Dje mu kujtua diçka që në vitin 1995 më dukej paradoksale. Azem Hajdari, një kundërshtar i vendosur i Berishës, por dhe njohës i mire i tij, debatonte për ditë të tëra me Spartak Ngjelën, dhe ishte i shqetësuar përse Sali Berisha do takohej me presidentin Klinton. Ishte gati të bënte çfarë të ishte e mundur që takimi të mos ndodhte.
-Po përse mos të takohen, e pyeste avokati, mirë i bëhet Shqipërisë…?
-Ka dy probleme, thoshte Azemi. E para, pas vizitës do na fshijë të gjithëve, e dyta “Ata” do ta njohin kush është dhe do na izolojnë.
Në fakt profecia e tij doli, por jo për shkak se ata e “njohën” në takim siç profetizonte Azemi, por se pas takimit me presidentin Klinton, Berisha përkëqësoi jo vetëm standartet e demokracisë në Shqipëri, por varrosi dhe historinë e marrëdhënieve të shkëlqyera me SHBA.
Dje përsëri, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, kryeministrin e Shqipërisë dhe delegacionin që e shoqëronte, në një vizitë e cila ilustron raportet e shkëlqyera mes dy vendeve 25 vitet e fundit. Vizita mbi të gjitha dëshmon faktin se SHBA nuk është lodhur nga dështimet dhe problemet që kanë shoqëruar tranzicionin shqiptar, por vazhdojnë të qëndrojnë të interesuara për Shqipërinë, duke i dhënë shpresë orientimit të fortë perëndimor të Shqipërisë dhe tejkalimit të pengesave të krijuara nga mosfunksionimi i demokracisë dhe shtetit ligjor.
Ky është fakti më i rëndësishëm që duhet të gëzojë çdo shqiptar për vizitën e delegacionit zyrtar të qeverisë shqiptare në Shtëpinë e Bardhë, fakti që SHBA nuk na ka braktisur me gjithë këto marrëzi që kemi bërë. Vendet e tjera të rajonit, si Mali i Zi, Serbia, Bullgaria apo Maqedonia, kanë një status më të ulët se ne në Uashington, dhe nëse krahason vizitat e qeveritarëve të tyre në SHBA, në raport me Shqipërinë, dhe për këtë i duhet të jemi mirënjohës SHBA.
Kryeministri Edi Rama, që pati fatin të kryesonte këtë delegacion, po bën kujdes të mos e përdorë atë politikisht si mbështetje personale për të, por si një shtysë për reformat që pritet të kryen, sidomos ajo në drejtësi dhe për një angazhim më serioz në luftën kundër terrorizmit dhe krizës së emigrantëve.
Por përse është acaruar kaq shumë Berisha dhe disa mbetje fosile të tij në portalet e financuara nga djali i tij?
I vetmi shpjegim është frika që ka Berisha, se Rama do ta përdorë suksesin në Uashington, siç ka bërë Berisha pas takimit me Klintonit në vitin 1995.
Siç dihet takimi Berisha – Klinton në vitin 1995, u pasua jo nga një forcim marrëdhëniesh mes dy vendeve, por nga një përkeqësim ekstrem mes tyre, deri në gjendje lufte në vitin 1997. Sali Berisha refuzoi këshillat e presidentit Klinton për ç’tensionim të situatës me palën greke, dhe kujdesin për zgjedhjet e lira, edhe pse këshilltarët ja kishin futur në dosje presidentit Klinton, paralajmërimin se ai mund të mos ishte më fituesi i zgjedhjeve, nëse do të ishin të lira dhe të ndershme.
Pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, Berisha ndërmori masat më antidemokratike që ka ndërmarrë ndonjë herë një lider në Shqipëri këto 25 vite. Ai hartoi një ligj të përjashtimit të gjithë kundërshtarëve politik nga zgjedhjet, (përfshi dhe Kaç Islamin), u angazhua në përçarjen dhe defaktorizimin e opozitës dhe futi duart në mënyrë brutale në zgjedhjet e 26 majit 1996.
Ai refuzoi të priste të dërguarin e Uashingtonit pas përkeqësimit të demokracisë në qershor të vitit 1996, kur zgjedhjet ishin vjedhur dhe futi vendin në një spirale krize me SHBA, që është me rënda e gjithë historisë së marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve qysh kur janë lidhur marrëdhëniet diplomatike, po të përjashtojmë kohën e Enver Hoxhës. Biles në kulmin e krizës në vitin 1997 ai ka bërë përpjekje të hapura për të vendosur lidhje me linjën radikale islamike të Al Qaidës, njerëzit e së cilës i kishte strehuar për vite në Tiranë.
Pra vizita e tij tek presidenti Klinton, u përdor si një leje për shkatërrim të së ardhmes së Shqipërisë, dhe jo vetëm që nuk i solli ndonjë të mirë Shqipërisë, por ekspozoi gjithë problemet e pushtetit të Berishës në emër të Shqipërisë, përballë amerikanëve.
Që vizita e Edi Ramës të jetë sukses dhe ngjarje për Shqipërinë, ajo duhet të shërbejë për të ndryshuar Shqipërinë, për të miratuar reformën në drejtësi dhe për të avancuar në fuqizimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, me qëllim që Shqipëria të mos bëjë asnjë hap mbrapa.
Frika e Berishës se Rama do ta përdorë vizitën në Uashington, siç përdori ai takimin me presidentin Klinton, është normale për Berishën, por dhe mund ta mbajë veten dhe të flasë brenda katër mureve të shtëpisë. Se këto budallallëqe që ka thënë këto 24 orë, në portalet e Zenit dhe Facebook-un e tij, tregojnë realisht përse ai është i shqetësuar. Të paktën Basha e ka mbajtur veten dhe ka bërë maksimumin duke heshtur. Problemi më i madh i tij është, se ato nuk i lexojmë vetëm ne që qeshim, por dhe ata që pritën delegacionin shqiptar në Shtëpinë e Bardhë dhe kuptojnë krizën reale të tij.
Edi Rama pati fat që ishte kryeministri i Shqipërisë që u prit në Shtëpinë e Bardhë, por fati i tij real do të jetë, se sa do t’ia dalë të shtyjë përpara angazhimet që burojnë nga një përgjegjësi e tillë. Berisha është më shumë i tërbuar me hijen e së shkuarës së tij dhe atë që e di mirë çfarë ka bërë pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, se sa nga detajet e protokollit të Ramës.
Por ai është problem i tij. Shqiptarët, përfshi dhe mijëra opozitarë, ndjehen mirë që kanë parë kryeministrin e Shqipërisë në Shtëpinë e Bardhë. Por më mirë do të ndjehen kur ta kuptojnë, se atje nuk shkohet vetëm për të dalë në foto, por për të ndryshuar fotografinë reale të Shqipërisë.
Ja ke fut kot Mero. Berisha mund te jete xheloz per viziten por frike e i trembur nuk eshte. Ky eshte nje person qe jo vetem ka kercenuar ambasadoret amerikane por edhe ka planifikuar atentat ndaj Mariza Linos dhe nuk i ka ndodhur gje. Frike nga Rama apo butaket e tjere socialiste nuk ka.
zoti mero !
komentshkruesi te ka mbeshtetur pa rezerva per masakren e 21 janarit 2011 te kry-kriminellit berishe.
kjo ngjarje macabre qe u mbulua me turp qe nga admistrata e zotit Obama nuk mund te harrohet
pas kesaj ngjarje..kur berisha urinon jetimet e tyre nuk besoj se Berisha eshte problem I Shqiperise por I Amerikes.
sepse po toleron nje VRASES QE ISHTE K/M I NATOS…dhe as zoti Obama as zoti Rama por as zoti vete eshte I pafuqishem te mbuloje kete KRIM NAZIST
KU E GJETI FUQINE KY MONSTER TE DRIBLOJE NJE SKUADER FUTBOLLI SI ME POSHET??
1 -Chris Hill
2 -William Ryerson
3 -Joseph E. Lake
4 -Marisa R. Lino
5 -James Pardew
6 -Joseph Limprecht
7 -James F. Jeffrey
8 -Marcie Berman Ries
9 -John L. Withers II
10-Alexander Arvizu
11-Donald Lu
Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria
-Në mars 1997,
-E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,
– E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.
– E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
– E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.
– E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit
-. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
-E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.
– E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.
Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues
. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.
A do të jetë Donald Lu ambasadori amerikan që do ta nxjerrë në pension si politikan Berishën, ose e thënë ndryshe a do të jetë Donald Lu Berishofagu politik?
Nuk besohet..sepse ne ambasada ka dy shtylla kryesore: dipllomacia dhe sherbimet inteligjente..dhe kjo e fundit dikton qe SERBerisha te kaloje 11 ambasdore amerikane qe shume prej te cileve i ka shkelur me kembe……bollmero
Pritja qe po paraqitet si e sukseseshme
qe ne realitet i parapriu raporti i DASH.
Sakte! Si perhere i jashtezakonshem z. Mero.
Ja ke fut kot o Mero!
Berisha ne 1995 pati takim zyrtar me presidentin Klinton dhe ne komunikaten pas takimit u tha qe “administrate amerikane do te vazhdoje te mbeshtese qeverine e presidentit Berisha…”
Takimi e djeshem pa flamure dhe pa pritje protokollare dhe pa nje komunikate nga Shtepia e Bardhe ka qene vizite pune dhe jo takim zyrtar…
Se dyti ke Mero te besojme?
Se ne librin “Realitete Shqiptaro-Amerikane” je shprehur komplet ndryshe per kete vizite te sukseshme te presidentit Berisha ne Washington…
Po çfare ndryshimi ka mes takimit zyrtar dhe vizites per pune?
Nuk ishte fati qe e coi Edi Ramen ne Shtepine e Bardhe por puna e tij e deritanishme si drejtues.
Me duket se kesaj rradhe do shkoj te vendi Saleh Sunit Talebi, bashk me soj e sorollop!
Per shume kjo do jete nje rruge pa kthim! Ju do keni fatin te jeni te paret!
Tik-tak, tik-tak!
Kudo ka rene “qetesia” !
Organizimi I protestave,tek ndertimi I kendit te lojrave ,per femije,deri tek ato kunder Rames, ne SHBA,jane nderprere !
Parlamenti filloj te funksionoj,shenjat e para per reforme po duken ne horizont !
Berisha ne heshtje,, “pranoi” se e humbi kete betej, me Ramen !
Megjithate deklaratat e Rames per zgjedhjet e presidences amerikanengelen nje gafe e madhe sidomos kur vine nga nje kryeminister i nje vendi te vogel
Pavaresishte laikicizmit dhe pikpamjet ekstremiste te D Trump ne fushaten elektorale vetem nje naiv mund te besoj se ardhja ne pushtet e e tij nenekupton te tera ato qe ai thote para nje fushate elektorale
Mos harrojme se eshte nje fushate elektorale
Dhe ne nje fushate elektorale parazgjedhore thuhen e degjohen gjera nga me ekstreme qe qellim kane votat e pjeses se ekstremit te djathte apo te majte
Vetem nje naiv mund te besoj se ardhja e Trump ne pushtet do te ndryshonte tere politiken e jashteme amerikane ne Bote
Vetem nje naiv mund te besoj se politika e jashteme amerikane behet apo ndryshohet nga nje person qofte ky president apo nga nje staf drejtues i ketij presidenti
Politika e jashteme amerikane bazohet tek interesat e kombit amerikane dhe kolonat e saj ngelen perher stabel dhe te qendruesheme
Te thuash se do ndryshoje politika amerikane duke kerkuare aleance me Rusine ne rastin e fitores se Trump eshte njelloje sikur te themi se ujku do beje miqesi me qengjin
Persa kohe eksiston Rusia dhe politika e saj e influences dhe endrres se ringjalljes se perandorise se saj se vjeter duke ushtruare presion dhe trysni ne zonat gjeopolitike te europes (Ballkan)aq kohe perballe saj do te jete amerika dhe politika e saj e jashteme e cila do te perplaset me te pavaresishte se kush mund te jete ne shtepine e Bardhe akoma edhe nese ky eshte Trump
Persa kohe Rusia ngelet rivali kryesor i Amerikes Shqiptaret nuk duhet te shqetesohen per mbeshtetjen amerikane
Dhe kjo jo sepse kane ndonje dashuri te vecante per ne por tjeshte interesat e tyre ne rajon perputhen me ato shqiptare
Keshtu qe deklaratat e Rames per Trump jane nje gafe e madhe
Shqiptaret duhet te jene me ameriken pavaresishte se kush vjen ne shtepine e Bardhe Demokratet apo Republikanet
Rama nuk eshte kkryetar i partise socialiste por kryeminister i nje vendi dhe me deklarime te tilla te hapura duket sikur perfaqeson te tere popullin
Edhe ne qofte se kjo deklarate u drejtohesh komunitetit shqiptare ne amerike edhe kjo eshte nje gafe pasi te tere e dime se ne shumice derrmuese ky komunitet do votoje H Klinton dhe nuk duhej kjo dalje e haapur e tij
Nga ana tjeter ky komunitet eshte krejtesishte i vogel dhe i paperfillshem per rrjedhen e zgjedhjeve
E merrni me mend se c do te behej ne qofte se Kryeministri irlandez per vizite ne SHBA bente te tilla deklarime
Dhe e dime se sa force ka komuniteti irlandez ne SHBA
Une mendoje se Rama ngaterroj postin e kryeministrit te nje vendi me ate ideologjise dhe perafersitetit qe mund te kete Partia Socialiste me ate Demokrate amerikane
Dhe kjo eshte gabim
Ne radhe te pare jane interesat e vendit dhe pastaj ideologjia ku mund te besojme
Realisht ke Mero te besojme? Se ky Mero i sotem paska merak shume se mos Berisha zhgenjen amerikanet duke ia lexuar Facebookun. Mero, shiko ndonje hall tjeter qe ke…ti ose qe kane amerikanet me Ramen apo Tahirin apo Meten. Se Meten e ke lene jashte ekuacionit me super talent gjithe kete periudhe.
Me pelqejne analizat e Meros,por jo kjo e sotmja !?
As p…ka Sheqeres nuk e shpeton dote.Vetem ngordhja e shpeton.
Ky shkrim me ndihmoi te jem edhe me i qarte.
Flm qe e shkrove kaq kuptueshem.
Sali Berisha per fat te keq ka mbeshtetje jasht Shtepis se Bardh ku Podesta dh e Elezbiberaj e klanit Serb ne sherbim te UDB dhe jan kta kerma qe kte monster antishqiptare e inkurajuan dhe i dhan ate kurajo te cuditesme qe te guxoj ta prish edhe me Shtepin e Bardh te Klintonit te madh !Makar Edi Rama te mos perseris ate rug tradhtie te ktij krimineli e vrasesi te pabes te demokracis aq te desheruar prej shqiptareve ! Nga kto kontakte sikur vetem drejtesin ta ver ne rugen e domosdoshme qe shqiptareve tju kthej besimin e shtetit te humbur ! Sali qeni duhet te paguaj pergjegjesin e tradhtis se kombit dhe po nuk u be kjo, shqiptaret do mbeten peng i ankthit ,i vrasjeve dhe synimit te ktij perbindeshi qe nuk heq dor dhe ka infektuar ter opoziten bandite me shpresen e nje rikthimi fatal per Shqiperin ! Por le te presim ,se shum her kemi dal te zhgenjyer edhe ateher kur vrapuam 1 milion dhe e hodhem ne plehra !
Nje gje ju lutem, lerini keto idiotesite e tipit “marredheniet e shkelqyera te shqiperise me ameriken”. JU duhet ta dini qe amerika nuk ka interesa te tjera pervecse atyre imperialiste, edhe luften ne Kosove e beri per te vene trupat e saj ne zemer te Europes.
Se sa te shkelqyera jane shikojeni edhe njehere Gerdecin, per te cilin shkruani kaq shume.
Jemi I vetmi vend ne bote qe dashurojme nga budallalleku ameriken. Ne jemi mbi te gjitha europian dhe me ameriken kurre sna lidh gje.
LIderat tane takohen sot e neser me ata amerikane, thjesht per te marre ca udhezime.
Mos harroni qe edhe 97 me porosi te amerikes u be, ju qe nuk doni ta pranoni jeni thjesht dele, morret vesh? Deeeeeeeeeeeeleeeeeeeeeeeee
Haraçi, haraçi që në kohë të Aliut e deri më sot po një është…..! Kush i bën mirë këto detyra, për 8 vjet në krye do të jetë.
Kaq poshtë ke rënë more Mero !?
Pak pagoi Berisha ?!
Një me Ramën është,gjemb në këmbë ska për ti hyrë…..
Ti Bonbon qeke kopil,nuk ha mu…kot.
Shume bukur, Mero, ke shkruar realisht dhe me pjekuri!
Te pergezoj Mero Pashë Tepelena!
Në pak radhë i ke thënë te gjitha!
Shpresojme shume se do te ndodhë keshtu si shkruan ti!…
Nqs ka ndonje gje nga keto qe shkruan Mero, qe ti N.Vjosa nuk e ka lexuar me pare nga dora e Meros, atehere me le te kuptoj se qenke kokrra e injorantit dhe e hipokritit. Megjithate nuk ka asgje per tu çuditur sepse po te mos ishe injorant dhe hipokrit, nuk beheshe dot spiun ne ate kohe.
Keto lloj editori halesh Mero i shkruan per nje kategori te caktuar lexuesish me QI 0,01%. Bile gojet e liga thone se Mero i shkruan keto lloj editori halesh ne kohen qe eshte duke dhjere. Disa gjera qe shkruan i kujtojne kohen e tij te arte kur hynte ne zyren e Berishes pa trokitur fare, dhe degjonte te gjithe bisedat si ato telefonike dhe ato direkte me personat prezent ne zyre. I tregon keto here pas here pa piken e turpit, duke jua shitur lexuesve te kategorise se mesiperme si xhevaire qe prodhon mendja e tij “e ndritur”. Eshte per te qeshur dhe njekohesisht per te qare kur lexon komente te tipit:-“Ky shkrim me ndihmoi te jem edhe me i qarte”. Por fatkeqasisht ka edhe me keq, sepse ka edhe nga ata qe besojne se me kthimin e Rames nga vizita ne SHBA, Shqiperia dhe shqiptaret do jene ndryshe. Ketij i thone fatalitet ku edhe Mero ka nje pjese te “merites”.
E dini si me foshte gjyshja mue:” O Leme,me falni,O Mysafiri,o mysafiri…”, – Eeeee… – I foshja une -. Me foshte ajo: ‘ A,c’me ha mune!…
Duke gjykuar takimet e Rames me nderkombetaret, si kur ishte kryetar i Bashkise se Tiranes dhe tani si Kryeminister, mendoj se eshte politikani qe ka numurin me te madh te takimeve me personalitete te larta te vendeve te tjera, por ajo qe bie ne sy eshte:
– Eshte politikan me nje stature te kompletuar te nje Burri Shteti, i sakte, konciz dhe qe mbron ne menyre shume dinjitoze interesat e Shtetit Shqiptar por edhe te Kombit Shqiptar ne teresi,
– Homologet e huaj, gjithnje vleresojne pikpamjet e Zotit Rama dhe bie ne sy vemendja dhe perqedrimi i tyre gjate bisedes qe ata bejne me te,
– Eshte teper i thelle, konciz dhe shume i sakte ne dhenien e pergjigjeve gjate konferencave te shtypit pas takimeve me personalitetet e huaja
– Eshte karakteristike dalluese se ne te gjitha takimet me personalitete te te gjitha rangjeve, si para dhe pas ketyre takimeve ka reflektuar nje modesti te dallueshme nga te tjere politikane qe, me nje vetkeqesi te urryer tipike orientale, i kane trajtuar ato ne menyre te shtirur si suksese personale,
– Cdo shqiptar mendoj se ndjehet mire kur degjojne Kryeministrin e tyre te flase ne menyre perfekte anglishten, frengjishten, italishten (ne keto gjuhe e kemi degjuar deri tani), qe ka nje diksion qe rralle personalitete e kane(e jo duke bertitur apo cjerrur), me nje fizik dhe pamje burrerore qe te ngjall respekt.
Suksesi i tij ne Shtepine e Bardhe eshte pritur me entusiazem nga te gjith shqiptaret kudo qe jetojne dhe duhet te themi edhe ate qe kjo konfirmon dhe suksesin e vete Edi Rames, vleresime ne shkallen superiore te lidershipit te tij, te shprehura me heret nga Zonja Merkel, Zoti Kerry dhe ditet e fundit nga Bajden e mbi te gjitha nga vete Zoti Obama.
Bravo Edi
Seriozisht e keni qe ja ja hodhet shqiptareve. Une se kuptoj/ Me qesharake behen keshtu. Me mire te kishte nxjerre nje njoftim zyrtar ku tregonte pa djallezira 5 lekshe PR e komplekse ballkani agenden qe perputhej me ate qe zyrtarisht kishte nxjere shtepia e bardhe dhe futja e Obames ato sec ne takim do te ishte nje surprize dhe nje bonus qe do ti vlente ne pikpamje te PR me shume sesa keshtu sic kerkoi ta shiste. Intervista ne jerm e delir me Ballen ku foli vetem per batuta me Obamen (njesoj sic flet per takimet me Ermalin) i vuri kapak. E vetmja gje qe mbajten mend njerezit nga ajo interviste ishte qe 1. Ja realizoi endrren Endri Fuges 2. Endri Fuga qenka shpallur sekretar i perjetshem i Rames qysh ne 2008. 3. Endri Fuga nuk do ndahet kurre nga Rama.
Kam frike se do ti dale fjala azemit edhe pas ngordhjes per kete karafilin e gjate.
Shqiptaret jane si jevgu qe kur behet mbret vret babenvdhe popullin e vet.
Vizite e kryeministrit Rama ne shtepine e Bardhe dhe pritja balle perballe me presidentin dhe zvendes presidentin e shtetit me te fuqishem ne bote, eshte jo vetem krenari per cdo shqipare, qe pamvaresishe se jemi nje shtet dhe popull i vogel, kryeministri yne u prit sikur te ishte perfaqesuaes i nje shteti mbi 100 milion banore. Mbas kesaj vizite edhe ne emigrantet kudo ne bote u ndjeme me krenare, me dinjoitoze, e ngritem koken lart, para te huajve, qe shume se dine se ka shqiperi apo ska, pale kure i themi se jemi me pak se tre milion banore, na shkojne venger. Ndersa vizita dhe pritja qe ju be kryeministrit dhe delegacjonit, pamvaresisht se e nxiu Berishen dhe shpuren e tije, kjo vizite, na mbushi me gezim, per priteshmerite me te mira nee interes te populit tone, per fuqizimin ekonomik dhe afrimin sa me shpejt ne BE. po keshtu doteu jape shtyse rreformave , sidomos asaj ne drejtesi, ngritjes dhe funksjonimit te BKH, per te ndeshkuar peshkaqenet qe i kane pire gjakun qyetaterve shqiptare, sekuestrimin e pasurive te tyre dhe kethimin ne arken e shtetit.
Jam dakort me z.baze,udheheqesit tone driteshkurter e pervetesuesgjate,abuzatore te shkelqyer i kane perdorur per kredo personale takimet me personalitete te shquara te perendimit duke genjyer popullin tone per aftesite demek gjeniale qe kane keta udheheqesit tone dhe ne baze te kesaj duke rrudhur demokracine dhe shtuar korrupsionin,dhe kush eshte kampion per kete e dime te gjithe.
Cilat do te jene arsyet , pritja e Kryeministrit tone , me flamur apo pa flamur , nuk ka fare rendesi , eshte nje plus i madh per Shqiperine . Vendi yne rrethohet vetem me armiq , historikisht nuk na kane ndihmuar asnje shtet ,perkundrazi na kane coptuar gjeografikisht , ekonomikisht , politikisht . Te pakten sot duhet te kemi Amerike gjithmon prane .
Na cate koken me ‘vizite pune’, ‘takim pune’, ‘vizite zyrtare’ etjera. Mos perdridhni bishtin, por shihni thelbin. Big brother priti dhe bisedoi me little brother. Mqs Kane nga nje tabor nga mbrapa, qe Kane pergatitur se cdo te flitet me takim, se nuk eshte takim tek Kafja Rremes ne lagje, se njerezia nuk e vret kohen me logje Kavaje, por me gjera konkrete. Rrjedhimisht big brother po ndihmon te kalojme lumin, prandaj mos I thoni: te dhjefsha kalin.
Aman o MERO vetem ti mos shkruaj per periudhen 90-99 sepse te ishin qorruar syte ne ate kohe dhe shkruaje per Berishen sikur te ishte zoti i Shqiperise, aman te te vije pak turp o njeri se prej penes tende ai triumfonte ne cdo zgjedhje…dhe pas gjithe atyre gjemave te 97 e votuan njerezit edhe per 8 vjet kryeminister 2005-2013…… kete po ebn edhe sot duke priviligjuar Ramen, po rri ose nuk do vazhdojme gjithe jeten duke bere krahasime me Salen..ai tashme eshte karte e djegur, por sa per Ameriken.. ajo vepron vetem per interesin e saj..sa per shqiptaret… as qe do tja dije. …sa deshi te dije per irakinaet, libanezet apo sirianet…
Shkrim i dobet. Saliu nuk ka frike nga amerikanet sa te kete kete sistem drejtesie qe ka vendosur vete, nga i pari tek i fundit, te gjithe njerez pa pike dinjiteti dhe sherbetore besnik te tij. Saliu ka thjeshte inat pse Rama u prit aq miqesishte nga Obama, asgje tjeter. Sa per te tjerat qe shkruhen per gjoja mundin e SHBA per prosperitetin e Shqiperise jane po aq te pa verteta sa edhe frika e Saliut ndaj tyre, se jane pikerishte SHBA qe e kane mbajtur ne pushtet Saliun dhe banden e tij edhe pse ky coi vendin ne prag te luftes civile dhe ka vrare njerez per pushtetin e tij. Krime per te cilat nga SHBA ka marr dekoraten e larte “burre shteti”. Kurse e fundit qe Saliu te kete frike se cdo bej Rama me te pasi Obama e priti ne zyren ovale dhe shkembyen batuta bashke per…basketbollin, kjo eshte te shkulesh brinjesh. Saliu tall k…tere diten me keta rilindasit qe kane frike ti presin fjalen ne Parlament dhe jo me te shkojne me larg.
Mero mos u perdridh kot se kete vizite e porositi Soros se Shqiperia nuk ka fare rendesi per SHBA.
Se dyti njoftimi i Shtepise bardhe vlerson qeverite shqiptare per harmonine fetare.
Se treti kane pase ndonje interes te vetin per te sjelle nja 20 apo 30 mije refugjate siriane qe fondet ti vjedhi Soros e kompani
Se fundemi populli shqiptar se rruan as per Ramen as per Obamen qe kete vit e ka pushim punen se i mbaroji mandati por per Obamen se rruan as Be e per fat te keq te Rames e tendin Shqiperia bije ne Europe e jo Azi apo Amerike latine.
Je i vetmi qe flet per nje vizite qe si hyne ne pune as Rames as shqiptarve.
Ne shtepine e bardhe ka qene shume here per vizite e prite me ndere shume me te medha se Rama madje edhe ne Kemp Dejvid ish presidenti Mubarak po ku eshte sot?
Ky taksapagusi…ka te drejte.SB u ka futur tmerrin Ambasadorve Amerikan sa here qe ata ngren zerin.Se keta ambasador nuk shofin si ven punet ne shqiperi e kush e ka fain,por te shtyjne ca vite pune ketu,te paguhen mire nga vendi i tyre dhe te ikin per te zen nje post te mire ne vendin e tyre.Ndryshe Saliu i raporton,i detyron te hikin nga kane ardhur qe nuk eshte ne te miren e tyre,sepse ata nuk mund te shkojne gjetiu si ambasador.Kete Saliu e di dhe prandaj sillet si EPROR I TYRE.Edhe Lu-ja e ul hunden para saliu duke e takuar vazhdimish ate-Saliun dhe ai tallet me Lu-ne…! Vllahutin ne fillim tha:”…reforma ne drejtesi do miratohet do-sdo opozita..”Dhe Saliu ju turr…Dhe ajo pushoi…U fut ne loje Lu-ja..i cili po ben ec-e-jake(Rreshtore) pran Saliu.Te shohim se deri kur do rezistoi para Saliut…!
amerikanet jan shkerdhata mer!
sala vrau ne mes te bulevardit diten me diell live para kamerave televizive, a ka prov me t fort sesa kjo ne gjyq? dhe ata e respektojn.
por po te shkosh ne amerik dhe te shkelesh njicik vizen te denojn dhe perzejn si me qen cop bajge.
te fusin edhe ne burg si “illegal” dhe te deportojn si kriminel.
kur shofin nanji te “fort” si sala,amerikanet I servilosen,po pan nanji fukara pa perkrahje dhe qe ben ndonje shkelje nga halli,e degjenerojn “me ligj”. ata nuk e kan hallin ke ligji dhe e drejta drejtsija.
ata e kan hallin qe t jen rehat per vete,dhe jan rehat nese s kan kundershtar. nese sulmojn salen ata bejn nje kundershtar me pesh ne shqipni se sala ka perkrahes cecenet dhe kriminelet shqiptare drog dilerat dhe trafikantet e kurvave,kto “industry” shum fitimprurse ne kapitalizem.
kush ka drogen ne dor kush kontrollon prostitutat kan paren dhe kush ka pare bo ligjin. prandaj edhe amerika nuk don te prishet me kete shtres njerzish qe e gjejn veten e tyre ke salami cili si byth e zgjut qe esht e mban kete kart ne dor kur ti duhet. po u prek sala hidhen ne rrug kta hooligan gangsterra kriminel vrasesa. amerika e di ndaj s don probleme. dhe I bje anes anes me reformat ne drejtsi qe jan nje paralajmerim dhe tentative per ngushtim te krimit por jo mbyllje krimi.
krimin vec nji burr e zhduku. dulla. tash kan fillu me e levdu pasi e shan.
vec kur ti ringrehet dulles monumenti ke skenderbeu vec atehere do ket marr fund krimi dhe kriminelet. por a do vij ajo dit? veshtir. sepse kriminelet nuk e duan. prandaj edhe kurr s do ket paqe dhe qetsi, pa krim.pa kriminela
kjo esht demokracija. shkerdhat.
ka te drejt ai qe ka “muskuj”
po s pate fuqi je i qi! n demokraqi.
prandaj edhe te gjith rendin jo drejt drejtesis ,por qe te ven “muskuj” per me bo krime.