Vendimi i Britanisë së Madhe për t’u ndarë nga Bashkimi Europian, ka plasaritur në mendjen e miliona ex-komunitarëve, ëndrrën e tyre për një Europë të bashkuar. Dhjetra vende që pas rënies së Murit të Berlinit, krjuan Brukselin si destinacionin e tyre të ri, sot janë të frikësuara se mos udhëtimi i tyre është një iluzion, siç ndjehen shpesh notarët e lodhur duke notuar, kur u duket sikur bregu u largohet.
Por, nëse ka një rrezik real nga kjo kthesë e frikshme e ëndrrës europiane, është zgjimi dhe trimërimi i antiperëndimorëve të vjetër, të cilët në vendet ish- komuniste janë gati të konvertohen në liderë autoritaristë antieuropianë, në nacionalistë që do të gjejnë rastin të konsiderojnë tradhëti kombëtare ëndrrën europiane dhe në regjime të korruptuara, që si çdo horr në rrezik, do të kërkojnë të mbrohen në emër të sovranitetit.
Unë nuk shikoj rrezik tjetër për Shqipërinë, veç fuqizimit të këtyre veseve, të cilat i kemi brenda nesh prej vitesh.
Shqipëria nuk ka probleme të natyrës ekonomike që mund t’i ndikojë dalja e Britanisë së Madhe nga BE. Duke qenë një ekonomi konsumatore e furnizuar nga të ardhurat e emigracionit dhe informalitetit, ajo është një ekonomi mbijetuese. Prej vitit 1997, pra gati 20 vjet, Shqipëria ka një një monedhë stabël përballë euros dhe valutave të tjera dhe nuk ka asnjë ngjarje të rëndë financiare në aspektin makroekonomik. Ajo padyshim që është ekonomia më e varfër e Europës, por është njëkohësisht dhe më mbijetuesja e saj. Nuk ka çfarë humbet nga kriza të tilla. I vetmi rrezik i mundshëm për biznesmenët e mëdhenj, janë manovrat për të zgjedhur valutën e duhur, nëse euro pëson ndonjë goditje bashkë me paundin.
Rreziku i vetëm i Shqipërisë nga Brexit është politik. Politika jonë do të shënjestrohet së paku nga tre kategori perverse.
Të parët, do të jenë ata që do të forcojnë thirrje të sovranitetit për të mbijetuar si liderë tashmë të një epoke të re. Ata që udhëhoqën vendin për 25 vite, që krijuan këtë regjim hibrid dhe të korruptuar, tashmë për t’i mbjetuar kohës do flasin për nevojën e sovranitetit dhe për injorimin e Bashkimit Europian. Duke pasur si shkas dhe reformën në drejtësi, e cila i jep fund kësaj kategorie politike, ne kemi për të dëgjuar në ditët në vijim një retorikë gjithnjë e më të guximshme kundër Bashkimit Europian (nënkupto dhe SHBA), dhe për nevojën e një vendi Sovran, që i marrim vetë vendimet tona. Sali Berisha dhe Jozefina Topalli kanë ndërkohë një javë që e kanë bërë këtë dhe pritet ta forcojnë në ditët që vijnë, ndoshta të pasuar dhe nga të tjerë. Ideja se Europa po shpërbëhet dhe nuk kemi pse marrim më mësime prej tyre, aq më pak direktiva, do të jetë një nga mënyrat për të sfiduar reformën në drejtësi dhe detyrat konkrete që ka klasa politike shqiptare në raport me Perëndimin.
Të dytët që do të ngrenë kokë, do të jenë antiperëndimorët traditcionalistë të shoqërisë sonë, që sot identifikohen me islamin politik, por dhe neo-otomanizmin. Gëzimi i tyre lexohet lehtë prej mëngjesit të sotëm dhe një lloj krenarie prej vizionarësh ka depërtuar në fjalorin e tyre. Ata janë agresivë sidomos në shoqëri hibride si e jona dhe tashmë ndjehen dhe në ditët e tyre të mira. Sa herë që Europën e mbulojnë re në horizontet e saj, ata rreken të na mbushin mendjen se “Dielli” lind nga Lindja dhe duhet të heqim dorë nga Perëndimi. Ndaj është koha të mbrojmë Europën tonë brenda nesh, përballë tyre.
