Përse Basha u prit “pa dëshmitarë” nga zonja Nuland?

17 Mars 2016, 19:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ndërsa Lulzim Basha u nis drejt Uashingtonit në një udhëtim pune informues për opozitën shqiptare, kryetari “de facto” i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tentoi të diktojë axhendën e bisedimeve të tij me zyrtarët amerikanë, duke kërkuar shtyrjen e reformës në drejtësi pas zgjedhjeve.

Duke marrë shkas nga një lloj qëndrimi shantazhues i Partisë Socialiste, që përkufizohet “ose reformë, ose zgjedhje”, shprehur fillimisht nga Majko dhe vazhduar nga Braçe e Balla, fillloi një keqpërdorim i skenarit të zgjedhjeve, duke tentuar të shtyhej reforma.

Në fakt, socialistët kur i referohen shantazhit për zgjedhje të reja, kanë parasysh se mund të arrijnë shumicë kushtetuese bashkë me Metën. Deklarata e Ballës për 1 milion e 100 mijë shuplaka, nënkupton 95 mandate në Kuvend. Pra, nuk është shantazh për ndarje nga LSI, siç përpiqet të bëjë Berisha diversion, por shantazh për një shumicë kushtetuese pas zgjedhjeve.

Në funksion të axhendës së shtyrjes së reformës pas zgjedhjeve, Basha u detyrua ta fillojë udhëtimin e tij në SHBA, duke kaluar ditën e parë nga zyra e Podestës, duke paguar kontratën financiare për t’i siguruar takimet në Uashington.

Por takimet e sotme në Uashington dhe sidomos takimi me ndihmës zëvënds-sekretaren për Evropën, Viktoria Nuland, e ka detyruar atë të tërhiqet nga skema e cila Berisha tentoi të diktojë në axhendën e tij në Uashington. Mes shantazhit socialist “reformë, ose zgjedhje”, dhe shantazhit të Berishës, “zgjedhje, pastaj reformë”, Basha është detyruar të pranojë qëndrimin alla Zhvejk, se duhet bërë “edhe reforma, edhe zgjedhjet”. Një njeri në hall s’ka si flet ndryshe.

Por, ajo që bie në sy në takimin me zonjën Nuland, është fakti se Basha nuk ka mundur të marrë dot me vete Fatmir Mediun, dhe për shkak të tij, asnjë prej anëtarëve të delegacionit, duke ja vështirësuar ndjeshëm tashmë shpjegimin e tij, se çfarë i ka sugjeruar zyrtarja e lartë amerikane.

Takimi është zhvilluar pa dëshmitarët që Berisha i dha me vete, dhe pa Mediun, duke e lënë në dorë të Bashës të interpretojë atë mesazh politik që mori.

Nga komunikimi publik, duket se është detyruar të flasë për nevojën e “reformës para zgjedhjeve”, çka është dështim i axhendës për shtyrje të “reformës pas zgjedhjeve”, siç vazhdon të pretendojë Berisha. Por, deri në Tiranë ai ka kohë të mendohet, dhe si zakonisht, këtu të tundë kokën dhe të pranojë që në Uashington i thanë, “ato që thotë Berisha”. Fundja deri herën tjetër që mund të shkojë para zgjedhjeve të tjera, dhe mund ta harrojnë.

10 komente në “Përse Basha u prit “pa dëshmitarë” nga zonja Nuland?”

  1. Mysafiri says:

    “Reforme ose zgjedhje”,”zgjedhje pastaj reforme”, “zgjedhje dhe reforme”, te gjitha keto jane lojra fjalesh qe perdor Merua per te trullosur komentues si Spartaku. Nje gje nuk e ben te qarte per Spartakun ti Mero. Nqs sipas me nder me thene “deputetit” Palla, ne zgjedhje aleanca e qelbesirave te 1 Prillit do merrka 1 milion e 100mije vota, ku qendron e keqja nqs ata pranojne te bejne zgjedhje, me pas i kane te gjitha votat sipas Palles, per te bere te famshmen reforme ne drejtesi. Te gjitha te tjerat jane broçkulla te Meros.

    1. hysen daci says:

      o Ymer Abazi lus zotin qe Edi te besoj tya sePallen e ka per te lehur e pellitur jo per mend.Sepse e djathta do merri mbi 40 %…

      1. adeci says:

        Do mari lesht e Currit.

    2. passionanti says:

      Mysafir i pa ftuar; me mire te rrishe me gjelbesira se te pakten do jetosh si gje e gjalle se sa te rrishe me kriminele qe te hane driten e syrit per tu majmur. Kur do ta kuptosh?! Po behi kanibale, more derezese!

  2. brahoho says:

    Eshte bere kjo reforma ne drejtesi nje marrezi kolektive. Nga nje budallek teorik po kthehet ne nje idiotizem praktik.
    Te gjitha partite se duan dhe te gjitha bejne sikur e duan. Te gjithe e dine qe nuk do ndryshoje asgje e te gjithe bejne sikur do ndryshoje gjithçka.Te gjithe e dine qe fajin e ka politika dhe jo drejtesia,dhe te gjithe perpiqen te justifikojne politiken me ane te reformes ne drejtesi.
    Eshte kthyer ne nje loje “bajate”.Degjenerimi moral po behet nje degjenerim i pergjithshem intelektual.

  3. Bushi says:

    Iku nga Lushnja erdhi ne Patos,vajti shul e u kthye lloz.Edhe Basha vajti ne Amerik shul e do kthehet lloz.Ai tha; ne amerike patem shume takime,dhe kemi mbeshtetjen e plote te SHBA-s. Nje mut ka mbeshtetjen e SHBA-s ai.Ate e priten ca politikane, qe nuk ngren shume peshe,madje ata ishin te partise republikane,por edhe ata nuk i kane dhene mbeshtetjen e duhur.Ka mundesi ti kene keputur ndonje kopaçe kurrizit.Tash pd-ke, njihet ne amerike,jo si nje parti efektive,por agresive.Kete ngjyre te zeze, pd-ke, ja ka dhene Sali Berisha me heret,kur kerkonte te bente gangesterin,se ishte me i forte dhe me larte se ata.Qendrimi i Saliu ndaj ambasadorve te amerikes ka qene rrugaçeror.Prandaj mos u frikesoni nga nxierja e dhembeve te kalbur te Berishes dhe Bashes,se nuk bejne dote gje.Ata dine vetem te lehin dhe te shpifin.Nuk u beson njeri.Do ndeshkohen rende ne zgjedhje,me voten e popullit.

  4. Ymeri says:

    ai esht njeri pa prsonalitet, njeri gjithheren me maske. Vijeni re si ngerdheshet kur duhet te qeshe.

  5. kOCI SELFO says:

    PERSE NUK THONI QE STRAZBURGU KA DENUAR SHTETIN SHQIPTAR ME 10.7 MILION EURO POR FLISNI PER LLOQE KAVAJE. APO NUK INTERESON SHKELJA E TE DREJTAVA BAZE SI PRONA THEMEL I TE QENEUR NJERZ E JO KAFSHE http://www.balkanweb.com/site/strasburgu-10-7-milione-euro-per-gjashte-pronare/

  6. miri says:

    Reforma po te behet ne rregull i bie qe shqiptaret te hyne ne burg te gjithe…po a duan keta reforme?a duan te hyne ne burg….? Perralla,show….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje