Nga Mero Baze
Aty ku tatëpjeta e “Sokakut të të marrëve” mbaron, fillon shtëpia e Kadareve. Si për të të hutuar dhe me arkitekturën, porta e madhe e saj, me një hark rreth 3 metra, në fakt nuk është e “gënjeshtërt”, pasi nuk është rruga për të hyrë në shtëpi, por për të dalë pas shtëpisë. Porta hyrëse është një derë e vogël, ku duhet të përkulesh pak për të hyrë, sikur ta kenë bërë për të ta ulur kokën me zor.
Shtëpia ja ka dalë të ribëhet siç ka qenë shekullin e shkuar, para se të digjej dikur nga lufta dhe më pas nga rrëmujat tona të viteve ‘90-të.
Shahin Kadareja, vëllai i Isamilit, e mban mend mirë gjithçka dhe nuk gjen asnjë defekt nga rikonstruksioni i saj. Restauratori Agron Doraci, është një shok i tij i fëmijërisë, që e ka punuar me shumë dashuri dhe shumë pak lekë për atë punë që ka bërë. Shtëpia ka në hyrje të saj një pllakë të vitit 1779, që dëshmon se është ndërtuar nga tre ustallarë, Mihos, Gjikas dhe Kolas.
Shtëpia padyshim po ndërtohet për të nderuar Ismailin, por ajo shtëpi do ishte e varfër pa Shahinin dhe Kakun, siç thirret motra problematike e Ismailit, personazh dhe në librat e tij. Të dy kanë epërsitë e tyre të vogla ndaj Ismailit, që e xhindosin atë nëse ja thua, siç kanë humorin e hollë dhe nderimin e thellë për të. Për të njohur Ismailin duhet të njohësh ata të dy, që janë aq të pamëshirshëm ndaj tij dhe aq të pakursyer për ta mbrojtur atë dhe adhuruar.
Mbaj mend diku në vitin 2002, kur ishte duke u zgjedhur presidenti i Republikës, dhe siç ishte bërë zakon, liderët tanë i kërkonin Kadaresë çdo herë të pranonte dhe ai refuzonte.
E pyeta Kakun paksa i bezdisur.
-Përse nuk pranon ky Ismaili të bëhet president, i thashë, se na luajti mendsh?
-Nuk do, tha Kakuja me qetësi. Nuk ka kompetenca presidenti ynë.
-Si nuk ka kompetenca, i thashë unë i çuditur dhe fillova t’ia numëroj si idiot të gjitha kompetencat e presidentit.
-Nuk i quan ato, tha Kakuja. Ai quan kompetencë vetëm dënimin me vdekje. Atë e paska heq Europa. Ai do vetëm një kompetencë, t’i falë jetën dikujt, ose t’ia marrë.
E tha me një qetësi që më ftohu, jo se ishte e vërtetë, por se ishte e vetmja penel, që me një të lëvizur të dorës, të jepte portretin e gjeniut tonë, zemërak, hijerëndë, dhe indiferent ndaj përditshmërisë sonë banale, që e trajtojmë si kasapin e mishit të lagjes, me thashethemet tona vulgare.
Duket që Ismaili nuk është rritur i vetëm brenda atyre mureve.
Por, përtej asaj shtëpië që tani është një destinacion turistik më shumë, për ata që vizitojnë Gjirokastrën, ky qytet ka shanse të reja për të prodhuar një mozaik muzeumesh. Shtëpia e Kadaresë, e dekoruar sot me pikturat e mahnitëshme të Bashkim Ahmetit, një tjetër gjeni i këtij qyteti, ndoshta është në kulmin e saj. Dhjetëra portrete të Kadaresë dhe stilizime me figurën e tij dhe Gjirokastrës, mbushin muret e shtëpisë, si për ta fronëzuar arsyen përse po kthehet në shtëpi muze. Nëse ka një shans të mirë për të investuar qeveria në këtë rast, është që shumë nga ato piktura t’i blejë dhe t’i lërë aty ku janë, si pasuri e Bashkisë së Gjirokastrës dhe vlerë e asaj shtëpie.
Por, vetëm pak metra para se të shkosh tek shtëpia e Kadareve, është shtëpia e Ficove, një derë e rëndë, që ka ka prodhuar po aq histori për vendin tonë. Pak më poshtë është shtëpia e Eqerem Çabejt, dhe më tutje e Musine Kokalarit. Shtëpia e Angonatëve, një kështjellë moderne si pallat mbretëror, e përshkruar mahnitshëm tek “Shtëpia e Angonatëve” e Kadaresë, është më lart. Shtëpia e Enver Hoxhës është në krah të gjimnazit. Shtëpia e Topullajve në krye të anës lindore të qytetit, ndërsa ajo e Zekatëve në perëndim të tij.
Vetëm një qytet si Gjirokasta mund të ketë fuqinë të prodhojë aq shumë emra të rëndë për historinë e këtij vendi në një faqe të gurtë qyteti, rrotull “Sokakut të të marrëve”. Nëse mund të bësh realisht një muze të historisë së Shqipërisë, më kollaj e ke të kthesh në muze shumë nga këto shtëpi të Gjirokastrës, që kanë lindur njerëz që kanë bërë historinë e Shqipërisë, me të mirat dhe të zezat e tyre.
Sot ata vlejnë si histori dhe ky qytet, që mezi po mbahet në këmbë nga varfëria, fle mbi një histori përrallore, që mund të ringjallet me pak kujdes.
Për herë të parë disa investitorë të mençur, nuk po i drejtohen betonit për të bërë hotele të shëmtuara, por po blejnë shtëpitë e famshme për t’i bërë hotele. Dragua ka bërë hotelin “Kalemi 2”, pas suksesit të parë me një shtëpi karakteristike, ndërsa përballë tij një “mejhane” tipike gjirokastrite, kishte filluar e gëlonte nga turistët deri më 2 të natës duke pirë nga një gotë verë apo raki me djathë.
Kalaja e Gjirokastrës, një nga kështjellat monumentale të Evropës, dhe nga më të ruajturat e Ballkanit, është për fat ende në këmbë. Një galeri pikturash që ka pasur duket se është mbyllur, ndërsa jeta kulturore e qytetit është ende larg Korçës apo Fierit. Qyteti është në zgrip për të mbijetuar nga turizmi apo për të vazhduar migrimin e njerëzve me tru, drejt Tiranës apo Athinës.
Shansi i tij i vetëm është historia e tij dhe ai qytet mund t’ia dalë, nëse ja del ta ringjallë historinë e vet pa komplekse, ashtu siç ka qenë. Shtëpia e Kadareve është një lajm i mirë për mijëra turistë të huaj, që e njohin këtë vend prej Kadaresë, dhe për fat nuk dinë shqip të lexojnë përpjekjet tona për ta përbaltur atë. Ai është fati i Shqipërisë dhe tani po kthehet të bëhet fat i qytetit që e lindi.
Gjirokastra është qyteti më i mahnitshëm i Shqipërisë, më hijerëndi dhe i vetmi që të dëshmon me arkitekturën e tij, se çfarë ka bërë njeriu për të ndërtuar një qytet të pasur. Por tani hipotekat e atyre gurëve nuk vlejnë aq shumë, pasi janë rrënuar. Fati i saj, është që Gjirokastra ka hipotekën e njerëzve më të shquar të këtij vendi dhe me atë mund t’ia dalë të ribëhet zonjë me historinë e saj.
Gjirokastër, më 30 Janar 2016
Ajo që më pëlqen më shumë te Kadareja është se ka treguar se histori epike mund të ndodhin në çdo sokak.
Ka shëtitur qendrat e botës, por historitë më të bukura i ka hasur në një qytet të vogël (në krahasim me Moskën e Parisin).
Ç’ka tregon se njeriu nuk ka nevojë për të vajtur në SHBA për të gjetur Amerikën.
———Shkrim i bukur por i mungon nje detaj.
Nqs se vitet 1944 1985 do ta quanim periudha enverit athere ismaili ka qene nje tip Celebiu pra ne ket dyshe bossi ka qene djali i Halil hoxhes dhe jo dhe jo djali halit kadarese
me ndryshe ndersa enveri ishte njeshi i politikes kadareja ishte diktatori letersise
me qarte pa ndertimin e shtepise enverit si e ismailit gjirokastra ngelet si nje koke me vetem nje sy..
kush ishte ismaili para enverit ?
lexoni me poshte :
Një pasdite me shokun Enver Hoxha
Tani që udhëheqësi ynë nuk është midis nesh, kujtimet për të marrin një përmasë e vlerë të veçantë. Ato janë pjesë e veprës së tij monumentale, por një pjesë sui generis, që nuk përfshihet në librat, fjalimet, ditaret, porositë e letrat e tij, por është e shpërndarë në qindra, në mijëra njerëz. E megjithëse e tillë, kjo pjesë e veprës, këto kujtime që ai ka lënë, biseda, fjalë, gjeste, pamje, gjendje shpirtërore, janë një pasuri e tërë që ndihmojnë për të plotësuar e ndriçuar anë të tëra të personalitetit të tij si udhëheqës, burrë shteti, mendimtar marksist, filozof, shkrimtar dhe njeri.
Kujtimet për të nuk kanë nevojë për zbukurime, ato kanë nevojë vetëm për saktësi, sepse duke qenë të sakta ato e kanë vetvetiu brenda edhe bukurinë dhe thellësinë dhe peshën e vërtetë. Prandaj ata që kanë pasur fatin të kenë kujtime me të, janë të ndërgjegjshëm se ç’thesare të çmuara mbajnë në duar, thesare, pasurinë e të cilave duhet t’ua zbulojnë të gjithëve.
Në verë të vitit 1961 klima letrare në vendin tonë ishte sa e gjallë, edhe e komplikuar. Të angazhuar në luftën e madhe që bënte populli e Partia për përballimin e bllokadës së re revizioniste, që porsa kishte filluar, forcat krijuese ishin në një aktivitet të plotë. Ishte e natyrshme që në këto kushte, kur kërkoheshin rrugë të reja zhvillimi për ta bërë letërsinë tonë edhe më shumë të lidhur me problemet e kohës, të kishte mjaft debate e polemika, disa herë të mprehta.
Klima letrare u komplikua nga disa keqkuptime që lindën gjatë debateve lidhur me traditën dhe novatorizmin në letërsinë shqipe të realizmit socialist. Polemika, e cila shpërtheu edhe në shtypin letrar, kishte rrezik të çonte drejt ndarjes artificiale të shkrimtarëve në të rinj e në të vjetër, gjë tepër e dëmshme, sidomos në kushtet ku po ndodhej vendi ynë, kur më tepër se kurrë kërkohej forcimi i unitetit.
Në një atmosferë të tillë, në korrik të vitit 1961 në Tiranë u organizua një mbledhje e madhe e gjithë forcave krijuese. Mbledhja do të ishte vendimtare për t’i dhënë zgjidhje apo një zhvillim të mbarë debatit që po vlonte prej kohësh. Por mbledhja merrte një rëndësi edhe më të madhe, sepse në të asistonte shoku Enver Hoxha.
Mbledhia u bë në një nga sallat e Universitetit të Tiranës. Në një pjesë të materialeve të saj u pasqyruan ato keqkuptime e teprime që ishin shfaqur gjatë polemikës së deriatëhershme. Duhet thënë se për ne, shkrimtarët e rinj, gjendja ishte jo pak e vështirë. Nga disa autoritete të kritikës e të letërsisë u bënë shkrime disa herë të pamerituara ndaj nesh. Kishte rrezik të thellohej ndarja artificiale në «të rinj» e «të vjetër» dhe zhvillimi i letërsisë sonë të ngadalësohej prej koncepteve konservatore.
Shoku Enver, i cili asistoi në të gjitha seancat, dëgjonte vëmendje diskutimin e secilit.
Në një nga pushimet, një shok, që ishte në presidium më tha:
– Përse nuk flet askush prej jush? Me sa kuptova unë nga biseda e tij në pushim, shoku Enver dëshiron t’ju dëgjojë edhe ju të rinjve.
Këto fjalë sikur më hoqën në çast një farë mpirje që më kishte zënë gjatë kësaj mbledhjeje. Nxora një letër dhe fillova të përgatitem me shpejtësi.
Në seancën e pasdites kërkova fjalën. Isha i pari që po flisja nga «të rinjtë dhe merret me mend që auditori priste me interes se si do t’u përgjigjeshim ne shumë kritikave që u bënë.
Në kohën që zura vend për të folur përpara mikrofonit, shoku Enver, i cili me siguri e kishte kuptuar tronditjen shpirtërore të shkrimtarëve të rinj në këtë mbledhje, tha:
– Ja, tani t’ju dëgjojmë edhe juve. Jeni të rinj, por jeni të pjekur.
Fjalët e tij ma dhjetëfishuan guximin dhe unë jo vetëm e Iexova diskutimin me zë të vendosur, por aty për aty, i nxitur nga inkurajimi i tij, shtova mjaft fraza që nuk i kisha të shkruara.
Pas meje folën edhe të tjerë. Shoku Enver vazhdonte të dëgjonte me vëmendje çdo diskutim. Tani ai dhe gjithë mbledhja kishin dëgjuar të dy palët polemizuese. Duhet thënë se teprime e keqkuptime kishte nga të dy anët, edhe nga ne «të rinjtë», por, megjithatë, nuk mund të thuhej se të dy palët kishin të drejtë ose të dy palët kishin gabim. Dikush kishte në thelb të drejtë e dikush jo.
Ishte pikërisht ky thelb që kapi në mënyrë të shkëlqyer shokuEnver në fjalimin e tij që pritej me padurim. Ai i bëri. një zbërthim të thellë marksist-leninist problemit, foli për
raportin dialektik midis traditës dhe novatorizmit, shpjegoi se shkrimtarët e rinj s’ka si të kenë interesa të tjera nga ato të popullit e të Partisë, se ata janë të lindhur me vendin e me kohën, dhe se ndarja në «të rinj» e «të vjetër» nuk i shërben askujt.
Fjala e shokut Enver pati një efekt të jashtëzakonshëm në gjithë jetën letraro-artistike. U shpërndanë menjëherë keqkuptimet që kishin lindur gjatë debatit, u lanë mënjanë etiketat e kota që i kishin vënë njëri-tjetrit, u kuptuan se shumë probleme të ngritura në valën e polemikës ishin fiktive dhe se gjithë shkrimtarët, të rinj e të vjetër në moshë, punonin për një qëllim.
E çliruar kështu, në sajë të ndërhyrjes së Udhëheqësit prej një tensioni të kotë e të dëmshëm, letërsia jonë njohu menjëherë një zhvillim të ri e të vrullshëm, në kundërshtim me profecitë e zymta të hrushovianëve që prisnin shkatërrimin e saj. Takimi dhe fjalimi i shokut Enver me shkrimtarët e artistët në korrik të vitit 1961, hyri kështu në historinë e letërsisë shqipe. Mund të thuhet me bindje se gjithë brezi i shkrimtarëve të viteve ’60 ia detyron lancimin e këtij fjalimi.
Kam pasur fatin ta takoj disa herë shokun Enver, në raste të ndryshme, në ditëlindje, në pushime mbledhjesh solemne apo midis dy seancash të Kuvendit Popullor. Megjithëse të shkurtra, ato më kanë mbetur të pashlyera në kujtesë, por veçanërisht i tillë më ka mbetur takimi i gjatë me të në vitin 1971, në shtëpinë e tij.
Në një ditë marsi, bashkë me time shoqe dhe vajzën e vogël, u ndodhëm atje për vizitë. Na priti shoqja Nexhmije me vajzën. Shoku Enver nuk ndodhej në shtëpi dhe ne nuk e dinim në do të kishim fat ta takonim apo jo.
Ishim duke biseduar gjallërisht, kur u hap një nga dyert e sallonit dhe në të, i gjatë dhe i qeshur, u duk shoku Enver. Meqenëse unë isha përballë derës, e pashë i pari kur hyri dhe u ngrita menjëherë në këmbë, duke i hobitur për një grimë bashkëbiseduesit, të cilët me siguri kanë thënë më vëte: «ç’pati ky? »
Pastaj të gjithë kthyen kokat andej nga kishte hyrë shoku Enver.
– Të vij dhe unë? – tha ai duke qeshur. – S’besoj se ju prish muhabetin.
Megjithëse disa herë gjatë kohës që po bisedonim dhe sa herë që më dukej se dëgjoja zhurmën e ndonjë makine, përfytyroja se si mund të vinte, asnjëherë nuk mund të përfytyroja një ardhje më të natyrshme, të gëzueshme e njerëzore.
Ai u ul midis nesh, duke krijuar aty për aty një atmosferë zakonisht të përzemërt. Na pyeti me radhë për shëndetin, e mori në prehër vajzën tonë 6 vjeçe dhe i tha, duke përdorur një fjalë të vjetër gjirokastrite:
– Ngalasëm ti, të të ngalas edhe unë (përqafomë ti, të përqafoj edhe unë).
Shoku Enver më pyeti se ç’kisha në dorë kohët e fundit dhe unë i thashë se kisha në shtyp një roman për Gjirokastrën me titull «Kronikë në gur».
– Do ta lexoj me kënaqësi; – tha ai. – Gjirokastra është pasionante dhe këtë e themi jo se jemi andej, – shtoi, duke vështruar më një buzëgeshje, ngacmuese të tjerët, – por se kështu është vërtet. Apo jo? Por në mos gaboj, ti ke botuar një tregim me këtë subjekt.
– Po – iu përgjigja. – «Qyteti i Jugut», por mendova ta zgjeroj e ta: shndërroj në një roman.
– Mirë ke bërë. – Ai heshti një grimë, pastaj vazhdoi: – Kam edhe unë nja njëqind e ca faqe shënime për Gjirokastrën. Ta dija që po bëje një roman, mund të t’i jepja t’i shfrytëzoje, sepse unë s’besoj se do të kem kohë ta shkruaj atë libër (Ishte fjala me sa duket për librin «Vitet e vegjëlisë», që e mbaroi dhe e botoi disa vite më vonë).
S’dija me ç’fjalë ta falenderoja për besimin si dhe për fisnikërinë e këtyre fjalëve, sepse duhej të ishin tepër të rralla rastet në botë kur një autor të dhuronte aq bujarisht librin e tij të pabotuar për ta shfrytëzuar dikush tjetër.
Kur shoku Enver më pyeti me se po merresha aktualisht, iu përgjigja se «po shkruaja diçka për prishjen me sovjetikët».
Në të vërtetë kisha filluar punën për romanin «Dimri i madh», por në përgjigjen time, në vend të fjalës «roman» thashë «diçka» dhe këtë e bëra pa menduar, si një mbrojtje instiktive nga që ende s’isha i sigurt se do ta përballoja temën e madhe, së cilës i kisha hyrë.
Për fat, apo ndoshta nga që unë i thashë fjalët nëpër dhembë, shokut Enver nuk i tërhoqi vemendjen ky detaj.
– Hm, sovjetikët, – tha ai. E ke lexuar në azhanse se ç’ka thënë ditët e fundit Radio-Moska për ty? – dhe qeshi me të madhe.
Unë e kisha lexuar dhe ishte vërtet për të qeshur. Midis marrëzive të tjera, Radio-Moska në një nga emisionet e saj kishte thënë se gjithë shkrimtarët seriozë shqiptarë e kishin bojkotuar letërsinë dhe nuk shkruanin më në shenjë mallëngjimi dhe proteste për prishjen me sovjetikët. Për të mbushur boshllëkun e krijuar, vazhdonte Radio-Moska shteti shqiptar kishte nxitur ca pseudoshkrimtarë të rinj si një farë I. Kadare me shokë, që të shkruanin e të botonin veprat e tyre, që ishin aq skematike e pa kurrfarë vlere artistike, sa që u ngjanin kryeartikujve të gazetave.
Nuk më kishte shkuar mendja se kjo mendjelehtësi e Radio-Moskës do të më bënte një shërbim të madh e të pritur: hapjen prej shokut Enver të bisedës se çfarë kishte ndodhur në Moskë dhjetë vjet më parë.
Pas të qeshurës, ai u mvrenjt dhe tundi kokën ngadalë, si të thërriste një kujtim jo të këndshëm.
Pastaj ndërsa pinte kafenë, filloi të fliste me një ton të ndryshëm nga ai që kishte folur gjer atëherë, të rëndë e të menduar. Ai foli për udhëtimin e tij në Moskë atë dimër të paharruar dhe për disa nga takimet e tij me «hrushovianët», duke bërë krahasimin e tyre me takimin e parë me Stalinin. Pastaj tregoi një episod me Kosiginin në darkën e Kremlinit në prag të mbledhjes dhe kalimthi diçka për vilën ku ishte rezidenca e delegacionit tonë, për «vizitat» e mysafirëve të natës, Mikojanit, Torezit e të tjerë.
Do të dëshiroja që ai të fliste me orë të tëra për këtë, po për fat të keq ëndrra ime për të dëgjuar sa më tepër hollësi nga ngjarja monumentale, personazh qendror i së cilës ishte ai vetë, qe e shkurtër. Shoku Enver hapi një bisedë tjetër, dhe unë s’pata guxim ta pyesja për Moskën.
Më vonë, gjatë procesit të punës për romanin unë shfrytëzova gjallërisht arkivat, u njoha me dokumentet e Partisë, me procesverbalet e Mbledhjes së Moskës, si dhe me dëshmitë e ndryshme të personelit, sidomos të fjalimit të shokut Enver, të porosive, shënimeve të tij në marxhinalet e faqeve, të kurbuara lart ose poshtë për arsye të ngushticës së vendit, të cilat u ngjanin degëve të lisave që i lëkund stuhia. Dhe vërtet në të gjitha ato fjalë, replika, rreshta e shënime ndihej fuqishëm stuhia e kohës.
E megjithatë duhet ta them se biseda e rastësishme e shokut Enver më dha mua si shkrimtar diçka të pazëvendësueshme nga asgjë tjetër për romanin që po shkruaja. Krejt atmosfera e pjesës se dytë të veprës me nëntitullin «Mysafirë në kështjellë», vizioni i përgjithshëm i saj, ngjyrat, simfonizmi, tragjizmi dhe pesha e saj, e kanë zanafillën e tyre te ajo bisedë e udhëheqësit. Në bisedën e tij kishte një kolorit të jashtëzakonshëm: me një frazë apo një nënvizim ai jepte rrëzëllimin e llampadarëve të festës mbi darkën e Kremlinit, apo hijet tinzare mbi fytyrën e Mikojanit, qetësinë monumentale të darkës me Stalinin apo komicitetin e figurës së Hrushovit. Dhe mbi të gjitha biseda e tij, sado e rastit të ishte, ngërthente fuqishëm gjithë dimensionet e dramës.
Më vonë, kur puna për romanin po avanconte, disa shokë të mi shkrimtarë më sugjeruan të kërkoja mundësinë për një takim me shokun Enver, por unë nuk guxova ta bëj këtë; kisha gjithmonë druajtjen se mos nuk e mbaja dot premtimin për të realizuar një vepër që të ishte e denjë për ngjarjen e madhe, por kisha një arsye tjetër, edhe më të rëndësishme. Unë kisha punuar në shtypin letrar dhe e dija se shoku Enver e kishte ndaluar në mënyrë të prerë të shkruhej për figurën e tij. Në qoftë se unë do të arrija të realizoja një takim me të për veprën që po shkruaja, ç’do të ndodhte sikur ai, gjatë bisedës, të merrte vesh se unë e kisha atë personazh qendror historik në romanin tim? Ai do ta ndalonte një gjë të tillë, dhe kjo do të ishte një katastrofë për romanin tim.
Po le të kthehem te takimi me shokun Enver.
Pas bisedës për Moskën, ra fjala për fuqinë shpirtërore të popullit tonë dhe për lashtësinë e tij. Më pyeti nëse e kisha lexuar një libër të francezit Zaharia Majani për etruskët dhe gjuhën shqipe, dhe kur unë i thashë se e kisha dëgjuar, por nuk e kisha lexuar më tha se do të ma jepte. Dërgoi dikë ta merrte, duke i thënë:
– E kam lënë sipër oxhakut.
Biseda u bë prapë e lirë dhe e gëzueshme dhe në një çast u kthye përsëri te Gjirokastra, te Sokaku i të marrëve, që ishte ndoshta rruga e vetme në botë me këtë emër dhe që ne e njihnim aq mirë, si edhe te plakat e mençura, në kundërshtim me emrin e sokakut, të shtëpive gjirokastrite.
– Vetëm nga tregimet e tyre për mënyrën e ndriçimit të shtëpive, për futjen e vajgurit apo evoluimin e llampave mund të nxjerrësh përfundime interesante të karakterit social-ekonomik, – tha shoku Enver.
I habitur dëgjova të fliste për to, në një mënyrë që nuk e kisha lexuar asgjëkundi.
(Pasi u ktheva në shtëpi dhe shënova në një fletore gjithçka që dëgjova prej tij për ngjarjen e Moskës, në një fletë të veçantë shënova «Projekt për një novelë. Në formë kronike. Vajguri, kripa, jetët, vdekjet, gjyqet, ekonomia. breznitë». Ishte bërthama e novelës që shkrova më vonë «Breznia e Hankonatëve», e cila ishte veçanërisht e dashur për mua, veç tjerash, edhe për historinë e gjenezës së saj).
Kishim ardhur për një vizitë të shkurtër pasdite dhe ora po shkonte 8.30. Megjithëse kishim dëshirë të madhe të rrinim ende, ne morëm leje të largoheshim. Para se të iknim shoku Enver na dhuroi gjithashtu librin e Zaharia Majanit «La fin du mistère etrusque».
Ishim në këmbë në çastin që do të ndaheshim kur ai i tha shoqes Nexhmije:
– Shko në bibliotekë dhe zgjidh diçka tjetër.
Shoqja Nexhmije u kthye pas pak me veprat komplete të Balzakut në frëngjisht.
– O, e mbushe me Balzak! – bëri shaka shoku Enver. Ishte shakaja e hollë e njeriut të informuar në mënyrën më të plotë për diskutimet që bëheshin kudo në botë lidhur me raportin midis letërsisë realiste të shekullit XIX dhe asaj bashkëkohore, diskutime në të cilat Balzaku ishte në qendër të kundërvënieve dhe që nuk kishte kaluar pa një farë jehone edhe te ne.
Duke e falënderuar për librat e dhuruar, unë i thashë shokut Enver se pavarësisht se isha shkrimtar bashkëkohor, e pëlqeja shumë Balzakun.
– Po si do t’i ngrini gjithë këto libra? – tha shoku Enverr kur po ndaheshim. Ai iu drejtua shoqes Nexhmije: – Shiko për një makinë për t’i çuar mysafirët gjer në shtëpi.
Këto ishin çastet e fundit nga ky kujtim i paharruar.
Shkrim i bukur. Nuk thone kot, Mero, qe Gjirokastra te frymezon … !
Keshtu duhet shkruar per Kadarete,
njeri prej te cileve eshte Ismaili…
Shahini dhe Kakuja kane gezuar vetem pasojat e privlegjeve te te talentuarit,
qe kthente ne letersi dhimbjet e tyre!
Dhe ata e duan, sic e donte Kuklla, Nena e Tyre!
Tek ajo shtepi mund te hysh nga porta e vogel, ku duhet te perkulesh, veren mrekullishte Mero Baze…!
Baze perdor humorin maksimal te Kadareve, si te ca marrokeve qe Kakuja nuk i fsheh, as i kthen ne letra si Isa, dhe ne i marrim si krijime te tij! “Ai quan te drejta presidenciale vetem vendimin me vdekje. Ate e ka hequr Evropa. Ai do vetem nje kompetence, t;ja fale Jeten dikujt, ose t’ja marre.”, vendos Mero ne gojen e parrezikshme te Kakuse!
Shkrimtari i Madh eshte diktator, eshte shprehur me kohe Kadare.
Mero e zbret ne toke madheshtine e sforcuar te shkrimtarit te famshem, duke e bere te besueshme ate.
Permes Shahinit dhe Kakuse, por edhe permes permendjes se shtepive te tjere Fise te Mbedha qe vijojne aty: ku nuk harrohen as Çabejt as Kokalaret, as Angonatet, por as Ficot e Hoxhajt, qe ata jane, edhe tani me Ismail Kunder…por qe me ardhjen e tij muzeale ne qytet, mund ta ringjalle ate, njelloj si c ktheheshin dikur per te kaluar pensionin aty nepunesit e larte te perandorise ottomane!
Meru rrefen edhe nje here se eshte…energji.
Ai qytet ka cofë në 1912 kur u shkëput nga Perandoria Osmane. Çfarë shihet sot është karkasa e një organizmi të vdekur. Ta ripërdorësh si qytet duhet një ide e re në përputhje me kohën tonë. Pak shanse për lavdi.
e c ja fusni pordhes alla siptarce!
cdo fshat I gjermanis,frances austris … esht mbush me keshtjellza prej guri shum her me te vjetra,me te bukra.me te larta…. sesa kto ksollat gjirokastrite!
kurse kalldremet I kan si autostrada……..
ala pordhnoni o shqiptare!
hiqni pordhet dhe cfryhuni qe t beheni njers!
po t shofsh keshtjellat e mesjetes se bujarve gjerman,te duket kalaja e gjirokatres si haur lopesh e derrash …
gjirokastra esht nje gurore gri.
Njerez, shtepia nuk ka qene e nuk eshte e babait te Kadarese.Pyesni gjirokastrit autoktone, palortoas safi jo kot me kot.
Këndvështrimi i autorit Baze është shumë interesant për nga argumentat vlerësuese dhe atmosfera perspektive e gjallë muzeale që parashtron për qytetin e Gjirokastrës. Me qëndrimin konkret ndaj gjeniut të letrave mbase kështu po fillon të funksionojë mekanizmi korigjues, shërues, i të keqes që ka mbërthyer dhe dëmtuar rëndë moralin e shoqërisë shqiptare. Edhe në këtë rast, me shtëpinë e tij muzeale, shkrimtari gjenial po i vjen në ndihmë ringjalljes së vlerave morale të shqiptarve. Pavarësisht nga eksperiencat dëshpëruese që i kanë shkaktuar më antikombëtarët shqiptarë, (gjeniu është i destinuar t’i vuaj nga lartësia ku qëndron) vegjëlia dhe intelektualët e vërtetë bashkëatdhetarë i janë mirënjohës pa fund krahas shumë e shumë të tjerave edhe për një aspekt sjelljeje civilizuese. Në qoftë se qytetarët francezë, italianë, englezë, amerikanë, rusë, grek, etj., u dhurojnë miqve apo të afërmve në raste ditësh të shënuara si diçka historikisht speciale romane të autorve shumë të njohur të vendeve të tyre duke shprehur kështu nivelin shumë të lartë civilizues të shoqërive ku jetojnë, tani me veprën e shkrimtarit Kadare edhe ne shqiptarët kemi shancin e artë që të dhurojmë njëlloj si francezët, si rusët dhe amerikanët e italianët, etj., romanet e gjeniut tonë duke u ndjerë po aq të barabartë dhe krenar për lartësinë ku si zotërinj na prezanton i madhi Kadare. Mirënjohje pa fund. Falemnderit Z. Baze që me shkrimin e tij më nxiti të shpreh këtë opinion.
O Mero.Bjeri troc; Ne LAGJEN PALORTO TE GJIROKASTRES kemi rendimentin me te madh historik te gjenive shqiptare per kilometer katror te Shqiperise me 1. Enver Hoxha 2.Ismail Kadare, 3.Eqerem Cabej 4.Cercis Topulli etj qe do ti permende historia me vone me kopetence. Avni Rustemi i takon Libohoves.Une jam nga Permeti dhe nuk po flas per vellezerit Frasheri.Po flas per vellezerit gjirokastrite se atje kam ngrene buke dhe e njoh mire sokakun e te marreve dhe sheshin e Cercizit. Nga keta te kater, fakt historik eshte qe Hoxha eshte kryeson listen. Nderkohe monument ka vetem Cerciz Topulli i cili ka perjetesuar dhe sheshin..Po te behet referendum popullor Enver Hoxha del i pari ne liste per te zene vedin qe ka patur me modesti ne qender te Malit te Gjere pikerisht atje ku sanskyliotet barbare nen dehjen e pijes te forte te quajtur marihuane alkol, “demokraci” e shkateruan dhe ja lane trurin popullit qe fle gjume edhe sot e kesaj dite.Thirrja e te gjitheve eshte: Zgjohu o popull! Boll rrojte me me genjeshtra, me partine, me parine, me rakine dhe me droge, zullum e prostitucionin 25 vjecar.Enveri ka 30 vjet qe ka vdekur dhe mendoj qe do ti perkujtohen te dyzetat.Enveri e ngriti Shqiperine dhe Kadarene bashke me te dhe tani Kadareja po e ul poshte qe te ngelet i pari vete.Keshtu ndosh edhe sot ne sokakun e te marreve.Kjo eshte historia e cila ka nje veti themelore; Edhe pse ka ndodhur ne te kaluaren ka ndikim ne te sotmen. Ai qe fiton ndeshjen e ben rubriken sportive si te doje qejfi i tij – thoshte komentatori yne i shquar sportiv Ismet Bellova. Historia do vendose nje dite dhe do ti japi Qezarit ate qe i takon ashtu sic i ka dhene Ali Pashes monumentin ne qender te Tepelenes. Brezi yne nuk e njeh mire akoma Aliun.Ta themi troc Mero vellai.Monumenti i Enver Hoxhes do ti bente nder Gjirokastres dhe gjithe Shqiperise dhe do ti sillte 10 milione turiste ne vit po te ndertohej aeropoti i Gjirokastres qe e vrau Nanua me aeropotin e Rinasit me sekretin shteteror .Dhe ky Fatosi eshte fshatar gjirokastre por prape i fisem.Si shef kuadri me eksperience e zgjodhi Edi Ramen dhe kete ta themi troc.ato thonjte e pa prer jane shtesa projekti.Kjo ndodh sepse evropa lindore ne nje moment dobesie i hengri shpej bijt e vet dhe u a hodhi kockat ne koshin e historise. Ne hodhem ne plehra 50 vjetet e historise me epoken e Enverit dhe thame qe festuam njeqindvjetorin e pavarsise kur keta 50 vjetet e fundit u varem nga importi i barit dhe oksigjenit nga Maqedonia fqinje dhe kemi shitur token, nentoken,ajrin,detin(madje kete e falem) malet, shperngulem nje milione e gjysem shqiptare (palestineze do te thosha), preme nje milione peme dhe beme 500 mije “kasolle” pa leje.Beme kerdine. Bashke me Kadarene dhe vete hypem ne Qafe botes te jetojme pak me mire por te zvarritur per te marre Nobelin qe na takon…Ne zvicerianet me det!!Ne raca “ariane” qe bolleku na ka sjelle varferine. Medet per ne! Ne qe po presim degen ku jemi ulur vete dhe po dredhim ndonje joint si e ema e Zeqos ne maje te thanes…Ne qe neser do na vjedhin dhe Enverin.Kjo do quhej vjedhja me e madhe nder shekuj. Qe sot kur jemi gjalle na thone qe Enveri ishte grek. Nje tjeter thote ishte turk. Historira me turq e me kaure. Neser do dale maqedonas se ata po bejne namin per te cimentuar Aleksandrin. A nuk thone per Berishen qe eshte serb? Ne kete terr historik dhe politik per kombin nuk mund te ndicoje vetem Kadareja si nje llambe vajguri per sokakun e te marreve te Gjirokastres dhe gjithe Shqiperise.Ai ka vendin e tij si gjeni i letrave shqipe, Cercizi ka shtene pushke kunder Turqise dhe e ka marre tapine e sheshit, Cabeji ka ndricuar gjuhen dhe historine shqipe.Enveri beri shtet dhe ngeli ne fund te listes.Pse? Sepse Enveri i perzuri te gjithe huajt nga Shqiperia se donin te na merrnin tapine dhe tha qe shqiptaret te jene zot ne vendin e tyre.Bunkeret nuk shkonin as ne Janine as ktheheshin prapa ne Gjirokaster.Beri edhe ai ca prapesira si Aliu i Tepelenes.Por ai ngelet njesh pa monument ne qytetin e lindjes. Dhe po te jemi nikoqire te historise vetem Enveri do te na sjelle me bustin e vet 10 milione turiste ne vit qe me nje llogari te thjeshte nje miliard dollare nga turizmi historik.Edhe i vdekur Enveri do te na sjelle dollare me bustin e tij dhe me shtepine e tij muze ne Gjirokaster.Po pyete popullin e Gjirokastres kush eshte i pari? Ata dot te pergjigjen: I dyti eshte Kadareja.Gjirokastres do i benin nder dy kreret e shqiponjes se flamurit.Po the Gjirokastra i ke thene te tera.Populli do fitoje aq euro aq sa fiton qyteti Venezias nga turistet per gjashte muaj.Komentuesi qe shkruan keto rradhe ka grisur kepucet dhjet vjet ne sokakun e te marreve te Gjirokastres dhe po aq shume ne rrugicat e ngushta te Venecias ku ne po kerkojme sot drejtesine per te prere koka te tjera pashallaresh blu e te kuq shqiptare qe i kane nxjerre uje te zi vendit me mercenare dhe kompani te huaja si ajo Kanadezja e naftes ne Fier. Ne na pelqen i huaji, xhandari i huaj. Edhe Princin Vid e duam te huaj, Lu-ne e kemi te huaj, prokurorin e duam te huaj, policin e duam te KFORIT, helmetat blu i duam te na ruajne nga komshiu.Me nje fjale ne gripin e duam te huaj dhe cmendemi pas gripit spanjoll. Njeshat na i vene te huajt dhe dretesine e kerkojme sa ne Hage sa ne Bruksel sa ne Venezia.Ne pelqejme te jemi te huaj ne vendin tone. Ndaj dhe llampen e vajgurit, energjine tone ja dhame CEZit dhe ujin e burimit Gjermanit qe te na i jape me 5 euro meter kubin.Ne na vodhen rakine e rrushit dhe na dhane vodke frutash me Coca Cola.Neser ajrin tone te paster te maleve do ta blejme me euro.Mos ardhte kurre ajo dite!
Shkrim i mirë Mero!
Gjirokastra është një nga qytetet më me vlerë në Shqipëri madje dhe më gjër dhe për këtë duhet më shumë vëmëndje nga Institucionet!
Një kureshtje:këta mjeshtrat Mihos,Gjikas dhe Kolas vorioepirot nga Kuksi janë?!
NO APOLLON BAÇE FOR GJIROKASTRA
I madh eshte Kadareja, padyshim qe eshte i madh si shkrimtar, por nuk ka te krahasuar me Enverin. Enveri beri epoke. Qe djale jo vetem i Gjirokastres, por i mbare Shqiperise. Ne qofte se huliganet e hoqen Monumentin e Enverit ne Tirane, ky monument, po kaq madheshtior, ndoshta edhe me i madh, eshte ne librin “Dimri i madh” i Kadarese. Lexojeni kete roman, qe Kadarja nuk ia ka hequr krijimtaarise se tij, dhe do ta shikoni Enver Hoxhen me permasat e verteta,. Te tjerat jane vetem propagande per naivet dhe injorantet. Enveri mbetet Enver. Nuk ka shume nevoje t’i restaurohet shtepia ne Gjirokaster nga ata te cilet ai i kishte kunder, sepse ai ka zene vend dhe ka per te mbetur ne zemrat e shqiptareve te ndershem. A nuk poo e shikoni? Çdo dite qe kalon, perhere e me shume po i jep te drejte atij GJIROKASTRITI me vule. Siqoqofte, shkrimi juaj eshte mbreselenes, i nderuar Mero.
Zoti Mero ke bere nje artikull dhe nje mendim vizionar per Gjirokasterne dhe per krejt shqiperine.
Vendi I shqiptarve eshte jo vetem me pasuri te cmuara natyrore si rralle vende ne bote me territor kaq te vogel..por ne kemi dhe pasuri intelektuale dhe hisorike qe duhet ti reklamojne dhe e ardhmja e kesaj inisitave do jete e ndritur.Por do te shtoja dy te meta ne keto fishekzjarre per Kadarene qe I meriton POR…
Nuk Mundet Kadareja te eklipsoje madheshtine e Enver Hoxhes qofte per mire apo per keq..biles shqiptaret jane te ndare ne dy grupe qe disa mendojne qe eshte shkrimtar I madh por dhe nga ana tjeter ishte enverist I madh…edhe pse e drodhi pas 1990
Por ajo qe eshte njolle e zeze per kadarene dhe fansat e tij eshte sjellja me KOLLOSIN E LETERSIE SHQIPE TE HARRUAR GJERGJ FISHTEN…Ju lutem lexoni kete triologji dhe mendohuni se kadare dhe ne nuk jemi aq “engjej” sa dukemi…jemi “deleted” te gjergj fishtes ..homerit shqiptar qe per mendimin tim ka 10 here me merita se kadareja I oborrit
———————————————————————
pjesa e pare
———————————————————————
Rrënohet shtëpia e poetit të madh At Gjergj Fishta Homerit shqiptar
Kjo shtëpi është tani në prag rrënimi të plotë. Pa dyer e dritare, me fragmente muresh të rënë e të plasaritur, me çati të shkatërruar… Në fshatin e vogël Fishtë në Zadrimë të Lezhës, na thonë se aty nuk mbërrin dora e shtetit, e “njimend, asht fat qi kulla e Fishtës rri ende n’kambë”.
18 mars 2013. Kulla dykatëshe ofron në pamjen e saj ballore një imazh të mjerueshëm. Një derë e kalbur ku duken ende gjurmët e bojës së shpërlarë, një e gjelbër e vakët e shuar, në krah të saj pllakati që na njofton se pikërisht kjo është shtëpia ku lindi At Gjergj Fishta, poeti që shkroi të famshmen “Lahutë të malcisë”.
Pak më përtej në dritaren me hekura është tendosur një flamur kuq e zi dhe ai i dalë boje. Ndërsa një e çarë e frikshme e murit, që ngjitet deri në katin e dytë të kullës jep alarmin sos. Mbase ky fragment muri rrëzohet brenda vitit. S’do të jetë asgjë më shumë, veçse një lajm i zakonshëm në rradhën e gjatë të lajmeve për shkatërrime në trashëgiminë tonë kulturore.
Pas tij do të bjerë një fragment tjetër muri, e mandej një tjetër e një tjetër…Derisa asnjë gjurmë të mos mbetet edhe nga kjo shtëpi ku lindi një prej mendjeve më të ndritura shqiptare. Siç nuk ekziston më asnjë gjurmë nga shtëpia e dikurshme e Luigj Gurakuqit, krejtësisht e masakruar dhe tjetërsuar, edhe pse shumë debate janë zhvilluar rreth rrënimit të saj, e shumë projekte janë hartuar për ta kthyer në identitet.
———————————————————————
pjesa e dyte ( fjalet e pabesueshnme te kadarese per fishten ne 1974)
———————————————————————
Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta.
Fanatik i tërbuar,
idealizues i çdo gjëje patriarkale,
apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare,
hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi
ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta.
Filoitalian i papërmbajtshëm,
agjent i Vatikanit,
emisar i pushtimit fashist,
partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë.
Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
———————————————————————
pjesa e trete (si e njeh bota kollosin gjergj fishta)
———————————————————————
As a representative of the Society for the Unity of the Albanian Language, Fishta participated and was elected for president of the committee in the Congress of Monastir (today Bitola in Macedonia, then Ottoman Empire) held in 1908. Participants of the congress accepted Fishta’s proposal for the Latin Bashkimialphabet, and many of its elements were merged into the Istanbul alphabet resulting in the standard Albanian alphabet.[10] In 1916, he was core founder of theAlbanian Literary Commission, where he unsuccessfully tried to place Shkodra subdialect as standard literary Albanian.
He interpreted Albania in the conference of Paris on 1919. From the beginning of April 1919 to 1920, he served as Secretary of the Albanian delegation to theParis Peace Conference. At the end of 1920, he was elected to parliament by Shkodër, and in 1921 he became the Vice President of the Albanian parliament. In 1924, Fishta supported Fan Noli in his attempt to found a democratic system in Albania. After the establishment of the Zogu Regime, Fishta left willingly to go into exile in Italy in 1925/26, before he resumed his position as teacher and writer in Shkodër, where he died in 1940.
Through both his work as a teacher as well as through his literary works, Fishta had a great influence on the development of the written form of his native GhegAlbanian. Fishta worked moreover as a translator (of Molière, Manzoni, Homer, et al.).
keshtjella dhe fishekzjarre per Kadarene dhe germadha per Gjergj Fishten….nuk shkon
Jepini Homerit te shkodres dhe Cezarit te shqiperise ate qe I takon !
Si ore Mero Kadare qenka fati i Shqiperise ?Si ore Mero Gjirokastra qenka qyteti me mahnites i Shqiperise ?
ORE CUN A ISHTE FRONTI DEMOKRATIK DHE LIDHJA E SHKRIMTAREVE LEVA TE PPSH-se apo jo ? QEKURLEVA DEL PARA MAQINES MONSTER ?
PO DEPUTETET E KUVENDIT POPULLOR KUSH I ZGJIDHTE ?
ME QENKE BERE ANTIKOMUNIST KOMUNIST , JO SI USTAI YT I PARE QE ISHTE KOMUNIST ANTIKOMUNIST.
Gjirokastra eshte e mahniteshme per popullin emire e te kulturuar te saj,por e cuditeshme per minstrat e rralle qe ka nxjerre.