Ka një tinzari nga Erion Veliaj për të rritur protagonizmin e tij politik, por ka më shumë një politikë miope nga PD, e cila përditë e më shumë, po kthen në objekt lufte Bashkinë e Tiranës, më shumë se sa qeverinë qendrore.
Ka së paku një muaj, që Veliaj ka tërhequr si rrufepritës, gjithë aksionet politike të opozitës dhe po u dikton atyre axhendën politike, duke i mbajtur të rreshtuar tek një gardh tek parku i Liqenit, të cilin e lë ta prishin, të tërheqin llamarinat si triumfatorë në bulevard, ua ndreq prapë, i fton prapë ta prishin, e prishin prapë, rrihen aty me policët, ikin duke marrë nga një hekur në krah…dhe kështu skenat përsëriten ditë pas dite.
Duke tërhequr në këtë betejë partinë më të madhe të opozitës, ai ndërkohë ka skualifikuar dhe gjithë zërat që vijnë nga ambientalistë të përkushtuar për parkun (nuk kam parasysh superdhëndrin), që realisht nuk kanë lidhje me PD, por që janë të përhumbur tashmë brenda aksionit të tyre politik. Bashkë me të janë zbehur dhe zëra të veçantë që vijnë nga lëvizje të majta ambientaliste, apo ish- aktivistë të Mjaftit, ish- shokë të Erion Veliajt, që kanë probleme psikologjike ta shikojnë kryetar bashkie. Të gjithë këto dhurata Veliaj i ka falas nga Lulzim Basha.
Ndërkohë që gjithë opozitën e ka çuar tek gardhi i Liqenit, Veliaj po vazhdon punë të tjera problematike për nga impakti social në Tiranë. Ai po ka avancuar deri në 70 përqind të pastrimit të Bulevardit të ri të Tiranës, duke prishur ndërtesat dhe sot ka nisur të prishë ndërtesat që bllokojnë ndërtimin e Unazës së Vogël, në qendër të Tiranës. Normalisht, këto do të ishin kauza më të forta për opozitën, nëse donte të bënte rrëmujë, por me sa duket, opozita nuk ka më shumë se një grup të gatshëm për protesta dhe atë e ka lënë të rrijë të ruajë betonieret tek Liqeni.
Përmes këtij stili, Veliaj e ka tërhequr opozitën në fushën e vet, dhe po i bëhet një nder më i madh seç i takon, pasi po duket sikur në këtë vend, opozita ka vetëm një hall, se si të merret me Bashkinë e Tiranës.
Në të vërtetë, ky është dhe problemi kryesor. Lulzim Basha ende nuk është çliruar nga kompleksi që ka fjetur katër vjet gjumë në Bashkinë e Tiranës, dhe e vetmja gjë që mendon se mund të bëjë mirë, është t’i bëjë opozitë kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Kjo e ka minimizuar forcën e opozitës dhe e ka kthyer atë në një zëdhënëse herë të ambientalistëve, herë të shoqërisë civile, herë të disa sharlatanëve, që vjedhin disa vite në shtet, pastaj punojnë disa vite si shoqëri civile, pra e ka bërë zëdhënëse të grupeve të ndryshme të interesave pa ndonjë identitet të qartë, duke filluar që nga neomarksistët, ambjentalistët, sharlatanët dhe ish- hajdutët e qeverisë të ngelur pa punë.
Për shkak të kompleksit që Basha ka për Bashkinë e Tiranës, tani gjithë opozita duhet të merret me ato punë që nuk u mor kryetari i tyre për katër vjet. Më vjen keq kur shikoj deputetë që rrijnë në kafe e bëjnë roje kur të kalojnë betonieret, që t’i raportojnë me telefon Ennos, pastaj Enno t’i raportojë Bashës, pastaj të caktojnë kur do protestojnë dhe si do ecë më tej aksioni opozitar.
Të vjen keq të shikosh deputetët e opozitës në protestë para Bashkisë së Tiranës, a thua që opozitës nuk i dhimbset pushteti i humbur më 2013, por më shumë ai që ka humbur Lulzim Basha më 2015.
Kjo tkurrje e opozitës dhe ky shpërqënrdim i energjive opozitare në punë komunale, është në të vërtetë opozita reale që di të bëjë Lulzim Basha, pasi ai nuk e ndjen veten që është kandidat për kryeministër, por me sa duket vuan vetëm faktin që dikush i ka zënë vendin si kryetar bashkie. Politikën e madhe duket që ja ka lënë kryetarit real, atij që i dhimbset posti i humbur i kryeministrit
Kjo eshte qasja “e pafajshme” e Enkel Demit, sipas te ciles po ti besh opozite Lali Fikut e ben ate me te vlefshem. Pra me pak fjale Lali duhet lene te vjedh ne emer dhe per interes te oligarkeve te ketij vendit, qofte edhe ata qe kane bashkepunuar me PD-ne, sepse keshtu po e vleresojme me shume.
E paske kuptuar tamam cfare ka dashur te nenkuptoje gazetari. Lum si ne me lexues si ju. Rezultati eshte tek liqeni.
HaaaHAAAAAhaaaaaaa Nuk kam koment …Thjesht Brilante….
Ky artikull me pelqeu shume,i shkurter,pa llafe te teperta,konkret dhe analitik
Tregon Bashen thjeshte si eshte dhe nivelin e tij si opozitar tevtipit Bashkiak,jo me teper.
Basha i kompleksuar! ?
Nga e nxorre kete!
Qe te jete i kompleksuar per punet e bere keq apo te pabera ne bashki basha duhet te kete mepare nje ndergjeje dhe te kete ‘ndjenje faji’. Po te kishte gjithe kete mendje te madhe dhe kete intelligence ai nuk do ti kishte bere gjithe ato zollume dhe te vazhdonte te genjente perdite. .. Ka vite qe vjedh leket tona dhe vret njerezit normal si ne, ne mes te dites ne 21 janar. Imagjino sa kane vrar larg telekamerave ….
Basha nuk Ka asnje kauze prandaj nuk e sulmon dot qeverine dhe percepton veliajn si allke te dobet te rames prandaj e sulmon.
Shpresoj te lexoj ne te ardhmen tek tema artikuj me te drejtperdrejta Ku gjerat te thuhen troc: dihet qe pisi basha eshte trashegimtar i se keqes berisha, dhe kjo jo pa qellim. Basha eshte pis si berisha ne mos me keq. Eshte aty Ku eshte vetem per interesa miliardash dhe eshte fallco 100% ne ato qe thot!
Qeni i berishes leh per te terhequr mbas vetes te zhgenjyerit nga qeveria Rama.
Pisat si berishet dhe bashet mbijetojne ne politiken shqiptare sepse edhe keta te majtet jane hajdute si kta te PD. Kur do te lexojm ndonje kritike rreth qeverise Rama? Nje gazeta antikomformiste si tema duhet te na tregoje edhe zullumet e qeverise ne fuqi. …nuk Ka kuptim kritika vetem kunder opozites.
(edhe pse kjo palo opozite nuk vlen per asgje )
Basha fatekeqesisht eshte ne krye te opozites de jure se ne fakte eshte gjyshi Sali , qe Lulit te vogel, ja ka lene ti bej opozite E. Velies, meqenese po ben shume pune qe , Basha si beri dote, prandaj i le deputetet si qen rrugesh te ruajne betonjeret dhe puntoret qe meren me kendin e lodrave per femije aq te nevojshem ne ditet e sotme ne nje park kombetar , ndersa keta te kacafyten , te shahen e zien me policine bashkiake . Ndersa Saliu sa bie per gjume mendohet cfare pengesash dhe pretekse dote ngreje ne parlament dhe jashte tije per te penguar rreformen ne drejtesi, qe mazhoranca mose mare kredite pozitive dhe ky te ruaj statukone e gjendjes te sotme te drejtesise, qe edhe pse ka bere cka mundur per te pasuruar familjaret dhe miqte e tije , deri tek akuzat per vrasje si me 21 janar etj, drejtesia ta lere te qete , sic e ka lene deri me sote, saliun dhe SHkelzenin. Deshmi e kesaj poshtersie ne dem te SHqiperise dhe shqiptareve jane te cirurat si i dale mendesh ne parlament cdo jave dhe shkrimet ne facboog, jane ndryshimi i qendrimeve ndaj rreformes ne drejtesi e shume problemeve madhore qe kerkon interesi kombetar.
Mjere ky vend si per poziten dhe opoziten.
Ne keto 25 vjet ky vend ka pesuar si legjenda e kalase Shkodres;nderto dhe prish.
filluam ne vitet e para si ata te inkuizicionit qe digjnim librari dhe libra se ishin sockomuniste,prishem cdo gje qe ishte komuniste se kishim alergji,udheheqesit komunist antikomunist te pedhit na benin thirrje te shkaterronim cdo gje se do vinte ceku i bardhe dhe ne trushplaret do hanim me luge floriri……… dhe kjo histori vazhdon akoma pozita nderton opozita pengon(per te dyja palet)kur vjen opozita ne pozite prish ate qe ka bere pozita e djeshme se nuk e ka bere ashtu si u pelqen atyre qe vijne ne fuqi,dhe shembuj jane aq te shumte sa nuk te del koha per ti numeruar,qe nga zogu zi deri tek sheshi Skenderbej(germo,mbush e germo ndrysho sipas deshires se njerit apo tjetrit)dhe historite vazhdojne…….paret e popullit shkojne ne germime ,prishje dhe ne xhepat e politikaneve qe pasurohen nga dita ne dite dhe trushplaret zihen me njeri tjetrin per te mbrojtur kriminelin e vet.
Berisha dhe Basha po e çojne pd-ke poshte e me poshte.Me keto veprime te padrejta qe po bejne ata,po marrin me qafe partine,se nuk u jep votat njeri.Atyre u duket se po bejne mire,kur ne fakte po bejne te keqen e vehtes se tyre.Gropen e tyre.Jane budallenj,dhenuk e kuptojne.
Pastrimin per unazen e vogel , si dhe shume spapastrime te tjera jane nje pune e mrrekullueshme qe po ben Velija , tirana ishte bere nje ktarahure e vertete , eshte nje nga Kryeqytetet me te shpifura . Erionit i duhen te pakten dhe 10 vjet te tjera te beje spastrime radikale .
Mero je i papare…Perfytyroj Nard Noken ne telefon me Ennon dhe shurren nga e qeshmja! Keta jane si shabon qosja, nuk rrine rehat. Te vetmen opozite qe kjo Parti mund te beje eshte te mbyllet te Shqupi, as ne dritare mos dalin, vetem kur te erresohet te dalin nga gardhi …
Kjo eshte opozita jone, qe luften me te madhe e bene kunder nje parku femjesh..!
Hahahahahahah….
Na fal Mero se po te nderpres nga puna juaj qe I bere cope-cope banditet 2B
SI KA MUNDESI ASNJE GAZETE SHQIPTARE NUK PERMENDI 19 VJETORIN E MASAKRES OTRANTOS..QE NDODHI FIX NE KETE ORE QE PO BEJ KOMENTIN
Me hidherim te madh njoftojme popolon albaneze se ne peshqit dhe peshkaqenet e adriatikut protestojme prane:
-Qeverise kuislinge shqiptare
-Panelit te xhambasdoreve te Tiranes ( Lu & Helmut)
Mediave sqipetare se
sot 19 vjet me pare ne kishim feste se u ngopem me kufoma femijesh…por ju te mallkuar nuk e permendet fare kete evenimet historik qe per ju ishte akti me kanibal i kryer ne 200 vitet e fundit…dhe per kete ka merite deputetaja italiane IRENE PIVETTI dhe PERVERSI SALI BERISHA qe beri te iknin ketea te shkrete pasi ai do bombardonte Vloren
DASARA MALLTEZI NE ATE KOHE ISHTE ME PASHAPORTE DIPLLOMATIKE 2 MUAJSHE….DIPLLOMATJA ME E RE NE BOTE..QE I HEDH SOY SHURREN RAMES SURRATIT
Në 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
Roland Fezaj, 14 vjeç,
Oltion Fejzaj 13 vjeç,
Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
Gerard Xhavara, 4 vjeç,
Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
Qemal Roshi, 38 vjeç,
Roland Roshi, 2 vjeç,
Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
Donika Idrizi, 40 vjeçe,
Elona Idrizi, 14 vjeçe,
Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
Romeo Andrea, 28 vjeç,
Silvana Andrea, 18 vjeçe,
Kristina Andrea, 2 vjeçe,
Bardhyl Lame, 37 vjeç,
Tushe Lame 38 vjeçe,
Artuela Lame, 35 vjeçe,
Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
Anife Begotare, 41 vjeçe,
Rezart Begotare, 12 vjeç,
Erald Begotare, 13 vjeç,
Zeman Avdia, 37 vjeç,
Nertila Avdia, 11 vjeçe,
Olsi Avdia, 6 vjeç,
Irma Greko, 21 vjeçe,
Kristi Greko, 3 muajsh,
Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
Besmir Birçe, 9 vjeç,
Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
Robert Bajrami, 19 vjeç,
Miklovan Troqe, 17 vjeç,
Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
Lindita Demiri, 12 vjeçe,
Lindita Demiri 12 vjece,
Bektash Tahiri, 47 vjec,
Andi Aliaj 17 vjec,
Teferi Saliu 48 vjec,
Lirim Bulla 17 vjec,
Zini Muça 27 vjec,
Ermal Xxhaka18 vjec,
Fatmir Geraj 28 vjec,
Kastriot Sharraj, 36 vjec,
përparim Mamanaj, 13 vjec,
Zylyma Sulejmani 22 vjece,
Krenar Sulejmani 27 vjec,
Alban Sulejmani 4 vjec,
Mirand Kaçuku, 28 vjec,
Kizeta Sulo 21 vjece,
Klodian Sulo 2 vjec,
Fiqiei Sulaj 30 vjec,
Ervin Sula 15 vjec,
Latif Berberi 53 vjec,
Maze Seferaj 31 vjec,
Brunilda Seferaj 25 vjece,
David Seferaj një muajsh,
Vjollca Kaçupi 22 vjece,
Albana Botrova 22 vjeçe,
Merita Ferko 32 vjece,
Bledar Ferko 10 vjec,
Fredi Ferko 8 vjec,
Viktori Kaçupaj 25 vjece,
Robert Llanaj 30 vjeç,
Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
, Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
Ilir Kicja 34 vjec,
Maringlen Bardha 16 vjec,
Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.
as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos dhe Bashkimit Europjan.
Ishte koha qe perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder populates civile.pa permedur gerdecin,3000 te vraret ne 1997 ,genocidin ndaj haklajve etj etj…eleminimi i kundershtareve …