Në vitin 1996, pas skandalit të zgjedhjeve të 26 Majit, negociatorët e fundit që tentonin të bindnin Sali Berishën të priste nënsekretarin e Shtetit Timothey Wirth, dështuan, duke marrë prej tij një arsyetim praktik. Sipas Berishës, ai nuk mund ta priste zotin Wirth, pasi “e dinte se çfarë do ti thoshte”. Nëse zoti Wirth donte të vinte, sipas Berishës, ai ishte i mirëpritur dhe mund të takonte kryeministrin Aleksandër Meksi. (Sikur ky i fundit nuk e dinte se çfarë do ti thoshte!!!)
Sot Sali Berisha ka bërë të njëjtin gjest. Ai nuk ka pranuar të shkojë në takimin me ambasadorin Lu dhe ambasadoren Vlahutin, pasi siç e tha dhe vetë zëdhënësja e tij, ai “i ka takuar ata dhe herë tjetër”. Pra me një fjalë, “ai e dinte se çfarë do ti thoshnin”. Dhe me të njëjtin stil të vitit 1996 me nënsekretarin Wirth, ai ju ka rekomanduar atyre të takohen me të tjerët që “nuk kanë fatin” tu shkojë ambasadori Lu në zyrë.
Përtej krenarisë së tij si lider autoritar, që ka konsumuar majat dhe gjirizet e politikës shqiptare, duke refuzuar të takohet me ta, ai ka bërë një gjest të qartë politik, pasi nuk donte të dëgjonte në sallë atë që dëgjon në rrugë. Thjesht ka refuzuar të dëgjojë diçka qe e bezdis, që i ngre nervat që e trishton, që e tremb , që e nervozon, dhe që në fund e bën të duket askushi. Refuzimi tij për të dëgjuar këshillat e SHBA dhe BE për reformën në drejtësi, shkon përtej brendisë së saj. Ai nuk e pranon dot që tani në perëndim të jetës së tij, ai t’ia dorëzojë historinë e vet dikujt që nuk e ka caktuar vetë. Është krejt i pasigurtë, i paqartë, i paqetë dhe njëkohësisht i pamposhtur në këtë pikë. Nuk e voton atë reformë!. Dhe këtë votë “Jo”, sot e dha ashtu siç besojmë të gjithë, edhe në emër të PD.
Dhe këtu duhet ti japim fund të gjithë kohës së humbur me këtë lutje të gjatë duke poshtëruar veten, reformën dhe Shqipërinë, për shkak të një njeriu.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë një përgjigje të ndershme prej Sali Berishës. Ai nuk ua jep votën. Nuk ua jep votën së paku nga gjesti i saj publik as Jozefina Topalli. Unë besoj se nuk ja jep shumica e grupit parlamentar të PD. Prandaj nuk duhet humbur më kohë me PD zyrtare. Nuk mund të jetë një PD turni i parë që kryesohet nga Basha dhe një PD turni i dytë që urdhërohet nga Berisha. Duhet të testohet jo më reforma, por mbështetja ose jo e gjithë grupit të PD për Berishën.
Dy partitë e tjera e japin votën. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim premtuan se do ta votojnë atë.
Tani kushtëzimet, lojërat me nene të shtuara nga forca anonime dhe pazaret pas perdesh të mbyllura, duhet të marrin fund. Lëvizja e fundit që po bën Partia Demokratike është zëvendësimi i Eduard Halimit në Komisionin e Reformës Kushtetuese, me Arben Imamin, njeriun që e ka kundërshtuar hapur reformën biles dhe influencën amerikane mbi të. Është një lloj përgjigje e qartë, që PD po i jep dhe bashkëpuntorëve të ambasadorit Lu në këtë proces brenda PD.
I vetmi investim publik që mund të bëhet për reformën është që ajo të shkojë në Kuvend për t’u votuar dhe për të parë nëse PD udhëhiqet prej Berishës dhe vendimit të tij për ta refuzuar reformën apo ka dhe të tjerë që mendojnë ndryshe. Në fund të fundit kjo reformë nuk ka lezet të votohet prej Sali Berishës, edhe sikur ai të ishte çmendur dhe ta votonte. Kjo reformë duhet të bëhet jashtë vullnetit të tij dhe e pandikuar në asnjë aspekt prej tij, qoftë dhe për të treguar, se historia e tranzicionit duhet të ketë një fund dhe normaliteti duhet të rifillojë pa të.
Reforma duhet të shkoj në Kuvend javën tjetër dhe PS dhe LSI duhet të punojnë të sigurojnë 94 vota për ta çuar reformën në referendum popullor. Marrja e 94 votave, dhe çuarja e reformës në referendum popullor, i jep një shans shqiptarëve të votojnë për herë të parë një alternativë masive kundër Sali Berishës.
Për këtë do të duhen disa vota nga brenda Partisë Demokratike, dhe ato vota janë. Ka deputetë të PD që e kanë marrë seriozisht idenë që ata duhet të miratojnë reformën, siç ka gënjyer publikisht Berisha e Basha. Atyre nuk u duhet kërkuar votë pro reformës, por u duhet kërkuar të shprehin vullnetin që reforma të shkojë tek populli dhe të vendos ai.
Nëse parlamenti nuk i bën dot 94 vota, për ta çuar reformën në popull, atëhere më mirë të shpërndahet, si një shenjë që nuk mund të pranojë ende diktimin e fatit të këtij vendi nga Sali Berisha. Ose reforma, ose parlamenti duhet të shkojnë t’i gjykojë populli. Çdo humbje tjetër kohe, do të jetë një tallje e madhe.
Bravo Baze! Analize mjaft racionale! Konkluzionin logjik eshte ai qe ti ke thene ne frazen e fundit. – “Ose Reforma ose parlament duhet te shkojne ti gjykoje populli”-
Une mendojne se ne legjislacionin shqiptar populli ka te kufizuar te drejten per vendimarrje te rendesishe si ne kohe ashtu dhe ne perbajtje. Ne emer te tij flasim horrat dhe hajdutet, kriminelet dhe tradhetaret.
Te shkretet ne, do vdesin dhe nuk do te shikoje drejtesi me sy. Na vuri perpara nje perbindeshi.
o Mero e shoh qe po vuan shume per paçavuren “Reforme” po a ta di çfare po heq ti Lu-ja i rruges Elbasanit se ndryshe gjynah.
Hahahaha Reforme ne drejtesi me vota korrupsioni. Qe ketu dihet se cfare rezultati do kete !
Ju lutem votoni zoti kriminel bishe Berisha!
NUK KA NDODHUR NE HISTORINE ENJERZIMIT QE NJE MENDER ME THANE DREJTUES SHTETI KA BERE KRIME TE PERBINDESHME SI MONSTRA VIQIDOLIT
NUK KA NDODHUR NE HISTORINE E AMERIKES QE TE JETE TOLERUAR NJE KRIMINEL SI BERISHA AQ ME SHUME QE ESHTE NJE ISH K/MINISTER I NATOS QE KA VRARE..I KA DUART ME GJAK…
Ky njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut.
Sali Bisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.
Sali Bisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti
IL PADRINO-THE GODFATHER
INTRODUZIONE
I penduari Izet Haxhia i ngujuar nga Turqia jep kater intervista rrenqethese ne gazeten Dita dhe cuditerisht nje heshtje varri ne ate vend.As shoqeria civile,as mediat,as prokuroria,as pozita ,as opozita dhe me keq akoma dashi washingtonit dhe delja brukselit kane mbyllur syte per aresye qe ato i dine. Nga keto 4 intervista kam nxjerre nje kolazh me deshmite e tij qe mund te benin nje skenar filmi te llojit THE GODFATHER dhe nese do luhej nga Hollivudi patjeter qe do merrte gjithe Oskar-et.I vetmi ndryshim do ishte nese spektatoret do ta shihnin per ca ore nekolltuqet e kinemave,perkundrazi shqiptaret kane 25 vjet qe e kane ndjere ne kurrizin e tyre;.Mbasi regjizoret e ketij filmi nuk jane shume te qarte te pakten 3 aktore tashme dihen:
Vito Corleone,……….. Sal Berisha……(marlon brando)
Michael Corleone,…….Xen Berisha…..(al pacino)
Tom Hagen,…………..Lul Bashberisha .( robert duvall)
………..
PRIMA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$
-Në vitin 1999 gjendesha në Tropojë në një kohë që në Tropojë nuk ekzistonte shtet
-Në atë kohë ka pasur një urdhër nga autoritetet e shtetit që kudo të më shihnin, të më vrisnin pa paralajmërim.
-Ne 9 dhjetor 1990 ka ndodhur një skenë që s’e harroj kurrë kur një ushtar i xhenios me një lopatë xheniere donte të godiste Berishën kur erdhi nga Ramiz Alia dhe në atë kohë një civil nga të Sigurimit, e kapi dhe e tërhoqi.(Berisha ruhej nga sigurimi)
-Tregoj vetëm një rast me Shkelzen Berishen që vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta. I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku. Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge.. Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun. Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë. Dhe aty ka marr shuma parash te vila e Landit të Jasharit në Vlorë.
-Filluam të dhunonim barbarisht ata që ishin në opozitë. Kuptohet ideologu ka qënë Berisha. Ai nga një ish-komunist u kthye në një demokrat të tipit fashist.
-Berisha tregonte çfarë i kish thënë Papës. Imagjinoje çfarë hipokrizie: Berisha tregonte se çfarë i kish thënë Papës: “Na shpëtoni nga myslimanët, duam evangjelizmin”…. në të njëjtën kohë kur flirtonte me iranianët, me arabët me sheikët.
Saliu e mbushi PD-në me bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Atë partinë e ëndrrave tona, e shpresës së studentëve të dhjetorit, të intelektualëve që erdhën dhe e mbështetën atë lëvizje shumë të pastër dhe historike, u tradhtuan nga përfaqësuesi kryesor, nga Partia Demokratike. Pse PD? Sepse kjo parti u mbush me njerëz anonim. Me njerëz që nuk kishin asnjë kontribut, u mbush me klanin më të rrezikshëm të Sigurimit të Shtetit dhe fajtor për këtë është Sali Berisha.
SECONDA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$
-Pse vetëm në Shqipëri nuk u hapën dosjet? Sepse këto janë përdorur gjithmonë nga Berisha. Kur dikush sillet urtë dhe i bindet, është shumë mirë më të; nëse dikush ngre kryet me të, ai nis e tund dosjet!
-Edhe në Uganda e Ruanda, shteti nuk ka falimentu plotësisht nga një konflikt civil. Në Shqipëri ndodhi ama. Simboli i një shteti që ekziston është burgu. Shqipëria në ’97-ën ka ndenjur një muaj e sa pa burg. Burgu është mjet ndëshkimi, po tregon që në atë vend ka shtet, rregulla, ligje. Pra, dëmi më i madh që Berisha ka bërë, është shkatërrimi i shtetit.
– ne 1996 thyerja ishte e madhe sepse të mos lejoje opozitën të hynte në disa qytete nuk ishte pak, ta shtypje atë. Mentalitet i atëhershëm, mentalitet i gabuar shumë, që i përket jo një shteti demokratik, por vendeve diktatoriale.
– Kurrë se ka dashur Berisha Azemin, dhe anasjelltas… ka kërkuar shpesh Hajdari të bëhet Ministër i Brendshëm, prapë nuk e bëri që nuk e bëri kurre Berisha… Nuk ka patur besim te ai. Asnjëherë!
– Azemi ka qenë i lidhur me trafikun e drogës. Nuk e di nëse keni dëgjuar për rastin e Mirush Matit, i cili është vrarë në Moldavi. Kanë qenë ortakë bashkë me Azem Hajdarin, që kanë bërë trafikimin e heroinës nëpër Shqipëri, bashkë edhe me një person tjetër nga Fieri që s’po ja them emrin. Dhe vrasja e këtij Mirush Matit nuk është ordinere, por është për ndarje pazaresh.
-Azemi ka qenë pas ’97-ës, drejtuesi i linjës së tritolit. Shumë hedhje në erë që janë bërë, kanë qenë direktivat e tij. Berisha i dinte këto dhe e dinte gjithashtu që ai ishte i pakontrollueshëm. Azemi u doli jashtë kontrollit atyre që e sollën në krye të Lëvizjes së Studentëve, ashtu do i dilte jashtë kontrollit edhe Berishës dhe njeriu i parë ndaj të cilit do hakmerrej, do ishte Berisha.
-Ai ka patur lidhje me shumë grupe kriminale. Mund t’ju tregoj një histori në fillim të viteve ‘90. Ka qenë një Gaz Muça, i fortë atëherë. Azemi doli e foli kundër tij në parlament, dhe në darkë takohej me të, bënte bisedime dhe i thoshte “e thashë për kështu e ashtu”. Azemi ka qenë i atillë.
-Sa për agjenturat e huaja, unë këtë s’e di se nuk jam i shërbimeve sekrete. Por di një rast. Në kohën e luftës së Kosovës, janë vra dy persona. Ka qënë shefi i logjistikës UÇK-së me qendër në Tropojë. Një burrë i mirë, patriot shumë i madh, dhe që e njihja personalisht, Ilir Konushevci, është vra megjithë doktor Hazir Manen. Këtu është një fakt interesant, sepse personat që kanë marrë pjesë në pritë… nëse e mbani mend pas ish Muzeut të Enver Hoxhës ka qenë një dyqan qoftesh me një kosovar. Ai ka qenë një agjent i shërbimeve sekrete jugosllave. Aty Azemi shkonte shpesh dhe aty është bërë takimi me këta personat që kanë marrë pjesë në pritë. Sepse kush e ka ditur atë udhëtimin e atij atë ditë, me armët që çonin për UÇK-në? Është bërë prita dhe fatmirësisht një person ka mbet i gjallë, dhe historia nuk mbeti një enigmë.
-Në gusht të ‘98-ës në gazetën “Rilindja” ka dalë një shkrim me firmën e Afrim Krasniqit, ku shkruante: “Tropoja mes Nanos e Millosheviçit”, dhe në këtë shkrim akuzoheshin Haklajt sikur kishin vrarë këtë Ilir Konushevcin (me pseudonimin Mërgimi) megjithë Hazir Manen.
TERZA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$
Ne 12 shtator 1998 përballë makinës ku ndodhej Fatmir Haklaj, Jaho dhe Naim Çangu, në distancë nga trotuari ku ndodhej makina ka qënë një lokal. Aty ndodhej e ulur mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani. Ajo i ka pa dhe i ka njohur, se njihen gjithë tropoja¬nët. Ajo ka hyp në zyrë dhe ka tregu Berishës për atë që ka pa. Sali Berisha kishte dijeni se kush ishte në makinën me targa Vlore përpara selisë së PD, jam sigurt me 1 mijë përqind. Ç’punë kishte Azemi që të zgjidhte këtë çështje?
Azemit kur i ka thënë Berisha ka shku në zyrën e tij, dhe në atë kohë në koridorin e zyrës ka qënë Genc Pollo me Sali Lushën duke bisedu ndërsa Azemi i alarmuar u ka thënë se Saliu i ka thënë se jashtë është një makinë me bombë që do të hedh në erë PD, dhe merr një armë. Është fut tek zyra e vet ka vënë silenciatorin e pistoletës së tij Zastava, e kam pa atë pistoletë. E ka pas dhuratë nga një miku i tij, Myftar Çela, është vra edhe ai më duket në Mal të Zi.
Unë Izet Haxhia jam akuzu se e kam nxjerr Azem Ha¬jdarin në pritë. Është një akuzë që ka ardh nga ana e PD. Po pse ka ardh nga ana e PD? Është bërë me qëllim për të mbuluar nxjerrësin e vërtetë ne pritë të Azem Hajdarit që është Sali Berisha. E ka nxjerr me dashje apo padashje… por është edhe një gjë e vërtetë se Sali Berisha pas takimit të plakut të Haklajve me Azem Hajdarin, ka qënë shumë i shqetësuar dhe rrinte me frikë
ULTIMA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$
-Berisha kanë qenë palë në historinë e Tropojës. Njerëz që kanë qenë rreth tij, dhe që sot janë sërish afër tij, kanë qenë sponsorë të komandos që vranë Haklajt. Në krye të kësaj komandoje ka qenë Anton Gjergji.
– Historia e Anton Gjergjit është interesante.Atë ditë urgjent kam shkuar te Berisha. Në atë kohë aty ka qenë edhe Gazidede dhe i thashë që kam një informacion të sigurtë që bombën tek firma VEFA e ka vu një Anton Gjergji. Berisha dhe Gazidede janë pa në sy me njëri-tjetrin dhe thanë: Mirë mirë se do e zgjidhim. Më vonë asnjëherë nuk dëgjova që të fajësoheshin këta persona. Dhe fakt interesant është se ky person është shfrytëzu për të vënë bombat në Tropojë. Anton Gjergji ka qenë në krye të komandos që ka vrarë Haklajt. Dhe është njeriu që ka vrarë Fatmir Haklajn në pritën që i bënë. Bombën tek VEFA e vuri ky, dhe Bujar Kaloshin e vrau grupi operativ i SHIK.
– Pas vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1999 është bërë një takim në Rogner, Pozitë-Opozitë, Takimi ka qenë i papritur sepse qeveria ishte në luftë. Berisha akuzonte PS për vrasjen e Azem Hajdarit etj. Aty është bërë një marrëveshje për eleminimin tonë. Aty Fatmir Haklaj është shqetësuar shumë. Një ditë më tha: Dëgjo, ti e don Berishën por Berisha është armiku jot. Por dëgjo, më tha, – Po qe se nuk vritet Berisha, ne do na vijë fundi. Të shkojmë ta vrasim Berishën në Tiranë. Në mënyrë absolute, i thashë, kjo nuk ka për të ndodhur. Berisha nuk është kriminel, i thashë. Kështu mendoja unë në atë kohë për të. Fatmiri më tha se ai është njeriu më hipokrit e i pabesë.
-Dua të saktësoj diçka, se jam akuzu se kam qenë unë njeriu që kam rrahur Edi Ramën. Nuk është e vërtetë. Ai kur është masakru në ’96-ën nuk ka lidhje me mua. Edi Rama është rrahur nga një grup operativ i SHIK-ut të kohës. Unë e di që edhe prokurorit ai i ka thënë që mos e shkruani emrin që më ka rrahur, se ai njeri më vret mua. E ka pas fjalën për mua. Por nuk është e vërtetë. E dinin që isha unë i dhunshëm me politikanët, me 3 a 4 politikanë dhe m’i faturonin mua të gjitha rastet e dhunës. Atë e rrahu grupi i Xhahit Xhaferrit.
=CONCLUSIONE
Nqs ne historine e njerzimit dhe kozmosit qe na rrethon ne baze te perceptimeve qe kemi ne dispozicjon ka dy permasa kryesore “unlimited” qe jane koha dhe hapsira.
Kurse ne hapsiren shqiptare te pakten keto 25 vitet e fundit dy permasa jane unlimited: veprimtaria diabolike prej satanai te Sali Berishes dhe e dyta hipokrizia e nderkombetarve qe kane ndjekur nje politike See No Evil qe duhet ti jepet fund duke dorzuar koken e Vito Corleones & sons
PER HERE TE PARE KE BERE NJE SHKRIM SI PAKE OSE ASKUSH EDHE SI GAZETAR EDHE SI POLITOLOG!
Kjo ‘reforme’ qe nuk eshte reforme as ne permbajtje e as si paresi duhet ti jepet ne dore SOVRANIT POPULL me referendum se bashku me KRYEREFORMEN E SISTEMIT ELEKTORAL:Parlament me 70 deputete,asnje deputet qe ka me shume se 2 legjislatura nuk mund te prezantohet nga listat emerore te ‘nenes parti’ por kush ndihet le te kandidoje direkt i pa varur dhe le ta mbeshtese partija,te zhduket KQZ e ministrija e brendeshme te drejtoje organizoje e numuroje votat po qe se duam shtet me komisione zgjedhjesh nga shoqerija civile nga baza ne qender.Pa u bere kjo lloj reforme per ti kthyer parlamentin pas 25 vjet popullit shqipetar nuk mund e nuk ka asnje alternative tjeter!TERE KJO MUND TE BEHET BRENDA MUAJIT!
Nuk i heq dot presjen ketij shkrimi. Jam i sigurte se shkrime te tilla i LEXOJNË edhe ambasadoret. Ceshtja eshte pse nuk ndertojne zgjidhjen/t mbi to!? Eshte humbur boll kohe me BANDËN BERISHA, ky popull eshte poshteruar shume here prej tij edhe pse me vote (ne 97-ten edhe me arme) ja ka treguar vendin, por eshte TRADHËTUAR prej PERËNDIMIT, SHBA-ve ne vencanti, qe Berisha ju eshte dashur si garanci per ta mbajtur Shqiperine te dobet dhe pa sovranitet. Per kete arsye edhe e kane toleruar dhe tolerojne TALLJEN qe Berisha ju ben cdo dite dordoleceve ambasadore. Por sot nuk ka më shqiptare me nivel mesatar qe nuk i di keto gjera. Ajo qe ne shqiptaret duhet njehere e mire te ndajme eshte PIKËPYETJA qe Rama keto 3 vite na ka ngritur; A ËSHTË RAMA NJËLLOJ SI BERISHA?! Kete pune na e ndane vete Rama sipas formules qe Mero Baze i jep me ANALIZËN e sotme. Te shohim!
Per mendimin tim eshte humbur shume kohe.Fshati qe duket nuk do KALLAUZ.PD po terhiqet zvarre nga Saliu dhe pasohet dhe nga disa pjestare qe jane perlyer me KORRUPSION .E vetmja zgjidhje eshte REFERENDUMI .Populli do te dije tu jape reston ZAGAREVE TE POLITIKES
Per mendimin tim eshte humbur shume kohe.Fshati qe duket nuk do KALLAUZ.PD po terhiqet zvarre nga Saliu dhe pasohet dhe nga disa pjestare qe jane perlyer me KORRUPSION .E vetmja zgjidhje eshte REFERENDUMI .Populli do te dije tu jape reston ZAGAREVE TE POLITIKES
Po gaboheni Z.Moderator eshte hera e pare qe shpreh kete mendim
Reforma ka mbeshtetjen e mbi 90% te shqiptarve,kjo mjafton qe ajo te miratohet me shumice te thjeshte votash ne parlament.
Shqiptaret nuk duhet te pranojne konsensusin me familjen,reforma te dergohet ne parlament per tu votuar !
sa shqiptar e jane lexuar se vetem sot treguan se ku mund te lexohet ne web(po paten)
sa shqiptar e jane lexuar se vetem sot treguan se ku mund te lexohet ne web(po paten)
Artikull I mrekullueshem.
Super mero
Nuk kane mbaruar negociatat z.Baze!Duro e ndegjo.Te tera jane me nder teje pordhe kineze te perzier me ere baruti qe kryekrimineli iu ka falur ketu e 25 rrjesht!Ndaj durim e mos e lesho vehten te flasesh per kinezerira se kushdo e mban mende importin e mbetjeve te lendeve helmuese (dhurate e miqeve)qe donin te benin asgjesimin ne kete poligon duke na premtuar se po ti pranonin do te na ofronin futjen ne BE,te njejten gje bene me te burgosurit e Guantanamos,me xhihadistet e trajnuar e tani perseri shoku Hu do te na ofroje perseri ftesen per ne BE.Kjo eshte pak a shume mesazhi qe morrem nga shoku Hu e qe Sali kryekrimi bene sikur e refuzon pasi pas takimit me tre partiçkat me te medha do te takohen koke me koke shoku Hu e shoku Sa!Rrofte miqesia shqiptaro -kineze.
Po me firma nga populli nuk e lejon kushtetuta qe te shkoje ne referendum? Kjo nuk eshte kushtetute demokratike ne qoftese nuk lejon referendumin dhe duhet te abrogohet.
Perderisa parlamenti eshte me perbajtje politike atehere AI ka konflikt interesi me reformen ne drejtesi. Reforma ne drejtesi do te ishte e plote dhe gjitheperfshirese nese ate do ta votoje sovrani popull.
Ne parlament drejtoje nje hajdut qe ben politike kulisash me saliun. Eshte e pamundur qe hajdutet te miratohet ligjet per ndeshkimin e tyre.
PRA Reforma ne drejtesi I takon vetem popullit.
Populli kerkon reforme per drejtesi se I ka vuajtur thika ne fyt nga varferia keta qe e perfaqesojne nuk duan drejtesine e reformuar sepse mbrojne parate e vjedhura. Ne po I lutemi hajdutit te miratohet reforma ne drejtesi kunder hajduterise. Kjo sikur nuk shkon. Reforma ne drejtesi eshte e popullit dhe vetem AI ka te drejten morale ta votoje
Mero je madheshtor. Artikulli eshte teper me vlere. Vetem vatra juaj Tema po ngroh shqiptaret e ndershem qe shpresojne te jetojne me mire me drejtesi e dinjitet.
Te pershendetje me respect. Shqiperia do ta shperbleje mendjen e ndritur dhe sakrificen qe po ben.
Sami perveçse je analfabet, se nuk di te shkruash shqip(ne shkrimin e mesiperm ke bere 20 gabime) je edhe nje idiot qe nuk e paske shokun. Per çfare sakrifice flet o vule humbur, ç’fare do i shperbleje Shqiperia Meros? Do i shperbleje bythlepirjen, hipokrizine, zemerligesine, pushtllekun apo talljen qe ben me tipa si ty.
Z.Mero.I ke rene pikes.SB nuk e do RDrejtesi.Po i del boja.Duhet referendum.Keshtu Ps del e fituar 3 here rrjesht dhr Pd diskreditohet perfundimisht.
mose kundershtoni amerkene pre se te gjithe keta jane bijete e amerikes dhe kane zbatuare porosite e merikes qe eshte grabitsi me i mahde i kombite shqiptare vetem amerika na katandisi keshtu me keta terorista qe na udheheqin
Jeni e vetmja gazete ne Shqiperi qe nuk shkruani ose nuk keni kurajon te shkruani nje artikull kunder qeverise dhe mazhorances.Nuk e kuptoj se si mund ta quani veten gazete e pavarur ne nje kohe kur gazetat e pavarura duhet te jene ne opozite me qeverine ndersa ju jeni ne oponence me opoziten.Ju mereni cdo dite se c’fare beri Berisha,Luli apo Topalli me koleget e saj por asnje fjale per lidhjet e shtetit me krimin,asnje fjale perse ngrihet Veliaj per nje leje qe ka dhene Basha tek liqeni pa dhene asnje spjegim per lejet qe ka dhene vete per 17 kateshin tek universiteti,asnje fjale per kullen tek stadiumi te Edit por dilni kunder kolegeve tuaj qe protestojne,asnje fjale kunder Rames qe kerkon me c’do kusht te kape drejtesine por jeni kunder Bashes qe nuk e lejon duke mos i dhene voten.Shqip je nje interesaxhi qe kthe fytyren nga eshte interesi,shqip je nje komunist qe hiqesh si i persekutuar ,je nje qe nuk e don demokracine,je nje qe kerkon me c’do kusht te zhduket opozita sepse te prish planet dhe interesat ,je nje qe duke bere te persekutuarin ( nga Berisha dhe jo komunizmi) te perfitosh sa me shume nga rilindasit e komunizmit.
Ish/Kryeministri Sali Berisha dhe Famijarë të tij dhe Shumë Përfitues Bythëlëpirës të tij;
Ish/Kryeministri Fatos Nano dhe Familjarë të tij dhe Shumë Përfitues Bythëlëpirës të tij;
Ish/ZvKryeministri ILIR META dhe Familjarë të tij dhe Shumë Përfitues Bythëlëpirës të tij;
Ish/Kryetarët e Bashkisë KRYEQYTET (Lulzim Basha & Edi Rama), Familjarë dhe Përfitues Bythëlëpirës të tyre;
[SHITËSIT & HAJDUTËT E MËDHENJ TË PUSHTETIT POLITIK & JURIDIK] E KANË VENDIN E MERITUAR [PRAPA HEKURAVE].
Shënim:
Është [TALLJE E MADHE] për Popullin Shqiptar se mund të ketë Reformë të Vërtetë në Drejtësi nga [ATA] që kanë bërë [PADREJTËSI].
Po kush ta bej Reformen ne Drejtesi o Mero djali, Ilir Meta me “bllokun ne dore” apo deputetet e tij hajdute si kryetari? Apo ta bej “Rilindasi” qe po ecen ne gjurmet e Saliut&familjes te tij mafioze duke marr cdo koncesion qe kishin lene pa marr keta te fundit? Iluzione, enderra me diell qe nuk i beson kush. Ky vend do kthyer permbys qe te nderroj faqen. Cdo variant tjeter eshte demagogji.
Smund te rija pa u bere pjes e keti materjali te shkruar nga Mero te lumt dora se me mir se çe ke trajtuar ti sbesoj se do e shkruante njeri tjeter.Fraza ”Kjo reforem duhet te behet jashte vullnetit te tij dhe e pa ndikuar ne asnje aspekt prej tij, qofe edhe per te treguar, se historia e trazicionit duhet te ket nje fund dhe normaliteti duhet TE FILLOJ PA TA.”
..kur themi PD nenkuptojme Saliu..
Shkrim shume i larte dhe shume domethenes per shumicen e Shqiptareve,mbase me vone duhet te pasohet me te tjera shkrime qe lidhen me regullime te draftit te reformes me qellim qe populli te mos injorohet per elemente te saj.
Ore jane ne vehte, te pakten politikisht, keta te PD, apo kane lajthitur? Te jete valle se nuk e kane te qarte koston politike qe marrin me kete kundershtim kaq flagrant qe I bejne nje reforme te domosdoshme si kjo? Duan drejtesi ne kete vend keta deputete apo nuk duan? Apo ruajne bythen thuaj dhe per vendin dhe njerzit qe jetojne ne te as u plas gajdja fare. Hajde politikane hajde!