“Kryeministri” i PD, Flamur Noka!

29 Maj 2016, 20:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Një miku im në Partinë Demokratike më ka shkruajtur para dy ditësh një mesazh në inboks, ku më përgjërohet ta lë në heshtje këtë çështjen e Flamur Nokës, pasi duke u tallur me të, e bëra minister, dhe tani nëse vazhdoj me këtë dosjen e UDB, mund t’ua bëj kandidat për kryeministër. Edhe pse e kuptoj sensin e humorit dhe mërzisë që ka pushtuar PD-në, e cila tanimë është e detyruar të mbrojë, përveçse një idiot, dhe një njeri me histori të errët me UDB, nuk e kuptoj dot ngërçin që ka PD të flas për këtë çështje, ose të detyrojë Nokën të flasë. Por mbi të gjitha, nuk kuptoj dot poshtërimin që Berisha po i bën PD-së, duke e kthyer të gjithë në një skuadër badigardësh të Flamur Nokës.

U bë gati 5 ditë që opinioni publik është njohur me dokumente zyrtare që provojnë se ish- ministri i Brendshëm i Shqipërisë dhe deputet i Partisë Demokratike, Famur Noka, ka qenë i ndaluar në burgun e Prizrenit në vitin 1991 dhe ka pasur ofertë për të qenë bashkëpunëtor i UDB.

Dokumentat bazohen në vetë deklaratat e Flamur Nokës para policisë shqiptare në vitin 1991. Dokumentat fitojnë peshë të veçantë, pasi Flamur Noka e ka fshehur këtë fakt nga formulari që ka dorëzuar si kërkesë e ligjit të dekriminalizimit, për të cilin rrezikon 3 deri 7 vjet burg dhe ndërprerje mandati.

Shkelja e ligjit është përse nuk e ka deklaruar, ndërsa PD dhe Berisha prej pesë ditësh rreken t’u mbushin mendjen shqiptarëve përse ka shkuar Noka në Dragash. Kjo nuk është çështje për debat dhe as i hyn në punë njeriu. Shkelja ligjore është përse nuk e ka deklaruar dhe fakti që bëhet fjalë për UDB, thellon dyshimin se ka dashur të fshehë këto kontakte.

Por, ajo që bie në sy tre ditët e fundit, është se Partia Demokratike po investohet përditë në një betejë kundër çdo figure të Partisë Socialiste, që del e kërkon që PD të shpjegojë përse Noka nuk e ka deklaruar këtë ndalim, që përbën shkelje të rëndë të ligjit.

Fillimisht PD sulmoi Pezën, që bëri deklaratën e parë, pastaj Spiropalin, duke i kujtuar doganat dhe sot Xhaçkën, duke i kujtuar faktin që është martuar, a thua dhe ky është krim i parashikuar në ligjin e dekriminalizimit.

E gjithë kjo përpjekje e PD për të sulmuar gjithkënd që i kërkon të japë shpjegime për Flamur Nokën, në të vërtetë tregon ngërçin që ka PD për të folur për këtë çështje, ngërç që e diktoi qendrimi i Berishës ditën e shpërthimit të skandalit, i cili i iku tërësisht akuzës së mosdeklarimit dhe fliste për broçkulla të vrasjeve në kufi dhe Ramiz Alisë.

Ngërçi tregon se PD është seriozisht e trembur të hapet kjo çështje, si një çështje e bashkëpunimit të një ish- zyrtari të lartë të PD dhe Sigurisë Kombëtare, për lidhjet me UDB. Për këtë arsye, ajo po sulmon çdo zyrtar të PS që del e përsërit apelin për transparencë, me shpresë se do të dekurajojë ata me sulme personale.

Kjo startegji tregon se për PD, është shumë e rëndësishme mos sqarimi i kësaj çështjeje, dhe sidomos pas qëndrimit të Berishës në mbrojtje të tij.

Por, në këtë histori bie në sy dhe një fakt tjetër, heshtja e vet Flamur Nokës. Fytyra e tij pas publikimit të skandalit thelloi pamjen e tij prej autiku, dhe prej atij momenti, ai nuk ka bërë asnjë sqarim dhe asnjë deklaratë zyrtare për këtë histori, përveç sqarimeve që bën nëpër tavolina “që në burgun e Prizrenti qëndrova vetë gjatë, se kishte bukë gruri, ngaqë në fshat kishte bukë misri”.

Heshtja e tij tregon se ai e di mirë çfarë ka bërë dhe çfarë mund të kenë në duar kundërshtarët e tij, dhe kjo ka detyruar Berishën të vendosë gjithë PD si barrikadë për të mbrojtur Flamur Nokën. Investim të tillë PD bën vetëm për Berishën, të cilin e ndjek nga pas dhe në hale, dhe tani për Flamurin, të cilin po e trajton si kryeministër në hije.

E gjithë kjo më bind se shqetesimi i atij mikut tim në PD në parim është i drejtë, dhe Berisha e Basha po investohen për Flamurin sikur ta kenë kandidatin e tyre për kryeministër. Por ky nuk është faji im, pse PD po investohet dhe harxhon aq shumë energji dhe politikë për të shpëtuar një idiot dhe spiun potencial. Ky është problemi i PD dhe i atyre që nuk kanë guxim t’i thonë ndal Berishës dhe Bashës, së paku për Flamurin. Dhe kur nuk kanë guxim ta bëjnë këtë dhe për Flamurin, atëhere e meritojnë ta kenë simbol të tyre dhe të bëjnë betejë, sikur e kanë “kryeministër”. Nuk ka rrugë më të mirë për të kuptuar se për çfarë është gati opozita të djegë jorganin për një plesht, ose siç i thonë ata, për Flamurin!

20 komente në ““Kryeministri” i PD, Flamur Noka!”

  1. rudini says:

    Shkrim i mrekullueshem.Je me I miri Mero.

    1. Kiu says:

      Spiuni numer nje i UDB-se ne Shqiperi nuk eshte as Saliu dhe as Flamuri, po dora vete Ilir Meta. Ai beri qeveri me Salehun pas porosise se shefave ne Beograd. Prej tre vitesh, ai i jep oksigjen cdo te enjte nje kufome politike, qe fatkeqesisht ka oratorine e Hitlerit dhe qe po e rrenon qeverine, duke i permendur yneret jo te pakta. Faktet flasin vete…

      1. Xeni sypeshkaqeni says:

        Gjithe luftrat serioze te Meros per te diskretituar agjentin Feim-Flamur Noka jo vetem qe deshtuan por jane kthyer per gallate.

        Kjo ndodh sepse nuk mund te leshosh bubullima neper gazeta per nje agjent UDB -ash qe peshon disa kilogram
        dhe te dorzohesh para dyshes kriminale berish bashovic qe kane krye mijra tonelata krime per llogari te UDB

        Kjo ndodh sepse nuk mund te leshosh bubullima neper gazeta per nje agjent UDB -ash qe peshon disa kilogram
        kur dipllomacia euroatllantike qe ne 1991-2 me ca ambasdore si rajerson..arvizu..donald lu jo vetem qe e krijuan monstren udbashe por po e mbrojne me cdo cmim.Per shembull Donald pasi nderzoi farsen e dekriminalizimit ka vene tani berishen me shpate te terrorizoje fituesit e pjerdhur te 23 qershorit

        Kjo ndodh sepse nuk mund te leshosh bubullima neper gazeta per nje agjent UDB -ash qe peshon disa kilogram
        kur edi rama i tredhur plotesisht nga dyshja DONALD LU-LIR META po tradheton ne menyren me te felliqur te mundur jo vetem 23 qershorin …por dhe po shurron e bashku me keto ndyresira heronjte e 21 janarit dhe jetimet e tyre.

        Fakti qe dhe ne forume kane dale ME SHPATE zvarranike te tille si qeni pawllovit Skypion tregon se mesymja per marrjen e pushtetit ne 2017 nga PEDERAT E SALES ka filluar.

        Nje kartoline per kete monstren Skypion eshte e nevojeshme qe ti kujtojme se cfardo emri te kete…Artan Hoxh-spiuni..frrok cupi..mehmut elezi i ish kqppsh duhet te dije se atij populli i ka ardhur ne maje te hundes jo vetem krimimel beroshoviq…jo vetem nga perversi edi rama ..jo vetem nga kryendyresira ilir meta por dhe nga super hipokriti donald lu qe eshte dukshem nje lecke ne duart e berishisteve te washingtonit qe na qenka fshehur..per “aresye” qe ai i di ..

        Sidoqofte i ndyeri Skypion shijoje nej kartoline nga fansat tu….

        “” Amanet moj Sllobodane
        Me ma ba nji vorr te gjane
        Afer vorrit due me m’lane
        Nje shirit e nje pal gershan
        Me me sjell dhe nji foltore
        10 her n’dite me leh si Gore
        Ka me leh prap ky soj horrit
        Ka me i cue t’vdekunit prej vorrit
        Ka me i tremb,kan me marr vrapin
        -Kush na e solli ketu zullapin
        Edhe n’vorr me na ca Trapin

        Amanet prape Sllobodanes
        Mblidh maloket e Tiranes
        Mbas 6 muajsh kur te vdes
        T’ma ruejn vorrin me kujdes
        Me ta thane pa ti ra anes
        Me ma ruejt prej Edvin Rames
        Po kam frike se ai Pinjoll
        Ma con vorrin ne Vicidoll
        Nuk e din ai soj vandalit
        Sa kam vuejt me ardh prej malit…

        Skypion bolja mos u ngut
        rri rehat dhe mos ha mut
        ti dhe Sala mor merhum
        jeni bo per muzeum

        mos u merr me ket Lul Basha
        asht ma zi se Esat Pasha
        monster,kry tradhtari
        ma gjarper se Sali cari

    2. Skypion says:

      Ka ca dite,qe socialistet dhe bashibozukeria e tyre mediatike,po perpiqen te bejne lajm nje shpifje te tyre,duke u bere keshtu me qesharake se kurre me pare.
      Vete fakti,qe mediat serioze nuk merren me “shqetesimin” e socialisteve dhe bashibozukeve te tyre,eshte prove per kete.
      Te diskretituar,demaskuar, nga opozita,dhe te neveritur nga mbare opinioni publik,per trafikantet e droges,prostitucionit,perdhunuesit dhe vrasesit,me te cilet eshte e stermbushur Partia Socialiste,grupi i saj parlamentar,administrata qendrore dhe ajo vendore – socialistet po duan te kapen fort pas nje shpifjeje te tyre,me synim drejtpeshimin,balancimin ne krim.
      Eshte pikerisht kjo qe i ben ata tejet qesharake.
      Kurse reagimi talles ne shperfilljen e vet, nga opozita,i ben te ndihen te mjere.
      Aq poshte ka rene kjo maxhorance,kjo qeveri,sidomos pjesa socialiste e saj,meqe aty edhe gjenden gjithe trafikantet dhe vrasesit,sa,si ai i mbyturi qe kapet pas fijes se kashtes,ashtu ne ngut,as qe mendojne se cdo qe thone e bejne u kthehet ne bumerang.Cdo gje;absolutisht.
      Ne gjithe qeverisjet dhe opozitarizmat e meparshem,kundershtari i akuzuar,sado me shpatulla per muri te ishte vene nga akuzat,prapeseprape,e gjente nje mundesi kundersulmi;te mbeshtetur madje.
      Kurse socialistet e sotem,jane vene aq keq me shpatulla per muri,jo vetem nga opozita,por nga mbare opinioni publik,kombetar dhe nderkombetar,per kriminelet qe gelojne ne gjirin e tyre,sa nuk kane as edhe me te voglin shanc per kunderpergjigje.Cdo tentative per nje gje te tille,u kthehet ne bumerang,duke i diskretituar dhe demaskuar edhe me keq akoma.
      Ky eshte edhe rasti per te cilin flet analisti yne i nderuar,shume i zemeruar shume keto dite,zoti Baze.
      Te mjeret socialiste u kujtojne shqiptareve shkeljet e kufirit,sic cilesoheshin ne kohen kur ata akoma nuk ishin konvertuar ne socialiste,domethene,ishin ende komuniste!
      Te shkretet socialiste u kujtojne shqiptareve ate kohe,kur edhe pse,nga frika qe kishte kapluar regjimin qe po e ndjente fundin dhe kishte leshuar shume nga ashpersia e ligjeve, prapepseprape, ata qe arratiseshin nga ferri komunist,i quanin tradhetare.Shume prej tyre,madje,jane vrare ne kufi.
      Te nderuar dhe te respektuar lexues,e dini kush ishte Minister i Brendshem ne kohen kur Flamur Noka theu kufirin?!
      Besoj se e dini.
      Por une po jua them,gjithsesi: ishte Gramoz Ruci…
      Gramoz Ruci ,sot pas 25 vitesh, akuzon Flamur Noken, si kriminel?!!
      Kujt ia kishte marre mendja,se pas 25 vitesh demokraci, do te kishim akoma akuza te tilla,e per me teper nga nje bashibozuk komunist,si qenefi Gramoz Ruci?!
      Ironite shqiptare te kohes se aleances se qelbesirave,te kohes rilindasve brekegrisur,ia kalojne qindfish vete ironise!
      Te duket sikur qeni i biri qenit,paska pritur 25 vite me radhe per t’i bere akuzen shkelesit te kufirit si tradhetar?!
      Dhe,si per t’i vene kapakun ironise se ironive,gjithe ne stilin e dikurshem komunist,shkelesit e kthyer te kufirit damkosen si agjente te UDB-se!
      Besoj,se nuk ia vlen me tutje te merremi me kete.
      Sa i perket analistit tone te nderuar,zotit Baze,ai ka nje arsye te veten qe e ben kaq te preokupuar keto dite.
      Arsyeja e tij,megjithese duket e njejta,nuk ka lidhje me arsyen e socialistave.Sepse,dhe per kete te jeni te sigurte,edhe ai vete tallet ne mendjen e tija me arsyet e Gramoz Rucit.
      Arsyeja e analistit tone,eshte personale.Personale.Keshtu ndodh perhere kur ka nje zemerim te shtuar,te tepruar,te paduruar.
      Me vjen keq,se deri para 5 ditesh,sic thote edhe vete kur nisi zemerimi i tij ndaj Nokes,kishte njefare epersie psikologjike ne raport me te.Te pakten ,ashtu i dukej atij dhe mbeshtetesve te tij,E kjo per rubriken ,qe e quan satirike,ku me nje humor te sforcuar dhembeshtrenguar,rrekej te tallej me Noken.
      Zemerimi i papritur qe shpertheru para 5 diteve,e qe po vazhdon akoma me nerva te tendosura,zhben,ne nje fare kuptimi,gjithe ate epersine psikologjike qe e kishte,apo qe besonte qe e kishte,prej shakave dhe te tallurave.
      Ky zemerim i zotit Baze,eshte prova pra,qe shakate dhe talljet e tij ishin te sforcuara,te rreme,fake.
      I vertete ishte zemerimi qe fshihej pas tyre,i cili zemerim,sapo gjeti rastin, shpertheu me zemerim;shperthim qe ndricoi portretin e shperfytyruar te analistit tone nga inatet dhe mllefet per Noken.
      Njerezit me te vertete te mencur,tregohen te permbajtur ne raste te tilla.Dhe nuk tregohen te paduruar per t’i rene te urryerit te tyre,ne rastin me te pare qe t’u jepet,sepse keshtu shfaqin para te gjithe dobesine e tyre,mjerimin e tyre,shkreqesine e tyre.
      Me analistin tone,ndodhi krejt e kunderta,per fatin e tij te keq.
      Urrejtja e madhe qe paskesh pasur per Noken,e beri qesharak ne syte e te gjitheve.
      Besoj se shumekujt i ka rene rasti te kete te beje me njerez qe,ndersa bluajne me vete mllefin dhe urrejtjen,mundohen se jashtmi te tregohen te qeshur,te bejne shaka e te tallen me ate qe urrejne.
      Karakterfortet,e kalojne me sukses kete sprove te veshtire psikologjike.
      Te dobetit,e tradhetojne veten,ne rastin me ta pare qe mendojne se u ka ardhur.Dhe,nga fytyreqeshur,gjoja,shperfytyrohen ne moment nga urrejtja.

      1. harillaqi says:

        O SKYPION! Na ngrenç m…n.

      2. Kristi says:

        SKYPION. Shkrimi Yt mu duk si nje Perle ne kete faqe te baltosur …Mero me eshte dukur si nje rrugac qe gjuan me llastiqe nje peme me kokrra ….Mos kthimi i pergjigjes nga Zoti Noka me kujton thenien e nje filozofi grek qe nese nje gomar me gjuan une nuk mund tja kthej shqelmin …Z Noka lerini Meron dhe shefat e tij te mbyten ne helmin qe po vjellin kunder Jush

    3. Spartaku says:

      Bravo Zoti MERO! Je nje gazetar i zoti.Shkruan ato qe duhen dhe bjen dakord me mendjet dhe ndjenjat e shqipetareve.Pd-ke e ka merra lumi,se jane Saliu me Lulin qe po e çojne partine drejte lumit.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Spiunet nuk veprojne vetem,Flamuri mbron grupine UDB prane PD-s.

  3. Spiuni says:

    Po si mund ta jap Noken Berisha mor Z, Mero?, E mbron dhe do ta mbroje deri ne fund. sepse keshtu i kerkohet ta beje.

  4. S.KATOVIICA says:

    MERO SI E KA EMRIN KRYETARI I ‘PARLAMENTIT’ E KUSH E KA ZGJEDHUR TE ‘DREJTOJE’ KUVENDIN E POPULLIT SHQIPETAR E TI HEQE KAPISTALLIN NJE DHENDERRI SERB QE EDHE SI DEPUTET NUK ESHTE ZGJEDHUR DIREKT DHE TE FERKOJNE DUART KUR KERKON TE DENIGROJE E DESKRITITOJE KRYETARIN E NJE QEVERRIJE ZGJEDHUR NGA POPULLI!?
    Je ne gjendje tu thuash shqipetareve qe dekriminalizimi fillon nga Arbnori e pse jo edhe ngakryetaret e mender shtetit ata qe kane dekoruar tere ish agjentet me ‘URDHERIN E FLAMURIT?Na gjej nje vetem nje deputet te ‘MORALSHEM’ apo qe ka garanci qe nuk eshte agjent apo ish spiun!?

  5. Emigranti says:

    SKA SE SI TE NDODHE NDRYSHE ZOTI BAZE, NE KETE PARTI PD, KA JO NJE SPIUN SICE ESHTE FLAMUR NOKA, NJE INJORANT QE I HAPI SYTE NE TIRANE, PORE NE PD, ESHTE VETE SALI BERISHA QE AKUZOHET ER BASHKEPUNOM ME ZBULIMET SERBE, FRANCEZE DH PER DISA KRIME TE KRYERA NE SHQIPERI GJATE KETYRE 25 VITEVE SHKERDHATOKRACI. ESHTE VETE LULI, QE KA SPIUNUAR FIGURA KOSOVARESH, KA VJEDHUR E VRARE, KA SITUR PJESE TE DETIT GREQISE DHE SOT KY SUZAR , BEN MRAL E GRNJEN SHQIPTARET, QE PO TE VIJE AI NE PUSHTET, QYTETARET SHQIPTARE DOTE JETOJNE NE PARAJSE. mORTJA QE SE HA, PO HARON KY MOSTER QE DY VJET ME PARE ISHTE PD NE PUSHTET DHE KU E CUAN VENDIN TONE. kESHTU QE DUKE MBROJTUR NJE PALACO, SHERXHI E GRINDAVEC, SIC ESHTE MULI, ATA MBROJNE VEHETEN E TYRE NGA KRIET, ABUZIMET, VJEDHJET DHE SHKELJET LIGJORE, TE BERA GJATE KETYRE 25 VJETEVE.

  6. Devolliu says:

    PD nuk ka, ka vetëm Salih.

  7. Mark Hoveja says:

    CILI ESHTE NDRYSHIMI MIDIS KOMUNIZMIT
    DHE DEMOKRACISE SHQIPTARE

    Nga Partia- Shtet ne … Njeriu- Shtet!
    Ne te dy rastet vendos njeshi!
    Ka nje shprehje filozofike populli i Malesise se Gjakoves:
    Mut Isufi … Mut Elezi
    Mut nusja …Mut cejzi !

  8. Pashai says:

    Faktet që u publikuan sëfundmi thjesht na forcojnë bindjen se PD është nëndegë,rrjet agjenturor i UDBA që punon me zell të madh kundër interesave shqiptare në përgjithësi dhe as që mendohet që ta tradhetojnë njërin prej tyre por ajo që na shqetëson më së shumë është që,ka ende shiptar që u besojnë kësaj rrace të shkërdhyer!

  9. Ben Dibrani says:

    Ky eshte problemi me i dukshem dhe me “i vogli”, problemi eshte se ku jane tashme te emeruarit e Mulit dhe Berishes ne hierarkine shteterore qe lane pas? Cfare pikash kyce ka UDB ne dore qe lidhen me sigurine kombetare, politiken e jashtme, politikat e (mos) zhvillimit dhe cdo institucion tjeter qe tashme eshte i kapur dhe bllokon vendin per ta cuar ne ngerc dhe ne nuk i dime. Tani ne kuptojme me mire se perse u gezua aq shume Dacic kur Lishani u zgjodh president, duke u bere pershendetesi i pare nga te huajt.

    1. Eli says:

      Shum e drejte Beni jam dakort me ty,pikes I ke rene kete te bejne analize ti diskretitojne keta maskarenj qe jo vetem popullin Kosovar ,por dhe ate te shqiperise maqedonise,gjith shqiptaret I kan marr ne qfe po zoti I denoft ke femijet dhe qelbesirat e rrugeve qe kane qe nga ai Mul idiotic dhe deri ke Ristani,etj

  10. epirioti says:

    Je i madhe, xeni sypeshkaqeni je 1

  11. epirioti says:

    Je i madhe, xeni sypeshkaqeni je 1

  12. aron says:

    Me vjen keq per ty Mero, ti po rrjedh cdo dite. Ti flet sikur ke te besh me shtet. Po cfare shteti eshte ky yni? A nuk e kupton qe kjo klase politike nuk rresht se punuari cdo dite per ta shkaterruar? Dhe kjo, me te vetmin qellim, qe te pergatisin terrenin per ta ndare midis fqinjeve? Une, me moshen qe kam, nuk mendoj se do e shohe ate dite kur te medhenjte e kesaj bote te marrin vendimin per ta ndare, si nje domosdoshmeri per te shpetuar qyteterimin e tyre, por po I kaloi kjo kohe me shume se 20 vjet, une do te isha idioti me i madh ne kete bote. Serbia do te beje cdo perpjekje qe ne dhe Kosova te mos bashkohemi. Megjithese kjo nuk kerkon perpjekje fare, pasi Kosovaret qe e udheheqin ate, cdo dite qe kalon i mbushin mendjen vehtes se eshte me mire te jemi shtet me vehte. Serbet u treguan njehere budallenj, qe kundershtuan hyrjen e Kosoves ne UNESKO, por tani po e riparojne kete gabim, duke bere sikur kundershtojne futjen neper organizatat sportive. Tani edhe ata e kuptuan se Kosoven mund ta kthejne me lehte ne stanin e tyre vetem duke nxitur pavaresine e saj dhe sidomos mosbashkimin me Shqiperine….
    Opo jepi Mero, shaj Flamurin, grise dhe rreckose ate sepse Flamur Noka eshte e keqja me e madhe e ketij vend. Po ai eshte zagar gjahu, a lumemadh, leh vetem sic I thote I zoti. Ti merresh me te dhe I ke mbushur mendjen vehtes, se te merresh me Flamur Noken eshte gjeja me e rendesishme ne kete vend. Ndaj te keshilloj Mero, te shkosh tek ndonje hoxhe, qe te yshti pak se ndoshta te bene mire dhe te sjell ne islla.

  13. aqif tahipi says:

    O Mero me sa po duket pedja eshte krijese e udb ,derisa shkaterroi uzinat ,fabrikat ,token e bukes dhe na solli ne uljen e nr te shqiptareve te krahasueshem me vitet para clirimit.Te gjithe shqiptaret e ndershem dhe atdhetare e kane kuptuar se fazlliqi dhe bakojanis jane kuajt e trojes per peruljen e shqiptarise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje