Nga Mero Baze
Pas takimit me Lulzim Bashën, eurodeputeti konservator Eduard Kukan, ka shkuar tek zyra e Sali Berishës. Në arsyetimin e tij publik, zoti Kukan tha se e takon zotin Berisha, si një ish- të njohur të vjetër në kohën që ka qenë kryeministër, me shpresë se kështu ka daravitur dyshimet, që askush nuk mund ta quajë të përmbyllur takimin me kryetarin e opozitës, kur del nga zyra e Lulzim Bashës. Pra, zoti Kukan e ka konsideruar shkuarjen tek Berisha një “qokë”, që i bën atij si ish- kryeministër.
Nuk jam kundër zakoneve të zotit Kukan për të respektuar këdo që ka njohur, por në rastin konkret, ka shumë veprime të përsëritura, të cilat po formojnë një rregull.
Përshembull, në fillim të karrierës së tij si ambasador në Tiranë, ambasadori Lu takonte vetëm zotin Basha. Biles një herë ai pati bërë një gjest të fortë, duke anuluar vendin e takimit në selinë e SHQUP, vetëm se Berisha i kishte zënë derën, duke ditur orën kur do të vinte. Por pasi kaloi pak kohë, vet zoti Lu e ndërroi protokollin dhe për çdo temë të rëndësishme që lidhet me opozitën, takon edhe Bashën, edhe Berishën.
Të njëjtën gjë duket se po bën dhe zoti Kukan. Meqë në fokus të bisedës ishte reforma në drejtësi dhe mundësia për konsesus, Kukan vizitoi zyrën e Berishës pasi takoi Bashën dhe më pas tha se shikon të njëjtën gatishmëri për ta miratuar reformën nga të dy.
Po përse ndërkombëtarët kanë filluar të trokasin në dy dyer, kur takojnë opozitën?
Mundësia e parë e përfolur, është që gjatë bisedës me Bashën, ata ndjehen të paplotësuar dhe të pasigurtë për atë që i kërkojnë dhe atë që dëgjojnë. Në shumë raste Basha i ka gënjyer për qëndrimet e paralajmëruara dhe ka bërë të kundërtën e asaj që u ka thënë, nën presionin e Berishës. Pas kësaj, ata kanë kuptuar se zyra reale e opozitës është diku tjetër.
Një tjetër arsye që nuk përjashtohet, është që vet Basha tregohet i gatshëm për atë që i kërkojnë, por u paraqet si pengesë Berishën, duke e paraqitur atë si gogol. Kështu që pas çdo takimi me Bashën, ata marrin rrugën tek zyra e Berishës, për ta bindur të bëjë dhe ai atë që i kanë kërkuar Bashës.
Por, të dyja këto hamëndësime që dalin nga zyra e Bashës, megjithëse kanë një farë të vërtete brenda, nuk duket se janë arsye reale përse opozita ka dy dyer për të huajt që merren me Shqipërinë. Arsyeja më bindëse është se Berisha e kushtëzon qënien e Bashës në krye të PD, me skemën e mosdefaktorizimit të tij tek të huajt. Pra, një nga kushtet, ose “gjobat” që Berisha i ka vënë Bashës, është që kontaktet me të huajt dhe vendimet që rekomandojnë ata, duhet të kalojnë përmes tij.
Paranoja që Berisha ka, se të huajt i “blejnë” vartësit, është e patjetërsueshme. Ajo që i pat ndodhur në vitet 2000 me Genc Pollon, të cilin e mbante në zyrë vetëm se fliste anglisht dhe në fund të vetmen arsye përse ishte në atë zyrë, e përdori kundër Berishës, duket se i është bërë një leksion i hidhur, që nuk dëshiron të përsëritet. Për këtë arsye, më shumë se sa Basha është jo bindës, apo që Basha e shet veten si të pafuqishëm, është më bindëse që Basha është i detyruar t’i udhëzojë të huajt të kalojnë dhe nga zyra e Berishës që gjithçka të jetë në rregull.
Duke qenë se brenda Partisë Demokratike, Berisha ndjehet i fortë dhe protagonizmi i tij publik nuk ka pasur ulje, e vetmja pikë që ai ndjehet i pasigurt, ku Basha mund ta varrosë, është pikërisht kontakti me ndërkombëtarët, ku ai dyshon se mos e shesë. Dhe duket se këtu ai e ka kushtëzuar Bashën që çdo vendim duhet të merret duke i detyruar të huajtë, të trokasin në të dy dyert, siç po ndodh realisht.
PSE SHQIPTARET NUK I KANE BESE NDERKOMBTAREVE PER BANDEN KRIMINALE 2B….duhej te ishte titulli sakte
Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…
Te pakten per vitet e fundit ne gazeten e Meros kemi lexuar me fakte se ky k/kriminel ka kryer keto vepra penale dhe aktivitete te dyshimta:
1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “cunamin Doshi” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..
Zoti Mero ju ne daten , 07/10/2008 keni shkruar nje artikull te gjate me titull
“Lulzim Basha,s Gangster complott and Damir Fazllic”
Duke e lidhur me zhvillimet e sotme nuk e di ai qendroni akoma atyre akuzave apo keni ndryshuar.
Ne qofte se keni ndryshuar mendim duhet ti kerkoni falje shqiptareve se i keni mashtruar per 8 vjet me rradhe dhe Prokuroria shqiptare por dhe ajo amerikane duhet t’ju marrin te pandehur se keni akuzuar jo vetem qitetarin Basha por dhe “amerikanin” Me origjine serbo-boshnjake Damir Fazllic
Ne qofte se NUK keni ndryshuar mendim duhet te demaskoni mazhorancen dhe ambasaden amarikane qe po tolerojne nje super kriminel gangsterr dhe po behen pjese e kriminalizimit te shoqerise dhe politikes shqiptare
Eshte jashte c’do dyshimi qe Berisha i ka komprometuar te gjithe te vjeterit ne BE! Kujtoni “krokodilin”! Tradhetia me e madhe e Europes ndaj shqiptareve! Europa nuk do nje shqiperi te forte dhe te pavarur! do nje Berishe -Bashe qe te jene servile te perjetshem njelloj si ne Kosove! good luck Albania me …!
Mire qe gogoli po e tremb Bshen po duket qe ky gogol po tremb edhe nderkombetaret!?
Nje i rrjedhur nga Europa vjen e takon kete te rrjedhurin tone. Kesaj i thone per te qare e per te qeshur.
Mero, ke kaq shume vjet ( te konkuron vetem Andrea Stefani) qe gjithe “mencurine” dhe “zotesine” tende e ke drejtuar vetem ( po vetem ama) tek lufta kunder Berishes ( per hir te se vertetes ai behet me i forte dhe me i larte ne syte e shqiptareve).
Ben mire , qe ndonje dite, te na sqarosh se PERSE e ke kete Inat Patologjik, sepse qe te te haje meraku i te “vertetes”, i te “drejtes” apo i “demokracise”, jo vetem femijet por as ti vete nuk e beson.
R e s p e k t e !
Artemisa, degjoj dhe lmexoj dhe te tjere qe shkruajne ne emer te shqiptareve. Mos jeni fare te rrjedhuirr? Lexo komentet e shqiptareve ketu, te pktaen qe mund te besh, pastaj jepe mendimin tend ashtu si e ke, por nuk ta kam borxh une qe kerkon te me perfaqesosh pa te autorizuar. Ne qoftese e kerkon kete, dil me emer e mbiemer dhe funksionin publik qe ke, pastaj flasim ndryshe. Mbasi te veme mendimet ne peshore, mund te keshe edhe te drejte e te te kerkoj falje, por qe te thuash ” per hir te vertetes ai behet me i forte dhe me i larte ne syte e shqiptareve”, kete une s’ta pranoje, si shqiptar. Pershendetje, por me logjike dhe jo me pasione te çfrenuara. Persa i perket takimit te Kukan mz Bzeishzn apo dhe ambasadorit amerokan , kish nja dy gjera, Kukan u zu ngushte dhe tha se ishte takim privat. Sa keq qe perfaqesuesi i BE kerkon te zgjidhe problemet e nje vendi ne rruge private. Apo mos e ka marre me konçension Sali Berisha edhe privacine bashke me Kukan deri ne nje periudhe…deri ne vdekjen e tyre! Te njeten gje per ambasadorin amerikan Donald Lu.
Artemisa Qarri.
Sa per ty Qytetari B(ytha), perpara se te me kerkosh mua emer dhe mbiemer duhet t’a besh vete i pari ( por ka mundesi te jesh “Qytetari Balla” prej Librazhdi).
Edhe une nuk t’a kam borxh ty, te me thuash se jam e rrjedhur sepse nuk mendoj si ti.
Shqiperia NUK je ti apo 1000-2000 freshiste qe paguheni ( me taksat tona) per te zhgarravitur ne te gjitha gazetat.
Me sqaro pak se si eshte ajo “e folura ndryshe”, apo me Burg dhe Internim te familjes?
neqoftese reforma ne drejtesi lidhet me patjeter qe Basha ose mender Berisha ,duhet te jene dakord per ate reforme….vetem reforme nuk eshte ,por nji Genjeshter e madhe !
reforma ne drejtesi duhet te behet nga gjykate speciale vetem me gjyqtare te huaj.
kjo eshte nji farse komplet,ose po u be reforma ne drejtesi ,eshte nji gjysem farse,pooooor kurre reforme drejtesie.
Ne si popull na shete
jam dakord me nje komentuese:per cdo gje qe shkruan tani shkon ne favor te Berishes dhe ne demaskimin tend.Kuptoje kete. askush nuk te kopton tani Berisha eshte ne opozite, merru me qeverine.