Nga Mero Baze
Ka vërtet një akuzë të përhershme ndaj Lulzim Bashës, se ai po diktohet në drejtimin e partisë në çdo gjë nga Sali Berisha. I njëjti perceptim ekziston dhe për Nishanin, në punën e tij si president. Të dy ata, si Basha dhe Nishani, kanë dhënë prova të qarta publike, se kanë ndryshuar qëndrimet e tyre, kanë ndryshuar deklaratat dhe lëvizjet e paralajmëruara, qoftë dhe me një gjest simbolik të Berishës.
Por, nëse ndaj Bashës ka zëra kritikë dhe brenda partisë, ka sulme të forta në media dhe nga gazetarë afërt tij për përuljen e personalitetit të tij përballë Berishës, PD dhe të njëjtët kritikë, nuk kanë të njëjtin qëndrim ndaj Nishanit. Ky i fundit, jo vetëm që ka zbatuar në çdo qëndrim publik të tij, vasalitetin ndaj Berishës, por ka bërë dëme më të mëdha se Basha, pasi i ka nënshtruar institucionin e Presidentit, një personi të votuar masivisht kundër nga populli shqiptar.
Kështu, Basha u kritikua brenda partisë për qëndrimet e tij të lëkundura rreth reformës për drejtësi, apo Byrosë së Hetimit, u kritikua për debatin publik dhe mungesën e transparencës, si dhe organizimin e partisë.
Por, askush nga brenda PD nuk ka thënë kurrë asgjë për Bujar Nishanin dhe gjestet e tij, të cilat dëmtojnë në thelb PD dhe e kthejnë atë në një parti që komandohet nga sëmundjet psiqike të Berishës.
Rasti më i fundit është ky që po ndodh me dekretet e emërimit të dy ministrave. Kjo histori në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë, përveç një tentative të Rexhep Mejdanit në vitin 1999, kur tentoi të bënte sikur mendohej për një ministër, por që pati reagim shumë të ashpër nga qeveria e tij.
Nuk është fjala këtu se Nishani do të prodhojë krizë institucionale dhe do mbajë pezull qeverinë, pasi Kushtetuta ka mekanizma ligjorë që e bëjnë të paqenë përpjekjen e tij për t’u dukur sikur mendohet, por është e rëndësishme të kuptohet se si një parti e tërë, që ka qenë disa herë në pushtet, hesht dhe konsideron normal, veprime edhe psiqikisht të lodhshme të një presidenti, që as në banjë nuk shkon dot po nuk i dha leje Berisha.
Çëshja e dekreteve është një çështje që e zgjidh vet parlamenti pasi kalon 7 ditë, por çështjen që PD pranon dhe nuk fyhet nga një president i tillë, është një detaj që i jep asaj partie fytyrën e derivatit të Berishës. Nuk mjafton Basha në krye të PD, që është bërë qesharak me vasalitetin e tij ndaj Berishës, por tani PD duhet të marrë koston edhe të Bujar Nishanit, që ka vendosur të bëjë si president, dhe të mendohet për dekretet.
Në këto kushte, PD formalisht përfaqësohet nga një larmi qëndrimesh të papërgjegjshme. Ajo drejtohet formalisht nga Basha dhe realisht nga Berisha, ndërsa në projeksionin e saj institucional nga Nishani, dhe gjithkush tjetër është bërë zero. Parlamenti dominohet nga Berisha dhe diaretë e tij javore në foltore, kanë ndotur rëndë edhe PD, pasi ua kujton gjithë shqiptarëve, se kush ka zënë prapë radhën në opozitë. E gjitha kjo kthehet kështu në një aset për qeverinë, e cila sado probleme të ketë në qeverisje, ka një rrufepritës që e shpëton.
Fjalori i tij rrugaçëror në Kuvend, përfshirja në debate verbale me deputetë të shumicës, kërcënimet e tij fizike dhe politike, janë të gjitha kosto për PD, nga e cila nuk distancohet askush, as në Kuvend.
Presidenca po ashtu po kthehet në një zyrë paralele të Berishës, që vepron sipas çdo halli që ka Berisha në raport me familjen e tij, politikën apo siguritë për të mos u ndëshkuar. Ai dekreton vetëm prokurorët qëi i jep leje Berisha, dhe askënd që ka guxuar të bëjë ndonjë gjest që ka mërzitur Berishën, krijon kauza banale si kjo e vonimit të dekreteve për ministrat, apo bën nga ato thagmat, duke i dalë para avionit të burrit të botës, vetëm pse i thotë Berisha.
Por, as për këtë nuk del dikush nga PD t’i thotë, se ai nuk e përfaqëson një parti të madhe dhe serioze që ka qenë në pushtet, me këto gjeste. Topalli përshembull ka qenë kryetare Kuvendi dhe e di që e gjitha kjo që bën Nishani, është një marrëzi pa vlerë, që vetëm turpëron PD. Por nuk flet kundër tij, por vetëm kundër Bashës. I vetmi që deri tani po kritikohet nga disa njerëz me peshë brenda PD, është vetëm Basha. Turp është, por mesa duket, atë e quajnë dhe më të dobët se Nishani.
UUUuuuaaaaaa!…..por mesa duket,ate e quajne dhe me te dobet se Nishani…CAPOLAVORO!
Presidenti ben sikur mendohet, Mero ben sikur shkruan editoriale qe te lene pa mend!
Vete thone qe firma e tij eshte vetem formalitet, qe po nuk u firmos brenda 7 diteve vendos paralamenti. E pra perse duhet ky nxitim i Presidentit?
Financat jane rrokopuje, qeverisja eshte bere ku therret qameti, populli ka marre rruget e azilit dhe vetem dekretimi sa me i shpejte i Ahmetajt do ti rregullonte gjithe keto mizerabilitete. Dhe per kete eshte fajtor Presidenti!
Ah po, “Tema” e Meros sot kishte shume pune me lajmet nga Xhesika dhe biznesmenin me breke ne duar!
Nje editorial per Xhesiken fatkeqesisht mungon. Te kishim nje nuk do te ishte keq se sigurisht fundi do te ishte shume i lezetcem, sepse breket biznesmeni me probabilitetin me te larte mund t`ja kishte marre borxh Presidentit dhe keshtu me nje rregull treshi, sipas Meros, Presidenti do te ishte perseri fajtor qe populli kishte mbetur pa breke!
Dhe ja me dekretimin e Ahemtajt breket do te gjenden me shumice ne tregjet shqiptare.
Ky do te ishte nje fund i mrekullueshem.
Claus, je i madh. Me miratim te Berishes do te emerohesh “Hapes-Mbylles” i zinxhirit ne presidence. Je perfekt per kete post. Mos e refuzo.
Me sa duket ty zotri te shqetesokan me shume beket e kesaj zonje se idiotizmat e ketij presidenti sakat fizikish e menderisht qe e heq per kapistalli pronari i tij Berisha. Sa per gazetat Tema do sdo ti, une a ndonje tjeter do shkruan per te gjitha se nuk eshte gazeta vetem per nje pjese te shoqerise. Po ste pelqen ke 55 realiste te Faros e RD e partise qe shan e prosvall te saj eshte e kur ndrojne jeten harojne se cfare ka shkruar e i shpall heronj.
O Merooo. Nuk egziston partia politike PD. Egsiston nje bande kriminelesh qe kane krijuar parti.
Po ti daku ne koma ishe para nja 2-3 vitesh qe po na kujton se financat jane rrokopuje?me kete koment si idhull i plakushit ish-kryeminister thjesht po pranon se paaftesia i Sali merhumit e sollen vendin ne rrokopuje,ku socialistet po bejne gjithcka mire dhe qe po marrin vlersime nga cdo institucion nderkombetar.Qe ti dalesh ne krah presidentit qe i del perpara avioneve,duhet te jesh tanks,si fizikisht por dhe menderisht,dhe ti Claus ke shume teneqe dhe metal ne koken tende,pervec faktit qe je i ndertuar prej celiku,ju te djathtet te krahut djathtas jeni te tille.
Zoti Mero, Ju po na jepni pak raste te peruljes, servilizmit, dhe injorimit te tevehtes te Bujar Nishanit, pore gafat, e keti te ashtuquajquajturi presidnt nuke kane te numuruar. Pamaresisht se n=mundohet te ruaj personi mbi partit, simbolin e unitetit te kombit, ky soj , ishte dhe mbetet, nje ushtar i bindur i sali berishes, e perjashtoi shkuarjen ne banje, per te tjerat shikon e degjon cfare thote berisha. Edhe mosedkretimi i ministrave te rinj, deshmon se sa poshte ka rene Nishani. Fatkeqesi kombetare, na vjen keq per vendin tone kure shikojme nga jashte, se me cfare presidenti kemi te bejme.Si dota durojne shqiptaret edhe njevite e ca kete kukull ne duart e berishes.
Nishani eshte presidenti me I mire qe ka pasur ky vend qysh kur iku Berisha.Ti sajosh imagjinata kunder Nishanit eshte mere me leng se mishi u hang.Meru me qeverine Ortodokse te qelbesirave se ajo eshte problemi me I madh qe kane shqiptare sot per sot ,kurse zoti Nishani po e kryen me ndershmeri dhe perkushtin detyren e tij kushtetuese.Mero merru me njeiun e Nen Urave dhe vejdhesin e Floririt se ata te dy jane problemi me I madh I kesaj keq-qeverisejes se ketij shteti,Plaget qe ata te dy po i krijojne si shtetit po ashtu edhe Kombit shqiptar qe po i bejne shqiptaret te hidhen nga dritaret per tu arratisur nga shqiperia.Ata dy Xhambazet jane e keqja me e madhe e ketsaj qeveria te papagte,te korruptuar,hajdute etj.krimet qe po ndodhin ne te gjitha sferat e shtetit shqiptar te sotem kane vetem dy autore Rama dhe Meta dhe jo Berisha,Nishani e Shejtani qe ju karkarisni dit e nat pa pushim.Po spate prapanike te flasesh kunder Metes e Rames atehere vazhdo me “shakate” e tuaja kunde PD dhe presidentit i cili eshte njeri i pakorruptuar dhe i ndershem
Ai dihet qe eshte i paafte dhe i pabese kurse keta qe e mbrojne jane te paafte te kuptojne se cfare shteti ka krijuar Sala krimineli. Se ka te tille me shumice ne Shqiperi prandaj kane humbur 25 vjet duke imagjinuar sikur kane qene ne rrugen e integrimit. E mira eshte qe ketyre tipave tju vene nga nje steme ne balle me fytyren e Salkes dhe perreth saj te shkruhet “Rtofte Islamizmi”….Ptu fare e keqe.
Pergezime Mero per guximin dhe arsyen e fote ne shkrimet tuaja.
Sa zhgenjim si i kemi votur kaq vite keta te Pd kemi votuar djallin me duart tona.zakonisht thuhet qe ai qe je ate meriton.Me vjen keq dhe per veten time po me mire vone se kurre kuptova se kush jane drejtusit e Pd.
Me te vertete me vjen keq qe qenke zhgenjyer o Toni, qe paske votuar PD. Une nuk zhgenjehem se nuk e kam votuar asnjehere. Po nejse.
Fjalen tani e kemi tek PS jone rilindase qe nuk po tregon nje fytyre aspak njerezore, por fytyre cakejsh me mire te them. Po ja, shume larg mos shko, shiko fytyren e Rames ke pare fytyren e PS. I tille ka qene ne rini dhe tani ne kete moshe. E kuptoj Meron se e shoh qe po rreh uje ne havan per te mbajtur lart moralin tuaj, por aha, me keto editoriale plot paterica zor se mbahet ne kembe. Jo me te mbaje ne kembe nje qeveri qe po kalbet nen tenderat dhe koncensionet qe nje Zot e di se ku i ka dhene.
83 mije euro ka dhene ajo qeveri sot per te kontrolluar koncensionet!!!!
E dini ku jeni? Po meqe e kishim fjalen tek breket e Xhesikes a te biznesmenit ne dollap qe u kap me breke ne dore une kam mendimin qe dhe dhenia e brekeve te behet tashme me koncension. Nuk mund te shkoje qe burri i botes kapet nga policia e kazakut Tahiri ne dollap me breke ne dore duke e ditur me pare qe kamerat digitale te Tahirit ishin real-time dhe informacioni kishte shkuar direkt ne zyren e tij. Kujtuan te mjeret se do te gjenin deputetin e PD per ta kapur te gjalle dhe te fillonin fushaten e tyre Rama dhe Tahiri, por u doli huq dhe gjeten vetem nje burre ne dollap me breke ne duar.
Pra kamerat poshte pallatit ishin, kamerat ne supe po ashtu, telefonat dhe celularet pergjohen qe pergjohen por ja qe u doli perseri huq.
Kam nje propozim qe qeveria duhet te shpalle nje koncension qe te gjitha breket duhet te kene nje cip si ato qe do te kene makinat dhe cdo hyrje-dalje brekesh do te jete nen kontrollin e Tahirit, por jo vetem kaq dhe ai qe do ti mbathe do te kete nje emer dhe mbiemer sepse breket gjate gjithe kohes do te kene GPS ne lidhje direkt me satelitet.
Pra ky eshte problemi yne me i madh lajmet e perditshme mbi Xhesiken dhe breket e saj dhe firmosja e dekretit presidencial sepse me vendesjen e Arben Ahmetit ne krye te financave populli do te kete breke me shumice, por jo vetem kaq breket do te kene cipin e Tahirit dhe siguria ne vend do te arrije kulmet maksimale.
Pershendetje Toni dhe per ju trushpelare te Rilindjes se Xhesikes dhe Jolezes.
Ti more bythelepires i Saliut je nga ata qe voton me dhjetra here ne c’do votim. Je partizan I paepur I Salucit dhe Lulushes. Bir besnik I vicidolit.
BTW: Mos je gje cuni apo cucja a Sales?
Prape me PD merresh o katundar i peshtire Tepelene.