Rikthim në pikën zero

15 Shkurt 2016, 19:52Editorial TEMA
Rikthim në pikën zero

Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha duket se është në telashe. Me sa duket nxitimi i tij për të dhënë mbështetje për reformën në drejtësi, sapo përfundoi takimin me sekretarin Kerry, i ka hapur telashe të reja me Berishën. Por sot, ndryshe nga herët e tjera, Berisha nuk doli vetë ta hedhë poshtë, por e poshtëroi që ta hedhë poshtë me gojën e tij.

Njësoj si në rastin e Byrosë së Hetimit, Basha i bëri thirrje Edi Ramës të miratojnë urgjent reformën në drejtësi, por tani i duhet t’i përtypë përsëri fjalët që ka thënë. Në një intervistë per Babaramon, Basha ka ndryshuar qasjen e tij të re “ndaj urgjencës së reformës”, duke u kapur sërish tek nevoja për konsesus, dhe ka bërë akoma më shumë kujdes të mos e zemërojë Berishën për shkak të përjashtimit të tij nga axhenda e Kerry-t, duke pranuar se konsultohet për çdo vendim me të.

Dhe ka një sërë detajesh që tani Basha duhet t’i menaxhojë me kujdes për të mos e zemëruar Berishën deri në fund, që ta bëjë fakt të kryer mosmiratimin e reformës.

Në fillim të muajit mars, Basha do udhëtojë në SHBA, dhe perveç disa takimeve në Kongres dhe diasporë, do të ketë takime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit që mbulojnë rajonin, dhe do t’i duhet të përsërisë vetëm pak ditë para shkuarjes së reformës në Kuvend, nëse do ta miratojë atë apo jo. Bëhet fjalë për mesin e marsit, ndërkohë që reforma do jetë aty rreth datës 20 mars. Njerëzit e Berishës do t’i ketë me vete dhe atij do t’i duhet të thotë qartë aty, nëse vota pro reformës varet nga ai, apo nga Berisha.

Për diplomatët amerikanë në Tiranë, kjo është e qartë që varet nga Berisha, dhe ambasadori Lu e ka kthyer timonin e tij nga Berisha, por Uashingtoni leviz më ngadalë në këtë drejtim, dhe dëshiron të besojë se Basha mund të bëhet kryetar i PD.

Ngjarjet e javëve të fundit, ku Berisha ka bërë zero çdo lëvizje të Bashës apo deklaratë të tij, ngritën shumë pikëpyetje edhe tek mbështetësit e Bashës, për mundësinë që ai ka të drejtojë në mënyrë të pavarur nga Berisha partinë.

Vizita e zotit Kerry ja shtoi më shumë këto telashe, pasi duke u këshilluar të mos e marrë Berishën me vete në takimin me sekretarin Kerry, ai u përball sërish me sa duket me zemërimin e tij, dhe sot ka dalë të hedhë poshtë ato që tha dje, sapo përfundoi takimi me sekretarin Kerry. Ndërsa dje tha “Rama të sjellë urgjent reformën në drejtësi”, sot tha se nuk “ka ndryshuar asgjë dhe nëse Rama nuk i hap rrugë opozitës, ajo nuk do ta miratojë.”

Pra, kemi një rikthim në pikën zero dhe një stërmundim të ri të Bashës të mbijetojë mes detyrës formale si kryetar dhe detyrës reale si sekretar i zotit Berisha.

Dhe ky muaj është vendimtar për të, jo pse nuk do ta votojë reformën në drejtësi, por se si reforma në drejtësi, të mos jetë shkak për të përballur atë me Berishën, publikisht.

Kujdesi që ai po bën, që Berisha të mos ndjehet i braktisur, përsëritja në publik që ai konsultohet për çdo vendim me të, tërheqja nga mbështetja për reformën në drejtësi, që e dha dje publikisht, njësoj si me Byronë e Hetimit, dhe mbi të gjitha, udhëtimi drejt SHBA nën kontrollin e Berishës, po formojnë realisht një portret të dyzuar të tij.

SHBA e ka të qartë dhe të thjeshtë kërkesën për Bashën: Nëse ai është kryetar i PD dhe e përfaqëson atë, duhet t’u japë fjalën se do ta miratojë reformën në drejtësi dhe Byronë e Hetimit. Kjo për të do të thotë të japë provën, pra të qëllojë mbi “babën”, për të ecur përpara. Kjo natyrisht nuk ka për të ndodhur, ashtu sikurse ka pak shanse të ndodhë dhe vota pro reformës, pasi problemi i tij është t’i ruajë qetësinë Berishës deri atëhere që të mos e prishi dasmën, ende pa mbërritur në shtëpi të vet zoti Kerry.

14 komente në “Rikthim në pikën zero”

  1. Labi Vlore says:

    Hahahahahaha.E degjova sot Bashen kur thoshte se per cdo gje konsultohet me babin.C’kuptim ka te jete kryetar formal,kur vete e pranon se nuk ndermerr asnje veprim pa konsultimin(lejen) e Saliut??

  2. aqif tahipi says:

    O Mero ,luli eshte i pashprese se nuk e le saliu te ngreje krye.E vetmja mundesi e te djathtes eshte nje formacion i ri me kryesimin e bojaxhiut ose bamir topit.Nese shqupi nuk e miraton reformen ne drejtesi ,ky veprim i tyre shfaq fare hapur edhe per nderkombetaret ,lidhjet e tyre me sistemin e kalbur nga korrupsioni te drejtesise.Ky veprim besoj do tju kthehet ne me teper se 1 milion shuplaka ne 2017.Ec para Edo se shqiptaret e ndershem jane me ty.

    1. korçari says:

      Z.Mero nuk jam dakord me analizen tuaj sepse ju e trajtoni problemin sikur Basha do qe t’a miratoje refomen por nuk e lejon Berrisha gje qe eshte pjeserisht e vertete ,por duhet permendur se Basha eshte fajtor gjithashtu pasi akuzohet per korrupsion ,per vrasjen e 4 shtetasve kur ishte minister i brendshem dhe plot krime te tjera pra ai nuk ka interes te denoje apo t’i hape telashe vehtes se tij ,pra mjaft e trajtuat dhe e justifikuat si nje femije.

  3. sit .back. _and_ relaks says:

    Po Meta c’thote?

  4. vrojtuesi says:

    A do behet kryetar partie ndonjehere ky Basha apo do jete formal duke marre urdhera nga Sala

  5. pirati behet pape says:

    Nje verejetje miqsore per Meron.
    Ose mbylle gazeten dhe ktheje ne reviste Play-Boy dhe ver fotografite e Lulit-Luse-Luljetes etj ose shkruaj per se mbari.
    Nje njeri me llogjike edhe nen mesatare kupton se ti po shkruan sikur Amerika ka frike nga Berisha biles dhe John Kerry..shyqyr qe nuk i dha doren Berishes se do ta kishte “ngrene”
    Nqs se nuk e ke kuptuar qe gjeostrateget amerikane qe prune ne pushtet ujkun berishe ne 1991..jane po ato qe po gradojne dhe Lu Bashen per k/m ne 2017..atehere nje vizite te ndonje” mjek” analist nderkombetar do ishte e nevojeshme per ju.
    Me keto parametra qe ka ky miku me poshte duhet te ishte egzekutuar ose ne burgim te perjetshem..por kjo nuk ndodh se ai ka patur dikur ne duar nje pashaporte te cuditeshme serbo-amerikane….dhe e ka bere aq te fuqishem sa ti shkele kemben (vijen e kuqe) nje fakiri qe dikush i thote ambasador.
    Ja dhe autopsia e nje Pirati qe do behet Pape dhe ne mars shugurohet ne WDC

    Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
    PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…

    Te pakten per vitet e fundit ne gazeten e Meros kemi lexuar me fakte se ky k/kriminel ka kryer keto vepra penale dhe aktivitete te dyshimta:
    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
    Te rrofshin editorialet zoti Mero
    Filloje dhe ti nga pika zero….

    1. Bazar says:

      Te rrosh vete.

      1. dstd says:

        se mendja i ka pjerdhur ?

  6. Don says:

    Ehud Ollmert, ish K/Ministri I Izraelit eshte derguar sot ne burg te vuaje denimin me 19 muaj burgim per pranim dhurate.
    Po Ky mortja jone Sali Berisha perse te lihet jashte dhe nuk denohet as per vjedhjet e as per vrasjet makabren dhe krimet kunder shtetit.
    Gazeta Tema duhet ta botoje kete lajm dhe te sqazroje se sa I vockel eshte gabimi I Ehud Ollmertit ne Izrael.

  7. tradita says:

    logjike ala Mero Baze, po cfare teleshesh mund te kete nje opozite, 0 Teleshe, u miratun nuk u miritaun cfare ka opozita. Deputetet e muratojne , fati. e deshi qe Lul Basha mos te jete ne Parlament. dhe nuk ka asnje pergjegjesi. kjo eshte me e thjeshta. miratimi ose. mos miratimi eshte problem i mazhorances. Lexoj per te pare perpjekjet e Meros per. e manipuluar militante te. debile.

    1. stateless says:

      I nderuar tradita:
      ne 3 rrjeshta ke bere 8 gabime te renda gramatikore..pra e ke perdhosur gjuhen shqipe.
      kjo tregon se cfare educate dhe arsimi fillor kane fansat e Lule bash pordhes
      ………………………………………………….
      Ne fakt Mero e ka llafin ta fillojme te pika zero qe do te thote na 28 nendori 1912 per clirimin e shqiperise nga berishizmi dhe lulbashizmi.

      Nqs miqte tane po na vene me force Lul bash pordhen si udheheqsin e shqiptareve ky eshte me keq se pushtim…Ky ndyresire duhet te ishte ne burg per keto krime:
      I pandehuri Lulzim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.
      Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij. Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha,mbrojtesi i familjes Berisha dhe pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë.
      dosja kriminale e Lulzim Bashës
      1. Shitja e detit, Greqisë
      Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
      2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
      Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
      3. 21 Janari
      21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
      4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
      19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
      Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
      5. 7 pasaportat e dyshimta
      Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.

      pra nuk shikoj ndonje ndryshim midis lul bashes 2016 dhe esat tradhetar pashes ne 1912…pra ka te drejte mero qe thote te fillojme nga zero se sovranitetin ja dhame muxhahidineve me duart tona

      tung

  8. Emigranti says:

    Jame plotesisht dakord me eitorjalin e zotit Baze, qe Luli eshte kukull ne PD. te cilen dejure e drejton luli, de fakto eshte saliu. Me vjen keq qe pd drejtohet nga persona mafjoze,te cilet kane bere ligesit e poshtersit me te medha ndaj vendit tone dhe per keto duhej te ishin ne burg. Nuke i heq asnje presje komentit te mesiperm per Lulin; Pirati behet pape’; Vetem kete te shikoje prokuroria dhe ska me nevoje per fakte. Nese ngrihet byroja e hetimit, mendoi te parin te mare Saliun, bas ti te hetoi Lulezim Bashen, ndryshe SHqiperia nuke behet. Kete le ta shikojne mire edhe miqte tane strategjik te SHBA, qe shume here i sperkatin me uje trendafili dhe i marin nen sqetull, duke mose are se cfare kane bere ne dem te shqiptareve, brenda e jasht e kufirit.

  9. kosta says:

    zoti mero! nos i bjer sdo dite….ne nje vrime se servilizmii eshte tipar i njeriut te pa afte,mundou te japesh alternativat e daljes nga kriza ku ke rene dhe ti.kam besim se ke aftesine te rilindesh se mundesite i ke dhe leri inatet persomale se ul vlerat e tua.me respetk per ju.

  10. Agron says:

    Pse kam pershtypjen qe asnje nga komentuesit (ashtu si edhe une) nuk e lexon shkrimin por kalon direkt te Komenti?!
    Je shterruar Mere, je bere shume i parashikueshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje