PD i rikthehet kohës së James Trafikantit

27 Qershor 2016, 20:54Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Besoj shumë vetëve u kujtohet kongresmeni James Trafikant. Ka qenë një kongresmen i shtetit Ohio në SHBA, i cili erdhi në Shqipëri në pranverë të vitit 2001, për të mbështetur Berishën në ditët e tij më të këqija. I izoluar ndërkombëtarisht dhe me një rrezik real për t’u defaktorizuar nga zgjedhjet që kishte përpara, Berisha tentoi të krijonte idenë se dhe ai kishte mbështetje amerikane. Kishte vetëm pak muaj që ambasadori Limpreht, e kishte kërcënuar personalisht në zyrën e tij, se nëse do të vazhdonte përpjekjet për destabilizimin e Shqipërisë, do të kishte përballë SHBA. Berisha ndali menjëherë protestat, dhe i frikësuar nga ideja se ishte në konflikt me SHBA, thirri në Tiranë një personazh sa qesharak, aq dhe të papërgjegjshëm.

James Trafikant mbërriti në Shqipëri ashtu siç e kishte bërë zoti, i papërgjegjshëm, i pallogaritshëm, dhe i papërfillshëm nga askush. Pasi u takua me Berishën dhe kuptoi që ai kishte hall se kishte kundër SHBA, i premtoi se do shkonte të fliste me dikë në Ambasadën amerikane. Ambasadori amerikan, në atë kohë Jozef Limpreht, nuk e priti fare, por meqë ishte ende kongresmen (pas një viti u arrestua për korrupsion), i nxori dikë nga Ambasada të fliste. Pastaj ai doli para gazetarëve për të shpjeguar përse kishte ardhur dhe pa dashje theksoi se nëse fitonte Berisha, ai kishte premtuar një linjë kargo Rinas – Ohio dhe se sipas tij, shqiptarët duhet ta votonin Berishën, pasi siç tha ai, “më mirë i vdekur, se i kuq”.

Ky ishte fundi i vizitës së tij, e cila u kthye e gjitha në një siklet dhe për vetë Berishën.

E tillë mu duk sot përshëndetja e Oerd Bylykbashit për letrën e përkthyer nga shqip në anglisht, nga tre kongresmenë amerikanë.

Në përpjekje për të treguar se PD ka me vete SHBA, PD po tregon në të vërtetë hallin e saj real, betejën me SHBA zyrtare.

Nëse PD është me SHBA, ajo sot duhet të dilte e të përshëndeste deklaratën e ambasadorit Donald Lu, i cili botoi sot editorialin e parë, duke personalizuar përgjegjësinë për dështimin e reformës tek Lulzim Basha. Por në vend të këtij akti, PD përshëndet një letër lobingu të paguar me para, që nuk i vlen askujt.

Problemi që ka sot PD dhe që duhet të përballet hapur me të, është pikërisht mungesa e argumentit që ka, lidhur me mbështetjen që SHBA dhe BE i japin reformës në drejtësi, që ajo nuk dëshiron ta votojë.

Që është kundër draftit të reformës, nuk është fundi i botës. Dhe unë, po të kisha rekordet penale të Berishës dhe Bashës do të isha kundër, se nuk do dorëzoja kokën në tepsi.

Që është dhe kundër SHBA dhe BE me këtë rast, sërisht nuk është fundi i botës, pasi ka plot parti politike antiperëndimore në botë, që biles fitojnë elektorat pikërisht për këtë shkak.

Ajo që e bën qesharake PD-në në këtë rast, dhe sidomos Lulzim Bashën, është që duan të jenë dhe kundër reformës, dhe kundër BE, dhe kundër SHBA, por t’i thonë popullit që janë pro reformës dhe që kanë SHBA dhe BE me vete, por seç janë nja dy ambasadorë këtu në Tiranë, që nuk përfaqësojnë SHBA dhe BE.

Kjo shaka pa kripë po merr fund, jo vetëm pse BE dhe SHBA po detyrohen në mënyrë metodike, të përsëritin me këtë rast dhe mbështetjen për ambasadorët e tyre, por mbi të gjitha, se vetë elektorati i PD e kupton më mirë se liderët, telashin në të cilin ata po fusin PD.

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka shkruar sot një editorial ku u bën thirrje të rinjve shqiptarë, t’i bëjnë presion politikës shqiptare, të votojë reformën në drejtësi dhe personalizon përgjegjësinë tek Lulzim Basha për dështimin e konsesusit. Ambasadori po ashtu po flet publikisht për biseda direkte me deputetë të opozitës, për të votuar reformën që e mbështet SHBA dhe BE.

E vetmja gjë e ndershme dhe e vërtetë e PD, është që të përballet me këtë realitet. Berisha dhe Topalli e kanë bërë dhe e kanë bërë haptazi. Ata kanë deklaruar se nuk votojnë një reformë që komandohet nga të huajt, pavarësisht se kush janë ata. Të njëjtën gjë e bëri dhe një deputet i LSI, i cili po kërcënohet të përjashtohet nga grupi i LSI dhe t’i bashkohet grupit të PD në këtë votim. Por Basha nuk ka pse fshihet pas modelit të Berishës me James Trafikant.

Gjithë piramida e SHBA, që nga presidenti Obama, zëvendëspresidenti Biden, sekretari Kerry, e deri zëvendësndihmës sekretarja Nuland, kanë mbrojtur reformën dhe kanë bërë thirrje të votohet ajo. Mund t’u thuash dhe “Jo” dhe nuk ka për t’u përmbysur bota. Por kur u thua Uashingtonit zyrtar dhe Brukselit, se nuk u njohim ju, po kemi tre kongresmenë që njeh Oerdi në Uashington, dhe një që njeh Aldua në Bruksel, kjo është më shumë se fyese.

Kjo pastaj mund të detyrojë ambasadorin Lu, të bëjë një editorial të dytë, të tretë, e kështu me radhë, duke ua bërë ai të qartë shqiptarëve, me emër e mbiemër, se kush është kundër reformës. Dhe është mirë që përveç kësaj, të zgjerojë listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk marrin dot viza amerikane, dhe me politikanë që po bëjnë betejë kundër një reforme të mbështetur nga BE dhe SHBA. Kështu do ishin edhe më konkretë. Pastaj ja vlente të paguaje për një ftesë në SHBA, këta tre kongresemenët.

10 komente në “PD i rikthehet kohës së James Trafikantit”

  1. aqif tahipi says:

    Ka vetem nje rrugezgjidhje per shqupsat.Ata duhet te ngujohen ne kullen e shqupit qe ti tregojne mbare imperializmit euroatlantik se nuk pyesin per ameriken.Dhe si trima njethundrake qe jane ,grusht bashkuar rreth partise te hane bar dhe kashte brenda shqupit dhe te mos dorezohen tek amerika. Vetem ne kete menyre veprimi ose si qendrestare te vertete do fitojne me siguri zgjedhjet e ardhshme te rradhes ne vitin 2025.

  2. Rezi says:

    të lumtë pena…po sa idiotë gjithë ata deputetë të PD-së që i shkojnë prapa dy apo tre personave në PD?
    Kaq të papjekur qënkan apo të gjithë kanë ndyrë duart dhe kanë frikë se reforma i zbulon?
    Prit Mero sa të thërrasin njërin ngt Austria që t’ju dalë në krah, por ata harrojnë se eurodeputetët edhe nëse janë të djathtë kur vjen puna nuk djegin vehten për një të lajthitur si Berisha.

  3. pas 21 janarit 2011-salibisha eshte problem i euroatllantikasve says:

    Ne kete editorial flitet sikur ky James Trafikanti vjen nga kozmosi dhe jo nga Amerika.Aq me shume qe si ky James-i qe ka vdekur..ka me qindra berishiste ne WASHINGTON te gjalle qe i lidhin fijet deri lart fare…Po permend vetem Podestat & Frank Wisneri & Tom Ridge e deri te kaliforniani DR apo legjendarin tyre Damir Fazllic dhe Nick Gaxojanis

    Era e dyshimte e disa ambasadoreve amerikane (Rajerson-Arvizu-Lu) ka kohe qe esht vene re qe nga koha e fekondimit te salibishes ne 1991 nga udb-cia ,ne mbrojtjen heroike te Arviziut ne krimin fashist te 21 janarit e deri te Luja I Lulit qe sipas Gery Kokalarit eshte per tu meshiruar

    Pra le ta themi me ULURIMA…..qe ky lloj reforme drejtesie dhe baleti ne akull qe po luhet deri tni me ca PS-ISTA eshte poshtrimi me I madh qe I behet popullit shqiptar qe nga 1912 eshte me keq se cdo lloj pushtimi.

