Fyerjet ndaj Berhamit dhe mentaliteti i pazareve tek shqiptarët

12 Qershor 2016, 19:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Thirrjet raciste të një kori të madh shqiptarësh, kundër futbollistit shqiptar të Zvicrës Valon Berhami, dhe Xherdan Shaqirit, kanë hapur një debat mbi mentalitetin e pazareve që është ngulitur tek tifozët shqiptarë, si e vetmja mënyrë për të arritur suksesin, kur kanë përballë bashkombasit e tyre që luajnë me ekipe të tjera kombëtare. Të dy futbollistët e talentuar shqiptarë, që luajnë me ekipin e Zvicrës, janë vënë në shenjestër, për të vetmen gjë që shqiptarët duhet të krenohen, për faktin që ata luajtën si profesionistë në ekipin e tyre dhe që nuk “bënë pazar” me “vëllezërit” e tyre për t’i favorizuar.

Ky është në fakt thelbi i zemërimit të papërgjegjshëm të qindra tifozëve shqiptarë që i fërshëllyen dhe fyen ata në stadiumin e Lens, në Francë. Fyerjet përveçse ishin ekstreme, pasqyrojnë në thelb, ende një mentalitet korruptiv të shoqërisë shqiptare, e cila mendon se një ndeshje fitohet edhe me pazar, ose me “mëshirë patriotike”.

Janë të njëjtët njerëz që akuzojnë pastaj Armand Dukën dhe Federatën për pazare, (të cilat jo se mungojnë) dhe të njëjtit njerëz që flasin për ndershmëri dhe transparencë në futbollin shqiptar.

Nëse ka një arsye përse duhen respektuar, së paku pesë djemtë shqiptarë të kombëtares zvicerane, është fakti që ata janë futbollistë në fushën e lojës. Nëse do të ishin pazarxhinjë, natyrisht që nuk do ishin pjesë e kombëtares së Zvicrës, por do luanin me Skënderbeun, ose ndonjë ekip shqiptar që hyn në garat evropiane për pazare.

Nga ana tjetër ana na bëjnë më shumë nder si shqiptarë, duke luajtur shkëlqyer me Zvicrën, se sa do të na bënin nëse hapnin portën dhe na linin ndonjë gol.

E vërteta është se ekipi ynë, dha aq sa mund të jepte, dhe është mirë që nuk u bazua tek ndonjë pazar apo “mëshirë patriotike” e futbollistëve shqiptarë të Zvicrës. Por fakti që dy lojtarët më të mirë të ekipit të Zvicrës sulmohen pse sillen si lojtarë në fushë, është një tregues i mentalitetit korruptiv që kanë, jo vetëm drejtuesit  e futbollit shqiptar, që here-herë, e nxisin këtë histeri, por edhe vetë tifozët shqiptarë.

Lojtarë të tjerë shqiptarë, ka dhe në ekipet e tjera kombëtare që nga Gjermania deri në vendet skandinave, dhe ne duhet të krenohemi me këtë fakt dhe jo ta kthejmë në një histeri urrejtje raciste dhe homofobike. Plotë vende lindore e kanë këtë problem, por nuk ndodh që stadiumet e tyre të gjëmojnë nga thirrje të tyre kur kanë në fushë përballë dhe bashkëkombasit e tyre.

Fotografia që bëri xhiron e botës dje, ishte dueli gati i dhunshëm i dy vëllezërve Xhaka, në fushën e lojës, dhe pastaj veshja simbolike e fanellës së kombëtares sonë nga Graniti pas ndeshjes. Bëhet fjalë për një lojtar që “Arsenali” po e blen më shumë se sa bën gjithë ekipi ynë kombëtar. Tani, nëse ai do sillet si vëllai i Taulantit në fushë, ose akoma më keq, nëse do dëgjonte mikun tim Rakipin, babain e tij, që i thotë “betohu që s’do t’i bësh gol Shqipërisë”, ai nuk do blihej nga Arsenali dhe nuk do na bënte krenar si futbollist.

Fati i shqiptarëve është pikërisht lindja  e futbollistëve me origjinë shqiptare në Perëndim dhe zhvillimi i atjeshëm si futbollist. Shqipëria ka një kampionat të shkatërruar kombëtar, një shkretëtirë të infrastrukturës sportive, pa klube futbolli apo akademi që prodhojnë talente dhe pa një transparencë dhe vetëfinancim të klubeve. Në këto kushte ajo nuk ka për të prodhuar kurrë futbollistë. Shikoni sa pak zënë vend në ekip futbollistët e kampionatit shqiptarë të futbollit, për të kuptuar se ku është problemi ynë. Dhe në vend të merremi me problemin tonë dhe të krijojmë një ekip që bazohet edhe tek vlerat tona, sulmojmë talentet shqiptare, që i ka lindur dhe rritur perëndimi, përse nuk heqin dorë nga karriera e tyre, për shkak të paaftësisë sonë.

Aq më i mprehtë bëhet ky problem, tani që Kosova ka ekipin e saj kombëtar. Në vend t’u jemi mirënjohës atyre që kanë furnizuar me djemtë e talentuar, u shajmë dhe fyejmë talentet që ngrejnë lart emrin tonë si shqiptarë në futbollin perëndimor, duke dëshmuar se më shumë se vlerat tona, dhe fitoret e merituara, ne vlerësojmë pazaret, qofshin maskuar këto dhe me “patriotizëm”.

31 komente në “Fyerjet ndaj Berhamit dhe mentaliteti i pazareve tek shqiptarët”

  1. katarakti says:

    10/10. Keta jemi ne shqiptaret. Patriote me lahute e çifteli dhe te korruptuar dhe te pacivilizuar deri ne kulm. Prandaj nuk behet ky vend. Prandaj edhe njerez si Berisha apo Enveri gjeten shesh dhe bene pershesh.

    1. tifozi says:

      Behrami shahet jo sepse luan mire dhe nuk hap porten por ngaqe ben deklarata irrituese ne media sa here pyetet per shqiperine..dhe shaqiri shpesh here tregon agresivitet te panevojshem gjate ndeshjeve me shqiperine. Kurse graniti eshte shume njerezor ne fushe dhe ne gjestet ndaj tifozave dhe prandaj e duam. Ne sduam qe ata t hapin porten a te luajne keq me qellim..padyshim jane profesionista dhe do perfaqesojne zvicren..po ska pse behen me katolik se papa…duket qe vuajne nga kompleksi i inferioritetit. Ne lens ne treguam qytetarine tone megjithse duke qene shumice derrmuese e respektuam himnin e zvicres, dhe u sollem ne menyre dinjitoze si para dhe pas ndeshjes. Kam taku shqiptar nga e gjith bota qe kishin ardh me pa ndeshjen, qe te gjithe duke bere shpenzime te medha vetem mos me e len vetem kombetaren. Kemi treguar kulture te vertete dhe jan habit dhe mediat e huaja nga spektakli shqiptar. Ndaj mos u fokusoni ke magjypi, fundja seshte opera po futboll…

  2. baffo says:

    pergezime MERO no koment

  3. per anologji says:

    Si paralelizem
    Shoku Mero a thua ti qe depudetet e Pd te votojne kunder vullnetit te Pd reformen ne drejtesi?PO
    Atehere edhe lojtaret shqiptare te Zviceres te shenonon gol ne porten zviceriane keshtu per hir te kombit ,te patriotizmit ,te Rames e te tendin

    1. vflp says:

      Ju shkon gjuha ku ju dhemb dhembi ju serbo-shpellareve. PD nuk eshte si Svicra por si Serbia. Si mund te votoje burri i Slobodanka Bulatovic, Lulezimi i Dick Marty-t, apo Shkop Noka i UDB-se reformen ne drejtesi keshtu per hir te kombit shqiptar,per patriotizem?

  4. tifozi says:

    Hej mero. Po te kishte loz shaqua 100% rezultati do ishte ndryshe. Edhe shqiptaret e tjere nukblozen 100% . Shaqua lozi lehte. Mu duk qe lozi per barazim.
    Shaqua eshteblojtari me i miee i ketij evropiani. E shikoj ne kampionatin anglez. Te ben gjemen. Nje kros dha tamam dhe car ndodhi. Te tjerat bente sikur. Zvicra del ne finale kete vit. Bka nje ekip te kompletuar dhe tani me experience.
    Keta shqiptaret do na bejne krenar kete vit. Gjithe bota flet per ta.
    Shaqon kisha mendim qe do e blente ndonje skuader e madhe kete vere. Eshte i dyti pas mesit.
    Do ta shikoni.
    Eshte talenti me i madh ne historine e shqiperise. Kete xhaken nuk e njoh mire pi shaqua eshte maradona ibvogel.
    Suxese zvicres po dhe taneve.
    Po mundem francen mund te kualifikohemi.
    Ndeshja jone deri tani eshte me e mira qe kemi paee.
    Me pelqyen pilaket dhe anglezet

    1. lori says:

      po ik o klluf se shaqiri o lojtar kot. ka perfundu te nje ekip provincial ne angli se te interi per 6 muaj ja dhane duart.

  5. FAKT says:

    Kete here ,te jap nje bravo te madhe per kete shkrim!

  6. leo says:

    Shkrim qe s’ka nevoje per koment, zoti Baze. Ne vend qe te jemi krenar qe ne fushe flitej gati vetem shqip, na dalin ca pseudopatriot dhe shajne. Turp. Po lexoja postimin ne fb te Shaqirit. Nqs eshte e vertete qe Duka u ka kerkuar lek per te marre pjese ai lojtare ne kombetaren shqiptare,atehere problemi eshte presidenti i FSHF. Gjithsesi ne fushe ishin te gjithe futbolliste profesioniste dhe ndeshje nuk ishte per bamiresi.

  7. Gjin bu shpata says:

    Mero fjalen ‘homofobi’ e ke oerdorur me gjithe mend apo te ka shkare. Ne dijenine time si berha ml i si shaqiri hyne tek te drejtet e jobtek ‘pink’.?

  8. Para Laci says:

    Bravo Mero.

  9. Janaqi says:

    Ja ke fut plot plako. Ne fishkellyem behramin se nuk ka respekt per kombetaren tone . Sepse tha po te bej gol do gezoj dhe tek goli i zvicres shpertheu me shume se te tjeret. Vetem kaq. Pse nuk e fishkelleu njeri mehmetin apo xhaken dhe xhemailin? Edhe ne kampionate nacionale shume lojtare kur sheojne kunder ish skuadres nuk gezojne per respekt. K

  10. england says:

    Mero i admiroj shkrimet e tua te politikes,por ketu je ne fushen e gabuar!Nese ka disa individe qe mund te mendojne se shqiptaret qe luajne per Zvicren duhet te mos japin maksimumin kunder bashkekombasve te tyre te Shqiperise kjo eshte relative,dhe une besoj se nuk jane te shumte keta,por nese ketij rasti kerkon ti vendosesh shenja barazimi me cfare Skenderbeu ka bere ne keto vite,apo se Duka si president i federates ka bere pazare ne kurriz te ekipeve shqiptare kjo ha diskutim,dhe une jam ne anen tend ne kete rast!por ne asnje menyre nuk kishe pse i miksoje keto dy raste ne nje shkrim te vetem.
    Ata djem qe luajne per Zvicren kane punuar dhe djersitur shume qe kane arritur deri ketu,por per dike qe ka luajtur sado pak futboll nuk e con ne mend kurre qe te toleroje nje ndeshje futbolli meqenese ekipi perballe eshte skuadra e gjakut te gjysherve,apo prinderve te tu,mund te tolerosh ne ndonje rast te vetem sic mund ta kemi pare ate qe Xhaka beri ne Shqiperi para vitesh,por nuk mund ta besh nje gje te tille per gjate gjithe ndeshjes,mos e shih terheqjen e Zviceraneve ne pjesen e dyte si meshirim per skipin qe kishte perballe,kjo ndodh ne futboll dhe i ndodh dhe ekipeve shume me te mira se Zvicra.
    Ne fund Shqiperia nuk duhet te jete e ndare nga Kosova ne futboll,eshte e vertete qe shume djem kosovare jane pjestare e ekipit kombetar Shqiptar,por kjo nuk duhet te beje lajm pasi ne jemi te gjithe shqiptar,u bashkua lindja me perendimin ne Gjermani,nuk ka kuptim qe ne kaq te vegjel te ndahemi.

  11. pasis paris pusis says:

    he mo mos ja fusni pordhes edhe ju me kte “profesjonalizem” te shqiptarve te zvicres!

    profesjonalizmin le ta tregojn ata duke u angazhu me ekipin shqiptar kundra te hujve.
    ne gjith boten nuk ka “profesjonalizem” tamam. ka interes.
    edhe ne zvicer ,kur vje fjala per me mbajt anen e zvicerranve denbabaden ne krahasim me ata qe kan ardh von apo qe jan te huaj me leje qendrimi ,drejtsija zvicerrane nuk tregohet profesjonaliste por nacjonaliste. dhe ka tendencjozitet racist.
    un kam pas rastin te perballem me drejtsin “e kulluar” zvicerrane dhe e kam par vet,e kam ndigju vet,e kam provu vet sesa racist dhe kriminela jan ata. por cdo gje e bejn mceftas dhe I fshehin provat e kriminalizimit te tyre sic fsheh gjarpri kembet.
    po t jesh I huaj ata te fundosin ne burg. kurse zvicerranin,edhe pse me barr me te rend krimi e leshojn te lir sikur s ka bo gjo. un e kam has vet dhe s ka zot te ma ndrroj mendjen. une kam pas bo krime vet atje,ne bashkpunim me zvicerranet,ata nuk pan asnji dit burg,mua me mbyllen me vite. dhe cdo gje e bejn ne bashkpunim te plot polici hetuesi gjykat si edhe ne marrveshje me popullsin zvicerrane.
    aq te lidhur ne menyr mafjoze jan zvicerranet me njeri tjetrin saqe ato parrullat e enver diktatorit “uniteti parti popull” duket si nji ushkur letre ne krahasim me “unitetin mafjoz criminal” qe kan te gjith segmentet e piramides shtetnore zvicerrane midis tyre kunder te gjith botes.unitet i cili eshte si nje kavo celiku specjal.
    zvicra esht shteti me kriminel ne histori te njerzimit dhe aq I suksesshem saqe as mendja me imagjinare nuk e perfytyro dot.
    un kam ndegju dhe pa vet hetuesin zvicerran I cili me kelthiste e turfullonte mua “do bej cdo gje per te ruajt stabilitetin zvicerran”! pra nenkupto do bej edhe krime.
    dhe kur gjat hetimit delnin raste qe implikoheshin shtetas zvicerran ai ,hetuesi “korrekt profesjonal” zvicerran thoshte “ti keta nuk I njef”! duke I nxjerr jasht fajita zvicerranet. dhe kshtu ishte edhe “pergjigja” ime.
    kjo esht zvicra,kjo kurv aq e pist saqe s ka sapun qe ta laj.
    prandaj mos u beni me katolik se papa.
    kta shqiptaret ne zvicer nuk duhet te harrojn qe jan shqiptare dhe bile do benin mir qe t ja linin ndeshjen vet shqipnis sepse ne situaten qe ndodhet shqipnija nuk behet fjal me fitu me merit sportive futbollistike , por behet fjal me rrit emrin nderin personalitetin nderkombtar te shtetit shqiptar. dhe kjo gje duhet te behet “me cdo menyr” sipas edhe thenijes te atij hetuesit “profesjonal” zvicerran. pra qoft edhe duke dhuru ndeshje!
    mos u boni kara se s ka drejtsi ne kte bot. as ka pas as do ket ndonjiher.
    drejtesija esht si ai parfumi qe hudhin kurvat me mbyt kuterbimin e eres qe I vje nga trupi pas pallimit shembullor te meparshem,dhe per te prit dhe josh pallusin e rradhes.qe vjen me pas. kjo esht drejtsija pra esht kurv.
    ka vec interes. dhe secili do shofi interesin e vet,porse
    por kush vendos interesin personal mbi ate kombetar eshte tradhtar. I kombit. I hymnit kombetar.
    shifni sesi sillet edhe ambasadori amerikan ne shqipni. ai vet e ka thon se ai do mbroj interesat e amerikes. pra ju shqiptart mos besoni gjithnji ne ate qe thot ai. kte e ka thon vet ambasadori.
    me shqeto shqip s thuhet. dmth. nuk do mbroj drejtesinsi “profesjonalist”,por interesat e ameriks. pik. pra nese interesi esht kundra te drejtes atehere interesi triumfo mbi te drejten.
    edhe ata shqiptaret,nuk duhet te luanin si profesjonista “te drejt” pra, pra “me drejtesi” por duhet te mbronin interest e shqipnis qoft edhe duke I len ndeshjen.,padrejtsisht. e kush do pjerdh per drejtsi nese shqipnija merrte piket? a nuk I kemi marr edhe me par keshtu piket ne?
    kur shqipnija te fuqizohet dhe te mos ja ket nevojen se do I fitoj vet ndeshjet ateher edhe ndihma e tyre nuk do ishte primare dhe e rendesishme.
    vetem shqiptaret hiqen gjoja si “te drejt,te nershem,profesjonal”
    gjith bota shef interesin e vet. shikoji se car bejn tifozat rus per vendin e tyre,luft ne qytet.. dhe federate ruse s I fajson fare.
    kurse shqiptart shkojn dhe vallzojn si patat dhe rosaket edhe pse pallohen! “paqsor” te mdhenj ne.
    paqsor leshi. paqsor nga halli se ne I nxjerrim syt njeri tjetrit per nji llaf goje. dhe tash,fare papritur dhe pakujtuar u beme dele te civilizume paqsore dhe te kenaqura nga hajdari qe ham ne fush!!!
    ne shqiptaret jemi komb me “deformime te personalitetit”.
    sillemi cuditshem.
    me njeri tjetrin dhe ne shqipni jemi gjakatar te dhunshem te kqinj
    me te huajt edhe kur na rrasin derrin dhe duhet te shprehim disrespect e kundershti ne behemi dele te bardha te urta te buta paqsore shembullore. ore ore lule bore jemi yllka shembullore akullore

  12. i larguari says:

    Nu jemi kundra me ate qe thote Merua, por sikur te na I linin nje gol ata shqipot e Zviceres nuk do ishte edhe aq keq! hahaha!
    A harrova qe nuk na paten fajin shqipot e Zvicres … por TOPI qe nuk ishte SHIPETAR! sepse lojtaret tane vajten disa here vetem me portjerin dhe topi nuk deshi te futej ne porte! Duhet te kishim korruptuat TOPIN – ah sikur te ishte topi shqipetar – qe ne te fitonim ndeshjen! Cunan shqiptare nga te dy ekipet bene me te miren dhe ne duhet t’ju jemi mirenjohes te gjithe SHQIPONJAVE qe ishin ne fushe – pa dalluar se me cilin ekip luanin!

  13. rako ferra says:

    Shaqiri dhe Xhaka qene poshte 50% te mundesive te tyre si lojtare
    Dukesh qarte se nuk donin te loznin me shpirt
    Shikojeni Shaqirin me Rumanine se c eshte ne gjendje te bej vetem si lojtar dhe krahesojeni me Shaqirin krejtesishte poshte mesatares qe pame me Shqiperine
    Ai qe luan me shpirt dhe force (dhe kete gje e kemi pare edhe ne grupet eleminatore kur jemi perplasure me Zviceren)eshte Behrami!!

  14. loni says:

    Shume e sakte ajo qe thote Mero, pazarxhinj

  15. Bruxel says:

    Mendoj qe kur te loze kombetarja jon shqiptaret tifozat shqiptar mos ti lejne ne stadium sepse e kane gojen piste si deputetet shqiptar me ne krue Berishen

  16. S.K says:

    Z Mero.Me gjithe respektin si gazetar politik me duket analiza e juaj pa vend.Ne qofte se doni te flisni per futboll duhet ta analizoni drejt problemin.Kur kombetarja Shqiptare ka fituar perkundrejt asaj Zvicerane..? .ne asnje rast….Analizoni pak ndeshjet me Zvicren per World Cup …kush toleroj (Shqiperia) Po ne ndeshjen per World Cup me irlanden kush toleroj ( Shqiperia ) e perse per arsye qe permendet ju me lart..se keto dy skuadra kane ne perberjet e tyre vellezerit tone.E pra e dine te gjithe se tifozet nuk e kane me Shqiptaret e atyre skuadrave por e kane me mercenaret e skuadres tone per tolerim.Ju kujtoj nje thenie te Cezarit….Luften nuk e bejne Mercenaret por Legionare ( Centurinet ).Prandaj ti themi gjerat hapur Mercenaret e Skuadres tone nuk e meritojn respektin qe u behet nga i madh e i vogel.

  17. Takuinas says:

    Une mendoj se ata djemte tane qe luajne per Zvicren na kursyen ate dite. Qofsha i gabuar por po te na ishin shtrenguar mund te na kishin shenuar edhe me.

  18. Drenicak says:

    Si ka mundsi qe te gjithe lojtaret qe perfaqsojn kombtaret e zvicrres dhe gjermanis te jen me te mire se sa patriotat ton qe perfaqsojn kombtaren!
    Une e njof familjen e Valonit qe nga vitet 80 e sidomos Ragipin babajn e Valonit dhe nuk jane familje qe duhet te atakohen ne ket menyr nuk meritojn.
    Kta lojtar nuk bajn shtete nuk formajn qeveri po jane lojtar te futbollit.
    Pse nuk e thoni nuk protestoni per tradhtit e Sali Berishes qe fali detin qe vrau ne Gerdes 26 shqiptar qe vrau familjen Haklaj qe vrau mjekun e UCK dr Malaj…..

  19. Niku says:

    Ok e shof qe ky mero i futi hundet edhe ne sport. Nje pyetje per meron. Pse zvicrra u rreshtue me serbine dhe votoj kundra pranimit kosoves ne fifa. Meqe vetem neve shqiptaret qenkemi te keqijt e kesaj bote. Shife greqine cfar beri per nje bandorol per camerine qe ndodhej ne stadium. Hik or plaku mere mos u bej edhe ti si ajo pjesa shqiptare qe din me i ba te gjitha e ne tvertet nuk din kurgje. Larg duart nga futbolli. Sigurish qe ato qe nuk kan pranuar me lujt me shqiperine jan tradhetar. Himni kombit e thote kete.

  20. Myzeqeja says:

    Perse te mjaftohemi me faktin qe futbollistet shqiptare te tregohen si profesioniste ne fushen e lojes, dhe ne kete menyre ne te ndjehemi te nderuar? Ata kane mundesi te gjithe te tregohen si profesioniste me ekipet me te cilat luajne dhe me te cilat jo pa te drejte fitojne nje grusht me para. Por ne kete kampionat matin forcen ne fushen e futbollit kombet me njeri-tjetrin ndaj edhe luajne Shqiperia me Zvicren dhe jo Korca me Baselin. A nuk do te ishte me mire qe Graniti, Xh(Gj)erdani, Blerimi, Admiri, Valoni, Shkodrani (sa emra te bukur) … te luajne per kombin shqiptar, e te na bejne te ndihemi te pakten per disa caste krenare. Ata e dine fort mire, sikurse edhe te gjithe emigrantet shqiptare ne Europe, qe fjala “shqipetar” perdoret si fjale fyese dhe perbuzese, qe 99% e shqiptareve te ndershem dhe punetore nuk ju mjaftojne europianeve per te mos i hedhur ne nje kosh me ata 1% qe jane kriminela. Prandaj Mero, te lutem te shkruash nje artikull, ku tu besh thirrje ketyre djemve te mire qe te bashkohen bashkarisht nen fanellen e Kosoves (kjo eshte e mundur) dhe jo vetem ata, por edhe me te miret e Shqiperise e se bashku tu japim force dhe mbeshtesim per kualifikim per ne boterorin e Rusise. Le te kendojme atje ne zemren e perandorise se sllaveve se bashku himin e flamurit, apo qofte edhe “xhamadani vija-vija” e ti tregojme gjithe botes se shqiptaret jane nje, kudo qe te ndodhen.

  21. Naim says:

    Analiza juaj i bene sherbimin me te mire vendit, nga hici nuk lind azgje, jem me kemb ne toke por harrojne se ata qe postojne ne fb falle jane lojtaret e 13 te ekipve rivale, ekipe te nderuara

  22. Krenar says:

    NJE MENDIM SUPER CENIK !
    KU QENDRON E KEQIA E AKADEMIVE SPORTIVE NE SHQIPERI, TEK MODELI,APO TEK MENTALITETI I PRINDERVE ,O MEROOO ?

    SIPAS SHKRIMIT TEND,NE TE RRIME TE MARRIM ERE,SE NUK DUHET TE PERPIQEMI(ne cdo lloj menyre)?!

    SIPAS TEJE SKUADRAT USA NUK DUHET TE MARRIN LOJTAR NGA SHTETET QE PERBEHEN. HAJDE MENDIN HAJDE!

    KUSH SHTET APO SKUADER NE KETE BOTE NUK ESHTE I KORRUPTUR ? (der me sot faktet nga vet fifa dhe uefa thone: brazili,gjermania,hollanda,anglia,italia,rusia,e nuk ka shtet ane e mbane qe nuk kane paguar “rrushfet”!

    PO O MERO NE JEMI SHUME KEQ NE MENTALITET( si popull i teri) POR QE SKENDERBEU SHET NDESHJE DHE KJO NA NDIKON QE XHAKAT, SHAQIRAJT,E TE TJERET MOS TE LUAJN ME KOMBETAREN,NUK KA SENS!!!

    NJE NDER KAMPIONATET ME TE KPRRUPTUARA NE BOTE ESHTE KAMPIONATI BRAZILIAN,E SIPAS TEJE BRAZILJANET NUK DUHETTE LOZIN PER KOMBETAREN???!

    E PSE MOS TE SILLJE SHEMBULLIN E KOMBETARES GJERMANE,QE SHQYEN PER KOMBETAREN E TYRE,QE BEJNE DYFISHIN E KILOMETRAVE ME GJERMANINE SE CDO SKUADER TJETER???

    SHUME E THJESHT ESHTE!!!
    ——–CDO LOJTAR SHQIPETR NE VEND TE PARE VENDOS KOMBETEREN—

  23. "Horri i Bulevardit" says:

    Shyqyr, armiqte i gjetem, kjo fale popullit skipetar, qe gjithmone fle me nje sy celur.
    Shpetuam nga “armiqte” zviceriane, te kamufluar si shqiptare, tani te fleme te qete, deri sa te zbulojme “armikun” e rradhes.
    Po dyshohet se edhe Cana e Gashi, mund te jene “armiq” potenciale, prandaj ti popull skipetar, mbaji syte hapur, se sidomos Cana, ka shume mundesi te jete “armiku” i kamufluar brenda rradhes se kuqezinjve.
    Biles dyshohet se Cana mund te jete edhe “poliagjent”, se mund te jete “spiun” i Lacios, por mund te jete edhe “spajun” i francezeve, se ka shtetesi franceze, ka lujt me Marsejen e me ekipe te tjera franceze, por edhe zviceranet mund ta ken bo “agjent”, duke futur ne loje “tradhetare”shqiptaro-kosovare.
    Nuk ka rendesi, rendesi ka qe poplli yne vigjilent, i kap armiqte me qerre.

  24. Loje burrerrore qe do sjell FITORE says:

    100 000 Urime per Cunat Shqipetare qe luajten burrerisht
    Na bene te njihemi ne gjith boten dhe Prandaj duhet te krenohemi JU LUMTE CUNA dhe te gjith Ekipit te perfaqsueses kombetare qe arriten kete Sukses
    Rezultati ishte Fat-keqsi Me lojen qe beme Edhe fitoren mund ta kishim KURORZUAR Por sic e thashe dhe me lart ishte fatkeqsi dhe kjo MOS NDODHTE ME Ishte nje ndeshje qe nuk i mungoj asgje pervec golit qe duhet te gezonte pa mase cdo Shqipetare dhe mos te cuditen Francezet kur te merkuren Shqipetaret do bejne ate qe nuk bene me Zvicrren
    Keshtu eshte futbolli — : Edhe per Tifozet qe vajten ne France kam 100. 000 Urime Nuk u vu re ndonje gje e Tepruar persa shqetesohen disa analiste te paafte qe paraqesin efekte negative te tifozeve duke harruar se ne Sport gjakrat ndizen dhe DUAM FITORE dhe uroj te vije se shpejti ZOTI E BEFTE MBARE Bravo 100 000 Cunave dhe gjith Ekipit te Kombetares

  25. lere berhamin..shiko lul udbash dushmanin says:

    Zoti Mero pse merresh me Berhamin..kur shqiperia ndodhet ne nje udhe kryq me keq se ne vitet e pas vdekjes Skenderbeut.
    E keqja eshte se amerikanet po bejne te njejta gabime si dhe turqit para 500 vjeteve..

    pse nuk thua nje fjale per viziten e kalit trojes ilir meta ne usa
    p
    se nuk thua nje fjale per takimin e ndyre meta-lulsuma ??

    Jam kundra politikes se Rames 1000 here sidomos ne lidhje me faljen e krimeve te berishoviqit…Por jam 1 miljard here kundra perkrahjes se hapur te dyshes kriminale bash-berisha nga ca mergatqyqare dhe makartiste ne bodremet e shtepise bardhe.

    “ofensiva famekeqe” e burizanit donald lu ..levizjet e ndyra te metes..usa-be dhe sulmi qe po ben PD tregojne se ylli ne ngjitje i arviZIUT po behet realitet.
    Cfare kam te lexuar te kjo reviste…do ishte me mire qe politikanet amerikane qe merren me shqiperine ti kerkojne shqiptareve qe tani te vene Lul Sumen kryeminister dhe mos ta lodhin si ne votimet e majit 2011
    “””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

    Kongresi Amerikan “fundos” Edi Ramën, “The Hill”: “Ylli” politik që ka rënë, ja dështimet e tij!
    Nga Dr. Abraham Uagner
    Shqipëria, në bregdetin e Adriatikut të gadishullit strategjikisht të rëndësishëm të Ballkanit, është një vend i rëndësishëm në Europën Juglindore. Pavarësisht përmasave të saj, ajo është një pasuri e paluajtshme strategjike, e cila është integrale në rendin e paqëndrueshëm botëror. Megjithatë, keqmenaxhimi ekonomik, po rrezikon të ardhmen e vendin, përfshirë pranimin në BE, duke mbajtur larg investitorët e huaj.
    Si një vend anëtar në NATO dhe aspirante për të hyrë në BE, Shqipëria ka një rëndësi të jashtëzakonshme për SHBA-në, Europën dhe Perëndimin. Së pari, për shkak se është një vend laik mysliman në Europë dhe së dyti, se është mburojë e zgjerimit rus në Ballkan. Prandaj, suksesi i Shqipërisë është në interes të Perëndimit.
    Megjithatë, duke nisur nga 3 vite më parë, me zgjedhjen e socialistit Edi Rama si kryeministër, Shqipëria po vuan një periudhë të paprecedent keqmenaxhimi ekonomik. Ekspertet dhe investimet e huaja kanë pësuar rënie, dhe papunësia është në nivele të larta. Një lider socialist, thjesht nuk mund të “ndihmojë” rritjen ekonomike. Historia, mund ta njohë këtë “epokë Rama”, si një epokë të periudhë të errët të rritjes së ulët ekonomike dhe keqmenaxhimit të reformave jetësore të zotit Rama.
    Dikur i konsideruar një yll politik, Rama shërbeu si kryebashkiaku i kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, dhe u bë i njohur më shumë për projektet e tij të rilindjes urbane dhe përdorimin e larmishëm të ngjyrave të forta për të mbuluar fasadat e të shkuarës dëshpëruese të qytetit, që shpërfillnin infrastrukturën e rrënuar. Dhe këtu qëndron metafora.
    Rama, është bërë i njohur për rrethimin e vetes “…nga baronët e pastrimit të parave dhe trafikantëve të drogës, për të cilët shpëtimi i vetëm është Partia Socialiste në mënyrë që t’i shmangen drejtësisë. Guximi i Zotit Rama për t’u shfaqur në publik me kriminelët më të njohur të Europës, nuk ka një paralele me liderët e tjerë të demokracive Perëndimore dhe përtej saj”, shkruan Adam Fairmont në “Foreign Policy News”.
    Në një kthesë politike, Lulzim Basha, lideri i opozitës së rinuar të Shqipërisë, e ka vënë në mënyrë të vazhdueshme në dyshim lidershipin e Ramës dhe e ka akuzuar atë për shpërndarje dhe zgjerim të krimit financiar për të përfituar personalisht ai dhe rrethi i miqve të tij, që thuhet se përfshin shumë figura të botës së krimit.
    Falë një demokracie funksionale, Basha e monitoron rregullisht dhe publikisht pikëpamjen e menaxhimin vulnerabël ekonomik të Ramës.
    “… unë jam këtu për të hetuar shifrat shokuese të korrupsionit dhe mekanizmit, me të cilin 2.2 miliardë euro janë marrë nga shqiptarët në taksa dhe prokurime publike… Vendi është një krizë ekonomike totale. Banka Botërore konfirmon se 46% e njerëzve jetojnë nën minimumin e pragut të varfërisë”, tha Basha.
    Bujqësia e vendit luan një rol kyç në PBB (Prodhimin e Brendshëm Bruto) dhe është një burim kryesor punësimi. Megjithatë, nën qeverisjen e Ramës, e drejta e pronës, mbështetja financiare dhe rindërtimi i sektorit bujqësor është keqmenaxhuar”, shkruan profesoresha e Universitetit Europian të Tiranës, Magdalena Bregasi.
    Rama ka keqmenaxhuar gjithashtu edhe reformën në energji, duke dështuar ta zgjerojë atë nga sektori hidro-energjitik që mbizotëron në vend.
    Fatmirësisht, Shqipëria është një vend pjesëmarrës në Korridorin Jugor të Gazit, një projekt strategjik që nis nga fushat e mëdha të Shah Denizit në Azerbajxhan. Shqipëria do të përfitojë nga një burim shtesë i energjisë së prodhuar nga gazi. “TAP” do t’i sjellë Shqipërisë të ardhura nga taksat dhe vendet e punës.
    Për më shumë, Shqipëria ka tentuar të privatizojë një pjesë të mirë të sektorit energjetik vendës për të tërhequr investimet e huaja në eksplorimin dhe zhvillimin e rezervave të naftës dhe gazit në vend. Por, thuhet se qeveria e Ramës e ka keqmenaxhuar privatizimin e aseteve të energjisë.
    Gjithsesi, epoka Rama, edhe pse 3-vjeçare, nuk ka mbaruar dhe opinioni publik shqiptar dhe liderët, së bashku me ata të Europës dhe SHBA-së, po përpiqen të zbulojnë se cili do të jetë çmimi që do ta paguajë Shqipëria për keqmenaxhimin e saj. Rama, për shembull, ka rritur masivisht borxhin e huaj të vendit, 14% vetëm në vitin 2015.
    Gjatë vizitës së tij në Uashington gjatë muajit prill, politikanët dhe zyrtarët qeveritarë shprehën privatisht shqetësimin për takimin e një Rame “të kalbur”. Këtë pranverë, BE-ja tha se Shqipëria nuk është ende gati për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Parlamenti Europian deklaroi se Shqipëria “ka nevojë për të përshpejtuar reformat e saj në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe administrimit publik”.
    Investitorët po qëndrojnë larg, sepse ata nuk i besojnë politikave ekonomike joefikase të kryeministrit dhe rekordeve të tij të së shkuarës. Nuk duhet të ishte në këtë mënyrë, por Rama duket se i ka shkaktuar probleme ekonomike një vendi që po shfaqte shpresa të mëdha.
    Duke parë rëndësinë gjeopolitike të vendit, anëtarësimin në NATO dhe aspiratat e saj për pranimin në BE, është në interesin e BE-së dhe SHBA-së që t’i kushtojnë më tepër rëndësi Shqipërisë. Është gjithashtu koha për të parë me kujdes më të madh keqmenaxhimin ekonomik të “epokës Rama”.
    The Hill është revista e Kongresit të SHBA
    ;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;
    Lere berhamin Mero…kur gjarperi lul basha po merr karriken e k/m ne 2017 ..merru me ato qe i thone yll ne ngjitje nje super tradhetar-krimineli dhe qe puthin rrugeve si ca ndihemes zevendes ndihmesa….

  26. arben says:

    Sa me fat je Mereee!
    Nje portal të tërin ke krijuar për të derdhur vrerin tënd gjenetik dhe prap nuk ngopesh së vrerosuri ndaj shqiptarëve.

  27. pjatalarsi says:

    Ne teori ketij Mero Bazes i ve 10 une! Te ishte dhe ne praktike keshtu, pa-pa sa i paarritshem kish per qene!..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje