Qelitë e burgut që drejtojnë opozitën

27 Janar 2016, 19:08Editorial TEMA
Qelitë e burgut që drejtojnë opozitën

Nga Mero Baze

 

Në një letër në emër të ekipit të avokatëve të Clifford Chance, që kanë mbrojtur qeverinë shqiptare në konfliktin CEZ-DIA, rihidhet dhe një herë dritë mbi investimin e dështuar politik të opozitës së përdorur, siç thotë qartë letra, nga “Oponentët” e tyre në këtë proces.

Letra nënvizon qartë tre momente. Së pari, që parashtrimet e tyre rrodhen në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike. Së dyti, që ata nuk disponojnë asnjë të dhënë që e lidh z. Meta me veprimet korruptive të DIA-s, apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktuale. Dhe së treti, që ka pasur “përpjekje frenetike” të oponenteve të OSHEE-së, për te shkaktuar konfuzion publik.

Historia tani është një debat i stërkonsumuar, dhe e vetmja gjë për të cilën mund të diskutohet, është se si opozita u përdor në këtë histori nga një mafioz, i cili vazhdon të gjendet në burg për mashtrim dhe pastrim parash.

Letra tregon qartë, se beteja ka nisur për arsye politike dhe se synimi final i betejës, ishte që duke shkaktuar konfuzion publik, të përfitohej, duke synuar fitoren e gjyqit ndaj qeverisë shqiptare. Pra, kemi një mashtrues që është në burg, i cili i kërkon shtetit miliona euro, disa miq të tij të cilët shpresojnë të kapin ndonjë “stërkalë” nga këto miliona, dhe një debat politik në të cilin tërheqin dhe opozitën, i cili vlente për ta politizuar çështjen dhe për ta fituar atë si një çështje politike.

Ky nuk është një plan i keq biznesi nga pala mafioze që e nisi betejën. Plani i keq i opozitës, ishte që u përfshi në këtë betejë me shpresën, se duke u bërë palë me ta, mund të arrinin të përçanin koalicionin, dhe pse jo të përfitonin dhe ata nga ndonjë devijim i mundshëm i procesit gjyqësor, në favor të tyre.

Dhe nuk është se nuk patën suksese gjatë rrugës. Indiferenca me të cilën qeveria e mori betejën e tyre krijoi plot të çara dhe arsyetime të logjikshme për një çarje të koalicionit. Vetëm kur situata u bë serioze dhe Edi Rama po kuptonte se beteja politike e disa batakçinjëve të cilët kishin marrë mbështetjen e opozitës, po dëmtonte qeverinë, situata ndyrshoi.

Pas kthimit të tij nga SHBA, ai qartësoi pozicionin e tij me partnerin në qeveri dhe në një seancë debati në Kuvend, ai dhe ministri Gjiknuri nxorrën fakte që implikonin direkt Sali Berishën në keqkatandisjen e CEZ dhe lidhjet e tyre me procesin e montuar CEZ – DIA. Pas kësaj, debati u fashit dhe humbja përfundimtare e gjyqit nga DIA, la shumë keq opozitën, e cila deri në atë kohë ishte përdorur si grup i gatshëm i Kastriot Ismailaj.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha u përfshinë në këtë betejë, e cila lidhej tërësisht me qeverisjen e tyre të dikurshme me Ilir Metën, me shpresë se duke nxitur diversionin, ata mund të përfitonin politikisht.

Përfundimi i kësaj beteje tani pasi ata kanë konsumuar dhe një betejë tjetër të re ndaj Metës, që lidhet po me Kastriot Ismailaj, në të vërtetë na tregonn vizionin e opozitës që kemi. Investimi i saj themelor vazhdon të mbetet përçarja Rama – Meta, dhe jo beteja e saj për të ardhur në pushtet. Brenda një viti, ata kanë ndërmarrë tre beteja kundër Ilir Metës, dhe të treja vetëm me një objektiv, i cili shpreson tek diversioni që mund të prodhojnë në koalicion. E tillë ishte beteja për ta shpallur Metën të dyshuar për atentat ndaj Doshit, duke krijuar idenë se Rama e kishte shitur në këtë drejtim. Pastaj erdhi beteja e mësipërme, në të cilën keqpërdrën median, siç thotë letra, për arsye politike dhe futën opozitën sërisht në një betejë pa krye. E treta ishte para dy javësh, duke gërmuar sërisht nëpër faqe dosjesh, në të cilën opozita u tërhoq nga beteja, me shpresë se kështu do ta nxiste më shumë diversionin. Ilir Meta dhe Edi Rama janë liderë të sulmueshëm lehtë. Ata gjatë dy vite e ca qeverisje kanë plot arsye përse të sulmohen nga opozita dhe mund të njollosen. Por, pafuqia e opozitës është në atë masë, sa nuk bën betejë me Ilir Metën apo Edi Ramën, por vetëm një betejë, të bazuar tek shpresa që të përballin Ilir Metën me Edi Ramën, përmes një burgaxhiu, ose njerëzve të mafias.

Në të trija rastet ka dalë keq, jo se nuk ka dëmtuar dot shumicën, por se ka dëshmuar se shpresa e vetme e Berishës dhe Bashës për të ardhur në pushtet, është pikërisht vetëm ky plan. Dhe fatkeqësisht të treja betejat i kanë bërë me njerëz të inkriminuar, çka është dhe ironia e kauzës së tyre për dekriminalizimin e politikës, që duket si një proces që e ka shpresën tek njerëz që janë në qelitë e burgut.

10 komente në “Qelitë e burgut që drejtojnë opozitën”

  1. Ylli Dyllgjeri says:

    E mo zoti Mero kjo pune u nis te ndaj Meten me Ramen dhe bashkoi Lulin e Saliun me Tomen

    1. ermali ne qeli..shkelzen krimineli ne hollywood says:

      Eshte e kote te merresh me cezin dhe derivatet e tij pasi 99% e krimit u be ne 2009 kur berisha I fali 1 miljard dollare per letrat e pranimit ne BE
      Pra nuk duhet te merremi me 1% te krimit qe kan beret e tjeret dhe saliqeni ka bere krimin kryesor

      Nqs ka nje rast unikal burgu ai eshte
      ERMAL ILIR ENVER HOXHA I cili po vuan faktin qe eshte nipi Enverit dhe krejt sherbimet inteligjente te botes e kane “arrestuar” nderkohe qe Shkelzen berisha ka bere 1 mije krime te dokumentuara nga droga te gerdeci dhe Holliwoodi po I ben nje film dhe dihet regjizori viqidolit

      Nqs ka mjeshter me te madh ne djallezite e TIJ diabolike Ky eshte Saleh Berisha.
      Nje vit me pare fix ne 4 vjetorin e masakres 21 janarit ai duke shfrytezuar te gjithe hafijet DHE LIDHJET qe ka nga Shiku I Vishos dhe prokurorine e Llalles ndiqni cfare monstruozitetesh KU DHE AMBASADA GJERMANE u tregua e ndyre me ate “prokurorin” e atij landi gjerman qe na kujton ekspertizat e Kosta Trebickes
      Kapet nipi I “ DIKTATORI” SI PABLO ESKOBARI..por deri tani asnje prove konkrete por vetem telefonata e pergjuar e atij fare prokurori gjerman

      PJESA E PARE

      Nipi i diktatorit komunist Enver Hoxha kapet me 100 kg kokainë pjestar I një bande te rrezikëshme kriminale

      Një laborator gjigand prodhimi dhe përpunimi droge është zbuluar nga policia ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Në pranga kanë rënë 8 persona, mes tyre dy kolumbianë. Burime zyrtare nga policia e Shtetit konformuan se janë arrestuar Gentian Gjonaj, Arian Dalipi, Ilir Hyseni, Klemend Dalipi nga Elbasani, Ermal Hoxha, Saimir Butka nga Tirana dhe Cesar Avila e Walther Moreno nga Kolumbia. Mes të arrestuarve është Ermal Hoxha, nipi i ish diktatorit komunist, Enver Hoxha. Ermal Hoxha, bashkeshorti i këngëtares së njohur Rezarta Shkurta, u arrestua sot pasdite në Tiranë, i konfirmuan agjencisë noa.al, burime nga Policia e Shtetit. Në automjetin e Saimir Butkës u gjetën 18 kg kokainë dhe 300 mijë euro. Ndërkaq persona të tjerë janë shoqëruar nga policia e Durrësit. Në laborator, i cili ndodhet në Xibrakë, fshat afër zonës së Labinot Fushë dhe Labinot Mal, rreth 15 kilometra larg qytetit Elbasan, janë gjetur e sekuestruar nën cilësinë e provës materiale një sasi prej 100 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë e pastër si dhe 4 tonë përzierës kokaine. Laboratori ishte adoptuar tek një ish stallë lopësh e kthyer prej vitesh në magazinë. Në këtë magazinë shitej edhe lëndë drusore, si kamuflim për praninë e njerëzve që gjendeshin aty. Mësohet se kokaina kishte si destinacion tregun e Europës dhe më konkretisht shtete si Gjermania, Belgjika dhe Holanda. Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda si dhe kryeprokurori Adriatik Llalla. Operacioni po vijon edhe në Tiranë e Durrës. Ky aksion është organizuar dhe realizuar nga forcat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Interpol. Në aksion kanë qenë të pranishëm edhe forca të policisë së Amerikës Latine, ndërsa hetimi po vijon prej 6 muajsh. Nxitjet e para për këtë hetim kanë ardhur nga Gjermania. Më tej ka nisur një procedim penal nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pas përgjimeve telefonike është dalluar se bëhet fjalë për një grup të strukturuar. Dy shtetasit e huaj të arrestuar janë kapur në flagrancë brenda në laborator, ndërsa të tjerët në qytetet Tiranë, Elbasan e Durrës. Mësohet se dy kolumbianët ishin të specializuar për të përzier kokainën me qëllim përgatitjen e saj për shitje. Duke llogaritur se një gram kokainë e përzier në masën 60 për qind, sipas policisë në tregun e zi, shitet rreth 100 euro, vlera e kokainës së sekuestruar është jo më pak se 10 milionë euro. Operacioni vijon dhe mendohet se numri i bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve në këtë rrjet të trafikut të lëndës narkotike është shumë më i madh.

      PJESA E DYTE
      Zbulohen pronat multimilionshe te Ermal Hoxhës në Oslo dhe Neustad (doli se ishte tjeter person)

      Sipas të dhënave të një kompanie të huaj, Orbis Information, Ermal Hoxha nipi i ish-dikatorit, i arrestuar për dosjen e laboratorit të kokainës rezulton të jetë aksioner në tre restorante, dy prej të cilave, me seli në Neustad të Gjermanisë dhe restoranti i tretë në Norvegji.
      Referuar dokumentacioneve të siguruara nga kompania ndërkombëtare“ Orbis” Ermal Hoxha është regjisturar si bashkëaksioner në restorantin “Pizza Paradaies” në Neustadt të Gjermanisë, ku xhiroja vjetore rezulton të jetë 13 milionë dollarë. Kompania është themeluar në vitin 2012 me bashkëaksionerë Ermal Hoxhën dhe Vojsava Tagën dhe situacioni financiar i refereohet veprimeve bankare të fund dhjetorit 2014, pak ditë nga operacioni policor për arrestimin e rrjetit të prodhimit të kokainës, e njohur si dosja “Xibraka”, citon Tv Channel One në Shqipëri.
      Po në këtë qytet, Hoxha ka një tjetër restorant me emrin “Zur Bruecke”. Restoranti është hapur në 2008 dhe bashkëaksioner ka Mathias Glatte. Por në dokumentet e siguruara nga kompania “ Orbis”,Channel One zbuloi se Ermal Hoxha ka blerë 100 për qind të aksioneve në janar të 2014-ës. Në këtë restorant xhiro vjetore është 1 milionë dollarë.
      “TëinS Restourants”, ose restoranti binjak është biznesi i tretë me pronar Ermal Hoxhën me rezidencë në Moss të Norvegjisë.
      PJESA E TRETE
      Sali Berisha Parku i makinave të baronit të drogës Ermal Hoxha nipit te “diktatorit Stalinist:”
      TIRANE 21 JANAR 2015 (NJE VIT ME PARE) NDIQENI ME KUJDES CFARE MONTAZHI TE NDYRE KA BERE SHTRIGU BERISH
      Berisha postoi dje disa foto makinash luksoze, duke komentuar se bëhej fjalë për parkun e makinave të “baronit të drogës Ermal Hoxha”. “Parku i makinave të baronit të drogës Ermal Hoxha ka rreth 20 vetura luksi me çmim nga 60 – 170 mijë euro copa” thuhej në statusin e Berishës. Në njërën prej fotove të postuara prej tij ishte edhe ajo e sportistit Kastriot Kukaj, i vrarë në tetor të vitit 2013, në Pejë, ku kishte dalë rreth tre vite më parë me makinën e tij tip-Hammer. Fotoja është parë nga kosovarë të shumtë, të cilët kanë telefonuar menjëherë familjarët e të ndjerit. Kushëriri i parë i Kukajt, Mendrit Berisha u shpreh për gazetën “Shekulli” se botimi i fotos së të ndjerit nga Sali Berisha, duke e cilësuar si baron droge është i turpshëm. “Kastriot Kukaj është djali i hallës sime dhe prej tetorit të vitit 2013 nuk jeton më. Makinën, të cilën Berisha e ka hedhur në Facebook, është e djalit të hallës sime dhe së bashku e kemi sjellë nga Amerika. Madje edhe një makinë tjetër në fotot e që ka hedhur ish-kryeministri i Shqipërisë është e jona. E kemi marrë në Amerikë. Kjo që Berisha ka bërë është e turpshme”- rrëfeu Mendrit Berisha.

      Mendrit një nga fotot që Sali Berisha ka hedhur në Facebook është kushëriri juaj. Cilaështë lidhja juaj me komentin e bërë nga ish-kryeministri?

      Jemi habitur dhe shqetësuar shumë nga ai status. Ajo makinë nuk ka asnjë lidhje me ato që shkruan Sali Berisha. Si mund të hedhë ai foton e një të ndjeri në “Facebook”, duke komentuar gjëra pa lidhje?! Në njërën nga fotot që Berisha ka hedhur është e Kastriot Kukaj dalë në makinën e tij tip Hummer. Këtë makinë unë dhe Kukaj e kemi sjellë disa vite më parë nga Amerika. Madje edhe një makinë tjetër në fotot që ka hedhur Berisha është e jona, e kemi sjellë gjithashtu nga Amerika.

      Si mendoni, nga kanë dalë këto foto?

      Berisha i ka marrë këto foto nga profili në “Facebook” i një servisi makinash në Tiranë, ku ne kemi lyer disa makina. Ky servis i publikon fotot për t’i bërë reklamë punës së tij.

      Ku ndodhen tani këto makina?

      Makina tip-Hammer kabriolet, ku ka dalë në foto Kastrioti, e mbajmë si kujtim prej tij në garazh. Gjithashtu kemi edhe makinën tjetër që e ruajmë ende. Ato janë makina të blera me paratë që familja e Kastriotit si dhe vetë ai i kanë siguruar nga puna e tyre. Familja Kukaj është familje sportistësh, familje e nderuar dhe nuk ka lidhje me baronë drogash.

      Mendrit jeni ndjekës të profilit “Facebook” të Sali Berishës?

      Jo. Gjatë ditës së sotme (dje) më kanë telefonuar mbi 30 persona për të më treguar se Sali Berisha ka publikuar foto të Kastriotit. Kur pashë statusin u trondita. Kastrioti nuk jeton më dhe foto e një të ndjeri nuk mund të publikohet në ato rrethana. Kastrioti u vra 12 tetor të vitit 2013 në Pejë gjatë një atentati të ngritur një tjetër personi. Rastësisht djali i hallës sime ndodhej në të njëjtin lokal ku i krye atentati dhe u godit nga disa plumba, duke gjetur vdekjen. Kjo ngjarje ne si familje na ka shkaktuar shumë dhimbje. Mua personalisht më ka lënë me pasoja. Tashmë kur shikoj që fotot e Kastriotit publikohen me komente që nuk kanë lidhje me të na irritojnë pa masë.

      Reaguat për këtë status?

      Po, menjëherë shkrova një koment poshtë statusit të Berishës, por ai u fshi. Më pas telefonova në numrin e bërë publik në faqen e Facebook-ut të Berishës, por nuk u përgjigj askush. Doja të flisja vetë me Berishën.

      Çfarë do t’i komunikonit Berishës?

      Do t’i thosha se gjesti i tij është i turpshëm. Është turp i turpeve. Këtë gjest nuk do të bënte asnjë çun rrugësh dhe jo më një ish-kryeministër si Sali Berisha. E theksoj, të publikosh foton e një të ndjeri, për diçka që nuk ka të bëjë me të, është një turp i madh.

  2. kallogreja says:

    Saliu e di qe Meta eshte ca me fiksime dhe ngulmon ne te nejten vend ne te njejten menyre. Si nuk vuri mend qe e hengri njehere prej tij

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


      Sipas Sa-Lul opozitës
      Nuk është
      siç ishte dje,
      Lilo është i keq për Ju
      Po nesër do jetë i mirë
      Për Ne!

      ♢●♢

  3. Kendezi says:

    Sido qe te shkoj kjo pune, fakti q eopozita ka vetem nje shans, qe lidhet me Meten e ben te pashprese kete pune. Me mire te ndihmojme opoziten te gjej rrugen e humbur se te humbasi ne rrugen nga SHeratoni ku rri Toma tek Qelia ku rri Kaçi

  4. Flutura says:

    Po si ka mundesi mo zoti Mero qe nuk thua nje fjale per kete Tan Hoxhen apo e ke mik e te dhimbset qe eshte ushtar i Tomes

  5. saimir says:

    ne 1986 i thonim budalla, kur ju i thoni Kacit mafioz sot ne 2016,
    bir selmani nanes

  6. Doni says:

    Shkurt qart bukur dhe ta gezoj Saliu endren e Fariut

  7. Birn-Albania says:

    Lexojeni edhe kete se ndoshta kthjellon merakun e Meros: http://m.zeriamerikes.com/a/3165259.html

  8. sonar212 says:

    Ti Mero mund te mendosh se e ke zbukuruar pak faqen por duhet ta dish qe nuk eshte pamja arsyeja qe ti po humb vazhdimisht lexues. Fajin ta kane idiotet injorante qe ke marre ne pune e qe i paguan me nje pjate fasule. Me mire te kishe investuar ne njerez profesionale se paguajte programues. Cilesia e artikujve si dhe amatorizmi i atyre qe i shkarravisin ato eshte ne varferi ekstreme. Dallohet qarte qe gazeta po vuan financiarisht. Prandaj edhe verehet tendenca e venies se titujve bombastike per te terhequr sa me shume klikime si dhe dyfishimi i ads.
    Je nisur drejt gremines. Eshte vetem ceshtje kohe po nuk ndryshove kurs 180 grade.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje