Përpjekja për të përdorur për herë të dytë Komisionin e Venecias kundër reformës në drejtësi, këtë radhë nuk funksionon. Nëse herën e parë, opozita gjeti disa varka shpëtimi veneciane, këtë radhë i ka kursyer. Komentet e ardhura nga Komisioni i Venecias mbështesin draftin e hartuar dhe nuk lënë vend vend për të rrëzuar reformën për arsye parimore, por vetëm për interesa politike.
Deri më sot alibia e opozitës ishte mbështetur tek dy pika kryesore, miratimi me dy të tretat dhe mandati i kryeprokurorit. Të dyja pikave, Venecia u ka dhënë zgjidhje.
Siç e shkruan Komisioni i Venecias, “dëshira e opozitës për 2/3-at është e kuptueshme sepse kjo mund t’a shtyjë shumicën në fuqi për kompromis. Megjithatë, Komisioni i Venecias thekson se paragrafi 55 i Opinionit të Ndërmjetëm nuk rekomandonte shumicën prej 2/3-tash. … Në fakt, edhe shumica prej 2/3-ash, për të cilën këmbëngul opozita, mund të mos jetë e mjaftueshme për të arritur këtë qëllim, siç e tregon shembulli i Hungarisë, i paraqitur në paragrafin 55. Për më tepër, kërkesa për 2/3-at pa një mekanizëm të efektshëm zhbllokues mund të rezultojë në një situatë ngërçi dhe të rrezikojë të gjithë procesin e reformës.”
Ky vlerësim i Venecias i jep fund këtij debati dhe i hap rrugë zgjidhjes së ofruar nga Komisioni i Reformës, ose ndonjë formule teknike, por që nuk na çon sërish në pazar politik, për të zgjedhurit.
Edhe çështja e mandatit të kryeprokurorit thuajse ka marrë zgjidhje, pasi ai e përfundon mandatin afërsisht në kohën që do të duhet të ngrihen strukurat e parapara në zbatim të reformës.
Kështu që, në këtë pikë lavdërimet se kujt i dha të drejtë Venecia, nuk kanë më as rëndësi, dhe as peshë. Tani ka rëndësi vetëm fakti se si do të miratohet drafti i Venecias.
Ajo që po përpiqet të bëjë Partia Demokratike, është këmbngulja e saj për të zhbërë sërish procesin dhe për ta çuar debatin në tryezë politike, ku të bëhet pazar për strukturat, dhe ku ka shanse të krijohet konflikt për t’i ikur votimit. Të gjitha deklaratat e sotme të PD, synojnë të përdorin Komisionin e Venecias, kundër Venecias, duke theksuar se tani duhet të ulemi në tryezë politike, për të diskutuar çfarë duhet të bëjmë.
Në fakt, tani e vetmja gjë që duhet bërë dhe i vetmi debat politik që duhet zhvilluar, është ai në Komisionin e Ligjeve, ku Komisioni i Posaçëm duhet të paraqesë draftin e plotësuar dhe të çertifikuar nga dy ndihmësit e këtij procesi, Euralius dhe OPDATE dhe të kalohet në seancë plenare. Debatet e tjera për të përdorur Venecian kundër Venecias, duhet të marrin fund. Nëse janë gëzuar vërtet nga Venecia, të shkojnë me këtë gëzim në Komision dhe të miratojnë reformën. Nuk ka asnjë varkë shpëtimi të cilës mund t’ia hipin për t’i ikur kësaj përballje. Dhe kjo reflektohet tek fjalori i Lulzim Bashës dhe Berishëve të tjerë, që nuk di pse u është mbushur mendja të kërcënojnë me vitin 1997, a thua se atëhere dolën fitimtarë. Njëri iku me lekët e Vebiut në Hollandë, e tjetri me lekët e Sudes në shtëpi.
Te shikojme Mero.Loja eshte e hapur.Sot doli Petrit Vasili i LSI-se dhe beri thirrje per kompromis mes PS-se dhe PD-se.Nese Rama pranon kompromis(ne fakt pazar ne kurriz te Shqiptareve),reforma mund te quhet e vdekur.Habitem se perse ti Mero ndihesh kaq shume optimit,kur ne fakt vend per optimizen une nuk shikoj aspak!!Venecia nuk ka zgjidhur piken kyce,per te cilen pritej zgjidhja prej saj.Adresimi i reformes pa patur nevoje per nderhyrjen e politikes ne draft.Shume pika te draftit Venecia rekomandon te zgjidhen nga politika Shqiptare!!Te gjithe e dime se opozita nuk ka nteres te beje reformen ne drejtesi!!Ne tete vite qeverisje,asnjehere nuk e mori mundimin te reformoje sistemin e drejtesise te kapur prej Saliut.Personalisht jam pesimit.
Nuk ka vend per pesimizem, Rama po te jete i zgjuar e con vendin ne zgjedhje te parakohshme nqs te dy partite e tjera nuk e miratojne reformen sidomos tani qe as Venezia nuk i la shteg per diskutime. Pastaj ta vendosin delet nese duan ta shesin voten per 50000leke dhe te vazhdojne jeten me Xhin Xhonrat.
Bravo Lulzim Basha! Ja nje djale perendimor qe me se fundmi ben nje 97 pa plumba, jo si maloku I tij, qe e beri Shqiperine zjarr e flake dhe mbushi vendin me kufoma. Ja nje djale perendimor, me mentalitet te malesorit te zbutur, modern, bashkekohor, elegant dhe paqesor.
duke prit drejtësin
https://www.facebook.com/396392290460003/photos/a.396399930459239.1073741827.396392290460003/901324889966738/?type=3&theater
E thashe dhe ne editorialin tjeter :
ose duhet te arrestojme Mero BAZEN per mashtrues..ose duhet te prangosim dyshen kriminale bash-berishe
ose filloni shenjterimin e enver hoxhes me kryearkitekt Donald Lul Bashen
——————————–
SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.
Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
****
Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
****
Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
****
Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
****
Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…
—————–KRIME KUNDER NJERZIMIT—————-
—————–DUAN NUREMBERG ..JO VENECIA—————-
1-vrau ne 21 janar 2011
2-dogji ne gerdec 26 veta
3-tradhetoi qe shiti detin
4-tradhetoi te varrezat e grekut
5-sabotoi uck
6-furnizoi miloshevicin
7-beri genocid ndaj haklajve
8-zhduku remzi hoxhen
9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
10-dogji vendin e ne 1997
vijojne dhe 1000 mije krime te tjera
ZOTI MERO MOS GENJE VETEN DHE LEXUESIT:
——————————————————-
PERBINDESHIT BERISHE I ESHTE DHENE AQ IMUNITET SA:
–FSHIU BYTHEN ME EKSPERTIZAT E FBI
— E DERI NY-TIME-in LETER HIGJENIKE
–VRAU TREBICKEN DHE JA MBULUAN ME EKSPERT AMERIKAN
–I BIRI I TIJ KERCENOI ME JETE GJENERAL LUAN HOXHEN DHE ARVIZUTE I DHANE VIZE.
–KY MONSTER DHA URDHER TERRORIST NE 1997 TE SULMOHEJ AMBASADA AMERIKANE
–KY MONSTER DHA URDHER TERRORIST NE 1997 TE SULMOHEJ KONTIGJENTI GJERMAN
CFARE DUHET TE NDODHI ME NE ATE VEND QE TA QUAJME NJE HALE AMBASADORESH DHE VENECJANESH QE PO MBROJNE ME CDO KUSHT NJE FRANKESHTAIN MONSTER..
FUCKVENECIA !
Interesant!? te marresh persiper autoresine e krijimit te 97 es dhe sot ti referohesh asaj me mburrje si nje ngjarje heroike, me te gjithe pasojat katastrofike qe i solli ketij vendi!? Kjo nuk rrefehet! Kjo eshte nje veteakuze. Ky eshte nje vetedenoncim per te cilin prokuroria e nje vendi normal duihej te fillonte menjehere hetimin dhe procedimin e tyre. Kjo eshte edhe nje aresye me shume qe reforma duhet te miratohet nje ore e me pare dhe pa konsensusin e tyre, ( kerkohet te bashkepunohet per reformen ne drejtesi me vrasesit)!? dhe jo vetem te tyre. Sot na cuditi edhe nje ze tjeter i “moderuar” i Lsh e Lise zedhenesi i saje Petrit Vasili i cili me “durim e dashuri” kerkon te ulemi ne tryeze politike dhe te hartojme nje draft te ri sebashku me opoziten, medemek tani qe drafti i hartuar e kolauduar edhe nga Venecia duhet te kaloj ne parlament per tu votuar, na duhet te kthehemi ne piken zero!? Jo kurre! Me mire te mos realizohet fare ajo reforme se sa te bejme nje reforme per ti hedhur hi syve miletit!
Reforma prandaj kerkohet, te ndeshkoj pa tjeter fajtoret e djeshem qe sot jane aktive ne politike , si edhe ata qe do tu marre koka ere sot edhe neser.
Ky krimi sipas dokumentit te meposhtem duhet denohet me PLUMB OSE PRANGA..kurse te shteti Donald luit..karrike elektrike
Urdhrat sekretë të marsit ’97! Per Komanden e pergjitheshme Sali Berisha dv
DOKUMENTET
1-SHIK-ut i jepet leje për të vrarë
Serinë e Urdhrave Luftarakë ‘Sekret’ e hap urdhri i datës 2 mars 1997, i firmosur nga Komandanti i Operacionit Luftarak, Gjeneral Bashkim Gazidede. Ja urdhri luftarak:
“Republika e Shqipërisë/Shërbimi Informativ Kombëtar/ Sekret, Tiranë më 02.03.1997.
Urdhër Luftarak Nr 1. Veprimet Luftarake të Batalionit të Shërbimit Informativ Kombëtar.
Në situatën e krijuar nga rebelimi i forcave terroriste për rrëzimin me dhunë të rendit kushtetues, me qëllim që të parandalohet kjo veprimtari, URDHËROJ:
Batalioni i Shërbimit Informativ Kombëtar, me përbërje Kompaninë II, Skuadrën e ndërlidhjes, Skuadrën e ndihmës së shpejtë dhe togën xheniere, të lëvizë në drejtimin Tiranë-Fier, duke u përqendruar në Qafën e Koshovicës me detyrë:
-Në bashkëveprim me forcat e Ushtrisë dhe të Rendit, të pengojë, të bllokojë, të asgjësojë ose të kapë rob forcat, që mund të tentojnë të vijnë në drejtim të qyteteve Fier, Lushnjë, Tiranë.
-Komandanti i Batalionit, gjatë rrugë marshimit, të organizojë sigurinë e kolonës dhe në rast ndeshjesh, të hapet në formacion luftimi për të penguar trupat që mund të sulmojnë dhe me zjarr t’i rrethojë e t’i asgjësojë ato. Komandanti i Batalionit, gjatë marshimit dhe me mbërritjen në vend të bëjë organizimin dhe vendosjen e forcave në vend, mënyrën e bashkëveprimit dhe koordinimit të veprimeve të mëtejshme.
-Ndërlidhja me Shtabin e Qendrës të mbahet me celular dhe radio. Përgjigjet për këtë, Shefqet Meda.
-Të merren me vete një komplet luftarak i shpërndarë dhe një rezervë, pajisje mjekësore si dhe 5 transportues të blinduar. Në dispozicion të Batalionit caktohen 8 makina të mëdha dhe 3 makina të vogla. Kompania I qëndron në rezervë.
Ky Urdhër hyn në fuqi në orën 22:30.
Komandanti i Operacionit/
Gjeneral Bashkim Gazidede. (Firma)”
2-URDHËRI PËR MOBILIZIMIN E MERCENARËVE NË VERI
‘Sekret’
URDHËR
Nr. 82, datë 09.03.1997
TEPËR URGJENT
RRETHE: -Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Burrel.
Të gjithë rezervistët që paraqiten në repartet ushtarake të rrethit tuaj të vishen e kompletohen me armatimin e nevojshëm dhe të nisen urgjent në Akademinë e Forcave Tokësore në Tiranë (ish-Shkolla e Bashkuar).
Lajmëroni dhe Shtabin e Përgjithshëm.
09.03.1997
KOMANDANTI I OPERACIONIT
Gjeneral Gazidede (Vula, firma)
SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË
Gjeneral Major Adem Çopani (Vula, firma)
3-PLANI I VEPRIMEVE LUFTARAKE
Plani i veprimeve luftarake i forcave pjesëmarrëse në asgjësimin e kryengritësve rebelë në jug të Shqipërisë prej datës 1 deri në 30.3.1997.
IDEJA E ORGANIZIMIT
Nëpërmjet mobilizimit të trupave rezerviste nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, në bashkëpunim me trupat Komando-Presidenciale si dhe përdorimin e gjerë të aviacionit, artilerisë, lëndëve helmuese luftarake (LHL) dhe të grupeve të zbulimit, në zonat kundërshtare, të realizohet përqendrimi i trupave në brigjet Veriore të lumit Vjosa si bazë nisjeje, për të ndërmarrë mësymje të përgjithshme, duke dhënë goditjen kryesore në drejtim: Fier-Vlorë dhe atë ndihmuese në drejtimin Gjirokastër-Sarandë, për të asgjësuar fizikisht të gjithë personat që do të kundërshtojnë dhe në pamundësi të realizimit të objektivave të përdoren për terror ndaj rebelëve, bombardime me aviacion, LHL(Lëndë Helmuese Luftarake), mjetet e blinduara deri në vendosjen e plotë të pushtetit ushtarak.
OBJEKTIVAT E OPERACIONIT
Mobilizimi i trupave nga data 4 deri më 7 mars 1997.
-Përqendrimi i trupave në bazën e nisjes Fier-Ballsh, Këlcyrë, Përmet.
-Hartimi i listave për personat që do të asgjësohen, në qytetet Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë.
-Kapja e urave kryesore të kalimit të trupave Ura e Mifolit(Vlorë), e Pacinit (Mallakastër), urë e Dragoit Leklit (Tepelenë), Qafa e Muzinës (Gjirokastër), etj.
-Desantimi (ulja) e trupave speciale në rajonet e fushë Çajupit, aerodromi i Gjirokastrës, Sarandës, Rrafshnalta e Kurveleshit.
-Zbarkimi nga deti në drejtim të Vlorës, 4 deri 6.3.1997.
-Përdorimi i forcave të Akademisë së Rendit, forcave speciale në rajonet ushtarake të Arshi Lengo në Gjirokastër.
-Vendosja e lidhjeve direkte midis forcave qeveritare me repartet e policisë e SHIK-ut.
-Organizimi i terrorit në popullsinë e qyteteve Vlorë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë e Sarande, djegie e shkatërrime;
-Kufizimi me çdo kusht i përhapjes së kryengritësve, në veri të lumit Vjosa.
-Mbrojtja me çdo kusht e Tiranës nga marshimi i forcave rebele të Jugut.
-Bllokimi me çdo kusht i urës së Rrogozhinës Qafës së Kërrabës (me forca policore e ushtarake).
-Kontrolli i gjendjes morale dhe origjinës gjeografike të trupave për mbrojtjen e Tiranës dhe neutralizimin e ushtarëve të Jugut.
-Përdorimi i aviacionit luftarak gjuajtës e bombardues, nga regjimenti i Gjadrit, përqendrimeve të forcave rebele në Sarandë, Tepelenë e Vlorë.
FORCAT E MJETET PJESËMARRËSE NË OPERACION
-Tre Brk (Tiranë-Kavajë)
-Dy Bra (Gradec-Fush-Krujë)
-Dy BrT (Vlorë-Gjirokastër)
-Nje Br Xheniere
-Një Regjiment Aviacioni (Gjadër)
-Dy distrikte detare (Durrës e Shëngjin)
-Një Repart Komando (Përmet)
-Një Repart Logjistike
-Të gjitha forcat e komisariateve (Vlorë, Përmet Tepelenë, Delvinë dhe Sarandë).
Numri i pjesëmarrësve në operacion, 25 mijë vetë.
FAZAT E OPERACIONIT
FAZA E PARË 1-10.3.1997
-Mobilizimi i forcave dhe përqendrimi në baza e nisjes.
-Pastrimi i zonave rebele nga persona që drejtojnë rebelët.
-Përpunimi me aviacion, artileri e lëndë helmuese luftarake (LHL)
FAZA E DYTË 10-30.3.1997
-Lëvizja e forcave drejt qyteteve kryengritëse
-Vendosja e pushtetit ushtarak në këto zona
(Komanda e Operacionit. Firmat)
* jane te lutur lexuesit te mbajne secret kete koment se po e mori vesh LMT LU, shkon kot venecia kot..Tung
Mero
Mire e ke shkruar, por nuk e paske analizuar dyshimin qe vete Komisioni i Venecias ka per Prokurorin e Pergjithshem. Ne piken 81 te Opinionit, Venecia dyshon qe PP do e kaloje procesin e rivleresimit dhe do te dal i paster nga ky proces.
Reforma ne drejtesi do te mundesohet te jete e vertete, vetem atehere kur asnjera nga forcat politike nuk do e konsiderojne ate nje fitore te platformes se tyre politike apo drafteve teknike te hartuar nga tekniciene ose specialiste qe mbeshteten politikisht.
Te mjeret Shqipetare ne duart e kujt kane RENE . Lemshi sa po vjen e Zmadhohet Dhe kurte sdo ti dale fija Duket fare qarte se Shqiptaret Jane armiqte e vertete Te Popullit Shqipetar Varja se jemi mesuar ne roberi dhe keshtu do Te ngelemi Qe bota Te beje cudi
Krimineli nuk do drejtesi
WAKE UP e Jimi komenteve tuaja nuk do tju hiqja asnje presje…bravo.(fshati digjet e ku…va krihet)
undefined
I nderuar Mero
Ju lutem beni nje editorial te ri dhe hiqeni kete me goma shpetimi…..a e pe zotin Lu qe shkoi te Berisha si shkon nje kapterr te komendanti tij ??
po nuk e kuptove rilexo sa troc ta thote gery kokalary per te gjorin Donald…
Ambasador Lu:
Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.
Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”
“…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
“…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.
Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”
Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html). Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara. Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri…
Qëkurse shqiptarët e shpëtuan veten nga prangat e komunizmit, shumë ambasadorë kanë ardhur dhe shkuar. Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.