    ***

    Sot elezbiberoamerikanet dhe wisner-amerikanet e makartizmit jane bere shume agersive nembrojtje te salibishes tyre ..PSE NDODH PIKERISHT NE DITET E SOTME?

    Dihet qe ne 1991-1992 Salibisha u kthye nga nje “PAL MELYSHI” I ramizit te enverit ne nje PIT BULL TE elezbiberit per te shkaterruar komunizmin e vdekur u kthye ne kanibalizem politk dhe genocid antikomunist me I zi se ne kohen e fashizmit.

    Por nqs se shohim nje fryme shume Pajtuese te DEMOKRATEVE TE OBAMES ne lidhje me kuben “komuniste” nga krahu tjeter shohim shume republikane te linjes ashper dhe ketij fare elezbiberaj e po mbrojne me cdo cmim “DEMONIN GJASME ANTIKOMUNIST salibishen e makartistit pro serb rajerson…kur ky I fundit erdhi nga komanda e BEOGRADIT NE VITE 90’

    Logjika elementare thote:
    Pse I pari amerikes ZOTI OBAMA po arrii te vizitoje Kuben kur dihet qe vellezerit Kastro I drejtuan rraketat e tmerreshme berthamore te vellezerit KENNEDY per te rrafshuar washingtonit.Biles shkoi te Vietnami i Hoshiminit qe vrau ushtare amerikane me shume se sa u vrane amerikane ne ww1 + ww2

    Pse duhet te vazhdoje akoma kanibalizmi me ENVER HOXHEN qe ne vitet 60 pezuri flloten sovjetike dhe doli si CUB nga traktatai varshaves…

    PRA A KA VEND PER FALJE NGA ADMINSTRATA AMERIKANE per gafat e tyre ne lidhje me berishen ??

    lufta me mullinjte e eres gjasme me komunzmin I dola boja ..dhe paska qene loja e rajersoneve,elezbibereve e deri te arvizute dhe lute

    Ka ardhur koha te pyesim

    A eshte me gjithemend politika amerikane kjo e perkedheljes se SUPER KRIMINELIT BERISHE per cerek shekulli..apo mos po e ben TRIBUJA (fis tribu) ELEZ BIBERAJ ME MAKARTISTIN WISNER me koken e tyre

    SEPSE VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN

    ……………….SALIGATE……
    per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne

    WATERGATE APO IRANGATE…

    sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)

    PIKERISHT KY ESHTE MISJONI I VENCIAS,…te mbulohen miljardat te dhena nga berisha te lobet “ kopetente” podesta & wisner..dhe pot e happen letrat SAKTE si thote komiku LU atehere nje CUNAM do ndodhe ne brigjet e atllatikut nga termeti adriatikut.

    VENECIA NDYRESIA E RRADHES OSE ME SAKTE LHL RADHES.

    KUR ISHTE KRIZA E LHL NE 15 NENDOR 2015..CUDITERISHT FORCA “TE PANJOHURA’ rrethuan kryministrine te udhehequra nga lul basha..qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse

    sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
    KETO PERRALLAT E” VENECIA ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE

    aq me shume kur tradhetari dhe krimineli Lul BASHA (QE ZONJA NULAND E K APUTHUR 2 HERE NE FAQE) ESHTE KAPUR SI HERKULI TE NENI 88..

    A JU KUJTOHEN MENGET E PERVESHURA TE ARVIZUSE PER VOTAT E PAVLEFESHME KU NE VEND TE JA FUSTE LULIT KEMBET NE NJE KEPUCE U BE PJESTAR I NJE “DIRTY JOB”…ESHTE ABSOLUTISHT E NJEJTA GJE.

    NESE ME ARVIZUNE LUL UDBASHI GRABITI BASHKINE E TIRANES..ME KETE LUNE POR DHE ME ZONJEN NULAND THJESHT PO SHTROHET QYLYMI PER LULIL K/M NE 2017

    Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
    Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
    Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.

    Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
    CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
    1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

    2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

    3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

    4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

    5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

    6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

    7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

    8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

    9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

    10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

    11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

    12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

    13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

    14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

    15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
    Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.

    KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
    FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
    Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

    Me sakte:
    Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
    E thene ndryshe
    Komiku Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate) duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DEBERISHIZIMIT….
    ne te kundert ENVER HOXHA NUK KA NEVOJE PER TI RINGRTUR LAPIDARIN
    ATE JA KANE BERE AQ TE MADH SA PER 25 VJET QE NGA RAJERSONI DERI TE DONALD LUJA..QE AKOMA MBAJNE NE KEMBE PERVERSIN ME TE MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI…GHOST OF VIQIDOL

    Thjesht pas Gerdecit dhe sidomos pas 21 janarit 2011 Sali Bisha eshte problem i dipllomacise amerikane dhe jam 101% i sigurte qe kjo reforma e drejtesise eshte thjesht nje manover inteligjente e pikerisht per te shpetuar Pit Bullin e tyre qe dikujt ja ka kapur “kollaren ” matane atllantikut me dhembet e tij te gjakosura.

    Shkurt me bash-berishen nuk ka negociata..ka vetem pranga dhe kjo nuk arrihet kur jo vetem Rama por dhe donald luja e deri ne kupolen e USA-BE I LUTEN SALISERBIT.

    ju lutem zoti kriminel votoni reformen….qe do te thote se jemi ne nje gjendje te rende psiqike kombetare qe nuk arriti asnje pushtues i huaj kete lloj poshtrimi.

    Pra pas 21 janarit 2011 salibisha eshte problem i amerikes dhe europes dhe enigma e tij eshte ne washington & bruksel..

  4. ALBAN DEGA says:

    A ESHTE TRAFIKANTI MIDIS TYRE!?

    Cudi si mungoka Trafikanti!
    Me falni! … harrova…. Pleqnia dreqnia, kane thene nga vendlindja e Sales dhe imja Malesia e Gjakovrs…
    Me duket se i ka kryer 8 vjet burg per korrupsion e 5 akuza te tjera. Ishte mik per koke i Sali Berishes dhe Fatmir Mediut.
    E vetmja gje qe nuk dihet sakte eshte a ua mesoi ai apo keta atij korrupsionin masiv njeri- tjetrit!
    Sponsor i letres se treshes eshte Podesta e Mul UDB-s!
    Te tre ata jane ish- kolege te Trafikantit
    E dini cfare kopetencash kane keta kongresmene?
    Me shkruajne ndonje leter per te shpejtuar ndonje dokument punesimi, udhetimi, green karde per imigrante qe nuk dine gjuhen…… !!!
    Eshte e sigurte qe Trafikani e pagoi korrupsionin e tij!
    Tani e kane radhen Berisha, Mediu!
    E keqja eshte se mbi keta rendojne jo 6 por 60 akuza per krime teper te tenda perfshi ato kunder njerezimit!
    Perfaqesuesi zyrtare ligjor i Shtepise se Bardhe dhe i Presidentit, i Qeverise amerikane dhe SHBA -se ne Shqiperi eshte Z. Donal Lu, Ambasador i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane!
    Mendoja se kaq gje duhet ta kete mesuar ish- Keshilltari Juridik i ish- Kryeministrit Sali Berisha dhe ish- shefi i diplomacise shqiptare dhe i ngarkuari me Pune i Berishes ne krye te PDSH-se Lulezim Basha!
    E shoh qe jo! U zhgenjeva pa mase!
    Po ashtu deri sot nuk ka ndodhur qe nje fije kashte te kete shpetuar nje te mbytur, aq me shume nje anije plot federale e mareshalle korrupsioni, kusarie e vrastarie!
    As ka per te ndodhur ndonjehere!

  5. Peoples says:

    Ne USA LOBIMI eshte nje nga format legale [er te bere para/DOLLARE/I ziu popull vazhdon paguan per gomarlleqet e SHQUPIT.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, njeri eshte nga “Tea party Caucus” a nut job, trap zalli.. Tjetri eshte “Lobbyist” do te thote qe edhe pse eshte Kongresmen, ka te ardhura kur I deklaron ne IRS si lobbyist (merr para per gjithshka qe njerzit duan te rreklamojne mjafton te kesh shumen e majme).. Tjetri New York Times e ka deklaruar qe ishte paguar $23.000 per nje “televizor te vjeter” dhe I dha mbrapa me urdher gjyqi.. Krimba te tille gjen sa te duash.. Keta te PD-se kunsiderohen nga keta Kongresmene “POCKET MONEY” para xhepi. Po te kishim shtet ku kontrollonte sistemin financjar te personave dhe institucjoneve do e shihje ku parat e PD-se jane gjetur per nje gje te tille. Kongresmene te tille te vijne edhe ne ditelindjen e femijeve po te ishte shuma e majme.. Ju duhen para per kandidime.. Te tre Republikan, te tre ne opozite (qe nuk e prezantojne fare qeverrine amerikane dhe nuk kane asnje vendimarrje direkte ne politiken e jashtme Amerikane), te tre jashte realitetit dhe po ta kishin globin para syve, as nuk do e gjenin dot piken ku thote Albania.. Ata as ja kane idene se ne c’fare kontinenti jemi e jo e jo te lexojne dicka qe se kane idene e sistemit qe nuk e dine si funksjonon.. Obama I paska shtrydhur mire ne taksa dhe gjejne keta kaqola HILLBILLY..

  7. shqip says:

    eh thuaj. u be si dimri i vetmise se madhe. sekretari i org se partise salih berisha, besoj se po perjeton ne situata te ngjashme “krisjen e madhe”. oerdi, basha, bumçi, e te tjere, na kujtojne ato vite kur endeshim me tren neper fushat e akullta te lindjes. mundoheshim te gjenim ndonje mik qe te pakten te na jepte kurajo. po le t’ja leme kadarese te beje nje tjeter veper te madhe letrare. po kete radhe jo me dimra, po me vere perveluese. motivi eshte fare i qarte. ideja po aq . personazhet per fat jane te arrire. nje pene si e kadarese do bente jehone me nje veper qe do ishte gjigande per sa u perket vlerave e aktualitetit. por nese pksh u mbyll duke krijuar edhe nje pavaresi te llojit te saj, pdsh po ngujohet ne brendesi te shqupit duke shkeputur perfundimisht çdo lidhje me jashte oborrit. po a ka ndonje zgjidhje ne kesi rastesh? po ka. ti hiqet spina e te mbaroje shpejt e pa shume dhimbje. u krijua si nje hibrid, e nuk mund te kishte jetegjatesi . ne laboratoret ku u eksperimentua , fara ishte gjenetikisht e dobet. perzierja komunisto- fashiste- spiune- hajdute- vrases gjakftohte- te pa bese- zogiste- balliste- komsomolas- filo arabe, nuk mund te mbijetonte ne terrenin e demokracise. si krijese parazitare qe ishte, pd mundi te demtoje pemen e demokracise. por ka gjithmone pesticide e forma per te luftuar parazitet. dhe duket se dizinfektimi( reforma ne drejtesi), po fillon te jape efektet e para.

  8. saiu says:

    Banda e Saliut jane komunistet dhe antiamerikanet e vertete ne shqiperi. Mjere kush i vete mbrapa!

  9. lennard says:

    Kjo ngjarje me kujton kohen e Haxhi Qamilit. :,kur deklaronte me te madhe ;Nuk kemi nevoje per Evropen , Mjafton te kem me vehte Shijakun dhe Kavajen !!!!!

  10. Mentari says:

    Presidenti Obama<Biden dhe Kerry kane mebshtetur "Reformen"????????????????????????????????????? Ku e ke gjeter kete burim informacioni o Baze Katundari qe as se ke idene se si eshte anglishtja pa lere ta kuptosh e ta flasesh? Hajt te na rroj Sperma injorante Enveriste.Obame merret me Reformen e padrejtesise qe behet nga Parlamenti I Krimineleve???????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje