Ka një përpjekje për të kanalizuar debatin rreth kundërshtarëve të reformës dhe mbështetësve të saj, duke i etiketuar si “proamerikanë” dhe “antiamerikanë”, ose “antiperëndimorë” në tërësi. Klasifikimi është spekulativ dhe shumë larg së vërtetës. Thelbi i debatit nuk është a janë kundërshtarët e reformës kundër SHBA e BE, meqë Brukseli dhe Uashingtoni mbështesin reformën. Thelbi i krizës është se, a duhet të jenë ndërkombëtarët, apo partitë politike shqiptare, përzgjedhëse të gjyqtarëve dhe prokurorëve?
Kjo është çështja reale që mban peng reformën në drejtësi. Neni 88 i rekomandimeve të Komisionit të Venecias, të cilin Basha e përdor për alibi, tashmë ka rënë jo vetëm me lëshimin e shumicës për dy të tretat, por dhe me një formulë të re përzgjedhëse, propozuar për të krijuar mundësinë që opozita të ketë ndikimin e saj në atë proces. Pra, PS, PD LSI etj kanë tashmë edhe pse padrejtësisht domenet e tyre mbi drejtësinë.
Por, ajo që opozita nuk e thotë hapur, është pikërisht prania e një përfaqësuesi amerikan dhe një përfaqësuesi të BE në Komisionin e Vetingut, pra në komisionin përzgjedhës për kualifikimin e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë. Prania e tyre është shkaku real dhe debati i vetëm i reformës.
Për më tepër, sipas të dhënave të rezervuara, është ngritur ndërkohë një zyrë ndërkombëtare për këtë çështje që kryesohet nga Renhard Pribe, që dikur ka mbuluar rajonin tonë në Bruksel, në Drejtorinë për zgjerimin në Komisionin Europian. Pra, kundërshtarët e reformës janë trembur se Perëndimi e ka seriozisht këtë çështje dhe se ka filluar të punojë ende pa mbaruar reforma formalisht.
Ndryshe nga sa paraqitet si përpjekje e shumicës për të kapur drejtësinë, apo nevojë e opozitës për vende të rezervuara, në të vërtetë është frikë nga prania e përfaqësuesve të Perëndimit në këtë komision. Është frikë nga portreti i Pribes, ftohtësia e tij ndaj dallavereve të politikës shqiptare, por dhe pamundësia e politikanëve shqiptarë, për të futur duart tek përzgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Argumentet që përdorin janë formalisht terma që i referohen sovranitetit të vendit, dhe është e vërtetë që në Kushtetutë të Shqipërisë, do sanksionohet dorëzimi i një pjese të sovranitetit të vendit nga politikanët shqiptarë tek institucionet perëndimore. Nuk është një gjë e këndshme, por është një nevojë për të shkuar drejt një drejtësie më të pavarur. Dy përfaqësuesit e Perëndimit në këtë proces, nuk kanë emra konkretë, por kanë poste dhe do të jenë aty në mënyrë afatgjatë dhe kur në pushtet të jetë Rama, dhe pasardhësit e tij.
Pra, frika nga prania e tyre aty nuk është politike, dhe as se i përkasin Ramës, apo Berishës, por se janë vërtet të pavarur dhe mund të mbajnë drejtësinë jashtë futjes së duarve të politikanëve për të përzedhur njerëzit e tyre në drejtësi.
Situata është vërtet dramatike, dhe reforma po rrëzohet për këtë shkak.
Që të jemi seriozë, ky është një shkak i rëndësishëm, bile thelbësor, pasi po detyron një klasë politike që po qeveris 25 vite vendin, të dorëzojë pushtetin e saj të drejtësisë tek ekspertët ndërkombëtarë.
Siç po duket, nuk ka ndërmend ta bëjë. Por duke mos e bërë, duhet të shpjegohet dhe të jetë e qartë, se nuk bëhet fjalë as për vende të rezervuara, as për nenin 88, po për një vendim tërësisht të qartë kundër pranisë së ndërkombëtarëve në punët e drejtësisë në Shqipëri.
Ky është rasti i parë në historinë e këtyre 25 viteve, kur klasa politike ftohet të votojë kundër pushtetit të saj në drejtësi, dhe ajo nuk po pranon të dorëzojë pushtetin. Nuk besoj se këtu ka antiamerikanizëm, apo antievropianizëm ideologjik. Këtu ka një vendim të fortë për të mos dorëzuar kokën në tepsi në duar të njerëzve që nuk i komandojnë. Ka një vendim për të mos e lënë drejtësinë të lirë dhe të pavarur nga politika. Është një çështje që nuk zgjidhet me të lutura, pasi nuk mund t’i heqësh frikën katër- pesë politikanëve që mbajnë peng ato vota në Kuvend, për të ardhmen e tyre përballë një drejtësie të pavarur, mbikqyrur nga ndërkombëtarët.
Shqiptarët duhet të përgatiten pas 21 korrikut të votojnë nëse janë dakord me ata që votuan kundër reformës në drejtësi, apo jo. Kjo është e vetmja zgjidhje.
Pra po shkohet drejt zgjedhjeve te parakohshme?
ILIR META ESHTE ME I RREZIKUARI NGA REFORMA NE DREJTESI. BERISHA E RAMA KANE NGA 700 MIJE VOTUES SECILI, NDERSA META KA VETEM 180 MIJE MERCENARE, QE SHPERNDAHEN SAPO TE FUTET NE BURG META.
Korrekt Mero..
Koha erdhi … Ordhineret dhe hajdutet 25 vjet na vodhe, na grabiten pronat…te cohemi te gjithe t’u marem ckane ne vilat dhe breket , lakuriq ti (varrem) ketu ne koqet e kalit Skenderbej ti heqem zvarre me keq se Gadafin… Saline me Lulin ti varem aty ku pushkatuan 4 shqipetar me barkun bosh… O sot o kurre ….Ejani sa meshpejt ketu ne (tiranin e sales, metes, lulit, fatmirit, e tipave te rrugve te quajtur (kallboje-sekrsi) Ejani Ejani Ejani.
po te jete nevoja per votat e njerezve te mi…ne referendum…..nja 10 vota do ti sjell une nga ketej ku jetoj !
dhe besoj se te gjithe shqiptaret kudo qe jane ne bote duhet te vene ne Shqiperi….per te vendosur cdo njeri prej tyre …..nji gur-vote, per te themeluar shtetin tone te neperkembur prej jenicereve te serbise !
Berisha e meta kane mbaruar meta te perfitoi qe eshte akoma ne qeveri berishen se do njeri jashte po jep klithmat e fundit te iki na nje shtet arabe mase do jetoi ditet e fundit
E ke thene me qarte sa nuk behet Mero. PD nuk friken e njerzve te PS, se dhe ata duke qene te varur manipulohen. Problemi eshte kur futen ne loje ata qe jane te pavarur, nderkmbetaret – tamam sic thua ti. Po eleminuan Vettingun nderkmbetar, keta e miratojne reformen 7 here ne jave.
Vëndet e BE kanë lëshuar një pjesë thelbësore të sovraniteit në emër të zhvillimit,rritjes së mirqënies, fuqizimit të shtetit të të drejtës,evitimit të luftrave vëllavrasëse….Të ghithë vëndet e Europës ish komuniste ,pĕr tu integruar ,mënjanuan ,nxorrën në pension apo vunë pĕrpara drejtësisĕ ata qeveritarë që vodhën,manipuluan,shfrytëzuan pushtetin në kohët e turbullta të tranzicionit .Edhe personalitete të tilla si Les Valesa u mënjanuan ,ndërsa sërbët dërguan prapa hekurave Millosheviçin për të hapur rrugën drejt integrimit,ndonse mbi Sërbinë rëndon barra e rëndë e krimeve të tmerrëshme.Ndêrsa ne na mban peng një personazh feudo anarko fashist si Berisha i cili së bashku me lukuninë e banditĕve që vodhën ekonominë kombĕtare kĕrkon me çdo kusht të rikthehet nĕ pushtet pĕr tĕ varrosur pĕrfundimisht këtë vënd ,ëndrra e sërbo grekëve.Ka momente në histori ,dhe tani ĕshtë një i tillë ,kur ose ngrihesh në këmbë pĕr të ecur me botën ,ose bie përfhundimisht në humnerë ,pa kthim.
SB i kane rene breket ne fund te kembeve dhe po kapet si i mbyturi pas qimes.Ai nuk pyet me per nd/kombetaret pasi vet ai nuk do jet me Kryeminister por ka hallin se mos futet ne burg nga nd/kombetaret se nga drejtesia jone ka dhe 100 vjet umer.Pd eshte nje bande dhe Sb kapobanda
ketyre 4-5 politikajve qe u ka hyre frika, me mire tu kishte hyre k..i se k..in do mund ta nxirrnin kurse friken jo
Çeshtja e reformës drejtsis ka nji bazament deshtues sepse ra ne duert e bandës së sorosit, që nuk mendon kurr, kurr për të mirën e popullit, por për interesa diversioni sikurse ka shkatrru me themel drejtsin e popullit ne dis avendet ish komuniste.
Gangsterët antishqiptarë në krye tash 25 vjet e duan ta kenë drejtsisnë në duart e tyne dhe amerikanët dhe flokuqja e Koracis, e rekomanduemja e ish presidentit serb Tadiç përfitojnë nga pjata e flligsht i fusin thikën në shpinë drejtsis shqiptare si sherbtor të sorosit.
Shqipnia asht ne Dilemë: A duhet të shndrrohet nji Skoci e Re në duart e gangsterve nderkombtarë apo në duart e Patriotve Kastriotë?
Kjo reforme mos paste fatin e Nolit !
Ne Shqiperi, jo vetem Drejtesia duhet te kontrollohet dhe drejtohet nga te huajt, por edhe Rendi, te pakten per 25 vjet, deri sa te pastrohet politika shqiptare nga llumi dhe nga krimi. “Sovraniteti” yne eshte vetem nje term fiktiv. Ne si popull nuk kemi qene asnjehere dhe nuk jemi sovrane, sikunder popujt e tjere te Europes. Klanet e pushtetit, historikisht na kane sunduar dhe rjepur. Sipas interesave te klanit, shpesh ne bashkepunim me te huajt, sepse Drejtesia dhe Ligji kane qene gjithmone vetem ne sherbim te pushtetit. Kryesisht eshte pergjegjesia e jone qe nuk na pelqen edukata e “Ligjit te barabarte per te gjithe qytetaret”, por jemi mesuar te fajesojme te tjeret per fajet tona. Prandaj kemi nevoje edhe ne si popull te edukohemi me kulturen qytetare ose “friken” e Ligjit qe te mos zgjedhim ne vazhdimesi Hajdute, Kriminele dhe pseudopatriote me votat tona.
Asgje nuk do te ndodhe me drejtesine dhe as me pushtetin, derisa masat e gjera te revolucionit popullor te ngrihen rrugeve dhe shesheve dhe ta shkermoqin, edhe ne Shqiperi, si ne tere Europen – diktaturen demokratike te ca pushtetareve hajdute, tradhetare, kriminele. Ka ardhur koha, ne Europe, qe popujt te marin vertet ate qe u takon, dhe te pasurit te mos marin ate qe nuk u takon.
Nacionalizem ekonomik si Anglia, apo Internacionalizem ekonomik si BE? Kjo eshte ceshtja e shtruar per zgjidhje ne kushtet kur bota eshte bere shumepolare: Angli, BE, Amerike, Rusi, Kine, Indi, Brazil.
Nuk ka nevoje te mendojme se jane apo jo antiamerikane ato qe kundershtojne reformen biles sot eshte gjeja me e parendesishme.
PROBLEMI KRYSOR SOT ESHTE:
POLITIKA EUROATLLANTIKE PAS 1991 KA DESHTUAR NE MENYRE TE FELLIQUR NE SHQIPERI QE KUR PRUNE NGA BEOGRADI DHENDRIN E SHKIJES
KY DESHTIM PO VAZHDON AKOMA DHE ME KETE GJASME REFORMEN NE DREJTESI QE DO PERFUNDOJE SI VOTIMET E TIRANES NE MAJ 2011 KUR JU DHURUA PUSHTETI LUL KRIMINELIN QE NA KUJTON 2 PRILLIN 1991 MASAKER QE U KRYE PER TE PRURE MONSTREN BERISHE.
E VETMJA MENYRE TE SHPETOHET AI VEND ESHTE QE DIPLLOMACIA EURO-AMERIKANE TI KERKOJE FALJE PUBLIKE SHQIPTAREVE PER BERISHEN E TYRE QE KA BERE AQ SHUME KRIME QE NUK KA NDODHUR NE HISTORINE BOTERORE NJE TOLERIM I TILLE PER PINOCETIN E BALLKANIT
KUSH JANE ATO MIQ TE HUAJ ANTISHQIPTARE QE PO E MBROJNE KETE MONSTER QE KA BERE KETO MALE ME KRIME DHE DO BEJNE “REFORMEN E RRUAJTJES LESHIT BERISHES”
Fifty two Shades of Berisha Grey is criminal erotic romance novel by Berish & sons
1.Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. ,Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta,, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
2. prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, realizon një përgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha në zyrën e Jozefina Topallit. Biseda e përgjuar mes tyre bëri xhiron e mediave, ndërkohë që ky ishte sinjali i parë i përgjimeve brenda qeverisë së PD.
3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në ministrinë e brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel ,Dajtit, në qendër të Tiranës në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë.
5. Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes.
6. Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe ,??fshesës Berisha,??, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padretësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
7. 15 shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës ,Alpine, Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës ,55, Ndërkohë që menaxherja e ,Alpine, ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
8. 28 shkurt 2007. Për shkak të deklaratave politike, Qeveria humb betejën me Turqinë në ekstradimin e Aldo Bares, kapobandës së Bandës së Lushnjes. Avokati turk paraqiti para gjykatës së lartë prova politike, një spot elektoral të PD. Që atëherë e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumë të kërkuar, nuk është kryer.
9. 25 prill 2007. Vetëm pak ditë para vizitës së presidentit të SHBA në Shqipëri, George Ë.Bush, pas një sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorëheqjen nga detyra ministri i jashtëm Besnik Mustafaj. Mes tyre është zhvilluar një sherr në zyrë.
10. Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit ,për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, ose atë që u konsiderua si ,??Ligji i gjobave, Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.
11. Qershor 2007: Del skandali i shkollës ,??Omiros, në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.
12. 15 korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën 13 milionë euro, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë ndërkohë që është ende e vlefshme. Vetëm dy vite më vonë, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionë lekë, televizionin NEËS 24, vetëm sepse transmetoi një spot televiziv të grupimit G99
13. 18 korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër konferencës islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.
14. 29 gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
15. 8 shtator 2007: Mungesë totale rendi në Gjirokastër. 100 lazaratas fusin në komisariat të gjithë policët. Djegin edhe godinën e komisariatit. Shkak u bë vrasja nga forcat renea të të kërkuarit Sabri shurdhi.
16. 15 shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve të Tiranës Flamur Mallkuçi së bashku me 4 inspektorë të tjerë. U vinte gjoba bizneseve.
17. 18 shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.
18. 28 shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge. Në qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtësisë në SHBA të bënte publike këtë kontratë.
19. 9 tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Këtë periudhë, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nën akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë cuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardë euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndërkohë që ministri Basha është pa imunitet dhe çështja e korrupsionit ka mbërritur deri në gjykatën e Lartë. Qeveria, asnjëherë nuk bëri publik projektin dhe kontratën me firmën ,Bechtel Enka,. Ende sot, nuk ka një faturë të qartë financiare.
20. 1 nëntor 2007: Lulzim Basha, ministër i jashtëm kërkon ndryshimin e mandatit të OSBE: Nga ndërhyrja të kalojë tek ekspertiza. Kërkesa u bë gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë. Debati rikthehet sërish në gusht 2008. OSBE i con letër Lulzim Bashës: duam të qëndrojmë, s,??duam të ndryshojmë mandatin
21. 6 nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: ,Zoti e shpëtoftë Shqipërinë, Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime, të raportit të komisionit hetimor të hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës, që kërkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve të rënda ligjore gjatë ushtrimit të këtij funksioni. Ndërkohë që me ardhjen e qeverisjes së PD, Sollaku dhe bashkëshortja e tij u gjendën nën hetim permanent dhe nën presionin e maxhorancës.
22. 14 nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te drejtoria e burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.
23. 7 dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional për korrupsionin në 66 vende. Sipas raportit më problematike paraqitet Shëndetësia dhe gjyqësori, Rreth 80 % e shqiptarëve nuk besojnë tek qeveria.
24. 10 shkurt 2008: Hapet dosja e ,??Argita Berishës,??, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombëtar ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën kombëtare të regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si ,??shërbim konsulence dhe avokatie,??, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.
25. 15 mars 2008: Shpërthen Gërdeci, skandali më i madh korruptiv në Administratën Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunën nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë.
Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorrën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e kryeministrit. Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën ,??Trans Digging,??, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka.
26. 28 mars 2008: Publikohet artikulli i Neë York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin. Në pazarin e shitjes së fishekëve u përfshi edhe djali i kryeministrit, pas një bisede të regjistruar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se në këtë aferë ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neë York Times si një letër higjenike, ndërkohë që gazetari amerikan në një intervistë në Gazeta Shqiptare tregoi për presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi të për marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa ,??Made in China,??.
27. 2 prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi për Gazeta Shqiptare se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
28. 8 prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira.
29. 5 maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.
31. 11 korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve për pazare në zonën e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarë të hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degës së PD në Vlorë. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Në 2005 kandidoi për deputet në Vlorë pas humbjes u emërua të zyra e Kthimit të Pronave.
33. 1 gusht 2008: Qeveria përgatit ligjin për prokurorinë. Shkakton reagime të forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione të forta për të vënë nën kontroll prokurorinë. Flet edhe Berisha: Shqetësimet e SHBA për ligjin për prokurorinë, një trillim
34. 13 gusht 2008: Gazeta Shqiptare zbret në Lazarat. Filmohen nga NEWS 24 plantacionet e hashashit që ujiten me autobote shtetërore. Qeveria dhe policia nuk pranojnë dot dështimin në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa.
35. 26 gusht 2008: Gjendet 1 kilogramë kokainë në makinën e ambasadorit shqiptar në itali. Skadali në Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushëriri i parë i Rahman Selmanllarit, shokut të ngushtë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit.
36. 13 shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
37. 5 tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit të jashtëm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions. Prokurorët ndalohen për herë të parë të pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia për t,??u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramën: Eshtë prokurore e diktaturës. Pasuritë e Fazlliçit po i bllokon mafia.
38. 1 shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili, që është njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vorës, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.
39. 23 shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njëjta dyshe komandon financat e shtetit, por këtë herë, është FMN-ja që kërkon të qëndrojë, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk duket se synon të rinovojë marrëveshjet e saj me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Të pyetur lidhur me të ardhmen e lidhjeve të ngushta FMN-Shqipëri, që zyrtarisht përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm, përfaqësuesit e të dy palëve dje kanë dhënë përgjigje të kundërta. Sipas Gerëin Bell, shumë vende të botës e kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të misionit të FMN-së, sidomos në periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatë, duke thënë se qeveria shqiptare ka përballuar deri tani situata shumë më të vështira sesa një vit elektoral. ,??Është një çështje, që ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet për të administruar në favor të ekonomisë së vendit situata shumë më komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kësaj qeverisjeje, për fat të keq, qëlloi me zhvillime jo fort të favorshme në tregun rajonal dhe botëror. Por, menaxhimi i këtyre situatave ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme të institucioneve të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe qeverisë, për t,??u përballur me sukses me këto zhvillime. Nëse do të ketë zhvillime të tjera, ne do të jemi të hapur për çdolloj diskutimi,??, ,?? tha kreu i Financave.
40. 26 tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit ,??Për territorin,??. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
41. 16 dhjetor 2008: Ligji i ,??Spiunëve,??, berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. ,??ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera,?? deklaroi berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte cështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazllic e Durrës-Kukës. Rifillon presioni i SHBA: ,??Dosjet,?? një ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundër ligjit për ,??dosjet,??: shkelet kushtetuta
42. 29 janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e ,??Plazhit të Gjeneralëve,??. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.
43. Shkurt 2009: Shpërthen skandali i ,??Jalës,??, i implikuar dhëndërri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxorri me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndërrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.
45. 29 prill 2009. Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për ,??sheltin detar,?? që u konsiderua si skandali i radhës. Marrëveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndërkohë që kjo ishte arritja e vetme e këtij takimi. Sipas kordinatave të reja të vendosura mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare i fali Greqisë rreth 225 kilometra katrorë det. Baraslargësia e pikave nuk është ruajtur, ndërkohë që për kordinatën 150, fundore, kanë pretendime dhe italianët. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit të ushtruar nga media dhe një pjesë e politikës, nuk kaloi në legjislaturën e kaluar parlamentare.
46. 12 maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.
47. Në një kabllogram që ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit flet për një sondazh të USAID, i cili demaskon demagogjinë e qeverisë për luftën kundër korrupsionit. Sipas sondazhit të USAID, 92 % të shqiptarëve mendonin se korrupsionin ka mbërthyer zyrtarët e lartë të shtetit. Në kabllogram thuhet se opozita dhe disa eksponentë të mazhorancës e përshëndetën sondazhin, por Berisha heshti. Sipas Uidhers, Berisha ishte i revoltuar nga sondazhi pasi të dhënat binin në kundërshtim me rezultatet që kishte propaganduar ai. Një tjetër kabllogram i bujshëm që daton në muajin janar të vitit 2009, kur dhe kryeministri përgatiste strategjinë e re elektorale, flet për korrupsionin në qeveri. Në kabllogram thuhet se Berisha dështoi plotësisht në luftën kundër korrupsionit. Sipas Uidhers në vitin 2009 shqiptarët mendonin se kishte më shumë korrupsion sesa në 2005, kur u larguan socialistët. ,Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 me kartën e luftës kundër korrupsionit. Bëri ca gjëra të mira në fillim, sidomos në implementim ligjesh, por më vonë dështoi. Perceptimi i korrupsionit tek qytetarët është i lartë në krahasim me katër vite më parë. Ata mendojnë se ka më shumë korrupsion nga 2005. Ndërkohë që implikimet e ish-ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, Lulzim Basha në abuzime të pushtetit, por dhe akuza nga drejtësia kanë ndikuar së tepërmi. Po ashtu sikurse lidhjet e Lulzim Bashës me vajzën e kryeministrit Sali Berisha, apo me biznesmenin e errët Damir Fazlliç, nuk e kanë ndihmuar kryeministrin në këtë çështje,??, thuhet në kabllogram.
48. Disa ditë më parë u zbardh skandali i djalit të kryeministrit. Kabllogrami i datës 20 qershor 2008 përcjell detaje të rëndësishme për tragjedinë e Gërdecit, të cilat Ambasada Amerikane i ka siguruar pas një takimi që ambasadori Uidhers ka zhvilluar me shefin e Shtabit, Luan Hoxha. Sipas këtij kabllogrami shefi i Ushtrisë, Luan Hoxha kërkoi të takohej me ambasadorin për të folur rreth shkarkimit nga detyra, bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme përfshi pikëpamjet dhe faktet rreth Gërdecit. Në këtë takim gjeneral Hoxha ka treguar ngjarjen, sipas versionit të tij, për atë që ndodhi më 15 mars 2008. ,Gjatë gjysmës së projektit në dhjetor 2007, Hoxha ishte urdhëruar nga Mediu pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas sipas Luan Hoxhës, u konfirmua si Shkëlzen Berisha djali i kryeministrit thuhet në kabllogram.
49. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit në nëntor të vitit 2008, flet për një skemë korruptive të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes me misionet paqeruajtëse. Sipas Uidhers, Shefin aktual i Shtabit, Kolonel Xhemal Gjunkshi është i përfshirë në një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare. Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak. Ambasada amerikane në kabllogram thotë se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë. ,Sipas llogarive jozyrtare, komandantët e lartë të ushtrisë kërkojë një ryshfet deri në 7,000 dollarë nga një ushtar për ta emëruar në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak,, thuhet në kabllogram.
50. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se Lulzim Basha ka lidhje me botën e krimit. ,Sipas një burimi nga Partia Socialiste, ministri i Jashtëm, Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lehtësimin e lirimit nga burgu të kriminelëve të njohur në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familjet kriminale. Të afërm të kriminelit premtuan të ,organizojnë, njerëzit e tyre në Elbasan në mbështetje të Bashës. Krimineli u lirua më 29 qershor, ditën pas zgjedhjeve, thekson Uidhers
51.Masakra e 21 janarit 2011 qe nuk ka nevoje per koment pasi zoti Arvizu u thote dy krimineleve pa u thare gjaku ne boulevard..Burre shteti dhe yll ne ngjitje
52.Grabitja e bashkise Tiranes me menge perveshurin Arvizu ku te gjithe prisnin te ndihmonte Ramen por ai u be me kriminelin Lul duke i dhuruar bashkine e Tiranes.
Epilog:
Nuk ka nevoje te mashtrohet ai popull nga dyshja Lu-Vlahutin me kete reforme kozmetike te drejtesise.Ka vetem nje rruge DE-BERISHIZIM qe do te thote prangat berishes brenda 24 oresh dhe nje falje me “F” te madhe nga keto ambasdore qe po vine si pordha neper breke per te bere mashtrimin e radhes me Lul Berishen e tyre
From: Alban Dega
Date: May 19, 2016 at 8:48:13 AM EDT
Opinione
CFARE I DINI SHQIPTARET O JU KRYE-KRIMINELET E SHQIPERISE !?
– Gomare Hasi si Flamur Noka, lope Hollande si Lulezim Bashiqi, apo Feld- Mareshalle te UDB-es SE Beogradit si Sali Berisha… !
– Partia shtet, Njeriu shtet apo Sovraniteti
i Sovranit…. “Ne populli, Me popullin , Per
Popullin” ?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Jeni te kapur ne flagrance nga kamerat dhe syte, nga mendja dhe shpirti i sakatuar i nje populli te tere
1-duke vjedhur 500 e ca milione te Autostrades se Kombit…
A e dine Shqiptaret se kane paguar nga gati 100 milione dollare ne vit vetem per interesin stratosferik 12 per qind te kredise tregtare pasi FMN dhe Banka Boterore nuk pranuan te jepnin kredi me interes te ulet nen 4 per qind!?Sipas eksperteve te tyre, kostoja e saj ishte teper e larte dhe e fryre per shkak te kusarise dhe korrupsionit Berisha- Basha e co? Vetem interes! Kusari e trefishte!!!
2 – duke hedhur ne ere e masakruar 26, duke plagosur qindra gerdecare te pafajshem perfshi edhe foshnja ne bark te nenes e pleq ne buze te varrit !?
A e dini se ky ” aksident teknologjik” i Gjin Gjoneve e Saliqeve shqiptare klasifikohet si Krim Kunder Njerezimit ?!
3- duke ekzekutuar pa vendim gjyqi kater, duke plagosur dhjetra e duke torturuar qindra protestues te pafajshem shqiptare me 21 janar 2011, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit” ku nuk kishte ekzekutuar as nazifashizmi e as komunizmi Shqiptar?!
Krime kunder njerezimit dhe Konventes Nderkombetare te Gjeneves kunder Tortures te kapura me ze e figure nga deshmitaret me te padiskutueshem, nga kamerat e medias se lire e te pavarur shqiptare e nderkombetare!!
4- duke fshire rregjistrimet e kamerave dhe serverin e brendshem te Kryeministrise qe u zbuluan nga maja e hetimit boteror syshqiponjat e FBI- se amerikane!
5- duke kryer grusht shteti te mirefillte institucional me fyerje prej rrugaci Vicidoli Presidentin Bamir Topi dhe Kryeprokuroren e Republikes se Shqiperise Ina Rama per te penguar hetimet dhe per te fshehe krimin makaber ne flagrance atehere!
6- duke perseritur grusht shtetin institucional safi vetem nje jave me pare kur me urdher te Mareshalit te UDB-se serbe dhe RIA-s – Agjencise Ruse te Informacionit,pjelle e kucedres sovjetike KGB te Putinit, Presidenti i PDSH-se Nishani, kreu i SHISH-it Ajazi dhe Kryeprokurori Adriatik Palla komplotuan kunder Kryeministrit, Kuvendit dhe Qeverise se nje milione votave!?
7- duke mbrojtur nje Agjent te Milloshevicit dhe UDB- se serbe te kapur ne flagrance me dokumente me pohimin e nenshkrimin e vet si ish- ministri I Brendshem e deputeti i sotem i Sali Berishes, si korrieri i tij me ” Stanishicin, dajen e Damir Fazlicit, dhe vete Sllobodan Milloshevicit, qe e katapultuan ate ne krye te Shqiperise edhe me ndihmen e makartistit William Rajerson”, sipas fjaleve te ish- Presidentit te ndjere Ramiz Alia gjate vizites se tij te fundit ketu ne SHBA.
Flamur Noka eshte korrieri i Sali Berishes me UDB-en Serbe, por edhe me Podesten qe krahas PD-se lobon edhe per Beogradin!
Jo pse Sales i ha Palla per nje hajvan si Muli por sepse ky di me shume se sa duhet per Berishen!
Si eshte e mundur qe krye-kriminelet e Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Flamur Noka, Fatmir Mediu, Arben Imami, Genc Pollo Kuqalashi na bejne jo vetem krye- telallin por edhe krye-prokurorin, krye- gjykatesin … e dekriminalizimit ne Shqiperi?
Cka e dini shqiptaret more krye- kriminela te Shqiperise!?
Gomare si Flamur Noka, lope hollandeze si Lulezim Basha apo Feld- Mareshalle te UDB- Serbe e Beogradit si Sali Berisha!?
Dorezojuni vullnetarisht Drejtesise para Reformes sepse perfitoni uljen me nje te treten e denimit!
Keta socialistet e Rames dhe Metes kushedi se c’kane “kurdisur” me Obamen, Bidenin, me e Drejtesine dhe FBI-ne amerikane me Ambassadorin Lu …. qe dine me shume per ju se ju per vete!
Mos harroni se Zoti Lu vetem kulturen dhe durimin qe ia keni sosur e ka kinez!
Por shpirtin,betimin dhe misionin e ka 24 karat amerikan… Edhe kur jane mbrapsht si ne Irak apo Libi, ata e cojne misionin deri ne fund!
E Reforma ne Drejtesi qe ata kane nise eshte po aq e bekuar sa edhe nderhyrja per Lirine e Pavaresine e Kosoves.
Ajo do ti sjelle jo vetem shtetin, por edhe sovranitetin shtetit Shqiptar. Nuk mund te kemi asnjerin as tjetrin sa te kemi ligj mbi ligjin impunitetin dhe Saliqin!
Si Obama edhe Biden, edhe Kongresi edhe ambasadori Lu Jane betuar me dore tek Zoti e Kushtetuta amerikane!
Ne kapakun e saj shkruhet ” Ne populli, me popullin, per popullin…!
De jure pak a shume thote ashtu edhe ajo e Shqiperise!
De facto ajo eshte kthyer ne ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun…l”
Nga Kushtetuta e Partise- Shtet per 45 vjet eshte kthyer ne Kushtetuten e Njeriut- Shtet mbi Shtet, Sali Berisha tash e me shume se 25 vjet!
Populli eshte sovrani, me sovranin e per sovranin” Jo me kusarin e per tiranin!
A mund te kete sovranitet pa rrenjet e shpirtin e tij sovranin?
Mos harroni as Zonjen e nderuar Vllahutin! Ajo nuk eshte Dora Bakojanis e Athines!
Eshte “Dora Hekuri” e BE-se!
Ua kemi pru ne maje te hundes me keta krye- kriminele makaber qe i kane korruptuar edhe vete fjalet korrupsion e Impunitet me korrupsionin e impunitetin e tyre te tejskajshem!
Sent from my iPhone
Cfare po na thua Mero?Qe te gjithe te koruptuarit jane “djathtas”dhe engjejt jane “majtas”.Po te ishte keshtu do kishim shpetuar qe para 3 vjeteve por ne po leme nam me kriminel ne parlament qe na i futi ‘e majta”-si asnjehere me pare parlamenti ben nje ligj qe te nxjerre kriminelet nga parlamenti.Une jam me ty e djathta ka vjedhur sa ka mundur ,por qe e majta e sotme ka lene nam me skandale cdo jave kete e shohim te gjithe.tani ti do na mbushesh mendjen qe Rama ka vjedh me pak se berisha??????????????????????????Jo Mero ,asnje nuk e do reformen,dhe eshte llogjike .reforma po behet kunder kastes dhe kasta e politikaneve (sidomos e politikaneve te vjeter)nuk ka si ta ndihmoje reformen.Mos na i ndaj fare Mero-kane te njejten lekure ,te majte ,te djathte dhe te qendes -te gjithe qe kan mundur kane vjedhur dhe pike.
Mero,ti ke sqaruar mire gjysmen e ceshtjes;-ke treguar pse nuk bie dakort opozita.Me llogjiken tende gjithe “kriminelet i paska mbledhur opozita dhe prandaj nuk e do reformen”A ka njeri ne shqiperi qe e beson tezen tende te nenkuptuar se kriminelet hajdutet ,koncesionaret e koruptuar jane vetem djathtas???????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!.Ne do ishim ne rregull mero po te ndodhte keshtu se ata i kemi hequr nga pushteti dhe punet do ti kishim mire keto 3 vjet.Por eshte deshmimtar nje popull i tere per skandalet qe po ndodhin pothuaj cdo jave.Kurre nuk ka patur kaq shume Ja pra mero qe supozimi jot ra ne kontradiksion,rrjedhimisht ai smund te jete i vertete.Edhe kesaj radhe mbrojte klasen e korruptuar (por majtas)Nuk na the gje edhe kesaj here .Te shohim cdo na thuash me vone.