“Dy PD”, për të mos qenë asnjë!

2 Maj 2016, 19:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Sali Berisha i ka hyrë një sipërmarrje të vështirë, për të krijuar idenë e dy PD-ve, njërës, asaj zyrtare, që drejtohet nga Basha, dhe tjetrës, që është thjeshtë alternativë radikale, dhe është e tij. Në përpjekje për të justifikuar alternativën e dhunës, pasi dështoi ta justifikojë atë me “legjislacionin amerikan”, apo sjelljen në Kuvend të ndonjë ligji që ligjëronte armët, ai ka vendosur të jetë autor i alternativës radikale të dhunës, por të përjashtojë PD-në zyrtare nga kjo përgjegjësi. Nëse në vitin 1998 premtonte se vinte në pushtet me demokratët e Mamurrasit dhe Lazaratit, tani premton se i duhet një qytet sa Kukësi.

Edhe pse e gjitha është një teatër, tani zyrtarisht sipas Berishës, kemi një alternativë të dhunshme të tij, për të përmbysur pushtetin, dhe një alternativë zyrtare të përfaqësuar nga Basha, që sipas Berishës është e moderuar.

Pyetja që shtrohet pas kësaj nga qytetarët, por dhe militantët e PD, është se çfarë përfaqëson PD zyrtare në politikën e saj, meqë Berisha është e qartë se çfarë përfaqëson?

Meqë Berisha përfaqëson një alternativë të dhunshme për përmbysje me armë dhe dhunë të pushtetit, për PD zyrtare pas kësaj ka më shumë dyshime se çfarë përfaqëson.

Formalisht Partia Demokratike nuk ka bërë deklarata pro Berishës, biles Basha është përpjekur ta justifikojë si lapsus, por nuk ka as ndonjë deklaratë kundër tij. Ajo që Berisha e quan PD zyrtare, është në të vërtetë një PD e cila po mban sytë nga Berisha, dhe kërkon të kuptojë çfarë do bëjë ai.

Disa nga betejat me të cilat është e detyruar të përballet PD, ende nuk kanë ndonjë përgjigje ndryshe nga Berisha.

Në aspektin politik, reforma në drejtësi, e cila kundërshtohet tashmë hapur nga Berisha, nuk është se mbrohet nga Basha. Retorika e tij qesharake se “Edi Rama nuk e do reformën” do shfryhet ditën që Rama do çojë reformën në Kuvend dhe ai do largohet për të mos e votuar.

Nëse do kishte një kuptim “loja” qesharake e Berishës për “dy PD”, do të kishte vetëm nëse ai dilte ilegal në mal, për të lënë PD të votonte reformën në drejtësi, që të “mos koritej”. Por e vërteta është se PD ka qëndrimin e Berishës për çështjen më të rëndësishme politike në vend.

Në aspektin organizativ të PD, vendimet e fundit të Bashës, po ashtu konfirmojnë njerëzit e Berishës dhe jo ndonjë ekip të ri. Në rrethet kryesore të vendit, Basha ka çuar stekat e vjetra të Berishës, biles dhe ato më qesharaket, vetëm e vetëm që të mos krijojë idenë se po distancohet prej tyre. I bindur se zgjedhjet do të jenë një dështim për të, ai me sa duket nuk do ta mbajë faturën për vete, por ta ndajë me Berishën dhe ekipin e tij të vjetër, për ta pasur më të lehtë mbijetesën.

Sa i përket çështjes së imazhit, debati i hapur nga Berisha, po ashtu po shkatërron PD, pasi po e identifikon atë me një alternativë dhune. Biles problemt personale të Berishës, dhe ndonjë kërcënim i fshehtë në adresë të tij, po kthehen në imazh të PD në rang kombëtar, duke u shfaqur si një parti jeniçerësh, që po përgatiten diku duke mbprehur shpatat, për të përmbysur pushtetin. Për të mundur këtë imazh, PD zyrtare jo vetëm që nuk ka bërë asnjë lëvizje, por me heshtjen e saj, e ka pranuar atë, duke justifikuar aktet e Berishës.

Kështu që, përpjekja e Berishës për ta na mbushur mendjen se tashmë ka dy PD, në të vërtetë po dëshmon se nuk ka më asnjë PD, as zyrtare dhe as informale. Është pikërishtë ajo që Berisha do, në ditët kur do t’i kërkohet një qëndrim i prerë i PD për votat në Kuvend rreth reformës, por dhe një leksion i egër i tij ndaj Bashës, për t’i treguar se ai nuk ekziston, nëse “Berisha del në mal”, siç gjoja po bën.

Ideja e dy PD-ve është ideja që ne të mos kemi me kë të flasim ditën që ata duhet të votojnë dhe përgjegjësinë ta marrë ky që ka dalë në mal, ndërsa meritat t’i marrë ai që është në zyrë, por që nuk e pyet kush. Një lojë kukamfshehti mes “dy PD-ve”, por që në fakt duan të fshehin PD.

14 komente në ““Dy PD”, për të mos qenë asnjë!”

  1. bonbon says:

    PD eshte nje kope vrasesish dhe hajdutesh. Nuk gjen nje anetar te PD-se qe te mos jete i perzier ne dicka te paligjshme.

    1. pd e mesit says:

      Mendoj se ka dhe nje PD te trete qe da ta quaja PD E MESIT.

      Te gjithe e dine qe berisha I humbi votimet ne 31 mars 1991 me rezultatin 8 me 2.
      Pastaj krijohet partia e 3B….Bejker-Biberaj -Bill rajerson…qe per fatkeqsine e ketij kombi zbarkuan nga Beogradi..

      Kjo pjese e intervistet se Bill Rajersonit para nje jave tregon se ai eshte babai real politik I berishes..nje makartist qe eshte I demshen jo vetem per shqiperine por dhe per ameriken

      Ambasador William Ryerson:
      Ndoshta pozicionet e mia mund të mos kishin qenë aq të forta. Kur Sekretari Baker ishte në Tiranë, ne organizuam për të një takim me 10 disidentë në një sallë tek Hotel Dajti ku ishte një vapë e jashtëzakonshme. Dhe jam i sigurt që ishin vendosur dhjetra mikrofonë për të përgjuar, dhoma ime patjetër që përgjohej, për këtë isha i sigurt.
      Dhe Sekretari Baker tha: “Ju duhet të bashkoheni dhe të votoni për t’i hequr komunistët nga pushteti”. Dhe unë mendova: “Ky është urdhri për atë që duhet të bëj unë. Qeveria teknike do të jetë këtu për një farë kohe por është i domosdoshëm një fillim i ri”. Dhe për këtë arsye unë vendosa që të flas dhe siç i shkruajta më pas Sekretarit Baker, pasi u largova nga Shqipëria, unë mendova: “Ambasadorët shkojnë e vijnë. Nëse komunistët fitonin në 1992-in, ka shumë mundësi që ata do të thonin që Ryersoni duhet të largohet. Dhe do të kishte qenë në rregull. Ambasadorët janë të zëvendësushëm. Por përsa kohë të jem këtu, ta ngre zërin”.

      Po, unë po ndërhyrja në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Por kushdo që po promovonte demokracinë dhe tregun e lirë, automatikisht po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë. Ishte qëndrimi i duhur….bravo ere rajerson….e mundet kufomen e kamunizminit ..cfare nekrofagu

      1. G says:

        Rent, rent O Marathonomak
        Rent e u thuaj
        S’jemi më kopeja juaj
        Se shqiptarët e pësuan
        Dhe me dhimbje kaq gjë mësuan.
        □■□■□■□■□■□■□■□■□■□
        Rent, rent O Marathonomak
        Rent e i thuaj:
        (Sumën e qelbur të mos ta luaj):
        Në të dhimbset fort ky vënd
        Nxirr në shesh Shkëlzenin tënd.
        □■□■□■□■□■□■□■□■□■□
        Rent, rent O Marathonomak
        Rent e i thuaj:
        (Që hiç fare të mos ta rruaj)
        Se ka ardhur kohë tjetër
        Ti ke ngordhur, pordhë e vjetër!
        □■□■□■□■□■□■□■□■□■□

    2. aron says:

      Po perse flet zoteri me kete gjuhe! Ja, une jam anetar i PD, Kurre ne jeten time nuk kam shkelur nje mize,tere jeten jam rritur me “Zerin e Amerikes” dhe kjo me ka bere ta dua lirine, luftova per te, nuk kam fyer kurre nje socialist dhe kam prej tyre miqe me shume se ne partine ku beje pjese, per te cilen, po ta them, jam krenar qe jam anetar. Po, pse keshtu do e ndihmoni shoqerine ju, duke I klasifikuar kundershtaret politik si hiena? E kujt I sherben kjo? A I keni bere ndonjehere pyetje vehtes, ju zoteri, se cfare keni bere ju si kundershtar politike ta beni me njerezor ne qendrimet e tij zotin Berisha? Mbyllet tere diten ne zyre, eshte I vetburgosur, kurre nuk e fton mazhoranca neper aktivitete qe te marre pjese ne jeten active, e ku di une sa shume e shume gjera te tjera. Por ju e shikoni vetem si armik Berishen dhe prisni qe ai tua kthej si mik. Keni ju pergjegjesi apo nuk keni per zbutjen e klimes politike ne vend? Pse me Ballen dhe Bracen do zbusni ju klimen politike? Cfare do e gjente Edi Ramen te bisedonte me Berishen, nese seriozisht do qe ky vend te shkoje perpara?
      Une e di qe dikush mund t’me quaj tani te marre, dhe nuk do t’me linte gure e kusur pa share, por kjo eshte kot, nuk ndryshon asgje. Nuk eshte bashkpunimi Berisha -Basha qe I zgjidh problemet tek ne, eshte bashkpunimi I tyre me Edi Ramen dhe Meten, nese duan te punojne per kete vend.

      1. navy six says:

        Zoti aron
        bravo te qofte !!
        nga menyra si ke shkruar me erdhi per te “qare” dhe pasi u qetesova po te kthej pergjigje:
        nuk behet fjale per berishen si njeri….absolutisht..ai eshte kthyer pas GERDECIT ne nje
        DEMON
        PERBINDESH
        DJALL
        FRANKESHTEIN MONSTER
        FANTAZME
        DEVIL
        ……….
        por nuk eshte faji i tij…ai eshte kriminel por jo fajtor
        fajtore jane:
        dipllomacia euroatllantike
        mazhoranca e kapitullur
        te perndjekurit politike
        mediat shqiptare (me sakte anti-mediat)

        Si po shkojne punet mender Saliu po e kupton qe ustallaret e tij te 91′ duan ta cojne ne muzeum por nuk dihet e duan te ballsamosur apo keshtu te menderosur menderisht..
        Krimet e Saliziut jane pa fund dhe enveri duket lule para tij dhe jam i bindur qe nese hapen letrat e arit londres,armatimit te gerdecit,rruges kombit,albetrolit ne Tirane,washington dhe bruksel do te behej nje CUNAM i njejte me WATERGATE ne vitet 70″
        Nuka litar apo fuci bitumi ti laje keto krime te klanit kriminal te berishajve :

        1-vrau ne 21 janar 2011
        2-dogji ne gerdec 26 veta
        3-tradhetoi qe shiti detin
        4-tradhetoi te varrezat e grekut
        5-sabotoi uck
        6-furnizoi miloshevicin
        7-beri genocid ndaj haklajve
        8-zhduku remzi hoxhen
        9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
        10-dogji vendin e ne 1997
        Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..Keto krime te perbindeshme nuk ka nevoje ti perdore njeri per te shperndare urrejtje…biles qofte “aroni” qofte Edi Rama kane folur ne menyre tejet te kulturuar deri sa i drejtehen akoma nje Krimineli .ish kryminister….Varja ne litar per berishoviqin do ishte normale..por nuk doja te se behet pis litari….
        .Le ta marrin t cojne ne ndonje ishull egzotik nga karaibet ose ta mbyllin ne ndonje spital psiqiatrikato qe prune ne 1991 e kam fjalen per antishqiptaret,antiamerikanet dhe antinjerzoret Bill Rajerson dhe Elez Biberaj qe jane defakto shtyllat qe mbajne akoma dordolecin e gjakosur te viqidolit
        ME SAKTE:
        enver hoxha po me duket profet ne rrang boteror nga tolerimi qe po i ben shoqeria shqiptare dhe dipllomatet amerikane ketij perbindeshi

    3. majlinda says:

      futjani koken ne nje thes berishes, kjo ka mbetur alternative qe te shpetoj ky vend, si mund te kete fuqi nje njeri i mbeshtjelle me krime ne gjithe keto vite, dhe tani nje deputet i thjeshtem te bej ligjin ne kete vend ? kush e mbeshtet kete bastard plak qe e ka pak nje snajper !

  2. ilir says:

    I ke rene ne te

  3. Taras Bulba says:

    Kur do cohet ky popull te terheqi zvare kete kriminel,si bythlepiresen Basha,njeres te ndershem qe doni rahatine tuaj ,si dhe jeten e femijeve ,te te gjitha partive ,hajdemi te mbidhemi nje dite te qerojme keta dy kriminele,bashke me Sypeshkaqenin,e Argiten ,se femijte e lules jane te vegjel,te mbarojme pune me keta ,pa ikur ne shtepi te qerojme po gjygjtaret e prokuroret ,bashke me kryetaret e tyre,them per shumicen e te koruptuareve,jo te ndershmit,te ngrihemi sa me shpejt para se keta te organizojne kriminelet e tyre se do jete vone.COHU O POPuLL

  4. avniu says:

    u lodhem me kete kriminel qe kerkon arme dhe gjak. duhet nje avni rustem qe te ja numeroj ne lule te ballit

  5. Barkley says:

    Pershendetje Barbon.
    Me se I sakte mendimi juaj.
    Po le ate po te cajne edhe menderen

  6. E sotmjs says:

    Refrma te behet po jo sic thote Rama por sic thote
    PD.

  7. Petro says:

    Perse e dalloni nga PS??? Jane dy morta qe kane dale nga mitra e pergjakur e PPSH.Shendet!

  8. Huhu says:

    Thoka merO: -Në aspektin politik, reforma në drejtësi, e cila kundërshtohet tashmë hapur nga Berisha, nuk është se mbrohet nga Basha. Retorika e tij qesharake se “Edi Rama nuk e do reformën” do shfryhet ditën që Rama do çojë reformën në Kuvend dhe ai do largohet për të mos e votuar!
    Mire, po PSE edrama qe e dashka reformen PSE nuk e ka cu ne Kuvend tash 4 muaj o mjero tja plaste pucin 2bb-ve a xheba?!
    DO TE…..Mjero mjero….mjer seman i nones ke te qajme me pare, tha.

  9. visari says:

    Nuk eshte e keqja tek Berisha qw njihet si kryekriminel e fashist.Rrezik per te ardhmen e vendt e popullit shqiptar eshte heshtja e atyre qe nuk e burgosin. Te jete vetem mos kryerja e reformes ne drejtesi valle!!!??? S’ebesoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje