“Kush është me Europën, do t’i bëjmë gropën!”

7 Qershor 2016, 20:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Kërcënimi i Lulzim Bashës për diegien e mandateve të opozitës, në rast se krijohet një grup deputetësh që të votojnë reformën, është shenjë e pasigurisë që Berisha dhe Basha kanë tek grupi i tyre parlamentar, dhe një vendim absurd që nuk dekurajon asnjë kundërshtar të tij. I frikësuar nga inkurajimi që Bashkimi Europian u bëri deputetëve të votojnë personalisht në Kuvend reformën, Basha paralajmëroi si masë ekstreme djegien e mandateve të opozitës, me shpresë se kjo do të frenojë rrjedhjet e votave.

Por, a mund ta frenojë një deputet të opozitës, që ka marrë vendim të votojë reformën, “kamikazllëku” i paralajmëruar i Bashës?

Një deputet që presupozohet se do marrë një vendim politik për të votuar, ka marrë në të njëjtën kohë, një vendim për t’u divorcuar nga partia e Bashës dhe nuk i intereson shumë se çfarë do të ndodhë me të. Duke marrë vendimin të votojë reformën, ai ka marrë vendimin të kundërshtojë ashpër linjën politike të partisë së tij dhe si i tillë, është i qartë se ka hyrë në luftë me të. Kështu që çdo paralajmërim për gjeste kamikazi në këtë aspekt, vetëm sa i inkurajon deputetët, nëse kanë ndërmend ta bëjnë.

Nga ana tjetër, kjo thirrje duket dhe si një gjest kamikazi ndaj Pernëdimit, duke pranuar se më mirë dalim nga politika, se sa të votojmë reformën në drejtësi. Paralajmërimi tregon thellësinë e bindjes që ka kundër reformës kreu i opozitës, duke e konsideruar atë si një betejë për jetë a vdekje të opozitës, që shkon deri në kamikazllëk.

Duke reflektuar këtë dobësi para publikut, opozita dëshmon jo vetëm frikën e saj të thellë ndaj reformës, por dhe pasigurinë që ka për grupin parlamentar rreth qëndrimit të saj.

Për këtë, Basha ka bërë kujdes sot publikisht të sulmojë zëvendëspresidenten e BE-së, zonjën Mogherini, duke e akuzuar se deklarata e saj ishte shkruar në Tiranë dhe duke akuzuar ambasadoren Vlahutin se është një mbështetëse e hapur e qeverisë. Basha shantazhoi publikisht dhe ambasadorin amerikan, duke përdorur korrespondencën e opsioneve të draftit gjatë negociatave, si një fakt që mund të përdoret kundër tij, lidhur me vendet e rezervuara që kërkoi Berisha në fund të negociatave.

Pra, sulmi i opozitës është frontal ndaj diplomatëve perëndimorë që duan reformën dhe ndaj deputetëve të mundshëm që mund ta votojnë atë, duke i konsideruar ata paraprakisht si spiunë dhe të korruptuar.

Por, e vërteta është se brenda opozitës nuk ka frymëzim politik pro reformës. Disidentët realë të Bashës, dhe njerëzit politik të PD-së, vijnë nga vite të tëra pushteti dhe histori kompromentimi me pushtetin, dhe ata kanë më shumë frikë reformën, se sa Bashën, kështu që në këtë pikë Basha mund të rrijë i qetë. Po të ishte për kërcënimin e Bashës, ata argëtoheshin dhe e bënin me qejf, por problemi i tyre nuk është Basha, por reforma.

Të vetmit që nuk e kanë frikë reformën në PD janë njerëzit që nuk kanë qenë në pushtet, por ata janë, ose të rekrutuar nga provinca, pa identitet politik, që mandatin e deputetit e kanë dhe rrogë, ose disa individë, që janë të izoluar dhe nuk marrin dot vendime të rëndësishme politike, nga ideja se pas një viti vijnë zgjedhjet dhe mund të mos jenë më në lista.

Brenda opozitës realisht nuk ka “heronj” të Brukselit, siç i kërkon zonja Mogherini, dhe siç trembet Lulzim Basha. Nuk ka, pasi askush nuk ka një disidencë të qartë dhe parimore me Bashën, por kanë vetëm çështje pozicionesh dhe mospërfilljesh reciproke.

I vetmi që ka dhënë një shenjë mospajtimi me të është Eduard Selami, i cili nuk është as i korruptuar, as i kompromentuar dhe as i frikësuar nga Basha, por është po aq i pambështetur në rrethin e grupit parlamentar dhe drejtuesve të PD, sa vështirë se mund t’ia dalë të formojë një fluks pro reformës. Selami ka mbështetje tek baza e partisë, tek ish- kryetarë degësh dhe njerëz që e njohin nga Dhjetori i vitit ‘90, por jo tek të punësuarit e Bashës dhe Berishës në grup parlamentar dhe PD. Si i tillë, ai vlen më shumë si një model që ka mbështetjen e demokratëve të vjetër, SHBA dhe BE brenda PD, se sa si një gjenerator që mund të shkaktojë tërmet ndaj PD për reformën.

Kështu që Basha më shumë duhet të gëzohet që ka një parti antiperëndimore, se sa të frikësohet se mos dikush nga brenda e tradhton dhe bëhet me Perëndimin. Në këtë pikë është i sigurtë. Bile kundërshtimi i tij ndaj perëndimorëve, mund t’ia vlente t’i quhej dhe si meritë, por fatkeqësia është se as këtë meritë nuk ja quajnë, pasi ja atribuojnë Berishës. Ai është në të vërtetë njeriu që po e mban PD të bashkuar, duke kërcënuar si dikur në kohën e pushtimit turk, vajzat e “Shkëmbit të Vajës” në Krujë, që u hodhën në greminë për të mos ju dorëzuar turqve. Berisha po kërcënon të vetëdigjet gjithë grupi parlamentar vetëm të mos i dorëzohet SHBA dhe Brukselit. Dhe kjo është tragjedia reale e asaj partie, që e nisi jetën 25 vite më parë me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe po e mbyll me thirrjen “Kush është me Europën do t’i bëjmë gropën!”

24 komente në ““Kush është me Europën, do t’i bëjmë gropën!””

  1. GRAMOZ says:

    LULZIM BASHA BERI AUTOGOL TE RENDE POLITIK ME BEKIMIN E MARESHALLIT TE UDB-SE SALI BERISHA QE DOLI KUNDRA AMBASADOREVE TE BE DHE USA ,LULI MER VALIZHET DHE SHKO NE HOLLANDE TEK GRUAJA SEPSE ESHTE VETE DHE MEDITO GJATE PER KETE KATRAURE QE I BERE SHQIPERISE..

  2. Devolliu says:

    Shkurt, Sali KRIMINELI ka të organizuar me disiplinë të hekurt një Parti FASHISTE që duhet nxjerrë jashtë Ligjit.

    1. andromeda says:

      ekzakt. Por mos harrojmë dhe qëndrimin prej skuthash të LSI, të cilët në dukje janë pro reformës, por fshehurazi e sabotojnë atë po për të njejtat arsye si ish aleatët e tyre të dikurshëm. Kështu që reforma vështirë se kalon me tërë këto horra vërdallë.

    2. xheJ eN Bi says:

      Nuk harij te kuptoje nje gje . Pse behet kaq shume zhurme per numrat ne Parlament !
      Derisa ligji e ka se duhet votuar me 3/5 ne Parlament perse kerkone 2/3. Votimi me 2/3 ishte nje leshim qe ju be opozites per konsensus.Derisa konsesusi nuk u dha nga opozita ,atehere perse duhet te qendroje premtimi i 2/3-ave?

      1. Spartaku says:

        Edhe une jame dakrd,me mendimin e komentuesit.Persa pozita i ka 3/5-tat,dhe opozita nuk do edhe me 2/3-tat,atehre,shume thjesht reforma mund te miratohet me 3/5-tat.Pse u dashka bere vetem ashtu si thote opozita? Pse te mos behet edhe si thote pozita? Prandaj do opozita apo nuk do,reforma ne drejtesi duhet bere per te miren e popullit duke i kthyer besimin te drejtesia.Sote drejtesia,eshte e kapur nga Sali Berisha.

  3. vflp says:

    Reforma te cohet ne parlament per votim. Populli te shohe hapur fytyrat anti-shqiptare,anti-amerikane,anti-evropiane te serbo-shpellareve.

  4. shabani says:

    Hahahahah I madh

  5. Lomy says:

    Hahahhah
    E gjitha kjo e thene nga njeri qe i ben reklame armeve “moderne” ruse ne gazete gjithe kohes..

  6. Petrit Vjosa says:

    ADRIATIK LLALLA KERKON GJURMET NE PANAMA…
    UJQERIT E UDB-ES BEJNE KERDINE NE TIRANE

    Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”

    Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panam Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.

    A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Cfare u be!? Cështja u la në harresë.

    Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se cfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, cfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.

    A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?

    A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?

    A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder cdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?

    Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…

    Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?

    Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazlicin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!

    Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?

    Sa ceshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?

    A e degjuat cfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?

    Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten

    Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si ceshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.
    Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
    Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.
    Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por cdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….

    Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar

    Cdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.
    A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ngradetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?

    Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore

    Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.
    Me shume se kryprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
    Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.
    Mire oret e florinjta e bizhuterite, cantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….

    A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!

    Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave pervec kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.
    “ka institucione te posacme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?
    I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” ceshtje e cila vijon te jete pa autor”.
    E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”

    Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !

    U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.
    U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.
    Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.
    Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes” :
    … Perse nuk e cuat ju ceshtjen ne Gjykaten e Larte!?
    “… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”

    Adriatik Llalla ne burg !

    I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:
    Cfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?
    Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:
    Adriatik Llalla ne burg !
    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugac e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaceror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
    Nuk kishin se si. i bashkon kontrata me SHQUP-in !

    Petrit Vjosa, London

  7. aron says:

    Hajde Parti Demokratike, hajde! Kercenon Kryetari deputetet dhe kerkon qe te jene monolit ne vendimin kunder reformes me te rendesishme. Kjo kalon cdo kufij. Te operoj nje parti ne kushtet e demokracise tamam si nje band, kesaj nuk ke cfare emri ti vesh. Gjynah! E shkaterruan perfundimisht si Parti.

  8. Lennard says:

    Ne filmin FUNDI I MARREZISE , spikat e keqja me e madhe per popullin gjerman Adolf Hitleri , qe me paranojen e tille coi ne gremine Gjermanine.Zhdukja e tij solli nje Rilindje te vertete te Gjermanise , qe e DENAZIFIKUAR sot udheheq Europen ne nje rruge te mbare.Duhet te jemi krenare se kemi miq te vertete si SBA-te dhe BE , qe po bejne cfar eshte e mundur te na kthjelltesojne dhe te na fusin ne rrugen e duhur.Mirpo cfare po ndodh ne Shqiperi. PD nga nje parti e Shpreses eshte shndruar ne nje BANDE MARREZIE , qe moton e tyre kane SIEG HEIL SALEH.Eshte e domosdoshme qe demokratet e vertete te dalin ne mbrojtje te se Drejtes dhe te ndeshkojne perdhunuesit e Shqiperise , te pasurive te saj , .Duhet qe qeveria aktuale te veproje energjikisht per te zhdukur FLAMEN E MARREZISE

  9. gri says:

    Luj more vendit!
    ishalla ikin vete dhe dorezojne mandatet!
    S’durohet me B.Imami (folni demokrat per kete manipulues te ndyre te votave te Tiranes me 2011per lulzim bashen), Ish-mionisri pa integritet i drejtesise, plehra edhe skota enjohur serbe SBLB, s’durohen me dekleratat eture , qe kur i degjon skuqesh, s’durohen qelbesirat antieuropiane ( E zeza Shqiperi me kombin me europian (pellazgo atalantidas -ilir qe ,rreth 2000 vjet se organizuan njehere ne Europe), Qelbesat e Shqiperise nukkane nevoje te dorezoni mandatet, populli ja u ka hequr, Europa ja u ka hequr! Ndoshta me memire or qelbesira sepse nese nuk do te mundesoni refrmen, o Rama , mos beje zgjedhje, por referendum! Halla ato pare per ti treguar vendin, ketyre antishqiptareve te ndyre, qe jane asgje por era e ndyre qe ndote Shqiperine. Referendum per reformen dhe kerkese per burgje special per pederastet politike per te gjithe keta tipa, qe e kane shkerdhyer kete vend. Aty , ne burg jepuni nga nje mandate dhe le te votojne per refermen etyre anticivile, antishqiptare. Aktualisht cdonjeri qe nuk voton refromen eshte ne te vertet i koruptuar, kriminel i ndyre, qe per mua eshte mekate qe thith ajrin e ketij vendi madheshtor.
    E. Selami mos ki frike or zotni! Sherbeji Shqiperise edhe vetem, dhe ti do te shoesh sa larte do te ngrihesh. Qelbesirat edeshtuara te PPSH te mbledhura tek PD ne 91, nuk kane te mabaruar!
    Askush se mendon se cfare fitoreje do te ishte pote dorezonin mandatin qafirat sdhe pisat e PD! Te lumte bytha Serbi ja fute Shqiperise, ka 25 vjete!

  10. Fillori says:

    PD-ja eshte marre penge 25 vjet nga UDB-ja. UDB-ja eshte padroni Salehit dhe Lulushit e Co.
    Le te shpresojme qe disa deputet te opozites , ish mbeshtetes te ndjerit Olldash, do votojne
    per reformen ,miratimi i se ciles do coi para drejtesise te gjithe ata qe ja kane shkulur pendet
    Shqiponjes se se Europes Plake! Keto pune i ka kuptuar qysh heret Avokat Njela!
    Vdekje e tradhetareve, Liri e Shqipetareve!

  11. Emigranti optimist says:

    Zoti Mero, faleminderit qe na kujtove vitet 90, kure i madh e i vogel, u bashkuan me thirjen ;Eduam SHqiperine, si gjthe Evropa;. pore , per cudine e te gjitheve, sote degjojme qe, kush voton pro kerkeses te evropes, per miratimin e rreformes, doti bejme gropen;. Vec te tjerash, tani e ka te qarte cdo shqiptare, brenda e jashte vendit, se kush se do rreformen dhe pse kane frike nga kjo rreforme. Per turpin e tyre me kete vendim diktatorjal, na kujtojne kohen e diktatorit hoxha, qe kush dilte kunder vijes se partise, perjashtohej, internohej denohej dhe simbas rendesise se kundershtimit edhe pushkatohej. Ndersa keta kamikaze e cojne edhe me tej , denimin, qe jo vetem sdo kandidohen me per deputete, pore doti djegin mandatet fare, ta lene vendin pa opozite. E shikoni cfare ndothe ne nje shtet te ashtuquajtur demokratik si vendi yne, ku opozita e sotme, jo vetem qe mban qendrime destruktive ne mjaft raste, pore kulmin e hariti me qendrimin ndaj rreformes, kure cdo jave nxjere nga nje klecke, vetem e vetem te zvaritet e mose miratohet rreforma ne drejtesi, dhe kulmin deskrutiviteti i PD, sali Berishes, dhe Lulezim Bashes me vendimin e sotem, per masat drastike qe dote meren nese ka rrjedhje e votim ne interes te ndekombetareve dhe mazhorances, per miratimin e rreformes diten e Enjte.

  12. Qerimi says:

    SHBA duhet ti kerkojne ndjese poulllit shqipetar per Sali Berrishen. Ata na e sollen dhe na e risollen ne pushtetet dhe perseri ja krehin bishtin. Psene e dine ata por mund te kontrollojne klasen politike por te kene kujdes se po humbin shume ne syte e populit. Nuk besoj qe te kene haruar armet kimike se kush i genjeu dhe se kush i coi turmat para ambasades e te tjera. Me goje te gjithe pro po me vepra asgjje vetem ary ku jane puqur interesat : gerdeci rruga e kombit: ku te dy palet kane dalur te kenaqur

  13. anonim says:

    O Mero mos u lodhni kot ta beni Bashen armik te popullit. E keni bere dhe Ramen dikur dhe per kete ia vute fajin Saliut. E bete edhe per Meten, por per kete nuk jeni prononcuar se kush e ka fajin pasi tani gjithe diten kalon kohe me te. Por ju e dini pse beni keshtu. Beni sepse e dini qe PD-ja s’ju merr me ne gjirin e saj pasi PS-ja te ka lene me kohe.

  14. shqip says:

    gjerat po i konplikojne ne menyre absurde. pd eshte vetem nje formacion politik. dhe si e tille ajo perfaqson jo me shume se 25-30% te parlamentit. tani ne prove duhet te vihen partite e tjera. aty ka republikane,”greke”, “çame”, eshte shehi, etj. paversisht numrave relativisht te vegjel, keta perfaqsojne elektoratin shqiptar. dhe nese themi se 97% e shqiptareve e do reformen, atehere te hiqet dore nga keto lutje e pergjerime te shemtuara. maxhoranca duhet te mbledhe te gjithe spektrin politik qe perfaqsohet ne kuvend e te ndryshoje formule. ja drafti i perpunuar nga experte amerikane dhe europiane bashke me kom e venecias. kush do e voton, kush nuk nuk do shpall hapur kundershtite per perendimin dhe per nje sistem drejtesie qe te mund te beje drejtesi. kjo duhet bere. pastaj te shohim se kush perfaqson opoziten ne kete vend. bota ne raste te tilla , per destruktivitet e aktivitet anti kombetar , ka nxjerre jashte ligji parti edhe me te medha se pd e provincialeve.

  15. xheJ eN Bi says:

    Nuk harij te kuptoje nje gje . Pse behet kaq shume zhurme per numrat ne Parlament !
    Derisa ligji e ka se duhet votuar me 3/5 ne Parlament perse kerkone 2/3. Votimi me 2/3 ishte nje leshim qe ju be opozites per konsensus.Derisa konsesusi nuk u dha nga opozita ,atehere perse duhet te qendroje premtimi i 2/3-ave?

  16. loni says:

    Pyetje :nuk mund te thirret Referendum per reformen? Se me duket se neni 150 i kushtetus e parashikon dicka te tille

  17. trojani says:

    Mero ti kerkon te senzibilizosh apo te ndergjegjesosh deputetet e pd-se,per te votur si individ reformen,vertet mendon se ndokush mund ta bej edhe te dali kurder gadafit !!!
    Pd eshte parti fashiste,e ndertuar ne perzgjedhjen e njerzeve sipas standartit te sali berishes,prandaj mos shpreso te kete rjedhje votash,ata jane taliban qe jane gati te hedhin ne ere veten dhe bashke me te edhe shqiperin per interesat e baba qaforit sali gerdalles.
    Parimi i tyre eshte o te gjithe (burge) o asnjeri.
    Votimi i reformes hap rrugen per investigimin e shume aferave te pista ne kuriz te individeve por me kryesorja ne ate te vendit.
    Gadafi e di mire qe po ra njeri do hapi thesin dhe do ti tregoje te gjitha dhe te gjithe.
    Dikur thuej qe “te gjitha rruget te cojne ne Rome”
    sot te gjitha pislleqet qe jane bere te cojne tek gadafi dhe kulishat e tij, gida dhe shkerdhzeni…
    te tjeret rreth e rrotull thrimet kane ngren…

  18. ALBAN DEGA says:

    Leter pa Zarf

    NJE PYETJE VIRTUALE PER AMBASADORIN TONE NE TIRANE ZOTIN DONALD LU

    Them virtuale sepse Sali Berisha dhe Lulezim Basha nuk nxjerrin fjale nga goja pa rre!
    Shkruaj virtuale, sepse as kryekryetari i PDSH-se, i Presidences, i Prokurorise se Pergjithshme, i Gjykates SE Larte, I SHISH-it, i Gjykates Kushtetuese, Sali Berisha dhe telalli i tij Lulezim Basha nuk paraqiten asnje e-mail ose deshmi te shkruar per opsionet e Ambasadoret tone te nderuar ne Tirane Z. Donald Lu per Reformen ne Drejtesi.
    E sic thonin latinet : Parlam Volam, Scriptum Manent, pra fjalet i merr era, e shkruara mbetet!
    Nese i marr si te verteta fjalet e telallit te Berishes, Basha do ti drejtoja vetem nje pyetje ambasadorit tone amerikan ne Tirane, Zotit Donal Lu:
    A jeni betuar Ju Zoti Ambasador mbi Kushtetuten tone “Ne populli, Me popullin, Per popullin” apo mbi Kushtetuten e Sali, Bujar, Adriatik, Bedri, Visho, Xhezair … Impunitetit:
    “Ne Saliu, me Saliun, per Saliun” te kesaj ” Bande te Gangstereve” ( The Times” London- UK ) dhe te ” … Kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit” ( The New York Times” USA ), te ” Njeriut Shtet” dhe Zotit Impunitet qe shkruan e Vulos vet Sali Berishes!? Nese botohen E-mailet tuaja dhe rezultojne te verteta atehere ju Zoti Donald Lu do te jeni Ambasadori i Podestas dhe jo i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi!
    Te njejten pyetje vecse ne Anglisht po ua nis edhe Sekretarit te Shtetit Z. John Kerry dhe Presidentit e mikut tone me madh ne Bote Z. Barack Obama!
    Faleminderit!

    Sent from my iPhone

  19. ALBAN DEGA says:

    E DUAM SHQIPERINE SI E GJITHE EVROPA!
    E DUAM SHQIPERINE SI AMERIKA DEMOKRATIKE!

    THANK YOU BROTHERS!

    God bless USA & EU
    Pavaresia, Clirimi dyte i Shqiperise nga prangat e skllaverise se korrupsionit dhe impunitetit!
    E meritojme! Jemi populli me properendimor, me proamerikan ne Bote!
    ThankYou brothers!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje