Pse perëndimorët po i “përgjërohen” Bashës!

21 Maj 2016, 20:08Editorial TEMA

Mero Baze

 

Për shumë njerëz ka ngjallur kuriozitet përse Knut Flankeshtain, e hapi dhe një herë xhamin e dritares së veturës në oborrin e SHQUP dhe ju drejtua me përgjërim Lulzim Bashës: “Më thuaj të vërtetën”.

Dukej si një lloj makthi që ka krijuar tek perëndimorët fakti që ky njeri i ka gënjyer rregullisht për më shumë se një vit për reformën në drejtësi, dhe befas ka zhvillime të reja negative të orëve të fundit. Ditën kur ndodhi ky episod, ishin konsumuar për herë të parë tre deklarata të qarta, të tre figurave kryesore të opozitës, që po shpreheshin në minutat e fundit kundër reformës në drejtësi.

Sali Berisha deklaroi se reformën do ta miratojë Partia Demokratike kur të vijë në pushtet, pasi kjo shumicë dështoi. Deklarata ishte e qartë, pa ekuiovoke, por nuk përbënte lajm, pasi është qëndrim konstant i Berishës. Po atë ditë, Lulzim Basha për herë të parë ndryshoi qëndrimin e tij në mbështetje të draftit të ofruar nga BE e SHBA dhe tha se “drafti i PD është më i miri dhe më afër Venecias”, duke hehdur poshtë idenë dhe betimin që votonte atë që të ofronte Venecia. Ky ishte zhvillim i ri, pas deri më sot, Lulzim Basha u ka thënë “Po” edhe perëndimorëve për ta miratuar, “Po” edhe Berishës për të mos e miratuar. Por në minutat e fundit duket se Berisha e ka detyruar të flasë hapur kundër reformës.

Një ditë më pas foli dhe Bujar Nishani. Në një letër ordinere drejtuar Edi Ramës mes të tjerave, ai i bënte thirrje atij të pranonte kompromisin me opozitën, pra versionin e PD për reformën, duke u futur në një linjë me Berishën.

Asnjëherë gjatë këtij viti nuk kanë qenë kaq të bashkuara qëndrimet e tre figurave që përfaqësojnë formalisht PD në këtë proces, Berishës, Bashës e Nishanit.

Ky zhvillim ka alarmuar diplomatët perëndimorë, që po u plas shpirti me reformën, por duket se PD nuk do të lëvizë më nga pozicioni. Zhurmat e njëpasnjëshme që tenton të prodhojë në Kuvend, të cilat konsumojnë njëra- tjetrën, thjesht po kërkojnë t’i japin kohë të mos e fusin në rend të ditës. Dhe gjithë problemi i diplomatëve perëndimorë, sot mbetet Lulzim Basha. Sa më shumë ata përpiqen ta fuqizojnë, aq më shumë ai dorëzon pushtetin e tij, kur vjen puna tek marrja e përgjegjësisë, duke e shpërndarë atë nga Berisha e deri tek Nishani. Për një kohë të gjatë ai i ka vënë ata në gjumë, duke qenë në anën e tyre dhe duke u ankuar në konfidencë për Berishën dhe protagonizmin e tij. Falë kësaj taktike, ata i ofruan atij nenin 25, që amnistonte çdo ish- ministër të Berishës dhe vizitë në grupin parlamentar të dy kryediplomatëve, përballeshin me Berishën, por Berisha ja dogji të dyja. E detyroi Bashën të distancohej publikisht nga neni 25 dhe ta ndryshonte, dhe refuzoi të shkonte në “takimin me prindër” në grupin parlamentar.

Pas kësaj, duket se Basha është i dorëzuar dhe e vetmja shpresë e tij është të shtyhet ballafaqimi në Kuvend për reformën.

Është kjo arsye që ndërsa dilte nga selia e SHQUP, Knut Flankeshtain hapi dhe një herë derën e xhamit dhe ju drejtua Bashës “Më thuaj të vërtetën”. I ka gënjyer aq shumë, sa ata janë lodhur dhe nuk dinë ç’të bëjnë më me gënjeshtrat e tij. Janë gati ta pranojnë dhe t’u thotë që ju gënjeva dhe të marrin vendimet e tyre. Por ai do të vazhdojë t’i gënjejë deri në fund, kur ata as vet nuk do   ta kuptojnë pse dreqin u duhej ta besonin kaq gjatë. Ata menduan se përmes reformës po i japing PD dhe një kryetar, ndërsa në finale reforma po dështon dhe Basha po humbet çdo shije dhe formale për të qenë kryetar, në një parti ku çdo vendim e merr Berisha. Thjesht u bie që kanë punuar të rikthejnë Berishën në krye të PD.

12 komente në “Pse perëndimorët po i “përgjërohen” Bashës!”

  1. aferdita says:

    Amo Mero ce ka gjete kete popull me keta dy kriminelet mos befshi hajer ,si nuk i ra zjari ne shtepine e malokut ta bente shkrum e hi qe te shpetonte populli dhe evropa me kete te cmendur

    1. ANIMALS FARM says:

      Te ishte vetem genjeshtar Lu Basha do ishte fat I madh per Shqiperine..

      Ai eshte nje manekin “part time” qe pasi ka plotesuar misionin ne tradheti,krime,vrasje,vjedhje kolosale e mbajne si qen te lidhur dhe mund te bejne cte duan me te…prangat ..ose k/m ne 2017..ose japin azil ne hollande.

      Problemi nr 1 ne shqiperi eshte edi rama

      Ka kaluar cdo limit durimi dhe cdo limit kohe..ai eshte frikacak…impotent dhe tradhetar I shantazhuar..duhet burrerisht ose te kerkoje ndihmen e popullit..ose te jape doreheqjen me nder..

      Nqs edi rama do vazhdoje me kete gjendje apokaliptike me fasada ..bojra..pasarela apo duke firmosur cdo lloj dokumenti qe I japin miqte te firmose (kujtojme muxhahidinet)do te behet tradhetari dhe qytetari me I peshtirosur per te gjitha kohrat
      ———————————
      Problemi nr 2 ne shqiperi jane keto perendimoret me qatipet e tyre ambasadore qe jo vetem e kane dhjere pune ne shqiperi por jane vete problem

      Per lexuesin e durueshem le te japim tre krahasime per te kuptuar qe keto “miqte e meros” ne trajtojne si FERME KAFSHES TE ORWELLIT:

      krahasimi I pare

      Vetem tre dite para se te arrestohej, me 27 korrik 1993, parlamenti shqiptar i heq Fatos Nanos imunitetin e deputetit. Tashme ai ishte lakuriq dhe i pambrojtur perballe drejtesise. Kryetari progresist i Partise Socialiste i drejtohet popullit shqiptar me nje leter te hapur, ku nder te tjera shkruan fjalite e “tmerrshme”:
      “…Diplomate te tipit Hill dhe Bill (Rajerson,) pasi bene karriere me CIA-n ne Beograd, i vune ne tavoline Berishes skenarin…Nuk eshte e rastit kenaqesia e tyre patologjike…per te zbatuar planet e pluhurosura makartiste te hartuara jo vetem per vendin tone, ne periudhen e pasluftes, te doktrines Truman… Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi. Ky eshte alarmi… dhe jo thjesht heqja e imunitetit apo cungimi i lirise time…por kthimi ne nje shtet klient ideal pa dinjitet dhe sovranitet
      Pra Fatos Nano arrestohet si kryeterrorist per vjedhjen e 100 dollareve te ndihmave italiane.
      Kurse LULI I ketyre perendimoreve te MEROS grabiti 300-400 miljon dollare te rruga e kombit..biles po sipas meros ambasdorja e atehereshme MR deri sa I mori firmen ministrit manekin Lul ishkonte vizite private te shtepia ne darke..e habiteshme apo jo…komentin e vazhdon lexuesi per YLLIN NE NGJITJE TE ARVIZUSE
      ——————————
      krahesimi dyte

      14 SHTATOR 1998
      SULMOHET dhe pushtohet k/m shteti shqiptar nga banda e berishajve e tropojes e mamurrzakeve e koqevareve te bukoshit..dhe keto perendimoret e leshit…kujdes lexojeni mire TE LESHIT…NE VEND TE KERKOHEJ ARRESTIMI I Sali kriminelit..u pergezua se ktheu vullnetarisht armatimin e rende dhe tanket…hajde miq per fiq hajde

      21 JANAR 2011
      egzekutohen barbarisht 4 protestues ne boulevard pa kaluar gardhin njeri..ndoshta me ndonje “shkelje syri” te arvizuse qe te mbronte k/m e natos me cdo kusht..gjasme…duke then se fajin e paska patur edi rama..ne dakort ne te semes shkofte dhe edi rama me keto arvizute qe mbrojten hapur nje kriminel duke I thene burre shteti
      ————————–

      krahesimi I trete

      2009
      ne votimet e pergjitheshme pati nje vjedhje massive nga PD biles dhe pse fitoi PS “KUPEN “ e fitores e mori PD duke I falur dhe koqen e kandarit Ilir muten I shuguruar ne bodrume ambasadash
      Kerkoi PS te hapeshin te pakten disa kutija…ABSOLUTISHT..jo vetem qe nuk u happen por u dogjen ne nje menyre provokuese dhe anti ligjore ne Erzen..dhe asnje nga xhambasdoret e huaj nuk u ndje

      2011
      Fiton edi rama votimet e Tiranes dhe bota e uroi,, por prisni..nuk keni pare gje akoma…del teoria se ishin hedhur vota te gabuara ne kuti te gabuara..Kulmi ishte te nje mengperveshur qe doli garant per te hapur kutite me “ndershmeri” ..dhe I moren fitoren Edit ndoshta me pelqimin e ketij te fundit..per ta bere k/m ne 2013 dhe keto perendimore ja dhane “lodren” axhamiut Rama pra idhane vetem godinen e K/m me celsat e kashtes dhe bibilushin e Zahos brenda
      —————-
      prolog
      vetem keto tre shembujt e mesiperm vertetojne ate qe tha Fatos Nano ne 1993 kur e arrestuan per 100 dollare si binladeni me ndihmen e Hillave & Billave qe…

      Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi

      Fundja edhe te na kishin pushtuar perendimoret do ishte nje gje e pranueshme..por jooooo atyre I duhen 28 000 kilometra katrore si nje WC gjigande per te shkarkuar pislleqet e tyre dhe te kene kete klase politike si pastrues dhe mirembajtes te kesaj haleje me emrin Halebania..
      ta gezoni halene e re

  2. Shqiptar says:

    “Reforma ne Drejtesi” e shkruar nga duart e BE-se dhe SHBA-se eshte veshtiresia me e madhe me te cilen eshte perballur ne 25 vjet Sali Berisha dhe banda e tij Kriminale!!Rama u tregua Inteligjent.E la ne dore te BE-se dhe SHBA-se hartimin final te Reformes.A do arrije Sali Berisha te dale nga gracka e Reformes ne Drejtesi??Te shikojme!!

  3. rip albania says:

    keto perendimoret sic i quante gjergj fishta KURVA E MOTIT..kane dale nga kontrolli..

    nuk ka ndonje ndryshim te madh midis gjeneraleve dhe koloneleve ne kohen e fashizmit me keto ambasdore qe vine si pordha neper breke ne shqiperi biles ne vitet 40 ishin me te ndershem se keto qe po na poshtrojne sot kaq hapur

    Banda kriminale e bash-berishes nuk kane lene krim pa kryer nga KODI PENAL I KRIMEVE TE RENDA..qe te vrasjet naziskine deri ne tradheti kombetare..
    atehere lind pyetja
    PSE TE MOS TE AMNISTOHET DHE KRIMET E ENVERIT …qe ne fund te fundit numri I diversanteve ,terroristeve,spiuneve te brendshem dhe te jashtem ETJ ETJ iste shume me I madhe se ato qe ai persekutoi…dhe ne fund te fund nuk kreu TRADHETI KOMBETARE,VRASJE CIVILE (SI 21 JANARI)..
    OSE ME NDRYSHE
    PSE ESHTE AMNISTUAR TRADHETARI AHMET ZOGU..ku dosja e tij kriminale qe nga genocidei ndaj katolikeve,varja dhe vrasja e dhjetra kundershtreve shitja e vendit Italise pas 1933 dhe tradhetia ne 1939….lexoni mikun e tij CATIN SARACI…dhe ambasdorin amerikan ne shqiperi para 40’ qe e quajne DEMON ,TRADHETAR & QELBESIRE ORIENTALE.
    pse dhe sot po behet nje TERRORIZEM MEDIATIK..nga trupi dipllomatik ,sherbime inteligjente te atashuara prane mediave dhe paria e Tiranes.Le te sjellim nje shembull super skandaloz:
    Para nje viti arrestohet ERMAL ILIR ENVERHOXHA me aq pompozitet dhe ulurima gazetaresh sa e quajten PABLO ESKOBARI I EUROPES.
    dhe “informacjoni” erdhi nga HELMUTI GJERMANISE dhe I PROKURORI I TJ ATJE..kishte perrgjuar Ermalin dhe e arrestuan me GESTAPON E BERISHES qe ben ligjin akoma edhe pse pushtetin e kashtes e ka enverofagu EDI RAMA.
    Krahesoni ERMALIN E ENVER HOXHES me MONSTREN SHKELZEN BERISHA qe ka dokumente te plota per trafik droge me makinen e ish Presidentit ne 1997 dhe qe njihet si njeru kryesor I gerdecit.
    Analizoni MIKROSKOPIN e Donald lu-lit..njeriu me powerfull ne shqiperi:
    Beri furtune per disa ora te shtrenjta te gjyqtareve DONALDI por beri syrin QORR per vilat disa MILION DOLLARESHE TE shkerdhen berishes dhe shkerdhatave si MEDIU….shkoni vlersoni vilen e ti qe ka ne themele gjakun dhe kockat e gerdecit
    Mos harroni:
    Shkoni te PULARIA LAPRAKES..eshte nje 100 vjecare..gjyshja e ERMAL ILIR ENVERHOXHES qe sundoi 50 vjet dhe nuk tradhetoi por as vodhi 1 qindarke..
    Keto te shohe Enverofagu EDI RAMA qe mori votat cudiberese ne 2013..dhe 2015..dhe ne menyren me te ndyre te mundeshme po I fal pushtetin kriminelave (BBM) nen orkestracjonin e marshit FUNEBER te reformes se drejtesise ku:
    Donald lu ……..……….. dirigjenti
    Gjermani Helmut……..muzika
    Kroatja Vlahutin………teksti
    Kendon……..LU BASHA….ison e mban Fate Mediu ku
    mjeshter dekori eshte artikullshkruesi yne….

    R.I.P. ALBANIA

  4. aron says:

    Ju zoti Baze i keni vene detyre vehtes qe problemin e aprovimit te reformes ne drejtesi ta analizoni vetem nga nje drejtim, ate te qendrimit te PD ndaj saj. Dakord, jemi te bindur te gjithe se PD nuk e do reformen ne drejtesi per dy arsye: 1) Per te ruajtur vehten nga pasojat qe burojne pas aprovimit te saj per cdo politikan dhe 2) Per te mos i dhene PS nje karte morale te nje arritje politike serioze.
    Por mendojme se ju duhet ta trajtoni problemin edhe nga drejtimi i kundert, ai i cuarjes se reformes ne parlament per aprovim. Aty do te provohej gjithcka, soliditeti i aleances PS-LSI, elementet qe jane pro reformes ne kampin e opozites, verifikimi i shumices qe kerkon ecjen e vendit drejt bashimit europian dhe nje mori ceshtjesh politike me pak te rendesishme, te cilat mbeten per tu analizuar nga ju analistet qe, kuptohet, e keni per detyre. Sepse, po ta mendosh me qetesi, trajtimi i problemit nga ky kendveshtrim, opoziten do ta vendoste ne nje pozicion vetinjorues. Natyrisht, ne nje veshtrim te shpejt guket sikur opozita mezi e pret qe Rama ta coje ne parlament dhe aty ajo shpreson te realizoje endrren e saj per nje qendrim kundershtuese te nendheshem te LSI, Por nese ndodhte kjo, ky kish per te qene varri politik i LSI. Kete Ilir Meta nuk do ta bente kurre, sepse ai e di mire qe ky kish per te qene fundi i tij politik. Le qe, ai mund te jete me shume se shume te tjere pro reformes. Por mendoj se eshte Edi Rama se bashku me nderkombetaret ata qe nuk e fuwin ne parlament, pasi ka frike se nuk behet shumica e domodsoshme dhe bie qeveria, Ndaj preferon ta shtyje si ta shtyje deri ne zgjedhjet e ardheshme. Pikerisht duke njohur kete qendrim te Edi Rames dhe nderkombetareve, opozita tall lesht, sepse e di qe te huajt me nje gur duan te vrasin dy zogj, te aprovojne reformen dhe Edi Rama, tek I cili aktualisht kane me shume besim, te qendroje ne pushtet duke e konsumuar te gjithe mandatin.

  5. juli says:

    Atehere amerikanet te dalin hapur dhe te thone se cili nuk e donte reformen pamvarsisht se kjo duket tashme. Lsi-se I duhet qe ta pertypi dhe shpresen e ka tek berisha qe ti marri ai pergjegjesite e mosvotimit. Ka shume nevoje shqiperia per nje drejtesi te pakorruptuar. Vetem te votohet ashtu sic e kane formuluar ekspertet dhe jo gjysmake si puna e dekrileshit. Kur nje drejtesi jep padrejtesi gjithcka tjeter qe ka te bej me funksionimin e shtetit eshte e kote. Kane vjedhur shume kurvat, kane vrare per te vjedhur prandaj jam pesimist por ama ambasadoret te flasin me emra sepse ky do jete pikesepari deshtimi I tyre me I madh, ose le ta marrin ata pergjegjesine.

  6. dash says:

    Plotesisht dakort RIP

  7. spata says:

    O Mero .Mire bene qe u cjerr fytyren te pafytyrve .Dihet qe Basha eshte si ai guri i varit qe tregon vetem emrin dhe nuk bene azgje .Saliu eshte lugati qei shkon tek varri e i thot: Jo ,po ,neser ,pasneser, sot ,mot ,kur te vijme ne.Te presi deri sa te dali nje formule qe ti pelqej atij .
    Thuaje o Mero qe ai mori zemer nga deklarata e Z.Ambasador .Saliu ine ka vlera te medhaja ne rrezimin e komunizmit me te eger ne Evrope , se ruset nuk kishin me brek. Ai na futi ne NATO,ngriti shtyllat e kapitalizmit dhe forcoje shume mardhejet me SHBAne . A ka me per te diskutuar per Saliun ??????????????

  8. Kris says:

    I lutem Z. Mero Baze ta botoje komentin! Behet fjale per Fatos Lubonjen dhe gazeten Panorama.Panorama, eshte me “semundjen e sheqerit”, sic i thone andej nga Shqiperia! Komentuesit kane te drejte te japin mendimin e tyre! Te ben pershtypje, sikur te gjithe lavderojne Lubonjen, per artikullin dhe “cilesite” e tij intelektuale etj. Por, ka dhe te tjere qe, nuk ndajne te njejtin mendim per kete “te persekutuar politik intelektual”! Por “panorama” nuk i boton komentet qe, japin mendimin e tyre dhe thone qe, nuk aprovojne Lubonjen ,sepse ai merr udhezime nga Berisha per ato qe shkruan! Pra nuk jane mendimet e tij! Pra eshte “mercenar”! Eshte mire qe “panorama” t’i botoje te gjitha komentet, kuptohet kur nuk ka fyerje,por, qe nuk jane ne mbeshtetje te Fatosit! Sepse Lubonja nuk ka qene i burgosur politik! Ne dime! Jemi nje moshe me te ! Jemi rritur ne Tirane! Pra ai eshte futur ne burg se nuk i rinte goja rehat! Njelloj si tani! Keta njerez duan te flasin! Duan audience! Por le te respektojme te drejten e secilit per t’u shprehur! “Mos u merr me personin ,merru me probleminqe ngre” thone disa berishiane injorante! Por problemi eshte se thuhen gjysem te verteta! Shume “analiste apo gazetare” shkruajne ata qe thote Berisha.

  9. Edmond says:

    Reforma ne drejtesi eshte nje reforme juridike! Per deri sa klasa politike shqiptare perserit ne çdo moment se per kete reforme duhet “konsensus politik”, “zgjidhje politike” e ku e di se çfare tjeter “politike”, nuk ka më kuptim reforma ne drejtesi! Zgjidhjet politike te problemeve juridike jane gjithmone te gabuara dhe me interesa mediokre afat-shkrurtera ne kuadrin e pazareve politike! Me ligjet nuk behet politike! Mjere populli!

  10. RILINDJA ME BYTHE PERPJETE says:

    PO MIRE ORE KRIS TEMA a i BOTON KOMENTET E DEMOKRATVE APO ATA CE KANE MENDIM NDRYSHE TE THEM SE MBI 100 KOMENTE TE MIA NUK I KA BOTUAR

  11. ak says:

    Te gjithe analizojne reformen ne drejtesi dhe me duket se asnjeri nuk e ka lexuar,Ka mundesi ta nxirni ta lexojme dhe pastaj te flasim.Vetem ne shqiptaret flasim me kopetence per ate qe nuk e njohim.Ne mos e vine te teren vini pjeset me esenciale ti shohim dhe ti vleresojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje