Unë jam një kritik i vjetër i Thaçit, qysh në Rambuje, kur isha aty si gazetar dhe ai zbriti nga avioni, që shkoi ta merrte si guerrilas dhe e përcolli si “kryeministër”. Isha kundër përpjekjeve të tij dhe grupit të tij, për ta përdorur Konferencën e Rambujesë si trampolinë për të marrë pushtetin politik në Kosovë, dhe jo si një një ngjarje historike, që do bënte Kosovën e pavarur. Dhe e vërteta e dhimbshme nuk është se ai firmosi ngase James Rubin i premtoi Thaçit se do bëhej një film në Hollivud dhe as se dikush e kishte kërcënuar nga Kosova, se po të firmoste do ta vrisnin. E vërteta është se firma e tij zgjatej për shkak se Rugova dhe të vetët, hezitonin të hidhnin firmën në një dokument të brendshëm, që ai pas Konferencës të quhej kryeministër.
Të vërtetat e tjera janë legjenda urbane, dhe vlejnë për të treguar përralla për brezat e rinj.
Pra, është e qartë se Hashim Thaçi, ishte një i ri ambicioz që donte të udhëhiqte Kosovën, natyrisht dhe duke luftuar për të. Ai rrethohej nga një grup ideologjikisht i lidhur shumë me komunizmin në Shqipëri, e mira e vetme e të cilit ishte se kishte formuar një brez nacionalkomunistësh në Kosovë, duke besuar vërtet që Shqipëria e Enver Hoxhës, mund të rrëzonte brenda ditës NATO-n, Traktatin e Varshavës dhe Titon, nëse i duhej.
E keqja tjetër e madhe ishte se rrugëtimi i tij politik përmes UÇK-së, kaloi përmes kufomash të bashkëluftëtarëve të tij dhe kundërshtarëve politikë, që krijojnë tablo të qartë eleminimesh politike të stilit hoxhist.
Hashim Thaçi nuk qëndron pas gjithçkaje të keqe që ka ndodhur, por është përfituesi i gjithçkaje që është bërë ashtu, në shumë raste biles shumë shëmtuar.
Ata që e akuzojnë për trafikim organesh, natyrisht që janë duke thënë broçkulla, por ata që flasin për burgje politike, janë afër të vërtetës së dhimbshme, se shumica e atyre që e pësonin, ishin kundërshtarë politik shqiptarë.
Nuk jam pajtuar asnjë ditë me ato që kanë bërë atëhere, dhe të flisje atëhere, kur unë kam folur e shkruar, nuk është si të shkruash tani në Facebook. Të paktën katër dënime me vdekje nga ato listat vulgare që shpërndanin komandatët e vetshpallur, i ruaj akomë në bibliotekë. Dhe kur ja kam përmendur Hashim Thaçit në vitin 2001, ma ka kthyer po me humor se dhe atë e kishin “dënuar”.
Por lufta mbaroi dhe paslufta arrogante dhe shpesh fashistoide e disa komandantëve, u qetësua nën presionin ndërkombëtar.
Hashim Thaçi, ashtu siç përfitoi nga këto praktika, ashtu dhe e pësoi. Kur të gjithë mendonin se “çlirimtarët” do të ishin fituesit e zgjedhjeve të para, të dyta apo të treta në Kosovë, panë se ata ishin humbësit. Lideri i tyre kishte marrë gjithë ngarkesën negative të asaj çfarë kishte ndodhur dhe Ibrahim Rugova i fitonte zgjedhjet me lehtësinë e padurueshme, të dikujt që nuk bën asgjë. As gabime.
Hashim Thaçi erdhi në pushtet pas vdekjes së Rugovës, atëhere kur LDK u bjerr, u coptua dhe humbi identitetin e saj. Ndërkohë, Hashim Thaçi nuk ishte më ai i pari, por kishte ndryshuar. Ai ishte bërë më i dëgjueshëm, më tolerant, më takticien, ose thënë kosovarçe, “më gjarpër” se në luftë. Ai hyri në një koalicion real me presidentin Sejdiu, mundi LDK në vitin 2007 dhe prej atëhere kurrë nuk ka humbur më. Nga pikëpamja politike, zgjedhja e tij si president i Kosovës, pavarësisht ndasive dhe tensionit që krijojnë kundërshtarët e tij, është një objektiv i arritur me fuqinë e tij personale dhe politike.
Por këtu do të desha të them dy fjalë për kundërshtarët e tij, dhe agresionin verbal ndaj LDK-së, vajzës së Rugovës, vajzës së koelgut tim Enver Maloku, Doruntinës dhe të tjerëve që befas u kujtuan se Hashim Thaçi u “ka vrarë” baballarët, motrat apo vëllezërit.
Ata që janë në opozitë me Hashim Thaçin dhe janë mbartës të këtij fjalori agresiv, janë të gjithë ish- krahu i luftës dhe ish- kolegë e shokë të tij, të ndarë nga rruga e pushtetit. Kur krimet kanë ndodhur, dhe që kanë ndodhur vërtet, ata nuk ishin as në anën e Doruntinës kur i vranë babain, as në anën e Teutës ku ribënin atentate ndaj babait të saj, as në anën e intelektualëve apo kundërshtarëve të vrarë apo zhdukur. Ishin në anën e vrasësve. Nuk kam asnjë deklaratë politike të Albin Kurtit, Ramush Haradinaj apo Fatmir Limaj, kundër asaj që ka ndodhur. Po ashtu, nuk kam asnjë detaj të fiksuar në memorien time si gazetar, që këta njerëz i kanë dënuar apo i kanë kundërshtuar këto veprime.
Unë tani jam shumë më i ftohtë nga distanca me Kosovën, për të kuptuar se pazaret e pasluftës dhe betejat politike për pushtet, nuk përfillin më historinë, por e vërteta është se këta nuk janë njerëzit e duhur për të folur tani për diçka që kanë heshtur dhe kanë qenë bashkëfajtorë.
Lereni ta kritikojnë Hashim Thaçin ata gazetarë dhe ata intelektualë të Kosovës, që ja kanë thënë dhe atëherë, edhe tani të metat e tij. Lereni të flasin ata që kanë qarë në ato ditë dhe heshtni ju që jeni gëzuar. Lereni të shkruajë Arbana dhe Berati, Robelli ose Surroi, lereni të flasë Vjosa, ose Doruntina, por jo ju që keni përbuzur dhimbjen e tyre.
Kosova natyrisht mund të gjente një president shumë më të mirë se Hashim Thaçi, por garën dhe betejën me molotov, ja kanë bërë dje ata që nuk kanë asnjë mëkat më pak se ai. Ndoshta më shumë. Mos ua prishni betejat dhe moralin e betejave, atyre që duan një Kosovë më të mirë, por jo pushtet më shumë. Po të jetë nga raca e atyre që luftojnë për pushtet, Hashim Thaçi e ka merituar atë post. Qoftë dhe si pajtues me një shumicë politike, që ju po ja kujtoni se dikur “është vrarë”.
Sa bukur mund te shkruhet e verteta , sa me endje lexohet dhe sa nder e respekt te dhuron…..dhe kjo mund te ndodhe vetem kur s ben kompromise!
Me habiti nje rrjesht I Meros ku thote:
Thaci kishte formuar nje brez nacional komunistesh qe besonin se se SHQIPERIA ENVER HOXHES mund te rrezonte brenda dites NATON-MOSKEN &TITON..ne se I duhej…..besoj se kjo tregon semundjen e autorit si antienverist te semure..shqiperia e enver hoxhes ishte ne mbrotje dhe jo ne sulm I nderuar..por mos harro se LUFTA E KOSOVES DUHEJ TE NISTE NE 1991-2..kur UDB dhe miqte amerikane ishin ne muajt e mjaltit…dhe mbanin si zare te lidhur berishen mr ibrahimrugacin
Lufta në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999 mori karakter kombëtar, se dhe vetë UÇK-ja mori tiparet e një ushtrie kombëtare, si në asnjë rast tjetër historik, përveç ushtrisë së Skënderbeut dhe asaj të Lidhjes së Prizrenit. Por, krahas karakterit kombëtar që mori UÇK-ja, fatkeqësisht, populli shqiptar në Kosovë, në shumicën e tij
u mashtrua nga politika pacifiste e Ibrahim Rugovës,
duke u bindur se lirinë do t’ia dhuronin serbët nën presionin e Evropës dhe të tjerëve.
A mund të presësh shërim nga ai që të shkakton plagën? Si rrjedhojë e kësaj propagande pacifiste, populli shqiptar në Kosovë përgjithësisht u bë i pavendosur dhe dyshues ndaj luftës me armë. Si rrjedhojë, një pjesë e madhe e tij zgjodhi rrugën e mesme, indiferentizmin. Mirëpo, indiferenti nuk ndjen detyrim moral para shoqërisë.
Këtë e ka shprehur artistikisht Bertolt Breht:
“Ai që rri në shtëpi kur fillon lufta
dhe i lë të tjerët të luftojnë për çështjen e tij,
ai le të ketë mëndjen: sepse
kush nuk e ndau luftën me shokët,
ai me armikun do të ndajë disfatën.
Ai që luftën kërkon ta mënjanojë,
s’e mënjanon dot’ kurrë: sepse
për çështjen e armikut do të luftojë
ai që s’luftoi për popullin e tij”.
Ka nj të ngjashëm në histori si ky i tradhetise Rugovës me Millosheviçin.
Është rasti i gjeneralit francez Peten, Heroit më të math të Francës në Luftën e Parë Botërore, i cili, me pretendimin për të shpëtuar Francën, iu nënshtrua presionit të Hitlerit, duke pranuar të drejtonte gjysmën e Francës, atë nën Gjermani, në vitet 1940- 44. Për atë veprim të tij, Gjykata e Lartë e Francës e dënoi me pushkatim gjeneralin Peten, në moshën 84 vjeçare, por që De Goli ia ktheu në burgim të përjetshëm. Meritat që kish patur dikur Peten i hodhi poshtë me nënshtrimin që ai bëri karshi Hitlerit.
Edhe Rugova, me atë veprim tradhetar që bëri, jo vetëm që humbi përkrahjen e Amerikës, por ai humbi respektin e shumicës së shqiptarëve dhe autoritetin moral që kish fituar vitet para se të niste lufta.
Nuk kam asnje lloj gezimi per kosoven sot por te pakten Thaci eshte e keqja me e vogel ne nje kosove qe nuk I duhet tashme as amerikes,as shqiptareve as serbeve dhe as dreqit….biles eshte e merite e enver hoxhes qe ne kohen e tij mbajti nje baraslargesi te admirueshme…
po pse fshihesh o ti burri dheut kur ke guximin dhe vetdijen thuaj meros se je shka jo shqiptar qoft edhe ortodoks por cetnik nga shumadija nga se nuk di anglisht dhe nese gaboj e bej po fshehjen e emrit kerkoj falje pra quhem Rexhep Ramizi
Komenti me i mbrehte qe kam lexuar ndonjehere. Bravos per analize.
Bravo nje analize shume e mire.Eshte e vertete,se, IBRAHIM RRUGOVA ka qene dhe eshte sote si figure,tradhetari me madhe i kosoves.Ne nje kohe kur ne Rambuje te Frances diskutoheshin fatet e kosoves,Rrogova zgerdhihej me Millosheviçin ne Beograd.Por me e keqja eshte, se,ai sote nga ithtarete e tij,mbajne kete kriminel per burr te mire.
kam ngelur pa fjale me kete koment BRAVO arsyetim shum i sakte
ik o gar 40 vjecar. Rro akoma me veprat e enverit, brain dead
Brockulla ,je fans i Rugoves ,po me konferencat e shtypit te dites se premte te Rugoves qe nuk artikuloi asnjehere pavarsine e Kosoves sot Kosovaret do ishin nen Serbi .per Thacin ka mandat arresti ne serbi ,ndersa Rugoven Miloshevici e ruante, perse se ishte per nje autonomi d.m.th.qe Kosova te ishte nen Serbi .apo jo o Mero djali.
Pajtohem plotesisht
Nje pershkrim brilant, e nje gazetari prej karriere.
Nje pershkrim brilant , i nje gazetari prej karriere.
Jo shume i qarte si shkrim. Autori qe i njeh prapaskenat e ka te qarte se per çfare po shkruan dhe çfare do te thote, por per nje lexues te zakonshem keto te goditurat me “spond” nuk jane shume te qarta. I turbullt.
Zoti Mero Baze,
Para te gjithave qe dua t’i them keni pershendetje dhe menjehere pastaj po e them fjaline e fundit ne fillim te reagimit tim.
Ato qe ke thene per zotin Thaci jane fjalet me me ngarkese tuajat qe nga pese vjetet e fundit.
Zoti Thaci as ka porositur, as ka vrare dhe as ka fyer kundershtaret e tij politike. Kete e dijne ata qe duan ta dijne.
Kundershtari politik nuk eshte vrases. Ju e keni ngaterruar kundershtarin me armikun.
Disa pyetje:
Nga ku erdhi zoti Thaci ne Rambuillet?, Nga ku shkuat Ju aty?, nga ku erdhi zoti Rugova, zoti Qosja dhe zoti Surroi?
Gjate asaj kohe te gjithe ju keni bere sehir, madje keni share, fyer dhe nencmuar e percmuar te gjitha ata qe me qendrimet e tyre dolen kunder politikes poshtruese te zotit Rugova, i cili kishte nje perkrahje te parezerve nga zoti Berisha dhe natyrisht qe luftetaret e lirise ishin edhe kunder qendrimeve te te gjithe juve gazetareve te paguar per t’jua mbajtur barazpeshen politike protagonisteve te kohes, te cilet kishin deshire t’i quajme baballaret e kombit.
Zoti Thaci kishte marrveshje, bile te nenshkruar, me tre te tjeret ne Rambuillet, marrveshje qe te krijohet Qeveria e Perkoheshme,
Kurse sa i perket “vrapit” te zotit Thaci per t’i fituar zgjedhjet dhe per ta marre pushtetin kjo qendron. meqenese jemi te vrapi per pushtet, gjene ju nje individ personalitet qe nuk vrapon dhe shpenzon per t’i arritur aspiratat e tija, mbase jetike.
Mos ia futni kot shikoni ne Shqiperi se cfare po behet per pusghtet, shikoni ne cdo vend, madje shikone edhe demokracine me te madhe boterore dhe binduni se zoti Thaci me se paku ka vepruar kunder ligjit per te ardhur aty ku eshte.
Vrasjet politike, keshtu po quhen fatkeqesisht, nuk jane bere nga njerezit e luftes, ato jane bere nga rivaliteti per poste, per perfitime financiare dhe me se paku per tradheti kombetare.
Kur njeriu aludon dhe pandeh se filani apo fisteku jane vrases duhet gjithsesi, medoemos, patjeter ta nxjerrin argumentin.
A ka fyerje me te madhe, zoti Mero, sesa te thuani enveristet vritnin. Enver Hoxha ne Kosove ka qene sininim i atdhedashurise, keshtu ne e kemi pranuar dhe keshtu jemi rritur e kemi punuar qe nje dite vertet te vijme ne Shqiperi e jo permes enderrave.
Nese atdhedashuria quhet enverizem atehere edhe une jam enverist edhe pse gjate jetes sime sa kam lexuar per Shqiperine dhe Enver Hoxhen, nuk mund te them se isha i tille.
Une ju falenderoj per ofrimin e lajmeve dhe editorialeve reale ne Tema, kurse per kohen dhe per individin qe shkruajtet aspak nuk u jam mirenjohes dhe falenderuaes.
Shume e goditur dhe e sakte se keta mendojne akoma se mund ta fitonin pavarsine duke u lepire bythen Europes dhe se Rugova dhe Saliu jane dy antishqiptaret me te medhenj te historise tone dhe njerit prej ketyre pa dashje a me dashje Mero i ka sherbyer mire le te beje edhe pak autokritike para se te kritikoje te tjeret ……
Analize teper e mbrehte. Me pelqen shume
Analize teper e mbrehte. Me pelqen shume
Te lumte Mero! Pak e sakte! Je i vetmi gazetar profesionist ne Shqiperi, por edhe me gjere! Gjerat e thena thjesht dhe me vertetesi! Pa gjykuar njeri, pa share askend! Kush ka veshe te shikoje dhe kush ka veshe te degjoje,mund te nxjerin midis pak reshtave te verteten Kosovare dhe shqiptare! Secili ta gjykoje sipas pozicionit dhe mendjes se vet! Sepse mendesia kosovare dhe berishiane po i vene flaken kombit!Nje mentalitet nje komb! Urime Z. Mero!
Shkelqyeshem! Bravo! Me bukur dhe me vertete s’ka si te shkruhet ndryshe.
Mero.Je konseguent ne te miren ose keqen tende.Periudha kur i sherbeje Saliut,eshte periudha me e keqe e jotja.Dhe ky shkrim eshte vazhdim i asaj periudhe.Fizikisht eshte e vertete qe ke qene ne Rambuje,je sjedhur rrotull gardhit te saje,por se cbehej brenda shkoje me hamendje,dhe bere ndonje shkrim po me hamendje ne ate kohe.Por sot nuk te falet te shkruash me hamendje,sepse ke pasur mundesi te lexosh ose te pyesesh aktoret e asaj kohe.Por ti vazhdon melodine me fyellin e Berishes.Vazhdo mero bjeri here pas here(sic i ke rene dhe ne kujtimet per ngjarjet e Vlores) se ne fund tregon qe evolucioni te qenjet si ty do jete i gjate.
Shume i qelluar.I lumte autorit.
Analize sh e thelle, e bazuar ne fakte dhe njohje nga afer!
Sh interesant!
Shkurt e sakte!
Te lumte Mero!
Tung Mero, Deshiroj te theksoj se jam dakort me kentuesin katarakti se shkrimi eshte i qarte vetem per ty jo per lexuesin. Ky shkrimi yt me kujton shprejen popullore korr e mos lidh” qe domethene duhet ta lidhesh shkriminme kuptim jo te thuash fjale e mos u japesh shpjegim.flm
Do të doja që Mero Baze të shkruante një artikull ku të ahkruante të vërtetat për kolegun e tij Ali Uka…po më duket se ka fut bishtin mes kamve nga frika e Thaçit….
Dyrrahu,pajtohem plotesisht me ju.Por plaku Mere jo se nuk i dine disa sende,por ai eshte i tille inatqorrr,tinzak…..Nje koment i imi nuk u publikua.
Nje arsye prse te mos jete Hashim Thaci Kryeminister ,president ,apo kryetar parlamenti.Dihet se ne lufte ka dhe Viktima,Heronj.pasi lufta pa ta nuk behet por ka dhe drejtues politk nje i tille ishte H.Thaci.Nuk shoh asgje te keqe kur ai dhe perkrahesit e tij jane shumice ne parlament.Mund dhe e bene ne legjitimitet te plote te zgjedhin ke te duan si president !Kjo nuk eshte aspak cudi .Cudi nuk ishte as qe Hardaniaj te behej kryeminister edhe pse nuk udhehiqte partine me te madhe te opozites.Qe dikush do te behej poitikan e dikush tjeter Deshmor.Kjo dihet se ndodh ne lufte .Por dhe ideja e meparshme se Serbia do i falte pa lufte Pavaresine Kosoves ishte Utopi.Hashimi doli fitues dhe kjo i jep te drejten te behet dhe politikan ,edhe drejtues i shtetit.Ashtu si mund te ishte dhe Deshmor sot.am kunder kritikave te tua Z.Mero pasi ti mund te besh shume me shume se ky shkrim.Mund te kishe kritikuar per menyren e udheheqjes gjate kohes ne pushtet ,por se Thaci eshte enverist kjo s’ka asnje kuptim sot ku 90% e atyre qe ndjekin pene tende n uk e njohin fare Enverin.
Zoti Mero Baze po thuaje troç qe Hashim Thaçi=Fatos Nano,Saleh Berisha,Ilir Meta
Mos u trembni ta thoni te vertetn! Gjysem e verteta eshte me e poshter se heshtja. Enver Hoxha ishte ideatori dhe organizatori i krijimit te Levizjes Popullore per clirimin e kosives LPK e cila u shendrua me vone ne UÇK. Ne mos sot neser Historia do te flase. Rugova dhe rugovistet kan qene dhe mbeten pro nje republike te cunguar Jugosllavee. Jane bashkekpunetore te Serbis.
Mero, je nje komunist i poshter. Kerkon te manipulosh historine, sic beri Enveri ne Shqiperi. Kerkon te nxjerresh Thacin mbi vlerat e Rrugoves? E ulet si poshtersia jote.
Pse nuk permend qe UCK u trajnua ushtarakisht ne Shqiperi 2992-1996 nga Berisha e Rugova?
Qenkemi komb fatkeq, u leme brezave te korrigjojne historine qe shkruajne manipulatoret e kohes.
Thacin dhe Rugoven i ndau lufta per pushtet, jo ceshtja e Kosoves apo kombetare.
Me nderime
Mero Baze, më vjen keq të ta them po hipokrizia po bën muuu në këtë analizë tënden. Po i akuzon të tjerët për diçka që vetes ia lejon! Apologjia jote ndaj Sali Berishës për të cilën t’u ndanë udhët edhe me ZeA, dhe mosngritja e zërit kundër kur u përgjakën protestuesit socialistë në sheshin Skënderbej në vitin 1996 pas zgjedhjeve të manipuluara, pa përmendur rastet tjera të shumta kur ti dhe penda jote e shkathtë viheshi në shërbim të Salës, nuk paraqitën kurrëfarë pengese morale për ty për t’u transformuar në luftëtarin më të përkushtuar mediatik kundër plakut të Viçidolit.