Kur të ngelet në dorë, heroi i "dekriminalizimit"!

1 Prill 2016, 21:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha është detyruar të thotë një gënjeshtër banale në emisionin “Top Story”, duke quajtur shfaqjen publike të deputetit Gent Strazimiri me pistoletë, si “falsifikim me fotoshop”. Ky ishte një qëndrim ekstrem që tejkalonte së paku mbrojten naive të Ristanit, që shkonte në ngatërrimin viziv të pamjes së pistoletës në “këllëf” celulari. Basha e zhduku tërësisht objektin.

Por, debati që ka shkaktuar pistoleta e Strazimirit, nuk ka të bëjë me me faktin a e kishte, apo nuk e kishte, pasi për këtë nuk dyshon askush. Debati tani kalon tek mbartësi i gënjeshtrës Lulzim Basha, dhe arsyeja përse atij i duhet të bëjë edhe si budalla, për të mbrotjur deputetin në këtë rast.

Nga afërsia politike, ai nuk ka një simpati për Strazimirin, me gjithë lepirjen e madhe të këtij të fundit për t’u dukur “sikur vdes për të”. Strazimiri ka qenë gjithmonë një person që identifikohej si aksesor i dikujt tjetër në PD, dhe nuk ka qenë kurrë dikush që çmohej për atë që ishte, por për atë që e përdorte. Një kohë ai ka qenë afër Olldashit, më vonë afër Topallit dhe pas zgjedhjeve të vitit 2013, kur ai pa që Berisha po mbështeste hapur Bashën, bëri akte kamikaze kundër Olldashit dhe miqve të tjerë të tij, që t’i hynte në zemër Bashës. Dhe fiks në takimin e parë të paqes mes Bashës dhe Olldashit pas zgjedhjeve në parti, Basha i kumtoi këtij të fundit se “nga i vetmi që kisha neveri që më mbështeste, ishte Strazimiri”. Është një gjest tipik i Bashës, kur do të të hyjë në zemër, duke të ngushëlluar.

Pra, politikisht Strazimiri nuk hyn tek rrethi i Bashës apo të besuarit e tij. As Berisha nuk e ka në rrethin e njerëzve që i beson, dhe ka një lloj bezdie prej tij, por për shkak të kësaj, Strazimiri gjithë kohën bën gjeste ekstreme t’i hyjë në zemër dhe t’i tregojë se “nuk ja ka me hile”.

Ai nuk është më as ndonjë i pëlqyer i Topallit, edhe pse kjo e fundit e ka tërheq zvarrë me autoritetin e saj brenda partisë deri këtu. Superlëpirjet e tij ndaj Bashës dhe qëndrimet skizofrenike, kanë krijuar një distancë të tij me rrethin që e ka mbështetur.

Por, le të kthehemi tek e vërteta. E vërteta është se Gent Strazimiri ka ende në zotërim një pistoletë pa leje të markës Heckler& Koch, dhe në dhjetëra foto të botuar në gazette, ka dhe kapelen promocionale të kësaj marke, ku shkruhet H&K, dhuruar nga importuesi i armëve në Shqipëri, i cili ka bërë dhe deklaratë në polici. Është e njëjta armë me të cilën ai u shfaq publikisht tek Liqeni dhe që nuk e ka dorëzuar.

Tani Lulzim Basha nuk e ndryshon dot këtë realitet për të cilin nuk ka debat më në Shqipëri. Lulzim Basha po bëhet qesharak, pasi siç ndodh rëndom, kur do të shpikësh kauza fallco, ndëshkohesh si lider fallco. Shpikja e një kauze fallco për të braktisur parlamentin për shkak të sherrit të Strazimirit me deputetin Prenga, amplifikoi teorinë e deputetëve me armë në Kuvend. E vërteta është se deputeti Prenga, u kap pas disa muajsh me një pistoletë, njësoj si Gent Strazimiri tek Liqeni. Të dy janë kapur me pistoleta pa leje. Prenga është nën akuzë edhe pse ka qëlluar me të, Strazimiri është i filmuar duke qëlluar policët me grushta, dhe po të mos i kishte dalë fotua me pistoletë online, dhe mund të kishte qëlluar.

Politikisht dhe publikisht, Lulzim Bashës i ka mbetur në dorë heroi i dekriminalizimit dhe kamikazi i kauzës fallco të tij. Është kjo arsyeja që ai detyrohet të bëhet qesharak dhe të shpikë dhe fotoshopin për të mohuar atë armë të cilën e kanë parë gjithë shqiptarët dhe që e bëjnë Lulzim Bashën edhe më qesharak, seç e kanë bërë rrjetet sociale dhe opinioni publik Strazimirin. Është rasti kur të ngelet heroi në dorë i dekriminalizimit, dhe ti detyrohesh të bësh një krim tjetër publikisht, duke falsifikuar faktet që ta mbrosh atë.

8 komente në “Kur të ngelet në dorë, heroi i “dekriminalizimit”!”

  1. tradita says:

    po a ka polici apo ne vend q ete luftoni Stazimirin nxirrni shume te paafte poicine. Os eju jeni fare idioter. Pse policia nuk e arestoj ne flagrance. Nese i eshte dhuruar Pistoleta, a ka kaluar neper dogane, a kishte numer ose pasaporte. a ka dokumente ky fare biznesmeni. sa te pabesueshmem beheni.PD as te ve. fare ne kandar o Mero Baze.

    1. Pushtim me mirekuptim says:

      I Nderuar Mero.
      Nqs se e merr seriozisht Play Boy-in Lule Basha kjo tregon degradimin jo vetem te shkruesve por dhe te lexuesve & komentuesve…KU KETO TE FUNDIT TE KANE LENE SHENDENE
      Nqs se me 2 PRILLIN 1991 u gradua Saliserbi si “mekembes mbreti “ 1991-2011 pra 20 vjet sundim criminal nen masken e shkaterrimint te komunizmit imagjinar…pas 21 janarit 2011 shohim nje “rritje te frikeshme” te zevendesit Berishes qe I palavdishmi Arvizu e etiketoi YLL NE NGJITJE.
      Nuk mjaftoi kjo por tifozlliku I tepruar qe po I ben LUJA-LULIT..dhe deri te puthaj qe I dhuron zonja Nuland ketij krimineli…duhet te kuptoni se “garantet tone nderkombetare” kane piketur kete kriminel I k/m ne 2017….dhe Lobi teper I fuqishem grek ne Amerike I dha viston ketij MEGA TRADHETARI TE DETIT JON
      Je perpjekur te thuash dicka ,..ke nje maraz te madh qe ky perbindesh i Vicidolit e ka nenshtruar perfundimisht ate vend por nuk arrin ta thuash ate qe do.Pra me nje fjale ka arritur te vrase qytetare te pafajshem dhe shurron mbi viktimat dhe jetimet e tyre.Ky eshte kanibalizem..por ne kete drejtim Sali & lul Monstra jane kriminel por jo fajtore.Per momentin fajtore jane dy Persona: Donald Lu dhe Edi Rama I pari si nje hipokrit unlimited dhe I dyti si impotent qe po kryen nje tradheti te pabesueshme.
      Ne nje cerek shekulli qe ka kaluar statura e kesaj qenie monstruoze eshte rritur aq shume sa po tremb dhe vete shtetare te rendesishem te fuqive te medha.Fakti qe keto po sakrifikojne ambasadore amerikane ,po sakrifikojne emblema si FBI apo NY-Times tregon se ky felliqsire ka gjetur menyra per ti korruptuar me shuma marramendese.Vrasja mafjoze e Trebickes ,prurja e nje eksperti te paguar dhe rasti I paisjes me vize amerikane te gjeneral Luan Hoxhes pasi eshte ishte kercenuar me jete nga DjallI Berishes,Sypeshkaqeni flet vete dhe nuk do koment.
      Kush e pruri kete monster ?
      Kete e thote sakte Fred Abrahams: Qeverite amerikane prune berishen ne pushtet ne vitet 90’ dhe e toleruan per super krimet e tij gjoja se hodhi komunizmin…Kaq mjafton qe zoti Bedri te mos kete frike te thote te verteten.Pra ku gabuan amerikanet ne Shqiperi nga 1991 dhe ne vazhdim me saliserbin e tyre…
      ***
      Eshte mekat..eshte krim qe sot analiste shqipfoles ne vend te germojne per lidhjet e Salisatanit ne dy dekadat e fundit “bombardojne” akoma opininin me vrasjet e Enverit ne vitet 40-50 kur dhe bota ne ato vite ka beret e tilla veprime biles me shume qe nuk eshte vendi per argument.
      Nje shkrim teper interesan I Shaqir Vukajt ne gazeten Dita ne 16 maj 2015 thote se per rrezimine causheskut ishin marre vesh Gorbacovi me Bush Senjorin: Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut…Per kete qellim disa vite me pare u derguan agjetura nga Usa-Rusia-jugosllavia-anglia e deri te Izraeli qe pregatiten terrenin dhe dihet cfare ndodhi.
      Po te ne pse nuk hapen ?!
      Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
      Po ne masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ?
      A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demokracise apo zagaret e Serbise dhe kriminelet e shqiperise
      Dokumentet e botuar për revolucionin rumun flasin për një teknologji të përsosur që është përdorur për rrëzimin e Çausheskut.

      Nga me siper del qarte se duke marre parsysh dhe intervisten e pro serbit Elez Biberajt ne 2008 te Klani I BLENDI FAQEZIUT del konkluzioni se Berisha ka qen nje ushtar,ose nje kobure qe pas dy prillit 1991 I nxorri uje te zi atij vendi dhe e verteta do jete lluks per brezat qe do vijne.Per gjeneraten tone dihet qe Berisha eshte krimineli por jo fajtori.
      Fajtori kryesor eshte miopia e pabesuesheme e shume shqipfolesve dhe pak shqiptareve si dhe mega-hipokrizia e miqve tane qe para interesave gjeostrategjike te tyre shkelin dhe elementet baze te demokracise ten je populli si Shqiperia qe eshte ne kufinjte e egzistences.
      Me sakte Fekondimi I monstres berishe,mbeshtetja e tij ne super krime kombetare & njerzore dhe mbrojtja sot e tij me cdo kusht nga “garantet nderkombetare” sic thote komiku Edi rama( lexo don kishoti me Sanco panco ilir meten) tregon madheshtine e Enver Hoxhes sidomos pas 2 prillit 1991 qe ishte me I rende se 7 prilli 1939..qe ishte nje pushtim I shqiptareve nga shqiptareve per interesa te serbise dhe greqise te mbeshtetur ng a lobet e tyre ne Washington dhe bruksel…
      eshte koha qe amerika dhe europa te dorzojne koken e frankeshtein monster ..PERBINDESHIN BERISHE…
      ***
      Pra I nderuar Mero
      Sulmi I “ madh gazmor ”qe po beni Salulqenit nuk eshte I justifikuar pasi ai eshte nje actor I keq qe e ka luajtur me nje egersi primitive rolin qe ka patur pra eshte actor kurse ju duhet te merreni me regjizoret e kam fjalen per gjeo-strateget amerikane te cilet ne vitin 1990-1991 nuk duhet te futnin Shqiperine ne Cunamin e tyre per “permbysjen” e qeverive ne vendet e bllokut lindor pasi ne ishim larguar de fakto ne 1960.
      Marrja pjese e ambasdorit amerikano-beogradas Rajerson ne votimet e 22 marsit 1992 shenoi kalimin e natij vendi ne nje Republike ambasadoriale dhe vazhdon dhe sot nen “menaxhimin” e Donald Luse qe duket hapur se eshte emruar nga lobi saliqenit ne Washington dhe dihet kush jane.Pra thjesht Sali serbi livadhis se zyrtaret amerikane kryesore qe merren me shqiperine jane fans ate berishes ose me sakte ai eshte Kuisling I tyre dhe kjo eshte e frikeshme
      ***
      Cfare duhet bere ?
      E pakta si fillim mjafton te thuhet e verteta e llahtareshme:
      Jemi me keq se te pushtuar..jemi te poshtruar si asnje komb ne historine e njerzimit se kemi “pushtuar” veten me ndihmen e miqve.
      Te rregullosh masakrat ne politike dhe ekonomi nga vandalet berishiste duhen vite ..dhjetvjecare por te rimekembim dinjitetin eshte e thjeshte..te nderpresim luften komike kunder berishes dhe ti kerkojme llogari dy fajtoreve Donald Lu & Edi Rama per ato qe folem me lart.
      Nuk eshte e tepet te themi se dergimi I 1000 muxhahidineve qe u zbulua nga ardhja e John Kerrit dhe reagimi Zero I shoqerise shqiptare per kete gafe te panevojeshme tregon se ato qe prune berishen ne pushtet ne 1991 jane akoma te fuqishem.
      Si duhet bere ?
      Dihet qe John Kerry ne vitet 70’ si luftetar I Vietnamit ne menyre madheshtore ju kundervu qeverise amerikane duke kerkuar pa kushte Largimin nga kjo lufte dhe habiti jo vetem Ameriken por dhe boten per guximin e tij ..biles ne shenje revolte I hodhi dekoratat e luftes te oborri I shtepise bardhe
      Nje I tille duhet dhe sot ne Shqiperi..Duhet nje Xhon Kerry junior qe ti drejtohet qeverise amerikane ne menyre te sakte:
      Boll te nderur miq amerikane:
      Komedia me SALULET tuaj ka mbaruar.Durimi I shqiptareve ka kaluar cdo limit njerzor.Merrni masa na I hiqni qafe me po me ato menyra qe e prute ne pushtet me invazionin e 2 prillit 1991…Ne rastin me te keq nqs ka qene I federuar ne ndonje sherbim inteligjent jepini ndonje azil ne ndonje ishull te Karaibeve dhe lidhini pension per sherbimet e tij…Edhe nese nuk keni para per “pensionin e luftes” te tij drejtohunishqiptareve qe do japin miliona nga xhepi vec ta heqim qafe…Biles aq shume para do mblidhen san je pjese jepjani bakshish Rajersonit,Elezbiberajt dhe Frank Winsnerit qe jane SALULI e vertete
      SALI+LU=SALUL
      a mos jemi te pushtuar me mirekutim qe leme kriminelet SALULE qe te pshurrim jetimet e 21 janarit & gerdecit ne zgerdhimjet e heroit te dekarmilizimit..e kam fjalen per heroin LU..bile po na bejne nje film Holliwoodi si shkerdhen berisha BOSSI GERDECIT desh i kiu nonen gjeneral Luan Hoxhes qe edhe pse i denuar nga gjykata shqiptare i jepet vize amerikane…..a nuk eshte ky pushtim me mirekuptim…me nje Lu pas Bythe

  2. bonbon says:

    PD eshte nje kope vrasesish e kriminelsesh. Lumi i kombit shqiptar.

  3. redaktori amator says:

    Mero te respektoj shume per penen tende te mprehte.Nuk le asnje nga editorialet e tua pa lexuar prej vitesh.Por nuk e kuptoj mor i dashur deshiren tende per te perdorur fjale ne dialektin geg.P.sh, ka terheq-thua ti,dhe jo -terhequr.Thua -ka mbrit, dhe jo ka mbritur.Ka pas-thua ti dhe jo -ka pasur,e tje tj.
    Nuk kam asgje me dialektin geg,por nuk shkon ne nje shkrim me gjuhen letrare qe ti perdor.

  4. shqip says:

    pistoleta mbase nuk eshte fare e strazos. ky qurrash nuk ka kellqe te mbaje arme te vertete ne duar. ka nje hobi, po me teper mbetet tek prodhimet e imitimeve te pisqollave. dy mund te jene enigmat e pisqolles qe e mbante me teper ne b.. se sa ne brez. me variantin e pare ka dashur te friksoje ato policet e pa armatosura femra. po kur ka pare shqiponjat eshte zbutur dhe i ka ngele koburia ne B, brez. varianti i dyte qe ploteson te parin eshte qe shqupi e ka paisur me pistolete te pa regjistruar. zgjedhja eshte strazimiri, pasi ky ka dhene ok se mund te behet kamikaz per klanin berisha. ndersa basha , ristani, paloka , dhe kori i parkut vetem sa gumezhine per te mbuluar armet qe i kane te pa regjistruara, e qe me shume mundesi jane arme te perdorura ne krime te kryera ne vite. nese ligji do zbatohej si ne çdo vend normal, ky birbua duhet te ishte ne qeli tani. dhe aty po ta gudulisje ca me thepin e pushkes, do ligjeronte para prokuroreve. mirpo ai e di qe luli nuk e le ne balte. jo se i dhimbset strazua, por se jane te zhytur deri ne fyt ne shkeljet e ligjit.

  5. gjini says:

    Fytyr qesharake si Strazimiri jane shum ne PD dhe si do na vej halli se kemi ngelur peng e tyre.

  6. Xaxaxa says:

    Problemi i madh eshte se te dy lideret genjejne pa iu dridhur qerpiku. Njeri thote photoshop, tjetri thote burri ngelet me barre

  7. Sokoli says:

    Pare ky editorial nga kendveshtrimi i z.Mero lind bindeshem pyetja se :A ka filluar kariera ne ngritje e G.Strazimirit fill pas aksidentit te te ndjerit S.Olldashi?A eshte ky kurbani qe ka zgjedhur “Beri” ku siç eshte bere zakon ,te spikat,te fut ne loje,te zhduk e pas ketaj te bene kurban duke u prehur tek vorrezat e deshmoreve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje