikse si egjypti qe donin ta benin vende demokratike dhe populli votoi partin islamike to morsit vendet islamike nuk duhet te kene demokraci po duhet te kene diktature ushtarake.

  8. ALBAN DEGA says:

    OPINIONE:
    NA E ZBARDHET FAQEN !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Puci i ushtarkeve dhe revolucioni i Twiterit, FB, Apples…

    24 oret e fundit ishin kritike per demokracine turke.
    Nje grusht ushtarakesh komplotiste turq, te mbshtetur edhe nga sherbimet e fshehta armike te Turqise, sidomos ato ruse. u orvaten te permbysin me grusht shteti qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike turke.
    Populli, sidomos rinia turke e paralajmeruar te mbyllej neper shtepi nga pucistet ne ore qe ata duhet te ishin duke fjetur ne shtepite e tyre shperthyen neper rruge e neper sheshe ne mbrojtje te demokracise se kercenuar prej tyre “ne emer te demokracise e lirise” se pavotuar te komplotisteve!
    Mediat sociale, Twitteri e FB… dhe superteknologjia e Apples, Iphone …. mposhten fuqine armeve dhe intrigat e gjeneraleve komplotiste te superfuqise rajonale ushtarake, Turqise, vendin me numrin me te madhe te ushtarakeve evpropiane ne NATO!
    Uragani popullor i armatosur me thirrjet per demokrac, fuqne e mediave sociale, armen e teknologjise Apple-Iphone e Samsungun… dhe shpirtin e lirise paralizoi aeroplanet e helikopteret, tanket e autoblindat, raketat e pucisteve…
    Nuk ka fuqi me te madhe ne Bote, as ajo atomike, se fuqia e sovranit, se forca e demosit, objektit e subjektit kryesor te demokracise
    Populli triumfoi. Vota e tij u mbrojt nga demosi, shpirti dhe aspirata e tij per liri e demokraci,
    Nje mesim madhor edhe per ne shqiptaret qe me perjashtim te dhjetorit 1990 kurre nuk kemi bere nje revolucion te mirefillte demokratik…
    Edhe frutet e tij na i vodhen pucistat e Beogradit e Athines, Katovizes e Moskes … dreqit e te birit! Teme ne vete kjo !

    Deshtimi total i medias klasike

    Cili ishte qendrimi i medias boterore…. Ndoqa deri ne oren 4 te mengjezit me oren e New Yorkut… pothuajse te gjitha mediat nderkombetare e shqiptare duke shetitur nga nje kanal televiziv ne tjetrin, nga nje gazete online ne tjetren…. Nga CNN te BBC, nga Euro news tek Raiuno, nga Topchanal tek Klan, nga Vizion+ tek Tema, nga Dita tek Oranews, nga News24 tek Panorama…
    Cfare vura re !? Mediat ruse ishin me shpifaraket dhe dukej qarte se mezi prisnin suksesin e pucisteve. ‘Presidenti Erdogan kerkon Azil Politik ne Rusi… ne Gjermani… ne France… ne Itali… ” “Gjermania nuk lejoi aeroplanin e Erdoganit te ulej ne territorin e saj”.. e terrci e verrci e verrci e terrci ..
    Pjese kjo e komploteve putiniste per trazimin e turbullimin e ujrave ne Ballkan; ne Maqedoni, Mal i Zi, Serbi, Kosove, Shqiperi… ne mbare rajonin tone mjaft te trazuar tash e 150 vjet !
    Mediat italiane, franceze, britanike, me perjashtime teper te rralla u benin jehone RIA-s dhe televizioneve ruse…
    Mediat amerikane ishin objektive…
    Deklaratat e Obames, Mogherinit dhe vendeve anetare te BE-se e NATO-s pervec UK ( Mbreterise se Bashkuar te Brexit ) ishin te qarta, te prera e pa ekuivoke: Denuan hapur grushtin e shtetit dhe perkrahen pamedyshje qeverine e zxgjedhur ne menyre demokratike turke!

    Ne anen e duhur: perkrah demokracise!

    Mediat shqiptare pa dallim u radhiten ne anen e demosit, ne anen e demokracise turke. Vecoj Tema Dita e Panorama online, Topchanal e News24 ore qe ishin te parat ne te gjitha mediat rajonale e boterore qe njoftuan deshtimin e grushtit ushtarak te shtetit ne Turqi… Te nejjten gje mund te them per KTV1…2.. 3..4, Klan Kosova…!
    Nje gjysem ore pas fillimit te grushtit te shtetit p[arlaj,eruan deshtimin e tyre qysh ne oren 12.00 !
    Ndjehem krenar per orientimin e drejte, per kahjen e duhur, per maturine e sakte e te drejte te tyre ne kete situate mishmash qe u krijua ne Turqi.
    Ndjehem dyfish krenar per mediat shqiptare qe pa pasur asnje korrespondent ose gazetar ne Stamboll, Ankara, Izmir e askund ne Turqi informuan me sakte e me drejte se supermedia boterore qe investojne miliona dollare ne zyrat e agjencite e tyre atje.
    Ndjehem trefish krenar per mediat shqiptare, per kryeredaktoret e redaktoret, per punonjesit e tyre qe i treguan Botes se jemi nje popull e vend qe duam drejtesine, demokracine, lirine aq te deshiruar e aq te munguar, aq te sakatuar e aq te cenuar per ne shqiptaret tash e gati 104 vjet pavaresi !
    Ndjehem shumefish krenar per mediat shqiptare qe ne kete rast deshmoi paster se vleresojme filozfine e sovranit tone : miku i mire ne dite te veshtire!
    Na e zbardhet faqen vellezer e motra ! Uroj qe gjithnje e ne cdo rrethane te veproni e qendroni ne anene e duhur ne anene e liise e demokracise, ne anen e sovranit.
    Vetem keshtu edhe Shqiperia do te behet.
    Me siguri Shqiperia do te behet!
    Me hir ose me pahir Shqiperia do te behet nga sovrani, nga demosi shqiptar!

  9. nuk ka tym pa zjarr says:

    Kush ma lexoibkomentin qe ne lajmin e pare dje.

  10. ALBAN DEGA says:

    VEZHGIM DHE OPINIONE
    NA E ZBARDHET FAQEN !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Puci i ushtarkeve dhe revolucioni i Twiterit, FB, Apples…

    24 oret e fundit ishin kritike per demokracine turke.
    Nje grusht ushtarakesh komplotiste turq, te mbshtetur edhe nga sherbimet e fshehta armike te Turqise, sidomos ato ruse. u orvaten te permbysin me grusht shteti qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike turke.
    Populli, sidomos rinia turke e paralajmeruar te mbyllej neper shtepi nga pucistet ne ore qe ata duhet te ishin duke fjetur ne shtepite e tyre shperthyen neper rruge e neper sheshe ne mbrojtje te demokracise se kercenuar prej tyre “ne emer te demokracise e lirise” se pavotuar te komplotisteve!
    Mediat sociale, Twitteri e FB… dhe superteknologjia e Apples, Iphone …. mposhten fuqine armeve dhe intrigat e gjeneraleve komplotiste te superfuqise rajonale ushtarake, Turqise, vendin me numrin me te madhe te ushtarakeve evpropiane ne NATO!
    Uragani popullor i armatosur me thirrjet per demokrac, fuqne e mediave sociale, armen e teknologjise Apple-Iphone e Samsungun… dhe shpirtin e lirise paralizoi aeroplanet e helikopteret, tanket e autoblindat, raketat e pucisteve…
    Nuk ka fuqi me te madhe ne Bote, as ajo atomike, se fuqia e sovranit, se forca e demosit, objektit e subjektit kryesor te demokracise
    Populli triumfoi. Vota e tij u mbrojt nga demosi, shpirti dhe aspirata e tij per liri e demokraci,
    Nje mesim madhor edhe per ne shqiptaret qe me perjashtim te dhjetorit 1990 kurre nuk kemi bere nje revolucion te mirefillte demokratik…
    Edhe frutet e tij na i vodhen pucistat e Beogradit e Athines, Katovizes e Moskes … dreqit e te birit! Teme ne vete kjo !

    Deshtimi total i medias klasike

    Cili ishte qendrimi i medias boterore…. Ndoqa deri ne oren 4 te mengjezit me oren e New Yorkut… pothuajse te gjitha mediat nderkombetare e shqiptare duke shetitur nga nje kanal televiziv ne tjetrin, nga nje gazete online ne tjetren…. Nga CNN te BBC, nga Euro news tek Raiuno, nga Topchanal tek Klan, nga Vizion+ tek Tema, nga Dita tek Oranews, nga News24 tek Panorama…
    Cfare vura re !? Mediat ruse ishin me shpifaraket dhe dukej qarte se mezi prisnin suksesin e pucisteve. ‘Presidenti Erdogan kerkon Azil Politik ne Rusi… ne Gjermani… ne France… ne Itali… ” “Gjermania nuk lejoi aeroplanin e Erdoganit te ulej ne territorin e saj”.. e terrci e verrci e verrci e terrci ..
    Pjese kjo e komploteve putiniste per trazimin e turbullimin e ujrave ne Ballkan; ne Maqedoni, Mal i Zi, Serbi, Kosove, Shqiperi… ne mbare rajonin tone mjaft te trazuar tash e 150 vjet !
    Mediat italiane, franceze, britanike, me perjashtime teper te rralla u benin jehone RIA-s dhe televizioneve ruse…
    Mediat amerikane ishin objektive…
    Deklaratat e Obames, Mogherinit dhe vendeve anetare te BE-se e NATO-s pervec UK ( Mbreterise se Bashkuar te Brexit ) ishin te qarta, te prera e pa ekuivoke: Denuan hapur grushtin e shtetit dhe perkrahen pamedyshje qeverine e zxgjedhur ne menyre demokratike turke!

    Ne anen e duhur: perkrah demokracise!

    Mediat shqiptare pa dallim u radhiten ne anen e demosit, ne anen e demokracise turke. Vecoj Tema Dita e Panorama online, Topchanal e News24 ore qe ishin te parat ne te gjitha mediat rajonale e boterore qe njoftuan deshtimin e grushtit ushtarak te shtetit ne Turqi… Te nejjten gje mund te them per KTV1…2.. 3..4, Klan Kosova…!
    Nje gjysem ore pas fillimit te grushtit te shtetit p[arlaj,eruan deshtimin e tyre qysh ne oren 12.00 !
    Ndjehem krenar per orientimin e drejte, per kahjen e duhur, per maturine e sakte e te drejte te tyre ne kete situate mishmash qe u krijua ne Turqi.
    Ndjehem dyfish krenar per mediat shqiptare qe pa pasur asnje korrespondent ose gazetar ne Stamboll, Ankara, Izmir e askund ne Turqi informuan me sakte e me drejte se supermedia boterore qe investojne miliona dollare ne zyrat e agjencite e tyre atje.
    Ndjehem trefish krenar per mediat shqiptare, per kryeredaktoret e redaktoret, per punonjesit e tyre qe i treguan Botes se jemi nje popull e vend qe duam drejtesine, demokracine, lirine aq te deshiruar e aq te munguar, aq te sakatuar e aq te cenuar per ne shqiptaret tash e gati 104 vjet pavaresi !
    Ndjehem shumefish krenar per mediat shqiptare qe ne kete rast deshmoi paster se vleresojme filozfine e sovranit tone : miku i mire ne dite te veshtire!
    Na e zbardhet faqen vellezer e motra ! Uroj qe gjithnje e ne cdo rrethane te veproni e qendroni ne anene e duhur ne anene e liise e demokracise, ne anen e sovranit.
    Vetem keshtu edhe Shqiperia do te behet.
    Me siguri Shqiperia do te behet!
    Me hir ose me pahir Shqiperia do te behet nga sovrani, nga demosi shqiptar!

  11. ylli says:

    Artikull i bukur dhe i sakte.Po me rendesishmja kthimi i z.Baze nga lolo i PS ne gazetarin serioz dhe konciz.Po nuk shtove Mero ekzaltimin e Kryeministrit tone pro perendimor per fitoren e islamikut Erdogan.Te vjen te pelcasesh besoj kur shikon amatorizmin qesharak te kryeministrit ne deklarata dhe nuk mundesh ta kritikosh ne gazete.Ca ti besh Mero ,nuk ka buke falas.Por inshalla ja vlen.Miku im i mire Erdogan !?!?!?!?…..e ka thene Rama evropiani.Hahahaha ,ose te qash me mire.

  12. nuk ka tym pa zjarr says:

    Llogjika mua me con se erdogani eshte nje shizm e gulenit.
    Si ta them. Si puna e kreshnikut me salen. Sala krijoi kreshnikun per tia arritur qellimeve te veta.
    Pra sala ka mesuar shume politiken. Ndersa edi eshte nje student i vitit te pare ne shkencat politiko shoqerore

  13. evro says:

    Jepi mend Edi Rames Mero, se turiqin jane 75 milione e kane me mijra si ty per t’i dhene mend Erdoganit apo kundershtareve te tij politike. Pastaj duhet te kene edhe ndonje ambasador qe nuk e ha buken kot ne Ankara. Sa per naivitetin evropian, na e hoqe trunin fare… Naivitet ne politike dhe nga ajo qe Fishta i pat thene …, nuk pritet. Interesa, interesa dhe vetem interesa Mero, kjo i shpjegon te gjitha duke perfshire edhe editorialin tend te fundit…

  14. Ujku says:

    Super analize. Ujk je Mero

  15. Ledio says:

    Zjarri qe Erdoqeni mbolli ne Siri po i vjen tek dera ketij qeni islamik. Keto gjoja puce jane nje mjet per te hequr qafe kundershtaret ose per te pezulluar apo ndryshuar kushtetuten, edhe vetem naivet nuk i kuptojne. Sa me shume pushtet grumbullon Erdokari rreth vetes aq me shpejt i pakesohen ditet.

  16. deda says:

    o sa mire me qene albaneZ

  17. vk says:

    po pikerisht pra……duket qarte qe ishte nje inskenim

  18. Ethem says:

    Zoti Baze, jeni nga shqipetaret e vetem qe keni nje vizion te qarte dhe te kthellet! Keni nje pikpamje thuajse te njenjte me qarqet intelektuale dhe te mireinformuara franceze!
    Si e shpjegoni?
    Ethem Aga

  19. Mentari says:

    Turqia eshte nje vend Demokratic ne xhvillim qe megjithese inteligjenca dhe shteti Turk kerkon te fusi popullin gjysem I shkolluar dhe gjysem injorant ne Europe dhe po punon qe Ushteria te qendroj ne Gazerme dhe jo te bej grushte sjteti per te shkaterrua shtetin apo demtuar rende vet Turqine prap se prape Injoranca Turke manipulohet nga Rrufianet (Cifutet)ashtu sic u manipulua grushti I shtetit I 1997 dhe 2011 nga Asfaltia Greke dhe perversity Ortodokse qe heren e pare paten sukses kurse heren e dyte deshtuan me turp qe duheshin arrestuar apo ekzekutuar ne fushen e betejes pa asnje meshire,Turia e sotme e Erdoganit ka ndryshuar ,nuk eshte me Turwia e 1980,s por Turia e Erdoganit qe futi ushterine ne Gazerme dhe futi ne komande civilet qe do te thot Demokraci ,kete e beri Erdogani ne keto 14 vjetet e sundimit te toj dhe rezultati eshte kjo qe ushtria si nje trup te vetem nuk ka guzim te veproj me per grsuhte shteti por rebelime si ta te Jugut te shqiperise me 1997 dhe fitore emadhe per Erdoganin ,per Demokracine Turke dhe fatn e mire te shqiptarve qe kemi nje mik te forte qe nagjendet gjithmone ne kohera te keqija sic ishte 1967 dhe 1994.Turqine e sotme e ka ndryshuar vetem Pesoni qe quhet Erdogan prandaj shumica e Popullit Turk eshte me Erdogann dh jo me pucistet.Persa I perket lirise se Meiave atje at jane bere media perverse sic I keni veve ketu ne shqiperi qe shesin bythem per nje tender duke vjedhur parate e taksave shqiptare dhe I kundervihen Demokracise shquptare duke ju vene ne sherbim Gjrizit te mutit shqiptar q sundojne shqiptaret indiviteve Perverse,Rruace,Sadiste,Mashtrues e krimine e drogistete ndyre antshqiptar.Gazetaret shqiptar e kane Hunden tek Bytha e Edvin Aventurierit e shumqelbesirave te tjere antishqiptare.Media shqiptare jane bere antishiptare dhe te neveritshme

    1. Tironci says:

      nese mediat ketu e kane hunden te bytha e edvinit, ne turqi e kane hunden te bytha e erdokarit? se keshtu i bie, apo jo? se media te lire ne turqi harroje se ke.

  20. usa says:

    Faleminderit Zotit qe me dergoj nje puc te tille. Keshtu u shpreh ne Erdogan mbreme ne mediat amerikane.

  21. Brezi i djegur says:

    Shume qarte, Erdogan eshte nje diktator radikal islamist dhe kriminel i sprovuar. Kte e di e gjith bota, e mgjth Sali Berishes i ha m…. Ky te pakten votohet dhe i jep buke popullit, Sali Berisha quan “puc shteti” vrasjen e kater fakireve qe dolen te protestonin se po vdisnin urie!!! Lavdi deshmoreve !!!

  22. rako ferra says:

    Με shume se kurre ndonjehere Turqia ndodhet perballe nje lufte civile e cila do te coje ne coptimin dhe ndarjen e Turqise
    Faktori kryesore qe po e sjell Turqine ne ne kete situate eshtel politika e AKP e udhehequr nga islamiku ErdogAn
    Dicka dinte me shume krijuesi i Turqise se sotme Ataturk qe ii dha ushtrise rolin e institucionit qe do te ruante karakterin kozmik te shtetit turk
    Pa Ataturkun Turqia e soteme s do ekzistonte
    Ne vend te saj do te kishim 2 deri ne 3 shtete
    Do kishim nje tjeter shtet grek ne brigjet e Egjeut
    Do kishim nje shtet kurd dhe nje shtete turk pertej ankarae ne thellesi te anadolit
    Aty po e conte Turqine perandoria otomane e dobet e humbur nga luftrat qe aq shume admirohet nga erdogani dhe simpatizantet islamik te saj
    Per fat te keq eshte e drejte ajo qe thote z Baze
    Turmat e ardhura nga thellesite e Anadollit po i japin islamikut Erdogan fuqine per te zbatuare ate qe ai dhe forcat e islamit radikal jane munduare me vite te aplikojne pa suksese dmth ndryshimin e karakterit te shtetit turk duke e zhnderuare ate ne republike islamike ne stilin e Iranit dhe kjo do te jete fillimi i nje procesi qe do te coje ne ndarjen e Turqise

  23. vitori says:

    I shkriti ti o Mero Baze. sa larg je te kuptuarit popullin turk dhe europen pise e kurve. Kur europianet laheshin nje here ne vit dhe vdisnin nga kolera, Turqit benin banjo me avull ne hamame . Diferenza kulturore eshte e madhe o fshatar pis… Turku nuk e rruan kurr per europen dhe pisa te pa fe si ti. Europa mos ta harrojne luften e humbur ne Dardanele ne fillin shekull , dhe viktimat e jashtezakonshme qe pesoi nga TURKU, ……………….. se shpejti drejtesia do rivendoset,,

    1. jam shqiptar says:

      Ti o mut turku vitori duhet te dish se turqia nuk eshte nje shtet me popullate homogjene por perbehet prej me shume se 40 popujsh dhe fjala Turqi do te thote i pa atdhe.pervoja ka treguar se perandori te tilla heret a vone jane te destinuara te shperbehen.kete do ta vertetoje shume shpejt koha .Krimbi ka hyre ne te.

    2. atdhetari says:

      Une do ti jepja nje pergjigje vitorit turkoshak qe e din por nuk i intereson se Turqia eshte nje shtet qe perbehet prej me shume se 40 popujsh te ndryshem dhe jo nje shtet homogjen ,pra pak a shume si ish Federata Jugosllave.Vete fjala Turqi perkthehet ose ka kuptimin te paatdhe.Nuk besoj se feja qe i ka mbajtur deri tani te bashkuar dhe ligjet qe vendosi Qemal Ataturku do te jetojne ne perjetesi.Krimbi ka hyre dhe po e ben punen e vet.Eshte vetem ceshtje kohe dhe fale sulltanit te ri qe mendon se kthehet rrota e historise mbrapsht ka marre pershpejtim qe nuk mundet te frenohet me.

  24. EuropA says:

    Mero e ka gabim kur shkruan “Turqia, përditë e më shumë islame se sa europiane”.
    Islami dhe Europa NUK janë të kunderta. Europa ka qene gjithmone po aq kristiane sa dhe hebraike. Dhe do të jete po aq judeo-kristiane sa dhe islame. Kulturalisht gjithmone e kam fjalen.
    Ose nuk do të jete (POR ne e dime se cndodh kur Europa mbyllet : lufte boterore).

  25. pse nuk arrestohet salibisha per krimin e 14 shtatorit 1998 says:

    Nuk e kuptoj pse zoti Mero nuk ben lidhjen e pucit te shtetit te 14 shtatorit 1998 me kete ae ndodhi ne Turqi ?

    Pse nuk e arrestuan ne 15 shtator te atij viti ?

    Pse administrata amerikane ne ate falenderoi nje krimin..pse ktheu me deshire tanket dhe armatimin e rende

    Pse u tolerua Bujar udbukoshi qe futi ushtare dhe drejtues me komandim ne kete masaker.

    pse ambasdori amerikan me nje prokurore e ftojne saliserbin te jape deshmine brenda mureve te ambasddas qe eshte nje Dhunim i hapur i sovranitettit hapur fare

    PSE DIPLLOMATE EUROATLLANTIKE I KERKUAR METES DHE MAJKOS MOS ARRESTIMIN E SALI KRIMINELIT..PER EFEKT STABILITETITI ?

    Figura e krimit e të pandehurit Sali Rrahman Berisha

    Në 13 e 14 shtator 1998, duke përfituar nga ceremonia mortore e ish-deputetit Azem Hajdari, PD e kryetari i saj, deputeti Sali Berisha, si dhe persona të tjerë kanë bërë thirrje për përdorimin e dhunës, kanë nxitur qytetarë të ndryshëm për armatosjen e tyre, me synim pushtimin me forcë të rezidencave qeveritare për përmbysjen e rendit kushtetues”. Godinat u sulmuan duke u djegur dhe shkatërruar, situatë që u cilësohte si grusht shteti

    Pse duhet te arrestohet i pandehuri Sali Rrahman Berisha ??

    Në bazë të nenit 221 i Kodit Penal , I pandehuri Sali Rrahman Berisha i datelindjes 15 tetor 1944 duhet të përgjigjet penalisht për veprën e mësipërme dhe, duke qenë se krimi i mësipërm, për të cilin akuzohet, është me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe kombëtare për rendin kushtetues dhe se vetë i akuzuari paraqet rrezikshmëri shoqërore të theksuar çmohet se atij duhet t’i vihen prangat ne cdo kohe

    Pse nuk arrestohet i pandehuri Sali Rrahman Berisha per krimine 14 shtatorit 1998…??

    Deponimi i bere nga i pandehuri Sali Rrahman Berisha perpara ish -ambasadorit te SHBA ne Tirane Robert Frouik dhe konsullja e Ambasades Amerikane ne Tirane Susan p. Lively ne ne19 korrik te vitit 1999 eshte ndoshta skandali me i madh dipllomatik per te cilin dhe sot admistrata amerikane dhe vecanerisht ambasada e rruges Elbasanit dhe posacerisht zoti Lu duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar qe kane “bashkpunuar m e nje kriminelI te rrezikshem si SERBerisha ?
    Nqs sot denojme krimet e Hitlerit ne vitet 40’ dhe ne bote po denohen akoma naziste te fshehur edhe ne moshen 80-90 vjecare per krime te kryer para 70 vjetesh pse ambasada amerikane po mbron nazi-berishistin,biles duke inskenuar dhe duke amplifikuar REFORMEN NE DREJTESI..SI MENYRE PER TE PRURE GJARPEN SERB LUL UDBASHI NE PUSHTET
    Nga sa me siper titulli I artikullit “ se Berisha po shqetesohet nga prokurori” eshte nje ofendim banal qe Mero I ben lexuesve te kesaj gazete sepse eshte e lexueshme qe gjithe kjo maskarade eshte nje bllof qe po behet ne prag fushate elektorale ku po pregatitet neveritshem nje ardhjee trete e Berishes ne pushtet si ne 1991 me falangat e “agjit-proppit” Elez biberajve ,Hillave dhe Billave dhe ne 2005 te BGR Group,Stuart Stevens.mikut te Fazllicit.

    Re te zeza po vine ne shqiperi qe po plasen me telekomande ne 21 korrik 2016…thjesht po vjen nje 1991 apo 1998…reforma ne drejtesi eshte nje plan ogurzi per te debuar ramen qe i kishte koqet e tredhura ne 23 qershor 2013..per te prure ne pushtet yllin ne ngjitje te arviziut qe i doli profe.cia….

    me sakte

    pse nuk arrestohet salibisha per krimin kombetar te 14 shtatorit 1998 (kur mero ishte me pucistet) por ti biem larg e larg nga Kina e Donald Lulit te vocerr..me reformen e dreqesise…

  26. Ledio says:

    Vitori : te hypshin gjithe pasardhesit e viktimave te Perandorise Osmane, nga Azia , Afrika edhe Europa. Besoj se te dalin per gjithe jeten..:)

    1. Alpet Blu says:

      Ledio grekqiri, bytha e cpuar e Janulles!
      Akoma nuk e di ti se, te gjithe pas ardhesit e viktimave te Perandorise Osmane ne Greqi jane ose turq ose shqiptare pasi eshte e njohur historikisht se popullatat femerore greke ne ate Perandorise, ishin te destinuara per sherbime seksuale te vazhdueshme ndaj tyre ose sherbenin si kontigjente te zakonshme per te mbush ur e harremet te tyre.
      Keshtu more Ledio-grekqiri, jemi sivellezer more evlat, kemi nje gjak e vecse gjuha na ndan, ndaj lere Janullen e hidhu ketej nga ne, ere minoritari bitheqiri, se nuk do ngelesh thate asnjehere.
      Dhe, lere Erdoganin rehat, para se te kujtohet edhe per ca morracake qe e quajne veten greke, se pastaj nuk do shikoni nga do t’ju hedhe hera.

  27. Arben says:

    POPULLI I TURQISE ESHTE I VETMI POPULL NE BOTE QE E DO QEVERRINE QE KA.

    NUK DEL NJERI NE MES TE SHESHIT TU DALE PERPARA TANKEVE E TE HAJE PLUMBAT AS SE THOTE ERDOAN, AS SE THOTE DIKUSH TJETER.

    TURQIT DOLEN NE MBROJTJE TE VETES SE TYRE, MIREQENIES SE TYRE, JETESES SE TYRE, PIKERISHT SEPSE E DUAN ERDOAN, E JO THJESHT SE BERI THIRRJE PER TE DALE NE RRUGE.

    THIRRJE PER TE DALE NE RRUGE BEJNE EDHE KETEJ NGA NE GJITHE DITEN, POR NUK UA VAR NJERI.

    PERPARA ERDOAN, COJE PUNEN DERI NE FUND PER POPULLIN.

    NJE KESHILLE PER MERON, JE NJE BYTHPAMBUK ORDINER, MERRU ME MIRE ME URDHERAT QE TE VIJNE PER POLITIKEN E BRENDSHME, SE PER KETE TE JASHTME NUK S’NUK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje