Një shpjegim për dy “kompromiset” e ofruara

8 Korrik 2016, 19:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka një zhurmim të debatit për kompromiset e ofruara rreth reformës për drejtësi, duke fshehur diferencën thelbësore që ka propozimi për kompromis i mbështetur nga SHBA dhe BE dhe propozimi bllokues i Partisë Demokratike. Po përpiqem të bëj një shpjegim të thjeshtëzuar të tyre, me shpresë se do të kuptohet . Çështja është bllokuar tek mënyra se si do të zgjidhen anëtarët e Komisionit të Vetingut, ose e thënë më popullorçe, Komisioni që do të kontrollojë gjyqtarët. Ai Komision ka brenda tij tre institucione, ka 12 anëtarë që janë përgjegjës për kualifikimin e gjyqtarëve, 7 anëtarë që janë përgjegjës për apelimin e vendimeve dhe 2 anëtarë që janë në rolin e avokatit publik. Pra, kemi të bëjme me një trup prej 21 vetësh.

Propozimi i kompromisit që ka shumica, e mbështetur nga Bashkimi Europian dhe SHBA, është që një institucion kushtetues, praktikisht Avokati i Popullit, të bëjë mbledhjen formale të aplikimeve dhe të skartojë vetëm dosjet që nuk plotësojnë kriteret formale, si mosha, vjetërisa në punë, profesioni etj.

Pastaj kandidaturat i shkojnë Kuvendit. Por para se ato të kalojnë në votim, përmes votës së transferueshme, do kalojnë më parë tek një zyrë kontrolli, e cila drejtohet nga Bashkimi Europain, dhe tashmë së fundi ka pranuar të bëhet pjesë dhe SHBA. Kjo zyrë e thënë më thjeshtë, është një zyrë që do të kontrollojë “kontrollorët” e drejtësisë.

Kjo është tërësisht e pranuar nga Komisioni i Venecias në nenin 61, fusnota 17, ku theksohet roli i misioneve të huaja në mbikqyrjen e procesit.

Zyra e Vetingut e BE, e cila praktikisht ka çelur fondet për këtë punë, të cilës javën e fundit i është bashkuar dhe SHBA, është një hallkë vendimtare, pasi do të verifikojë kontrolluesit e sistemit gjyqësor, për të dhënë garanci jopolitike për integritetin e tyre, aftësitë profesionale, arsimimin dhe personalitetin e tyre.

Kjo zyrë do t’i çojë Kuvendit kandidaturat e pastruara dhe Kuvendi do t’i votojë ato, sipas atij që quhet votë e transferueshme, ku opozita mund të orientojë votën tek një grup emrash dhe t’u japë atyre shansin të kualifikohen. Sipas këtij parimi, opozita është ndikuese në proces, pasi nëse bëhet fjalë për 12 kandidatura, fjala vjen tek Komisionii i Kualifikimit, ajo mund të diktojë fatin e së paku 4, ose 5 anëtarëve, me votën e saj, nëse e orienton atë në një listë të caktuar që e vendos vetë.

Pra, ky kompromis i afruar nga shumica dhe i mbështetur fort si nga letra e ambasadorit amerikan, ashtu dhe nga Bashkimi Europian, garanton ndikimin e opozitës në proces, fuqizon votën e saj përmbi fuqitë politike që ka në raport me përqindjen propocionale që ka, dhe është një garanci që sistemi nuk kapet nga shumcia, por filtrohet fillimisht nga ndërkombëtarët.

Propozimi i detajur që bëri sot Partia Demokratike përmes Bylykbashit, është shumë larg kësaj llogjike.

Së pari, ai përjashton hallkën kyçe, që është ajo zyra e kontrollit ndërkombëtar, para se të shkojnë kandidaturat në votim në Kuvend, pra zhduk nga skema ndërkombëtarët.

Së dyti, fut në lojë Gjykatën Kushtetuese, në një konflikt të pastër interesi dhe duke i dhënë asaj atribute administrative dhe burokratike, duke u marrë me përzgjedhje kontrollorësh për gjyqtarë, kur vete Gjykata Kushtetuese do jetë e para që do t’i nështrohet këtij procesi. Pra, krijon një konflikt të hapur interesi dhe shtrembëron misionin e Gjykatës.

Së treti, kalon nga parimi i propocionalitetit dhe ndikimit që duhet të ketë opozita në këtë proces, tek parimi i paritetit, pra barabartësisë mes dy pjesëve jo të barabarta, ngjashëm me formulën e  dikurshme të KQZ, hartuar qysh në vitin 2003.

Pra, këto janë dy opsionet e kompromisit. Shumica, BE dhe SHBA ofrojnë një kontroll të kontrollorëve, nën drejtimin e Bashkimit Europian dhe SHBA, dhe garantojnë për përfaqësim dhe ndikim të opozitës në proces. Opozita kërkon përjashtim të ndërkombëtarëve nga procesi dhe kërkon rol të barabartë politik me shumicën, për të diktuar kandidaturat, duke i dëmtuar ata politikisht që në start. Ajo po ashtu krijon një konflikt interesi të gjithë procesit me Gjykatën Kushtetuese, e cila është dhe objekt kontrolli, dhe subjekt kontrolli, sipas tyre në këtë proces.

E thënë më thjeshtë, i gjithë ky debat dëshmon sërisht vetëm një problem, frikën që ka Berisha se mos drejtësinë e kapin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Kjo gjë e bën atë të ndjehet i pasigurtë. Ai është më i gatshëm t’ia lërë në dorë Edi Ramës fatin e tij, pasi me atë, ose bën pazar, ose nuk e përfill, por nuk pranon në asnjë rrethanë t’ia dorëzojë kokën në tepsi, Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe nuk ka faj. E di vetë më mirë se ne, se çfarë ka bërë!

15 komente në “Një shpjegim për dy “kompromiset” e ofruara”

  1. Kola says:

    Kjo loje qe po vazhdon kaq gjate, eshte bere bajate. SHQUP-i e ka bere te qarte prej kohesh pozicionin e saj bllokues, per arsyet e kuptueshme. Katandisja e drejtesise ne kete gjendje eshte mekat i atyre qe kembengulin ta mbajne ne kete llum. Ne keto kushte mendoj se Rama ben gabim qe vonon zgjedhjet e parakohshme te cilat mund ta zgjidhin kete ngerc artificial. Problemi eshte se ne keto zgjedhje i duhen prere duasrt e qelbura Ristaneve e Palokave qe kane dhene prova banditizmi me voten.

    1. I DASHUR SAL KRIMINELI NA JEP VOTEN PER PRANGAT TUAJA says:

      LE TE JEM UNE SHQIPTARI I VETEM,OSE MUND TE JENE 100 SI UNE..100 000 ..1 MILJON APO ME SHUME

      SA ME SHUME KALON KOHA AQ ME SHUME DUKET SE KJO REFORMA NE DREQESI ESHTE NJE TEATER QE PO LUHET KEQ DHE NDOSHTA KA NJE SKENAR QE KJO KOMEDI TE KTHHETE NE TRAGJEDI ME PERMASA KOMBETARE.

      KRIMET E BERISHES NUK KANE NEVOJE PER REFORME..BILES ESHTE KJO REFORME QE NE DUKJE ESHTE KUNDER SALIQENIT KURSE NE FAKT ESHTE NJE JELEK ANTPLUMBI PER KETE MONSTER

      MENDOJ SE FAJI KRYESOR SOT ESHTE I DIPLLOMACISE EURO-ATLLANTIKE QE NE MENYRE TE DENUESHME JO VETEM QE E KLLONUAN MONSTREN BERISHE POR PO E MBROJNE ME CDO CMIM DERI NE POSHTRIM KOMBETAR
      JEMI PUSHTUAR NGA SHUME ARMIQ NE SHEKUJ POR KERRKUSH NUK NA KA POSHTRUAR SI EUROATLLNATIKET ME SALIMONSTREN E TYRE..

      PRA sot kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.
      Pa u arrestuar ky Frankestein Monster keto Dacibaot tuaja jane thjesht nje leter higjenike duke perifrazuar thenien e Sali Qenit ndaj gazetes me prestigjoze ne bote NY-Times.
      1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.

      2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.

      3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.

      Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:

      4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
      5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
      6–Tradhetia kombetare me detin Jon
      7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
      8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
      9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
      10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
      11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
      12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
      13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
      14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
      15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
      16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
      17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
      18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
      19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
      20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
      21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
      22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
      23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
      24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
      25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
      26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
      27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
      28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
      29-Krim ekonomik me Albetrolin
      30-Krim ekonomik me Kromin
      31-Krim ekonomik me Albetrolin
      32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
      33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
      34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
      35….vazhdon rromani i krimeve…
      Por qe te behet kjo duhet thene e verteta shume e hidhur qe eshte:
      Dipllomacia amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente dhe strategjike te tyre pa harruar dhe fushen e biznesit jane pergjegjeset kryesore per katandisjen e kombit shqiptar ne kete katastrofe biblike morale dhe ekonomike.!

      perfundimisht:
      Eshte turp per dipllomacine dhe sherbimet inteligjente euro-atllantike qe akoma mbrojne me cdo kusht DRAKULEN E TYRE TE VIQIDOLIT.

      Eshte turp per dyshen OBAMERKEL qe edhe pse drejtojne dy shtete te fuqishme dhe demokratike jo vetem kane gabuar ne shqiperi me doktrinen elezbiberiste te salisatanait por dhe jane pergjegjesit kryesore per kete menxyre shqiptare te pa pare ne historine e kombeve.
      Sali qeni eshte nje monster qe nuk ka plumb litar apo fuci bitumi ti laje krimet e tij..fundja fundi..cojeni ne ndonje ishull perrallore me gjithe pasurite e tij me qen e me me mace por vetem me nje kusht..MOS TJA SHOHIM ME SURRATIN DHE ZERIN KETIJ DEVILI….JO PER NDONJE GJE POR ..nqs se ky devil mbahet akoma nga ana juaj.atehere me lejoni te them se Enver Hoxha jo vetem eshte shqiptari me I madh ne historine e shqiperise por dhe BURRSHTETASI ME I MADH BOTEROR PER TE GJITHA KOHRAT

      I DASHUR SAL KRIMINELI NA JEP VOTEN PER PRANGAT TUAJA..TE FALA NGA LUJA

  2. Qerimi says:

    Zoti Mero! Tju jap une nje formule kompromosi. Te aprovohet ajo qo kerkojne miqte tane perendimor me nje afat 10 vjecar dhe gjate kesaj kohe eshte krijuar dhe kultura per kete gje dhe te huajte nuk do rine gjithe jeten keru dhe pastaj te hyne ne fuqi propozimet e pd

  3. andromeda says:

    Duhet të jetë përlyer keqas i shkreti në afera të pista gjeopolitike, përndryshe s’ka si shpjegohet këmbëngulja e DSH për të kontrollar drejtësinë.

  4. We People (Les Misérables )#3 says:

    Dihet qe Lul BASHA dhe njerku i tij hale berishaj jane kriminel por jo fajtore .

    Sidomos debili & devili eshte nje manekin “part time” qe pasi ka plotesuar misionin ne tradheti,krime,vrasje,vjedhje kolosale e mbajne si qen te lidhur dhe mund te bejne cte duan me te…prangat ..ose k/m ne 2017..ose japin azil ne hollande.

    Problemi nr 1 ne shqiperi eshte edi rama
    Ka kaluar cdo limit durimi dhe cdo limit kohe..ai eshte frikacak…impotent dhe tradhetar I shantazhuar..duhet burrerisht ose te kerkoje ndihmen e popullit..ose te jape doreheqjen me nder..
    Nqs edi rama do vazhdoje me kete gjendje apokaliptike me fasada ..bojra..pasarela apo duke firmosur cdo lloj dokumenti qe I japin miqte te firmose (kujtojme muxhahidinet)do te behet tradhetari dhe qytetari me I peshtirosur per te gjitha kohrat
    ———————————
    Problemi nr 2
    ne shqiperi jane keto perendimoret me qatipet e tyre ambasadore qe jo vetem e kane dhjere pune ne shqiperi por jane vete problem
    Per lexuesin e durueshem le te japim tre krahasime per te kuptuar qe keto “miqte e meros” ne trajtojne si FERME KAFSHES TE ORWELLIT:

    krahasimi I pare

    Vetem tre dite para se te arrestohej, me 27 korrik 1993, parlamenti shqiptar i heq Fatos Nanos imunitetin e deputetit. Tashme ai ishte lakuriq dhe i pambrojtur perballe drejtesise. Kryetari progresist i Partise Socialiste i drejtohet popullit shqiptar me nje leter te hapur, ku nder te tjera shkruan fjalite e “tmerrshme”:
    “…Diplomate te tipit Hill dhe Bill (Rajerson,) pasi bene karriere me CIA-n ne Beograd, i vune ne tavoline Berishes skenarin…Nuk eshte e rastit kenaqesia e tyre patologjike…per te zbatuar planet e pluhurosura makartiste te hartuara jo vetem per vendin tone, ne periudhen e pasluftes, te doktrines Truman… Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi. Ky eshte alarmi… dhe jo thjesht heqja e imunitetit apo cungimi i lirise time…por kthimi ne nje shtet klient ideal pa dinjitet dhe sovranitet
    Pra Fatos Nano arrestohet si kryeterrorist per vjedhjen e 100 dollareve te ndihmave italiane.
    Kurse LULI I ketyre perendimoreve te MEROS grabiti 300-400 miljon dollare te rruga e kombit..biles po sipas meros ambasdorja e atehereshme MR deri sa I mori firmen ministrit manekin Lul ishkonte vizite private te shtepia ne darke..e habiteshme apo jo…komentin e vazhdon lexuesi per YLLIN NE NGJITJE TE ARVIZUSE
    ——————————
    krahesimi dyte
    14 SHTATOR 1998
    SULMOHET dhe pushtohet k/m shteti shqiptar nga banda e berishajve e tropojes e mamurrzakeve e koqevareve te bukoshit..dhe keto perendimoret e leshit…kujdes lexojeni mire TE LESHIT…NE VEND TE KERKOHEJ ARRESTIMI I Sali kriminelit..u pergezua se ktheu vullnetarisht armatimin e rende dhe tanket…hajde miq per fiq hajde
    21 JANAR 2011
    egzekutohen barbarisht 4 protestues ne boulevard pa kaluar gardhin njeri..ndoshta me ndonje “shkelje syri” te arvizuse qe te mbronte k/m e natos me cdo kusht..gjasme…duke then se fajin e paska patur edi rama..ne dakort ne te semes shkofte dhe edi rama me keto arvizute qe mbrojten hapur nje kriminel duke I thene burre shteti
    ————————–
    krahesimi I trete
    2009
    ne votimet e pergjitheshme pati nje vjedhje massive nga PD biles dhe pse fitoi PS “KUPEN “ e fitores e mori PD duke I falur dhe koqen e kandarit Ilir muten I shuguruar ne bodrume ambasadash
    Kerkoi PS te hapeshin te pakten disa kutija…ABSOLUTISHT..jo vetem qe nuk u happen por u dogjen ne nje menyre provokuese dhe anti ligjore ne Erzen..dhe asnje nga xhambasdoret e huaj nuk u ndje
    2011
    Fiton edi rama votimet e Tiranes dhe bota e uroi,,r por prisni..nuk keni pare gje akoma…del teoria se ishin hedhur vota te gabuara ne kuti te gabuara..Kulmi ishte te nje mengperveshur qe doli garant per te hapur kutite me “ndershmeri” ..dhe I moren fitoren Edit ndoshta me pelqimin e ketij te fundit..per ta bere k/m ne 2013 dhe keto perendimore ja dhane “lodren” axhamiut Rama pra idhane vetem godinen e K/m me celsat e kashtes dhe bibilushin e Zahos brenda
    —————-
    prolog
    vetem keto tre shembujt e mesiperm vertetojne ate qe tha Fatos Nano ne 1993 kur e arrestuan per 100 dollare si binladeni me ndihmen e Hillave & Billave qe…
    Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi
    Fundja edhe te na kishin pushtuar perendimoret do ishte nje gje e pranueshme..por jooooo atyre I duhen 28 000 kilometra katrore si nje WC gjigande per te shkarkuar pislleqet e tyre dhe kete klase politike si pastrues dhe mirembajtes te kesaj haleje me emrin Halebania..
    ta gezoni halene e re.

    Mero mos u lodh me sofizma,,,E kam thene dhe ne editorialin e kaluar pas gerdec-21 janarit Lul berisha eshte probleme perendimor dhe sidomos amerikan.

    Nese me te vertete perendimoret,te perndjekurit politike dhe shoqeria civile duan te rrezojne me te vertete enverhoxhen ka vetem nje rruge PRANGAT SALIQENIT & BANDES TIJ…ne te kunderten duhet te filloi shenjterimi i xhaxhit se jane vete euroatllantiket qe po i plotsojne enverit pjesen e dyte te librit te tij

    RREZIKU SERBERISHAMERIKAN PER SHQIPERINE

  5. Artani says:

    Me keto qe po ben SHQUP-i sa deputete do marre votimet e ardhshme ,,RREZIK SHPERBERJE TOTALE fiks ngordhja e kalit serb….

  6. Kosmos says:

    Kjo fjalia e fundit ishte qershia mbi torte .
    Sali antishqipetari dhe shume te tjere duhet te pregatiten moralisht ,se Amerika do tja gjej vendin .

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha po konsumon te gjitha eurot e grabitura,duke blere gazetare,kongresmene,deri dhe tek propaganda bajate ne tv.private te Tiranes.
    Ndryshimi i Berishes filloi me 4 korrik,kur foli prokurori me jelek malsori,ne abasaden amerikane.Ka ndezur te gjithe motoret,per jete a vdekje,kerkon te miratoj ligjet e tij,per te mbijetuar !
    Perballe tij nuk eshte Lu,por administrata amerikane,betejen e tij prej Donkishoti,se bashku me Sanco Pancon,do perfundoj ne koshin e plerave.
    Do jete teper vone,per te gjithe ata qe me ndergjegje mbeshtesin njeriun e falimentuar ne politik,neser do largohen nga Shqiperia,nuk do tju gjendet as nam e nishan,si Kumbaro i dikurshem !

  8. Devolliu says:

    Po e ka thënë nishansakati i Saliut mo: “Nuk ka nevojë për Reformë, Drejtësia do të VETËKORRIGJOHET”:
    Pra, gjingjonërat, dhallërat e zagarnjorët e Sali Kriminelit do e bëjnë vetë drejtësinë.

  9. iliri tjeter says:

    Keto organizma qe do te krijohen per vetingun, acduhet te jene te pavaruraxdhe jashte ndikimit te partive? Natyrisht qe duhet dhe do te jene.
    Partia qe ka fituar zgjedhjet, eshte ne pushtet dhe drejton me ane te Keshilli te Ministrave dhe organeve te tjera tecsaj, detyrimisht perjashtuar sistemin e drejtesise.
    Pra partija qe ka fituar zgjedhjet, duhet te kete perparesi dhe ka vetem ne qeverisje dhe jo ne sistemin e drejtesise.
    Prandaj PD e ka drejt, qe ne nje sistem qe eshte i pavarur, duhet te kene te drejta te barabarta si pozita ashtu dhe opozita.
    Se psh. Nje minister i partise socialiste drejton ne emer dhe si perfaqesues i saj ne gjith sektorin qe mbulon.
    Ndersa sistemi i drejtesise do te gjykoje si piziten ashtu dhe opozite, pa bere dallim, prandaj duhet dhe eshte e domosdoshme qe ne veting te kete barazitizem ne caktimin e antareve. Partia qe ka fituar zgjedhjet i fiton ato ler te qeverisur, por jo per te gjykuar. Ne sistemin e drejtesise nuk duhet te kete sundim te nje partie mbi tjetren cilatdoqofshin ato.

  10. ALBAN DEGA says:

    NUK KA AS REFORME AS DREJTESI PA VETINGUN SHBA- BE

    – Gota e durimit dhe besimit te tyre tek Berisha dhe Banda e tij kusare dhe vrastare jo vetem eshte derdhur…
    Eshte thyer!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pse?
    Ka 25 vjet qe Drejtesia eshte kthyer ne Saliqi !?
    Ka 25 vjet qe Drejtesia eshte kthyer ne Pandeshkueshmeri !
    Ka 25 vjet qe vendin e Ligjit e Ka zene Luigji i 14- te ” Ligji jam une…!” E perkthyer ne shqip Saliqi!
    Ka 25 vjet qe Shteti ligjor eshte kthyer ne shtetin Kanunor e fisnor te Mareshallit te Beogradit, KGB-se, RIA e Putinit …. dreqit dhe te birit politik e familjar te tij!
    Ka 25 vjet qe besimin maksimal te SHBA-se dhe BE-se e ktheu ne mosbesim siperor ndaj tij dhe bandes se tij te gangstereve politike e familjare !
    Ka 25 vjet qe diktaturen gjakatare komuniste komunisti- enverist deri ne peshtirosje Sali Berisha e ktheu ne demokrature vrastare e kusare njekohesisht duke rrenuar plot kater here shtetin shqiptar duke ia kaluar edhe hordhive barbare te Cincizkhanit e cetnikeve te Pashiqit, Rankovicit e Milloshevicit !
    Ka 25 vjet qe ” kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ka arsidizuar financat, ka fazlicizuar e ofshorizuar investimet e huaja, ka tacizuar sektoret kyc te te ardhurave kombetare, ka cezuar asetet kyce te ekonomike, ka shkelzenizuar e arditizuar tenderat e cdo oferte zhvillimi, ka plepizuar drejtesine e arsimin…. ka degjeneruar e kalbezuar cdo hallke nevralgjike e jetike te shqiptareve si popull e Shqiperise si shtet!
    Ka 25 vjet qe kjo kuceder me nente krere po vret e po plackit, po rrenon e shkaterron nje popull e shtet te tere!
    Ka mbi 25 vjet qe ky Vampir nuk le sharje e shpifje, mashtrim e kercenim, komplot e sajim, ligesi e poshtersi pa perdorur per ti mbajtur peng shqiptaret e Shqiperine perjetesisht bashke me pjellen e tij politike e familjare !
    Ka 25 vjet qe ai dhe ceta e tij kusare e vrastare e ka kthyer Leven e Demokracise ” Ne populli, me popullin e per popullin” ne Kushtetuten e Saliqit ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun “!
    A nuk ka lexuar e kuptuar asgje nga historia e Luigjit te 14 dhe ” Ligji jam Une” i tij dhe fundi i tyre tragjik ne gijotinen e popullit francez ne revolucionin qe hapi Epoken e Re te te drejtave njerezore dhe demokracise !
    Akoma nuk e ka kuptuar ky Malukat i cmendur, qe sic e ka portretizuar aq profetikisht ketu e gati 25 vjet me pare Patriarku i letrave shqipe Dritero Agolli, ” qe po e cmend kete vend” se edhe cmenduria e ka nje cak pas te cilit vjen baterdia !
    Cfare duhet te ndodhe? Hataja, fundit i Botes qe Sali Berisha dhe Banda, Mafia e tij politike e familjare e ka humbur edhe piken e fundit te durimit dhe besimit tek piruetat dhe lojrat e tyre sa donkishoteske e cinike, sa te trasha e te pista per te vonuar, tjetersuar, degjeneruar e kalbezuar edhe Reformen ne Drejtesi sic ka vepruar me shqiptaret e Shqiperine tash e mbi 25 vjet !?
    Gota e besimit dhe durimit te tyre jo vetem eshte derdhur ! Edhe eshte thyer !!!
    Enough it’ s enough! thone vellezerit e miqte tane strategjike amerikane!?
    Boll me!

  11. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ristani numeron,Arvizu pervesh menget,ky eshte varjanti I fundit i Berishes !

  12. Spartaku says:

    Bravo zoti Mero! je i sakt.Nje gazetar i persosur,dhe qe kupton shume mire ligjet,te cilat i inerpreton shume sakt,tamam si prokuror.

  13. fizikanti says:

    Problemi eshte shume i qarte,argumentat dhe faktet e cituara me siper jane shume te sakta,se cfare ka ndodhur e dime te gjithe,se kush u pergjigj para ligjit,po dihet,tani ka ardhur koha qe cdo ligjvenes qe nuk eshte i perfshire ne krim te votoje reformen,dhe cdo kush qe ka shkelur ligjin,majtas apo djathtas,te hetohet te gjykohet dhe ne baze te verdiktit te gjykatave te pergjigjet.Te hiqet dore nga krijimi i artificeve me autor pro.dok.e P.S,me falni te P.D,se populli ka pas nje shprehje,te me falni per fjalorin,nuk kalohet dita duke dhjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje