Një sinjal nga Apeli për Familjen Berisha

10 Mars 2016, 20:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Gjykata e Apelit në Tiranë ka hedhur poshtë kërkesën e Argita Berishës, për të ndëshkuar deputetin Taulant Balla, për shkak të akuzave që ai i ka bërë asaj, lidhur me biznesmenin pakistanez që ajo i kërkonte “tre përqind të vlerës së investimit” për firmën që do hidhte babai i saj kryeministër, apo për akuzat lidhur me të ardhurat e saj marramendëse nga disa universitete private, pagesën e së cilës e kishin praktikisht pagesë për liçencën e tyre të paligjshme.

Por, lajmi nuk është se Gjykata e Apelit rrëzoi pretendimet e Argitës, por se në përbërje të trupit gjykues ishin gjykatës të cilët kanë shfaqur më parë haptazi simpatinë e tyre për Familjen Berisha dhe kanë bërë shërbime politike për të.

Vendimi më shumë se sa një fitore për Ballën dhe kauzat e drejta që ai ka ngritur në opozitë, është një sinjal për mënyrën e sjelljes së drejtësisë shqiptare, në raport me pushtetin.

Argita Berisha ja ka dalë të mbrohet nga drejtësia duke i pezulluar gjithë çështjet e ngritura kundër saj gjatë kohës që babi i saj ishte i plotëpushtetshëm. Çështja e hetimit të Damir Fazlliç, e cila përfshinte doemos hetimin dhe marrjen të pandehur të Argita Berishës, pasi si avokate përfaqësuese e tij, kishte bërë veprime të pambështetura financiare, tërheqje parash dhe transaksione, duke u vënë në dyshime për pastrimin e 1.7 milion eurove. Çështja u mbyll me procedurë në Gjykatën e Tiranës dhe gjykatësi që e mbylli, sot është anëtar i KLD dhe i Gjykatës së Lartë. Ajo po ashtu nuk u thirr për akuzat e hapura nga biznesmeni pakistanez, të cilit i ka kërkuar zyrtarisht tre përqind të investimit prej 100 milion euro, nëse babai i saj kryeministër do t’i jepte liçencën e TEC në tokën e Fazlliçit në Porto Romano. Vëllai i saj nuk u thirr kurrë për tragjedinë e Gërdecit, edhe pse ka gjurmët e veta në çdo hap dhe në çdo procedurë për lobimin e kontratës së vdekjes, deri tek skandali që ministri i Drejtësisë i raportonte atij me faks, se e ka firmosur “memon” që i kërkohet.

Babai i tyre nuk u thirr kurrë në Prokurori, qoftë dhe për të dëshmuar ato që ka thënë publikisht për 21 Janarin, kur vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe të paarmatosur, të pambrojtur dhe të parrezikshëm në bulevard. Nëna e tyre nuk u hetua kurrë për fondet e mbledhura në emër të fondacionit të saj “bamirës”, edhe pse pikturat që shiteshin qindra mijëra euro tek biznesmenë të marrë peng, gjysma e të cilëve tani janë nën arrest, shfaqeshin pastaj në zyrat private të burrit të saj.

Familja kishte një imunitet të plotë nga mos hetimi prej drejtësisë për çdo gjë që bënin, dhe vazhdojnë të jenë të pacenuar në perandorinë e luksit që kanë krijuar nga pushteti.

Sinjali që vjen nga Gjykata e Apelit është një sinjal që Sali Berisha duhet ta lexojë mirë, sidomos tani që po braktis Kuvendin për të mos miratuar reformën në drejtësi.

Reforma në drejtësi është një gjë që u duhet shqiptarëve, por mbi të gjitha autorëve të këtij krimi 25 vjeçar në drejtësi, për të marrë në fund një gjykim të drejtë dhe për ato që kanë bërë. Është më mirë një reformë në drejtësi, që na sjell një sistem më të pavarur gjyqtarësh dhe të rinj e më të kualifikuar, një prokuror antikorrupsion që monitorohet nga SHBA dhe BE, dhe një sistem më efikas hetimi, me qëllim që të gjithë të jemi të qartë dhe të përmbajtur në raport me drejtësinë, kur ndëshkimi të vijë prej saj.

Përrallat e tij se kjo reformë i duhet Edi Ramës për të kapur sistemin e drejtësisë dhe për ta përdorur atë, nuk vlejnë, pasi nëse Berisha refuzon reformën në drejtësi, gjyqtarët e tij më të korruptuar, do të bëhen ushtarë të Edi Ramës, pasi ata nuk njohin mentalitet tjetër përveç atij me të cilët i ka mësuar Berisha.

Ata që sot shitën vajzën e tij, janë njerëz që deri dje i kanë shërbyer, dhe ky është një sinjal se ata ndjehen të çliruar nga pushteti i tij.

Sot Gjykata e Apelit ka dhënë një vendim të drejtë, pasi është çliruar nga frika e pushtetit të Berishës, por ky është një sinjal se ata nuk i detyrohen më atij. Dhe kjo nuk është pak për një njeri që është mësuar të mos thirret për t’u pyetur as kur vret, as kur vjedh, as kur shpif dhe as kur rreh e godet kundërshtarët. Tani ai ka dy rrugë, ose të zgjedh të votojë një sistem të drejtë për të gjithë, ose të mbetet në dorë të atyre që ka përdorur dhe i ka poshtëruar profesionalisht për interesa të tij. Vetëm të dijë se hakmarrja e tyre do jetë më e egër, se sa reagimi i një sistemi më të drejtë dhe të paanshëm që po projektohet nga reforma. I bie më mirë të zgjedhë reformën!

13 komente në “Një sinjal nga Apeli për Familjen Berisha”

  1. Labi Vlore says:

    Argita do shpallet e pafajshme ng a Gjykata e larte dhe po ashtu do shpallet i fajshem Taulant Balla.Ka dhe nje shkalle gjykimi,keshtu qe mos u nxito Mero.

    1. zef says:

      Prit gomar te mbije bar.

  2. Aleksi says:

    Shkurte dhe sakte, sic thote populli. Mero eshte brilant per temen e trajtuar se niset nga eksperienca vetjake. Por Kerma nuk do ta votoj Reformen, gjithesesi.

  3. bonbon says:

    Ha ha ha. Ja edhe kjo pune mbaroi,drejtesia u vendos ne Shqiperi. Tani hajt te ndihmojme boten. Cfare i ke keto qe shkruan o Mero? A ka ndonje nga familja Berisha qe eshte ne burg per krimet qe ka bere? JO.

  4. azio says:

    Nje analize realiste.
    Drejtesia ta lexoje se ka shume vlere per te.
    Haku te shkoje te i zoti.Te lumte Mero Baze.
    Ka ardhur koha per te tille analiste qe i bejne fenomenet konkrete dhe te kuptueshme per kedo.

  5. Mark Gjonaj says:

    Po mblidhet nga pak litari, mendoj se nuk do ta mbeshtesin Berishen per bojkot, kjo ndoshta se do t’i therrase Uashingtoni dhe t’ja u beje rrupsup! Nuk shkojne me, genjeshtrat e PD-se, drejtesia nuk eshte e PD-se, por e popllit shqiptare. A mund te zbatohen te drejtat e njeriut pa drejtesi? Tornedo do te jete e paperballueshme nga streheza Berisha. Shqiptaret, kur I rreshqisnin kembet ndonje bosssi partiak e shtetrore u divorconin; keto lloje gjyqtaresh japin sot “drejtesine” dhe dje padrejtesine dhe e shohin se po fryne juga e bardhe e draftit qe do te miratohet dhe Sanaderin shqiptare fulikare do ta shpie ne burg per veprat penale te tij te dukshme.

  6. spartaku says:

    Bravo,bravo,bravo zoti Mero! Ke bere nje artikull te shkelqyer,ku prek telat e zemrave te qindra e mijra njerzeve, te persekutuar nga kryekrimineli,agjenti i te huajve,vrasesi dhe hajduti nr.nje i shqipetareve. Populli i kupton te gjitha,edhe ato qe thote Berisha, edhe ato qe thote Basha,gjoja se jane per reformen ne drejtesi ne aparence,por ne fakt jane kundra saj.Ata nuk po lene gur pa levizur,shpifje e trillime nga me te pabesueshme,se gjoja Edi Rama e ka kapur drejtesine,kur ne fakte e ka kapur Saliu me Bashen,nuk u pi uje me,se u ka dale boja.Ata e kane frike reformen ne drejtesi si djalli temjamin e priftit. E pergezoi gjykaten e apelit per vendimin e drejte qe ka marre,Me te vertet kjo tregon se gjykatat jane çliruar nga frika e pushtetit te gangrenosur te Saliut.Me gjitheate,une akoma jame pesimist,se reforma ne drejtesi nuk do behet,per shkake te pengeses nga pd-ke.Kemi shprese te SHBA-ja dhe BE-ja,te cilet po te duan me sinqeritet,mund te behet kjo reforme kaq e rendesishme per shqiperine.

    1. Mysafiri says:

      O Sparkak, o idiot i dobishem, veç idiotlleqeve qe shkruan te pyes;-ç’kuptim ka kjo qe shkruan ti vazhdimisht ne komentet e tua: pd-ke? Ma shpjego te lutem se jam shume kurioz.

  7. pro.... says:

    ..shume bukur,por ne njerezit jemi skeptike per te reaguar,apo besuar ,se nje dite do te kete drejtesi.
    -perse mendoj keshtu?..sepse kjo eshte drejtesi e munguar dhe qe aktualisht behet per te mbrojtur nje deputet…,
    ..mendoj se standarte te dyfishta prodhojne distancim..,por shpresoj qe te nesermen drejtesia te jete ashtu si Ju e pershkruani..dhe jo si e kuptoj une.

  8. rifaka says:

    Tani qe Taulanti paska te drejte nuk duhet te pres me prokuroria per te vertetuar ato qe thote Taulanti

  9. ilir says:

    Ne krye te Apelit sapo u zgjodh tropojani i Saliut. Sinjal te mire e quan kete ?!

  10. E says:

    Kesaj i thone te ngopesh me luge bosh! Po ca jane keto analiza kaq optimiste more shoku Mero?! Kujton se po i ngre moralin njereze duke nenkuptuar se sistemi po filloje tr levize ne drejtimin e duhur? Asgje e re ska ndodhur. Vetem kur te futen kriminelet ne burg atehere do themi rilindem. Deri tani jemi ne gjendje kome, te rende madje.

  11. vaso says:

    Kushdo me qene Argita,Taulanti eshte nje mizerje nga librazhdi,100 here me i urryer per civilizimin ne toke.POSHTE FSHATI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje