A mbijetojnë dot në PD “mbështetësit” e reformës në drejtësi?

9 Qershor 2016, 19:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Partia Demokratike është rrethuar politikisht nga diplomacia perëndimore, për shkak të përdorimit të saj nga Sali Berisha për interesa të tij familjare, lidhur me reformën në drejtësi. Edhe pse shumë diplomatë janë të bindur se i bëjnë votat e duhura për të miratuar reformën, pyetja bazale që shtrohet është: A mbijetojnë dot politikisht “mbështetësit” e mundshëm të reformës në PD?

Nëse i hedh një sy historisë politike të PD, që vërtitet rreth Sali Berishës në shumë momente kyc të saj gjatë këtyre 25 viteve, gjithmonë ka dalë dikush nga brenda PD që ka përfaqësuar diçka.

Në vitin 1992 doli Aleanca Demokratike, që përfaqësonte frymën liberale dhe kundërshtinë e saj të hapur ndaj grumbullimit të pushtetit në duart e Berishës.

Më 1993 doli Abdi Baleta, që përfaqësonte një lloj nacionalizmi etnik, pas incidenteve me Greqinë.

Në vitin 1994 doli Petrit Kalakula, që përfaqësonte kauzën e pronarëve dhe frymën e së djathtës në PD.

Në vitin 1995 doli Eduard Selami, që kundërshtoi drejtimin autoritar të PD nga Berisha dhe ndarjen e përgjegjësive për humbjen e referendumit, duke hyrë në histori si i vetmi kryetar i PD që nuk e lanë të hyjë në mbledhjen e PD.

Në vitin 1996 dolën disa ish- ministra, që kundërshtuan izolimin e PD dhe futjen e saj në konflikt me SHBA, pas zgjedhjeve të vjedhura të 26 Majit, mbi të cilët shquante Dashamir Shehi.

Në vitin 1997 në shenjë proteste, prej PD u shkëputën rreth 12 deputetë dhe ish- ministra, për të shprehur refuzimin e tyre për aktin e Berishës, që po çonte vendin në luftë civile. Ndërkohë, armiq të hershëm të tij si Imami, Ceka, Gjinushi etj, ishin radikalizuar, duke mos pranuar as paqen me Berishën. Imami shkoi në ekstrem, duke u vetëshpallur dhe një lloj shefi i Komiteteve të Shpëtimit në Jug, që donin të marshonin me armë drejt Tiranës.

Më pas në vitin 1999, Pollo përfaqësoi presionin perëndimor për të zëvendësuar Berishën me emra të rinj, por për shkak të karakterit të tij meskin e shkatërroi grupin që ju bashkua me shpejtësi, duke i ikur në fund dhe Nard Ndoka.

Hemoragjia e PD vazhdoi me ritme më të ulëta, pasi thuajse nuk i mbeti më njeri, deri në vitin 2003, kur Berisha filloi të lëpinte ata që kishte pështyrë.

Kështu, filloi kthesa e tij dhe prej vitit 2003, filloi të thërriste dhe t’u binte në gjunjë, gjithë atyre që kishte zbuar dhe kishte luftuar dhe me dhunë fizike brenda PD, çka u kurorëzua në vitin 2005 me rikthimin e shumicës së tyre në PD. Ai harroi armiqësinë me Imamin, Rulin, Pollon, Shehun, Ndokën, Brojkën, Selamin, Pashkon e gjithkënd tjetër, vetëm për hir të pushtetit, duke e kuptuar se rruga e vetme që ai të vinte në pushtet, ishte që të ishin të bashkuar.

Kush e njeh dhe e kupton mirë këtë histori, mund të kuptojë se sot është momenti të bëjë politikë në PD dhe të dëshmojë individualitetin e vet. Dikush duhet të lërë shenjë brenda asaj partie se është pro Perëndimit dhe kundër Berishës.

Nuk është e vërtetë se janë deputetët e PD, ata që tani i kanë nevojën Berishës. Është Berisha dhe Basha që ka nevojën e tyre, dhe nëse tenton t’i largojë pas këtij akti. PD ka rrugë të gjatë për t’u rikthyer në pushtet, dhe në atë rrugë, ajo nuk mund të bëhet fituese, nëse nuk afron personalitete dhe njerëz që publiku i beson për individualitetin e tyre. Brenda atij grupi është një shkretëtirë e dhimbshme politike, që lufton për mbijetesë, por koha për ta formuar atë individualitet është tani, kur çdo deputet që mund të rreshtohet me Perëndimin kundër Berishës, mund të detyrojë Berishën, jo që të mos grisë mandatet e PD, por t’i bjerë në gjunjë secilit prej tyre, në rrugën e gjatë për t’u rikthyer në pushtet.

Ne që kemi parë se si Berisha tmerrohej nga thirrjet e Imamit për luftë civile dhe sulm me armë e tanke mbi Tiranën, dhe si e mori Berisha në paradhomë, për hir të pushtetit, jemi të qartë se Berisha nuk ka as parime, as skrupuj, por vetëm interesa. Koha për ta ndalur Berishën dhe për ta bërë t’u gjunjëzohet ai, atyre që duan të bëjnë histori në PD, është tani. Pas një viti kur t’i nxjerrë nga listat dhe t’i lërë rrugëve, nuk do t’i dhimbsen askujt, pasi janë të padobishëm për gjithkënd. Mbi të gjitha do argëtojnë Berishën dhe djalin e tij me çantë të zezë në dorë, që do ta bëjnë listën si ankand çmimesh.

Ai është simboli i pabesisë ndaj gjithkujt që ka punuar me të. Mjaftojn të kujtojnë garën e fundit brenda PD, kur ai u angazhua personalisht kundër Sokol Olldashit dhe ish- mbështetësve të tij, duke i shkëputur disa emra të njohur të PD, të cilët i gënjeu se do t’i përfshinte në ekipin e Bashës, por që nuk u hap më as telefonin.

Fati ndihmoi Berishën, duke hequr dhe fizikisht Olldashin nga skena, i cili mund të ishte bërë heroi i kësaj situate poshtëruese për PD dhe raportet e saj me Perëndimin dhe shoqërinë shqiptare. Ai po tenton të frikësojë gjithkënd që do të dalë nga rreshti, me idenë se nuk do ta fusë në listë një vit më vonë, por e vërteta është se ata ku ai dyshon, dhe sikur t’i rrinë besnikë sot, nuk do jenë në listë mot.

Vendimin për të ardhur PD në pushtet, nuk e merr Berisha po shqiptarët, dhe shqiptarët do ta shtyjnë gjatë këtë vendim, derisa të shikojnë se aty për gjithçka vendos Berisha. Ndaj do të jetë Berisha ai që do t’u bjerë në gjunjë atyre që do të votojnë sot reformën dhe do jenë ata që do të nderojnë PD nesër kur historia të dëshmojë se një parti u mobilizua me dhunë kundër Perëndimit për hir të interesave të një familje kriminale.

Berisha njeh dhe respekton vetëm ata që i kanë dalë përballë dhe e kanë gjunjëzuar, dhe megjithëse bën sikur i respekton, ka një bezdi dhe neveri nga ata që i përdhunon përditë në selinë e PD. Koha për të lënë gjurmë brenda PD është tani, pasi i vetmi person, që ka nevojë të mbijetojë brenda PD është Berisha, dhe jo deputetët e thjeshtë, që kanë ngritur dorën dhe kanë marrë rrogën, si gjatë tetë viteve në pushtet, ashtu dhe tani në opozitë.

20 komente në “A mbijetojnë dot në PD “mbështetësit” e reformës në drejtësi?”

  1. vflp says:

    Kopeja e deputeteve perfaqsues te shpellarise duhet te marre nje vendim te veshtire. Te votoje kunder reformes ne drejtesi apo te shikoje sesi gjithe llogarite e tyre bankare dhe pronat qe kane jashte shtetit ngrijne dhe behen objekt hetimi.

    1. julian assange i viqidolit says:

      Kam besim qe monstra saliberisha ka parametrat Julian Assange qe di shume pune te pista qe nga koha e rajersonit dhe deri te famekeqi arvizu
      nuk ka mundesi qe me nje mal me krime te berishajve..te kete frike amerika nga ai…??

      Epopeja 25 vjecare e pabesueshme e krimeve te perbindeshit Berishovic
      1-puci shtetit 2 prill 1991
      2-lufta veri-jug 1997
      3-kater mije te vrare ne 1997
      4-urdheri per sulm kimik 1997
      5-remzi hoxha
      6-fshehja e kumbaros
      7-kosta trebicka
      8-fatmir xhindi
      9-oficeri shikut
      10 gjyqtari konomi
      11-viktimat e gerdecit
      12-protestuesit e 21 janarit
      13-akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
      14-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
      15-ktheu k/m ne spital fushor
      16-refuzoi dorzimin e gardisteve
      17-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
      18-perdhosi k/prokuroren di lavire
      19-ofendoi k/shikasin si pucist
      20-kercenoi ramen me egzekutim
      21-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
      23-u fshine filmimet
      24-u ndrruan tytat e armeve
      25-u dekorua burri shtetit
      26-u dekorua ylli ne ngjitje
      27-u menderosen ekpertizat e FBI
      28-u zevendesua presidenti
      29-u zevendesua k/prokurri
      30-u zevendesua k/bashkiaku
      31-u zevendesua k/shiku
      32-u terrorizuan gazetare
      33-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
      34-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
      35-genocid fisit haklajve
      36-tritol te varezat e haklajve
      37-bulldozer te shtepia e haklajve
      38-vrasja mafjoze e Mirush Matit
      39-thika pas shpine Bujar Kaloshit
      40-vrasja e Aleks Kekes
      41-masakrimi Edi Rames
      42-masakrimi Zamir Dules
      43-masakrimi Bardhok Lales
      44-vrasja Florian Viles
      45-egzekutimi Anton Gjergjit
      46-egzekutimi Vaid.Lames
      47-perndjekja e Zef Brozit
      48-perndjekja e gjen.Luan hoxha
      49-perndjekja e Shinasi Rames
      50-terrorizimi Eduart Sallamit
      51-terrorizimi Arben Dukes
      52-rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
      53-burgosjae e A.Frangajt
      54-burgosja e A.Ristanit
      55-vdekja misterioze P.Arbnorit
      56-vdekja misterioze Safet zhulalit
      57-vdekja misterioze Ali Spahia
      58-vdekja misterioze Besnik jacellit
      60-vdekja misterioze Gezim Dibra
      61-egzekutimi ahmet krasniqit
      62-egzekutimi ilir koloshevcit
      63-vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
      64-eleminimi misterioz i L.Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
      65-vdekja misterioze Bashkim Gazidede
      66-vdekja misterioze Ferit R.Hoti
      67-vdekja misterioze Tani Topit
      68-vdekja misterioze Gramoz Pashkos
      68-Eleminimi Gani Malushit
      69-nxjerrja ne prite e azemhajdarit
      70-vrasja e 10 komisareve te policise
      71-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
      72-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
      73-…1800 te vrare me kanun
      74-prishjen e qeverise stabilitetit 91′
      75-fronezimi i janullatusit
      76-aderimi ne konferencen islamike pa referedum
      77-sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
      78-furnizimi me nafte i milloshevicit
      79-vjedhjen e votimeve 96′
      80-rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
      81-rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
      82-grushti i shtetit shtator 98′
      83-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
      84-miratimi i varrezave te ushtareve greke
      85-injorimi total i ceshtjes came
      86-shitja e detit jon
      87-implikimi me ligjin e plehrave
      88-vjedhje e votimeve ne 2009
      89-prishja klasave sportive
      90-prishja e rrjeteve kulluese
      91-tallja me shkollene plepave
      92-masakra e 21 janarit
      93-vjedhja e votimeve 2011
      94-perdhosja e luftes N.CL
      95-glorifikimi i satrapit zog
      96-deklarata qe kemi gjak turku.
      97-Shitja e resurseve strategjike
      98-lidhja me mafiozet e podestes
      99-parlameti i ri
      100-stadiumi i ri
      101-xhamia e re
      102-rruga e Arberit
      103-rrethrrotullimi ne unaze
      104-h/c skavices
      105-h/c devollit
      106-mullinjte e eres ne karaburun
      107-centrale atomike per tu bere superfuqi
      108-hekurudha tirane-pekin
      109-superfuqi arroresh
      110-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
      111-kalimi borxhit jashtem 66% (falimentim)
      112-mos pagimi 500 miljon investitoreve
      113-demi me “Cez-in” rreth i miljard dollare
      114-Krimi me TEC Vlore mbi 200 miljon dollare
      115-qindra miljone me pronaret e tokave (strasburgu)
      116- mashtrimi i te perndjekurve politike ne pagesa
      117-mashtrimi kriminal me legalizimet
      118-deshtimi i censusit
      119-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
      120-shitja e hidrocentraleve
      121-shitja mafjoze e armatimeve
      122-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
      123-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
      124-linja e tramvajit Lulit ne tirane
      125-shqiperia 1-euro
      126-denoncimi i Hysen Shoshorit
      127-enoncimi i Margarira Kostaqit
      128-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
      129-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
      130-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
      131-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
      132-tejkalimi borxhit public mbi 65%
      133-borxhi ndaj biznesit 1 miljard dollare
      134-borxhi stratosphere me Cezin
      135-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
      136-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
      137-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
      138-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
      140-poshtrimi i Jon Withersit
      141-poshtrimi i Arvizuse
      142-loja me LHL
      143-komplloti Sokol Olldashit
      144-loja me lazaratin
      145-helmimi Ferdinant Ponit
      146-pagesa e vrasjes se Santos
      147-teatri qe po luan me Fullanin
      148-uzurpimi bsh
      149-uzurpimi i bankes Santos
      150-“Dasma” per kapjen e nipit enverit
      151-‘Nxjerrja” e kalibruar e videos Metes
      152-Nxjerrja” e kalibruar e kamikazit Doshi
      153-Perdorimi i Dritan Priftit si Video Master Spy
      154-Neni naziskin 24/1 i 1992 (shpartallimi shtetit)
      156-komisjoni varrim –zhvarrimeve
      157-kanibalizmi ne varrezate kombit 3 maj 1992
      158-shkarkimi illegal i maks haxhise 1998
      159-mos kallzimi I krimit te doshit 3 muaj
      160-paisja e familjes & fisit me pashaporta dipllomatike
      161-paisja e 10 terroristev islamike me pashaporte shqiptare 93’
      162-enigma e goditjes dhe vdekjes Agim Shukes
      163-ultimatumi drejtuar Qazim Gjonajt per gjyqin e 2 prillit
      164-presioni mbi Prele martinin per gjyqin e 2 prillit
      165-enigma e arit londres (1993 me rajersonin)
      166-enigma e kaparit te albetrolit 2012 (mbi 85 milon $)
      167-enigma e pallateve nga malajzi a ne laprake
      168-emrimi I gazidedes ne shik (master spy)
      169-takimi sekret me milloshevin (1995)
      170- takimi sekret me gjeneralin Boban te vila nr 4
      171-takim I fshehte me Ivanovicin ne Kras Montana
      172-reabilitimi I kriminelit Gazidede 2005
      173-reabilitimi I kriminelit Agim Shehu 2005
      174-shkaterrimi dhe demtimi I hekurudhave
      175-prishja e hekurudhes milot rreshen klos
      176-zhdukja e stacionit trenit Tirane
      177-ofendimi I NY TIMES leter higjenike
      178-shkon ne USA 1992 me ndihmen e nje big-shefi te Cia-s
      179-skandali Levan-Fier( fari balliu-alpine)
      180-Debimi I Mustafajt para vizites Bushit
      180-ngritja e permendores bushit si bythlepires I tij
      181-skandali nipi berishes ne hotel dajti (koburja e dritanit)
      182-250.000 euro Jean Paul Carteron ilegalisht ne 2006
      183-urdherohet qe kontrata me JPC te mbahet teper secret
      184-skandali kombetar me shkollen greke Omiros ne korce
      185-denimi Top Channel me 13 milion euro
      186-Trafik I madh armesh me Armenine
      187-Skandal dipllomatik me azerbajxhanin per keto arme
      188-digjet policia gjirokastres nga lazaratasit-shtator 2007
      189-i falen Tom Ridges 500.000 $ per 2 seminare (9/2007)
      190-Damir Fazllic ne kasafortat e sigurise kombetare me T.Ridge
      191-shkarkohet prokurori Sallaku per aresye banale si ndonje fshesaxhi
      192-Argita B. fshin biznesin e saj nga regjistri kombetar (shkurt 08’)
      193-pagesa ilegale Vatres-usa per 100 vjetorin (sa fukarenj ne usa)
      194-Spoti turistik n CNN-300 000 $ kater here me shtrejt se normalja
      195-Kapet 1 kg heroine te makina ambasdorit ne Itali , Lesh Kola
      196- Prangoset shoferi A.Selmanllari si drog-diller-mik personal i Xenit Sales
      197-Autobote te qeverise kapen duke ujitur drogen e Lazaratit
      198-Debohet ne shtator 2008 nga shqiperia FMN
      199-Debohet k/hetuesi Shtylla (kishte gerdecin dhe rrugen e kombit ne process)
      200-Skandali plazhi gjeneralit- mbrapa qendron dyshja malltezi-patozi
      201-Super Skandali Jales -del kollovari J.malltezi si mafje e tokave
      202-Skandali ne Porto Romano-Argita –Fazllic
      203-Gold-Argita” i lyp “Zafar Ansarit 3 miljon dollare rushfet
      204-Jamgjarper Malltezi gllabron ish klubin Partizani
      205-Karaosmania e Nishanit gllaberon ish seline e PD
      206-Urdherohet pergjimi ambasadave dhe opozites nga SH.I.U
      207-Transferohen nga zyrtare vendas 1.3 miljard dollare raporton G.F.I.
      208-Shkarkimi I disa gjeneraleve rebele dhe zevendesohen me beadle
      209-Nuk hapen kutite per 2009,dhe digjen fletet e votimit para afatit
      210-Hapen kutite per 2011 dhe ndryshohet rezultati (po mengeperveshuri ?)
      211-Ortakja e Argita B. Flutra Kola blen Croën te Fazllicit 2 miljon $
      212-Gazidede takon Arkanin ne Durres 6/94 me miratim te Berishes per naften
      213-Themelohet kompania Shqiponja me “boss” Tritan Preshin.
      214-Berisha posedon disa zyra perandorake private te pa raportuara..
      215-Argita zoteron vila multi milioneshe te pa justifikuara-lalez etj..
      216-Shkelzeni zoteron vila sheikesh ne garden,farke,mullet .L.A.etj.
      217-Akuza ndaj Hajdarit si spiun i SS dhe organizator i 2 prillit 1992
      218-Ngritja e lapidarit per “spiunin dhe vrasesin “e Shkodres
      219-Dekorata dhe honorari 1,6 miljon dollare per Nicola Arsidin
      220-Trafikimi naftes ‘Virxhin-Kulicaj” fitimi 75 miljon dollare
      221-Blerja e nje super benzi BUNKER-700 miljon leke.
      222- Porosit helikopter superlluksoz VIP ne France (eurocopter)
      223-Porosit nje veprim terrorist me helicopter mbi shtepine e Bamir Topit
      224- Mban gjithmene rrotull nje “polici secrete civilesh ” 50- 100 vetash
      225-Fimohet vila Rames ne 13 shkurt 2013 me helicopter me urdher te SB
      227-Urdherohet ne 97’ nga SB sulmi mbi amb. amerikane ( Izet Haxhia)
      228-Sulmohet me urdher te tij kontigjenti gjerman (ka filmime)
      229-Kurdiset nga SB truku I bombes te Vefa ne 96’ me Anton Gjergjin
      230-Bomba u “kurdis” per te akuzuar “Hakmarrjen per drejtesi”
      231-Largohet FMN se sinjalizoi rrezikun per fajdet 96’
      232-Kercenohet Kristaq Luniku per mos mbylljen e firmave
      233-SB deklaron se VEFA+ Gjalica = dallendyshet e kapitalizmit
      234-SB deklaron ;Parate e shqiptareve ne firma me te pastrat ne bote
      235-kercenohet me jete Izet Haxhia pas intervistave nga Gestapo SB
      236-Akuzohet Xeni Lirijes si drog diller nga Izet haxhia
      237-Miratimi I devijimi I rruges Egnatia nga Durrsi ne Igumenice
      238-Investime serioze ne Tropoje nga qeveria Pedere-afer zeros
      239-Abandonon shtepine ne Vicidol-kthehet haur lopesh e gomeresh
      240-I fal oborrtareve mbi 100 licensa h/centralesh ,miniera e hidrokarburesh
      241-Trafik me Libine –Lul Basha takon Kadafin personalisht “tet a tet”
      242-Lirohen te burgosur vrases per votimet e 2009 me urdher te SB-LB
      243-Menaxhohet direkt nga SB kolumbianizimi-prodhimi droges- 5 miljard $
      244-permbytja e pare e shkodres ndodh 1 here ne 100 vjet (tallje )
      245- permbytja e dyte e shkodres ndodh 1 here ne 1000 vjet (tallje funebre)
      245-Gerdeci I dyte ne Dhemblan Tepelene-maskohen vrasjet dhe krimi qeveritar
      246-Burgosja e Nanos si terrorist per kavanoza receli t ndihmave
      247-KURSE Lul Berisha vjedh gjysem miliardi ne RR.K dhe mbete yll ne ngjitje
      249-SB deponon ilegalisht ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
      250-Ve mafjozin Hajdin Sejdia keshilltar te pare ekonomik ne qeverine e 1992
      251-Largon Leka Zogun si qen ne 20 nendor 1993
      252-prag skandali armatosur ne hotel dajti me LZ
      253-Nga trajtimi LZ si qen I ngre permendore si karadyzen
      254-SB me keto krime eshte diskretituesi me I madh I USA-s
      255- SB me keto krime eshte djalli I Lugut te zit e tropojes qe po
      ri-ngre Enver Hoxhes lavdine sin je nga Kolloset me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi
      kur shikon sot kete popull qe eshte shpefyteruar,kete klase politike antishqiptare,keta ish te perndjekur politike akoma me gaveta neper duar,keta intelektuale te sklerozizuar,keto medium dhe gazetare tevet-censuruar,ate vend qe eshte kthyer ne nje kombinat gjigand prodhimi dhe tranziti droge me vlera kozmike,ku krimi ,droga,prostitucjoni,tradhetia , kurvelliku politik dhe hipokrizia unlimited e nderkombetare automatikisht “pa deshiren” tone e vene Enver Hoxhen Burrin me te madh qe ka nxjerre kombi shqiptar ne nivel me gjergj kastriotin

    2. majlinda says:

      te lumte MERO! Ah sikur te te degjonin dhe lexonin deputetet me te mire qe mund te jene ne PD!

    3. Spartaku says:

      Bravo zoti Mero! Respekt.

  2. Drjetesia duhet tani says:

    Hallall Mero pikes i ke ren edhe un jam i mendimit se tani eshte momenti per ta goditur Berishen bashke me shpellaret e tjere,ne PD ka akoma nga ata deputet qe besonin dhe besojne tek kjo Parti

  3. Claus says:

    …dhe me 9.6.2016 Rama dhe tere mazhoranca direkt nga parlamenti mori rrugen per ne France per ndeshje futbolli!!!!
    Kjo ishte tallja me e madhe qe ndodhi sot, kur do te votohej per te ashtuquajturen “Reforme ne Drejtesi”!!!!
    Per komente nuk ka me nevoje dhe editoriali yt i nderuar Mero ishte i tepert.

    1. Shqiptar says:

      Shko qit lopen ti shpellar kamikaz i SHQUP-it.Shko hidh ne ere ndonje shtylle tensioni nga urrejtja qe ju bren perbrenda.

    2. prizem says:

      @Claus….”kur do te votohej per te ashtuquajturen Reforme ne Drejtesi”…ceshte kjo miopi nga tufa e Salihnjeve. Reforma me firmen USA & EU qenka e “ashtuquajtur” dhe per me teper pse genjen kur thua qe do te votohej etj etj kur vetem eshte futur ne proceduren e zakonshme parlamentare dhe do te votohet kur t’i vije koha. Tipat si Claus jane te pashprese, e mira dhe e drejta do te triumfojne.

  4. lusi says:

    Bravo Mero! Cdo njeri me pak logjike do mendonte keshtu. Sado t’i jape fjalen sot, ai tinzar do gjeje menyren per t’i shmangur duke bere sikur po vendos Luli ne fund. Mos ta hane kush e te mendojne se berisha eshte burre e mban fjalen. Berisha mban fjalen me njerez pa personalitet qe nuk i prishin pune, tip kastriot islamash e Paulin sterkaj, por kur vjen puna te kundershtaret brenda llojit , sic konsiderohen disa aty, sa me te pa ze, aq me te lehte do e kete tu presi kokat pa lene asnje shenje.

  5. Azio says:

    Nje histori e perkryer e manovrave te Berishes ,nga ty zoti Mero.Ashtu sic thua ti eshte krimineli Salih qeni.
    Prandaj vertete eshte moment I rendesishem I deputeteve te PD per tu shkeputur nga thonjt vdekjeprures te Saliut.Lodra bis per at a qe Kane veshe te degjojne dhe sy te shikojne.

  6. TURP PER USA-BE-NATO says:

    zoti Mero je 101% gabim

    nqs do ti jepja nje dekorate salibishes eshte se I ka kryer krimet hapur fare dhe I ka pranuar ato..pra berisha eshte nje kriminel I sinqerte dhe duhet respektuar per kete.

    berisha eshte kriminel I lindur por jo fajtor…fajtoret sot jane edi rama qe perfaqson shumisen absolute te shqiptareve dhe Donald lulushi qe perfqson shtetin me demokratik dhe me mik…pra keto te dy po bejne nje tolerim KRIMININAL..E PERSERIS TOLERIM KRIMINAL

    1-AKUZE QYTETARE PER SUPERKRIMINELIN SALEH RAM BERISHAJ
    2-AKUZE PER TOLERIMIN KRIMINAL TE USA-BE PER KETE MONSTER
    3-AKUZE PER TRADHETINE KRIMINALE TE RAMA-METES PER KETE PERBINDESH

    Ky njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Bisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut.
    Sali Bisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.
    Sali qenit i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka.

    Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë.
    Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran.
    Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti
    EDHE NJE HERE TURP PER ZOTIN OBAMA.
    .TURP PER MERKELIN
    PER KONGRESIN AMERIKAN…PER BASHKIMIN EUROPJAN QE PO TALLEN KAQ BARBARISHT ME NJE POPULL QEI I BESOI SI KRISHTIT NE 1991….DHE NE 2016 E SHOHIM KETE KOMB TE VARUR NE NJE KRYQ ME FORMEN E PERVERSIT EDI RAMA QE E VURI PERPARA NJE UDBASH I DEKLARUAR..
    CFARE DUHET TE NDODHI AKOMA NE ATE VEND QE ESHTE KTHYER NE SHPREHJE GJEOGRAFIKE…NE HALE AMBASADMORRASH ??

  7. D says:

    Une them qe Mediu eshte i pari qe do te votoje pro reformes ne drejtesi. Do ta ndjeki Genc Ruli dhe Genc Pollo. Pastaj pa diskutim Dashamir Shehi dhe Edi Paloka. Vetem Flamur Noka nuk do ta votoje reformen ne drejtesi. E thene troc ai do me shume parate qe ka depozituar gjetiu dhe pronat e tokat ne Teksas se sa Sali Berishen. Plani B besoj se parashikon edhe keto mekanizma………! Seshte shaka te dalesh kunder USA o katundare Shqupista beni bilancin.

  8. atdhetari says:

    Ashtu ju lepi dhe Rama Metes z. Mere prandaj lerini pordhet me USA dhe me EU qe jane me kurva se kurvat qe te japin 1 dhe kerkojne mbrapsht 10 se dhe ti mire kaloje me Berishen si tani me Rruailindjen.

  9. F.A. says:

    Ju , zoti Baze, zgjidhjet ne kampin e opozites i kerkoni sizakonisht ne kundershtine ndaj Berishes. Por, kuptohet, kjo nuk te con asgjekundi. Per te mos thene qe kjo rrezikon gjithcka.
    Te gjithe e dime, si nje rregull i pashkruar, zgjidhjet ne kampin opozitar vijne dhe kane mundesi te vijne vetem nepermjet zotit Berisha. Pra celesi I cdo zgjidhje eshte ne dore te tij. Kupyohet ne kete qorrsokak ku eshte futur aktualisht PD, shkaktari kryesor eshte po zoti Berisha. Basha nuk mund te beje asgje kunder qendrimeve te tij. Dhe kjo jo se mendon ndryshe nga Berisha, Perkundrazi ai eshte kopje e mendimeve te tij. Kane shkuar kaq larg ne kundershtine ndaj reformes, sa ju vjen turp nga vehtja per ate qe kane bere. Te terhiqen nuk I le ne radhe te pare hunda, por sidomos humbja politike ne kete rast do te ishte kaq evidente sa demi mund te mos riparohej dot ne permasat e nevojshme. Tani si kane rrjedhur punet, e vetmja mundesi per te dale ballelart ne syte e poinionit public eshte te deklarohet fajtori, ti vihet gishti atij. Dihet, fajtor nuk mund te jete kurre zoti Berisha ne PD. Atehere mbetet te jete zoti Basha. Dhe po ta shohesh holle, duke qene kryetar I Partise, ky eshte realisht fajtori I vertete. Ndaj them, se vetem doreheqja e tij zgjidh situaten. Jo ti kundervihen Berishes, sic propozoni ju zoti Baze, por te kerkohet doreheqja e zotit Basha, si e vetmja rruge qe ka mbetur per te shkuar drejt zgjidhjes. Emerimi, qofte dhe provizor, deri ne zgjedhje brenda Partise I zotit Eduard Selami do te ishte veprimi me I drejt, nje veprim qe do te rikuperonte pa me te voglen veshtiresi mardheniet e prishura me faktorin nderkombetar, aq shume te nevojshme per nje parti qe pretendon te vije ne pushtet.

    1. xen karaduzi armines says:

      per cfare lesh zoti berisha e keni fjalen F.A.

      Qe nga 2 prilli 1991 i masakres se Shkodres per nje mendje te ekulibruar ishte nje puc shteti pothuajse si ne ardhjen e zogut ne 1924 nga jugasllavia me ruset e bardhe.Ndryshimi me Sali Korbi eshte se erdhi nga lobi teper i fuqishem serb i shtepise se bardhe.
      Keto krisma,gjakderdhje,tradheti dhe termite dhe mashtrime te ndyra me reforme ne dreqesi qe po ndegjohen sot e kane origjinen ne 2 prill 1991 qe eshte me i keq se pushtimi i 7 prillit 1939.
      Neveria me e madhe e ketij pushtimi te heshtur dhe gazmor eshte se akoma ai popull ushqehet me folklor kolonial qe vendet pernedimore “vdesin per shqiperine” dhe na kane xhan-xhan..

      Dhe e dyta
      eshte me e ndyre se sa me shume vidhet,vritet dhe tradhetohet ai vend aq me shume shahet nga “pushtuesit gazmore” Enver Hoxha si stalinist,diktator,komunist e deri te pederast ose qe pinte gjakun e foshnjave (qe ja servirte Berisha me tritan shehun..kush tjeter ?)
      Shkaterrimi i naftes ,kromit,bakrit,shitja hidrocentraleve,2 prilli 1991,1997,14 shtatori 1998,gerdeci,21 janari,grabitja bashkise tiranes ,borxhet sklaverese,shitja detit ,varrezet e grekut jane krim kunder njerzimit qe dikush duhet te shkoje ne Gjyqin e Hages.. e kam fjalen dhe per ca zyrtare dipllomate te huaj dhe ca ambasdore tip Delli i Bechellit

      Pa denuar kuislingin e tyre Sali Berisha nuk ka asnje lloj kuptimi aderimini ne Nato,aleanca me USA & BE,clirimi kosoves..etj etj se sot shqiperia ndodhet ne nje gjendje mjerane me keq se otomanizmi,zogizmi, fashizmi dhe komunizmi bashke..
      Jemi me keq se te pushtuar..jemi te poshtruar deri ne palce dhe m e keqja eshte s ne ate vend pothuajse ka perfunduar lavazhi i trurit i atij populli dhe te pakten te kemi buximin ti themi gjerat hapur..

      Eshte koha qe shqiptaret te fillojen shenjterimin e Enver Hoxhes si profetin e tyre..dhe kete nuk e them une por:

      1-dipllomatet euroatllantike qe po lozin dhe perdhosin ndjenjat e shqiptareve per demokracite perendimore

      2-paria e tiranes qe e ka shitur e tradhetuar ate vend ku do beja dallimin midis PD kriminale dhe PS impotente+ frikacake

      3-te perndjekurit politike qe po i nenshtrohen te persekutuerit e tyre duke ngrene “gaveten” e demshperblimeve dhe nuk denoncojne krimete e sotme dhe kurre nuk kerkuan si burrat hapjen e dosjeve.

      Nuk ka plumb,litar apo fuci bitumi ti laje krimet Salisatanait. dhe djajte e tij

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Partia Demokratike do bjere dhe do ringrihet ne qoftese voton pro Reformes mu aty ne ate cast.. Sa te votohet Pro dhe nga disa nga opozita Rama te angazhohet MENJEHERE te shpetoj Partine Demokratike me propozim per Reformen Zgjedhore ashtu si ta kerkoj Partia Demokratike.. Edi Rama duhet te ndihmoje te mbylli vakumin e opozites ne qoftese ajo miratohet…

  11. engjellii says:

    Ky opinion I Meros do Te vlente nr qofte se ne grupin e PD do Te ishte vetem njr djall(SB) dhe Te tjeret nje tufe qinjgjash, POR nuk eshte keshtu. Pjesa me e madhe Jane Te koruptuar der ne palce dhe pjesa tjeter psbuksa dhe injorante qe do to jene mirenjohes baces per nderin qe I ncori nga ahuret. Do Te ishte krejt ndryshe po ta shikonin idhuin e tyre mbrapa hekurave ketu ose Ne Hage. Ate here Te gjithe njezeri do te robetoheshin per te treguar besnikerine ndaj perendimit dhe Amerikes.

  12. shqip says:

    morpo merre, ktheje , rrotulloje nga te duash, deputete kundra berishes ne ate grup une nuk shoh. te gjithe ata e dine qe ky eshte sezoni i fundit qe marrin rroge si deputet. ne 2017 , ruli, topalli, pollo, bregu, e shume te tjere nuk do jene me ne listat e pd. ose do ti rreshtojne te 4 t , 5tet ne liste qe te mos kualifikohen. basha e ka bere zgjedhjen e tij. shqupin do ta komandojne zenet e malltezet. dhe ata nuk do rrine te merren me demagoge si puna e pollos apo jozefines. ata duan gjera te thjeshta prej biznesmenesh pelivane. jo njerez qe gerhijne . sa per berishen ai nuk do jete me ne parlament. kete do ja rekomandojne edhe familja me sy mongolesh. terhiqu do i thone. terhiqu se na prish pazaret ne, do ti thone vajza e dhendri. ndersa tufa e lolove qe bejne fresk me kartonin e kuq ne dore, e kane firmosur kontraten qe ne fillim. “çdo njeri duhet te punoje per familjen time”, thoshte dikur nje personazh nga vicidoli. tani mos te behemi naive. po ke prisni ju te votoje pa lejen e berishes, bogdanin qe i varen qurret si femij kopshti. ke? ate qe ka ngritur ato shkollat e tipit amerikan, por qe jane te gjitha pa leje. mos me thoni per kaçin e zi qe ka marre ngjyren e argjilit keto kohe . po qe se shkon puna pastaj te mediu qe betohet per zot edhe pasi vret 26 vete ne gerdec. ore thirrini mendjes. ata votojne vetem nese kete ua kerkon padrino. rruge tjeter s’ka. e dime shume mire qe ata shesin edhe lekuren per interes. edhe qe atdhe kane dollarin. po e dini ç’ndodh nese berisha bie ne rrjeten e peshkatareve, (drejtesise)? gjeja me e thjeshte e me praktike eshte qe ata ikin me bilete vetem vajtje , per te gezuar ate pjese qe e kane siguruar per nje dite te tille. jo po do rri ketu e ti thote , ejani me vini byzylyket se po ju prisja. po edhe nese kjo ndodh , do ishte gjithnje mire, se pas kesaj njeriu i varfer do mund te jetonte ne nje vend qe jep nje fije shprese.

  13. Kosovari i revoltuar says:

    “Julian asannge i viçidolit” .., sikur kjo qe thua ti te jeté e vertet vetem 20% , ky do te duhej minimalisht 20 vjet burg. Sikur kjo qe thua te jete e vertet vetem 50% ky do te duhej denuar me burgim te perjetshem. Sikur kjo qe thua te jete e vertet 100%(E KJO ESHTE E VERTETA)ky dote duhej denuar me varje ne litar, konfiskim te pasurise, burge familjes se tij (burgime mbi 20 vjet), bashkepunetoreve te tij te inkriminuar burgime sipas peshes se fajit..! Etj, etj..
    Popull ,dil nga narkoza……

  14. al paci says:

    Po ca thua o mero kush ka bythe ti dalin kundra berishes ne pd, ata burra qe kishin bo.. Ne pd o jan larguar o jan eleminuar fate. O mero po ti e di me mire se ne qe listen e fundit te deputeteve te pd e beri zeni dhe jan te ter bythelepirsa dhe i sherbejne familjes, dhe Astrite patozi mbase eleminimit te shokut te tije eshte bere qenjgje. Gjynahe per pd po zvogelohet perdite dhe po rritet lsi e hajdutit meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje