Nga Mero Baze
Rruga që po ndjek reagimi i Partisë Demokratike ndaj arrestimit të Spiro Kserës, po përsërit trajektoren që ka ndjekur reagimi i saj në rastin e arrestimit të Xhelal Mziut, kur Berisha tërhoqi PD-në më në fund në një betejë politike pro tij. Më shumë se dy vjet më parë, kur prokurori arrestoi Xhelal Mziun, PD-ja bëri fillimisht një reagim të moderuar dhe kërkoi hetim të shpejtë nga Prokuroria.
Por, menjëherë pas Partisë Demokratike ka reaguar Berisha, i cili tërhoqi PD-në në një betejë të pashembulltë politike për të mbrojtur Mziun, duke i shkuar dhe për vizita në qelinë e burgut.
Akuza ndaj Mziut, njësoj si në rastin ndaj Kserës, ishte për korrupsion dhe përvetësim të pasurisë publike. Edhe në rastin e Kserës, PD ka mbajtur fillimisht një qëndrim të moderuar, duke i bërë thirrje prokurorisë të provojë akuzën e ngritur ndaj tij. Por, Berisha e ka prishur sërish skemën dhe ka goditur arrestimin si politik dhe ka shantazhuar edhe kryeprokurorin.
Ka disa arsye përse Berisha e bën këtë.
Arsyeja e parë dhe kryesore, është të krijojë idenë se çdokush që do të gjendet nën akuzë për shkak të pushtetit të tij, nuk do të braktiset prej tij. Kjo është e domosdoshme për t’i mbajtur njerëzit e inkriminuar rrotull vetes dhe për të krijuar një gardë besnike të kërcënuarish nga drejtësia.
Ideja se Berishës mund t’ia arrestosh ish-ministrat, bashkiakët apo bashkëpunëtorët e ngushtë, do të ishte një goditje e fortë për të, sipas modelit mbi të cilin ai bën politikë. Ai e konsideron poshtërim të tij një gjest të tillë, ndaj dhe mbron me fanatizëm këdo që goditet. Synimi i tij është të ngulitë në opinion idenë, se ai nuk i lëshon për asnjë arsye ata që ka përdorur.
Një arsye e dytë më personale ka të bëjë me lidhjet që kanë pasur familjarët e tij, specifikisht me secilin të arrestuar. Në rastin e Mziut u përfol djali i tij, si shkaku përse Mziu kishte kandiduar, duke e blerë kandidimin e tij brenda partisë. Në rastin Ksera pas qëndron gruaja e tij, që ka qenë dirigjuesja kryesore e skemës së përfitimeve për fëmijët në nevojë. Duke qenë se Ksera, nga ana tjetër ka qenë shumë luajal për të firmosur çdo letër sa herë i nevojiteshin para Berishës, siç ishin pagesat për mitingjet apo spotet e Sandrit, ai po ashtu ndihet i detyruar ndaj tij.
Së fundi, Berisha e ka pak dhe me drejtuesit e rinj të PD-së, të cilëve duhet t’ua bëjë të qartë se ata janë aty, për të mos lëshuar askënd nga të vjetërit. Duke mbrojtur Mziun, Kserën dhe çdokënd, qoftë ky dhe peshk i vogël dhe pa rëndësi, Berisha është duke u thënë drejtuesve të rinj të PD-së, se ata nuk mund të guxojnë të distancohen nga të korruptuarit e djeshëm, pasi ky do të ishte fundi i tyre.
Berisha ka dhënë prova se ka mbrojtur secilin që ka përdorur, qoftë ky dhe person ordiner. Njerëzve që fshinë serverin e 21 Janarit mund të mos u dijë emrin, por i rregulloi në punë para se të ikte nga pushteti. Po ashtu, dhe me këdo që i ka shërbyer aty si besnik.
Duke i dalë në mbrojtje Kserës, Berisha është duke i çuar fjalë Bashës, se ai nuk mund të sillet si avokat i ftohtë në këtë çështje, por vetëm si avokat politik. Në koshiencën e tij, braktisja e Kserës është dhe braktisje e tij në një rast të ngjashëm, ndaj ai nuk dëshiron t’i japë këtë shans askujt.
Është kjo arsyeja përse Berisha po e tërheq zvarrë PD-në drejt qëndrimit të tij ndaj Kserës. Dhe nuk është çudi që pas disa ditësh, Ristanin ta shikojmë si vizitor në qelinë e tij, së bashku me Alibeajn e Strazimirin. E ka këtë të mirë PD-ja, që ka plot njerëz që nuk skuqen në këto raste.
Me shume kjo ngjan me nje plan komik arrestimi qe i merret leje te arrestuarit dhe e pyesin
si ke qejf te arrestojme,dhe sa kohe mund te durosh ne polici..se ashtu eshte puna..ta genjejme ate popull se eshte bere..uti mullar.
Me kujtohet i nderuar Mero qe kur arrestuan Mziun para dy vjetesh ti kalonve ne orgazem..dhe nje pjese komentuesve te sugjeronin te qetesoheshit se ishte loja qe vazhdon dhe sot..
Pervec vrasjeve te 21 janarit dhe masakres gerdecit dyshja mafjoze 2B qe sot duhet te arrestohet per rrugen e kombit se jane vjedhur mbi gjysem miljardi dollare DHE KETO JANE dokumentuara..por qe te fillohet kjo duhet thirrur ambasadorja MR qe ashtu si Delli kosoves jane pjese e kesaj vjedhje te shekullit..ne vendin me te varfer te Europes behet vjedhja me e madhe..
Por nqs nenpunsi Donald lu (eshte turp ta quash ambasador) ben gallate me Lul Berishen dhe perversin Edilir Rameten per dekriminalizimin dhe bejne “plane” arrestimesh tip Ksera ose Mziu per ti prishur “mendjen” atij populli…atehere kjo eshte nje ndyrsi aq e madhe sa na shkon mendja te Enver Hoxha qe kishte te drejte qe trajtonte keta xhambasdore dhe te ashtuquajturit Paria Tiranes si zvarranike dhe u tregoi vendin…
S’e paragjykoj aspak,
sot prokurorinë,
pse filloi me Spiro Kserën,
të bëjë drejtësinë.
Nëse vërtetë një listë,
do kish fund-Janari,
Basha me dyqind milionë,
do të qe i pari!
Basha do të qe i pari,
me pranga në duar,
se dhe Bashën-KLSH-ja,
e ka denoncuar!
Ka mjeshtra të tjerë në radhë,
para Kserës plot,
KLSH-ja ka denoncuar,
si dje edhe sot!
Shumë vjedhje të Kupolës,
i ka bërë publike,
po ca kusarë-sot i thonë,
vegël politike!
Unë gjithnjë kam të fiksuar,
një mendim idioti:
“Po të kapi KLSH-ja,
s’ka ç’të bën as Zoti!”
Prokurorinë e shtetit,
e ka ndihur fati,
se shumë dosje korrupsioni,
i ka fare gati!
Shumë vjedhje fenomenale,
me kohë janë zbuluar,
ndaj-paratë e shqiptarëve,
e dimë ku kanë shkuar!
Këto kallëzime nuk janë,
një grumbull intrigash,
dhe është fakt-që s’është bërë,
një gjueti shtrigash!
S’ka pse t’i kujtoj me radhë,
e ta bëj tërkuzë,
emra nga të gjitha ngjyrat,
janë ndënë akuzë!
Në krye të asaj liste,
ndriçon Lulëzimi,
ndaj duhet të hapet çështja,
sërish nga fillimi.
Ky që kundër korrupsionit,
çdo çast bilbilon,
i rëndojnë mbi kurriz,
dyqind milion!
Lulashit që i është bërë,
goja si çoparka,
para tij-vjedhjet e Kserës,
janë ca qindarka!
Ky që me euro ka mbushur,
më shumë se një thes,
për reformën e përfolur,
paska interes?!
Nëse reforma vërtetë,
do bëhet këtu,
Lulashin s’e shpëton dot,
as vetë zoti Lu!
I ke rene pikes Mero, keto jane faktke, dhe Berisha si kryekriminel mbeshtet kriminelet qe i sherbejne atij dhe klanit te tij. Tani do duhej te ndihej dhe opinioni i LU-se (USA ), nese ndodh gje dhe ate e lirojne per mungese faktesh, atehere ne kete vend kurre nuk d gjykohen njerez kriminel si berisha me shoke,
akoma ju me modelin berisha.baza e atje modeli ka perenduar me crrenjosjen e rendit feudal ne shqiperi te cilin sali berisha u perpoq ta restauronte,me monumentin e zogollit dhe gjoja familjet e medha por ata as njera e as tjetra nuk i dhane gje shqiperise,aq me teper qe ne shqiperi demikracia nuk pranon trurin e ndryshkur te sali berishes populli eshte zgjuar dhe sala duhet te japi kllogari per demet qe i a sjelle shqiperise duke pretenduar nje rend te cilit i ka kaluar koha.kush ben faj do denohet cilido qofte por do denohet dhe ai qe e mbron e ne kete rast saliu eshte bashk fajtor.po ka zot ne shqiperi ti tregoje vendin e mos te lepihet pas tije.
Berisha i doli ne mbrojtje Kseres per nji arsye te thjeshte.Te gjithe mafjozet i mbrojne ushtaret e vet.Berisha ka joshur me modelin e tij shume Spirodhona dhe lloj lloj keqbersish nga me te ndryshmit.Modeli i tij ka qene:Vidhni,zaptoni prona,grabisni toka ne fusha,male dhe bregdet,mjafton te votoni mua dhe PD-ne dhe nuk ka per te ju hyre gjemb ne kembe.Dhe me kryesorja eshte se i garantonte mercenart e terbuar ne menyre te plote dhe totale.N.q.s arrestohet dhe denohet Ksera,Saliut i bie miti i garancise qe ju ka dhene per 25 vjet mercenareve se nuk do ju hyne asnje gjemb ne kembe.Dhe nese i bie miti i garancise se pandeshkuesherise per kedo qe ka teseren e PD-se,partise i shthuren rreshtat dhe degradon ne vetem 10% te votave.Dhe nese partia degraron ne 10% Saliu perfundon ne Bence.
Analize brilante. Skane as cip e as turp se jane te poshter,
Opozita nuk eshte PD, opozita eshte populli qe vuan perdite mungesen e punes, mungesen e enrgjise, mungesen e ushqimeve, mungesen e perspektives, mungesen e sherbimeve, mungesen e parave, mungesen e edukimit, shkollimit, mungesen e rendit dhe qetesise etj etj si keto qe duhet ti siguroje qeveria ne pushtet dhe jo PD ke bregu lanes. pra shoke gazetare te Temes me ne krye Meron por dhe shoket e tjere gazetare neper gazeta apo televizione qe i lepijne bythen qeverise, duhet te behen pale dhe te bashkojne zerin e tyre me hallet e njerezve qe nuk duan tja dine kush eshte ne pushtet, por duan te kene nje jete me te mire per veten e tyre dhe femijet pamvaresisht nese qeveris pd, ps apo vk. Media sot ne shqiperi i eshte bashkuar vijes ideologjike te pushtetit te rradhes. Ne sherbim te ketij pushteti Pronaret dhe analistet e medivave bejn sikur harrojn qe media eshte opozita dhe aleatja e vertete e opinionit publik dhe komunitetit dhe ulerasin neper artikuj trushpelares duke pyetur si te habitur se ku eshte opozita e pse nuk ben opozite, pse luli ben kete e nuk ben ate, pse saliu keshtu e pse ashtu nderkohe qe populli thote, ore mire roja qe ka faj se nuk ruajti lopen, por po keta qe po e vjedhin lopen me gjithe ahur nuk paskan faj. Mero me median e tij duke bere sikur kerkon te inkurajoje nje opozite te forte ne fakt ben lojen e pushtetit duke e degjeneruar edhe me tej “opoziten” e vetedegjeneruar dhe duke i transmetuar indirekt opinionit mesazhin se vertet qeveria e lartegjatesise ka ca gabime po skemi cbejme do i durojme se “opozita” (PD dmth) eshte akoma me keq. Ketu eshte gjithe kyci i kesaj propagande bythelepirese, media duke mos dashur ti bjere qeverise i bie PD duke i dhene statukuone e se vetmes opozite ne vend dhe duke e lene popullin te eci qorrazi midis te keqes se madhe e te keqes se vogel. Ne kete menyre Mero dhe te tjere si ai, ne menyre te kamufluar i japin suport pushtetit ne kurriz te miletit. Media duhet te jete ne opozite te perhereshme si me poziten ne pushtet dhe me ata qe pretendojne te vijne ne pushtet pasi vetem keshtu i behet sherbimi i duhur njerezve te ketij vendi te cilet pasi iken cifligari i rradhes bien nen kthetrat e cifligarit te ri. Per fat te keq sot ne shqiperi nuk ka nje media apo shtyp te lire e vertete te pavarur qe te jete ne krahun e votuesit, ekziston vetem media e cila shkon gjithmone ne krahun e “fituesit”….
I pari qe duhet arrestur per vjedhje te parave publike eshte Koco Kokedhima me kontratat e tija me Kryebashkiakun Edi Rama Me Pleharat e Tiranes qe Edi merrte 20% e kontrates sepse dihej se atje nuk behej as 5% e punes por parate paguheshin per 100%.Ne qoftese duhen arrestuar eshte Ilir Floriri qe jo vetem se dilte me fletore ne dore e mblidhte taksat e familjes se tij por asnjehere nuk pushi duke vjedhur shtetin shqiptar dersa u kap me presh ne duar me Cez,duke vjedhur mbi 300000 dollar dhe prap Qeveria e Qelbesirave vetem kerkon te shkaterroj Opoziten me kurse hajdutet e vet dhe te medhenje ne krahasim me Kseren I ka ne bashkeqeverisje.Keshtu do te filloj Drejtesia ne hqiperi?Nuk jam ne kundershtim me arrestimin e Kseres por qe se ai ka vjedhur shtetin por po Kokedhima dhe Ilir Meta pse te perjashtohen nga arrestimet?
Dale, Mentar, mbaje larte se na trembe mushkat! Nuk fillohet nga bytha, por nga buzet, faqet ,trupi dhe pastaj shkohet tek bytha. Ta fillojme nga Saliu, Lulezimi, Mehidiu, Mziu; Ritvani; Arbeni skrapit, …pastaj vijme tek Koço Kokedhima qe na permend ti. Ta permend edhe nje here; po e fillove nga byrha do qelbesh, Mentar, mblidh mendjen se te quaj kafshe te zgjuar! Pastaj pse trembi; Spiro pas ca ditesh do jete ne Athine me pushime, Saliu do vazhdoje te lehe me shkrim ne facebook se me twiter e prishi kontraten, ndersa Lulezimi do shikoje çfare shkroi Saliu pastaj do beje prononcim dhe do ne vazhdojme te shkruajme e shajme njeri tjetrin me keq se Saliu.
Saliu tashme ka hyre ne histori. Ka hyre si masakrues I popullit shqiptar, ka hyre si mashtrues I popullit shqiptar, ka hyre si vrases I shqiptareve, si kusar e injorant, ka hyre si ka hyre edhe Esat Pasha, Haxhi Qamili, e ca zarbo si keta. E vetmia menyre per t’u dalluar nga keta, eshte futja ne burg, qe mbase ja ndyshon pak imazhin, e mund ta beje edhe hero. Ja vlen nja 20 vjet burg per plakushin, se shpeton emrin, pasi te tjerat kane mbaruar dhe vetem pordhet kane mbetur.
Vetem nje fjali dua te them z.Baze:
Krimin e kemi sheshit te ulur kembe kryq,por:
Jo Disfatat,por Standartet e ulta jane Krim!
Dhe,keta po e bejne me zhurrem Disfaten,per te Mjergulluar Krimin.
Ike plaku Mere,ike,megjithe tespije e Tosum Bac, bravo Mero djali ,si gjithmone brilant
Thua ta kete menduar kaq thelle o Mero. Berisha i del nd mbrojtje thjeshte se ka pasur lidhje me gruan e tij, prandaj reagimi erdhi pak me vonese.