Të tretët pas tyre, janë një kastë spekulantësh shpesh folklorikë, që në emër të nacionalizmit, do fillojnë të flasin për nevojën e Shteteve të Bashkuara Shqiptare.
Shqiptarët e viteve 1990 ishin disa bashkësi të panjohura, përveç Shqipërisë, dhe vizioni nacionalist mund ta shpërbënte, pasi të vetmin ishull të njohur të tyre kishin Shqipërinë. Në vitin 2016, shqiptarët në Ballkan janë në ditët e tyre më të mira, jo falë vizioneve nacionaliste, por falë vizioneve europiane. Ne sot jemi një komb me dy shtete dhe me dy komunitete shqiptarësh, të përfaqësuar në nivelin më të mirë historik në Maqedoni dhe Mal të Zi. Kurrë në historinë e tyre shqiptarët nuk kanë qenë kaq të përfillur dhe të respektuar në rajon, dhe kjo falë vizionit europian që ata përqafuan. Ëndrra jonë europiane na lejoi që Perëndimi të luftonte në emër të shqiptarëve në Kosovë dhe të bombardonte një shtet në emër të lirive njerëzore, një akt i pashembullt në gjithë historinë botërore. Historia e botës ka njohur qindra “Kosova” të zhdukuara me cinizëm dhe vetëm njërën të mbijetuar dhe të shpëtuar, falë Perëndimit. Falë vizionit europian, Shqipëria është sot vend i NATO-s dhe i garantuar jo vetëm ushtarakisht, por dhe sa i përket fuqisë që kanë institucionet demokratike në Sigurinë Kombëtare. Falë vizionit europian dhe syve të kthyera nga Perëndimi, ne sot jemi më të fortë si shqiptarë, duke qenë europianë, dhe të shkrirë me Europën, se sa do të ishim nëse do t’i kundërviheshim asaj me ide nacionaliste të shekullit 19.
Nëse Kosova në Rambuje, do të udhëhiqej nga nacionalizmi dhe konspiracioni, kur nënshkroi Marrëveshjen, dhe jo nga besimi tek Europa, nuk do të hidheshin kurrë bomba mbi Serbi dhe nuk do ishte bërë kurrë e pavarur, për të mos thënë që mund të ishte zhdukur.
Ndaj Brexit është një problem mes Britanisë dhe Europës, por dhe një sinjal për ne për të ruajtur Europën tonë si ëndërr, si destiancion dhe standard vlerash. Raportet e Britanisë me Europën nuk kanë asgjë të përbashkët me ëndrrën tonë për Europën. Mungesa e Europës në Britani mund të jetë një paund më i lirë, një vend më ksenofob, dhe një Londër më pak lidere në tregjet financiare, kurse një tronditje e ëndrrës europiane për ne, do të thotë një kryengritje e politikanëve të korruptuar në emër të sovranitetit, një trimërim i hordhive neo-otomane dhe xhihadiste që ëndërrojnë ta bëjnë Shqipërinë si Siria dhe natyrisht një ‘viagër’ për një tufë të vetëquajturish nacionalistë, që e kanë parë Perëndimin si shkak për mungesën e popullaritetit të tyre në shoqëritë shqiptare në Ballkan.
Europa që na rrezikohet ne, nuk është Europa që rrezikohet nga Brexit. Ne Europa na rrezikohet si ëndërr, na rrezikohet si rrugëtim dhe mbi të gjitha si realitet që po e prekim pak nga pak që nga lëvizja e lirë e deri tek pragu i çeljes së negociatave. Ne duhet ta ruajmë këtë “Europë” në vizonin tonë dhe sikur ajo të mos jetë më kjo që ishte kur nisëm rrugëtimin. Ajo mund të ndryshojë ndërtesa, seli dhe ligje, por jo standarde dhe vlera civlizimi. Ne e duam për këto të fundit.
Këto tri sfida me të cilat do përballemi nuk janë të reja për shoqërinë tonë. Ne e mundëm totalitarizmin komunist në emër të Europës, i injoruam “sirenat” e nacionalizmit në vitet ‘90 në emër të Europës, ja dolëm t’i ikim spirales islamike të pas viteve ‘97, në emër të Europës dhe po tentojmë të reformojmë një sistem drejtësie kundër politikanëve të korruptuar në emër të Europës. Tani do ta kemi pak më të vështirë, por jo të pamundur. Si gjithë Europa!
shume artikull i sakte vetem per ata qe e kuptojne !!!!!!
Si shumë optimist më dukesh mo Mero!Nuk e kuptoj shprehjen …”nuk kemi probleme ekonomike…”-Më vjen shum keq nëse mendon seriozisht kështu….Ndoshta nuk kanë probleme ekonomike një 5% e popullsisë…por 95 %..kanë probleme të mëdha mbijetese…Pastaj:Një ekonomi që mbahet nga emigracioni dhe informaliteti…-nuk mund të mendosh e jo më të shprehesh se nuk kemi probleme ekonomike..tjetër:Nuk mendoj se ata politikanë që ju përmendni do fuqizojnë luftën kundër europës,me qëllim që të shpëtojnë prej drejtësisë…nëse do ta bënin diçka të tillë,atëherë ata do delnin ashiqare hipokritë…Sepse ata gjithçka e kanë bërë në emër të Europës..analizë shumë e dobët…Më tepër ke shkruar prej vesit se duhet të thuash diçka…por jo se të tjerët duan të dëgjojnë gjëra serioze…!Nuk është e nevojshme të shkruani gjithmonë….z.Baze!
Dardania, Mero ka te drejte kur thote qe Brexiti nuk ka asnje ndikim ne ekonomine shqitpare.. Ai po te thote qe jemi vendi me I varfer ne Europe dhe ekonomija jone me ate te Britanise nuk kane lidhje (sepse ne nuk e perballojme mallin e tyre, dhe ata nuk e blejne mallin tone te skaduar).. Ne s’kemi probleme ekonomike ne lidhje me fenomenin Dardan, kete po te thote.. Nje pike tjeter eshte per Reformen.. Ai po e thote qe do e perdorin si ALIBI sic e thane dje dhe do ta thone me beso.. S’kemi ci duam, kemi njerez te kualifikuar.. E vertete por I fusin ne petkun e politikes menjehere.. Dardan, ti s’ke nevoje ti thuash ose rekomandosh nje pronari (dicka qe e zoteron vet) c’te beje me mallin e tij.. S’te pelqen, mos e lexo !! Te tjeret mbase e pelqejne ti nuk e di.. Mos u bej Megalloman Dardan..
Rrofte Amerika! Pa te tjeret… Vetem ajo mund ta kaloje reformen!
Dalja e mundëshme e GB nga BE ka edhe anë pozitive .Në të vĕrtetë elita politike kontinentale ishte e pakënaqur,dhe pse jo ,e lodhur me GB,me kërkesat e saj të egzagjeruara, me dyzimin e pərherëshëm në politikën e jashtëme midis dy brigjeve të Atlantikut.Ndoshta BE mundet të çlirohet nga pesha e të kaluarës perandorake britanike dhe të fitojë hapsirë për një politikë të vërtetë europiane,jo domosdoshmĕrisht të lidhur me shtete të tjera .Fuqia ekonomike e BE,potenciali teknik ,shkencor ,njerëzor,i jep mundësi që të ulet e barabartë dhe pse jo superiore në raport me aktorët e tjerë globalë USA,Kina,Rusia.Në këtë vështrim jam dakord me z Baze ,të bëjmë çështë e mundur për shpejtimin e reformave të domosdoshme për tu pranuar në BE ,mundĕsia e vetme për të zhvilluar vëndin dhe shpëtuar kombin .Shiko si vepron bota e qytetëruar,humbet dhe jep dorëheqjen ..ndërsa ne akoma kemi mbeturina tmerrĕsisht të rrezikëshme me në krye anarkofashistinfeudal Berishën që bën ctë mundet për të mbajtur pushtetin e konsoliduar si tentakulat e një oktapodi në shqërinë pa ide ,pa ideale shqiptare.Të shkulim të keqen është kĕrkesa e parë e shoqërisë shqiptare dhe kjo e keqe e ka emrin Canceri Berisha
Deri tani pa kaluar 24ore nga referendumi kane firmosur gati 1milion britanike qe referendumi te perseritet.
Mungesa e reformave politike,e detyroj EU,te ndeze driten jeshile per Britanin e Madhe,duke e lejuar te udhetoj ne nje rruge te gjate dhe te panjohur.
Mbi cdo gje,te paret qe kane frik,jane mbreteroret,ata qe nje reforme politike do humbasin perandorine e tyre.
Europa ,per tu stabilizuar,duhet te ngrej sistemin politik Amerikan,ate me dy parti,(Republikan & Demokrate),brenda unionit.Ne kete menyre mbyll te gjitha dyert dhe dritaret per ekstremistet e djathte dhe te majte.
Raporti i Paundit me Euron,do rishikojne pozicionet
Paundi si gjithmon mbeshtetjen e ka tek dollari amerikan,shume shpejt do rivlersohet,ose do dobesohet se bashku me US$,Euro do rillogaritet,brenda unionint,duke marre vleren e saj reale,ketu s’ka asgje per tu shqetsuar.
Ne jemi duke trokitur,ne dyert e Europes,per ta “hapur” perseri,duhet reforma ne drejtesi,une do shtoja dhe reformen ne politik,krijimin e sistemit dy partiak,per te gjitha shtetet qe deshirojne te aderojne ne Europen e Bashkuar.Por kete project duhet ta diktoj Brukseli.
SHQIPËRIA NUK RREZIKON NGA BREXIT SEPSE SHQIPËRIA KA KOHË QË KA FALIMENTUAR.
1912-SHTETI MË I PRAPAMBETUR NË EVROPË.
2016-SHQETI MË I PRAPAMBETUR,MË MAFJOZ,MË KRIMINEL,MË DROGAXHI NË EVROPË.
ke harru ate rrezikun me t modh o mero baze!
ate rrezikun e perhershem qe I ka ndjek shqiptart historikisht brez mas brezi.
rrezikun e hajdarit mas bythe!
prap hajdar n sum po han shqiptart o mero!
si nuk ju nda hajdari ne histori ktij kombi!
sido qe vje muhabeti shqiptart perfundojn me hajdar n myth!
ca fati!
mallkim per nji bythqim!
a jan komb bythqi ata ?
jan jan se ndryshe nuk shpjegohet qe vec me hajdar manall sal n byth perfundojn cdo muhabet.
alooo!
manalli I rradhes po vje
me furi
me lezet
me vot si mbret.
kurse shqiptaret
shofin futboll
me europ!
a mer komb leshi,
ju qifsha ropt n gop!
bythshpuarin bupth zdrykths gropën e kam taku ke spitali 5 ku i dhashë ilaçet e depresionit. Menjen e ka t shkepet n myth.
Cfar njerez idjote dhe teper vulgare , sa te neveritin e ulin
nen nivelin zero , debatet e komentet ! ! ! ! ! ! ! !
Plehra te tilla duhen censuruar per te ruajtur nivemin dhe
vlerat e kesaj gazete mjaft te lexuar .
Ke harruar qarin e Rusise ne kete mes Mero. Ajo dhe perkrahesit e saj kane per t’ja pare hajrin gjithe kesaj. Tema s’besoj se do humbas rast per t’ja percjell lexuesit shqiptar triumfin rus, ashtu sic nuk ka munguar te percjell cdo fitorjeje te saj.
Sqhiperia dhe shqiptari por edhe popujt tjere ne kete planet vendosin ne plan te pare ekonomine dhe ne plan te dyte “Civilizimin” e perralla te tjera.Shqiptaret kerkojne te futen ne Europe jo per drejtesi por per ekonomi,per pune,per nje shendetsi te mire etj.sepse shqiptaret I kane humbur shpresat nga mashtruesit qe premtojne 300000 vende pune kur ne shqiperi kerkojne te ikin naen 1000000 te tjere nga fukaalleku,nga humbja e shpreses nga nje qeveri dhe pushtet I akpur nga kriminele qe nukl shikohet asnje drite ne fund te tunelit te lumturis apo te nje jete normale,shqiperi e sotme eshte ne duar e rrufjaneve servile,matrpaze Enveiste ,te hurit e te litarit si ne Kohen e plote tetyre kur nje bordello injorant sekretar partie kishte fatin e familjeve shiptare ne dore si ne Kohen e sundimeve me te egra barabare .Dalja e Britanise se madhe nuk eshte positive per Europen e Bashkuar por me e keqja eshte ajo eshte me negative per ve Britanine arogande qe gjithmone mbeshtetet uke I shtrire doren Amerikes kur eshte afer rrezimit.Ne shqiptaret jemi ne Europe dhe ketu do te qendrojme gjersa ky planet te shkoj ne te sames por ajo qe eshteme kryesorja eshte se neve duhet ti bejme vet detyrat e tona shtepijake,D.M.TH te zhvillojme demokracine duke djegur e shkaterruar e hudhur ne koshin e plehrave njerez te tipit Edvin Rama,Ilir Meta,Gramoz Ruci,Spartak Ngjela e shum rrufjane te tjere qe jane kopje e Spermes Enverise antihiptare>Ne keshillat e imra te ekspereve Euro-Atllantike do ti presim me dashamiresi dhe me serjozitet por ama neve jemi faktori kryesor per teecur perpara sepse Perendimi perparimtar dhe demokraij nuk do te fusi kulturen e tyre me force tek neve qe per 72 vjet pertypim rrufjnet Enveiste antishqiptar qe duhet te ishin hedhur ne koshin e plehrave qysh me 1992 dhe jo te na vijne e keq-qeverisin prape neve me 2016
Dmth shqiptaret te rrin te qete, te ndare ne dy shtete dhe deri sa shohin shperberjen e monstrumit BE-, komshijte te na qijne ne byth!?!??!?
Vetem bashkimi ben fuqine, o injorant pseudo liberal bythlepires.
Shqiperi Etnike, pike.
Pse? kur ka qene Anglia ne BE?????????????????????
Bravo Mero, nuk i heq asnje presje shkrimit tend.
Analize e shendetshme dhe optimiste ! Gjetjet jane te gjitha me vend, si dhe argumentat !
Evropa na duhet per te gjitha keto qe thota Mero, qe jane krejtesisht reale, por edhe per te shpetuar nje here e pergjithmone nga sikletet ku na ka fute pozicioni gjeografik, si vend i synuar gjate gjithe historise se njerezimit, per kalimin nga njeri kontinent ne tjetrin. Edhe emri EUROP nga Azia ka ardhur. Kane kaluar Pers, Trojane, Romak, fise te egra nordike, Sllave . Te cilet kane marre, shkaterruar, sjell njerez, largo e vra shqiptare pa fund.
Duke qene ne Europe, dt mbrohemi si toke e nje bashkesije te madhe me te cilen dt na lidhin interesa strategjike te perjeteshme dhe shumepaleshe. Pra kufiirin tone nuk do ta mbrojme vetem ne, por e gjithe Europa, si truall i ekzistences se vet. E ne si shqiptare nuk duhet ta shkruajme E v rope por E-u-rope.
Ndonjerit mund ti duket provokim…pas Brexit: komunizmi/socializmi nderkombetar 1 fashizmi/korporatizmi nderkombetar 0…te shohim si do te dalin ndeshjet e tjera…
Mentor : Je tamam nje TOPE e shpuar !
Evropi nuk do ta ndjeje largimin e Anglise. Iken Anglia , futet Shqiperia. S.ka boshllek……!!
“Ne e mundem totalitarizmin komunst ne emer te Europes” thote artikullshkruesi.
Kush e mundi ?!…….Ai ra vete bile kishte rene me kohe dhe studentet e dhjere te dhjetorit,dipllomatet perendimore,te perndjekurit politik dhe pronaret e tokave akoma masterbohen me kete ide idiote:
Deklarata e Rajersonit dhe me e perforcuar nga nenpunsi Donald Lu pak kohe me pare se Sali Bisha dhe PD kishte merita per “rrezimin e karmunizmit” eshte doktrina me shqiperi-shkaterruese me e keqe se nacertania serbe & megalidhea greke.
Keto tre rreziqet per Shqiperine nga dalja e Britanise qe thote zoti Mero jane thjesht vetem per konsum 24 oresh PSE ?
3-rreziqet e shqiperise sot
……………….impotenca kriminale e edi rames ,erjon braceve dhe taulant balleve ( qe e kishin rrahur si femije kopeshti ne Rome)
……………….hipokrizia kriminale e te gjitha shteteve perendimore pa perjashtim ne tolerimin qe po i bejne superkriminelit berishe…biles duke ju lutur te miratoje reformen
…………………hipokrizia kriminale e gjithe shtypit shqiptar qe duke mos patur “koqe” ti kundervihen dy rreiqeve te mesiperme po behen pjese e nje invazioni,genocidi dhe inkuzicjoni te papare ne historine njerzimit ndaj periudhes 1944-1991…
Ju lutem lexues shqipfoles
..
..
mos arrestimi i demonit perbindeshit monstres berishe per krimet e meposhtme ju po i rrisni lavdine enver hoxhes si nje nga burrat e shtettit me te medhenj qe ka nxjerre njerzimii………………………nuk po e them une ..por ju me me keto ndyresite tuaja
nuk ka rast ne bote qe nje njeri -specie devilesh te mos jete arrestuar apo egzekutuar me nje vargmal me krime si me poshte:
Kabllogramet, Shkëlzeni presion Luan Hoxhës
Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.
Uikiliks, SHBA: Berisha strehon të akuzuarit e Gërdecit
Në një kabllogram të dërguar më 17 prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, thuhet se: “Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në Shqipëri dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend”. Sipas amerikanëve, të pandehurit e Gërdecit hetuan veten për tragjedinë. Në kabllogram theksohet se kjo është një shaka e Ministrisë së Mbrojtjes pasi Prokurorja e përgjithshme ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin, dhe kështu drejtori e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin. Pasi edhe pse akuzohen për shpërdorim detyre, drejtorët nuk janë lëvizur nga postet.
Kabllogrami, Fahri Balliu u përfshi në Gërdec
Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, informoi Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi përfshirjen e një klani të ri të familjes Berisha në Gërdec, për mbrojtjen e përgjegjësve të tragjedisë si dhe për presionet mbi Ina Ramën për të mbyllur skandalin. Në kabllogramin që mban datën 17 prill 2009, thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit, por ai çuditërisht nuk u hetua nga drejtësia.
Kabllogrami, Shqipëria theu embargon e armëve
Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, trajton trafikuan e armëve dhe rolin e MEICO-s. Në kabllogram thuhet se Shqipëria ka shkelur embargon e armëve me Kongon, i ka shituar Sudanit helikopterë si dhe ka trafikuar armë sistematikisht drejt Afganistanit.
Kabllogrami, Berisha afera me armët
Një tjetër kabllogram që zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë Deborah Jones i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flet mbi përfshirjen e kryeministrit Berisha dhe kreut të shtetit në një skandal me pronat e ushtrisë shqiptare. Në kabllogramin e saj, shpreh shqetësimin e thellë për spastrimin e të gjithë drejtuesve të lartë të ushtrisë, të cilët nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisë miqve të Berishës.
Agjent i UDB
Sali Berisha akuzohet se është rekrutuar nga UDB, shërbimi sekret jugosllav. “Sali Berisha është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, ka deklaruar Taulant Balla. Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit.
Bombardimi i Vlorës
Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.
SHIK-u famëkeq
Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.
Zhdukja e Remzi Hoxhës
Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.
Trafiku i armëve
Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.
Vrasjet e 21 Janarit
21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
Vrasjet e Gërdecit
Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Shitja e detit Greqisë
Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
Skandali me rrugën Durrës-Kukës
19. 9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.
Grabitja e SHQUP-it
Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.
Zhdukja e Kosta Trebickës
13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita
5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.
Zhdukja e 1.3 miliard USD
1.3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave
pra rreziku serberishamerikan..elezbiberian dhe rajersonian per shqiperine vazhdon deri kur ti vihen prangat berishes…..