Një aleat i Partisë Demokratike, ish- ministri i Jashtëm dhe zëvendësministër i Jashtëm i saj, në gjithë kohët që ka qenë në pushtet, Arian Starova, ka tërhequr vëmendjen publikisht rreth “hijeve” antiamerikane që po shfaqen sërisht në politikën e PD, lidhur me reformën në drejtësi. Starova, i cili është tashmë drejtues i klubit Euroatlantik të Shqipërisë, është sinjali i parë që dikush brenda opozitës jep për batakun ku mund të rrëshqasë PD, nëse vazhdon në këtë kurs.
Përtej tij, brenda Partisë Demokratike ende beteja po shikohet si një retorikë kundër Edi Ramës dhe jo si një sfidë e hapur kundër një projekti që SHBA dhe BE, jo vetëm që e mbrojnë deri në fund, por imponuan dje dhe kalimin e saj pa opozitën në Komisionin e Posaçëm, për t’i treguar opozitës se Perëndimin e ka përballë dhe jo në krah.
Bojkotimi i Komisionit në të cilin ishin ulur ambasadori i SHBA-së dhe ambasadorja e BE-së, është një sfidë ekstreme që Berisha po i bën Perëndimit, duke përdorur PD-në në këtë histori.
Deklaratat e tij të sotme, përveç problemeve mendore, reflektojnë dhe një kërcënim publik që ai i bën SHBA-së dhe BE-së, që u kanë bërë thirrje deputetëve të marrin qëndrimet e tyre ndaj reformës. Berisha trashi zërin sot, duke kërcënuar me djegie parlamenti, nëse deputetët i përgjigjen thirrjes së SHBA dhe BE, për ta votuar reformën në fillim të korrikut në Kuvend.
Në thirrjen e tij, përveçse egërsi, kishte më së shumti frikë nga ideja se dikush mund të guxojë dhe të zgjedhë mes tij dhe Perëndimit, këtë të fundit.
Por, më shumë se sa vota pro reformës, apo përgjigjia pozitive për Perëndimin, brenda Partisë Demokratike është dëshpërues fakti që askush nuk po guxon t’i dale zot SHBA-së dhe BE-së, në këtë histori.
Të jesh pro ose kundër reformës me argumentat e tua, është dinjitoze, por të bësh budallain, sikurse po përpiqet t’i imponojë Berisha deputetëve të PD, të cilët janë të detyruar të thonë broçkullat e Bashës për nenin 88, është më shumë se turp.
Është shumë herë më e ndershme që një deputet të dalë e të thotë arsyet e veta përse nuk e do reformën apo çfarë nuk do prej saj, se sa të heshtin duke dëgjuar përditë një gomar që nuk e ka mendjen tek ato që thotë, por tek ajo që mund të ndodhë, duke u votuar reforma.
Duke heshtuar dhe duke mos debatuar për këtë çështje, Partia Demokratike po krijon idenë se është nën terror dhe e imponuar për të mbajtur qëndrim në bllok kundër qëndrimit të Perëndimit për reformën, dhe nuk hyn në diskutime mbi qëndrimin e prerë që SHBA dhe BE ka kundër lidershipit të PD për këtë çështje.
Qëndrimi i Starovës është qëndrimi i parë i një aleati të PD, që bën diferencën, dhe kjo vjen nga fakti se karriera e tij është diplomacia dhe njeh rëndësinë e gjuhës diplomatike dhe krizës në të cilën Berisha po e tërheq PD-në me ringjalljen e hijeve të tij antiamerikane.
Nga ana tjetër, Berisha po përpiqet të bëjë një lojë të dyfishtë duke përdorur dhe rolin e ndërmjetësit që Ilir Meta po përpiqet të marrë në këtë krizë, duke tentuar ta bëjë Metën palë me refuzimin e reformës dhe të nxjerrë gështenjat me duart e tij.
Por, përtej rolit të ndërmjetësit dhe protagonizmit të tij politik, Meta i ka qëndruar korrekt miratimit të çdo procedure për reformën deri më sot, përfshi dhe projektin e djeshëm në Komisionin e Posaçëm, duke marrë dhe falenderime zyrtare prej SHBA.
Kështu që, e gjithë përpjekja e Berishës po shikohet si një kujdes i tij, për të pasur më shumë një front kundër dy ambasadorëve, se sa një front kundër Edi Ramës, dhe duke e inkriminuar PD-në dhe deputetët e saj, në një betejë nga e cila do dalin jo vetëm të humbur, por dhe të turpëruar para elektoratit të tyre pro perëndimor.
Izolimi ndërkombëtar i Berishës në këto momente dhe përpjekja e tij për të tërhequr në këtë izolim gjithë PD-në, është një sakrificë e pamerituar e PD-së për problemet personale të një njeriu, i cili dhe kur takon të huajt për reformën, më shumë u kërkon garanci për vete dhe familjen, se sa për nenet e reformës.
Por, problemi që ka PD në këtë rast, është se ajo po skanohet deri në detaje nga Perëndimi për qëndrimin që mban në bllok, por dhe çdo individ ndaj këtij zhvillimi, dhe sidomos për faktin se askush brenda saj nuk po i del zot historisë së PD-së me SHBA dhe BE, por po sakrifikohen të gjithë për hir të Berishës. Loja është hapur sot, nga një aleat i tyre. Por që Perëndimi të ndajë Berishën nga PD, duhet që dikush brenda PD, t’i dalë zot Perëndimit.
Mero mos prit te ndahet llumi nga bataku.
Jo vetem qe nuk kam besim te kjo porno-reforme,por kjo duket se po behet si mjegullnaje per mbulimet e krimberishes.Rezultati deri tani eshte 20 me zero ne dem te PS,deri tani jane demtuar mbi 20 vete deputete,ministra,bashkiake apo figura te PS dhe asnje te PD….CFARE GALLATE E DONALDLULES ?!
Sali Bisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij
P.I.DH.A.H*
Partia Idealeve DHjetoriste Azem Hajcari
mos vuj Mero s’ka ngel USA dhe BE ti qash hallin ti, aq me teper qe jamm i bindur se edhe ti e di qe kjo paçavure
Kjo gjendje e krijuar do gjeneroje krize te thelle sepse kemi te bejme me nje njeri te plagoaur per vdekje, ku ai para vdekjes iu jep kembeve dhe gojes se shthurrur.
Tani Sali Berishes i ka mbetur te deklarohet se eshte me Rusine dhe Serbine. Amerika dhe Europa jane armiqte e tij.
Nese deputetet demokrate nuk e kuptojne peshen e krizes, atehere edhe ata e kane pergjegjesine e vet.
Deputetet demokrate duhet ta dijne se Saliu po mundohet ta shpetoje veten, familjen dhe klanin rreth tij me keto kercenime. Pra deputetet nese e ndjejne veten te paster le te shkeputen prej Rusise.
Votojeni reformen. Sala mbaroi gjithsesi.
Zoti Mero Baze! Bravo,bravo,bravo dhe te lumt mendja per kete analize te bukur dhe te sakt qe ke bere. Vertete Sali Berisha po ndan pd-ke nga SHB dhe BE,dhe po armiqeson elektoratin per bythen e tij.Sali Berisha do marre ne qafe jo vetem pd-ke,por edhe gjithe shqiperine.Ai eshte e keqja e vendit tone sote.Patia Demokratike ne baze,nuk duhet ta pranojne kete gjeme te madhe te Berishes,por te ngrihet e ti kerkoi qe reforma ne drejtesi te miratohet patjeter.Saliu dhe Luli duan te kapin drejtesin siç e kane sote,prandaj kerkojne me insistim nenin 88 te draftit,si nje gozhde ku kerkojne te varin xhaketen e grisur te tyre.
Dikush Brenda amerikes duhet ti dale zot shqiperise………………duhet te ishte titulli sakte.
mos u bej si tak ngjala I nderuar mero
pas gerdecit dhe sidomos pas 21 janarit berisha eshte problem amerikan dhe jo shqiptar sepse
nqs se amerika e lejon
– te fshije ”ythen em ekspertizat e fbi
-ta lejoje te shaje ny-times leter higjenike
-te bjere ekpert mafjoz per kosta trebicken
-ti jape vize general luanit se do ta vriste xeni
-ti behet film xenit per gerdecit
kaq mjafton per lapidar enverit si perendi nga vet amerikanet
Jam i bindur qe nese hapen letrat e arrit londres,armatimit te gerdecit,rruges kombit,albetrolit ne Tirane,washington dhe bruksel do te behej nje CUNAM i njejte me WATERGATE ne vitet 70″
Pra i nderuar mero
MOS E ULNI NIVELIN TUAJ KAQ POSHTE:
objekivi juaj duhet te jete kusha jane ato segmente pro-berishiane,proserbe,progreke ne washington dhe bruksel qe po e mbrojne me cdo kusht kuislingun e tyre berishe me cdo cmim..qofte dhe duke na poshtruar kombetarisht:
KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME:
1-vrau ne 21 janar 2011
2-dogji ne gerdec 26 veta
3-tradhetoi qe shiti detin
4-tradhetoi te varrezat e grekut
5-sabotoi uck
6-furnizoi miloshevicin
7-beri genocid ndaj haklajve
8-zhduku remzi hoxhen
9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
10-dogji vendin e ne 1997
Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..dhe kjo nuk behet duke blegeritur me keto artikuj por ti drejtoheni
SHTETIT AMERIKAN DHE BASHKIMIT EUROPJAN VETEM ME PAK FJALE:
PSE TE NDERUAR ALEATE PO MBRONI ME CDO KUSHT PERBINDESHIN E TROPOJES ??
