Trima “me kapuçë” në kokë

8 Prill 2016, 20:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Pak orë më parë, në emër të kompanisë “Global Fluids International” (GFI), u shpërnda një deklaratë arrogante, e cila tentonte të daraviste mjegullën që mbulon një nga konçesionet më të përfolura në vend, lidhur me markimin e karburanteve, një prej aksionerëve të së cilës është përfshirë në skandalin e “Panama Papers”.

Sqarimi është arrogant dhe spekulativ, pasi së pari tenton të na paraqitet si një propozim që ka ardhur për të shpëtuar shtetin shqiptar nga hajdutët, dhe së dyti të injorojw të vërtetën e dokumentuar mbi lëvizjet e kapitalit brenda këtij konsorciumi.

Pika e parë është sqarimi i tyre i gjatë, se përpjekjet për të marrë këtë konçesion kanë filluar qysh më 2010 dhe nuk është bërë ditët e fundit të pushtetit të Berishës. Kjo duket sikur ta ketë shkruar me dorë Berisha, se ai e ka këtë stil, që ti e akuzon se po vjedh arra, dhe ai të thotë “shiko çfarë mashtrimi, asnjë mollë nuk kam marrë”. Që shoqëria është liçencuar në vitin 2013, në fund të mandatit të Berishës, për këtë kemi V.K.M. e Berishës, por se kur e kanë njohur këta biznesemenët ilegalë, që as emrin nuk tregojnë, Berishën dhe fëmijët e tij, është pak interesante për ne. Biles unë besoj që janë e njëjta gjë dhe nuk ka nevojë të flasim për njohje.

Pika e dytë se “Global Fluids International”, nuk ka lidhje me GIF Teknologjy është dhe më qesharake, dhe i ngjan sërisht stilit klasik, të të përgënjeshtruarit të diçkaje, që nuk ja ka thënë dikush. Dokumentat zyrtare në QKR, provojnë se “Global Fluids International” (GFI) dhe Petroleum Consulting Partners A.G. (PCP) kanë krijuar së bashku një konsorcium të quajtur GIF Albania. Sipas dokumentave të depozituara në QKR Petroleum Consulting Partners A.G. (PCP) ka pasur vetëm 25 për qind aksione, ndërsa pjesën tjetër e ka pasur GIF, që në atë kohë ka pasur kompani mëmë kanadezen “Eurocontrol Tecnical Group Sa” themeluar në Nevis në ishujt Leeward (parajsë fiskale) përfaqësuar nga Z.Gad Goden, ose Eli Zahavi. Dhe vetë Berisha, sado i trembur që dukej tek sqarimi që dha, pranoi se koncesionin ja ka dhënë GIF, por nuk mund t’i diktonte partnerët, se do ishte mafioz po ta bënte këtë.

Shkelja e rëndë ligjore dhe parimoe e një koncesioni, është pikërisht transaksioni i vitit 2015, ku Petroleum Consulting Partners A.G. (PCP), e themeluar në Baar, Zug Zvicër, përfaqësuar rregullisht nga z. Francois Morax, është po ashtu një kompani Offshore, pasi Zug i Zvicerës është një parajsë fiskale njësoj si Panamaja apo ishujt Virgine, Cayman, Qipro etj. Dhe fakti që qeveria e kishte dhënë koncesionin me arsyetimin se kanadezët kishin përvojë në këtë punë, dhe ata dorëzuan thuajse gjithë aksionet duke bërë pronar 99,93 për qind “Petroleum Consulting Partners A.G”. (PCP), është shklelje e rëndë e rregullave me të cilat ka filluar loja. Kështu është bërë me ARMO, kështu u tentua të bëhet me Albpetrolin, kështu u bë dhe këtu. Duket se janë të njëjtët ustallarë, e njëjta studio ligjore, dhe të njëjtët njerëz të Berishës që ndërtojnë skema.

Por, që të mos zgjatemi me “Petroleum Consulting Partners A.G”. (PCP), që ka marrë koncesionin e ngjyrosjes së naftës, as me fitimet apo vuajtjet e tyre në Shqipëri, ku me atë çmim që deklaron vet kompania për ton, fitojnë më shumë se grosistët që sjellin karburant për ton, ne kemi një kërkesë të thjeshtë: Na bëni publik kë keni aksionerë anonimë të rregjistruar në parajsën fiskale të Zug në Zvicer dhe pse jeni anonimë dhe nuk mund të dimë kujt ia japim paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ju nuk jeni duke bërë biznes privat dhe doni të ruani anonimatin. Ju jeni duke bërë shërbime me paratë e taksapaguesve shqiptarë, dhe ne duhet ta dimë kujt ja paguajmë, ose më mirë, kush na i merr. Bëjeni këtë sqarim dhe mos na lodhni me teori konspirative dhe sidomos me luftën tuaj, për të pasur qeveria “sa më shumë suksese në luftën kundër hajdutëve”. Dhe mos e përmendi shpesh atë Gjykatën Kushtetuese, se ndonjë ditë do të dëgjoni “live”, si shfajësohen gjyqtarët për t’ua dhënë ju gjyqin, pasi ka ndërhyrë dikush nga Familja Berisha.

Por për njerëzit e thjeshtë nuk ka hajdutë të mirë dhe të këqinj, ndaj mos u përpiqni të dukeni sikur punoni për qeverinë, për t’u dukur hajdutë më të mirë. Plus ju keni dhe një dyshim më shumë: Jeni arrogantë dhe na mbani sekret dhe emrin, njësoj si ata hajdutët që të hyjnë në shtëpi me kapuç në kokë, dhe ti s’di me kë debaton. Megjithëse nga stili i përgënjeshtrimit, më duket se po flas me Doktorin!.

Dokumenti themelues i GIF

Dokumenti qe provon kush eshte GIF

Nenshkrimet dhe emri i Assaf Hakin qe doli ne Panama Papers

12 komente në “Trima “me kapuçë” në kokë”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Xhungel. Njeri shet tek tjetri dhe keshtu ja pasojn njeri-tjetrit duke lare keshin. Asnje verefikim te mjeteve, stafit, eksperiences qe keto kompani disponojne per nje pune te tille. Larje parash sepse kush eshte I interesuar per punime sjell pajisjet e veta, stafin e tij dhe planin gjithashtu.. Vendosin shumen e hedhjes ne gjyq si “shell” dhe s’ke c’fare ti besh. Ti fiton gjyqin si nje person I vetem. Lajn leket nje here dhe gjysmen e tyre e vendosin si “investim” dhe keshtu mbajne status-kuone. Hedhin vetem nje here para qe te duken sikur jane serioze. Por edhe ato para qe hedhin jane leket e taksapaguesve shqiptare sepse valixhja nga Shqiperia doli. Do japin njehere dhe do lajne parat 10 here.. Pa pronar, pa eksperience, pa klauzole ne kontrate.. Klauzola ne kontrate eshte qe ne qoftese e shet, duhet te pyesesh PER AUTORIZIM SHTETIN SHQIPTAR SEPSE ESHTE PASURI PUBLIKE DHE JO PRIVATE.. Nuk me besohet qe kjo qeverri po rri me syte hapur si buf dhe s’di c’fare te thote..

  2. bonbon says:

    Shhhhh Mero. Me ngadale se do zgjosh nga gjumi Edi Ramen.

    1. OSBE says:

      Normal… Olsi po i manaxhon bukur 200 million Eurot e vjedhura te Shqiptareve ne off-shoret e karaibeve!

      Burimi: OSBE!!

  3. Dajti says:

    BRAVA MERE KETO JAN FAKTE QE S. S. BERISHA NUKE I MOHON DOT PSE AI VRET NATEN DHE BEN SIKURE QAN DITEN.

  4. ferdinand says:

    E kam ndjekur me vemendje kete debat por me keqardhje ju them se shkrimi juaj ka keto probleme:

    1- Nuk verteton askund qe GFI TECH e per rrjedhoje Ismail Mulleti eshte aksioner tek GFI ALBANIA. Keni kaq dite qe pretendoni dicka te tille dhe sot keni ngelur pa asnje fakt qe ta provoje kete gje.

    2 – Eshte e vertete qe kompania nuk ka ardhur ketu se e preu barku per shtetin por per fitimin e saj megjithate si nje gazetar qe parimisht duhej te mbroje interesin e publikut ju nuk mund te mohoni kontrabanden e naftes dhe perzierjen e saj me squfur ose nafte bruto nga grosistet e saj. E gjithe kjo perfundon ne mushkrite tona.

    3 – Thoni se perben shkelje kalimi i aksioneve brenda kompanice koncensionare dhe mbase keni te drejte por sic e shkruani dhe vete kjo ka ndodhur ne 2015 kur kryeminister ishte Rama dhe jo Berisha. Ngelen te paqarta aresyet perse Rama te kete pranuar kete ndryshim aksionesh nese sic thoni ju eshte i paligjshem.

    4 – Per nje gje ju jap plotesisht te drejte. Nese nje kompani futet per te marre asete, koncesione apo fonde publike perfituesit e saj duhet te jene persona te njohur per publikun ne menyre qe te parandalohet konflikti i interesit por jo me larg se sot Ministria e Ekonomise leshoi nje deklarate ku thoshte se nuk shqetesohej aspak per faktin qe nuk njeh aksioneret nje kompani offshore qe ka marre puse shfrytezimi ne veri te vendit.

    C’eshte e verteta dhe ju qe kerkoni qe “trimat” te heqin kapucet nuk keni thene asgje kur trimat pa kapuc ne konflikt te hapur me ligjin moren hekurudhen e Ballshit.

  5. Te lumte Mero po i vjen fundi Mere fizit

  6. genci says:

    Ketu jane dokumentet e QKR o mbrojtesi i Mulletit jo te Panama papers. Nga ato dokumenta ka dal se kete kompni e ka mes te tjerash ai cifuti dhe Il Mulleti. Mos be si i trashe se nuk dukesh aq i trashe. Dukesh si genc Pollo

    1. ferdinand says:

      Nuk e shoh askund ne QKR emrin e Mulletit ne kete kompani. Me duket se po ngaterron Assafin me Mulletin dhe GFI me GFI TECH.

  7. bonbon says:

    Era shpellar te vjen o Tironsi prej Tropoje.

  8. Jatrua Alushi says:

    Saliut i bini ne qafe kot, Zeni eshte kopil s’ka asnje pike ADN nga Saliu.Or Sal beju burre or malsuer thuje te verteten qe Zeni s’eshte gjaku i jot hajt se keshtu del edhe demokrat i vjeter qe ke rrit femijen e nje tjetri.

  9. Nje shqiptar says:

    Mua me shqeteson edhe fakti qe KONCESIONET NUK PAGUAJNE SASINE E TAKSAVE qe duhen. Danimarka, Norvegia, Anglia etj. japin koncesione por i detyrojne shfrytezuesit te paguajne: perveç takses se konçesionit edhe taksa shpesh deri 80 perqind mbi fitimet e tyre. Sa ka paguar kjo kompani mbi fitimet e saj?
    Mund te lexoni me poshte se çfare behet ne Itali, nga 26 konçesionet qe jane dhene per naften e gazin ne Itali vetem 9 kane paguar taksat.
    http://www.secoloditalia.it/2016/04/petrolio-italiano-lunga-sporca-storia-daffari-omicidi-subalternita/

  10. nga Baar-i ne zvicer says:

    Petroleum consulting AG ne qytetin Baar te zvicres ngjan me nje kompani fantazem. Ne websitin e saj nuk ka AS edhe te dhenen me te vogel per aktivitetin e saj se cfar dreqin ben. Ne zvicer edhe firmat apo kompanit me mediokre reklamojn aktivitetet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje