Michael Gove është ministri aktual i Drejtësisë në Britaninë e Madhe. Ai njihet si një ndër ideologët e konservatorëve të David Cameroon dhe një ndër zërat e zjarrtë në favor të shkëputjes nga Bashkimi Europian. Argumentat e Gove për ndërprerjen e marrëdhenies me Brukselin janë kryesisht ekonomike dhe arsyetojnë buxhetin prej afro 19 miliardë stërlinash që jepet çdo vit nga Britania e Madhe për BE-në. Këto fonde sipas tij mund të perdoreshin per të përmirësuar shërbimin publik shtetëror, arsimin etj.
Kritikët e opsionit të largimit të Britanisë nga BE, edhe pse nuk e morën seriozisht propozimin e ministrit të drejtësisë, shfaqen të befasuar dhe e konsiderojnë një gafë të çuditshme sugjerimin e shfrytëzimit të zonës së tregtisë së lirë prej së cilës përfitojnë Bosnja, Shqipëria dhe Ukrahina, siç u shpreh Gove.
Së pari, Shqipëria dhe Bosnja prej vitesh po përpiqen të plotësojnë kushtet për t’u pranuar në Bashkimin Europian, të cilin e shohin si model suksesi për demokracitë e tyre problematike. Raporti i fundit i Komisionit Europian për Shqipërinë nënvizonte domosdoshmërinë për dialog ndërpartiak dhe kulturën e munguar të dialogut politik si pengesën krysore për reformat e pashmangshme që duhet të miratojë Kuvendi. Ndërsa Ukrahina është ende larg formalizimit të kërkesës për t’u pranuar si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, pavarësisht marrëveshjes së asocimit që kanë nënshkruar tashmë.
Së dyti, numri i shqiptarëve që kanë emigruar për një jetë më të mirë që nga vitet ’90 e deri më 2016-ën, e kalon një milionëshin nga afro tri milionë që kanë mbetur brenda kufijëve dhe gjasat janë që britanikët nuk do të ndjeheshin mirë nëse trajtohen në të njëjtën mënyrë si shqiptarët kur paraqesin pasaportën e tyre, sa herë u duhet të kalojnë kontrollet policore, apo të aplikojnë per një vend pune në vendet e Bashkimit Europian.
Së treti, kundërshtarët e Brexit pohojnë se shifra prej 19 miliardë stërlinash në vit është e vërtetë dhe rëndon në xhepat e taksapaguesve anglezë, por duhen përmendur edhe 9 miliardë stërlinat që kthehen mbrapsh përmes programeve mbështetëse dhe investimeve që përfiton Britania e Madhe nga BE.
Pavarësisht se në vendin e tij po vihet në lojë, Michael Gove duhet falenderuar që përmendi Shqipërinë në një debat të madh dhe delikat sic është referendumi i 23 qershorit për Brexit. Ky është ndër të paktat raste që Shqipëria përmendet si një model, edhe pse në këtë rast është një model dështimi i apiratave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, përpjekje që i ka fundosur prej 1996 në sirtarët e Brukselit, duke mos patur sukses të përmbushë detyrat për reforma dhe zbatim të tyre.
Autobuzët nëpër rrugët e Londrës të fushatës së Brexit ku sugjerohet Shqipëria si model janë pa dyshim një humor më i pranueshëm sesa reklama negative e filmit Taken apo War Dogs. Ministri i Drejtësisë ndoshta duhet të ishte informuar më shumë mbi Shqipërinë përpara se t’ua ofronte britanikëve si model. Historitë e shqiptarëve nëpër burgjet e Britanisë së Madhe apo të shqiptarëve që i kanë shpëtuar drejtësisë në vendin e tyre, për shkak të sistemit të korruptuar të drejtësisë janë të denja për rrëfime novelash dhe skenare filmash, që do t’i kishte zili një ish gazetar me imagjinatë dhe stil të shkruari si Michael Gove.
Javanews.al
IK MOJ SHRR UTHULL ,QE TE DUKET VETJA GAZETARE DUKE MARRE SI NJESI MATESE FEV ZINJTE!Si nuk skuqeni kur vendi eshte kthyer ne mesjete e kryesisht per mungese te inteligjences e informacionit e ti mer persiper te kritikosh politikat e shtetit angles!
Ka dhe angleze qe marrin guximin ti thone Enver Hoxhes si nje nga profetet e shekullit kaluar.
Me thene te drejten nuk ka njeri ne bote qe i ka poshtruar me shume anglezet ne L2B dhe me pas se sa ENVER hoxha sidomos sot kur nga dokumente qe kane dale se fundi Curchilli me Rudolfin donin ta ndanin shqiperine midis grekut dhe serbit
***
“Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”,
ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine,
i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker.
Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.
Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
“Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”. ..si të thuash në Shqipëri sot ” Berisha Akbar”
Jo,zonje e nderuar,nuk mund ta pranojme patriotizmin tend dyleksh!
Perpara se te na shesesh dokrra dylekeshe patriotike,ke detyrimin ndaj shqiptareve,taksapaguesve shqiptare,qe t’u shpjegosh sesa para u shpenzove nga xhepi i tyre ne udhetimin turistik me Erion Veliajn ne Milano.Ke detyrimin moral dhe ligjor t’u thuash atyre sesa kushtoi e ngrena,e pira,hoteli dhe bredhjet neper dyqanet e nje prej qyteteve me te shtrenjta te botes.
Natyrisht qe nuk do te japesh llogari per kete.
Por ne kemi per detyre tu shpjegojme shqiptareve,se pse Ilva Taren e mori me vete Erion Veliaj ne turin turistik ne Milano.
Gazetarja Ilva Tare eshte mbeshtetesja e te ashtuquajturit “kend Lojrash” qe po ngre Veliaj tek Parku i Liqenit.Eshte nder te vetmet gazetare qe ka dale hapur ne mbrojtje te tij.Aq hapur ka dale,sa nuk ia ka prituar edhe Presidentit te republikes,duke zhgarravitur ne menyre te turpshme per te si “vrases te protestes se lire dhe qytetare”.Cfare poshtersie!
Eshte poshtersi e madhe sepse,njeriu qe ka vrare protesten civile,eshte Erion Veliaj me organizaten e tij fitimprurese “Mjaft”,qe nuk ka shqiptar qe nuk e di se per cfare u krijua dhe kujt i sherbeu.Ilva Tare nuk thote asgje per kete ,por shkon deri aty sa ben pergjegjes Presidentin per ate cka bere Veliaj!
Ky sherbim i shemtuar i gazetares u shperblye nga Erion Veliaj duke e marre ne Milano per te bredhur dyqaneve te shtrenjta,se per gje tjeter as nje fjale nuk u tha.
Jep llogari zonje!Sa u kushtuan taksapaguesve shqiptare bredhjet e tua ne dyqanet e Milanos?!
Pergjigju,e leri pallavrat me britanike.Mashtruese.
Eshte nje cudi e madhe kjo zonje.
Ne rrethet gazetareske e konsiderojne si gruaja socialiste e deputetit demokrat … te cilin mediat e majta boll po mundohen ta faktorizojne me gjepura te tilla,si: jo Selami tha keshtu,jo tha ashtu,jo e kundershtoi Bashen,jo beri debat me te etj etj.
Burri demokrat qe nuk ka folur njehere te vetme ne Parlament…dhe qe kerkon edhe t’i degjohet fjala,pale!
Cudi tjeter e madhe,eshte edhe menyra sesi Ilva Tare debaton me Edi Ramen kur e ka te ftuar ne emisionin e saj.
Vini re!Nuk debaton moderatorja me Kryeministrin.Por,debaton Ilva Tare me Edi Ramen.
Nuk eshte moderatorja qe kerkon te zere ne fjale Kryeministrin,por eshte Ilva Tare qe kerkon te zere ne fjale Edi Ramen.
Por,pse ndodh keshtu?!
Shpjegimin na e jep kapterri dixhital i Rames,dikur gazetar tek televizioni ku punon zonja ne fjale,Alfred Peza.Kur u martua Edi Rama,Peza tha dicka shume interesante.Peza tha pikerisht keto fjale:Martesa e Rames ka thyer shume zemra…
Kuptohej per ke e kishte fjalen.
Kam pershtypjen se zonja Tare,me menyren sesi debaton me Ramen , do t’i beje te ditur,se c’ka humbur…
Eshte kjo arsyeja se pse ajo debaton me te si me nje ortak,e jo si me nje Kryeminister,per cka edhe paguhet.
loja eshte e madhe, oqeani leviz, gjethet tregojne kumte qe vetem hyi di, lexoi shenjat mos u nxito, buzeqeshi fatit i dashur hero, emri i vjeter i anglise, albion, kyeqyteti illyon,
Keni nje foto shumë optimiste te ilves. Ilva është pjese establishment-it politike-kriminele ordiner – media-militanteNUK JA VLEN TE LEXOHESH!!!
Znj Ilva as mos ki pik dyshimi qe Gove nuk e di se si eshte Shqiperia dhe cfare eshte. E di me mire se edhe ti qe jeton ne Shqiperi se cilat jane problematikat dhe kush jane aktoret kryesore. Por, juve ne Shqiperi ju eshte mbushur mendja qe te huajt nuk mund t’ja fusin kot. Inferioriteti ka hyre aq keqe tek shqipetaret saqe ne kete rast ndihen edhe me keqe se Gove vete per budallekun qe tha.
Pra, as me shume dhe as me pak ishte nje lajthitje e Gove. Arsyheja perse e tha kete lajthitje mund te kete qellime te tjera te cilat kane te bejne me politiken e brendshme ne Britani dhe aspak lidhje me Shqiperine. Pas kesaj dalin edhe imbecilet e tablove angleze qe marrin interviste fshataret tane me gomere dhe plakat e lagjeve. Ndersa njerez si ty e ndonje tjeter do vazhdojne te gjejne arsyhet dhe shpjegimet nga me te ndryshme per lajthitjet e ministrit britanik. Zot na ruajt ta cilesosh idiot dhe injorant ate dhe shpuren e sharlataneve gazetare te tablove britanike.
Mediokritet i paster! Mezi e lexova deri ne fund! Dibet si stil dhe mndim! Nese ke jetuar do vjet ne angli nuk te ben analiste te atij vendi! Te kanbere nder mwro se do kete qene jashte tirane kete fundjave
Anglija ka tradite 5 shekullore te nji pamvaresije ekonomike e kulturore prej kontinentit, edhe kercenimet merkeliano-obamiane nuk çojne shume peshe. Ne dashte populli anglez me u shkepute prej Anglije, shkeputet e nuk pyete per miliardat e humbun, se i fitojne me kalimin e kohes prap. Ktu ish-shoqja e klases ka hall se po ja kthen Anglija mrapsh mijra emigranta e nuk ka se ça me i dhane pune shoku kryeminister.