Mero ti ke te drejte por harron nje gje thelbesore: te gjithe ata qe kane veshur petkun e deputetit jane te gjithe pa perjashtim te rrezikuar nga drejtesia nese reforma miratohet. Une nuk besoj se mes tyre ka te painkriminuar, te zhytur rende ne korrupsion. Eshte njesoj si ti kerkosh kriminelit te bjere dakord te shkoje te marre prangat per ti vendosur ne duart e veta. Mero….pd eshte nje bande kriminelesh. Nje kriminel si berisha smund te mbledhe rreth vetes pervecse kriminele. Kush ka qene i ndershem eshte perjashtuar….pasi aty ne ate bande ska vend per te ndershem. Sa te kete jete SHPELLARI SALI ne pd pranohen vetem kriminele….do fakte? LYL basha 22 miljon euro te vjedhura nga rruga e kombit….shitja e detit….vrasja e 4 te pafajshmeve ne mes te bulevardit. Kur nekrye te nje grupi (pd) eshte nje kriminel a ka mundesi qe te tjeret te jene te ndershem? NO NO NO….me thuaj me ke rri te them kush je.
Arjan Starova eshte nga rrace e mire, vjen nga familje dhe me gjere si fis me tradita te vyera patriotike. .
Arjani eshte njeri i afte, me kulture perendimore, njeri i paster dhe i paperfolur per asgje qe mund te cenonte figuren e tij dhe te familjes dhe eshte prejardhja, formimi, integriteti dhe pervoja qe e kane bere edhe “politikan rrace”. Nuk mund te tallet “Koci i Teta Ollges”[Basha i pacipe} me te tille si Arjan Starova.
Lulzime Bashes ne Shkoder e Korce i a kane ngjitur “Koci i teta Ollges”.
i vret sala ja u kall nanen si vrau azemin olldashin etj etj etj
Dash ke te drejte ate e ben mire. Ka vrare me shume njerez te pa fajshem diktatori blu se sa ai i kuqi ne 40 vjet pushtet.
SALI BERISHA duhet te gjykohet ne gjyqin e HAGES per krime lufte kunder popullit te tij. Ai eshte nje tradhtar qe meriton denimin si SADAM HYSEIN
Missioni I Berishes ka qene qe ta kete PD komuniste, ta shkaterroje PD dhe ketij qellimi ja arriti. Ky eshte guri I fundit I Varrit te PD qe Berisha po I vendos dhe keshtu eshte krenar te padronet e tij. Misioni u kompletua.
Ore gomar i vucitolit, kure ke lindur ti maskara, Amerika, shkonte e luftonte jashte saje per te mbrojtur, lirine , demokracine dhe shtetin ligjore. Tani ti moster, per interesat e tua, hedh gure e drure, kunder SHBA, BE, . Mjere ata deputete qe te shkojne pas dhe te degjojne ty maskara, qe ke mbi 100 akuza, disa edhe penale, pore qe drejtesia qe ti ke emeruar dhe te mbron, te ben qe te minosh, miratimin e rreformes dhe te demtosh miqesine, ndihmen e pa cmuar te SHBA, nga 1920 e ne vazhdim. Pa ndihmen e AMERIKES. sdo ekzistonim si komb, sdo ishim ne NATO, dhe as do hapeshin negocjatat per ne BE. Cojeni kete te mare ne psikiatri dhe qe andej ne qeli. Kete meriton ky kriminel, qe i kundervihet dhe ve ne diskutim ndihmen e SHBA, BE, per pregatitjen e rreformes dhe investimin e SHBA, dhe BE, per forciin e demokrcise dhe shtetit ligjor, per te cilen kemi vuajtur nga 90 e ketej dhe tani qe miqte na zgjasin doren e ndihmes per te bere shtet, ky po e pengon me gjithefare kleckash.